Është treguar një diplomat servil ndaj shteteve të mëdha, duke u huazuar ligjet, apo dëshironte vërtetë më të mirën. Sot, kjo nuk përbën ndonjë rëndësi shumë të madhe. Kanë kaluar plot 81 vjet qysh atëherë dhe ai vazhdon të jetë aktual. Juristët vazhdojnë t'i referohen, ndërsa nuk të lë indiferent fakti që Shqipëria, vendi më i prapambetur në Evropë, të kishte një legjislacion aq të përparuar për kohën. Shtëpia botuese "Papirus" sapo ka hedhur në qarkullim "Kodin Civil të Zogut". Një ribotim, i cili i qëndron besnik origjinalit, jo vetëm në përmbajtje, por edhe në gjuhë, terminologji, por edhe në format. Periudha e mbretërimit të Ahmet Zogut ka qenë një ndër kapitujt më pak dhe më keq të trajtuara në historinë e Shqipërisë. Gjatë viteve të diktaturës komuniste, ajo trajtohej thjesht dhe vetëm si një periudhë "obskurantiste", e "prapambetur", etiketime këto, me të cilat bie ndesh kodi që kemi marrë në duar.

I mbështetur në legjislacionet më të mira të vendeve evropiane, ai parashikonte dhe garantonte të drejtat e individit, i cili ishte i lirë të trashëgonte pasuri, të grupohej në shoqata e organizata, çka e patën të ndaluar gjatë viteve të komunizmit. "Kodi Civil i Zogut", miratuar më 1 prill të vitit 1929, është i ndarë në katër libra, apo pjesë dhe secili prej tyre në kapituj, apo "kaptina", siç quheshin aso kohe. Ato përbëjnë dhe katër shtyllat e këtij kodi, që janë "Personat dhe familja", "Trashigimi", "Sendet, zotënimi dhe modifikimet e tij" dhe "Mënyrat e fitimit dhe të transmetimit të zotënimit dhe të së drejtave të tjera mbi sendet".

Sipas botuesve, kanë qenë disa arsyet që i shtynë të risjellin 81 vjet më pas këtë kod, duke filluar që nga vlerat historike, aktuale, por edhe gjuhësore. "Është e habitshme të mendohet që Shqipëria e vitit 1929 ka pasur një kod sa të plotë aq edhe përparimtar. Sigurisht që këtu meritë kanë kodet e vendeve të huaja, mbi të cilat ai u mbështet, por meritë kanë pasur sidomos vendimmarrësit shqiptarë të asaj kohe, që u frymëzuan nga vendet më përparimtare (Franca, Italia dhe Zvicra)", thonë botuesit e "Papirus", mbi vlerat historike të kodit. Aq i dukshëm është huazimi, saqë edhe disa prej termave ofrohen edhe në gjuhë të huaj, kryesisht frëngjisht, krahas termit shqip.

Por duket se ky kod është edhe sot aktual, ndonëse ka kaluar gati një shekull prej kohës së hartimit të tij. Mësohet se ende sot shumë dosje të trashëgimisë dhe pronësisë zgjidhen me këtë kod ose i referohen atij. Pra, ai vazhdon ende të jetë një instrument i rëndësishëm pune për avokatët, juristët e gjyqtarët si dhe për të gjithë specialistët kësaj fushe. E përveç vlerave historike e të përdorimit edhe në ditët e sotshme, ky kod paraqet edhe vlera të mirëfillta gjuhësore. "Ka shumë fjalë të bukura të vjetra të shqipes që, fatkeqësisht, sot përdoren shumë rrallë nga njerëzit e pasionuar për gjuhën, të cilët në ditët tona kanë mbetur jo të shumtë", thonë botuesit.

Sipas specialistëve të jurisprudencës, Kodi Civil i Mbretërisë Shqiptare do të përfaqësonte një risi në realitetin që prezantonte shteti dhe shoqëria shqiptare e asaj kohe. Padyshim, të drejtat e huaja, e veçanërisht ato franceze, italiane dhe deri diku gjermane e zvicerane, do të frymëzonin legjislatorin shqiptar për të sanksionuar në dispozitat e tij barazinë e të gjithë qytetarëve, emancipimin e pronësisë mbi tokën dhe lirinë për angazhim në aktivitete ekonomike.

