Sic flitej tashme prej kohesh, Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka patur nje perkeqesim te gjendjes shendetesore kohet e fundit. Dicka jo e papritur per nje 82 vjecar (jetegjatesia mesatare e grekeve eshte diku tek 77 vjec). Nese (duke mos qene besimtare, skam ndonje frike se mos po bej ndonje blasfemi) ai largohet nga detyra, ke do te preferonit si Kryepeshkop?

Une psh do te preferoja Mitropolitin e Korces, At Joan Pelushi. Nder te tjera, do te ishte nje rekord i ri (pas vendit te pare qe u beme me Kryepeshkop pa shtetesi te vendit tone, do beheshim edhe vendi i pare qe u beme me Kryepeshkop me familje bektashiane si At Joani)

67 Komente

Nuk e njoh mire realitetin ne Shqiperi persa i perket kush mund te jene kandidaturat e pershtatshme, por do thosha, dikush qe i permbush kriteret e nevojshme patjteter, por qe te jete shqiptar, jo i nje kombesie tjeter. Fan Noli u mundua shume qe kisha ortodokse shqiptare te ishte autoqefale (e pavarur) dhe do me pelqente te ishte vertet e tille dhe te kishte nje kryepeshkop qe ka shqipen gjuhen e nenes.

po osht myslimon merr smiley

mase jozefina ene bohet ort(h)od(h)okse nga katolike, po sala mban ramazan 1 dite ne 20 vjet, smund ta bejm kryepeshlop smiley

Të jetë shqiptar dhe të mos ketë lidhje me greqërit.

Na sillni një herë kandidaturat që t'i shqyrtojmë e pastaj t'i miratojmë smiley  

ne shqiperi s'eshte vetem kryepeshkopi grek ,edhe 2 mitropolite  nga 3 qe jane jane grek  vetem ai i korces eshte shqiptar  ndersa ne  rangjet me te uleta  jane munduar te fusin frymen  pro greke .

Ai demin e ka bere ,te shohim sa 10-vjecare do duhen te behet kisha ortodokse perseri shqiptare

Ky At Joani le nje pershtypje pozitive, por duhet zhbiriluar si eshte me atdhetarizmin, se ndryshe me i mire eshte ai i Elbasanit.

Pak e habiteshme eshte qe nje bektashi mbaron gjimnazin laik ne Tirane, pastaj e konvertojne dhe e cojne me studime teologjike ne SHBA me fondet e Kishes Greke, e kur kthehet behet metropoliti i Korces.

Sikur nuk eshte pune besimi kjo por "sigurim trashegimie".

Me emra nuk mund te flas, por duhet te jete:

1 - Besimtar

2 - Shqiptar

3 - Patriot

4 - Humanist

5 - Jo filo-grek

6 - Energjik

7 - I dhembshur

8 - I ditur

Vetem grek uti jo...i urrej kto gerqit

Per mua asnjeri nga 5 Mitropolitet qe ka Shqiperia (me duket), e ku 3 jane greke, nuk ja vlen per te drejtuar Kishen Ortodokse (se e pavarur, pra atoqefale ose koke me vete s'eshte ajo).

Jo per gje por, e gjithe hierakria kishtare eshte per mendimin tim e influencuar nga ndikimi i ustallareve grek.

Dhe ajo shkolla e Durresit qe shkollon priftat e se ardhmes, per fat te keq te gjithe shqiptar drejtohet nga agjent te asfalise.

Pra Krimbi ka hyre deri ne palce dhe s'ka force ne bot qe mund ta ndal brejtjen shpirterore.

E mira jone eshte se nuk jemi shume besimtar dhe ketyre nuk u shkon shume milet nga mbrapa,se ndryshe do na kishin marr me qaf.

 kam pershtypjen se dikush mund te fyhet nga natyra e diskutimit.

Qe dikush te kete arsyen per te pretenduar te dhena per kryepeshkopin e ardhshem ortodoks, duhet qe te pakten te jete ortodoks, madje dhe praktikant. 

Duke qene se ppu nuk i diferencon dot diskutantet, i bie qe nje teme e tille nuk duhet hapur fare.

Sa per ate qe duhet te jete grek apo shqiptar, te pakten teorikisht, kombesia nuk ka te beje fare me detyren, ndersa praktikisht, nqs qarqet e interesuara qe nepermjet ortodoksise te fusin frymen e helenizmit, mund t'a bejne kete fare mire edhe me nje kryepeshkop shqiptar. Madje me mire.

Ato qe shkruan nuk qendrojne per mendimin tim.

Kryetari i kishes greke eshte njeri me influence te madhe jo vetem shpirterore, keshtu qe nuk ka rendesi nese je praktikant ose jo.

Cdo teme qe nuk cenon interesat kombetare dhe nuk percon idene e dhunes eshte e lire per tu diskutuar. Kujt nuk i pelqen nuk shkruan ose ndryshe denon/qellon/godet brenda edukates qe ka.

Kombesia ne fene ortodokse ka shum te beje. Greket i japin predominace. "Kush eshte grek eshte kristian ortodoks" eshte ne maje te gjuhes se cdo greku. Kryepeshkopi nuk eshte vetem detyre. Ai eshte pushtetar i mirefillte.

E fundit nuk qendron sepse, eshte fryma e nacionit ne brendesi te nacionit qe e ben autokontrollin.

 

 

Ka ta drejte T-ja!

Sepse, mund te vije ndonje qe s'beson (si puna ime) dhe te thote: Kujt i plasi trapi per kryepeshkopin? Mbasi kaluat kaq vjet me nje grek, ndonje grek tjeter do dale t'ju beje derman edhe neser...

