3 miliardë euro borxh! Kjo qeveri po i mbahet pa kompleks teoremës perverse se sa më i madh është skandali aq më pak shanse ka ai të na shokojë. Por, sado injorantë që të jenë një pjesë e bashkëkombësve tanë në ekonomi, shpresa tek e cila mbahet qeveria, një borxh e tillë nuk kapërdihet kaq kollaj. 28 faqe ishte fjalimi i Ministrit të Financave, Bode, dje para parlamentit për të paraqitur buxhetin e rishikuar të Shqipërisë. Por ai u mjaftua me vetëm 28 fjalë - të pakuptueshme edhe për ajkën e ekonomistëve - për të justifikuar borxhin më të madh të jashtëm në historinë e shqiptarëve.
Sipas Bodes: «qeveria ka programuar, dhe, tashmë, ka në fazë përfundimtare... që në periudhën 2011-2013, të financojë në investimet publike të buxhetit dhe të ndërmarrjeve publike të vendit rreth 3 miliardë euro... me borxh nga bankat e zhvillimit».
Nëse ka një informacion të vlefshëm në gjithë fjalimin e Bodes për shqiptarët dhe fëmijët e tyre është ky dhe vetëm ky. E pikërisht kjo shumë tre miliardshe në euro që ky udhëheqës e ka programuar tashmë ta marrë borxh në emër të shqiptarëve sikur të ishin tre miliard në qindarka leku, meritojnë për ministrin tonë më pak sqarime se ç'jep ai në fjalimin e tij mbi ekonominë e Kroacisë!
3 miliard euro është buxheti vjetor i shtetit shqiptar. Është njësoj sikur Italia të merrte borxh me tre fjali para parlamentit të ministrit të saj të Financave, shumën ekuivalente të buxhetit vjetor të Italisë, ose...800 miliard euro! Dhe kjo pa asnjë lloj debati publik! Por dhe sikur të duash të angazhosh një debat të hapur e demokratik me ministrin tonë, çfarë hapësire të lejon ai kur e mbyll debatin me një pëllëmbë të dorës: na duhen tre miliardë euro borxh për investime publike dhe për ndërmarrjet publike!
Ndodhemi përballë një skizofrenie të mirëfilltë makroekonomike: nga njëra anë kjo qeveri «nikoqire» po i fut sharrën shpenzimeve dhe investimeve në sektorin më vital të vendit që është bujqësia, nga ana tjetër zoti Bode projekton të marrë 3 miliardë euro borxh për një investim publik gjetiu, me sa duket top sekret që vetëm ai dhe kryeministri duhet ta dinë. Nga njëra ane kjo qeveri me ideologji liberale mburret se ka privatizuar thuajse gjithçka dhe se mbetet dhe një valë e fundit ndërmarrjesh publike që do t'i privatizojë së shpejti për 200 milionë euro, nga ana tjetër zoti Bode na informon me dorë në zemër se i duhen tre miliardë euro borxh për të shpëtuar ndërmarrjet publike të Shqipërisë!
Ka vetëm një shpjegim në këtë katrahurë, fjalimi që ka mbajtur ministri ynë i Financave në Parlament, me siguri ka qenë i shkruar në anglisht dhe ai është viktimë e një përkthimi të përçartë në shqip. Por për shqiptarët kjo përkthehet realisht me 3 miliardë euro më shumë në borxhin e tyre publik tashmë mjaft të rënduar. Është një ngarkesë gati 30% më tepër në borxhin e përgjithshëm që ka Shqipëria.
Një borxh që vetë përfaqëson tashmë 60% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Me superkredinë e re 3 miliardëshe, Shqipëria do ta ketë kështu borxhin total të saj gati sa prodhimin vjetor total të saj, një katastrofe makroekonomike që e fut Shqipërinë në listën e zezë të rrezikut të falimentimit si shtet, si Argjentina, dje apo si Greqia sot. Sigurisht, Bode mburret apo ngushëllohet se një pjesë e mirë e këtij borxhi është në lekë. Çfarë do të thotë kjo, që i mjafton qeverisë ta zhvlerësojë një ditë mirë e mirë lekun që ta hanë ata shqiptarë që kanë besuar tek bonot e thesarit të vendit? Nuk e dimë nëse është për t'u mburrur apo për të qarë.