Sipas Prof.Dr. Kudret Çela dhe Dr. Juliana Latifim, të cilët kanë shoqëruar këtë botim edhe me një parathënie, "pranimi i të drejtës së huaj në 'Kodin Civil të Zogut', më shumë se "një çështje cilësie", ishte një "çështje pushteti", sepse të drejtat e huaja, sidomos ajo franceze dhe italiane, të cilat gjetën sanksionimin e tyre në këtë kod, ishin të drejta që i përkisnin ndikimit shpirtëror të civilizimit modern dhe mbi të gjitha, atij të "Rilindjes italiane" dhe të "Revolucionit francez"".

Sipas tyre, hyrja në fuqi e "Kodit Civil të Zogut" do të diktonte edhe përkatësinë e të drejtës civile shqiptare në familjen romano-gjermanike, duke e shkëputur atë përfundimisht nga e drejta otomane. Por pavarësisht se ai mbështetej në legjislacionet më bashkëkohore të kohës, personifikonte vlera pozitive historike, ndryshimet që ndodhën në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore, me vendosjen e të ashtuquajturit "pushtet popullor", do të sillnin shfuqizimin e tij, dhe njëherazi, regresin legjislativ, social dhe ekonomik.

 

Pjesë nga "Kodi Civil i Zogut"

 

LIBRI I PARË

Personat dhe familja

Gëzimi i të drejtave civile dhe shtetësia

NENI 1.- Çdo shtetas gëzon të drejtat civile, kur nuk asht rrëzue nga ato me një dënim ndëshkimuer.

NENI 2.- Bashkiët, prefekturat, institutat publike civile ose fetare, dhe përgjithësisht gjithë personat juridikë ligjërisht të njoftuna gëzojnë të drejtat civile, sikurse tregohet në Titullin XV të këtij libri.

NENI 3.-I hueji gëzon të drejtat që kanë shtetasit, pasë përjashtimeve të caktueme prej ligjës.

NENI 4. - Asht shtetas shqíptar prej lemjeje:

1)Fëmija e atit shtetas:

2)Fëmija e amës shtetase kur i ati nuk dihet ose nu ka shtetësinë shqiptare, as atë të një shteti tjetër, ose kur fëmija nuk ndjek shtetësiën e atit të huej simbas ligjës të shtetit të këtij;

3)Ay që ka lé në Shqipnië, kur të dy prindët e tij nuk dihen ose nuk kanë shtetësinë shqiptare, as atë të një shteti tjetër, ose kur fëmija nuk ndjek shtetësin' e prindëve të huej simbas ligjës të shtetit të këtyne.

Fëmija e gjetun në Shqipnië prindët e të cilit nuk dihen, prezumohet se ka lemun në Mbretëninë deri sa të provohet e kundërta.

KAPTINA II.

Shoqatat (associations)

NENI 424.- Shoqatat politike, fetare, skencore, artistike, mir-baëse, dëfrimi ose të tjera që nuk kanë një qëllim ekonomik, marrin personalitetin kur regjistrohen në radhorin e treguëm në nenin 410, massi të kenë shprehun vulnetin e tyne për m'u organizue korporativisht dhe të kenë aprovue statutin...

 

LIBRI I DYTË

Trashigimet

NENI 454.- Trashigimi vjen me ligjë ose me testament.

Trashigimi legjitim (me ligjë) ka vënd vetëm kur e përsa mungon trashigimi testamentar.

Trashigimet legjitime

NENI 455.- Ligja trashigimin u a sjell të paslindunëve legjitimë (descendantas), të parëlindunve (ascendants), gjiniës tërthore (collatéraux), fëmijëve natyrale dhe bashkëshortit (conjoint), simbas radhës dhe regullave që caktohen maposhtë, dhe, në mungesë të këtyne, Shteti si pasunië patrimoniale e këtij.

KAPTINA I.

Zotësia (capacité) për me trashigue

NENI 457.- Çdo person âsht i zoti me trashigue, posë përjashtimeve të caktueme prej ligjës.

