Sipas një studimi të PNUD 36 për qind e burrave dhe 30 për qind e grave pohojnë se meshkujt kanë arsye të pranueshme për të ushtruar dhunë mbi femrat.

 

Dhuna në familje jo vetëm ndodh rëndom në familjet shqiptare por fatkeqësisht shumë prej tyre e quajnë edhe veprim normal që ka gjithnjë arsye që të ndodh. Pikërisht për dhunën në familje u mblodhën dje në një konferencë me rastin e certifikimit të 800 specialistëve të shëndetit parësor pas një trajnimi disa ditor të zhvilluar nga PNUD, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanceve te Barabarta.


"Rreth 31 për qind e grave të pyetura kanë pohuar se janë dhunuar të paktën një herë fizikisht në jetën e tyre, 30 për qind pohojnë se kanë qenë viktima të dhunës psikologjike apo emocionale në familje.


Ndërkohë që 36 për qind e burrave dhe 30 për qind e grave pohojnë se meshkujt kanë arsye të pranueshme për të ushtruar mbi femrat. Këto të dhëna janë bërë publike gjatë fjalës së përfaqësues së përhershme të PNUD në Shqipëri Gulden Turkoz-Cosslett, e cila ka theksuar se dhuna në familje nuk është vetëm një problem i shëndetit publik, por dhe një problem që ka lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut.


Rreth 1000 mijë përfaqësues të shërbimit shëndetësor në të gjithë vendin do të trajnohen në një fazë të dytë për këtë problem duke çuar në 1800 persona numrin e operatorëve të trajnuar.


Ky kualifikim do të përfshihet në skemën e Edukimit në vazhdim të punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili theksoi se dhuna ka qenë një fenomen i shëmtuar i shoqërisë shqiptare . Ligji i 2006 ka detyruar dhe obliguar qartë ministritë që kanë lidhje të drejtpërdrejta për tu përballur me problemin por njëkohësisht dhe të marrin masat përkatëse për përballimin e tij.

 

Ndërsa ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera theksoi se Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të Viktimave të Dhunës në Familje ka një muaj që ka përfunduar dhe në të pritet të trajtohen dhe rehabilitohen viktimat e dhunës në familje, të cilat do të evindentohen dhe referohen nga ju që tashmë jeni specialistë për problemet e dhunës.

82 Komente

Statistika totalisht te montuara per te nxjerre burrat shkakatare te problemeve ne familje.Ok u kenaqet tani?U zgjidh problemi,fajeso burrat dhe cdo gje shkon vaj.Nuk eshte cudi qe pjestaret e ekipit qe ka bere kete studim pacavure te jene lezbike.

 

Artikulli nuk flet per burra shqiptare qe jetojne ne amerike smiley, se ketu nuk ka maliq si ne Shqiperi por ka ligj smiley

Po qene te montuara, jane te montuara ne favor te meshkujve, se ca statistika te tjera qe kam lexuar une thone se 60% e femrave ne Shqiperi dhunohen. Po flasim per dhune fizike ketu, ate psikologjike as qe po e zeme me goje...

Solid ka te drejte, me punen e palodhur te shoqerise civile duhet te jene reduktuar perqindjet, mashtrojne keta te sondazheve.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili theksoi se dhuna ka qenë një fenomen i shëmtuar i shoqërisë shqiptare . Ligji i 2006 ka detyruar dhe obliguar qartë ministritë që kanë lidhje të drejtpërdrejta për tu përballur me problemin por njëkohësisht dhe të marrin masat përkatëse për përballimin e tij.

jo ore.  ka qene, he.   tani s'eshte me.   tani,  meqe paske bere ti ate ligjin e 2006,  eshte gjithcka ne rregull,  normale.  ky fenomen nuk ''ekziston'' me.  idiot.

Pse nuk u habita une qe sa pashe titullin e temes, e dija qe Solidari do ta vuloste sic di vete.   

Ndërkohë që 36 për qind e burrave dhe 30 për qind e grave pohojnë se meshkujt kanë arsye të pranueshme për të ushtruar (dhune) mbi femrat.

Mua kjo me dhemb me shume.

Ehhh Monika, Monika. 

Se mos vetem Monika. Sa njerez qe e mbajne veten per "intelektuale" thone: Gruaja e ka hak drurin kur e tepron ! Kjo "tepron" pastaj eshte shume subjektive. Per ca eshte gjella qe s'eshte e ngrohte (ose eshte shume e ngrohte), per ca eshte kthimi i fjales, qesendisja para te tjereve (jemi popull serioz dhe me namuz) etj etj etj.

Ti me kupton fare mire besoj qe e perdora si epitome te fenomenit "tepron."  Dhe jo ate personalisht, por fjalet e thena ne tv kombetar, aq qarte, aq fisnikshem, me aq pathos, me aq namuzllek etj etj etj.  

smiley

 Monika ka kohe qe s'del ne televizor te na frymezoje  smiley

ejvallah per ket syhariq smiley

Ndërkohë që 36 për qind e burrave dhe 30 për qind e grave pohojnë se meshkujt kanë arsye të pranueshme për të ushtruar (dhune) mbi femrat.

edhe mua me terhoqi vemendjen kjo.

do te ishte me interesante, sikur ti pyesnin ''c'kuptojne'', ose ''cilat  jane keto arsyet e pranueshme'' sipas tyre?!

apo nisen nga ajo ''motoja e lashte'', ''druri ka dale nga xheneti''.smiley

ose,  ''ai qe te rreh, te do.''

Aha, ti Belul s'paske pare (fatmiresisht) as emisionin e 7 Marsit qe ben keto pyetje ... te jepen aty taze/hazer ca arsye te pranueshme, nga vete femra(t) e 30%.  

nuk e kem pare.  por me qe thua ''fatmiresisht'',e mare me mend.

problemi i dhunes ne familje eshte shume i thelle ne shoqerine shqiptare.  bile keto shifrat qe jepen ketu, duhet te jene me te larta, them une.

keto/keta qe i kane hazer arsyet,  jane rritur ne kete menyre, (nder dhune), ne shtepite e tyre.

natyrisht, kur hapin shtepite e tyre,  bejne te njejten gje,  ate qe kane ''pare dhe mesuar''. keshtu qe gjithcka behet e arsyeshme,  justifikueshme, normale.

