
Shine on Oranje Moon in June … and into July.
Dikush, kishte përmendur një herë se tifozllëku për skuadrën e vet, i ngjante një lidhjeje dashurie. I ka rënë në shenjë krahasimit, se përndryshe nuk do më gjenin këto ditë para ndeshjes në një situate të tillë, ku po ndjej flutura në bark, nuk po kuptoj nëse ankthi bren kohën, apo koha ankthin, një herë shpresoj se dua të kalojnë shpejt këto ditë, dhe do t’i bindesha fatit të çdo rezultati, një herë tjetër mendoj se nuk dua të jem aty, do doja të ngelesha këtu, në situatën e një pritjeje të përjetshme. Pastaj më kapin ethet, të dridhurat, çfarë do të bëhet sikur ajo përsëri të mohojë dashurinë time të përjetshme për të, të bëhet zemërgur dhe të më dënojë përsëri në ankth, lotë pa shpresë…
Kam dyshime për gjithçka, vetëm që e dua me gjithë shpirt, jo.
Që Hollanda është dashuri, u mor vesh, besoj. Po që është dashuri me shikim të parë e dini? Që kur i pashë atëherë, viti 88’, në atë fanellën e ndritshme të bërë si me rreze dielli, e vendosur mbi trupin e disa lojtarëve që pa bërë diçka magjike me topin, nuk donin kurrsesi ta fusnin në rrjetë. Që atëherë, kur mosha të lejonte akoma të mahniteshe me gjithçka… si të ishte ajo fanella e portokalltë, apo buzët e kuqe të asaj gocës që fati, tha, bëri të dukeshin më të kuqe se të çdo goce tjetër.
Si ato netë që humbisnin duke ëndërruar të nesërmen, atëherë kur do ta shihja prapë…
Hollanda është dashuri sublime, platonike... kokëkrrisur, ashtu si mënyra që luajnë. Është dashuri pa matematikë fare… si ato shumë të pafajshme dhe fëminore, ku nuk llogarit çfarë pune i bën i jati gocës, as sa lekë (kupa

) ka në bankë.
Hollanda është nga ato lloj dashurish, ku e vetmja gjë që do me të vërtetë, është puthja e parë…
Nëse do të bëhej libër, do të ishte “Dashuria në kohën e kolerës”… po bëhen afërsisht 40 vjet. Që atëherë kur nga njëri det në tjetrin det, çunat e portokallinjtë në futboll, ishin mbretërit vetë – pa kurorë.
Nëse do i vihej kurora ndonjëherë, do të ishte çmim i merituar më parë, futbolli më shumë do i jepte çmim vetes, sesa Oranjeve. Megjithëse …edhe Hëna e portokalltë, do dukej më bukur nëse do shihej e plotë.
***
p.s Trop, e plotësova premtimin, megjithëse pak kësaj që shkrujta, deri edhe fytyra më është bërë si portokall.


15 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
uhhh, melodrame sensuale, e portokllinjte dhe e telenovlete
prit shkrimin tim per Gjermanine, se kam ca dite qe po e rrotulloj neper mend
, jo per gje po ka zot dhe Gjermania, nuk eshte jetime... 
p.s.
mos i merr seriozisht
p.s1
pesa e pare e imja
Van Persie ne fushe qe ne minuten e pare
hhahaha jul, duket qe e ke shkruar me dashuri se nuk ke stilin e zakonshem shpueso-zjarrvenes. s'mund t'i gjeje dashurise tende fytyre me te bukur se ajo e henes. uroj me te miren per ciftin tuaj
për vajolinë dhe orkestër
Admine, pleaseee, neser qe luan skuadra ime me rezervoni te drejten te publikoj nje shkrim per Gjermanine ?
kush eshte tuj e lexu aman
emocionalitet i teprum
nejse
inshalla inshalla fiton partakalli :D
poshte jevgjit
kurse ti flo, mprefe lapsin
do fitojme
ruzhdije, e mpreha shpaten edhe nje here per situaten, mu nen hunde te armikut e shkrova, :P me njemije spiune verdalle, ua dergova admineve, e kam te papublikuar, mi rakomando, preki adminet ne seder qe te ma publikojne
do e kisha shkruar me mire po te isha e perqendruar, po ec moo... c'ti bej edhe do punojme here pas here
Hej se e kisha harru kët rrëfimin tim fare. Mbase... pak melodramatik por të sinqertë.
Flo, ju uroj fat nesër. Dhe po pres ça perlash do nxjerrësh për gjermenët.
Trop..
Tani që kalum në gjysfinale e? I will burn down the house!!!!
... deri edhe çakmakun e kam ngjyrë oranje.
akvll, rouge
.
rouge e ke vetë.
parashikimi im: finale Gjermani-Hollandë, fitojnë gjermanët e natyralizum.
Po rouge, është Rruzhdija moj. Ishte një përpjekje për tia de-katunarizu nickun.
sorry se sta kisha pa më parë komentin.
Urime per shkrimin.. Emocionet ndaj skuadres orange jane te forta pasi nuk jane konusmuar me shume fitore trofesh..Me fitore ishalla www.youtube.com/watch
O punto nero, punto nero,
c'i bere brazilit more fabio nero
Mimrengjes J ! Urime per fitoren.
Fituat vetem se brazili nuk permbajti dot nervat
Shkrimin tim ? E kane ne dore adminet me Penar "ogurziun" ne krye
Deshta me ju ba me dije se "Oranje moon" e kam vjedh dhe e kam postu ke fcb-ja eme.Se di a rregulloj dot reputacionin tem mas ksaj,por gjithsesi tash jam hajdut pak ma i nershem...
ja e bere dhe ti nje "outing" o mustakuq
outing- term i perdour dendur se fundmi ne kete fshatin tone te madh
Jo mo Pjetro s'ka gjë. Për të qënë më trendy... na jep një feedback komentesh si e kanë pritur?
Është gati FB për të pranu oranje love apo jo?