Sipas nje studimi nga EWG ne fruta/perimet jo bio gjenden me dhjetra pesticide.

69 Komente

Ke Pazari i Ri ka katunare sa te duash dhe fruta perimet jane shume te mira.

Ana, frutat ene perimet katunaret i prodhojne, por kjo nuk do te thote se jane bio! Nese ti je e interesuar/kerkon te dallosh produktet bio nga jo bio me thuaj dhe une te ndihmoje.

i bie qe t'i blej frutat e perimet virtualisht pastaj... ke farmvilli i Bedrijes.

1. kur frutat dhe perimet jane te shtremta . te vogla, te palemuara , me thepa, me cepa, jo shume te embla

2. kur katunari nuk i shet ne sasi te madhe, por eshte thjesht nai plake me shami te bardhe, qe ka nji shporte te vogel, ose nai trajse bezeje me 2-3 kile maksimumi.

3. Perndryshe, i mjell vete ne kopesht smiley

Per 3. ndihmon farmville eksperienca smiley

sa u vonove per tu pergjigj dhe ti mo smiley

Me fal mi , se po flija smiley

Aman o Ruzho, ke bo naj kopsht n'tarrace t'pallatit, e? Une thashe se kishe bo pishine... smiley

jo mi , e lej shpine pa pastru dhe pastaj mbin vete gruri smiley

nga ajo qe rritet shume dhe i ka gjethet e medhoja mo ?

smiley

 

Per kete piken e dyte ke mbetur mbrapa, se katunaret jane specializuar, i blejne me thase dhe i shesin me trajse. Ushqimet jo bio me duket sikur mbajne nje ere si peshk.

mua mu duk se gjithe katnaret shisnin fruta maqedonse

Sipas nje studimi nga EWG ne fruta/perimet jo bio gjenden me dhjetra pesticide.

 

Paskerkan bere studim te madh. Po prandaj quhen organike se s'kane pesticide dhe conventional se kane pesticide. S'ka nevoje per studim.

Pra natyrale dhe jo natyrale.

e ku i ke ti kto produktet 'natyrore'? pesticidet jane pas perdor me shumice ne shqiperi ne kohen e komunizmit e tashti as besoj se e can koken njeri qe te kontrolloje ne perdoren apo jo, gje qe do te thote qe perdoren me shumice.

ai studimi, ty qe i di te gjitha, do te te tregonte se ne disa nga frutat apo perimet me te perdorura gjen deri ne 67 lloj pesticidesh ... merr vesh ti, psh rrushi qe vjen nga jashte amerikes, apo patatet e brendshme apo domatet etj etj...dmth, keto gjera perdoren gjithe andej.

ky diskutim ka vend per te gjitha pikepamjet, nga strikt organik e deri ne ushqime te modifikuara gjenetikisht, vetem vend per 'po un e dija' s'ka.

 Kush tha qe ne shqiperi nuk jane perdorur pesticidet, o noshka qe nuk i di te tera. Po flasim per organike dhe jo organike. vetem kaq. 

Sa njerez shkojne per lesh mer aman.

imagjinoje o vero, sikur te te shes une nje kile superfosfat, dhe te te them qe eshte sheqer puro, nga panxhari; sheqer bio. dhe ti, ngaqe i njeh aq mire keto produktet bio saqe del vullnetar te ndihmosh cucat e bllogut tone, e blen ate "sheqerin" dhe kerrnaqesh duke i shkelur syrin vetes se po ha helthi fuud. hajde c'bejne njerezit hajde.

Produktet "bio" eshte shpikja me e thjeshte qe mund te bente nje mendje mashtruesi, qe te mashtronte masat e tera te injoranteve qe kane pushtuar globin, qe mbushen kupen dhe po derdhen.

m'u kujtua nje reklame e hellmans majoneze...

"ui juuz onlli friirejnxh eggs tu mejk auer majoneze. dhet's uaj ... dhe best, etjetjetjetj... "

friirejnxh maj eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeees!  puna eshte se budallenjte mashtohen nga kjo; se jo kot u thone budallenj. e hane direkt.

