Nese e keni lexuar kete liberth, tregoni cfare mendimi keni per te dhe sa real eshte sot. Faleminderit.

36 Komente

Nuk eshte liberth eshte polemike me Xhep Qosen..Xhep Qosja m'u duk mo i arsyshem

I agree shume! Ai eshte libri pas te cilit Kadarene nuk e lexoj dot me njesoj, ama mund te perdoret si material fantastik per kritike.  

Kadare ne kete shkrim ka bere shkeputjen personale nga e shkuara e tij dhe ka hedhur idene per te ardhmen e shqiperise. 

Rexhep Qosja ne kete polemike ka treguar dobesi (shume here duke ofenduar dhe duke u treguar i paarsyeshem) ndersa Kadare ka bere nje kritike te nje niveli te papare persa i perket nje teme qe gjithnje ka qene e pranishme nder shqiptare; te shikojme nga lindja apo perendimi qe ne fjale te tjera. Mendoj se eshte shume reale, shume e arsyeshme dhe eshte nje shkrim qe eshte shume i lehte per tu lexuar dhe kuptuar nga te gjithe. 

E kam lexuar disa here, dhe mendoj ta lexoj prape pasi per mendimin tim ka vertete vlera te medha dhe vazhdon dhe do te jete aktuale edhe ne te ardhmen. 

 

Ky liberth/ese/polemike eshte me poshte per ata/ato qe jane kurioze dhe nuk e kane lexuar me pare!

-----------------------------------

Ese

Identiteti Evropian i Shqiptarëve

30 mars 2006 /TN

Ismail KADARE

Sprovë

1
Në shkurt të vitit 2006, kryekomisioneri i Këshillit të Evropës, Baroso, fluturoi me avion për në Tiranë, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Shqipërisë së vogël me kontinentin e madh evropian.

Disa vite më parë fjala “marrëveshje” e përdorur për Evropën, do të ishte fatale në Shqipëri, madje aq fort, saqë do të çonte në burg ose në pushkatim cilindo. Për Evropën ishte e përshtatshme vetëm një fjalë, ajo e kundërta me marrëveshjen, pra “mosmarrëveshja”. Mosmarrëveshje e plotë, e palodhshme, e përjetshme.

Ky ishte urdhri numër një i kohës. Programi i pandryshueshëm komunist. Thënë ndryshe: verdikti kundër Shqipërisë.

Në dhjetor të vitit 1990, ky verdikt u shkel me këmbë e u thye. Fjalët “e duam Shqipërinë si Evropa”, ishin të parat që gjëmuan në trajtën e një himni, e një programi të ri. E bashkë me to, disa javë më pas, shtatorja e njeriut më antievropian që kishte njohur ky vend, u thye e u zvarrit gjithashtu.

Që nga ajo kohë Evropa, më saktë Evropa atlantike nuk pushoi së qeni xanxa kryesore për shqiptarët.

Më 1997, kur për turpin tonë, shteti shqiptar ra, ishte Evropa që na u gjend në fatkeqësi. S’na erdhi ashtu siç e kishim pritur: me viza, para dhe, Zoti e di çfarë, por me armë dhe topa, për të na pajtuar me njëri-tjetrin. Përpara se Evropa me NATO-n të merrnin këtë vendim të madh, disa herë u ngrit dyshimi se mos shqiptarët e ndërkryer, ashtu të armatosur siç ishin, të qëllonin trupat ndërhyrëse.

Për fat të mirë, kjo nuk ndodhi. Midis marrëzisë, populli shqiptar e bëri së paku një gjë të mençur. Në vendin ku mosprekja e kufirit prej çizmes së ushtarit të huaj, ishte kthyer në mit, asnjë armë, qoftë edhe për zakon, nuk u shkreh kundër ushtrisë euroatlantike.

Ishte hera e parë që në historinë shqiptare ndodhte një gjë e tillë. Ajo ishte një dëshmi e madhe: dëshmi prekëse, se atë ushtri që po zbarkonte nga deti dhe nga ajri, shqiptarët e quajtën si të tyren.

Vetvetishëm midis kaosit, pa retorikë integruese, pa u shtyrë prej askujt, shqiptarët treguan qartë se ndiheshin evropianë. Ata nënshkruan kështu një akt monumental: rigjetjen e Evropës së humbur.

Dy vite më pas, si një përgjigje e mirëkuptimit, ndodhi e pabesueshmja. E njëjta ushtri euroatlantike, me avionë, raketa e bombardime, ndërhyri për çlirimin e Shqipërisë së jashtme, Kosovës.

U duk sikur kontinenti mëmë, i penduar për harresën e gjatë, po kujtohej më në fund për popullin e braktisur.

2
Nëse marrëdhëniet e Evropës me më trillanin e tre gadishujve të saj jugorë, Ballkanin, mund të thuhej se ishin kundërthënëse, ato me shtetin e vogël shqiptar, e kapërcenin çdo përfytyrim.

Përpara se të kujtojmë tepër shkurt kronikën historike, le të sjellim ndër mend vitet e tranzicionit, ato që i mbajnë mend të gjithë.

Fill pas dehjes së parë për Evropën, madje mu midis dalldisjes për të, nuk u bë e qartë asnjëherë se çfarë e shtyu qeverinë e parë demokratike të bënte një lëvizje kundërthënëse. Krejt si një shpend i verbër, një dërgatë shqiptare fluturoi me avion për në Xhedal, fluturim pas të cilit Shqipëria u gdhi në Ligën Islamike.

Opozita e majtë bëri njëfarë zhurme, kundërshtuese, që u quajt me të drejtë e pasinqertë, ngaqë kur ajo vetë erdhi në pushtet, nuk bëri asgjë për ta rishqyrtuar anëtarësimin ende të paratifikuar në Parlament. Kjo u shpjegua dymënyrash. E para, se opozitës, së akuzuar, për shkak të liderëve të saj, si grekofile, i interesonte një ngjyrim i tejshquar islamik për t’u mjegulluar filogreqizmi i saj. E dyta, hotelet e shtrenjta të Dubait, të shoqëruar, ndoshta, nga dhurata të shtrenjta, ishin mjaft joshëse gjithashtu për të majtën.

Kur u duk se, pas kësaj turbullire, njëfarë konsensusi u arrit midis dy krahëve kryesorë politikë, të djathtës dhe të majtës, lidhur me Evropën, kur u duk se u kapërcye disi edhe xhelozia e secilës palë, që futjen në Evropë ta kryente ajo e kurrsesi pala tjetër; shkurt, kur u duk më në fund se dritëza e shumëpritur në anën tjetër të tunelit po shfaqej, në vend të kthjellimit të strategjisë politike shqiptare, ca re të zeza e mbuluan horizontin.

Ishin ca hamendje përherë e më shqetësuese, ca si mëdyshje kinse filozofike, kinse hamletiane: jemi apo s’jemi evropianë. Të jemi a të mos jemi të tillë.

Është Shqipëria Evropë, a s’është Evropë. Është Lindje a Perëndim. Është më shumë Perëndim se Lindje. Është më shumë myslimane se e krishtere. Është edhe ashtu edhe kështu. S’është as ashtu, as kështu etj., etj.

U dukën si përçartje komike në fillim. Ndërkaq, hamendjet e hamletizmat sa vente shtoheshin. Le ta themi më mirë haptas atë që kemi fshehur. Përse të hiqemi ata që s’jemi? Përse, hiqemi si evropianë, kur dihet që s’jemi të tillë? Shkurt, përse të na vijë turp nga identiteti ynë joevropian?

Sa më shumë që nënshkrimi i marrëveshjes së Shqipërisë shtetërore me Evropën afrohej, aq më fort ndiheshin murmurimat. Sa më shumë që afrohej caktimi i statusit të Kosovës, me fjalë të tjera, besimi i Evropës e i Amerikës se Kosova mund të hynte si shtet i pavarur në familjen kontinentale, aq më këmbëngulëse bëhej krrokama se shqiptarët ishin si mish i huaj, pra i padashur, për Evropën.

S’ishte mbushur as java e fillimit të bisedimeve të Vjenës për statusin e Kosovës, e s’kishin kaluar veç disa orë që avioni i kryekomisionerit evropian Baroso, ishte ulur në aeroportin e Tiranës, kur murmurimat disi kaotike u shtuan. Ato u shfaqën madje edhe atje ku priteshin më pak, si për shembull, në ndonjë deklarim të akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja.

Thelbi i shkrimit të tij “Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare”, është përpjekje për të treguar se shqiptarët vetëm përgjysmë i përkasin qytetërimit evropian. Sipas Qosjes shqiptarët s’kanë pse të shtiren si evropianë, ngaqë ata “i takojnë qytetërimit islamik hiç më pak se qytetërimit të krishterë”.

I turbullt, i cekët dhe i pasaktë, akademiku bie në kundërshtim me veten dhe shkrimet e tij të mëparshme ku ai me të drejtë, ka qenë ithtar i vendosur i tezës se atdheu është një, e fetë janë tri, pra, nuk janë fetë ato që kushtëzojnë identitetin por tjetër gjë. E megjithatë, kur vjen puna për të vërtetuar evropianizmin e munguar shqiptar, Qosja përdor pikërisht fjalët “islamik” dhe “i krishterë” thua se një shqiptar i krishterë mund të jetë evropian, por një shqiptar mysliman, kurrsesi!

Por keqkuptimet në shkrimin e Qosjes nuk janë vetëm këto. Përveç nervozizmit të papërligjur ndaj asaj tradite kulturore që ka qenë lidhur me katolicizmin e hershëm shqiptar, nervozizëm që nuk lë pa prekur mbajtjen e portretit të Nënë Terezës në institucionet e Kosovës, në këto shkrime spikat diçka e errët dhe e rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar.

Muzika ngjan si e njohur.

Askush nuk mund të jetë aq naiv sa të mos e kuptojë se një identitet i ndarë është një komb i ndarë. Askush s’mund të jetë aq i ngathët nga mendja që të mos e kuptojë se përjashtimi i gjysmës ose shumicës së kombit shqiptar nga identiteti evropian, do të thotë përjashtim nga Evropa. Dhe përjashtimi nga Evropa nuk është larg dëbimit nga Evropa.

Ky nuk është as përfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, përpara se ta lexojë në libra e ka ndier në mishin e tij këtë lemeri. Shpërnguljet me dhunë kanë hyrë në vetëdijen e traumatizuar të disa brezave shqiptarë.

Këto shpërngulje nuk ranë si rrufe në qiell të pastër.

Ato ishin përgatitur për një kohë të gjatë nga zyra kriminelësh, nga ushtarakë sadistë, nga akademikë të zinj si Vasa Çubrulloviçi, nga mendësia e një popullsie të tërë të dehur prej etheve shoviniste.