Nuk eshte fare pune besimi. Kryepeshkopi beson me pak se ty, te jesh e sigurte.

 kombesia ne fene ortodokse nuk eshte e permendur ne asnje tekst fetar.

Sa per ate qe e thone greket, do te vazhdojne t'a thone njesoj.

Une qe e shoh ceshtjen nga kendveshtrimi i nje shtetasi te thjeshte shqiptar ( Jo ortodoks, as si prejardhje, as si besim ), mendoj se ne kemi te drejte qe t'i kerkojme institucionit te kishes qe te mos perzjeje besimin ortodoks me panhelenizmin. 

Por nga ana tjeter nuk kemi asnje te drejte qe duke qene " askushi " ne raport me institucionin, pra jo pjesetare, anetare, frekuenues apo thjesht besimtare te kishes ortodokse t'i lejojme vetes qe te japim rekomandime mbi kriteret qe duhen per kryepeshkopin e ardhshem.

Per Janullatosin nuk ushqej ndnj respekt, as per rolin politik, as per ate akademik ( per ate fetar, nuk eshte puna ime). E kam ndjekur edhe si autor dhe eshte ne rastin me te mire medioker.

Por kur u zgjod ai ne krye te kishes ortodokse shqiptare, asnje prift shqiptar nuk i permbushte kriteret qe duhet te kete kryepeshkopi ( vjetersi, arsimim dhe celibat, i detyrueshem per peshkop e me lart).

Duke qene se popujt ortodokse jane kryesisht ose greke, ose sllave, edhe sikur te mos kishte asnje prapavije nacionaliste greke ne emerimin e Janullatos, prape egoja jone nacionale nuk do te ishte kenaqur.

 Ceshte kjo pyetje, ke do te donit te vinit kryepeshkop te Shqiperise ?

Po kush te pyet ty, per kete ceshtje, qe tashme ne mos eshte vene do te vihet, jashte dhe panvarsisht prej shqiptareve!

Ne ate gjendje sic eshte Shqiperia sot, vend pa zot,kush do mund te vihet edhe Xhim Kulufi ndoshta! Ate e vendos Patrirkana ne Gerqi ! Do te behet sic ka qene gjithmone qemoti!

Do ngrihen disa kundra, te vene shqiptare, por do ti mundin Athina dhe Patriarkana, avash avash!

me fal, po se ke kap thelbin e diskutimit.

thejsht do te doja te dija opinionet e ppu-isteve. kaq. spo e bej kete per te emeru kryepeshkopin. per me teper, nese se ke marr vesh akoma, janullatosi ska vdek akoma

vetem nje e meriton aktualisht te jete kryepeshkopi i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, At Nikolle Marku. Autoqefalia e kesaj Kishe ka implikime te drejtperdrejta per kombin e shtetin shqiptar, keshtu qe cdo qytetar shqiptar, ortodoks ose jo ka te drejte te shprehe mendimin e tij per kete instuticion fetar. Eshte trashegimia dhe amaneti i patrioteve ortodokse shqiptare qe na e detyron kete. Ortodoksi nuk do te thote helenizem, apo jo? S'ka pse te jete me teper ne drejtimin e kesaj kishe nje grek. Ja po e pranojme qe ne fillimet e rimekembjes se kesaj kishe pas komunizmit nuk kishte njeri tjeter qe te plotesonte kushtet per te qene kryepeshkop, po sot pas 20 vitesh pse duhet te vazhdoje te jete perseri nje grek ne krye te Kishes ortodokse te Shqiperise?

AT nikolle marku  eshte nder te te paktet qe kritikon zaptimin e kishes shqiptare nga greket prandaj eshte i padeshirueshem per ata qe nuk drejtojne vetem kishen por thuajse cdo gje ne shqiperi

 At Nikolla eshte shqiptar i mire, por eshte i vetem dhe nuk mjafton, Skenderbeu i shkrete ka thene, shkopinjte nje e nga nje thyhen, por bashke kurre! At Nikolla eshte nje shkop i vetem.Greku do nje turre drush qe ti vesh kufirin tek thana!(Ka pas qene njoni qe dinte ta vinte kufirin tek thana).

Ai i Elbasanit... perndryshe, cdo shqiptar tjeter qe njeh Krisht e Atdhe, del boll. Po jo shqiptar filogrek qelbesire... se na rrofte orthodhoxia pastaj. Mbeti kishe me kriepeshkope importi.

Vetem ne Elbasan te krishteret thone jemi  te krishtere shqiptare dhe muslimanet jemi muslimane shqiptare. Keto jane fjalet e te madhit Aleksander Xhuvani dhe ka patur plotesisht te drejte. Elbasani eshte qendra e atdhedashurise shqiptare.   Kisha orthodhokse duhet te jete autoqefale kombetare shqiptare si ajo e Fan Nolit. Se sa do jene ne gjendje te krishteret shqiptare ( orthodhoksit) te vendosin  per kryepeshkopin e tyre kete do ta shohim, ndryshe mos dalin me  te  na shesin dengla ne forume.

 Une kam qejf qe te bohet nje komshiu im, burre shume i mire. E ka emrin Kristaq, eshte burre mjaft i urte dhe rob zoti. Ka maru edhe Universitetin, per gjeologji me duket, por nuk me kujtohet mire. Le qe c'rendesi ka kjo. 