Se jo per gje, po na eshte krijuar nje brez injorantesh sot, qe nuk hane ushqimet, jo, hane etiketat. (dhe mashtrimet bashke me etiketat)

here tjeter, ushqime bio darllin? ooou, noooou, onlli ushqime te vdekura.

zotrules, me kujtove nje skene nga filmi "notting Hill" ku kandidatja per te dashur hante vetem fruta, por jo te keputa, te rena vete ne toke... se perndryshe po ta kishe keput me doren tende, e kishe vrare. smiley

 Zotrules, ja te te mesoj une ty se je shume mobesues.  Ashtu eshte, ka shume mashtrues, po ama ka dhe dyqane tamam ku shiten keto biooooo. Dhe e ka rregulluar frengu kete pune. Ketu ne amerike eshte kompania USDA qe i cerfifikon keto produkte dhe ju ve vulen. Nuk ja u mban te genjejne, se gati eshte tjetri te te mbylli bisnesin.  Pastaj duhet te dish qe edhe shija ndryshon shume, preshet organike jane te embel, nuk te djegin ose edhe qepet. Dallon ndryshimin ne mish qe mund te mos jete organik po eshte pa hormone dhe antibiotik. Qumshi dhe kosi jane shume te mire organik, ndryshe nga tjetri. Per zarzavatet rendesi ka ti blesh te fresketa, edhe po s'qene organike nuk u be qameti.

 

p.s. 100 % organik s'ka , sepse duhet ta blesh atje ku prodhohet, por te pakten arrin te 95%

usda - united states department of agriculture, dhe ato certifikimet ne shume raste jane te dyshimta sepse usda nuk i certifikon vete po kontrakton firma te tjera ta bejne ate pune. biles kohet e fundit ajo hodhi ne gjyq nje nga kontraktoret e vet qe certifikonte produkte organike ne kine...produkte qe gjenin vend jo vetem tek walmart (se kan fillu dhe kto me organike) po edhe ne brand-in 360 te whole foods. whole foods ama ka qe ne 2009 qe nuk merr produkte 'organike' nga kina.

pastaj, me te tjerat bashkohem me ty, gjerat organike kane ndryshim ne ere dhe ne shije dhe patjeter jane me te shendetshme.

po dhe nje gje, edhe perimet e frutat duhen marre organike se ka shume pesticide ne perdorim..ne te gjitha vendet e botes. edhe keto farmers (ne farmers market) duhen pyetur sa here i sperkasin produktet (nqs nuk i kane organike) se ta shpjegojne vete por dhe nqs nuk i beson mund te kerkosh informacion per fermat e tyre.

Cmimet vertet jane te kripura, po me mire pak e sak....c'e do nje gjeldeti 15 kile per 15 dollare? me mire nje organik 7 kilsh per 50 dollar smileysmiley..ose ik merre ne ndonje ferme, edhe ne jersey e NY ka, jo me ne aty shtetet e tjera...

 

 

 Per zarzavatet rendesi ka ti blesh te fresketa, edhe po s'qene organike nuk u be qameti.

Vetem me kete fjali tregon qe nuk ja paske haberin fare ketyre produkteve. Reziku me i madh vjen nga konsumimi i perimeve te fresketa, pra jo te gatuara dhe ti thua se edhe po nuk qene organike, pra jane perdorur pesticide, insekticide, herbicide, plehera kimike, mikroelement minerale etj etj.nuk u be qameti.

Kompania USDA???????? USDA eshte Ministria e Bujqesise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

po pse, ato pesticidet behen te mira kur i zien? smiley

Nuk te kuptova! Une po i them Lires se ushqimet e fresketa jane me te rezikshme se ato te perpunuarat persa i perket elementeve toksike.

 O veri-enveri, po kush po flet per te gatuara ose te pagatuara. Ore je ne terezi ti apo te ka rene dielli i tiranes ne koke. C'i ke keto pergjigje si i dehur.