Në këtë përgatitje, po ta hulumtosh tani do të gjesh paradigmat e vjetra: Njëra prej tyre është identiteti joevropian i shqiptarëve. Shqiptarët, turq të ardhur nga Anadolli. Shqiptarët, myslimanë, mish i huaj për Evropën e krishtere. Shqiptarët, rrezik për qytetërimin evropian. Shqiptarët duhen mbajtur të tkurrur, të thyer në mes. Na lini ne ta bëjmë këtë punë.

Gjithë strategjia e Millosheviçit për të marrë dritën jeshile nga Evropa për zhbërjen e së paku gjysmës së kombit shqiptar, atij “që s’kishte identitet evropian”, domethënë të shqiptarëve më besim mysliman, bazohej në besimin e tij të verbër se Evropa do të binte në këtë kurth gjenocidar.

Ne e dimë ç’ndodhi. Evropa dhe SHBA-ja nuk ranë në kurth dhe kjo është një nga aktet më të ndritshme të qytetërimit perëndimor.

3
Përpara se t’i kthehemi tezave për identitetin e përgjysmuar shqiptar, le të hamendësojmë një çast se ndoshta mbrojtësit e tyre kanë të drejtë. Me fjalë të tjera të shtrojmë pyetjen se mos vallë gjithë këto vite, madje disa shekuj me radhë nuk e paskëshim ditur ç’kemi qenë? Ose e kemi ditur gabim? Mos na kanë gënjyer poetët, nga De Rada te Naim Frashëri, që të kujtojmë se jemi ata që s’jemi? Dhe prapë mund të vazhdonim. Mos vallë më 1990, kemi lëshuar britmën e gabuar “E duam Shqipërinë si Evropa?” Mos vallë ajo duhej të ishte: “E duam si Evropa, por e duam edhe si Azia”, ose “Hiç më pak se Azia?” Shkurt mos jemi ata që s’jemi?

E gjithë kjo nuk është aspak për të qeshur. Përçartje të tilla, në prag të afrimit të portave të Evropës, përpara se të ishin komike, janë thellësisht tragjike.

Si të tilla, ato kërkojnë një përgjigje të qartë, serioze dhe pse jo, të prerë. Në raste të tilla parimi kryesor është se një popull është ai që është dhe s’ka nevojë as për pudër zbukurimi e as për blozë përçmuese.

Letrat e Shqipërisë janë të qarta.

Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, të shtirë apo të fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij është gjithashtu i qartë, pavarësisht se dikush nuk dëshiron ta shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë.

Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre që me çdo kusht duan ta zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë, arrin disa herë të krijojë përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Evropës dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia.

Ndërkaq, kur hedh sytë në hartë vëren se gjer në atë kufi shtrihen së paku tri shtete të tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Për të mos përmendur atë që quhet “Turqia evropiane”.

Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithë kontinentit evropian, është e bardhë. Ashtu si gjuha, ajo quhet, në rastin më të favorshëm, pasardhëse e ilirëve, në më të pafavorshmet, e trako-ilirëve. Historia e Shqipërisë, ashtu si e gjithë gadishullit, gjer në pushtimin otoman, është pjesë e kronikës mesdhetare evropiane. Së paku tri qytete kryesore të saj, me jetë të pandërprerë, Durrësi, Shkodra dhe Berati, kanë afërsisht një moshë me Romën.

Lidhjet ekonomike e ushtarake, ligjet rregulluese (statutet) e qyteteve, të rrugëve e porteve detarë janë të një natyre me ato të kontinentit. Gjurmët arkeologjike greko-iliro-romake, teatro e amfiteatro gjenden gjithashtu kudo. Historia e mesjetës shqiptare sipas veprës monumentale të Milan Shuflait, jepet në një tablo të plotë me principatat, kryezotët, aleancat, krushqitë e natyrisht grindjet e pashembullta, tradita e të cilave ka mbërritur e pazbehur aspak gjer në ditët tona.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar shqiptar, përmendja e të cilit ishte e ndaluar në Shqipëri për pesë shekuj, për shkak të sundimit otoman, u bë së pari një mit evropian, (mbi një mijë vepra historike e artistike, të shkruara për t&eumlsmiley, përpara se Evropa t’ia rikthente Shqipërisë në shekullin XX.

Letërsia e hershme shqipe, letërsi dygjuhëshe, shqip e latinisht, si në shumicën e vendeve evropiane, u zhvillua në të njëjtin nivel për gati tre shekuj. Emra të mëdhenj të saj si Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani i botonin veprat e tyre dygjuhëshe në kryeqendrat kulturore evropiane, për t’i sjellë fshehtazi në Shqipëri, ku shkrimi dhe shtypshkrimi shqip ishin të ndaluara.

Në kushtet dramatike të ndalimit, më 1908, një komision i kryesuar nga Gjergj Fishta dhe Mithat Frashëri, me shpalljen e alfabetit latin si alfabet zyrtar të shqiptarëve, dhanë një kumt të qartë të evropianizmit shqiptar. Kjo ndodhte në prag të agut, pas një nate të gjatë pesëshekullore, kur mendjet ishin ende të turbullta, dhe alfabeti latin në Ballkan ishte tepër i rrallë.

Me këtë mall tragjik për Evropën e humbur, Shqipëria mbërriti në vitin 1912, vit i lirisë së saj. Më 28 nëntor u shpall pavarësia, dhe nga zgafellat e kombit u nxor flamuri i moçëm mbretëror me shkabë dykrenore, një nga emblemat e mëdha, e cila, prej botës romako-bizantine i kishte kaluar Evropës e kishte zënë vend në qendër të heraldikës së saj. Kontinenti nënë, në një vrull fisnikërie ua njohu atë shenjë shqiptarëve. Por gjestet e Evropës do të ishin më pas tepër të kursyera për ta.

4
Ishte e natyrshme që krahas kësaj historie filoevropiane, e kundërta e saj do të rrugëtonte paralelisht me të: kundërevropianizmi. Ai ishte i pashmangshëm sidomos gjatë pushtimit pesëshekullor osman. Programi kryesor i perandorisë, misioni i saj i shpallur ishte pushtimi dhe shkatërrimi i Evropës mbarë. Merrej me mend se sa e egër do të ishte kjo perandori me trojet e porsapushtuara të kontinentit armik.
Dhe egërsia nuk vonoi. Pas nënshtrimit fizik nisi ai shpirtëror. U lanë në këmbë kishat, por u ndaluan shkollat dhe gjuha e shkruar. Me sa duket qysh atëherë u kuptua se kishat, duke qenë dyllojëshe, katolike dhe ortodokse, ishin më pak të rrezikshme se gjuha, e cila ishte një. Shumë shpejt një besim i ri, do t’u shtohej të parëve, feja myslimane me xhamitë e saj. Por gjuha do të ishte prapë një, ashtu siç ishte identiteti i popullit.

Ky i fundit, qysh atëherë, natyrshëm e zuri vendin e vet mbi tre besimet kryesore të shqiptarëve. Qëllonte që brenda një familjeje të gjëllinin përbri besimi katolik dhe mysliman, të ndarë midis vëllezërve. Nisur nga kjo, s’duhej ndonjë filozofi për të kuptuar se fetë mund të ishin të ndryshme, por identiteti, ashtu si lidhja gjinore, mbetej gjithmonë një. Kishim pasur një atdhe për të tre besimet dhe kjo s’do të ndryshonte, dhe kjo s’mund të ndryshonte kurrë.

Nostalgjikët e sotëm të perandorisë otomane duket se e kanë harruar ç’ka ndodhur në atë kohë. Edhe sikur shtypje e plojë të tmerrshme të mos kishte pasur, do të mjaftonte tragjedia e ndalimit të shkollave për disa shekuj rresht, për të kapur përmasat e së keqes.

Shqipëria, ashtu si gjithë vendet e gadishullit, u dëmtua rëndë. U dëmtua e u tret trupi i saj, por po aq i lemerishëm ishte gjymtimi i trurit nga terri i gjatë i padijes. E veç kësaj ndërprerjeje ogurzezë do të mjaftonte të kujtonim nxënësit dhe mësuesit e masakruar, kur kapeshin duke mësuar shkrim e këndim, në bodrumet e fshehta, për të kuptuar se përse gjuha shqipe u ngrit më pas në statusin e martirit dhe përse zuri vendin e një tempulli.

Lufta për zbehjen e identitetit shqiptar dhe zëvendësimi me atë otoman, ishte e lodhshme dhe e përditshme. Perandoria, ashtu si kudo në Ballkan, u përpoq të krijonte të tjera zakone, stil, vese, arkitekturë, veshje, muzikë dhe letërsi. Diku ia dilte e diku kurrsesi. Letërsia e bejtexhinjve, për shembull, njëfarë brumi i përzier shqiptaro-turk, u thye përfundimisht, si një sajesë prej qerpiçi prej murit hijerëndë e monumental, ndonëse të ftohtë, të traditës së letërsisë dygjuhëshe shqiptaro-latine.
Gjatë kohës së komunizmit u bënë shumë përpjekje për ta rehabilituar këtë letërsi, me qëllimin meskin për t’ia kundërvënë letërsisë tradicionale mesjetare, sidomos asaj katolike, që regjimit nuk i pëlqente kurrsesi. Mirëpo kur studiuesit e morën nëpër duar, e panë se përveç që ishte qesharake për nga niveli, ajo ishte thellësisht e pamoralshme.

E paraqitur kinse si letërsi me probleme shoqërore-klasore e erotike (me gjasme tepër e guximshme për kohën), u pa se si ana shoqërore, si ajo erotike, ishin tepër të dyshimta. Kjo e fundit, për shembull, s’ishte aspak erotizëm normal, por i mbushur me motive ashikësh e dylberësh. Gjer këtu edhe mund të pranohej, madje mund të quhej tepër e përparuar, për të mos thënë që Shqipëria mund ta paraqiste sot si dëshmi të habitshme të vizionit të saj të emancipuar për homoseksualizmin, dy shekuj përpara Evropës së sotme!

Por kjo punë ishte më e ndërlikuar. E ashtuquajtura letërsi erotike, në një pjesë të madhe të saj s’ishte gjë tjetër veçse bejte dhe lavde për pedofilinë. Ne i dëgjojmë këto këngë ende sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ç’thonë. Ato gjëmojnë disa herë nëpër lokalet e natës, madje, në programet televizive, e ne prapë shtiremi se nuk i kuptojmë.