si i thone atij llafit te mocem: i rrafin prej dashnise

ose nje e rrafur ste ben keq, dy te rrafura te bejne dem smiley

Degjova sot kaseten e Mel Gibsonit qe po i bertiste te shoqes.Gruaja e tij duke ja ditur pikat e dobeta e sulmonte po tek ato pika dhe ai duke mos e ditur qe po rregjistrohej bertiste ,kjo e fundit si engjell po fliste me ze te embel dhe e rrezgjistronte dhe me pas ja dha gjithe botes.Tani gjithe parimoret,gayt, lezbiket apo feministet jane hedhur ne gryke Mel Gibsonit.Ne kurthe te tilla bie kushdo burre apo grua dhe jo vetem Mel Gibsoni.Thuaji burrit qe tjetri eshte me i mire ne krevat dhe shiko se si do te ofendohet.Thuaji gruas qe je e shendoshe shiko se cfare do te te thote.Tani juve thoni qe te jene gjakftohte dhe burri ti thote ok grua meqe tjetri eshte me i mire ne krevat jhajde ndahemi dhe takohemi si miq.Po keshtu gruaja ti thote burrit ok burre i dashur meqe te tjerat jane me te mira hajde i futim nje divorc dhe te mbetemi si miq.

JETONI NE BOTEN REALE ME NJEMIJE HALLE DHE STRESE APO NE BOTEN ROZE TE HOLLIVUDIT?

Po keshtu kam pere njehere nje emision tek Oprah,me burra qe kishin rrahur grate dhe me grate qe ishin tani jo vetem qe nuk i kishin rrahur por ato habiteshin se si keta burra paskan rrahur me pare grate.Pra dhuna kunder gruas nuk ka nje aktor por ka dy.Nese njeri e teperon dhe tjetri nuk ka mundesi ti perballoje perdor mjete te dhunshme.

Me nje fjale,ndonese jam shume i ashper kunder dhunes fizike kundrejt me te dobetve,mos ka ndonje lidhje midis fjaleve te gruas dhe dhunes se burrit.Mos ndoshta keto jane fjale me helm dhe godasin atje ku dhemb(dhe gruaja e di sh mire kete) dhe pastaj habiten se si mund te te godase tjetri.Kete asnjera nga grate apo feministet e PPU apo ne bote nuk pranon ta komentoje.

Njesoj sikur nje mashkull te habitet perse nje tjeter e qellon se vetem nga motra e shau.Nuk duhej te qellonte,ta mbante veten se dhuna eshte primitive.Po nese e shan tjetrin nga motra cfare pret,te te perkedhele?

Para ca kohesh nje kosovar vrau a plagosi gruan me duket dhe ne nxituam ta quajme primitiv etj etj.Por qe te gjykosh drejt duhet te marresh te dyja anet dhe te degjosh te dyja palet.Pala tjeter tha se gruaja i kish thene qe femijet nuk kishte per ti pare me dhe ajo do te bridhte me ke te donte dhe ai do te paguante per femijen.Tani kur merrni informacionin e polte duket se zemerimi i tij nuk ka qene pa shkak,apo jo?Se ne fillim po dukej se ai qelloi se kishte qef..

Ok u kenaqet tani?Ja u zgjidhen tere problemet e botes,fajeso burrat dhe cdo gje shkon vaj.Grate jane te gjitha te pafajshme.Burrat e kane tere fajin.

 

Kur u ndane, aq ... s'eshte e thene per me shume.  

 Po mire mo Solid, edhe ai qe zemerohet se gjella eshte me e ngrohte se duhet, ne mendjen e tij i justifikuar eshte (po dhe ne mendjen e te tjereve qe s'tolerojne te tille shkelje ne perkujdesje smiley), ka vetem kufirin e durimit te ndryshem nga ai qe pershkrove ti.

p.s: kete per gjellen s'e them kot, para ca ditesh ndesha nje grua qe e kishte rrahur burri per kete arsye.

 

 

AI QE ZEMEROHET DHE RREH SE GJELLA ESHTE ME E NGROHTE SE DUHET ESHTE ABUZUES.

nUK ME DUKET SE 60% E SHQIPTAREVE SIC NA E THA DIKUSH ME SIPER STATISTIKEN E SAKTE,TE JENE TE KETIJ KALLEPI.2-3% PO POR JO 50-60%

Joooo s'rrahin te gjithe per gjellen, ka dhe nga ata (kjo ishte nje tjeter) qe rrahin se  u kaloi para televizorit nderkohe qe po shikonte ndeshjen.

 Nese ti hedh poshte qe ka arsye koti per te cilat rrihen grate, atehere i bie qe gjysma e grave shqiptare te jene zevzeke qe me qejf te madh helmojne me fjale burrin. Le aman se na bere te qajme me viktimat meshkuj.

Iris, pash Zotin mos i msho ... there has to be some limits to what na lexojne syte edhe ne virtualistan ... 

gjella e humb shijen kur ngrofet mbi temperaturen ideale...pak a shume si puna e veres pranej, ky rasti qe ke sjelle nuk perben prove dhune; ai robi ka pas te drejte qe i ka dhon dajak grus qe ta kish parasysh heres tjeter.

Seriozisht tani, ca prisni ju nga shoqeria shqiptare (shif Solidarnostin qe flet ca mendon, pa doreza). Nuk eshte thjesht ceshtje temperamenti mesdhetar a ballkanas; eshte pasoje e nji shoqerie te ndrydhme qe ka pa te kanuni te vetmin ligj dhe tradicionalisht ka injoru cdo ligj te perpunum qe i eshte diktu ne kundershtim me principin e ligjit arkaik. Edhe aplikimi i ligjit "modern" qe u vendos me Zogun e pas tij, e pati te veshtire sepse nuk gjeti as tradite shtetrore e as kulture qytetare. Po t'u shtosh ktyre edhe ngjarjet qe na kan shoqeru here pas here (nderrimin e shpeshte dhe historikisht me dhune te pushtetit), e kupton se dhuna te ne ka "inflitru" ne kodin tone gjenetik dhe do pasqyrohet ne familje, do apo nuk do.
Ajo qe ja vlen me pa eshte se si trajtohet dhuna me brezat e rinj, qysh ne kopesht e fillore; dmth a ka naj menyre me e adresu si fenomen qe heret para se me mor forma si kto qe shef te te rriturit

Faktikisht po te lexosh artikllat e gazetave smiley, me shume ka gra te keqtrajtuara nga burrat se sa burra te keqtrajtuar nga grate pervec nje rasti qe kam lexuar ku burri dhunohej nga gruaja. Te gjitha keto te verteta i vene kapakun statistikave te mesiperme, mos te hidherohen burrat se jo cdo burre rref dhe jo cdo grua do qe te rrifet smiley

po ndonje statistike per abuzimin e burrave mbi burrat do dali ketu...(?)

thjesht per te pare se sa perqind e burrave shqiptare rrahin vetem grate dhe sa perqind rrahin si burrat dhe grate, bashke(perfshire ketu edhe sojin e Klodit) smiley

Une mendoj qe ne mardheniet familiare duhet te bazohen ne dy postulate te rendesihme.

e para vlen per burrin me shume:

DHUNA NE FAMILJE ESHTE E PAJUSTIFIKUESHME.

 e dyta vlen me shume per gruan:

DURIMI KA NJE KUFI.