Degjo ore zoteri. Edhe kur jane jo organike por te fresketa s'jane aq te rrezikshmw sa jo organike dhe jo te fresketa. pse? sepse kur nuk shiten menjehere ata, vazhdojne tju hedhin kimikate per ti mbajtur te fresketa. pra behet dy-tre fish kimikat me i keq se ai qe eshte perdorur per ta rritur. Pastaj dhe bufi e di qe organiket jane me te mirat por problemi eshte se jane shume te shtrenjta. 1 lb domate $4, dhe keshtu me rradhe. Edhe ne shqiperi si kemi ngrene organike , me pak kimikate te mira kane qene. te patatet duhet patur kujdes, duhen qeruar shume trashe kur nuk jane organike etc etc

C'jane gjithe keto fjale nervoze per nje debat dobiprures dhe informues?

Cfare kimikatesh i hedhin per ti mbajtur te fresketa? Ure, nitrat, superfosfat apo suratin tat? Idiote gru!

 O veri-enveri

jo, ky eshte veri-berberi. smiley

 O belul, ti je shpetimtari im. oh ky veri na qenkerka ish-berberi. po berberi sikur na la amanetet ca kohe me pare. thashe mos ja kish hequr vetes qe s'u hapen kutite. tamam e ke gjetur o belul. dhe i paskerka qef keto prapashtesat-  RI .

 ti je rrot fare. po rrot shqiperie ama, me keq akoma.

Sa vjet ke ne amerike moj e shkrete, se nuk ditke as se si quhen ministrite atje, dhe jo me te na flasesh per biot.

 ti je idjot fare. po ju ne shqiperi ministrite dhe politika e madhe ju ka mbetur te terve. prandaj jane punet corap atje se te thani me politike....sa kam qeshur...

hahahahahaha, tani po ma mbushe mendjen, me kete inat qe paske maloke ike e maloke ke mbetur edhe atje.

 veri, e di c'be ti. kur te vish ne amerike mesoi te gjitha ministrite, partite se do te te japim titullin e qytetarit te klasit te pare. tamam nje parisien i vertete. I shkreti ti per mendjen qe ke...

Do me falesh qe nuk mundem ta vazhdoje kete bisede te kendshme me ty, pasi kam porositur nje film (nepermjet paketes pay per view) qe me fillon pas pak minutash. Sidoqofte perimet dhe frutat nese do ti konsumosh te fresketa laji mire. Me e mira do te ishte ti lije disa dite pa konsumuar se keshtu i humbasin disa efekte toksike, sidomos nese i kane sperkatur me preparate kimike gjate 24 oreve te fundit pepara vjeljes; gje qe ti nuk mund ta dish.   

Film organik, besoj. apo bio?

happy pornoing honey. smiley

Faleminderit per keshillat, po i kemi mesuar andej nga kalasa e trete. sidoqofte mire ben te porosisesh me shume filma se pa filmin rrezik ishte te plaste lufta. e shikon arti te zbut, eshte i mire.

shikim te kendshem.

Tani po me qetesove. Pata nje dyshim se nuk e kishe bere filloren!

Nuk e marr vesh si nuk keni vdekur nga uria deri tani. Po si ore shkohet e pyetet se sa here i paska sperkatur kumbllat tjetri? Apo doni te hani dhe genjeshtren, edhe kumbllat juve? (njeren te pakten e merrni falas; po i bini qylit!)

O lira, i kam provuar edhe produktet qe ketu i shesin si "bio" apo "organike", dhe nuk kane absolutisht asnje shije. Te pakten nuk kane shijen qe jemi mesuar ne Shqiperi. Po gjekundi, ama. Dhe ndryshim nga njera tjetra, bio me produktet "normale"? Hic fare! zero. ah, po, ka ndryshim etiketa dhe amballazhi. Jo per gje, po ketu ka dhe sheqer bio, dhe ben nja 3-4 here me shtrenjte se ai sheqeri qe blen shtresa jone. Me fal, po nuk eshte thjesht pune mosbesimi. Ka prova te panumerta qe eshte mashtrim. Mashtrimi eshte se produktet bio marrin nje reklame qe nuk e meritojne, qe demek ofrokan keto apo ato... dhe kjo eshte genjeshter. do isha dakord deri diku, nese do thoshin qe bostani jone, psh, eshte bio se ne vend qe ta sperkasim me gurkali, leshojme hardhucat dhe dallendyshet diten, dhe lakuriqte dhe zhabat naten, qe te hane mizat. Po dhe kjo do vertetuar. e nese tjetri ka merak nga pesticidet, jam shume dakord qe te mos i bleje keto gjera. por qe t'i thone qe produkti jone eshte "BIO", kjo nuk eshte thjesht e tepruar, eshte mashtrim ashqiqare.