Mjafton njëfarë përqendrimi në këto tekste e këto melodi, mjaftojnë dëshmitë e shkruara të kohës, për të kuptuar se cili është thelbi i kësaj nënkulture, të futur kontrabandë, nën pasaportën e artit popullor.
“Çunat e vegjël”, adoleshentët, dylberë me shallvare mëndafshi e vetulla të hequra, nga njëra anë dhe ashikët e moshuar, “lalët” me mustaqe, që psherëtinin të dergjur për ta, nga ana tjetër, ishin personazhet kryesore të këtyre idileve të neveritshme.

Ende nuk dihet nga kishte buisur kjo kundërkulturë, që jo vetëm me shqiptarët, por me asnjë popull ballkanas s’kishte lidhje. Në thelb ajo bartte brenda saj një program të fshehur zhburrërimi e zvetënimi moral të pashembullt. Nuk duheshin veç disa breza “çunash” e “lalësh” të tillë që jo liria, por vetë ideja e lirisë të perëndonte përgjithmonë.

Kundër kësaj lyre që s’dije ç’emër t’i vije, u ngrit Rilindja Kombëtare Shqiptare. Me programin e saj të qartë evropianist, me kthjelltësinë e mendimit, strategjinë burrërore dhe idetë iluministe, ajo e mënjanoi si një rreckë atë kinse kulturë që po rrihte t’i zinte frymën Shqipërisë.

Pas tërheqjes së shtetit osman nga gadishulli, lufta midis identitetit të lodhur shqiptar dhe këtij kinse identiteti lëngaraq, u duk se do të përfundonte shpejt. Ky i fundit s’e kishte më përkrahjen e shtetit pushtues, kurse identiteti shqiptar, si një luan i zgjidhur nga zinxhiri, dukej se mund të fshinte çdo pengesë që do t’i dilte përpara.

Por nuk ndodhi ashtu.

Fill pas ardhjes së mbretit gjerman Vilhelm Vidit, i dërguari protestant i Evropës, në vendin me tri fe, rebelimi i Haxhi Qamilit ishte një ogur i keq. I nisur si mllef kundërevropian ai përfundoi në tërbim antishqiptar. Nën daullet dhe klithmat “Dum Babën!”, që do të thoshte, as më pak as më shumë: “Duam robërinë!” hordhitë e haxhiqamilistëve digjnin flamurin shqiptar, mbyllnin shkollat shqipe, masakronin nxënës e mësues, si dikur.

Ky rebelim egërshan u shfaq kështu befas si krah i armatosur i asaj dergjjeje të përgjumur shallvaresh e psherëtimash, që shqiptarët nuk e kishin marrë seriozisht.

5
Nga burrat e shtetit, mbreti Zog ishte një ndër ata që më së shumti u shqetësua nga një përsëritje e mundshme e haxhiqamilizimit. Përpjekjet e tij, shpeshherë të dëshpëruara, për një shtet shqiptar evropian, binin ndesh me fytyrën reale të Shqipërisë. Shqipëria ishte e vonuar. E përveç vonesës, ajo kishte një pengesë tjetër. Ndërsa në vendet e tjera feja zotëruese e krishtere ndihmonte për ndarjen nga tradita otomane, në Shqipëri, ajo traditë mund të strehohej pikërisht pas fesë zotëruese, myslimanizmit. (Parazitë të shumtë do t’i ngjiteshin kësaj feje, sidomos në shekullin e njëzetë, duke përfshirë edhe të fundit, atë më të rrezikshmin, terrorizmin.) Por jemi ende në fillim të shekullit.

Faik Konica, qysh pa u përmbysur perandoria, u drejtoi një thirrje “muhamedanëve shqiptarë”. Thirrja ishte profetike: otomanët po rrëzoheshin, ç’do të bënin myslimanët shqiptarë?

Konica dhe gjithë mendjet e ndritura të kohës e kuptonin se çështja e myslimanizmit shqiptar, ishte në të vërtetë çështja e ekzistencës së Shqipërisë. Vetëm me të krishterët Shqipëria nuk mund të bëhej. Ndaj programi i një Shqipërie evropiane, ishte i pandarë nga ai i një myslimanizmi kombëtar e njëherësh evropian.

Shqiptarët ishin familjarizuar ndërkaq me idenë se identiteti shqiptar, duke qenë një, qëndronte vetvetiu mbi të tre besimet e tyre. Të tre ata ishin njëlloj të ligjshëm dhe çdo fryrje e njërit në dëmtim të tjetrit, do ta prishte drejtpeshimin historik. Pra do të kishte tre përbërës të një identiteti dhe jo një identitet i ndarë më tresh.

Natyrisht që kjo çështje e zgjidhur parimisht e filozofikisht, gjatë kohës kur ende Shqipëria nuk ekzistonte si shtet më vete, paraqitej më e ndërlikuar në kushtet e pavarësisë. Mbreti Zog, i cili u ndesh me të, do ta kuptonte se një shtet shqiptar në Evropë nuk mund të mbahej në këmbë jashtë zakoneve të kontinentit: aleancave, traktateve e gjeostrategjisë, me fjalë të tjera, jashtë kushtëzimit evropian. Për ta përshtatur vendin me këto zakone të reja, ai e quajti të ngutshme nxjerrjen e ligjeve dhe dekreteve që rregullonin marrëdhëniet e të tre besimeve me shtetin.

Merrej me mend që një vend të rëndësishëm do të zinin çështjet e besimit mysliman. Ndër to, kryesorja ishte ndarja e tij me çmërsin e shtetit të perënduar osman.

Kështu ai nxori dekrete që disa herë u dukën tejet të guximshme e të parakohshme, si ai për ndalimin e qylafit turk për burrat, ose të ferexhesë për gratë.

Dekreti i tij më befasues ishte ai i ndryshimit të lutjes në gjunjë. Duke u nisur nga një nyje e Kanunit të moçëm, që ndalonte rreptësisht rënien në gjunjë të burrave, e që një burrë të gjunjëzuar e quante të vdekur moralisht, mbreti, nëpërmjet Bashkësisë Islame, urdhëroi myslimanët shqiptarë të faleshin këndej e tutje pa e ulur dinjitetin shqiptar, domethënë në këmbë!

Dhe ashtu u bë. Mund të dukej se mbreti Zog, në përpjekje për krijimin e “myslimanit evropian”, po kryente ca bëma që mund të dukeshin donkishoteske. Por s’ishte fare ashtu. Në të njëjtën kohë afërsisht, sado e habitshme të dukej, në Turqi, në bërthamën e ish-perandorisë së rroposur, po përparonte ideja e një “Turqie evropiane”.

Po vërtetohej ideja e rilindësve se myslimanizmi shqiptar nuk do të ishte pengesë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Evropës.

Ndërkaq, në hapësirën shqiptare, që kishte mbetur jashtë kufijve shtetërorë, po ndodhte një zhdrivillim i kundërt. Rrethet shoviniste në vendet fqinje, kryesisht në Jugosllavi, e kuptuan shumë shpejt se mund ta shfrytëzonin myslimanizmin kundër identitetit shqiptar. Si vende të krishtera që ishin, do të ngjante e logjikshme që ato të përpiqeshin të dobësonin myslimanizmin te shqiptarët. Por, për një paradoks të madh, ato bënë të kundërtën. Dukej qartë se ajo që i shqetësonte ata nuk ishte myslimanizmi, por identiteti shqiptar. Ndaj në mënyrë të ethshme shpresonin që me anë të fesë t’i merrnin frymën identitetit.

Strategjia e tyre ishte afatgjatë. Sa më shumë që shqiptarët të ngjanin jo si shqiptarë me besime të ndryshme, por thjesht si myslimanë pa komb, aq më të huaj do të dukeshin në sytë e Evropës. Dhe kështu, Evropa, e mësuar me zakonin e mbrapshtë që popujt myslimanë t’i përftonte më lehtë si koloni, se sa si popuj sovranë, të tillë do t’i përftonte dhe shqiptarët, gjersa t’i harronte.

Shqipëria zyrtare ndërkaq ishte pengesë për këtë harrim. Mbreti Zog sikur ta ndiente të keqen, vazhdonte me dëshpërim evropianizmin e ngutshëm të vendit. Por një ngjarje e beftë do të ndërlikonte
gjithçka: pushtimi italian.

Nga dëshpërimi dhe zia si një ngushëllim i papritur do të ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Por hareja për këtë s’do të vazhdonte gjatë. Pushtimin fashist do ta zëvendësonte diktatura komuniste, më saktë një diktaturë dyfishe; shqiptare dhe serbe, e para mbi vendin amë, e dyta mbi Kosovën.

Procesi i evropianizimit jo vetëm u ndërpre, por urrejtja kundër Evropës, u bë baza e strategjisë komuniste. Kjo urrejtje ishte dhurata më e çmuar që komunizmi shqiptar u bëri jugosllavëve. Shqipëria u nda përsëri nga Evropa, këtë herë edhe më tragjikisht.

Më 1947-ën, Enver Hoxha, të vetmen “sprovë historike” që shkroi ia kushtoi himnizimit të Haxhi Qamilit.

Urrejtja kundërevropiane u shkri me atë kundërshqiptare si trupi me hijen e vet.

Ëndrra jugosllave po njëmendësohej nëpërmjet Enver Hoxhës. Dhe ndodhi ajo që pritej, Evropa e harroi Shqipërinë.

Me duar të lira tashmë, jugosllavët iu turrën identitetit shqiptar.

6
Rretheve shoviniste në Jugosllavi dukej se iu erdhi dita. Armiqësimi i Shqipërisë komuniste me Evropën ishte argumenti më i mirë për ta, për t’i paraqitur edhe shqiptarët e Jugosllavisë si kundërevropianë.

Thelbi i strategjisë jugosllave mbetej i pandryshuar:

të tkurrej, të shkonte drejt tretjes shtati i këtij populli, që edhe pa këtë, ishte mpakur pa pushim. Ai nuk po e kapërcente dot shifrën fatale, një milion, në kohën që popujt e tjerë ishin katërfishuar e disa herë tetëfishuar.

Pra, thelbi mbetej statusi i gjymtuar i Shqipërisë.

Njëfarë gjenocidi i ftohtë, i vazhdueshëm. Pyetja, a ka shqiptarë normalë, thënë ndryshe shqiptarë që ishin vërtet shqiptarë, kishte përgjigje mohuese. Nga jugu, nga rrethet shoviniste greke vinte ideja e mbrapshtë se ortodoksët në Ballkan, përveç sllavëve, ishin të gjithë grekë, pra rrjedhimisht nuk kishte, madje nuk mund të kishte shqiptarë ortodoksë. Ata që hiqeshin të tillë, nuk ishin veç grekë, që rastësisht kishin mbetur brenda kufijve të Shqipërisë dhe që flisnin gjuhën shqipe, natyrisht përkohësisht!