Po te keni edhe ju nonji qe e njifni, qiteni dhe i krahasojme po deshet.

kam edhe une njerin. ka mbaru universitetin, juridikun ka mbaru, ka nis dhe nje master per te drejten nderkombetare, po se perfundoi. djale i ri, te te 30 tat. i pashem, me gru ortodokse biles. punetor, sperton kurre

ka nje te keqe te vogel, eshte me deshmitaret e jehovait shperndan nga keto fletushkat. po jam e bindur se konvertohet ne ortodoks me shpejt se cu konvertu ne katolik edi!!

pastaj edhe mo su bo ortodoks, pune madhe. kujt i duhet. ai esht kryepeshkoop, boll te dije te lidhi dy llafe shqip qe thone naj gje per zotin, dhe eshte ne rregull (ama te dije te lidhi dy llafe shqip per zotin duhet te jet kriter, qe dikush mos veje si kandidat janullatosin!)

edhe po te jet io deshimtareve te jehovait kryepeshkopi ska problem

 Bukuri! Ja ke u bone dy. Ka noi tjeter ere, se ne pese e myllim zyren, se kina edhe ne kalamoj m'shpi!

P.S. Eh mer lal! Ja kjo osht demokraci e vertete, qe ene priftin e zgjedh me votim!

Kom nji pytje, "Autoqefale" a ka lidhje me qefullin. Un nordh per icik qefull, po qe se kon lidhje athere votoj per "Autoqefalen".

Kurse per kryepeshkop propozoj Takun e Lemes. Nuk ka shum shkolle, po ama ka shume eksperience se ka gjujt cifte ke liqeni nga t'gjitha llojet pa asnji lloj dallimi fetar. Plus, e njef gjith tirona dhe ka mshtetje ke poplli. Gjithashtu, duke konsideru qi situates n'shqipni i duhet nji njeri i qete, Taku do bonte megjithmen diferencen.

Nuk di c'menim keni ju tironsit e tjere. -smiley

Une propozoj Henri Cilin, burr i squt dhe servil kompetent, da ket mire ne c'do qeverri kodoshi se eshte dhe djal i ri.

Ai i Elbasanit eshte analfabet.

Puna e tij eshte e lidhur jo aq me atdhetarizmin e hierarkeve ortodokse se sa me burimin ku ka kullotur.

Sa per dijeni, kisha ortodokse shqiptare eshte e ndare ne dy rryma:

Pro noliste dhe kunder. Patriarkana njeh kishen e nolit si kishen e vetme shqiptare (ortodokse). Veshtro me kujdes. Patriarkana disa here ka paralajmeruar me ndeshkim ckisherimi Lobistet e ketij te Elbasanit

Kjo nuk ka pse te te beje te paragjykosh kleriket, pa i njohur ata mire. Une jnoh disa prej tyre dhe e di qe jane familje patriotesh dhe megjithse feja nuk para ka qejf te tilla largime nga mesimet e ortodoksise, keta hierarke kane ditur te flasin sic duhet dhe atje ku duhet.

Di fare mire fjalen e At Kico Racit (kush e ka degjuar e di), para nje asambleje greke, politikanesh.

MIdis te tjerash ai ju tha: Ne jemi ortodokse shqiptare. Jo cdo i krishtere eshte grek.

Prandaj mos diskutoni dhe mbani krahun e njerit apo tjetrit pa ditur mire perse flisni.

Peshku pa uje

 

Sa per dijeni, kisha ortodokse shqiptare eshte e ndare ne dy rryma: Pro noliste dhe kunder. Patriarkana njeh kishen e nolit si kishen e vetme shqiptare (ortodokse). Veshtro me kujdes. Patriarkana disa here ka paralajmeruar me ndeshkim ckisherimi Lobistet e ketij te Elbasani

Ej kapeni pak kete te illuminuarin. Sipas ketij sufllaqes lart Kisha e Janulles i perket rrymes  ProNoliste, ndersa kjo e Elbasanit antiNoliste  Ej c'vete, ca gallate ... Janulla eshte ndjekesi i devotshem  i Nolit. Une propozoj ta pagezojme Janullen si Noli nr  II.  hahh dhe pastaj ta bejme edhe kryeminister

 

Pastaj per ti vene qershine tortes me poshte shkruhet :

Prandaj mos diskutoni dhe mbani krahun e njerit apo tjetrit pa ditur mire perse flisni.

 

Hahhhahahh  perle, e gjithe kjo dituri duhet vene tek shprehja e dites dhe duhet heq ajo e Hunderitse na u merzit

Kisha e drejtuar nga Janullatosi pro-noliste? Nese do te ishte vertete e tille nuk do te shkelte statutin e kishes se Nolit ku percaktohej qe kryepeshkopi te ishte shqiptar. Nuk fuste gjuhen greke ne sherbesat fetare, nuk po ndryshon arkitekturen e kishave ortodokse ne Shqiperi, nuk mban pas kaq vitesh ne krye te saj nje grek si Janullatosi, kur ai ka pase hyre aty vetem per nje periudhe te shkurter. Ndersa per ate kercenimin me ckisherim te atyre "lobisteve" te Elbasanit, kete e besojme. Me heret ky grup besimtaresh qe dilnin nga tutela e Greqise, jo vetem ckisheroheshin por ju jepej edhe ndonje denim me i rende fizik.

O AM, po na thuaj ndonje gje me shume mbi shendetin e Fortlumturise se vet, se na intereson.

Sa per pyetjen, une them te veme Pellumb Xhufin ose Spartak Ngjelen

nuk esht fortlumturi ai, fortlumturi quhet imzot rrok mirdita!! janullatosi eshte Hiresia e TIJ, eshte kreu i ortodokseve or ti!

Ok, qenka Hiresia e vet atehere. Po besoj se eshte me mire te thuhet se eshte Kreu i Orthodhokesve pasi ortodoksve ju rruan trapin

Edhe une do te deshiroja At Pelushin. 

Vec fatkeqesisht eshte shume e veshtire te ndodhe  me ligjet e kishes.

Sipas rregullave te kishes zevendesuesi zgjidhet nga Sinodi i Shejte dhe zgjedhja behet sipas moshes. Zgjidhet me i vjetri.