Jo per gje, po kenaqjuni dhe USDA-se ju... se te ju e kane mendjen ata.

Kjo eshte si puna e pijeve freskuese me shenjen "diet". sepse jane pa sheqer. dhe juve, doktori, shoqeria, media dhe gjithe gjullurdia perreth, ju ka mbushur mendjen se eshte produkt i shendetshem, kur dihet qe edulkorantet dhe aspartamrat mund te shkaktojne edhe tumore, nderkohe qe sheqeri nuk shkakton asnje gje. Eshte dhe si puna e atyre qe thone te hani "healthy", dhe shkojne si debila e blejne qumesht te plotesisht te skremuar, sepse ka yndyrera brenda(gjalpe), dhe ne te njejten kohe, per nje darke qe shkon e ha ne nje restorant te thjeshte, dendet duke ngrene salcicra, sallamra, bejken, patatina, dhe lloj soj shpifesirash te tjera... pra e ha vajin me grushta, dhe te ajo qilloja e qumeshtit, i kurseu vetes 10 gram gjalpe, qe doni apo sdoni, eshte pafundesisht me i shendetshem se dhjami kancerogjen i derrave.

Tanime, beteja eshte e fituar nga ata qe i ngriten keto lloj teorirash; se publiku e ka ngrene njehere e mire kete gje.

Me kupto drejt, nuk po them qe te gjitha produktet jane te mira dhe te pademshme, madje, disa produkte jane krejt te demshme. Puna eshte, qe keto te demshmet, mund te shiten edhe me etiketen "bio" apo "organics", dhe juve as qe keni per ta marre vesh kurre. Keshtuqe, kur te kete shkuar tjetri te te shumtet, USDA-ja eshte institucioni i fundit per te cilin do shqetesohet.

"- uh, oh ih... me duket se po me bie infrakt...

- alo? 999? mund te dergoni urgjentisht nje ambulance? po m'i bie damllaja gruas...

- more burre, po c'ben keshtu? ambulancen therret? po thirr more USDA-ne ne telefon; qe s'te kam per asnje gje, s'te kam! nuk je fare sensitiv."

 

Zotrules, ti flet nga anglia dhe veri nga shqiperia. ju te dy s'mund ta kuptoni situaten ketu. ketu eshte vendi i kimikateve te forta dhe shume te demshme. ne europe ushqimet jane te mbrojtura ne njefare mase, ketu jo. kimikate qe me ligj jane te ndaluara ne europe, ketu shetisin te lira.  prandaj duhen hapur syte mire. s'po them ka edhe gabime, edhe genjeshtra, por ama me pak kujdes mund te zgjedhesh gjerat tamam. E ku s'ka genjeshtra, kudo. po te pakten te jene sa me pak.S'ka asgje te keqe te pyesesh ate qe te shet zarzavatet se cfare perdor. eshte normale ketu. 

Sa per diet pije, te tere duhet ta dine qe per tu bere ''diet'' i duhet hedhur ca kimikate qe jane me te rrezikshme se sheqeri.

Zotrules, be nje prove. shko ne nje dyqan te mire qe shet vetem bio, ose te pakten 90% te gjerave bio dhe ble ca bio. pastaj be krahasimet. jam 100 % e sigurt qe do ndjesh ndryshim.

 

p.s. mos shko te dyqanet qe kane vetem nje seksion bio. ato jane te ndenjura se nuk shiten shume.