Nese te dyja palet i permbahen ketyre parimeve atehere nuk ka probleme.

Nese burri rreh se nuk ka gjellen e ngrohte,i pengon tv etj shkaqe idiote per mua eshte abuzues,por nese i fut nje shpulle gruas se e ka tradhetuar ,mendoj se nuk eshte abuzues.Kufiri midis justifikimit te dhunes apo shpulles per mua eshte ky:nese gruaja harxhon te tere kursimet e shtepise ne bizhuteri kur burri mezi i nxjerr paret,nese i le paret ne makina fati,nese e ngaterron me qellim kunder farefisit dhe miqve te tij apo e ul ne sy te tyre apo e tradheton burrin nje shpulle e ketij te fundit NUK ESHTE ABUZIM DHE EDHTE E JUSTIFIKUESHME NE RRETHANAT QE NDODH.THONI CFARE TE DONI POR NESE JU VJEN BURRI ME NJE TJETER A NUK DO TE BERTISTNIT JUVE GRATE DERI NE QIELL DHE DO TE THYENIT CTE GJENI PARA DHE NDOSHTA TE GJUANI BURRIN?PO TE KISHTE ORGANIZATA PER TE DREJTAT E BURRAVE KJO DO TE RREGJISTROHEJ SI DHUNE VERBALE DHE FIZIKE NDAJ BURRIT.

Keshtu jane dhe statistikat e organizatave OJQ.Per organizatat e grave /lesbikeve.feministe dy rastet e mesiperme jane dy raste dhune kunder grave.Prandaj nuk u besoj shifrave te tyre.

une jam i intrigum nga postulati II. Kush e cakton kufirin ktu?

A child praying:

Dear Father in heaven,
Look down from above;
Bless papa and mama,
And those whom I love.

May angels guard over
My slumbers, and when
The morning is breaking,
Awake me.

Amen. 

por nese i fut nje shpulle gruas se e ka tradhetuar ,mendoj se nuk eshte abuzues

Pse ka nevoj te harxhosh me kohe me nje grua te till!!!

ti nuk je shqiptar - kish me thon Solidarnosti

te flasim seriozisht, nqse puna shkon deri aty, shqiptar apo islandez, robi e humb cik aryen po kjo vlen per femren dhe mashkullin. Ky angry Tony ktu eshte 1 ne 1 milion po ne Shqipri robt po vrasin grun masi jane ndare me gjyq o vlla sepse ajo shef jeten e vet...sepse e shef si objekt qe e kishte ne pronesi

Ah, Meli, Meli! La grun me shtate kalamaj per nje rusinke... Ketu lahen te tera. smiley

S'e di, po te ky 30% shqiptar zor se shoh ndonje femer qe i sjell te shoqit te dashurin ne shtepi a ta degjeneroje ne sy te te tjereve. Pastaj, qe kur lojrat e fatit u frekuentokan rendshem nga graria atje?!

Nese dhe ato e mendojne vertet qe ky lloj komunikimi eshte i vlefshem, atehere civilizimi do na behet si ajo vija e horizontit...

kjo poshte psh, per mu nuk eshte dhune fizike po psikologjike. Pse?
Sepse i thu gruas: si te dush po dije mire se ka buke edhe vetem per 3 dite...(Ylli Bufi ka copyrights per ket). Ca do beje ajo e shkreta pastaj? ne kushte te depresion te modh psikologjik do detyrohet.

 ONE MOMENT WHILE PHOTO LOADS

 

 Shume cinike per te qene e bukur kjo foto. Ndoshta autori eshte frymezuar nga ajo shprehja e famshme e Shvejkut per kujat dhe grate!

ose realiteti ja kalon edhe batutave ne libra.

Shpresoj qe kjo te mos jete kap diku ne albani

 

Itali, kërcënonte gruan me motosharrë kapet shqiptari Itali, kërcënonte gruan me motosharrë kapet shqiptariSAVONA- Poshtë krevat mbante një motosharrë dhe shumë herë kishte kërcënuar ish gruan e tij ( e ndarë, por që jetonin në një shtëpi) duke I thënë “Të kishjte kujdes se do ta bënte copa- copa” . Një shqiptar punëtor në Itali është arrestuar nga policia italiane pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest. Ndërsa bashkëshortja është dërguar në një shtëpi për mbrotjen e grave të dhunuara.

Historia e dhunës ka vazhduar për gati dy vjet, deri më 23 qershor kur bashkëshortja, mamaja e dy fëmijëve, njëri 15 dhe tjetri 9 vjec, e terrorizuar ka shkuar në kuesturë për të denoncuar abuzimet dhe kërcënimet e ish bashkëshortit të saj. Pas verifikimeve ka rezultuar se burri me inicialet K.M, 48vjec ishte me precendentë penalë. Policia ka sekuestruar në banesë një thikë kuzhine si dhe motosharrën me të cilën kërcënonte bashkëshorten dhe e mbante në dhomën e gjumit.

Pas veprimeve proceduriale prokurorja Maria Chiara Paolucci ka kërkuar arrest me burg për keqtrajtim. Shqiptari ndodhet në qeli në pritje të merret në pyejte. Gruaja në dëshminë e saj ka treguar se “ishte e detyruar të jetonte me fëmijët e asj e mbyllur në dhomën e gjumit, pasi kishte frikë se do e vriste. Ai ishte xheloz dhe kujtonte se unë kisha një të dashur. Por nuk është e vërtetë. Mbante motosharrën poshtë krevatit dhe kisha frikë për vete dhe fëmijët e mi. Djalit më të madh i ati i kishte treguar se kishte edhe një pistoletë të fshehur në makinë. (balkanweb)

 Po mire, po te kesh parasysh postulatin e pare te Solidit, ky eshte i pafajshem dhune s'ka pasur,  motosharren e mbante aty vetem ne rast se gruaja e bente qe te kalonte kufirin e durimit.(shiko postulati II Solidit) Zakonisht kur nje burre dhe nje grua po flasin, burri e ka mendjen te shohe ne dhome verdalle çfare mjeti mund te perdore ne rast se gruaja ben gabim duke folur, ky s'donte te lodhej kaq.