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë tashmë përbëhet nga Kryepiskopi Anastas, kryetar; Mitropoliti i Beratit Ignati, Mitropoliti i Korçës Joani, Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri, Episkopi i Apolonisë Nikolla, Episkopi i Krujës Andoni, Kryesekretar i Përgjithshëm, Protopresviter Jani Trebicka.

Sipas moshes jane

1.  Ignat Triantis Mitropolit i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë-76 vjec. GREK

3. Dhimitër Sinaiti Mitropolit i Gjirokastrës 70 vjec GREK

2. John Pelushi Mitropolit i Korçës  54 vjec Shqiptar

4. Nikolla Hyka Episkop i Apolonisë ( Vendi i Mitropolitit te Apollonise eshte vakand) 35 vjec . Shqiptar, musliman, jo me te drejte vote ne Sinod

5. Andon Merdani Episkop i Krujës 41 vjec. Shqiptar Jo me te drejte vote ne Sinod

Nga keta te 5tet, 3 te paret mund te jene kandidate se jane Mitropolite. Dy te tjeret jane Episkope, nje grade me pashte se Mitropolit, jo ne rradhe per tu bere kryuepeshkop, dhe sot jane  pa te drejte vote ne Sinod.

Nga te tre te paret Ignati grek, ka te gjitha kushtet per tu zgjedhur se eshte me i moshuari. Vetem neqofte se ai nuk pranon stafeta i kalon Dhimiter Sinaitit edhe ky grek dhe vetem ne qofte se ai nuk pronon atehere stafeta i kalon Pelushit.

I kane mare te gjitha masat greket qe me vdekjen e Janullatosit zevendesuesi te jete grek.

Sa per priftin e Elbasanit ai nuk ploteson as nje kusht te kishes se eshte i martuar. Keshtu harojeni ate per K/peshkop..

Ja beri peshqesh Berisha greqise KOASHin. Tani deri sa te vdese Ignati dhe Dhimitri dhe Pelushi te jete ne nje moshe qe te konkuroj me zevendessit e Ignatit dhe Dhimitrit qe po ashtu do te jene grek ( ve bast per kete me kedo qe do te kundershtoj) KOASH eshte ne duart e grekeve smiley

 

 O Toko, se ti je specialist per keto punet e kishes. A mund te ma shpjegosh shkurt dhe teknikisht se cfare eshte Autoqefalia ne kuptimin fetar, dhe a eshte praktikisht kisha ortodokse shqiptare autoqefale?

Thanks.

P.S. Pa politike, te lutem. smiley

Autoqefia ne orthodoksi eshte qe kisha e x vendi ( psh shqiperise) eshte me te drejta te barabarta me gjithe kishat e tjera orthodokse  si motra te botes, perfshi ketu dhe  simotren e madhe te Stambolit. Ajo ka statutin e saj, udheheqesin e saj te miratuar nga simotra e madhe. Pas ketij veprimi ( miratimit te statutit dhe drejtuesit/K/peshkopit) te gjithe jane te barabarte.

A eshte kisha shqiptare autoqefale

PO ne vetdeklarim, JO ne fakt

Po sepse vetdeklarohet e tille. Jo se:

1. Statuti i saj i miratuar nga Motra e madhe eshte shkelur me zgjedhjen e K/peshkopit jo Shqiptar ne gjak. Ndryshimi ne statut u be pas shkeljes se statutit nga kjo zgjedhje

2. Statuti eshte shkelur me zgjedhjen ne Sinod dhe te civileve zyrtare jo me gjak shqiptar.Ndryshimi ne statut u be pas shkeljes se statutit nga kjo zgjedhje

3. Gjuha qe perdoret nuk eshte eksluzive Ship sic e percakton statuti.Ndryshimi ne statut u be pas shkeljes se statutit ne perdorimin e gjuhes

Dhe keto jane tre pikat kryesore te Statutit te KOASH. Them jane se sic thashe me lart ndryshimet e bera jane te jashteligjeshme ( sipas ligjit te kishes)

Ne te intereson perse ka kjo rendesi me pyet dhe ta shpjegoj smiley

 Ok, me sa di une, qe te zgjidhesh kryepeshkop duhet te kesh mbaruar nje grade te caktuar shkollimi dhe duhet te kesh nje periudhe stazhi praktik te caktuar. Kur u zgjodh janullatosi, nuk kishte asnje prift shqiptar qe ti plotesonte keto kondita burokratike. gjithashtu di qe ky post eshte perjete, njesoj si katoliket.

Sa per shqipen, di qe tek Mitropolia tek parku i xha Tomit, meshat kane qene shqip ketu e 10 vjet me pare. Edhe Janullatosi perpiqej te fliste shqip sa me shume qe te ishte e mundur. Librat e kishes jane te gjithe ne shqip, pagezimet, vdekjet, dasmat behen te gjitha ne shqip. Tani se ku qendron problemi i gjuhes nuk e marr vesh. Se ne fund te fundit me besimtaret komunikon prifti e dhjaku, kurse Kryepeshkopit shume shume mund ti puthesh doren dy here ne vit si besimtar i thjeshte.

me sa di une, qe te zgjidhesh kryepeshkop duhet te kesh mbaruar nje grade te caktuar shkollimi dhe duhet te kesh nje periudhe stazhi praktik te caktuar

Po prandaj dhe i K/Peshkopi i ardheshem eshte Ignati. Se ka stazh me shume se Pelushi

Kur u zgjodh janullatosi, nuk kishte asnje prift shqiptar qe ti plotesonte keto kondita burokratike