NENI 458.- Janë të pazotë me trashigue, si të pa qënun:

1)Ata që ne kohën e çeljes të trashigimit nuk janë të zanun (conçus) ende;

2)Ata që nuk kanë lé të jetuëshëm (viable). Kur ka dyshim mbi jetuëshmëniën, prezumohen të jetuëshëm ata, për të cilët konstatohet se kanë le gjallë.

NENI 459.- Janë të pazotë me trashigue, si të padënjë (indigne):

1)Ay që me qëllim dhe pa të drejtë ka vra, ose ka tentue (tenter) me vra trashigim-lânësin (de cujus) ;

2)Ay që ka kallzue trashigim- lânësin si fajtor të një delikti të ndëshkuëshëm me dënim kontra liris personale, minimumi i të cilit kalon te tre vjetët dhe kallëzimi asht dekllarue çpifje me vendim gjyqi


LIBRI I KATËRTË

Mënyrat e fitimit dhe të transmetimit të zotënimit dhe të së drejtave të tjera mbi sendet

KAPTINA IV.

Bashkepasunimi midis bashkëshortëve

NENI 1378.- Nuk munt të përfshihen në bashkëpasunim as aktivi dhe pasivi i tashmë i bashkëshortëve as pasunia q'u vjen si trashigim ose dhuratë sa vazhdon bashkëpasunimi; por gëzimi i pasunisë së luejtëshme ose të paluejtëshme, të tashme dhe t'ardhme të bashkëshortëve, hyn në bashkëpasunim.

NENI 1380.- Bashkëshortët para martesës detyrohen të bajnë një përshksim autentik të pasuniës së luejtshme që kanë, si dhe një t'atillë përshkrim për sendet e luejtëshme q'u vijnë sa vazhdon bashkëpasunimi. Në mungesë të një përshkrimi të tillë ose të një titulli autentik tjetër, sendet e luejtëshme konsiderohen si fitime të bashkëpasunimit.

 

60 Komente

Aha... Lex, Rex, Fex...

Ligji, Mreti, Vegjelia..

 

 

 Zogu eshte krijuesi i shtetit modern shqiptar.  

Mati i ri.

Ka autor "Kodi civil" nuk eshte marre copa copa nga kodet e huaja.

Ky kod studiohet sot ne UJ, dhe me duket se ka edhe emrin krijuesi, ku kam pas fatin ta njoh.

Nejse , sa per muhabet, por habitem qe nuk jepen emrat, edhe ne qofte i krijuar me kolegj juristash.

 

E kam pasur ne shtepi kodin penal, proceduren penale, kodin civil, proceduren civile dhe kodin doganor te mbreterise. Te zverdhura nga koha i ruante im ate si modele autentike qe i dhane shqiperise qetesi, dhe drejtesi e shqipetarit dinjitet kur udhetonte neper bote. Tashme ka ardhur koha qe  te rikendojme fragmente nga bejtet e Hasan Zyko Kamberit...Kadiut ti refesh parane, ters ta vertit sheriane... dhe keta qafir,shushunja nuk presin as tja refesh parane se ta kerkojne tulle.

Si e katandisen te mallkuarit ate vend te shkrete 

 

 

Jashte teme ( por e rendesishme)  :

Behet habi, apo thjesht vihet ne dukje se "KAPituj" ( nga Capo-Koke, kaptine), qenkerka shkruajtur thjesht dhe qarte shqip, "KAPTINA"

 Ne kte kohe, kur gazetaret "surprizohen" dhe "lancohen", shprehja gati-shqip "Sendet, zotënimi dhe modifikimet(tjetersimet) e tij" do te shkruhesh "Objektet, posedimi dhe modifikimet e tij"

Zogun e denigruat kaq vjet, POR ME GJUHEN C'KENI MOR MALUKETER !?!?

 

Periudha e Zogut mund te diksutohet shume,por asnje nuk mund te mohoje qe ne ate kohe u krijua shteti shqiptar modern.