Zakonisht kur nje burre dhe nje grua po flasin, burri e ka mendjen te shohe ne dhome verdalle çfare mjeti mund te perdore ne rast se gruaja ben gabim duke folur,

ja ke fut kot. e myt me grushta dhe shkelma.

ska nevoje fare per mjet.

Mire mi, ka dhe meshkuj qe i kane duart delikate, ose jane skilipec. Bat aj agrii qe s'eshte nevoje, eshte luks.

E ç'faj kane burrat qe perendia i beri kaq te ndryshem nga grate, saqe akoma s'ka lindur ndonje burre qe t'i njohe plotesisht grate,(nuk di se ne çfare pike njohjeje mund te kene arritur homoseksualet). Prandaj mbetet nje perralle naive  barazia mes burrit e gruas. Ne fund te fundit pse duhet te jene te barabarte, sepse hajde te behemi te gjithe burrra apo te behemi te gjithe gra, e ku eshte bukuria e jetes pastaj? Nje filozof ka thene se grate jane si fenom natyror, mund t'i ndalosh ne shperthimet e tyre te papritura aq sa ndalohet shiu te bjere. Nese botkuptimi fetar dhe filozofia qe permendem, qendrojne rrjedh se familja eshte ne rrezik sepse eshte si nje lloj burgu ku burri apo gruaja mund ta shtyjne vetem nese durojne. Nese ka burra me pervoja pozitive me grate, ne kuptimin qe s'kane grindje, keto pervoja do te ishin shpetim per shumicen e familjeve, sepse me sa shikojme burrat duan qetesi e grate adhurojne grindjen e keshtu lufta s'mund te shmanget. Tani me ushqimet e reja te prekura gjenetikisht, mbase jane krijuar edhe shume burra- gra, dhe gra-burra, por ne pergjithesi burri mbetet me serioz. Krishti me duket pat thene se mire eshte qe burrat mos te martohen, por nese nuk durojne dot pa nje grua le te martohen dhe te durojne pasojat. Kjo pune per te dy palet i bie te jete se : "me pelqen po s'me pelqen", domethene se s'ka llogjike tjeter ne martese perveç rritjes se femijeve. Ndersa historite me çifte te dashuruar deri ne vdekje shumices se burrave ja u shpif, dhe prandaj rrine ne prite me syte kater sa here kalon nje femer e bukur.

Barazia midis burrit dhe gruas nuk ka te beje me ngjashmerine e tyre, por me mundesite e barabarta pavaresisht seksit te tyre dhe ndryshimeve te tjera trupore. Grate qe luftojne per barazi me burrat nuk luftojne te behen si burra, por luftojne te kene te drejten per te folur, per te zgjedhur, per te punuar, per te jetuar ashtu sic deshiron dhe jo ashtu sic deshirojne burrat e familjes; babai, vellai apo bashkeshorti. Dhuna ndaj grave ne Shqiperi me shume se dhune ndaj grave si kategori eshte shtojce e dhunes qe behet ne pergjithesi ne shoqerine shqiptare, e cila fillon qe ne femijeri ose ne ambiente te ndryshme: kopshte, shkolla dhe mjedise te tjera. Shkaqet jane nga me te ndryshmet, por me shume se faktore ekonomike, shkaqet jane kulturore. Dhuna ne familje ne Shqiperi, megjithese nuk di te kete ndonje studim per kete, duhet te jete nje fenomen qe prek si te varferit ashtu dhe te pasurit. dmth qe rrjedh nga mentaliteti maskilist dhe patriarkaliteti qe mund te zbulohen nga veshtiresite ekonomike apo abuzimi me alkoolin etj etj.

Dakort me ty por edhe denimet te jene te barabarta apo jo?

Me kujtohet para nja 2-3 vjetesh nje grua shtypi burrin e saj para syve te vajzes me dashje ne nje parking ,se ai do te ndahej dhe donte nje tjeter.Monda besoj se e di kete rast ndodhi ne Teksas.Pasi e shtypi njehere (cdo gje ishte ne camera)  ju fut edhe 2-3 here te tjera dhe e beri si pete lakrori.

Tani u hodhen te gjithe shoqatat e grave dhe analizonin shkaqet se perse e beri ajo kete etj etj dhe ne fund arrinin ne perfundimnin se gruaja ishte nje viktime.Kete bene dhe opinionberesit pro grave ne tv.Ne fund ajo u denua 20 vjet por del pas 10 vjetesh nese sillet mire.

Tani imagjino nje burre te beje te njejten gje.Dmth te shohe gruan e tij ne parking dhe ti futet me makine dhe ta beje pete ne sy te goces se tyre..Jo vetem shkaqe perse e beri nuk do te kerkoheshin,por te njejta shoqata te grave/lezbikeve/feministe do te kerkonin varjen ne litar te monstres.Tere opinioni do te ngrihej dhe do te denonte kete baba te pandergjegjshem qe vret para femijes se tij.Apo jo?Dhe burri do te denohej me burgim te perjetshem dhe po te kishte denim me vdekje do ta merrte dhe ate.

Dy raste te njejta do te jepnin dy denime te ndryshme.Kjo quhet barazi?

Une mendoj se ligji apo edhe opinioni favorizon gruan nderkohe qe duhej te ishte i barabarte per te dy gjinite.

Une nuk do jystifikoj aktin e asaj gruas, qe gjithesesi u denua me 20 vjet dhe jo se del per 10 nese sillet mire, por eshte para bordit te parole ne 10 vjet.  

Kjo ka te beje me sistemin e drejtesise ne US, i njejti sistem qe perdhunuesit e dhunuesit mesatarisht rrine pak ne burg.  I njejti sistem qe lejon nepermjet "carjeve" te sistemit dhe avokatise riperseritje te akteve te pedofilise nga i njejti person.  Dhe kemi degjuar e lexuar jo pak. 

Keshtu qe denimet per te cilat po flet ti, shume here varen nga a damn good lawyer apo ordinary lawyer.  

C'lidhje ka me temen ne fjale? 

...C'lidhje ka me temen ne fjale? ...

E kam thene me siper Monda qe te drejta te barabarta nenkuptojne dhe denime apo pergjegjesi te barabarta.