Per te plotesuar kete kushtin e shkollimit u shkel kushti i  repsektimit te statutit. Ketu mund te debatojme tere naten kush eshte me i rendesishem. Por zgjidhja qe u pranua ne fillim nga R Alia dhe Janullatos te ishte qe Janullatosi te ishte si Eksark Patriarkal ( ndihmes deri sa te pregatiteshin K/peshkopet) ishte rruga e zgjidhjes e mesme qe as ligjet e K/peshkopit te mos shkeleshin e as statuti te mos shkelej. Por ketu fjala/besa e dhene R Alise u heger dhe nga Eksark Patriarkal Janullatosi u vetshpall K/Peshkop

 di qe tek Mitropolia tek parku i xha Tomit, meshat kane qene shqip ketu e 10 vjet me pare. Edhe Janullatosi perpiqej te fliste shqip sa me shume qe te ishte e mundur. Librat e kishes jane te gjithe ne shqip, pagezimet, vdekjet, dasmat behen te gjitha ne shqip

Mbase  kjo ne Tirane por a ka qene ne Korce 15 vet me pare? Ne Mitorpoline e Korces meshat beheshin ne Greqisht e Shqip. Njeri ze ne shqip tjetri ne greqisht. Sepse sipas kishes u pershtatej kushteve ku Korca kishte shume minoritare greke ( une jam korcar dhe e di ti sa minoritare ka ne Korce  "0" ZERO)

Po ne jug, Vlore , GJirokaster, Delvine, Sarande ke qene e degjuar meshat, vdekjet, pagezimet dasmat ne cfare gjuhe behen Po statuti i ndryshuar qe gjuha te jete edhe greqisht per tju pershtaur minortareve ( perfshi edhe ata ne Korce e Vlore e Erseke e Bilisht edhe Permet edhe Berat) Perse duhej ndryshuar statuti per gjuhen  kur nuk kishte rendesi gjuha

Se ku qendron problemi e tregon fakti qe statuti u ndryshua ne ceshtjen e gjuhes, qe ti pershatej perdorimit te greqishtes. ja pra qe Tirana nuk eshte tere shqiperia

 Per jugun e di qe meshat beheshin greqisht, por atje make sense. Per Korcen pastaj eshte idiotesi se minoritare greke ne Korce vertet nuk ka, vec ne u quajtshin minoritare ato qe kendonin kenge greke me kitarre pasi kishin kthyer ndonje dopjo vodke. sidoqofte tani ma do mendja se ka ndryshuar me Pelushin

Rrofsh per sqarimin.

E drejte Pelushi ka bere ka bere nje pune shume te mire ne Korce

Nejse Naten e Mire se vajti vone dhe as une e as ti nuk i zgjidhim dot keto probleme smiley

Ne Vlore mesha behet shqip. Peshku eshte i mbushur me ateiste, ketu gjete te pyesesh  ti? smiley

Iris

1. Ne qofte se e ke fjalen per mua si ateist. E ke gabim Jam  ritur fetar atehere kur levozhget e vezeve te kuqe groposeshin ne dhe qe te mos i gjenin ata qe sot rrethojne Janullatosin

2. Sot edhe mund te behet mesha ne shqip por une  flas ketu e 10-15 vjet me pare, kur statuti i kishes ishte qe vetem gjuha shqipe njihej dhe lejohej ne mesha.

Te tjerat me vone

Po At Artur Liolini?

 eshte pak si i martuar

ska rendesi. lejohet te jete i martuar kryepeshkopi, nuk lejohet vetem te martohet gjate kohes kur eshte kryepeshkop

JO AM-TR Duhet te jete beqar ose ti kete vdekur gruaja.

jo toko, mund te kete gru peshkopi (sipas statutit te kishes), vetem smund te martohet gjate kohes kur esht peshkop. po flas per kishen ortodokse, kurse te ajo katolike, smund te ket gru fare dhe pike, por nese nuk e di, ka dallime edhe tjera mes dy kishave!!

Nese At Liolinin nuk e pengon te qenit i martuar, a qendron ajo qe thote Bulevardi se eshte lepires kockash i Janullatosit?

nqs janullatusi shkon ne gopin e nenes se vete, atehere mendoj se nuk kemi nevoje per nje kryepeshkop te ri... per mua nje kryepeshkop i mire eshte nje kryepeshkop qe ka ikur ne gopin e nenes se vete. thats a good archibishop right there.