Liria e shtypi dhe e shprehjes ka qene shume me e madhe se sot( qe eshte abuzuar me te) dhe as qe krahasohet me kohen e diktatures,ku nuk egzistonte si koncept.Mjaft te lexosh fjalimet e Fishtes,Nolit,Mjedes,Zogut,Konices,Frasherit,Vinjaut apo dhjetra te tjereve dhe do te shihni se kemi patur nje parlament shume me cilesor se i sotmi dhe i diktatures se marra se bashku.

Mbaj mend qe kur i tregoja librin e historise gjyshes time,dhe lexoja nga libri qe rregjimi i Zogut e kishte lene popullin pa buke apo pa rroba,ajo me shikonte me habi dhe me thoshte neper dhembe, qe buke kemi pasur dhe rroba si te tjeret jemi veshur.Shikoni kete foto te deputeteve te kohes:

Nuk ndryshojne fare nga vesha nga koleget e tyre perendimore.Pra nuk jane njerez me bisht,sic na thoshte Enveri apo na akuzonin fqinjet shoviniste.

Po keshtu kam fotot e vjetra te gjysherve dhe stergjysherve te mij.Te veshur normal dhe jo me rrecka,sic na mesonte Enveri.Kane jetuar normal 6 veta ne shtepi me nje rroge te gjyshit,qe e merrte ne shtet.

Ka pasur te varfer ne ate kohe.Natyrisht qe po,te varfer ka ne cdo kohe edhe sot edhe ne kohe te Enverit.

Sa per perparimin qe eshte bere ne ate periudhe,gjithnje permendet viti 1938 por harrohet se si ka qene vendi ne 1920-en.Nuk duhet te harrohet se Zogu e mori vendin pas 500 vjet erresire turke dhe 1 lufte boterore dhe qendroi vetem 15 vjet ne pushtet.U hoqen ferexhete dhe u miratuan ligje moderne.Po keshtu u projektuan qytetet e medha dhe te pakten Tirana vazhdon ti qendroje besnike,projetit urbanistik te asaj kohe.Pak ju duken keto per nje periudhe 15 vjecare?

Ka pasur te meta ajo periudhe?Natyrisht qe po!Nuk ka politikan pa te meta dhe periudhe pa njerez me te meta.

Por e pare ne teresi ka qene nje periudhe me shume pozitive,se sa negative.

Personalisht nuk jam zogist,pasi gjyshin e kam pasur me Nolin dhe me pas u denua nga Zogu,por u rehabilitua nga amnistia e 1925 si shumica e intelektualeve te kohes qe moren pjese ne revolucionin e 1924.Une nuk jam zogist dhe ne 1997 kam votuar per Republike dhe jo monarki.Por krahasuar me periudhen e Enverit dhe kete te sotmen,besoj se periudha 1920-39 ka qene me e mira persa i perket shtetit ligjor dhe lirive personale.

Trashigimet....

Duket te ka mbete ketu sharra. Kjo qeka gozhda qe te maka merthy mas mrekullise se Kodit te huazuar , pershtatur , krijuar e botuar nga Italanet .Mos e ke llafne kush e ka perkthymun ?

Me mire hapju shoqnise dhe thuaj cfare ke peng ? Kush te ka perjashtuar nga trashegimia ty ? Po ne membrit e Ppu cfare bejme ? Perse nuk cfaqim solidarNoSty me zotnine Yve ?

Ja keto thuaj , e mos na u merr me kode te Lekes ?

Ja dhe nje xhevair i "njoheseve" e "xeberthyesve " te sistemeve

Liria e shtypi dhe e shprehjes ka qene shume me e madhe se sot.....

Shko tel shtypi i vititi 1936 dhe lexo se si i drejtohen disa intelektuale te RIJ k/ministrit te vendit qe sapo nxorri urdherin qe percaktonte , ( jo ne Ligjerate te drejte) se

Pervec NM K/Ministrit dhe Ministrave e Deputeteve mund te kritikohej e flitej per kedo e cfaredokushdo . Sapo mpreheshin mire HANXHARET po s'pati kohe ...

Po edhe ne kohe te Enverit mund te kritikoheshin k/taret e kooperativave  dhe flitej per buburrecin kolorado dhe demet ne patate smiley .