Lira, te thashe qe e kam bere ate prove. puna eshte, zemra, qe kam provuar psh, fruta nga peme 40-50 vjecare, neper vende, ku jo kimikati, po edhe buka mezi vete. dhe nuk kane shijen e frutave tona, po kurre. Thjesht, ketu, frutat kane tjeter shije. sperkati me cfare te duash, ose veru bodigard nga 20 dallendyshe per kokerr ftoi. Nuk ka shije, dhe kashte ka per te prodhuar. Dhe te siguroj, qe nuk eshte Anglia gjekundi me mire se Amerika. Ketu ndryshimi eshte, qe ai qe mund te beje maskaralleqet, ose nuk kapet kurre, ose kapet dhe denohet sa per te tallur publikun. Fundi i fundit, bio eshte bio, nuk ka rendesi cfare kimikati perdor apo refuzon te perdoresh. I gjithe thelbi i muhabetit tim eshte te ajo genjeshtra qe thua dhe ti. qe egziston, nganjehere kapet, shumicen e rasteve nuk kapet. por, egziston.

Zemra, produktet bio, nuk kane pse te kushtojne kurre me shtrenjte sesa produktet non-bio. nderkohe qe per produktet non-bio fermeri ka shpenzuar edhe leke per te blere kimikatet, ai i produkteve demek bio, nuk ka shpenzuar asnje lek per te tilla gjera. keshtuqe, pulat e tij hane c'te gjejne ne oborr, nderkohe qe ai tjetri duhet t'ua bleje ushqimin te gatshem, te perpunuar, paguan transporte, taksa, dhe nje qerre me budallalleqe te tjera. rrushin e fshatarit bio nuk e ruan asgje, rrushin e fshatarit non bio, e ruan gurkali. gurkali ben leke, do dhe pune; asgjeja nuk ben asnje lek dhe nuk do pune hic. prandaj, qysh dalin me te shtrenjta ne teg? ti do e justifikosh qe demek ka prodhim me pak, dhe eshte prodhim me cilesor; dhe ketu do tregoje qe e ke besuar me te vertete mashtrimin.

Une blej organic sa kam mundesi, frutat sidomos, per perimet jam me pak strikt. E keqja me shoqerine e konsumit, sidomos ketu ne shba, eshte se jo vetem qe nuk e cajne shume koken (pergjithesisht) per organike ose jo, por nuk konsumojne sa duhet frutaperruta, e denden me fast foods. Popullori'...

kjo puna e shijes se ushqimeve eshte intriguese. Lidhet shume me vendin ku rriten produktet. Nuk di c'substanca jane pergjegjese per shijen, madje kam pyetur ne shkolle kur isha, por pergjigje sagllam nuk mora. Fillin e bisedes mbi kete pike e nisi nje here profesori i fizikes, i cili shpjegonte osmozen dhe tha qe ne vendet e thata bimet (por edhe gjeja e gjalle) kane nje perqendrim me te larte kriperash ne indet e tyre. Mua me pat rene ne sy psh qe delet e veriut nuk kane te njejten shije me ato te jugut. Kam pyetur barinj qe si e pse dhe ata e shpjegonin me kripen qe u jepet bagetise. Por nuk duhet te jete vetem ajo (kripa). Pasi kripe u jepnin edhe ne austri, psh, por a-ha... Pastaj, edhe brenda Jugut, ka dallim krahine me krahine. Eshte kullota, me tha nje bari plak ne Cajup, ku e riperseris, gjen mishin me te hatashem te deles qe mund te gjendet ne kete dynja. Eshte trendelina, tha. Tani ai trendeline i thoshte duket cdo lloj bari me permbatje eterike, se lloje bimesh te atilla duhet te kete me dhjetra. Keto lloj bimesh jane si "ereza" per gjellen, fare pak prej tyre percaktojne shijen e pergjithshme. Kjo pastaj lidhet me llojin e tokes dhe regjimin ujor te saj. Ne zona gelqerore (tepri kalciumi) dhe gjysem te thata (semiaride) pershtatet kjo lloj bimesie. Aty behet mire edhe rrushi (ne kuprimin e embelsise, se rendimenti eshte pa fjale i ulet, vetemse ka nje raport te zhdrejte mes rendimentit dhe shijes); po ashtu edhe pjeshka, ta zeme. Eshte fakt qe po pat rreshje te shumta gjate pjekjes se ketyre frutave, harroje cilesine. Sa i perket rrushit psh, nqse ky pleherohet me azot (nitrat amoni ose ure) ai ben shume, por nuk piqet si duhet, mbetet aguridh, pasi procesi i krijimit te sheqernave pengohet nga vegjetimi i vazhduar.