At Nikoll Marku flet per arsyet qe sipas tij Presidenti i Republikes nuk duhet t'ia jape nenshtetesine Hiresise se Tij, Janullatos. Prapaskena qe fshihet pas nenshtetesise dhe ndikimet mbi Shqiperine e Jugut Nikoll Marku, prift i kishes ortodokse "Shen Maria", ne lagjen Kala, ne Elbasan, njekohesisht perfaqesues i kishes ortodokse autoqefale kombetare shqiptare tregon pwr "Koha Jone" arsyet sipas tij, pse Presidenti i Republikes nuk duhet t'i jape nenshtetesine Hiresise se tij, Janullatos. Marku jep alarmin duke i kujtuar Presidentit Bamir Topi se "pas dhenies se nenshtetesise fshihet perjetesia e nenshtrimit te kishes ortodokse shqiptare dhe varesia e saj nga kisha greke". Njekohesisht, At Nikolla parashikon ringjalljen e levizjeve per Vorio-Epirin ne Shqiperine e Jugut. Prifti ortodoks kerkon nderhyrjen e shtetit per te ndihmuar kishen, duke e pastruar nga prifterinjte greke Cila eshte e verteta sipas jush, e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare? Gjithe shqiptaret duhet te dine se kisha e vertete eshte Kisha Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare dhe simboli i saj eshte kisha "Shen Mari", ne lagjen Kala, ne Elbasan. Kisha "Shen Maria" mbeshtetet ne dy statuse te hartuara nga Kongresi i Beratit ne vitin 1922, nga Kongresin i Korces ne vitin 1929, si dhe nga vendimi i Patriarkanes se Stambollit i marre ne vitin 1936. Ne mbeshtetemi ne keto vendime duke cituar nenin 34 te Patriakanes, qe citon se "cdo komb ka te drejte te kete kishen e tij te pavarur dhe Kryepeshkopin e races se vet". Mund te theksoj ketu se kisha ortodokse shqiptare e mori pavaresine e vet ne kohen e Mbretit Zog. Ne kete kohe kisha u mbeshtet thellesisht ne tabanin kombetar. Per vite te tera kisha greke nuk ka reshtur ta kete vasalen e saj. Kjo per arsye se ortodokset shqiptare kane luajtur rol shume te rendesishem ne Pavaresine e vendit dhe familje shume fisnike dhane kontribut ta pacmuar. Eshte ky binomi qe ka mbajtur gjalle frymen patriotike dhe ekzistencen e shtetit shqiptar. Nuk eshte e rastit ardhja e ekzarkut grek ne vitin 1991. Ne cilin dokument bazohet veprimtaria e kishes qe ju perfaqesoni? Dokumenti ku bazohet veprimtaria e kishes eshte Tamusi i dale nga Patriakana e Stambollit. Si pasoje e veprimtarise mbytese te kishes greke, Kryepeshkopi Visarion Xhuvani dha doreheqjen pikerisht ne kohen kur ai e kishte derguar kishen ortodokse kombetare ne oborret e kishave evropiane. I gjithe amaneti i martireve te kishes dhe baballareve te Kombit ishte se "kushdo mund te vije te drejtoje kishen ortodokse shqiptare, por jo nje klerik grek". Ironia e fatit ishte se na erdhi Janullatos. Po Kryepeshkopi Janullatos, me cfare statuti mberriti ne Shqiperi? Janullatos e bazoi veprimtarine e kishes ortodokse shqiptare ne statusin e vitit 1950, i cili nuk u pranua nga Patriakana e Stambollit, pasi ishte nje status komunist dhe nderhynte ne punet e brendshme te kishes. Ky status permban dy pika negative. Ne nenin 3 thuhet se gjuha zyrtare eshte shqipe, por mund te futen edhe gjuhe te tjera dhe nene te vecanta mund te modifikohen sipas rastit. Duke ardhur ne kete pike une i bej disa pyetje te gjithe klases politike ne Shqiperi: Perse duhet ta besojne kete njeri i ardhur nga kisha greke, ndersa shtetaret shqiptare nuk kane informacionin e duhur per kete njeri? Perse shkon ne gjithe kishat ortodokse te botes dhe thote se shqiptaret akoma nuk jane te zote dhe vetem nepermjet kishes greke mund te gjejne besimin dhe qetesine e shpirtit? A nuk u duket se nje zoteri i tille eshte duke ulur vlerat e Kombit? Perse gjithe kjo armiqesi me Hiresine e Tij? Nuk kam asgje personale me te. Por sulmi i pare qe ai i beri kishes, ishte heqja e pamjes dekorative te kishave tona, qe shpalosnin kulturen dhe historine e popullit tone dhe besimtareve ortodokse. Se dyti, ai ndertoi nje rrjet administrativ me nje kuader enigmatik dhe te manipuluar, i perzgjedhur nga Greqia. Askush prej tyre nuk eshte per kishen ortodokse shqiptare. Ata jane rrogetare te thjeshte qe servilosen per nje kore buke. Se treti, u krijua Sinodi i Shenjte kleriko-laik nga dhespote greke dhe renegate qe me devocion i sherbejne Janullatos dhe kishes greke, duke harrur interesat kombetare. Prandaj me te drejte shprehim shqetesimin tone pasi kisha shqiptare nuk eshte gje tjeter vecse nje filial i kishes greke. Ne vitin 1994, plaku Janullatos, ndersa ishte duke udhetuar drejt Selanikut, i jep nje interviste gazetarit amerikan, Fred Reid, te cilit i deklaron se "Shqiperia eshte nje shtet islamik ne gjirin e Evropes se perparuar dhe Islami e quan kishen ortodokse shqiptare si nje arre gunge qe duhet shtypur". Ai shton me tej dhe thote se Perendimi duhet te kuptoje se Islami eshte ne thelb nje fe politike. A nuk eshte e rrezikshme kjo? A i sherben Shqiperise nje deklarim i tille? Ne vitin 1998 po ky plak kontradiktor, pasi i u sulmua per deklarimet e tij antishqiptare, mbrojti doktoraturen ne shkencat islamike. Shikoni sa cinik qe eshte. Ndoshta eshte i semure, sepse nje njeri normal nuk do e bente nje gje te tille duke rene ne kundershti me veten. Pergjigjen per c'ka bere e jep vete populli. Tregojani popullit kete gje dhe merrni mendimin per gjendjen e tij. Por e keqja me e madhe eshte se politika e sotme i ka dhene shume krah ketij njeriu antishqiptar. Si e komentoni dhenien e nenshtetesise nga Presidenti nese ai e merr vendimin? Kam ndjekur me vemendje gjithe cfare po flitet ne media dhe shtyp keto dite rreth kesaj ceshtjeje. Lidhur me dhenien e nenshtetesise Janullatosit, une do te thosha se per t'i dhene nenshtetesine Janullatosit dhe klerit te huaj ka disa kritere. Ne asnje nen te statusit nuk perfshihet dhenia e nenshtetesise klerit te huaj. Edhe pse ka shume vite qe sherben ne Shqiperi, ai mund te konsiderohet si nje mik i nderuar, por jo te jete kuader kishtar. Por kur vihet re se veprimtaria e tij bie ndesh me ceshtjen Kombetare dhe ate te besimit, ai kategorikisht eshte i padeshiruar. Me sa jam i informuar, ai ka hartuar nje status te ri me nene dhe ligje, sipas oreksit te kishes greke dhe interesave greke. Me kete statut, ai perjeteson varesine e kishes ortodokse shqiptare nga kleri i huaj. Prandaj kerkesa e marrjes se nenshtetesise eshte me shume dinakeri . Nese e merr nenshtetesine ai ka te drejte te miratoje kete statut qe ne thelb eshte antishqiptar, anti-ortodoks duke e varrosur njehere e pergjithmone kishen ortodokse shqiptare. Me pas, ne do te mbetemi te vegjel dhe do te kapemi pas dore nga kisha greke per te shkuar te Perendia. Por ka akoma me keq, pasi prapa ketij skenari fshihen gjera te rrezikshme. Ne Shqiperine e Jugut kisha ortodokse, minoriteti dhe shoqata "Omonia" nen drejtimin e Janullatosit do te kerkojne flamurin e Vorio-Epirit, duke i dale ne krah kishes ortodokse serbe, e cila nuk po pushon se luftuari qe Kosova te mos e fitoje Pavaresine. Vini re kohet e fundit. Per flamurin e Vorio-Epirit ka shume zera ne Jug dhe kisha ortodokse dhe mitropolia e Gjirokastres eshte kthyer ne Mitrovice. Me falni qe po e perseris pyetjen, por nuk ju duket se ka nje armiqesi te hapur mes jush? Ju thashe. Nuk kam asnje mendim personal per Janullatosin. Por thjesht i bej pyetje: Edhe sa detyra te mbeten per te permbushur ne interes te kishes dhe shtetit grek? Si munde te shkosh ne Amerike dhe te besh nje meshe ne gjuhen shqipe me rastin e 100- vjetorit te mbajtjes se kesaj meshe nga Noli i madh? A nuk ju duket nderhyrje ne punet e brendshme te kishes shqiptare? I drejtohem at Artur Liolinit, ketij lepiresi kockash, qe ka turperuar dhe tradhtuar kishen shqiptare me qendrimet e tij si kelysh besnik i Janullatos. Perse at Artur zemerove shqiptaret? I bej thirrje Presidentit. "Zoti President! Ju lutem largojeni menjehere kete njeri mos e prano nenshtetesine e tij pa e dhene verdiktin populli". Zoti Kryeminister! Ju thate se nuk eshte pune e imja. Mund te dilni me kontributin tuaj per te qartesuar Presidentin. Nuk eshte vone te korrigjoni.