Po edhe ne kohe te Enverit mund te kritikoheshin k/taret e kooperativave  dhe flitej per buburrecin kolorado dhe demet ne patate

 

Po more idris kritikohej edhe n'kohen e Enverit,

Pastaj te priste burgu e telat me gjemba,

Ti Idris ne kohen e Enverit ke mbet

Behu nje here serioz ne koment.

Kodi Civil i Zogut, eshte nje akt qe tregon se edhe "Shqipnia mund te bahet me Shqiptar".

  1. Regjistrimi i popullsise,
  2. Regjistrimi i pasurise
  3. Njohja e te drejtave te shtetasve dhe te te Huajve
  4. Regjistrimi i shoqerive, Partive, shoqatave dhe organizatave,
  5. Nxjerrja e arit nga qypat groposur dhe kthimi i tij ne kapital financiar
  6. Paisja e shtetasve me pasaporte, dhe me lirine e levizjes ne xhep

E plot "brockulla" si keto per nje popull dembel, ishin elementet e para qe paraprine ardhjen e "komunizmit" ne Shqiperi.

Sa i takon pergatitjes se "klases intelektuale" qe do te merrej me zbatimin e legjislacionit, mendoj se NMT A.Zogi1 ka vepruar 30 vjet para strategjise qe ndoqen japonezet, per modernizimin e Japonise.

Mbi 1000 njerez u derguan per tu pergatitur me fonde shteterore ne Universitetet me te rendesishme te Europes (p.sh. shoku E.H) me kushtin qe te ktheheshin ne Shqiperi, pas studimeve.

Te njejten strategji ka ndjekur edhe japonia pas viteve 60' kur dergoi per "specializim" te rinj ne SH.B.A. me kushtin qe te riktheheshin ne Japoni (fakt qe e shnderroi japonine ne superfuqi ekonomike/elektronike/mekanike etj.

Por japonezet kishin nje vecanti se "specilalizantet" nuk i zgjodhen mes me te mireve por mes atyre qe kishin aftesi per te "shpikur" e studiuar me tej.

 

Ky informacion(per japonine)  me eshte bere i njohur ne vitet 90' nga nje gazete e bashkimeve profesionale "Puna", dhe nuk e kam te konfirmuar nga ndonje burim tjeter, por per debat......

 

 

Por pavarësisht se ai mbështetej në legjislacionet më bashkëkohore të kohës, personifikonte vlera pozitive historike, ndryshimet që ndodhën në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore, me vendosjen e të ashtuquajturit "pushtet popullor", do të sillnin shfuqizimin e tij, dhe njëherazi, regresin legjislativ, social dhe ekonomik.

 

Nisi historine e kuqe Shqiperia pas luftes! Cfare regresi thone keta?! U ndertuan diga e kombinate, u elektrifikuan e bonifikua gjithe vendi me pune "vullnetare"!

Plako, lexo nje here para se t'ia fusesh p..rdhes.

Personi po flet per regres LEGJISLATIV e jo ate ekonomik (packa se ai ekonomik do diskutim tjeter). Ligjet e sistemit komunist gradualisht shkaktuan mijra burgosje, pushkatime, internime, dhe shkelje te llahtarshme te te drejtave te njeriut. Nuk po krahasoj me regjimin Zogist. Flasim vetem per regjimin komunist 1945-90.

Shnet dhe mos nxef shume

Nevrua

Kerkohet ndjese massive dhe totale...nga inoti nuk e fshij komentin .. smiley

E çuditeshme ne kete kod ishin disa fjale vertet te vjetra, disa qe nuk ua kuptoja kuptimin, dhe mendoj se fjalori shqip-shqip, duhet te kete akoma shum fjale te vjetra te paregjistruara.

Sa per Zogun, them se ai filloi ti jepte nje fytyre europiane vendit, kuptohet ngaqe ish arsimuar ne Austri, nga ku morri apo u ndikua nga ajo kulture. Ai kish nje te mire, se ter intelektualet, te mençurit, i angazhoi ne pune, krejt ndryshe nga ç'veproi Enveri, Ramizi dhe Saliu.