Atëherë, pesimiste dhe ogurzinj analistët? Faji jonë i vetëm është se nuk e nximë edhe më shume realitetin kur e paraqisnim atë tashmë mjaft të trishtë para disa muajsh. Asaj kohe, u binim kambanave të alarmit për "vetëm" 300 milionë euro borxh në eurobonde. Po sot që qeveria po na ngre para hundës një Everest prej 3 miliard eurosh borxh për projekte donkishoteske si ai i investimit në ndërmarrjet publike, ç'duhet të bëjmë?
Që gjerat të jenë të qarta: analistët duhet të vazhdojnë të denoncojnë dhe të sensibilizojnë opinionin e gjerë për gjënë e mirë të përbashkët që latinët e thërrisnin la Res Publica.
Por nuk i takon më pak opozitës që të propozojë rrugëdalje. Për të bërë tellallin se gjërat po shkojnë keq e më rëndë, shqiptarëve u mjafton shtypi i lirë. Ata e dinë fare mire hallin në të cilin ndodhen: borxhi të merr frymën. Atyre u duhet treguar tani shpresa sesi mund të dilet nga ky qorrsokak ekonomik. Nuk është e ndaluar që shtypi ta veshë këtë rol nëse nevojitet, por atij i mungon legjitimiteti që të jep vota, një monopol që vetëm partitë politike e kanë. Ka ardhur ora që ato të justifikojnë besimin që u kanë dhënë shqiptarët. Një kambane e tmerrshme ka rënë. Shqiptarëve u nevojiten 3 miliardë euro borxh, me siguri për të arnuar buxhetin sesa për investime strategjike që qeveria refuzon t'i sqarojë. Por Qeveria e ka dhënë opsionin e saj, një kombinim borxhi me ndërhyrje kirurgjikale në shpenzimet publike. Jemi kështu të sigurt që kjo nuk është një përrallë, pasi qeveria do të ishte e para për të na e fshehur këtë mynxyrë. A ia vlen më të vazhdohet të fundoset kjo qeveri nën një ortek kritikash, siç nuk do të vonojë ta bëjë opozita?
Nuk qëllohet mbi një ambulancë thotë një proverbë frënge. Atëherë konkretisht, çfarë alternative sugjeron krahu tjetër politik? Çfarë sugjerojnë deputetët? Janë ata që paguhen për të reflektuar, propozuar e debatuar për plane shpëtimi për hir të interesave të larta të kombit dhe jo shtypit e aq me pak sehirxhinjve në kafenera apo eksperteve të huaj që paguhen në përqindje të huave që na propozojnë.
Një shkrim i djeshem në Shekulli i deputetes socialiste R. Seseri të le në këtë këndvështrim të frustruar apo të pangopur për ta thënë në një shqipe të shkoqur. Ai shkrim i ngjan më shumë një raporti staticieni te Instati sesa një busulle për e ardhmen që duhet të karakterizojë fjalën e opozitës.
«Keqmenaxhimi dhe mungesa e theksuar e profesionalizmit karakterizuan sërish procesin e shkurtimit të shpenzimeve», denoncon Seseri masat e fundit të qeverisë. Por, shton ajo, «për modele bashkëkohore llogaritjeje, të bazuara në metoda ekonometrike e kritere efecientë, as që mund të mendohet». Nëse roli i një opozite të përgjegjshme kufizohet në denoncimin e shterpësisë mendore dhe profesionale të rivalit politik spiralja e zhvillimit të vendit do të marrë dekada për t'u kristalizuar. A s'mund të mendohet si në të gjitha parlamentet e botës demokratike që edhe në Shqipëri, opozita të propozojë ngritjen e një komisioni parlamentar për rrokjen e fenomenit ekonomik që na ka trokitur në derë dhe për të hartuar propozime që qeveria më pas i adopton apo jo, por që përbejnë bërthamën e programit të daljes nga kriza nëse opozita fiton zgjedhjet e ardhshme?