janullatosi si trashegimtar duhet te lere mitropolitin e tiranes hiresine e tij berisha

Edhe ne Permet meshat behen shqip qe prej shume vjetesh. Por, shume nga pikturat e ikonave neper kisha jane greqisht, kjo sepse ashtu ishin qekur u ndertua kisha dhe s'ka pse te shkaterrohet per se dyti. Por ne kishat e reja duhet patjeter gjithshka duhet te jete shqip. Po ashtu meshat gjithmone duhet te jene shqip.

E di qe ka shume njerez qe ose bejne shaka, ose akoma me keq e kane me gjithe mend qe gjithe ortodoksit jane greke. Jua them si ortodokse nga Jugu, qe e keni shume gabim. Ka te tille patjeter se nuk ka pyll pa derra, por shumica e komunitetit ortodoks ne Jug eshte po aq shqiptar me shpirt e zemer sa edhe gjithe shqiptaret e tjere ateiste apo te nje besimi tjeter.

ndonjehere edhe me teper. shikojme nolin! apo faktin se nje prej drejtuesve te kryengritjeve anti-greke eshte edhe themistokli germenji! nese nipi tim i them ate emer, ai thote "pse flet greqisht", por ama, germenji ishte ne fakt, hero!!

kushdo qe te behet, s'do ta pjerdhe njeri

ishalla vihet ndonje fakir, te nxjerre ndonje lek

 ah, se harrova

le te behet ai i Elbasanit, se ka qene gjithnje patriot i mire

ah, nese do te me respektonin mendimin tim, une do te thoja Fatos Nano!

Mos me nga Felliqin, se njat e kena mat fortin e venit, na e ka than baca ne parlament at gja. Madje e qepne gojen ato, se ka pas m'i than baca me nejt urt se Felliqi ja shker... nanat e motrat kujdo shqyptari qy e permen. Qashtu pra.

 ne komente te meparshme jam shprehur se nuk kemi pune t'a diskutojme kete ceshtje, por si shqiptar i mire qe jam nuk m'u ndenj pa menduar edhe une per hallatet, me ndjeni hallet e memedheut.

Mendoj  te vendoset at Kirovi i Vlores, per keto arsye:

1- Eshte shqiptar i panegociueshem, me prejardhje muslimane

2- Eshte fleksibel ndaj arsimimit. Dmth nuk ka ndnj arsim por i ka aftesite t'a beje shpejt e shpejt.

3- Eshte menaxher i mire. Edhe kishes i nevojiten pare dhe at Kirovi ka aftesi te larta ne fitimin e tyre

4- Eshte nacionalist i vertete. Per ate qarkullon nje histori shume e bukur.

Gjate kohes qe ishte prift i nje fshati, merrej dhe me menaxhimin pajisjes me viza greke, kuptohet kundrejt pageses. Llafi merr dhene dhe e therret ne zyre dikush me lart, me orgjine greke ( Thone vete Janullatos) dhe i terheq verejtjen.