Të dehur nga kjo ide, jugosllavët po josheshin nga një neps edhe më i madh: t’i shkëputnin kombit të vjetër, një copë më të madhe: myslimanët. Ndryshe nga mënyra greke, që kujtonin se marrëzinë e tyre mund ta arrinin me ca shpallje e ca mallkime shkronjash, si dikur, sllavët e kuptonin se procesi do të ishte i gjatë dhe i mundimshëm.

Meqenëse s’dukej asnjë shpresë se shqiptarët do ta zëvendësonin identitetin e tyre me atë sllav, e vetmja mënyrë mbetej ajo e tërthorta, përdorimi i një identiteti të tretë.

Pas heqjes së ortodoksëve dhe myslimanëve, trupit skeletik të kombit, nuk do t’i mbetej veçse pakica katolike, e vetmja për të cilën ndonjë fqinj tjetër, ta zëmë Italia, nuk po tregonte ndonjë padurim gllabërimi. Por pakicës, sado rrënjëse të ishte do t’i gjendej zgjidhja. E bashkë me të do të përfundonte kështu problemi shqiptar.

Për të njëmendësuar ëndrrën e tyre makabre, jugosllavët kishin nevojë për përvojën otomane. Kështu qysh në vitet ’50, ata filluan programin e shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve drejt Turqisë. E bënë këtë si një test në sytë e Evropës dhe të kampit socialist, pa u shqetësuar prej askujt, madje as prej atij që hiqej si miku i shqiptarëve e që në të vërtetë ishte armiku i tyre më i madh, Stalinit.

Zëvendësimi i gjuhës shqipe prej turqishtes po nxitej edhe më fort, e bashkë me të, pakësimi i shkollave për shqiptarët. Politika e vjetër osmane: mjaft i keni xhamitë, s’ju duhen shkollat, po përparonte si në ethe. Krahas gjuhës, i gjithë ngjyrimi kombëtar po zbehej me shpejtësi. Muzika po orientalizohej më fort se më parë, veshjet e famshme tradicionale, ato që edhe gjatë periudhës së gjatë otomane ishin ruajtur, po zëvendësoheshin, jo prej veshjeve të kohës si kudo, por me petka arabe që nuk ishin njohur kurrë në këtë vend.

Jugosllavia, kjo primadonë e “botës së tretë”, po i ofronte kësaj bote popullsinë më të padëshiruar të saj, shqiptarët. Ajo përpiqej që këta të ngjanin sa më pak evropianë e aq më shumë afrikano-veriorë e aziatikë. Kështu, kur të vinte çasti fatal, që ajo e përgatiti me aq kujdes, t’i thoshte Evropës, se ajo nuk po zhbënte një popull normal të këtij kontinenti, por një nënpopull.

E gjithë kjo ethe shkombëtarizimi shoqërohej nga propaganda për rrezikun e krijimit të një pyke të myslimanizmit në brinjët e Evropës. Parashikoheshin skenarë ogurzinj me trekëndësha islamikë, me qendra terroriste, fundamentaliste, me xhihad version ballkanik etj., etj.
E gjithë kjo në pritje të çastit fatal, kur rebelimi shqiptar do të shpërthente. Ai rebelim do të paraqitej si luftë për islamin, e jo si luftë për liri. Si luftë kundër krishterimit serb e jo kundër krimit serb.

Shkurt, si luftë kundër qytetërimit evropian, në emër të një tjetër qytetërimi.

Nuk ishte e lehtë për shqiptarët e Kosovës t’u shmangeshin këtyre kurtheve. Por ata ia dolën dhe kjo ishte një meritë e tyre e jashtëzakonshme. Ata i treguan gjithë botës se luftonin në radhë të parë për liri. Dhe prapë për liri. Ata i treguan Evropës se s’kishin asgjë kundër krishterimit serb, e aq më pak atij evropian, ngaqë krishterimi ishte gjithashtu besim i tyre, vëllam i vjetër i myslimanizmit, madje krishterimi shqiptar ishte më i moçëm se ai sllav.

Në çaste të vështira, popujve u ndriçohet mendja në mënyrë të ethshme. Një shekull më parë, në ag të shkëputjes nga osmanët, Rilindja Shqiptare e flakëroi mendimin shqiptar, duke hedhur idenë e harmonisë fetare në interes të lirisë e të kombit. Një shekull më pas, kundër propagandës serbe që këmbëngulte t’i jepte shqiptarët si turq apo aziatikë të ardhur vonë në Ballkan, dhjetëra-mijëra të rinj myslimanë shqiptarë më 1981-shin e 1991-shin, kërkuan rrënjët e krishterimit të hershëm shqiptar, aspak për arsye fetare, por thjesht për të treguar se populli i tyre kishte qenë ngulitur në Kosovë shumë shekuj përpara sllavëve.

Gjëmimi i bombave sipër Jugosllavisë ishte njëkohësisht një lajm i madh. Një lajm nga ata që i vinin Shqipërisë një herë në një mijë vite, e Evropës vetë, një herë në shekull. Ishte lufta e parë e Aleancës Atlantike, e njëkohësisht e para luftë për shkaqe morale, në kontinent. Dhe s’ishte vetëm kaq.

Ishte hera e parë që koalicioni i madh euroatlantik, që identifikohej së shumti si krahu i armatosur i qytetërimit të krishterë perëndimor, kishte hyrë në luftë për mbrojtjen e një populli me shumicë myslimane, kundër një tjetri që kërkonte të përligjte krimin pas kryqit. Evropa dhe SHBA-ja nuk i kërkuan popullit shqiptar as ndërrim feje dhe asgjë tjetër të kësaj natyre. E mbrojtën ashtu siç ishte, shqiptar në radhë të parë, trefetarësh pastaj. Me këtë luftë, që ndiqej ditë pas dite e orë pas ore nga mbarë planeti tokësor, Evropa atlantike po emanciponte, veç të tjerash, vetveten.

Të gjendur befas në qendër të historisë evropiane, a mund të thuhet se shqiptarët i kapën përmasat e asaj që po ndodhte?

Vështirë të thuash “jo”, por po aq vështirë të thuash “po”.

7
Në kohën e tanishme, viti 2006, çështja e raporteve të shqiptarëve me kontinentin nënë, është ende në zhvillim e sipër. Të ndërgjegjshëm për një pjesë të gjërave, shqiptarët paraqiten po aq të pandërgjegjshëm për të tjerat.

S’është fjala vetëm për mosmirënjohjen që shfaqet aty-këtu. Për qirinjtë e shuar fill pas kapërcimit të tmerrit dhe për nervozizmin kundër katedrales, që askush nuk ua kërkoi si shpërblim për asgjë. E bashkë me katedralen, murmurima e panjerëzishme kundër Rugovës të porsaikur, që me funeralin e tij i bëri një shërbim të fundit Kosovës. (Ka gjasë që prania e fuqishme evropiane në këtë mort të ketë rizgjuar ca demonë të vjetër.) Është folur shpesh për atë pjesë të Shqipërisë që, ndonëse s’guxon të dalë haptas, është kundër Evropës.

Është folur për mafien dhe krimin e organizuar, që duke mos njohur komb e atdhe, s’kanë si të çajnë kryet për to. Është folur për politikanë të korruptuar, që ashtu si mafia tmerrohen nga ligjet e demokracisë e nga standardet e Ballkanit evropian. Është folur për fjalimet antiamerikane në parlamentin shqiptar më 1997-ën, që kanë shkaktuar, me siguri, lot nostalgjikë, në sytë e stalinistëve shqiptarë. Janë të njohura udhëtimet gjysmë të fshehta të politikanëve shqiptarë të të dy krahëve, në vende, disa herë të cilësuara si terroriste, me qeveri të dyshimta, që s’i duan as popujt e vet, e me të cilat s’na lidh asgjë.

Të gjitha këto dihen. E keqja është se kujtesa e politikës shqiptare është e shkurtër dhe, veç kësaj, disa nga politikanët tanë, dinakërinë e tyre e kujtojnë për zgjuarsi.

Është e kuptueshme që dhe haxhiqamilizmi dhe komunizmi shqiptar do të linin pas vetes një frymë të sëmurë kundërevropiane. Është e kuptueshme që shumë njerëz do të ndihen keq në familjen e sotme të popujve.

Problemi i mirëkuptimit ose moskuptimit shqiptar me kontinentin, është në thelb mirëkuptimi ose moskuptimi me vetveten.

Raportet me Evropën s’mund të jenë veçse të qarta e pa dyfytyrësi. Mesazhi i Evropës më 1997-ën dhe 1999-ën, ishte i qartë. Ajo na quante të vetët ashtu siç ishim, me atë identitet që kishim. E vetmja kërkesë e saj ishte ajo që iu bë gjithë popujve të tjerë të ish-Lindjes komuniste: emancipimi, demokracia.

Trillet, nazet dhe dyshimet nuk janë pa një burim. Një pjesë vijnë nga keqkuptimet tona të vjetra, një pjesë nga dredhitë e sotme. Ende disa vite më parë ishin të kuptueshme. Por në pranverë të këtij viti, ato janë të tepërta.

Pengesat që s’na lënë, ose na duket se s’na lënë, t’i afrohemi Evropës, përpara se t’i kërkojmë jashtë, duhet t’i kërkojmë brenda nesh. Nuk është pengesë asnjëra nga fetë, e sidomos nuk është myslimanizmi ndaj të cilit dyshimi ngjan më i lehtë.

Është thënë me të drejtë se të tri besimet janë të barasligjshëm në Shqipëri. Duke mos qenë pengesë asnjëri, po aq mund të thuhet se asnjëri s’është lokomotivë që na tërheq drejt Evropës. Në pengojnë, ata pengojnë të tre bashkë, e, në tërheqin, këtë e bëjnë të tre njëlloj.

Një shqiptar mysliman, është po aq i natyrshëm si shqiptar dhe si evropian, sa një katolik, e po aq sa një ortodoks.

Në acarimet e shpesh në përpjekjet me turqit osmanë, shqiptarët myslimanë ishin në vijën e parë. Feja e njëjtë me pushtuesin, nuk ua mjegulloi idenë e lirisë.

Bilbilenjtë, ata që në mënyrë aq të padenjë u përgojuan në Kuvendin shqiptar më 2006-ën, ishin një nga familjet martire, 13 djem oficerë të së cilës u varën brenda ditës nga pushtuesi me të njëjtën fé.
E njëjta gjë ka ndodhur me shqiptarët ortodoksë.