Njolla e erret e Zogut eshte bashkpunimi me serbet per marrjen e pushtetit duke ua shperblyer me Shen-Naumin.

Nje sqarim shume te rendesishem, ketu Pjer. Prapaganta komuniste tregonte vetem nje ane te historise. Ana tjeter eshte qe zogu, mori vermoshin. Pra u nderrua shen nauni me vermoshin. Dhe mire u be sepse sic e di edhe ti, shen naunu eshte nje kult sllav me maqedonas rreth e rrotull dhe vermoshi 100% shqiptar.

Kaq u be dhe s'ka asgje te keqe ketu. Po s'pati fat shqiperia, se na erdhen italjanet dhe pas tyre per 45 vjet shejtanet qe e bene lemsh.

Te kishte qene zogu, kushedi ku do ishte shqiperia sot.

P.S. edhe serbeve ja u vuri kufirin te thana zogu. I perdori vetem per interesat e tij dhe te shqiperise.

 

 

"Shqipnia eshte nje shtet pergjysem me vetem pak gjera per te ofruar. Banoret e atjeshem e kane te veshtire t'i shpjegojne nje te huaji arritjet e tyre. Por Mreti i tyre eshte nje Mret me te cilin ata mund te krenohen. I bashkuar nga afer me ta pergjate 20 viteve vuajtjesh, por ne te njejten kohe, vecmas dhe siper tyre per arsye te cilesive dhe arritjeve te tij superiore. Ai ka mundur te ngrihet mbi percarjet e partive, sic duhet te beje nje Mret, derisa ai u kthye ne nje figure bashkimi per lloje dhe klasa te ndyshme shqiptaresh.

Per njerezit e thjeshte eshte e shume veshtire per te perqafuar nje ideal kundrejt nje konceptit si ai i "Shqipnise". Per ata Mreti perfaqson ndjenjen e zbehte qe i beri ata te luftonin kaq shume beteja perpara se ai te hipte ne fron.

Ata shpresojne qe ai te jete nje simbol i asaj qe do te vi me pas. "

Scarred Background

A Journey Through Albania

Nigel Heseltine

Lovat Dickson Limited

London 1938

p. 189 

 

O bej, s'e paska pare pirjen e gjakut qe ju bente njerezve Zogu me bejleret edhe agallaret e tij ky Nigeli?

Aha, arti modern eshte nje ceshtje interpretimi i dashur.

Njerezit marrin nga ai cfare duan ose kane nevoje.

Art macabre i intereson vetem disa njerzve te cuditshem.

Seriozisht e ke ti i pakapshem. Jo se mendoja qe  idiotlleqe te tilla i shikoja vetem te filmat e socrealizmit si psh Toke e pergjakur. Po ta kesh me shaka sorry se te keqkuptova

 

Nje kuriozitet. Nje nga bashkeautoret e kodit civil eshte Mehdi Frasheri, ish projektuesi dhe hartuesi i kodit doganor dhe pjestari i vetem shqiptar ne komisionin e Percaktimit te Kufijve te Shqiperise. Nen mbreterine e Zogut, kryetar i Keshillit te Larte( sot Gjykata e Kasacionit/Larte). Ne kohen e pushtimit ose kalimit gjerman ishte anetar i Keshillit te Regjences bashke me L. Nosin dhe Pater A Arapin. Njeri erudit, me kulture te thelle orientale por shikim te vendosur drejt perendimit. Idete e tij per shtetetin modern tip anglo-sakson, pas-gjerman, ishin te qarta dhe te shkruara plot vizion. Akoma sot Ai lihet ne hije duke qene nje nga koloset e jurisprudences shqiptare dhe shtetari me i famshem nder Frasherllinj. Nje anatemuesit e vepres se tij eshte paradoksialisht "historiani" ose "interpretuesi" Kristo Frasheri, i cili nuk ka te beje fare me patriotet Frasheri.

 

Mos vetem ai kei?  Te gjitha figurat kryesore te kombit te para luftes qe anatemoheshin nga regjimi komunist, jo per koincidence sot lihen ne hije nga "historianet" e nxjerre nga ai sistem si Kristot, Xhufrat, Verlet etj.