Se dyti nuk po diskutoj se sa vjet u denua ajo gruaja thjesht dua te them reagimin e opinionberesve dhe organizatave feministe.Komplet ne anen e gruas pa asnje simpati per viktimen qe ne fund te fundit nuk ishta as pedofil por thjesht nje njeri qe u dashurua me nje tjeter dhe do te ndahej nga gruaja.Gje qe une nuk e perkrah por ja qe ndodh dhe nuk eshte e thene te denohesh me vdekje apo te shtypesh me makine para vajzes.

Nese te njejten gje do te kishte bere nje burre pra ta kish bere gruan pete para femijes,do ta quanin moster apo jo?Ku eshte barazia ketu?Per mua ky akt ka qene i gabuar pavaresisht se e ka kryer nje burre apo nje grua.Keshtu duhet te thuhet ne opinion dhe jo me simpati per gruan dhe me antipati per burrin kur keryejne te njejtin akt kriminal.

Barazia do te thote te drejta te barabarta por edhe pergjegjesi dhe denime te barabarta.

...qe gjithesesi u denua me 20 vjet dhe jo se del per 10 nese sillet mire, por eshte para bordit te parole ne 10 vjet. ...

Qe tani ka filluar te thuhet ne tv se ajo po sillet mire ne burg,keshtu qe dalja para bordit te parole do te jete nje formalitet.

C'lidhje ka me temen?  Ne Shqiperi ke nje perqindje te larte nga te dyja gjinite qe thone qe dhuna eshte e jystifikueshme.  Ne kete perqindje hyn dhe ti me ate dimensionin e durimit.  Keto rastet ne US s'kane lidhje me temen.  Keshtu qe kapercimin dege me dege ketu jo qe s'e kuptoj, por as e honeps.  

Replika e fundit.  Lutja eshte me lart.  Degezim te mbare.  

Po si ka mundesi qe gruaja dhe burri te kene te drejta te barabarta? Atehere i bie qe te shpikin metoda qe femijet te mos i lindin me grate por edhe burrat. Deshira e gruas per t'u burrezuar nuk mund te fshihet me fjalet se ndryshimet trupore nuk sjellin si rrjedhoje dhe ndryshime ne te drejta, ndryshime qe nuk ka pse te shikohen si padrejtesi por si ndarje detyrash. Qe bota eshte e bukur keshtu si e ka bere zoti eshte nje mendim, por grate perpiqen ta sfidojne ne drejtimin e gabuar duke trashur zerin. Ndersa e drejta per "mundesi te barabarta" e hapur eshte, eshte edhe çeshtje force, nuk zgjidhet me ankesa : me duket se askush nuk i pengon grate sot te bejne operacione e te kthehen ne burra. Tani mendohet se edhe ndeshjet e futbollit do te kene lojtare femra qe do te luajne bashke me burrat, dakort po  e arritet edhe une do te pajtohem. Qofte e larget ajo dite.

Meqe i bere burrat shqiptare te dhunshem dhe te pagdhendur atehere mos e zgjasni shume por martohuni me te huaj.

Po uroj qe te martoheni me ndonje Irlandez qe t'ja u beje 8 me 2 tju vije cdo nate i dehur dhe tju shtroje ne dru dhe te mos i denoje njeri,se si vendalinj irlandezet edhe policat i kane shoke.Apo tju bjere  ndonje zezak apo meskikan dhe ta shihni se sa mire do tju trajtojne.Apo ndonje italian...

Dhe kur te shihni se te tjeret jane me te keq se shqiptaret por ne aparence duken me engjej,do te shihni qe jeni ankuar kot nga shqiptaret.

Dikush me siper thote se shqiptaret behen si pula jashte.Pjeserisht eshte e vertete,sepse je ne vend te huaj dhe deri sa te ndihesh si ne shtepine tende do te kalojne 2 gjenerata.Edhe shqiptaret e rretheve kur vinin ne Tirane rrinin si pula apo jo?dhe ju dukej sikur ligji zbatohej me mire se ne vendet e tyre por nuk ka qene ashtu.Keshtu eshte dhe me shqiptaret jashte shtetit dhe eshte instikt njerezor dhe jo tipik shqiptar.

E kam fjalen se ketu duket sikur zbatohet ligji (sic ju dukej shqiptareve te rretheve kur vinin ne Tirane,por nuk e dinin qe pislleqet e Turanes ja u kalonin te gjitha rretheve te marra se bashku) por nuk eshte aq e vertete.Ne lagjet e zezakeve psh nuk arreston njeri zezake per rrahje grash,apo ne lagjet e irlandezeve dhe grekeve nuk arrestohen irlandeze apo greke pasi policat ka shume mundesi qe te jene shoke feminije me banoret e lagjeve.Nje zezak nese hyn ne nje klub irlandez nuk i sherbehet dhe per kete nuk e fut njeri ne burg pronarin irlandez,pavaresisht se ligji e thote ndryshe.Keto i kam pare vete me syte e mij.Po keshtu ne baret e zezakeve nuk te sherbejne nese je i bardhe dhe i pashoqeruar me ndonje zezak.

Pra kjo shoqeri qe idealizoni juve kur i ben keto,mendoni qe te jete po aq serioze ne te drejtat e grave?

Ngado qe ta vertisni Shqiperia dhe shqiptaret jane zgjidhja me e mire.

Nisur nga ky postimi ketu, te lexova ca me lart dhe thashe shyqyr per gjithe ata meshkuj shqiptare qe flasin e mendojne ndryshe nga ti (se kur e nis qe ne teori keshtu, imagjinoje c'vjen pas 10-15 vjet martese) e shyqyr per ata irlandeze si burri i shoqes sime, i cili i thote, te lutem mos m'i hekuros kemishet e mia se s'jam invalid dhe as kam nevoje per sherbetore. Po zotrote te uroj me zemer nje grua qe mos te thote kurre fjalen e gabuar derisa vdekja t'ju ndaje.

Sa per grate shqiptare, them se duhet t'i therrasin mendjes nje ore e me pare, e te dale prej tyre nje brez revolucionar qe ta thyeje kete cikel kaq te stergjate dhune duke i edukuar djemte e tyre te sillen njerezisht me grate e veta.