Martirët e vijës së parë kundër trysnisë mizore të shovinizmit fqinj, ishin pikërisht ata. Papa Kristo Negovani, At Stath Melani, Petro Nini Luarasi, janë vetëm disa nga emrat e mëdhenj që feja e njëjtë me kundërshtarin nuk ua zbehu për asnjë çast idenë e lirisë.

Rexhep Qosja ka të drejtë kur thotë se nëse shqiptarët do të kishin ruajtur besimin fillestar, rikthimi i tyre në Evropë do të kishte qenë më i lehtë. Por kjo keqardhje e tij, nëse mund ta quanim kështu, bie ndesh me këmbënguljen se gjysma jonë i përket ndërkaq qytetërimit lindor. Me këtë pranohet ngadhënjimi i vonuar i shtetit osman. Me këtë pranohet se në gjithë gadishullin ballkanik i vetmi popull që u thye, qoftë edhe përgjysmë, ishim ne.

Në qoftë se kjo do të ishte e vërtetë, ne do të ishim të detyruar ta pranonim. Por kjo, për fat, nuk është kurrsesi ashtu.

Siç u tha më lart, kombet nuk ndryshohen as nga pushtimet e as nga konvertimet.

Nostalgjia e tërthortë që po shfaqet sot tek ne për otomanizmin nuk është vetëm e habitshme. Ajo është në radhë të parë poshtëruese. E po ashtu fantazma e Haxhi Qamilit, që përherë e më shpesh shfaqet në trojet shqiptare. Shtatorja që iu ngrit në qendër të Tiranës, më 2001, një shefi otoman, i shpallur si kinse themeluesi i qytetit, ka qenë fyerja më e madhe për kryeqytetin e shtetit, për historinë dhe ndërgjegjen shqiptare. Vetëm një popull që nuk e meriton lirinë mund t’i ngrejë shtatore pushtuesit të vet.

Bashkia e Tiranës, e drejtuar në atë kohë “nga haxhi qamilët”, siç i cilësoi me të drejtë arkitekti Maks Velo, e ngriti atë shtatore natën dhe pa lajmëruar askënd, si keqbërësit. Banorët e pallateve rreth sheshit ku ajo ende ngrihet sot, e mbajnë mend njeriun që printe vallen rrotull shtatores atë natë. Ky njeri mban një nga postet më të rëndësishme në qeverinë e sotme.

Kjo shtatore është mishërimi i korrupsionit politik dhe moral të shkallës më të errët. Historianët e kanë shpallur të rremë këtë kinse themelues. Emri i Tiranës si vend vendbanimi, është shumë më i vjetër se koha e këtij pashai.

Klisheja krejtësisht e gabuar e përftimit të Shqipërisë si vend ndërmjetës, një sanduiç midis Lindjes dhe Perëndimit, një qytetërim as ashtu, as kështu, thënë ndryshe një “vend i as-as-it”, s’na bën kurrfarë nderi. Së pari, sepse nuk është e vërtetë, së dyti, sepse të lakmosh një cilësim të tillë, është njëlloj si të vetëshpallesh “gjysmak”, që në shqip midis të tjerash do të thotë “tarrallak”.

Ideja e përhapur andej-këndej, dhe fatkeqësisht e përkrahur nga Qosja, se “fati ynë historik është i paracaktuar për të sendërtuar zbutjen e kundërshtimeve midis Lindjes dhe Perëndimit”, të kujton një nga njollat historisë shqiptare, kapardisjen e Shqipërisë komuniste për kinse misionin e saj planetar për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit.

Ide të tilla delirante, ato me të cilat, Shqipëria, për një kohë të gjatë, u bë gazi i botës, u kanë ardhur në majë të hundës shqiptarëve. Por jo politikanëve tanë. Me sa duket, reflekset e vjetra të zyrave të Enver dhe Nexhmije Hoxhës, iu vijnë në mendjet e tyre prej mitomanësh.

Janë këto, me sa duket, që shkaktojnë çoroditjen kryesore në politikën shqiptare. Një pjesë e madhe e politikanëve flasin gjithë ditën për Evropën dhe Perëndimin, por mendjen, me sa duket, e kanë nga Lindja. Nga Lindja në të gjithë gamën që ajo ngërthen:

Lindja e Mesme, ish-lindja sovjetike, e po të mos mjaftojë kjo, edhe ajo kineze maoiste. Janë këto reflekse, që i shtyjnë këta politikanë, që, në vend që të përqendrohen në çështjet e ngutshme madhore përpara të cilave ndodhet kombi shqiptar: mirëqenia, hyrja në Evropë dhe statusi i Kosovës, fillojnë e joshen nga fantazira pa kuptim, për të cilat nuk kanë as mundësi, as shtat e as tagër moral nga populli i vet. Të brengosesh se si do të pajtohet Perëndimi me Lindjen, të kinse ndërhysh, për shembull, në kinse rolin e ndërmjetësit, në mosmarrëveshjet SHBA - Iran, për energjinë bërthamore, kjo, në rastin më të thjeshtë quhet ëndërr në diell, kurse në rastin më të keq, e ka emrin korrupsion politik.

Misioni i shqiptarëve në këtë planet, fati apo e thënia e tyre, është një dhe i pandryshueshëm:

mbrojtja e interesave të vendit të tyre, që quhet Shqipëri dhe i popullit të tyre që mban emrin shqiptar.
Programi i çdo populli të qytetëruar është ky dhe vetëm ky. Miqësitë, aleancat, strategjitë, kanë lidhje me të dhe vetëm me të. Ky nuk është etnoegoizëm. Kur çdo popull në mënyrë të natyrshme, njerëzore e demokratike e kryen këtë mision ndaj vetes, ai e ka kryer atë ndaj gjithë njerëzimit.

Ky është thelbi i idesë evropiane, fundaja mbi të cilën ngrihet Bashkimi Evropian, ai që ndryshe quhet Evropa e Kombeve.

Ne nuk e kemi shpikur Shqipërinë, ashtu siç kanë dashur të na mbushin mendjen disa. Ne nuk e kemi shpikur as ngulitjen e saj në Evropë, siç kanë dashur të na mbushin mendjen ca të tjerë. Humbja dhe rigjetja e kontinentit nënë, nuk të bën më pak evropian se të tjerët. Përkundrazi, ajo të bën më shumë.
Në mbyllje të kësaj sprove, le të përpiqemi ta shohim atë që ka ndodhur, nga një kamera e largët, nga ato që të japin mundësi t’i skajosh gjërat në një tablo sa më të përgjithshme.

Është një kontinent që shekuj më parë është quajtur Evropë. Është një gadishull jugor i saj, ai më i ndritshmi dikur, dhe më i errëti pastaj, me emrin Ballkan. Ishte një perandori që u shfaq përbri, perandoria osmane, me një program e një ëndërr të mbrapshtë: të zhdukë nga faqja e dheut Evropën. Ndodh kacafytja e madhe midis të dyve. Gjatë saj, perandoria e re i shkul së vjetrës gadishullin ballkanik, djepin e qytetërimit të saj. Pesë shekuj më pas, gadishulli në fjalë, në mes të të cilit ndodhet Shqipëria, shpëton nga kthetrat e osmanëve. Perandoria e tyre bie. Kthimi i Ballkanit te kontinenti nënë është i gjatë, i mundimshëm.
Dhe ja epilogu: popujt e Ballkanit, janë vënë në radhë përpara Portave të Evropës. Përbri, është Turqia, bërthama e dikurshme e perandorisë së tmerrshme. Për pesë shekuj ka kujtuar se popujt ballkanas, pasi ia ka zhvatur Evropës, po i çon si trofe, drejt kontinentit të vet. Por ç’po na shohin sytë? Një gjë tejet të pabesueshme. Ka vërtet një trofe, por jo ashtu siç është kujtuar. S’janë popujt ballkanas që Turqia po i çon si robër drejt Azisë, por përkundrazi, janë ata, që po sjellin si trofe një hanëme të vjetër: Turqinë.

Natyrisht që Turqia nuk është robinë, në kuptimin e mirëfilltë. Natyrisht që ajo po e kërkon vetë, madje me këmbëngulje të pranohet në Evropë. Natyrisht që ajo, ndërsa lëshonte kërcënime e mallkime kundër Evropës, fshehtazi joshej prej saj. Dhe ky ka qenë ngadhënjimi i madh i Evropës.

Ana e fshehtë e historisë, shfaqet këtu në formën më tronditëse. Pyetja: kush u thye prej kujt, ngrihet me gjithë peshën e saj.

Dy rrjedha të historisë kanë ecur paralelisht. Në atë të jashtmen, perandoria osmane, godiste, fitonte, robëronte. Por në një rrjedhë të brendshme, të fshehtë, ajo goditej, humbte, robërohej.

Popujt e Ballkanit bashkërisht ishin aktorët e kësaj lufte. Ishin ata që, vit pas viti e shekull pas shekulli, bashkë me energjinë e tyre, bashkë me zyrtarët e lartë, gjeneralët, guvernatorët dhe aventurierët, që ia dhanë pa kursim, i ngjitën perandorisë joshjen evropiane. Historia e pushtuesit të pushtuar, si në rastin e Romës me Greqinë, në njëfarë mënyre u përsërit.

Rrjedhimisht, asnjë nga popujt e Ballkanit nuk u thye.

E aq më pak shqiptarët. Nëse ka pasur për ta një fat historik të paracaktuar, ai është i ndryshëm nga ai i ndërmjetësit.

Popujve ballkanas, e midis tyre shqiptarëve, pa e ditur as ata vetë, madje pa e ditur as Evropa, fati u caktoi të jenë komando të Evropës, mu në qendër të botës osmane. Si të tillë ata kanë qenë përherë, ndonëse me dhembje, në rrënjët e Evropës. E qenia me dhembje nuk është kurrë një mungesë, përkundrazi.

