Ne tekstet shkollore dhe enciklopedike kemi mesuar se siperfaqja e Shqiperise eshte 28748km katrore. Po si i behet qe te gjithe zyrtaret komuniste apo te tanishem dhe populli, kur permendet siperfaqja e Shqiperise, thone qe kemi vetem 28 mije km katrore? Kur sipas rregullave elementare te rrumbullakimit ne mathematike, mund te themi me korrektesi se kemi 29 mije km katrore ose me afersi 30 mije km katrore? Perse kjo prije per ta ulur numurin, dhe jo per ta ngritur?

Mos qe ketu fshihet kompleksi yne per t'u treguar i vogel dhe i vuajtur para te tjereve, kompleks ky qe ne boten e sotme vetem deme sjell?

 

17 Komente

smiley Sa i thelle ky! Miremengjes Solid

Po, ky zvoglim fsheh nje lloj justifikimit ndaj mentalitetit tone qe kerkon shpagimin e "pervuejtjes". Perveç periudhes se komunizmit, ne periudha te tjera na nuk kena ken aq shum te pervuejtun, sesa te prapambetun prej "pushtimit" turk, te cilit bejleret tone i kane dhan krahe dhe jete, ne kurrize te popullit. 

çdo gja qe na ndodh, thona, na te "shkretet"... nji ankim i pa fund. Gjithmone tuj u anku dhe tuj i ba gjanat alarmante, atehere qe shum gjana te veshtira/katastrofike u kan ndodh popujve te tjere, por nuk kalojne jeten tuj u perqyrre e tuj u anku. Asht nji si lloj auto-diskriminit se gjoja te "pafat"...

Nji here, tuj u nis prej Rinasit, errdhi avioni me vonese per ne Rome ; pasagjeret fillun : "hajt se na e bajne ne kshtu, sepse jena shqiptare", e terr, verr, terr, verr (sikur se s'ka ndojhere vonesa avionesh) ; kur arritem ne Rome, disa prej nesh hupem korrespondencat per ate nate, dhe aeroporti na mori ne ngarkim dhe na çoj ne hotel. Prap i njejti avaz : na e bajne ne se jena shqiptare... terr, verr, terr, verr, terr, verr. Ne te njejten kohe shifshe neper aeroporte njerez te tjere prej vendeve te ndryeshme qe flinin per toke, me femij te vegjel, me nji shishe uj ne dore, dhe askush nuk i ndigjonte tuj u anku, por kishin vu teshat ne stol apo ne toke dhe u mundoshim me fjet ; ndoshta ishin edhe pa hanger ; kta t'tonet as nuk i shifnin aspak ata te tjeret. Aspak. Kur diçka u ndodh shqiptareve, fillon auto-diskrimini, pa vu re se popuj te tjere mund te ken hek shum ma keq sesa na... kerthiza jone, qendra e botes. E njejta gja asht edhe me kte punen e siperfaqes : te shkretet na, kena vetem 28 mije km, sepse kshtu na e bane ne... jena te "pafat". Midis atyne gjanave qe na kan ba "te tjeret", ka perpara shum gjana qe na ia kena ba vedit.

Prej propagandes se E.H. na dolem nji popull trim me flete dhe ne te njejten kohe nji popull i keqtrajtuem prej "historise", fqinjve, etj etj. Dmth ka nji problem logjike sepse rezultati, kur nji popull asht trim me flete, nuk asht perbuzja e te tjereve, por perkundrazi, respekti.

Ka nji histori te rreme me te cilen jena ushqye prej EH dhe qe na pengon me e dite se kush jena :nuk jena as aq trima, patriote apo atedhetar, ashtu si rrente Enveri per me na sundue (patriotet e vertete nuk ishin ata t'Enverit, por disa te tjere, ata qe i shpalli "armiq"... ); nuk jena as aq te "keqtrajtuem" sa rrente prap Enveri per me na izolu prej popujve te tjere "armiq"...  Shume territore u moren prej mungeses se patriotizmit apo te perfaqesimit te njerezeve n'ato rrethina (me pak perjashtime, dihet). Njerezit s'dinin te flisnin shqip, por ama bashin shkollen ne Turki e ne Greqi... patriotizem asht ky ? Kush na e ka fajin ? serbet apo greket ? me marr fen e pushtuesit, kush na e ka fajin ? pse s'e moren ata te tjeret qe ishin te pushtuem si na ? dhe çka fituem ? sistemin e bejlereve ? ! Pra na nuk kena diftu ndoj trimni te madhe ne kto aspekte, perkundrazi.