Ekzekuton të dashurin, nuk e linte të fejohej

» Dërguar më: 14/07/2010 - 13:45   

BURREL -Një lidhje jashtëmartesore i ka kushtuar jetën një 40-vjeçari nga Mati. Flamur Bruka, baba i katër fëmijëve, është qëlluar me plumb në kokë nga ish-e dashura e tij, e cila ka përfunduar në pranga. Viktima ka mundur të largohet vetëm 100 metra larg banesës së vrasëses, ndërsa ka dhënë shpirt në pyll. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Dibrës, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Baz të rrethit të Matit. Pas kryerjes së hetimeve paraprake, forcat e Komisariatit të Burrelit kanë vënë në pranga 27-vjeçaren Fatbardha Gjoni, e cila akuzohet për "vrasje me dashje" dhe "armëmbajtje pa leje". Ndërkohë, nëna e të dyshuarës si autore krimi, Mara Gjoni dje deklaroi për "Gazeta Shqiptare" se "Bruka e kishte hak plumbin. Vajza ia ka bërë mirë, pasi i vardisej prej kohësh. Ne jemi me origjinë nga Mirdita dhe të tilla gjëra nuk mund t'i falim".
NGJARJA
Burime të besueshme nga Prokuroria e Burrelit, pohojnë se prej 4 vitesh Flamur Bruka kishte lidhje sentimentale me Fatbardha Gjonin. Sipas ekspertëve të akuzës, e reja i kishte kërkuar babait të katër fëmijëve që të ndërpriste lidhjen me të, pasi do të fejohej me një person tjetër. Kërkesa e bërë nga vajza e ka indinjuar Brukën, i cili edhe pse i martuar dhe me fëmijë, ka filluar t'i bëjë presion 27-vjeçares. Konfliktet mes tyre çuan deri në vrasje. Mësohet se mëngjesin e djeshëm, 40-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e familjes Gjoni. Në banesë ndodhej vetëm Fatbardha, pasi nëna dhe vëllai i kësaj të fundit kishin shkuar për të bërë pazar në qytetin e Burrelit. Sipas policisë lokale, Flamur Bruka, i armatosur me automatik, është ulur në verandën e banesës së familjes Gjoni dhe i ka kërkuar vajzës që donte që t'i bënte një kafe para se të bisedonin. Ndërsa është "rehatuar" në karrige, 27-vjeçarja ka dalë nga ambientet e shtëpisë së saj me kallash dhe ka qëlluar me 20 plumba në drejtim të Brukës. I tmerruar, ky i fundit është munduar të largohet, por njëri prej plumbave e ka marrë në kokë. I plagosur rëndë, 40-vjeçari ka mundur të ecë për rreth 100 metra. Trupi i pajetë i tij u gjet nga banorë të zonës, në pyllin e fshatit. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" shefi i Komisariatit të Policisë së Burrelit, Flamur Muka, dje tregoi se si e gjetën të vrarë 40-vjeçarin.
Kush ju sinjalizoi për vrasjen e Flamur Brukës?
Rreth orës 8:00, banorë të zonës sinjalizuan përmes telefonit në komisariat se kishin gjetur në pyllin e fshatit Baz një kufomë. Ne shkuam menjëherë në vendngjarje dhe bëmë identifikimin e viktimës, i cili ishte Flamur Bruka.
Me sa plumba ishte qëlluar 40-vjeçari?
Pasi bëmë kqyrjen e vendit të ngjarjes, gjetëm 20 gëzhoja plumbash automatiku. Konstatuam se Bruka kishte marrë vetëm një plumb në kokë, por që i shkaktoi vdekjen.
Pas ngjarjes ju ndaluat Fatbardha Gjonin. Cili ishte motivi i krimit?
E dyshuara e vetme për vrasjen e babait të 4 fëmijëve është vajza e familjes Gjoni. Krimi ndodhi për motive të dobëta.

Tani kjo vajza do te marre nje denim qersharak 10 vjet burg besoj ndersa po te ishte burri te vriste nje grua te martuar qe e kishte te dashur,do te merrte burgim te perjetshem.

Barzai?Gjykojeni vete se mua nuk me duket barazi gjinore.

Sipas policisë lokale, Flamur Bruka, i armatosur me automatik, është ulur në verandën e banesës së familjes Gjoni dhe i ka kërkuar vajzës që donte që t'i bënte një kafe para se të bisedonin.

E c'ka per te gjykuar ketu?!

Me automatik i shkoi, me automatik e priti. Me barazi se kaq!

Ju duhet te keni me te vertete probleme me grate zoteri.

Le te themi edhe qe kjo eshte fraza me neutrale qe mund t'ju drejtoj. Per te tjerat do t'me denonin me nga dhjete vjet e lart.

Hahahahaha!

Po te kisha probleme me femrat do te beja te kunderten.Dmth do te tregohesha i kuptuar per dhunen ndaj tyre, do te isha ne anen e tyre sic bejne shume burra ketu ne PPU qe pasi fikin pc ja nxjerrin streset gruas,se skane cte bejne.

Por une po flas nje te vertete.Nese nuk ju vjen mire juve atehere me vjen keq.

Gjithe njerezit me mend qe nga Solomoni dhe deri tek profetet e fundit kur kane arritur ne perfundime  dhe kane dhene vendime, kane degjuar te pakten dy palet qe kane dhene argumentat e tyre.

Ketu po degjohet vetem nje pale dhe prandaj arrihet ne statistika te fryra dhe ne perfundime te nxituara.Ky eshte thelbi i komenteve te mija.

PNUD nuk mund te jape statistika te qarta dhe te sakta persa kohe degjon vetem grate pra nje pale,dhe jo te dy palet.KAQ THJESHT DHE SHKURT.

Juve vazhdoni si vuvuzelat qe te na mbushni mendjen qe jo vetem qe statistikat e PNUD jane te sakta por jane te zvogeluara ne krahasim me realitetin.Cjane keto budallalleqe?Nese PNUD do te raportoje me pak apo numurin e sakte te grave te dhunuara jam i sigurte qe do te mbeteshin pa pune keshtu qe midis PNUD dhe statistikave ka nje konflikt interesi.

E verteta gjendet vetem ne polici,ku policia pasi ka marre denoncimin dhe ka verifikuar faktet i ka vene prangat garipit burre dhe e ka denuar apo e ka mbajtur ne ne shenim.Kjo eshte fakt dhe statistike dhe jo llafet dhe "faktet" e njeanshme te PNUD apo organizatave fenimiste.

Po PNUD dhe juve qe nxitoni te besoni cdo fjale te grave a e ka menduar qe mund te kete gra genjeshtare dhe hilacake?Qe e bejne kete vetem per te marre copen e pasurise se burrave apo thjesht per ta hequr burrin qafe?Se mesa kam degjuar ka raste jo te pakta qe gruaja ka genjyer.Nese nuk del se sa % e grave jane hilacake dhe genjeshtare,nuk mund te thuash me kopetence se 30 apo 50% e femrave ne Shqiperi dhunohen.