Shume faleminderit per postimin e plote te sproves se Kadarese, kjo do jete me vlere per te tjeret qe nuk e kane lexuar.

kadare analizon se e kaluara  komuniste dhe sidomos kultura  islamike e shqiptareve jane pengese per integrimin e natyrshem ne kulturen europiane (te mos ngaterrohet me integrimin institucional)...

per ta perfocuar kete mendim kadare shprehet diku tjeter per rrenjet e kultures islame ne individin dhe shoq. shqiptare.."kjo kulture e ardhur ne vendin tone si kondrabande e me pashaporte fallco , ku ne kapakun e kesaj pashaporte sot shkruhet KULTURA POPULLORE SHQIPTARE"..pra idea e kadarese eshte se kultura jone tradicionale popullore qe ne shqiptaret e kujtojme sikur eshte kulture shqiptare me origjine te lashte eshte nje genjeshter qe ja themi vetes, sepse kjo kulture nuk eshte gje tjeter se themeli i kultures islame me disa nuanca te moderuar ne siperfaqe te saj...

por edhe  qose ne sumicen e rasteve nuk e mohon kete gje por qose eshte i mendimit se mire apo keq kjo kulture ne ndihemi mire tani me kete gje dhe nuk kemi arsye per ta ndryshuar...mirepo kadare ka mendim kunder me kete ide te qoses duke pretenduar se shqiptari nuk ndihet mire nen lekuren e vet me kete kulture, sepse e ben ate te diferencohet nga familja europiane, ku edhe ne rastin me te mire te hyrjes se shqiperise ne BE me te drejta te plota, perseri shqiptaret do te ndihet si te huaj ne europe per arsye te kultures se tyre...keshtuqe lind nevoja e ndryshimit te sistemit te vlerave e cila sigurisht do sjelli edhe dhimbje shpirterore...

 

secili zgjedh edhe merr ne fund te fundit...

 une jam kurioz te di si mendojne ceket ortodokse per austriaket pushtues. 

ne bratislave, krenaria e qytetit ishte pallati mbreteror qe paska perdorur nje mbretereshe kur nuk perdorte as vjenen as budapestin. (krahaso banjot dhe sahati i sulejman pashes ne tirane)

serbet a thua kane patur me frike turqit apo gjermanet. (polaket ruset a gjermanet)(tunizinet italinet apo berberet)

sepse u lodhem me keto lloj kinse arsyetimesh. perandoria osmane ishte shteti me modern i kohes se saj qe shembi skllaverine. per kete ka merite. gjate 500 viteve kur shtete si anglia, franca dhe e sapolindura gjermani u ngriten mbi feudalizmin e tejkaluan turqine atehere u shemb perandoria. duhet theksuar se u shemben pernjehere dy perandorite: osmane dhe austriake. si perhere gjate historise. 

sot lulezon perandoria amerikane dhe eshte dobesuar jashtezakonisht shume ajo ruse. po perpiqemi te ngreme nje perandori europiane. ku normalisht ligjin do ta bejne anglezet francezet e gjermanet. dhe te gjithe duam ti bashkangjitemi perandorise me te forte. ismail kadare ne kete rast nuk e thote kete. ai nuk pranon se qe te quhemi europiane duhet ti presim njeren koke shqiponjes, duhet te shtojme ndonje ngjyre ne flamur etj. 

kjo ka ndodhur edhe dikur. kishte nje perandori te forte ku kishte mundesi karriere. dhe te gjithe kush kishte para e mend ikte rrefugjat ne stamboll (krahaso: paris) per te patur nje mundesi me shume. dhe i kemi dhuruar panteonin romes me agripen, i kemi dhuruar xhamine blu stambollit me arkitekt sinanin, austrise tunelin me karl gegen, etj. atje ku ka mundesi karriere shkohet. kete e tregon me se miri kadareja. te pakte jane ata burra qe insistojne per te kunderten. duhet te jesh qorr qe te mos kuptosh nje dicka. nese shqiptaret nuk do ktheheshin muslimane sot shqiperia nuk do te egzistonte. aq sa egziston dalmacia katolike apo epiri ortodoks. por sot eshte me e leverdisshme te mos e quash veten musliman. ndoshta ka pak nga ata njerez qe kembengulin se meqe e kemi nje identitet te mos e humbim. asnje ne europe nuk e njeh gjergj kastriotin. te gjithe njohin skender beun dhe se kane problem ta kene heroin e tyre. ne per servilizem duhet ta vrasim skenderbeun, ti presim koken shqipes e te behemi shtojce parazite ne bisht te europes. pa asgje tonen.

pastaj kush ishte identiteti yne? po i europes se se mora vesh? 

me duket se totalisht jashte teme......

behet fjale per zakone, norma, kulture ,mentalitet,psikologji....

eshte njelloj si 2 individe nje burre dhe nje grua...europa dhe shqiperia...

nje burre dhe nje grua duhet te kene koncepte te perbashketa per jeten,menyra te perbashketa te te sjellurit karaktere te ngjashme qe te kalojne ne harmoni me njeri tjetrin....

nuk beht fjale per tu dukur te mire apo te keq e per te demostruar se kush ka sherbyer me shume apo jo se kush ka te drejte apo jo.....nuk behet gjyq e as hetusi....PO FLASIM NESE PERSHTATET KULTURA JONE ME EUROPJANET APO JO DHE KUSH JANE ATO ZAKONE QE NA BEJNE TE NDRYSHEM ME TA.

Domethene sipas llogjikes tende dhe nje analize te detajuar me mendime "perparimtare" si i bi me qene ne Turq apo Irakien. Ai kodosh Kadare per tjeter gjo flet mer kodosh Shkije(serb).

Nuk eshte muhabeti per cka qene Turqia apo Parisi a Vjena me Pragen. Po eshte nje dicka qe ti tregojme disave qe dun me e bo ate mut vendi qe na ka mbetur si Islamabad, dhe po na dalin me Perce si ninja dhe pastaj po deshe bejne akoma karier ne Stamboll se skane ku me shku prandaj. 

 e di kush ti acaron nervat ne kete mes. kur ti nuk ke ndonje argument per ndonje gje por nis e ofendon. pse nuk vjen te ulena ne tavoline te te tregoj se a jam shkije a irakien. a? e ke aq bythe a burrni? 

a? te ti jap 5000 vjet shqipni qe kam ne gjak krejt pernjihere surratit tend. 

ca po them une? jemi shqiptare dhe kaq. asgja me shume. dhe jam prape se prape shume i bindur se nese dikush do te veshi perce te veshi perce, nese dikush do te veshi minifund te veshi minifund. 

 

Identiteti yne eshte i paracaktuar nga gjeografia jone. Normale qe jemi europiane se jemi ne Europe. Kadare "states the obvious" si thote inglezi. Kadare noton ne ujera te turbullta kur pohon se ne jemi rrace e bardhe dhe kur nenkupton se islami eshte fe lindore dhe nuk duhet perqafuar nga shqiptaret. Nje sere pyetjesh shtrohen:

A kemi nevoje te jemi te bardhe per te qene europiane? Dhe per me teper a kemi nevoje ta pohojme dicka te tille?

A ka ndonje fe qe nuk eshte lindore?

A duhet t'i japim rendesi fese ne percaktimet identitare?

Ne pergjithesi, jemi munduar qe t'i anashkalojme fete sepse nqs u japim rendesi e kemi te sigurte percarjen. Jemi munduar t'i japim gjuhes shqipe rolin kryesor ne perforcimin e kohezionit tone kombetar. E vertete qe gjuha e ka te veshtire ta mbaje e vetme kete barre te rende por nuk shikoj ndonje zgjidhje tjeter realiste.

Jam i sigurte se IK nuk eshte as rracist as islamofob si e ka akuzuar Qose por silogjizmi i IK per te treguar se jemi europiane calon shume.

Mire me mire por realiteti nuk duhet te perkoje me fene. Kadareja perpiqet (pa e mbrojtur)qe mos te marrim prirjet sipas kuletes por kulturen qe kemi pasur ta zhvillojme dhe jo te diskutojme :te mbajme apo jo shamine ne shkolle se i bie pastaj te cojme dhe te deleguar ne konferencat islamike te vendeve arabe apo jo ?

 Cilat jane motivet  prejte cilave autori e ka pare te domozdoshme te  shprehet mbi kete teme? Jane ato teresisht reale dhe a jane  paresoret per kombin shqiptar sot?

   Kujt i nevoitej dhe kujt i sherbeu nje polemike si ajo qe pame  mes dy kolloseve  te kombit, ne momentet qe kalon kombi yne, ne Ballkan, Evrope dhe Bote?

  U pa urrejtje gjat polemikave? U shkon ajo  krijuesave te ketyre permasave ?

 E fundit, Eshte feja, ne marim te shekullit dhe fillimit te ketij te riut, percaktuease ne  identitetet e kombeve ?

   Mendoj rreth ketyre,  ka vend per  te shprehur gjithkush mendimin, pa qene nevoja  e sulmit ndaj njerit dhe mbrojtjen ndaj tjetrit.

   Ne kemi nevojen per  t`i  ...Mbrojtur shume  mire ,....qe te dy....!

E ashtuquajtura letërsi erotike, në një pjesë të madhe të saj s’ishte gjë tjetër veçse bejte dhe lavde për pedofilinë. Ne i dëgjojmë këto këngë ende sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ç’thonë. Ato gjëmojnë disa herë nëpër lokalet e natës, madje, në programet televizive, e ne prapë shtiremi se nuk i kuptojmë.

Mjafton njëfarë përqendrimi në këto tekste e këto melodi, mjaftojnë dëshmitë e shkruara të kohës, për të kuptuar se cili është thelbi i kësaj nënkulture, të futur kontrabandë, nën pasaportën e artit popullor.
“Çunat e vegjël”, adoleshentët, dylberë me shallvare mëndafshi e vetulla të hequra, nga njëra anë dhe ashikët e moshuar, “lalët” me mustaqe, që psherëtinin të dergjur për ta, nga ana tjetër, ishin personazhet kryesore të këtyre idileve të neveritshme.

Ende nuk dihet nga kishte buisur kjo kundërkulturë, që jo vetëm me shqiptarët, por me asnjë popull ballkanas s’kishte lidhje. Në thelb ajo bartte brenda saj një program të fshehur zhburrërimi e zvetënimi moral të pashembullt. Nuk duheshin veç disa breza “çunash” e “lalësh” të tillë që jo liria, por vetë ideja e lirisë të perëndonte përgjithmonë.

_____________________

Cun` i vogel do llokum, do llokum

e ka lala si pellum, si pellum ...smiley

Polemika Kadare-Qose ishte polemike ndermjet dy koloseve te kultures shqiptare dhe jo vetem pati jehone te gjere por si tajfun, perfshiu brenda saj nje numur te madh intelektualesh te gjithe hapsires shqiptare.

Qartazi Kadare me pikpamjet, kendveshtrimin, bindjet dhe pragmatizmin e tij qendron ne krye te Orientalisteve.Kush ka lexuar studjuesin palestinezo-amerikan Eduard Said e ka te qarte thelbin e konceptit  Orientalist.