Si me ba qe sot e ndijme se nuk jena te respektuem ? Sepse ne rradhe te pare nuk respektojme vedin ; sepse kena ba disa gjana qe nuk jane shume te bukura, dhe kte e dina. Sepse historia nuk asht shkrueme drejt, me te mirat dhe te kqijat e saj, por me rrena. Atehere ç'din shqiptari se çka te mendojne per veten, pararrdhesit, identitetin e tij ?! Pyetje teper e gjane, por shum interesante, qe ja vlen me te vertete te trajtohet.

Pse shume te duken ty 28748km katrore kur Shqiperia ne 1912 do te duhej te kishte te pakten rreth 55000km katrore? 

Pastaj ato 748km jane lene ne doren e pushtetareve te radhes. Secili te shesi nga pak kur ti vije radha smiley

Ke te drejte,por ideja ime eshte qe ne vend ta ngrejme numurin e ulim.Pra muns te themi fare mire qe Shqiperia eshte 30mije km katrore,por ne themi eshte 28mije.

pse ta bejm me shum? pse mos ta lejm aq sa eshte?

nja 3 mije km katror me pak nga vlera zyrtare pasi erozioni detar po ndodh drejt tokes shqiptare. 

28 mije km2, nga nje deshmor per km2, kshu na thoshte zysha neve smiley

Sol pse nuk thua se do me dale tek ajo puna e 28000 te reneve gjate L2B 1 deshmor per 1Km2 smiley

ok nuk njehet e paska thane ky me siper :-D

 

Jo nuk dua te dal fare atje.Dua te dal tek menyra qe e paraqesim veten ne.Me duket se e ulim me shume se duhet.

28748km katrore eshte me afer 29 mijes se 28 mijes.Por ne preferojme me te pakten qe na tregon me te vogel dhe jo me te madhen.

Shume mire ne bisedat tona te perditshme mund te themi jemi 29 ose 30 mije km katrore.Por jo preferojme te themi jemi 28 mije.

Thjesht me duket se e ndeshkojme vetem ne shume se duhet dhe qe ketu nis ky ndeshkim.

Asht veretje e drejte,dhe une ta dhashe me te qeshun pergjigjen ajo asht ba me nji qellim qe at'here kur asht ba kjo pune e kete e dime mire.

Ate uljen paraqitjen apo ndeshkimin e vetes duhet me ia faturu dikujt tjeter gja qe nuk asht ba asnjehere e ky asht gabim ma i madh se 28 apo 29....mije (po e shtoj) se mos kujtojne se e kam per 28-29 tjeter smiley

Nonje vendim per shitjen e Shqiperise per nje euro metri katror nga Cenet e babaqemos dhe nga Saliret e nikezuar , ka ndonjeri ore ?

Prandaj nuk i dalin SolidarNosCiT ato 748 km... Do i kete shitur Enveri se nuk i dilnin deshmore frenetike smiley . Sidomos nga keta te sotmit me shumice !

Deri para ca vitesh une e thoja kur me pyesnin se siperfaqja e vendit tim ishte 29 mije kilometra katrore. Por me me pyeten tani me siguri qe do i them jo me shume se 28 mije km2. Ku iku diferenca do thote ndonjeri nga qe nuk di se cbehet kendejzani. E pra diferencen e ka marre fazllici !!!!!

tani  28,5 mije km2,  apo 29 mije km2,  nuk me duket se ben ndonje ndryshim te madh.   rreth 500 mije km2,  nuk eshte ndonje shifer esenciale kjo,qe do ta bente Shqiperine eventualisht me ''te madhe''.

po nje pyetje tjeter kisha une.  sa banore ka Republika e Shqiperise?

disa here kam degjuar apo lexuar qe jane rreth  3 apo 3,5 milione banore.  disa here te tjera thuhet qe jane  rreth 4 milione banore dhe ndofta me shume.

nga 3 ne 4 milione,pra nje ndryshim prej rreth 1 milione banore.  eshte nje shifer goxha e konsiderueshme kjo kur behet fjale per numurin e popullsise se nje shteti.

 

gabim e ke mesuar

eshte 28 mije e 455 (28.455) metra katror

e mora nga libri i motres ne gjeografi (klasa 8)

Solidarnost.

Pjesa qe mungon, partia e beri klon, 740 km2 tela me gjemba.

I ka marketingu keto...

28000 deshmore - 28000 kmk

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).