 Em, a e ke nigju ndonjehere kategorizimin popullor "pule muti", per cilesine me te larte te mishit te pules.

ahahahaaa.. jo, nuk e kisha nigju.

ps veze organike u mbakeshin ato qe jane pis me glase smiley

sa te pamyshireshem.  sa bleva sot gjoja organic, cage free, x-large brown eggs, e ju po thoni qe s'quhen se s'kane glase smiley.  

 

.  

ps: come to think of it me kujtohen vezet me glase te qemotit lol.  

e verdha ne te kuqerremte, kuqur me gjalpe te gjyshja.

mish saçi.

smiley

Ta kerkosh me qiri ne dore ajo e verdha e kuqerremte nuk gjenden me.  

Rri tani me saçin dhe ti, se na kujton fli e kshu sendesh te gjyshes ...

ok, no gjyshe; just clean eggs "cage free" and rich in omega-3 smiley

 

Me glase dhe extra large jane edhe me pak gjak (grose!) Ketu pulat me te mira jane ato kosher dhe free run. Kam zbulu edhe nje dyqan ketu ne Toronto ku mund te blesh mish te garantuar kafshesh te rritura ne natyre.

Bleva njehere berxolla buffalo per nje party. 20 dollare copa, por e bere ne BBQ me ereza, e percjelle me birre belge dhe ne fund nje cigar cubanez Romeo y Julieta , ishte something to remember!

Pa harruar te permend qe gruan e kam guzhinjere first class.

 pulat free run jane me te mira pasi pula leviz dhe ha ushqime te ndryshme...sidomos gure smiley

pulat free run nuk bejne veze extralarge se e kane menderen e vogel. pastaj si veza e madhe si e vogla kane te njejten te verdhe veze me te njejten sasi kolesteroli dhe undyrnash e proteinash. diferencen e ben e bardha e vezes qe ska asnje vlere ushqyese smiley

po iki te ha nja dy veze me gjalp ( veze autoktone dhe pule qe bo nja 50 km ne dite ecje ) dhe pak djath te skuqur se na hoqet mendjen juve smiley

Sapo dhe nje vision of paradise, PF.

ndersa ai dyqani i garantuar i mishit, edhe ne parajse eshte teper smiley

 produktet qe te kene shije duhet te jene produkte autoktone. si mund te kete ulliri shije ne suedi apo kanada?edhe pse mund te rritet prape nuk ka embelsine dhe aciditetin e duhur me ate ne mesdhe.

peshku i liqenit ska te njejten shije me ate te detit.etj  etj

2. ushqime bio apo jo? se kam kuptuar kurre se si reklamohet bio kur parcela ngjitur nuk o bio?!pesticitet transportohen nga insektet qe ndihmojne pjellimin , nga shiu qe bie etjetj... dhe shkon te molla e komshiut bio qe po lodhet i shkreti mos me ii  hudh gjo. qe te flasim per bio te verteta duhet te flasim edhe per kushtet klimaterike dhe  distanca tr caktuara nga ato jo bio.

3. cmimet e jo biojove jane me te lira pasi me ate te pesticideve ne rrisim prodhimin. pula e trajtuar me antibiotik ka me pak rrezik qe te vdesi se jo e patrajtuar. pula normale ben veze ne periudha te caktuara tip pranvere...dh nuk i ben per waka wakan po i bo me shtu rracen e saj. dhe rri e rrit zogjte e vegjel 3 muaj dhe gjate kesaj kohe nuk ben veze. pra ti e mba gjithe vitin me henger veze te fresketa 60 kokrra ne vit.