Ne grupin e orientalisteve shqiptare rreshtohen  P.MISHA . A.PLASARI,

Kundershtaret me te zeshem jane A.Baleta, H.Ferraj dhe emra te tjere te intelektualesh kosovare.(plus zera te komunitetit mysliman si O.Jazexhiu me shoke )

Orientalizmi Kadarese eshte koherent nqs i referohemi krijimtarise se tij letrare. Pushtimi/sundimi otoman ne vepren e tij letrare simbolizon "naten e erret 500 vjecare" "sjellesit e fatkeqsise" , ndarjen e dhunshme te botes arberore mesjetare nga trungu europian etj. Jo me kot Kadare eshte kritikuar per nje lloj glorifikimi te historise ne krijimtarine e tij. (Kush e solli Doruntinen, Ura me tri harqe )

Nga pikpamja pragmatiste, kur polemiken e vendosim ne konteksitin huntingtonian te " perplasjes se qyteterimeve" ,te rrezikut te terrorizmit islamik , te rrenjeve te krishtera te qytetetrimit europian , Kadare insiston ne zbehjen, limitizimin (dhe mundesisht konvertimin total ) e komponentes myslimane ne jeten shqiptare.

Kurse Qosja, sipas mendimit te kundershtareve te Kadarese, problemit i qaset nga pozitat e multikulturalizmit, duke i kujtuar Europes "karten" me te cilen ajo formalisht luan. Nqs qasja e Kadarese lidhur me Identitetin europian te shqiptareve eshte romantiko-pragmatiste (keshtu duhet luajtur-keshtu po luajme ) qasja e Qoses duket realiste dhe nga pozita me shkencore lidhur me komponentet e identitetit kombetar.

____________________

Identiteti EUROPIAN i shqiptareve. Ka nje identitet individual dhe nje identitet kolektiv. Pyetja shtohet: Kush jemi NE ? dmth cili eshte Identiteti Kombetar i shqiptareve ?

Vete koncepti Identitet ne literaturen perkatese shikohet nga disa kendveshtrime. Po keshtu per thelbin/permbajtjen e Identitetit Kombetar (dhe Nacionalizmin ) ka disa qasje. Ne konceptin me te gjere , Identiteti Kombetar perfshin dimensionin historik, gjeografik, kulturor, shpirteror,moral dhe politik. Per disa kerthiza e identitetit kombetar eshte kultura, per te tjere ne dimensionin historiko-kulturor , religjioni eshte pjese integrale e identitetit kombetar. Perkufizime te tjera pershijne dhe qytetarine dhe qyteterimin.

Ketu besoj ndahet Kadare me Qosen: per te parin thelbi identitetit kombetar shqiptar , "kerthiza kombetare" nuk influencohet nga feja dhe besimet fetare. Kurse Qose mendon se myslimanizmi shqiptar eshte komponent , pjese integrale ne formesimin e identitetit kombetar.Kesisoj sipas tij, koncepti Kadarese eshte antihistorik dhe, si pasoje, ushqen antimyslimanizmin.

Pyetja besoj se mund te shtrohet ne kete forme: A eshte feja pjese e nje qyteterimi dhe, me tej, sa ndikon qytetetrimi ne gdhendjen, "ngjizjen" e identitetit kombetar?

Me konkretisht: feja myslimane sa vend ze ne qyteterimin e shqiptareve,si prurje historike dhe prezence aktale? (Kujtoj ketu debatin e bere kohe me pare ne ppu lidhur me nje shkrim te A.Tare per trashegimnine kulturore te otomanizmit ne Shqiperi :

Nqs nga pikpamja pragmatiste, prania e fese myslimane "na ben dem" ne projektin tone te integrimit europian, cila eshte influenca e saj ne ate qe KADARE e quan Identiteti EUROPIAN i shqiptareve? Sa peshe ze dhe sa e ndikon kete IDENTITET?

Identiteti kombetar eshte teresia e tipareve qe na perbashkon se brendshmi (gjuha, kultura, psiqika, tradita, mitet, arti popullor etj ) dhe njekohesisht na dallon se jashtmi me te tjeret. Po te shikojme kulturen popullore, vallet, kenget, veshjet, ne zonen ballkanike gjen shume ngjashmeri.Pra ka nje identitet kombetar, pastaj vjen nje identitet ballkanik dhe me tej, tipare te ketij identiteti qe na bejne te ndjehemi europiane.

____________________

Ketu po kujtoj biseden me nje italian vite me pare. Udhetonim nga Tr. drejt Shkodres. Po e pyesja per perceptimet, pershtypjet dhe pergjigjia ishte: kur je ne Shqiperi ndjehet atmosfera, fryma europiane. Kete ndjesi nuk ma jep vetem Tirana por kudo ku kam udhetuar neper Shqiperi. Njerzit, veshja e tyre, komunikimi, te qenit te hapur me te huajt...pra preket dhe ndjehet ...

___________________

 Kadare,  flet per shkaterrimin e lidhjeve europiane prej komuniszmit dhe urrjetjen qe ushqente regjimi kunder Europes. Dakort, por ka dhe dicka qe duhet pare ndryshe, se paku ne kontekstin e merakut te Kadarese per myslimanizmin: Vertet ndalimi i fese dhe mbyllja e institucioneve fetare ishte nje nga bemat e shumta te komunisteve por duke e pare ne perspektive, them se ka patur dhe nje impakt pozitiv: feja mylimane ne pjesen dermuese te popullsise me besimin perkates, ka qene siperfaqsore dhe mjaft e reduktuar si ritual, krahasuar me fene katolike dhe ortodokse. Ateizmi komunist e dobesoi akoma me shume shtrirjen dhe rolin  e myslimanizmit ne jeten social-shpirterore. Nga kjo pikpamje, kritika e Kadarese se paku ne kete pike duhet te jete me e balancuar.

Edhe dicka: Vertet regjimi komunist e izoloi vendin nga Europa dhe bota perendimore dhe kjo ishte n je fatkeqsi. Por rrenjet europiane te identitetit te shqiptareve ai regjim maskara gjithsesi u perpoq ti evidentonte: studimet ilire, albanologjia, arkeologjia, etnografia etj. me gjithe pengesat ideologjike, hodhen drite mbi kete identitet europian.Thenia e Rilindasve se "dielli lind andej nga perendon" nuk u censurua gjithsesi.

 

Kisha deshire Spiritus qe te mos pjesmerrnit ne keto "romantizma" qe u ka ka luar koha .

Gjithsesi debati Kadare  - Qose , megjithse i vone dhe simbioze  e koheve te shekujve 15 te Kombeve te tjera , dhe perfshirja e e mrave autoritare si Kristo Frasheri , mbetet nje dokument me vlera per brezat . Vetem kaq .

Ne Jemi ne Europe dhe po behemi pjese institucionale e saj ( Europes se Bashkuar ) si forme e Re e organizuar bashkejetese .

Keshtu ka qene dhe me pare ne forma te tjera bashkejetese .

Ne se popujt per kohe e periudha te caktuara , qe nuk varen prej tyre , kalojne sa nga nje sundim ne tjetrin , kjo nuk e perjashton GJEOGRAFIKISHT as njerin prej te jete PJESE dhe KULTURE e atij tereni . Aq me teper per teritore e popullsi te paperfillshme si Shqiperia . Endrat me IDENTITETE jane per te tjere vende.

Te tjerat jane diskutime teorike per stjudues te fushave .

___________________

 Kadare,  flet per shkaterrimin e lidhjeve europiane prej komuniszmit dhe urrjetjen qe ushqente regjimi kunder Europes....

Kadare nuk shquhet pak kohet e fundit per idiotizma te kesaj natyre !

Kete ndjesi nuk ma jep vetem Tirana

kjo eshte kokerr e forte arre, spiritus.

debatin per ket, naj here tjeter. Do e mbaj mend se eshte vertet e forte. Shkon komplet kunder asaj qe ne kujtojme se eshte e vertete, tip "by default".

 Exlent Spiritus! Te tilla mendime, konsiderata, opinione, nderojne vleren evropiane te shqiptarizmes....Se e kemi te trasheguar qe nga Rilindasit tane! Edhe nje here te lumte!

 

Në debatin ndërmjet Kadaresë dhe Qoses rreshtohem përkrah Kadaresë. Është një prej titanëve të letërsisë shqiptare, ndërkohë që Qosja më duket më tepër demagog në veprat e tij sesa një zbulues I mirëfilltë.  Më ndjeni nëse bëj ndonjë herezi, por nuk mendoj aspak se Qosja ka ndonjë meritë kushedi se cfarë në letërsinë, apo në kritikën letrare shqiptare. Jam interesuar për të që në moshë të re, (edhe pse nuk ia kam lexuar të gjitha veprat), ato që kam lexuar kanë qenë më se të mjaftueshme për të konstatuar një lloj monotonie, një përpjekje për të vlerësuar letërsinë rilindase shqiptare, në libra tepër voluminozë, nga të cilët nuk mbaja më mend asgjë. Më thotë dot ndokush ju lutem ku qëndron risia e Qoses në analizat e veta? Mund të jetë njeri me erudicion të gjerë, por kjo nuk mjafton për të frymëzuar kombin tend. Mendoj se një njeri, sidomos shkrimtar i madh është ai që frymëzon kombin e vet. A ka frymëzuar Qosja ndokënd, ashtu si Kadareja një komb të tërë me analizën e vet të psikologjisë së shqiptarit. A ka ndonjë njeri tjetër, që ka hyrë kaq thellë në brendësi të botës shpirtërore të shqiptarit dhe ka sjellë aq mjeshtërisht kushtetutën shpirtërore të këti kombi. Është interesante, se si njerëzit duke dashur të tregohen të ditur, presupozojnë se vëllime të stërzgjatura mbi figurat letrare të përdorura nga Rilindasit janë të mjaftueshme për të ngritur në piedestalin e intelektualit të orëve të para, një person, veprat e të cilit janë thjesht “të mërzitshme”. Më ndjeni, por nuk e quaj aspak një debat të barabartë. Peshorja e debatit rëndon shumë, po shumë, shumë më tepër në anën e Kadaresë.

Debati eshte per tjeter gje dhe jo per te vleresuar R.Qosen si intelektual, studjues, kritik apo tjeter. Ti apo une mund te mos e llogarisim fare por kjo s` do me thene se jemi etalon te se vertetes.

E papranueshme ne kete polemike ishte degradimi ne sulme personale. Te dy ne kete pike u treguan si dy katundare inatcinj dhe zemerake. Kjo ishte e trishtueshme.

 Eshte e pavertete te thuhet kjo per te dy. Ajo qe Kadare ka thene eshte postuar edhe me lart ne postimet e meparshme dhe gjuha e perdorur eshte elokuente dhe shume e paster qe mund te perdoret vetem nga njerez te nje niveli me Kadarene. 