 Lira, mundet te jete dhe ashtu siç thua ti, une nuk i di kontratat ndershteterore qe ka bere Zogu me jugosllavet. 

Sipas tyre, hyrja në fuqi e "Kodit Civil të Zogut" do të diktonte edhe përkatësinë e të drejtës civile shqiptare në familjen romano-gjermanike, duke e shkëputur atë përfundimisht nga e drejta otomane

 

Nuk me kujtohet mire se ne kujtimet e kujt e kam lexuar, mund te kete qene Mehdi Frasheri, mund te kete qene Eqerem Vlora, por mbaj mend, qe kam lexuar qe Zogu kundershtoi me force propozimin qe Kodi Civil te merrej nga Republika e Turqise, Kod i cili ishte gjithashtu i  adoptuar nga e drejta Romake me autoresi Qemal Ataturkun (te themi keshtu). 

Arsyeja qe juristet kerkonin Kodin turk ishte sepse shumica e juristeve te atehershem shqiptare do kishin shume nevoje per komentet qe shoqerojne cdo Kod modern. Derisa Kodi turk i kishte keto komente dhe juristet shqiptare e dinin turqishten, atehere nuk do ishte nevoja te shpikej rrota nga fillimi, per me teper qe trashegimia jone e perbashket me turqit paralajmeronte probleme te ngjashme.

Fatkeqesisht Zogu vendosi kundra.

Eshte ne kujtimet e Eqerem Bej Vlores por pa keto shtremberimet e modelit PPSH qe ben ti. Edhe Kodi Civil i Turqise se re eshte marre nga vendet europiane, nese me kujtohet sakte, Eqeremi thote nga Zvicra, keshtu qe juristet ne atekohe, meqe dinin turqisht kerkonin qe edhe Kodi Civil i Shqiperise te merrej nga Zvicra, pasi i kishin te gatshme komentet etj. Por kodi i Shqiperise u mor nga disa vende te tjera.

 rrofsh per saktesimin blvd. 

M'bohet qejfi qe ate punen e komenteve nuk e paskam pas gabim.

Ate t'PPSH-se po boj sikur nuk po e shof, meqe, me c'm'kujtohet nuk kena bo noi here muhabet bashke! 

 

 

''fatekeqesi'' e madhe shume. Shikojme fatkeqesi atje ku nuk ekziston dhe nuk shikojme ku na rrethon. Zogu e aplikoi kodin edhe pa ato perkthuesit nga turqishtja. Se budalla ishte zogu ta linte pa komente kodin. Ishin marre te gjitha masat qe c'do gje te ishte e sqaruar. Hajt ta nxijme zogun edhe per kete, qe se mori nga turqia. Sa gabim paska bere....

per me teper qe trashegimia jone e perbashket me turqit paralajmeronte probleme te ngjashme

 

Nuk po nxi njeri Zogun.

Po perifrazoj ca kane thone bashke-kohasit e tij. 

Problemet familjare, te trashegimise etj te shqiptareve pre-L2B, i ngjanin me shume problemeve te turqve se sa te zviceranve! 

Komentet e nje Kodi, ti ndoshta e di, nuk jane komente si ato te analisteve shqiptare ne tv. Jane komente te dala nga ceshtje konkrete te hasura nga gjykates te ndryshem. 

Po nuk eshte arsye kjo. Na e paska thene dikush, dhe pune e madhe. Kodi nuk behet per nje gjenerate qe na paska ditur turqisht. Zogu dergoi qindra studente ne perendim per ti sherbyer te ardhemes europiane. Motoja e zogut ishte ''nje shqiperi europiane'' pa e kthyer koken pas te turqia e Co. Pastaj me c'di une shqiperia i prishi marrdheniet me turqine per shkak te kontraditave ataturk-zog. C'ne ky kod i orientuar nga turqia? Futja katundit i thone kesaj...

 Po nuk eshte arsye kjo. Na e paska thene dikush, dhe pune e madhe.

 

Si urno, eshte i fare soj e rendesishme!

Megjithate une terhiqem! 