Dhe pergjigja e priftit patriot, patriotizmin e te cilit do t'a kishin zili dhe Noli, Kristo Negovani etj qe:

Mos me caj k... greku i mutit, se t'a mbylla kishen dhe vajta hoxhe ne armen.

 

Ps Armen eshte emri i fshatit nga eshte me orgjine at Kirovi

Me c'po lexoj ne keto komente, duke ju permbajtur asaj qe kam thene qe ne komentin e pare, deshira do ishte shume qe te kishim nje kryepeshkop qe eshte shqiptar e flet shqip. Por eshte e vertete, qe duhet te jete i kualifikuar per pozicionin qe do kete. Keshtu qe nqs nuk ka te tille tani, shpresoj qe ka kandidate qe po kultivohen per te ardhmen. Qe nuk ka edhe shume nuk duhet te cuditemi se c'ishin te vjeter o kane vdekur per arsye natyrale, o jane te moshuar tashme, o jane zhdukur nga regjimi i vjeter. Te rinjte, jane shume te rinj, se qe te behesh kryepeshkop ka ca rregulla qe per fat te mire nuk funksionojne duke hyre jashte radhe dhe duke djegur etapat dhe nuk mund te behesh lehte qofte edhe sikur t'a kesh filluar karrieren ne vitin 1990.

Edhe mos n'a cuditni ju lutem me propozime idiote, jo te vihet nje myslyman se eshte patriot, jo te vihet njeri se eshte burre i mire, apo te tjera idera kot me kot. E kuptoj qe per shumicen ateiste apo te nje besimi tjeter kjo eshte dicka pa rendesi, po atehere merruni me dicka qe ka rendesi per ju dhe mbajini shakate pa kripe per vete. Po flasim per kryepeshkopin e kishes ortodokse, jo per kandidat per deputet keshtu qe varianti 'pse jo' nuk funksionon.

Shyqyr qe nuk ju lihet njerezve qe mezi presin sherr te votojne per kete, se do t'a kishin bere edhe kete si puna e kutive.

Ti akoma nuk e kupton qe besimet fetare jane parti politike te dala ne siperfaqe ateher kur s'kishte parti!!!

Dhe kryeprifti=kretar partie.

 -Edhe mos n'a cuditni ju lutem me propozime idiote, jo te vihet nje myslyman se eshte patriot, jo te vihet njeri se eshte burre i mire, apo te tjera idera kot me kot. E kuptoj qe per shumicen ateiste apo te nje besimi tjeter kjo eshte dicka pa rendesi, po atehere merruni me dicka qe ka rendesi per ju dhe mbajini shakate pa kripe per vete. Po flasim per kryepeshkopin e kishes ortodokse, jo per kandidat per deputet keshtu qe varianti 'pse jo' nuk funksionon.

Druaj qe vete tema eshte nje shaka pa kripe...

Diskutojme per dicka qe nuk na takon, qe varen nga instanca qe nuk na pyesin dhe ne fund te fundit Janullatos eshte ende gjalle.

Mungesa e etikes ketu fillon qe me hapjen e temes.

Kerkoj ndjese nqs kam fyer ndjenjat fetare te ndokujt, por ironia ime nuk kishte te bente me besimin ortodoks, por me kembenguljen e disa komentuesve per te dhene "mendimin e tyre te vyer" per ceshtjen per te cilen i permbahem mendimit qe eshte e pavend.

Me poshte ke dhe dy komentet e mia te para per informacion.

 

 1-kam pershtypjen se dikush mund te fyhet nga natyra e diskutimit.

Qe dikush te kete arsyen per te pretenduar te dhena per kryepeshkopin e ardhshem ortodoks, duhet qe te pakten te jete ortodoks, madje dhe praktikant. 

Duke qene se ppu nuk i diferencon dot diskutantet, i bie qe nje teme e tille nuk duhet hapur fare.

Sa per ate qe duhet te jete grek apo shqiptar, te pakten teorikisht, kombesia nuk ka te beje fare me detyren, ndersa praktikisht, nqs qarqet e interesuara qe nepermjet ortodoksise te fusin frymen e helenizmit, mund t'a bejne kete fare mire edhe me nje kryepeshkop shqiptar. Madje me mire.

 

2- kombesia ne fene ortodokse nuk eshte e permendur ne asnje tekst fetar.

Sa per ate qe e thone greket, do te vazhdojne t'a thone njesoj.

Une qe e shoh ceshtjen nga kendveshtrimi i nje shtetasi te thjeshte shqiptar ( Jo ortodoks, as si prejardhje, as si besim ), mendoj se ne kemi te drejte qe t'i kerkojme institucionit te kishes qe te mos perzjeje besimin ortodoks me panhelenizmin. 

Por nga ana tjeter nuk kemi asnje te drejte qe duke qene " askushi " ne raport me institucionin, pra jo pjesetare, anetare, frekuenues apo thjesht besimtare te kishes ortodokse t'i lejojme vetes qe te japim rekomandime mbi kriteret qe duhen per kryepeshkopin e ardhshem.

Per Janullatosin nuk ushqej ndnj respekt, as per rolin politik, as per ate akademik ( per ate fetar, nuk eshte puna ime). E kam ndjekur edhe si autor dhe eshte ne rastin me te mire medioker.

Por kur u zgjod ai ne krye te kishes ortodokse shqiptare, asnje prift shqiptar nuk i permbushte kriteret qe duhet te kete kryepeshkopi ( vjetersi, arsimim dhe celibat, i detyrueshem per peshkop e me lart).

Duke qene se popujt ortodokse jane kryesisht ose greke, ose sllave, edhe sikur te mos kishte asnje prapavije nacionaliste greke ne emerimin e Janullatos, prape egoja jone nacionale nuk do te ishte kenaqur.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).