Janë me dhjetëra komisionet e tilla të ngritura anekënd Europës që nga fillimi i krizës ekonomike para dy vjetësh. Për vetëm 30 miliardë euro borxh, Franca me një ekonomi që prodhon mbi 2000 miliardë euro në vit nuk nguroi të krijojë një komision dypartiak të kryesuar nga dy ish-kryeministra, Zhype i djathte e Rokard i majtë, që të orientonin qeverinë pse duhen marrë borxh dhe ku duhen investuar.
Fjalimi 3 miliardash i Bodes ende nuk duket se po provokon një valë shoku tek radhët e deputetëve të opozitës. Por, mbase është ende herët.
Një gjë po bëhet e qartë, sa më shumë po zhytemi në krizë, në Shqipëri kutitë e votimit nuk duhet të monopolizojnë gjithë aktivitetin parlamentar të opozitës demokratike. Kur fshati digjet, vjen një moment që ajo duhet t'i adaptohet më mirë situatës. Një opozitë alternative është antidota më e mirë ndaj një Bode tepër afirmativ.
20 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
pse beheni pesimiste............................
deri sa te behemi per te lare borxhet, kush e di c'ndodh. Bravo qeveria. Shpresojme ne zgjedhjet e tjera te nderrohet qeveria dhe ajo tjetra te kete goje te kerkoje edhe 4-5 miliarde te tjere. I ndjeri Tito me borxhe mbajti Jugosllavine, qen mace minj ujqer dhe dele bashke. Ne te pakten jemi kompakte ne idiotesine tone.
Ja fjalimi i plote i ministrit te financave.
Ka gjera shume me interesante se nje pohim i pergjithshem dhe pa asnje detaj si
........Duke qenë kështu, dhe, duke parë zhvillimet në tregjet globale, qeveria ka programuar, dhe, tashmë, ka në fazë përfundimtare, nënshkrimin dhe përfundimin e të gjitha marrëvshjeve, me të cilat do të bëjë të mundur, që, në periudhën 2011-2013, të financojë në investimet publike të buxhetit dhe tx ndërmarrjeve publike të vendit rreth 3 miliard euro.
si psh. pjesa e pare e te njejtit paragraf ku permendet
Së treti, borxhi ynë publik i huaj, nuk është borxh tregtar, pasi ne 80% të tij shërbehet nga bankat e zhvillimit, nga partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë financuar dhe do të financojnë në të ardhmen investimet publike të shqiptarëve, në parametrat më të mirë, me një normë interesi shumë të ulët, të butë dhe me një afat shërbimi, që kalon mesatarisht të 15 vitet......
A me shpjegon dot njeri me pak fjale dhe thjeshte se cilat jane pasojat e nje borxhi te madh per nje vend si Shqiperia dhe per shqiptaret? Po ne rast falimentimi? Cilat kane qene pasojat per Argjentinen?
Faleminderit.
Nuk falimenton njeri po problemi eshte se leku do zhvleresohet dhe do rritet inflacioni, keshtu qe kur te te vije ne dore ai borxh qe i ke dhene qeverise sot do kete me pak vlere ... si ne artikull
Artikulli me te drejte shpreh shqetesimin per keto shifra marramendese, qe ne raport me GDP i ngjasojne ndihmes ekonomike qe u dha ne US ne prag te krizes se 2008'es. Nese parashikojme qe sektori privat do jete ne vend numero dhe ndoshta me nje renie dratike te sektorit te ndertimit, kjo mund te jete e nevojshme dhe me mire paraprakisht se sa pas pilafit. Por pak me transparence ju lutemi.
Nderkohe artikulli mundohet te sensibilizoje opoziten. Por nuk e di se cfare mund te beje opozita duke patur parasysh sistemin elektoral ne Shqiperi. Ata dolen nga salla dhe pozita votoi ne bllok si i deshi qejfi. Duhet te mendohen menyra se si te besh deputetet e pozites te reflektojne me shume pergjegjesi nepermjet votes se tyre ne parlament se sipas kushtetutes tone opozita eshte kot.
Une mesa di une gjerat e medha merren me borxhe apo kredi.
Edhe ne njerezit e thjeshte shtepine apo makinen nuk e kemi marre me pare ne dore por me kredi.te persesh sa te besh paret e shtepoise apo makines i bie ta marresh kur te jesh plak.
