Zyrtarë dhe ish-zyrtarë të administratës shtetërore, në sistemin e bujqësisë, kanë dalë shumë të fituar nga vendimi i Këshillit të Ministrave për të shitur automjetet shtetërore. Ministria e Bujqësisë njoftoi se ka përfunduar fazën e ankandit për shitjen e 39 makinave të saj, ku, si blerës figurojnë edhe emra të njohur.

Ish-ministrit Jemin Gjana nuk i “ndahet zemra” nga automjetet e ministrisë, që ka drejtuar për katër vjet. Ai ka marrë pjesë në tender dhe ka fituar një fuoristradë ‘Tojota’ vetëm për 1.100 euro. 
Po kështu, emra të tjerë të njohur në administratën bujqësore, të cilët kanë blerë lirë makinat e përdorura të dikasterit apo të drejtorive rajonale janë Rifat Mulaj, drejtor i Drejtorisë Bujqësore të Kukësit; Elian Kasa, specialist i Ushqimit pranë Ministrisë apo Sadri Danaj, që drejton Drejtorinë Bujqësore të Tropojës. Ndërkohë, Gani Moka, drejtor i Shërbimit Veterinar, ka arritur të zotërojë jo një, por tri makina. 

Tregu 
Vendimi nuk përjashton nga ankandi drejtues apo ish-drejtues të dikasterit e të degëve të tij nëpër rrethe. Por, logjika e tij duhej të ishte fitimi maksimal për shtetin-pronar të tyre. Ashtu si edhe në dikastere të tjera, me rastin e shitjeve të mjeteve, duket se çmimet, si ato fillestare të ankandit, edhe ato përfundimtare të fituesve, janë shumë poshtë tregut 

Procedura 
Ministria e Bujqësisë, pas selisë së qeverisë dhe disa dikastereve të tjera, filloi procedurën e shitjes së 49 automjeteve, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 160, datë 15 tetor 2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë”. Pra, oferta ishte për 10 makina më shumë se sa ato që u deklaruan të shitura. Ligji i mësipërm u hiqte të drejtën e përdorimit të automjetit shtetëror një serie të gjatë zyrtarësh të lartë shtetërorë 

Çmimet 
Ministria kishte vendosur të “hiqte qafe” automjetet si “plaçkë lufte”, me çmime tepër të leverdisshme për blerësit privatë, por me një fitim të dyshimtë për shtetin. Mund të gjeje ndër to edhe makinë tip ‘Benz’ të vitit 1980, për një çmim 125.000 lekë, ndërkohë që, me taksa të paguara, e rregullt dhe e padëmtuar, me një çmim prej 75 mijë lekësh të reja, u ofrua nga Ministria edhe një Volkswagen “Golf 4”, prodhim i 1999-ës. 
Toyota “Land Cruiser”, prodhim i vitit 1999, një nga fuoristradat më të fuqishme, doli në ankandin e dikasterit me vetëm 150 mijë lekë si çmim fillestar, por motori i saj deklarohej se nuk ishte funksional. Çmimi më i shpeshtë ishte ai 125 mijë lekë të reja, ndërkohë që tipet e makinave ishin shumë të ndryshme, por pak prej tyre janë “Fiat” apo “Skoda”. 
Shumica ishin makina të firmave më të njohura e më të parapëlqyera për shqiptarët, të tilla, si ‘Benz’, ‘Land Rover’, ‘Nissan’, ‘Ford’, apo ‘Toyota’.

6 Komente

Jo vetem deputetet, edhe shoferet e ministrive. Mblodhi nje fqinji im tre makina te oborri i shtepise.  Si s'na ecen asnjehere kur behet deti kos.

smiley

me keq se furgonat e vehbi alimuces ne '98 jane shit per zotin

po tamam, ne skemi fat me asnji qeveri smiley

 Edhe ke firmat piramidale, vetem kur filluan te fusin pare te mencurit filluam te fusim dhe ne, dhe e hengrem. Budallenjte qe e hengren qe ne fillim dolen me fitim. lol

Artikull koti me titull koti dhe asgjë e saktë dhe e qartë  ...futja pordhës me një fjalë . 

Si duket jane shitur nen cmimin real te tregut. Ehhh kohe krize dhe per qeveritaret.  

 une mora nje makine vallaj. kisha nje kushuririn e komshise deputet. i thashe nja 2 mije euro extra por kom morr i alamet benci.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).