Me thoni ku e kam gabimin ne kete replike dhe mos arrini ne perfundime pa me njohur.

Ti vajzes tende do i thoje: mos i ngri nervat burrit se ndryshe e ke hak drurin?

Jo,jo Iris!

Do ti thoja respektoje burrin se eshte shoku i jetes.

Respekti nuk eshte nenshtrim. Nese ai nuk te respekton gjej perse dhe merr masat sipas situates fut ketu dhe divorcin apo denoncimin ne polici.

Duket qe nga mungesa e hapesires pas shenjave te pikesimit fakti qe ju keni nje problem te pazgjidhur me femrat. Germat e medha dhe perdorimi i adjektivit "hilacake" po ashtu. Mos u nxehni! Ne ju duam.

Fole shqip adjektiv eshte mbiemer.

Nuk kam asnje problem me femrat,por kur raportohet dicka thjesht verifikoje para se ta raportosh. Ndryshe ka rrezik qe te genjesh. Per mendimin tim PNUD nuk i verofikon faktet por mjaftohet me fjalen e gruas. Kete quan fakt ti? Qe e thote njera pale dhe nuk verifikohet?

Nuk kam kohe te merrem me ty, se ty te eshte mbushur mendja qe grate duhen burrerruar qe te quhen te barabarta. Kur mendoni qe burrat kane shume te drejta dhe aspak pergjegjesi ne familje, perse nuk ben nje operacion te nderrosh seksin (sic e sugjeroi dikush me siper) dhe do ta shohesh qe nuk eshte aq gallate te jesh burre ne familje.

 

Ndërkohë... 70% e atyre të padhunuarava ënderrojnë ditën kur të kenë mundësi të (për)dhunohen smiley

 Kush te rreh, te do me shume. Rrahja eshte si koha e keqe jashte, me shi, e me debore,  dhe ku mbas saj,futesh ne shtepi dhe mer nje zjarr aq te ngohte, sa cdo gje harrohet. E ku ka me bukur se keshtu! smiley

juve qe nxitoni te besoni cdo fjale te grave a e ka menduar qe mund te kete gra genjeshtare dhe hilacake?Qe e bejne kete vetem per te marre copen e pasurise se burrave apo thjesht per ta hequr burrin qafe?

oh cna the. leje leje, se u thyen ne mes nga pasuria burrat shqiptare.

se dhe ato qe kane, lere mos e pyet, me letra e me qitape i kane e ?

apo i kane te deklaruara ne emer te vet e ?

dhe pas marteses e ?

c'na the , c'na the.

Jam i cike kurioze nese ka statistika, sa % e familjeve shqiptare, ne realitet familje te verteta me burre, gru, kalamaj dhe strehe te perbashket, jane dhe ligjerisht te tilla, pra ku burri dhe gruja kane bere martesen civile.

 

 

Asnjehere s'i kam kuptuar meshkujt qe urrejne apo dhunojne femrat.

Nuk arrij te kuptoj se si e zgjidhin konfliktin e brendshem qe lind midis ndjenjes se urrejtjes ndaj grave ne pergjithesi dhe dashurise per nenen nga ana tjeter.

ciles dashuri mor

kta rrafin dhe nenen e vet dhe se kane hic per gje.

 

smiley

rrnofsh.

1. e lexova nen-ndergjegjesisht me c me krrabe.

 

2. ca tituj anash te papare smiley

asi cik fare

qe meshkujt shqiptare vejne nenen para nuses kjo dihet dhe eshte shkak i prishjes apo i keqfunksionimit te shume e shume martesave

por keta qe se kane per gje me ja rras me grusht nuses, me ckam pa e ckam degju une, jane gati tja veshin dhe nenes. thjesht nena, si nene qe eshte dhe me zemer me te madhe, i hap rruge me shume se e ka evlatin e vet.

plus konflikti me nenen nuk arrin ne ato pika pasi zakonisht nena eshte per vete nje grua e dhunuar nga burri i vet, e cila i hap rruge te birit , dhe e lejon te sillet njeelloj si baba i vet me grune.

dardha nen dardhe bie.

jo me kot, qemoti pyesnin per familjen me shume se per syte e bukur apo llogarine bankare

and by the way, i hate that song smiley

E para me eshte nena

e dyta moj me je ti

te dyja te mira ini

gjith bota ju ka zili

Keshtu thote vjersha  per nusen dhe mamin  ....biles edhe me melodi po s'mujtem me ta kenue smiley se e ka bastardu ajo melodia turkoshake duke e shndrru nga melodi qytettare ne melodi ahengesh me cingije .

Dhuna eshte atribut i me te fortit Fizikisht . Shume infermiere jane ku e ku me te forte se burrat e semure smiley .

A shume komplekse mi mami Ruzhdia ! Nuk a aq e kollajte !

Po ata qe rrafin edhe nenat jane halabak fare.

E kisha fjalen psh. per tipat qe nga nje ane thone "gocat jane ashtu... gocat jane keshtu..." dhe nga ana tjeter kur shkojne ne shtepi i respektojne nenat e tyre.

Kam njohur shume tipa te tille dhe kur gjate bisedave iu kujtoja: "Hej po prit se edhe nena jote eshte femer. Dmth. edhe ajo eshte kurve. Rrjedhimisht i bie qe ti te jesh bir kurve."

Ne kete pike... rrinin si guake. S'dinin ca te thonin.

tashi olso, fjala kurve nuk eshte fjale me konotacion aq negativ sa mos ta perdoresh fare..na e nxorre fare nga qarkullimi..nqs do te ishte ende aq e ulet, atehere do te thote se nuk na eshte emancipuar shoqeria..

..

Po ti tashi e di shume mire se ne ca konteksti perdoret e se si perdoret ajo fjale ne Shqiperi.

Dhe pikerisht qe aty fillojne problemet. Qe aty hidhet fara e pabarazise dhe e dhunes verbale qe nqs. gjen terren pjellor, tranformohet ne dhune fizike.

dakort jam me ty qe ka peshen e tij dhe ky kontekst..por ne nje fare menyre me duket se shkaqet e pabarazise ne shqiperi ndodhen te vete femra, te pamundesia e saj per ta marre barazine seriozisht, dhe te shoqeria ne teresi dhe kriza e vlerave, ndaj them qe duke ua hedhur gjithe fajin seksit te kundert nuk dalim hicgjekundi. Ende jemi te viktimizuar si shoqeri..

nejse mo mos e merr shume seriozisht komentin tim

Shiko, une kam nje te keqe qe i marr shume seriozisht bisedat ketu tek Peshku dhe i coj deri ne fund. smiley

por ne nje fare menyre me duket se shkaqet e pabarazise ne shqiperi ndodhen te vete femra, te pamundesia e saj per ta marre barazine seriozisht

Kjo nuk ka kuptim. Pse?