E kunderta ka ndodhur me Qosen; ai ka rene pre e sulmeve personale, shenje e mungeses se ideve, menjehere. Nese Kadare ka bere analize logjike, Qosja ka dhene perfudime qe jane me shume produkt i emocioneve dhe opinioneve personale. Thene shkurt, te nje niveli qe nuk i shkon nje njeriu me emer ne letrat shqiptare si Qosja. 
 

Spiritus,

Une nuk mund te vleresoj nje njeri qe eshte i parashikueshem si vdekja. Une vleresoj dike qe shperthen edhe tabute, por te pakten eshte origjinal ne idete e veta. Mendoj se Qoses i mungon ne menyre radikale origjinaliteti.
Dhe me vjen keq, nuk do te mundesha ta vleresoja kurre me shume se Kadarene, per cfaredo debati qe te behej fjale.

Come on, spiritus... you know better than this. Definitely, better!

Ja ta them une nje ide origjinale te Qoses qe nuk e di pse nuk e vini ne dukje po perkunder e akuzoni si filoislamik ne punen e tij. E ka thene mese qarte qe faji i ndarjes se kombit tone ne dysh, shqiperi dhe kosove eshte pikerisht ai ndrim i fese (akt i hapet i mimikrise, siç shprehet tekstualisht) i cili sillte nje perfitim te perkohshem po rezultoi nje kunderperfitim i tmershem historik. Nuk e ka hallin te mbrojtja e myslymanizmit Qosja po eshte kunder kadarese ne idene se ky kunderkthim nuk duhet te behet ne te njejten menyre si u be ai i pari. Pra pa piken e dinjitetit si e bejne ata qe ne greqi se kane per gje qe nga masar te quhen mihal nga sot ne neser.

Ketu e ka fjalen qosja. Te mesojme nga e kaluara. Nese ate veprim te djeshem e paguam historikisht, te mos mendojme tani se nje perkulje tak-fak ndaj zotrise se kohes do na dali per hajer. Mund te duket paradoks po Qosja mendon se eshte shqiptar i shendosh e i sheruar nga semundja e perkuljes (mimikrise) ndaj te fortit te rradhes qe jo vetem s'te çon gjekundi po ne planin afatgjat te fundos fare, pikerisht ai myslyman qe s'vrapon te ndroje e te hedhi poshte fene e tij si po propagandohet me te madhe, por per shkak se e ka te qarte tashme qe ka qene gabim ai i te pareve te vet, behet dinjitoz dhe s'pranon me ta ndroje kaq lehte si therret kadareja te behet. 

Me vjen keq qe po e them,por te rreshtohesh ne krahun e Qoses eshte njesoj sikur te rreshtohesh ne krahun e serbeve dhe te grekeve.Cfare ndryshimi kane tezat e Qoses nga ato te serbeve dhe grekeve?Asnje ndryshim!

Sa per kulturen islame dhe ndikimin e saj shikoni ndryshimin e folkut arberesh( qe eshte puro shqiptar) dhe kengeve te Fitnete Rexhes.Me vjen keq por Kadare ka te drejte ketu.Ndikimi i kultures islame sidomos ne Shqiperine e mesme ka qene shkaterrimtar.Jo me kot keto zona jane akoma me te prapambeturat ne Shqiperi,pavereisht se jane 10km larg nga Tirana.

Nuke keni vene re qe te gjithe Rilindasit,mbreti Zog rregjimi i kuq apo dhe ky i sotmi kane vene theksin tek ndikimi negativ i perandorise osmane ne fatin historik te shqiptareve?Nuk u copetuam ne 1878 dhe 1913 se ishim muslimane?Nuk u  perpoqen Rilindait dhe qeverite shqiptare qe mbas 1913 te oksidentalizonin Shqiperine?

Replika apo kjo veper e Kadarese,quhajeni si te doni, eshte nje testament per te gjithe ata qe e duan kete komb dhe e quajne veten shqiptare.Felliqesirat le te rrine ne krahun e Turqise Greqise apo Serbise,se nuk na duhen ne.

...perandoria osmane ishte shteti me modern i kohes se saj qe shembi skllaverine. ...

Vertet e ke shkinas apo rren veten?Ja ta bej bilancin e zhdukjes se "skllaverise" me  tokat dhe banoret e Arberise.Eshte goxha bilanc pozitiv ne favor "te zhdukjes se skllaverise"(skllever te kujt ishin arbereshet,se nuk po me kujtohet??)

Ne 1478 kur ra dhe qyteti i fundit Shkodra pas njerrethimi 15 mujor:1/3 e popullsise se Arberise e vrare,1/3 u largua ne mergim dhe 1/3 mbeti dhe u perdhunua si ju desh qefi osmaneve,gjuha shqipe me e vjetra ne Europe u mallkua dhe u ndalua te mesohej,pavaresiht se kishte kohe qe shkruhej.Te mos permendim masakrat e kryengritjes se Pjeter Budit,masakren e Manstirit 1831,dhe mijera vrasje te patrioteve shqiptare.

Nese kjo quhet heqje skllaverie atehere nuk duhet ta dish se cdo te thote skllaveri.

Hajde shendet!Me fal po per ty eshte, hajde selam!

 Ju lumte!

Shqipetaret qe flasin ne favor te Turqise vertete qe jane te paditur, hipokrite apo thjeshte jashteqitje te kombit tone. 

Nuk e kuptoj sesi mund ti thuresh lavde turqise ne nje kohe kur prishi civilizimin mijera vjecare te shqiptareve duke filluar qe nga gjuha, kultura, arti dhe cdo gje tjeter. Perdhunoji nenat dhe motrat shqiptare me shekuj, padyshim ato kane qene nenat dhe motrat e dikujt, kane ndaluar perdorimin e gjuhes shqipe, ne fakt ato qe jane munduar ta perdorin kane perjetuar ndeshkimet me barbare qe mund te kene qene te njohura ne ate kohe; mjafton te mesosh se c'fare ka ndodhur ne Voskopoje dhe kulturen e atij vendi aq te zvhilluar ne ate kohe, apo prapambetjen e popullit shqiptare. 

Turqit kane jetuar mbi kurrizin e shqitpareve, kane bere cdo lloj poshtersie ndaj tyre dhe t'iu thuresh lavde sot eshte nje marrezi e nje peshe te pamatur. Fatkeqesisht sic duket Haxhi Qamilet akoma jane prezent ne territorin shqiptar.

E kam falenderuar nga zemra Kadarenë për këtë tekst.

Në mos për stilin jo fort brilant (si çdo ese filozofike e tij), për të shtënët në mendime që më vuri, për frymëzimin që më dha për të shkruar

Identiteti evropian.. i evropianëve.

Xixa, kendveshtrimi yt eshte goxha interesant. Gje e mire kur ka njerez qe nuk i shikojne gjerat vetem me syzet e "perplasjes se qyteterimeve".

 Perandoria romake, aty ku vajti, la rruge, ujesjelles, organizim dhe census te popullsise. Perparim me nje fjale.

Perandoria britanike, aty ku vajti, la shkolla, administrate shteterore, istitucione, nje gjuhe te perdorur ne gjithe boten. Perparim me nje fjale.

Perandoria amerikane, sjell mireqenie, shtyp te lire, zhvillim teknologjik. Perparim me nje fjale.

Kush me thote dicka te mire, te dobishme qe na la 500 vjet pushtimi turk? 

(Nuk quhet bakllavaja, llokumi dhe imam bajalldi)

Perandoria osmane nuk na la asnje gje te mire. Por nuk do vazhdojme te merremi edhe pas 100 vjetesh me te. Kur do fillojme te merremi me veten tone?

nje tjeter shkrimtar i nje kalibri goxha te fuqishem duke lene jashte ngjyrosjet politike te kujtdo kohe ka shkruar disa ese sh te arrira mbi karakterin e shqiptareve.ka treguar ashtu sic jemi e sic e tregojme veten.jane shkruar nje jete perpara,atehere kur per ne toke e shume deshiruar ishte amerika....jane sh te arrira e mund te kuptoni sh me sh sesa kjo SPROVE mbi identitetin tone europian.....ne kemi nevoje te pranojme identitetin tone si qytetar te botes e te mundohemi ti japim nje vlere asaj ca jemi...fjala eshte per faik konicen.....

ne kemi nevoje te pranojme identitetin tone si qytetar te botes e te mundohemi ti japim nje vlere asaj ca jemi...fjala eshte per faik konicen.....

 

ketu qendron pyetja.....cfare jemi...dhe ku shkojme

cfare jemi????

smund ta them....se di pergjigjen esdhte sh e veshtire ta thuash kur shikon se si transformohemi cdo dite kemi njemije identitete e asnje qe na perket......

ku shkojme???

asgjekundi rrotullohemi rreth atij realiteti te krijuar nga vete ne,te modifikuar per te qene si ata qe shohim jashte edhe te pershtatur per egon tone.e perdorim si komordare shpetimi per te justifikuar veprimet tona,per te justifikuar ate ca jemi......

 

"Por kjo punë ishte më e ndërlikuar. E ashtuquajtura letërsi erotike, në një pjesë të madhe të saj s’ishte gjë tjetër veçse bejte dhe lavde për pedofilinë. Ne i dëgjojmë këto këngë ende sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ç’thonë. Ato gjëmojnë disa herë nëpër lokalet e natës, madje, në programet televizive, e ne prapë shtiremi se nuk i kuptojmë.

Mjafton njëfarë përqendrimi në këto tekste e këto melodi, mjaftojnë dëshmitë e shkruara të kohës, për të kuptuar se cili është thelbi i kësaj nënkulture, të futur kontrabandë, nën pasaportën e artit popullor.
“Çunat e vegjël”, adoleshentët, dylberë me shallvare mëndafshi e vetulla të hequra, nga njëra anë dhe ashikët e moshuar, “lalët” me mustaqe, që psherëtinin të dergjur për ta, nga ana tjetër, ishin personazhet kryesore të këtyre idileve të neveritshme.

Ende nuk dihet nga kishte buisur kjo kundërkulturë, që jo vetëm me shqiptarët, por me asnjë popull ballkanas s’kishte lidhje. Në thelb ajo bartte brenda saj një program të fshehur zhburrërimi e zvetënimi moral të pashembullt. Nuk duheshin veç disa breza “çunash” e “lalësh” të tillë që jo liria, por vetë ideja e lirisë të perëndonte përgjithmonë."

Te hengert lopa ekspertizen klasike o Ismail. Nigjoi mire kenget, se e gjen nga nje Sokrat ne cdo plak ashik, e nga nje Alcibiades ne cdo dylber. Pastaj eja e fol per motivet jo-europiane te kesaj tradite.

tjeter muhabet greket e vjeter, lul. pse ben sikur nuk e di?

Greket e vjeter hanin buke vec. Edhe sallamin e hanin vecan. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).