4. ne nuk hame fruta te stines dhe produkte stine. prandaj qe ne te na duken te fresketa ne tavoline fermeret i kepusin te pabera dhe i pjekin gjate rruges teksa transportohen...prandaj nuk kane shije shumicen e rasteve. prandaj konsumoni ushqimet tipike te vendit ku jetoni. 

 

wakawaka, problemi me trajtimin e pulave, dhe jo vetem, me antibiotik eshte se e para behet per t'u rritur peshen dhe jo per t'i mbrojtur nga semundja.  E dyta, po kontribon ne rritjen e bakterieve qe i rezistojne antibiotikut.   

Nuk eshte problemi vetem i antibiotikeve por edhe hormoneve.  Keta te fundit shume te fushes thone qe ndikojne ne kancer.  

Ne US, si antibiotiket, por dhe hormonet, edhe kombinimiet e pesticideve (the jury is still out on those) jane te aprovuar nga USDA.  Kontrolli eshte ulur jashte mase, dmth per te pare psh perqindjen e lejuar te perdorur ne pesticide. Imagjino pastaj dhe karbonin monoksit qe i hidhet mishit ne paketim qe te duket sa me i bukur ... edhe vari wool-te.

Ne Europe jane rregullat shume me strikte se ketu smiley.   

 

Po di une?! S'bej une pazarin. smiley

Pazar-berja eshte nje art me vete; çeshtje formati, ngjyrash, cepash ku shiten me te mirat, aftesie per te dalluar nje blerje te mire,...Ehhhh! smiley

Ha mire sot qe te menjanosh doktorin mot smiley

po ne shqiperi , ka nai dyqan/ferme me iniciative organike? Psh, Firma Qozimi, gjithe perimet i kena bio, nuk perdorim plehra kimike, motoja jone eshte "nga bytha e lopes - ne gojen tuaj"

ti noshke ke vendos me u kthy ne shqiperi po do te kesh te sigurte rrogen, pubet dhe ushqimet bio? smiley

ka nje dyqan organik me gjera 'te thata' afer mjellmes dhe nje organik me 'te njoma' afer canonit.

une jam si skenderbeu...s'ja u solla un kto gjona, i gjeta mes jush, vetem se ju nuk e dinit..s'u kishte hap naiher muhabeti per kshu gjonash, vetem per politik...

hahahha, jo more, ti qenke psikanalist fare smiley

Rrushi me gurkali quhet bio? smiley

hahaha po pra, kishte blere edhe im ate nje dite gjethe rrushi organike me gurkali, i kam vesh dhe i kam zhvesh japraket (se jam qorre dhe nga gjysma e rruges e kuptova problemin) dhe te nesermen kam blere gjethe rrushi importi smiley

le te themi qe ishte nje mishele me permbajtje te larte organike dhe aminoacidike nga orizoret e indonezise, italise dhe spanjes, paketuar ne thase te ricikluar dhe blere me kile te neranxi.

pupupu largqofte mos blefsha kurre nje oriz te tille unheimlich smiley

Ti shoqe, per unheimlich mbase s'kemi fjale, po per mishele kemi  smiley

po ti s'ke shume kohe ne shqiperi qe te dish se po i referohesha reklamave te lori caffese smiley. po per kontroversiale smiley kemi fjale ne shqip? smiley

Mua gjete te pyesesh ti? Une aq dija smiley

 

po per kontroversiale Tongue kemi fjale ne shqip?

Kontrapedal smiley

fjala e pare qe me shkoi ne mendje ishte 'e dyshimte' pastaj 'qe shkakton polemika' po asnjera nuk ma mbush syrin. kontrapedali ne pergjithesi nuk shkakton polemika, eshte njera ane e debatit (dhe ne kuadrin kohor kontroversiali ne kete rast eshte pedali smiley)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).