Ja nje shembull:

Konsidero psh. nje person qe rrembehet dhe mbahet peng. Burgoset.

Tani, praktikisht, ti po thu... Nuk eshte faji i pengmarresit. Eshte faji i viktimes qe nuk arratiset nga burgu.

per ti qendru krahasimit mua me duket se femra shqiptare nuk ben perpjekje serioze per te dal nga ky burg abstrakt, eshte institucionalizuar me burgun...ndoshta dhe  nuk eshte e vertete...

Qe nje pjese e femrave shqiptare vuan nga "sindroma e Stokholmit", kjo as diskutohet, por kjo, thjesht, e ben me te trishte situaten dhe rendon akoma me teper rolin negativ te pengmarresit, burrit.

Inisiative e mire kjo e ministrit. Dhuna asht dobesi psiçike, ngado qe te vijne. Mungesa e arsimit, dhe e zhvillimit, apo semundejt psikologjike, pulsionet e pa kanalizume, arsyet jane te ndryshme.

E vetmja zgjidhje per rastet pa shprese sherimit, me duket se mbetet padija ne polici. Veper penale, denim, e hajt shndet.

olsib,albano rruzhdie iris!

Problemi u zgjidh! Burrat jane fajtore per gjithshka. Dhe sidomos burrat shqiptare jane me te keqinjte ne bote. Pine , Nuk kane asnje lek sipas rruzhdijes(ndersa ne tema te tjara dalin qe jane te pasur) shkojne me gra te tjera, rrahin grate cdo dite per qef, rrahin nenat e tyre per qef, jane te pagdhendur, nuk dine te bejne dhurata etj etj.  Oh me fal jemi dhe homofobe te medhenj! Nuk ka me keq se shqiptaret. Sic duhet Fishta ka pasur parasysh njerez si ju qe ka thene shprehjen e famshme qe nuk eshte shqiptar. Do te doja tju kujtoja qe ne kete pergjithesim qe beni ne cdo koment futeni vete burrat baballaret apo vellezerit dhe te afermit tuaj,se helbete dhe ata burra shqiptare jane dhe i kane te gjitha te keqijat qe permenda me siper. Pastaj kemi dhe OJQ e grave dhe PNUD qe ti thote te vertetat nje per nje.

Une mendimin tim e kam dhene edhe me siper. Burrat shqiptare nuk jane as me mire dhe as me keq se te tjeret,ndersa faktet qe marrin cdo dite nga PNUD apo OQJ e grave jane komplet te njeanshme dhe te paverifikueshme dhe si te tilla nuk quhen fakte por thashetheme.

Tani flini te qete, deri sa te dale ndonje teme tjeter.

Sol, jam dakort se mund te kete burra qe grate ua bin ngusht apo ua nxijne jeten, por nqse flasim per fenomenin nga ana sasore, asht ma i perhapun tek grate e keqtrajtueme. Pakica nuk duhet ta mshehin shumicen, per me e kthye fenomenin ne krah te kundert.

Dihet historikisht se grate shqiptare jane keqtrajtue dhe kane punue si kafshe, dhe shumica e burrave kane ndej nen hije. Mjafton me lexue shkrimet e Lord Bajronit... Kjo s'do te thote se nuk ka gra zevzeke qe ua bin burrave ngusht dhe se nuk ka burra te keqtrajtuem, e ne kete pikpamje keqtrajtimi duhet te denohet ngado qe te vije. Nuk e di pse, kam mendimin se ne jug e bajne ligjin grate, dhe ne veri burrat, por âsht thjesht nuhatje dhe mund t'a kem gabim.

Por gjithesesi, nqse bazohena ne efektin e mases nuk mund te permbysim konstatimin qe shumica e popullsise se keqtrajtueme jane femnat. Nqse hyme ne detaje, ka aq eksperiance te ndryshme, sa ka njerez te ndryshem !

Apo juve akoma flisni me kohen e Lord Bajronit dhe Cajupit?Se sic duket atje ju ka mbetur ora dhe me ate mentalitet e gjykoni realitetin e sotem.

Sot jetojme ne nje bote tjeter dhe ligjet kane ndryshuar shume.Edhe ne ate kohe grate nuk vishnin pantallona apo pinin cigare.Sot mesa shoh ne Tirane,nuk ka grua qe nuk pi cigare.

Sot jane kohe te tjera dhe ligjet jane te ndryshem.Martohesh me tjetren qe nuk ka nje lek ne xhep, dhe sa ndahesh te merr gjysmen e pasurise qe kane vene ti dhe paraardhesit e tu.Paguan per qefet e femres edhe pasi ndahesh me alemoni dhe gjoba te ndryshme dhe nese merr ne tel dhe i kerkon llogari qe te kete me shume kudes per femijet,te merr policine dhe thote me kercenoi.

Plus qe e aborton femijen po te doje dhe nuk i thote fare partnerit dhe nese burri do qe femije te mos abortohet,nuk e pyet njeri se gruaja eshte ajo qe vendos.

Keto jane ligjet qe jane vene ne Perendim dhe u aporovuan edhe ne Shqiperi.Nuk e di se ku eshte respektuar barazia e burrit me gruan,kur u aporovuan keto ligje.Se mua me duket qe favorizojne 100% gruan.Dhe natyrisht ligje te tilla bejne qe burri te ndihet ,i mashtruar dhe ndodh femomeni snap.

 

Kur ne te gjithe historine, gruja shqitptare asht pershkru si kafsh (le te shohim edhe Edit Durham) sa vite ka kjo bota "tjeter" ? Sa vjet ka ? Aman !!!!

Shpresoj qe ligjet te mos te jene te hartuem ne baze te perkatesise se gjinise seksuale, dhe te aplikohen njesoj si burrit, si grus. Perndryshe jane ligje diskriminuese ne baze te gjinise, dhe ne ket rast mendoj se dhunojne Kushtetuten dhe te Konventen e te Drejtave te Njeriut.

Ngado qe ta vertisni Shqiperia dhe shqiptaret jane zgjidhja me e mire.

Kujtoja se flisje nga Amerika ti :rolleyes:

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).