Nese do te besh projekte te medha ne infrastukture dhe energjitike,sic shprehet qeveria duhet te marresh kredi dhe me pas ti lash ato.Politiken e mosmarrjes te kredive e provuam per 50 vjet dhe nuk eci.Thjesht do te doja te dija se cfare projektesh,do te financohen me keto 3 miliard euro.
Analize e mirefillte Wall Street-eske. Shekulli po me pelqen me kete Genc Burimin (qe nga pena dallohet qe punon ne Wall St)
Ka vetem nje rrugezgjidhje: protesta, protesta, protesta derisa sa kjo bande mafioze ose te gropose/zhduke popullin teresisht, ose ky popull ti kryqezoje keta kriminele dhe ti zhduke pa i lene qofte edhe nje varr!
Kete nxorre nga artikulli ti?
Po!
Marja e borxheve nga nje qeveri per te mbuluar shpenzimet e buxhetit dhe mireperdorimi i tyre tregon efikasitetin e saj ne qeverisjen e nje vendi. Fakti se qeveria shqiptare ka marre dhe vazhdon te marre borxhe me shumice si dhe fakti se parate nga ana e saj menaxhohen ne menyre teper te keqe, shprehin qarte qe qeveria jone eshte e paafte dhe ne prag te falimentimit. Per fat te keq kur te bjere ne humnere do marre vete edhe ekonomine shqiptare me pasoja te renda vetem per popullin.
Genci.Mos ki merak fare se nje pjese e ketij borxhi do te shkoje ne Bashkine e Tiranes dhe si zakonisht do ta marre Koco Kokdhima.
E mendon ti se Koco do ti refuzoje.............................
bajraku - c'lidhje ka me kocon apo me ndonje tjeter kjo? Si e justifikon kjo veprimin e kesaj 'qeverie'. Apo po e beri baca, dhe nga bytha, ju cecent nuk e kundershtoni dot?
Si clidhje ka me Kocon.................
Qeveria a i jep fonde bashkise tiranes............. po
Bashkia tiranes a ben tendera.............. po
Tenderat a i fiton Koco.............. po
Aftesia per ti ngjare shefit, eshte tek shprehja " sikur italia te marre 800 miliard euro borxh".
Per ndertimin e AV Torino -Lione, nevojiten 200 miliard, pothuajse e gjithe investimi mbeshtet nga bankat per zhvillim.
Nje rruge me X km ne Shqiperi kushton 1 miliard euro, pak a shume kaq kushton edhe ne Itali nje rruge me Xkm, pse Italia duhet te marre borxh 800 miliard.
Kur Italia ndertoi autostradat borxhi ishte i larte, 1.800 miliard borxh qe ka Italia PB, per te ndertuar infrastkture eshte marre.
Ai i famshem 3 miliard eshte nje kredi ne vite, te jete per nje vit, do krijonte nje supervlere tregu, qe do shkaterronte lekun.
Kritikat kunder qeveris duhet te jene, por te jene te detajuara, studiura, me te thjeshta per ti kuptuar, pa sllogane histerike.
Artikulli mund te jete shume godites, e perseris, krahasimi me italin per borxhin, hedh artikullin ne kosh.
"3 miliard euro borxh i jepen atij qe i besojne"
Pyetje:
1-I besojne qeverise shqiptare se eshte e afte ti ktheje borxhin?
2-Kane besim te vetja,se Sazani, Saranda ose Velipoja aty jane, gati per shitje?!
Po Edi Rama qe ka marre borxhe per Bashkine e Tiranes cfare do te shese..........
Ai nuk ka as shtepi...................
Po koqet do shese. Ka mbi 5 vjet qe i ka nxjerre ne foto publike dhe jane pelqyer mjaft sidomos nga ata qe kane qejf te bejne karriere.
ketu eshte e bukura, nuk ka nevoje te shese gje .... Edi merr borxh dhe lejon ndertimin e shume pallateve duke kenaqur miqte e tij ndertues. Pasi ndertohen pallatet, dyndet mileti nga jugu dhe veriu, marrin shtepi ne Tirane dhe ... paguajne taksa
direkt minister i financave te Edit
te takon
Kjo tregon se qeveria me ne krye Buall Mavrine eshte e paafte.