Argumenti ligjor ka te beje me supremicitetin e Ligjit.

Kodi Civil Shqiptar pervec unifikimit te ligjit ben edhe thjeshtimin e tij.

Nje Kod ne nje gjuhe te thjeshte i kuptueshem nga te gjithe e qe nuk ka nevoje per interpretim.

Regjimet e vjetra te se drejtes kishin mbi to te veshura dhe fuqi legjislative, kurse Kodi i Ri Civil shenonte barazine e te gjitheve para ligjit.

E vetmja kritike qe mund t'i behet Kodit, (nqs mund te quhej kritike) , eshte se ai ishte shume me perparimtar per kohen.

Ironia e kritikes qendron ne faktin se regjimi i Zogut konsiderohet konservator, por ne te njeten kohe kritikohet qe ka qene shume perparimtar.

Persa i perket adoptimit te nje tip kodi apo tjeter, un per vete nuk mendoj se eshte nje argument i vlefshem.

Turqia e adoptoi gati pa ndryshime Kodin Zvicerian. Shqipnia ishte pak me kreative ne adoptim, por mbeti kryesisht e bazuar ne Kodin Frances i cili i ka rrenjet ne Kodin Napoleonik, e me tej ne ate te Revolucionit Francez.

Pse s'adoptoi Shqipnia kodin e Zvicerion te perkthym ne turqisht, per arsye se Kadite e vjeter e dijshin turqishten uje, nuk mendoj se eshte argument bindes.  

Sic thote edhe artikulli Kodi Civil Shqiptar i qendroi testit te kohes.

 Sigurisht, sigurisht. 

Kodi Civil i mire ishte, po ne fund te fundit, i mire do ishte si kod nga cilido model ta kish marre. 

Ne do ish' me mire po te merrte kete te Zvicres me komente te turkut, une them qe dem nuk do bente! 

 

Diku kam lexu qe Kodin Tregtar e ka paste nje cilesie te larte ky, aq sa qe ka mbijetuar deri ne fund te komunizmit ne gjuhen e perdorur nga gjithe deget e shtetit komunist qe merreshin me ekonomine. 

 Zogu kishte nje kod vertet, dhe megjithe ate ishte nje injorant qe e la vendin me 90% analfabet,qe sundoi gjithmone nen friken e kercenimeve te shume kundershtareve sepse ai erdhi me dhune ne pushtet si diktator!I mbyllur ne Pallatin e vet dhe i ruajtur nga shume besnike te tije qe ai i kishte gjetur ne malsite e Burrelit.

Sipas standardeve të monarkisë në shekullin e 20-të, prejardhja e mbretit Zog ishte e errët. Si mund të ishte ndryshe? Monarkët e zakonshëm kanë lindur të famshëm: ai deklaroi veten mbret kur ishte i rritur. Dhe askush nuk e kishte mbajtur shendim rininë e tij për brezat e mëvonshëm. E askush nuk e bëri një gjë të tillë dhe kur ai u bë i famshëm në moshën 24-vjeçare. 90 për qind e çrrënjosjes së analfabetizmit ishte një faktor vendimtar. Numri i gazetave u rrit gjatë mbretërimit të tij, por ato vepronin nën mbikëqyrjen e tij dhe nota e aprovimit s’ishte aq e lehtë për tu përftuar. Një skicë e jetës së tij u botua në vitin 1927 në Tiranë, me qëllimin për t’i familjarizuar lexuesit me “virtytet e rralla që karakterizojnë mbretin tonë të adhuruar” duke dëshmuar “karakteristikat e shpirtit të tij të madhërishme në formën e tyre të vërtetë historike”.

Ndërkohë, David Maitland-Makgill-Chrichton, një biograf i pavarur u përball me pengesën e parë të pallatit ndaj një “asistence” aq të bezdisshme saqë ai u detyrua të braktiste projektin. Intervistuesit tepër kureshtarë identifikoheshin menjëherë: “Nuk e konsideroj të këndshme të flas për veten time. Le të flasim për diçka më të rëndësishme, mbase për vendin tim”. Ky monopol informacioni ishte padyshim një avantazh për mbretin i cili doli nga populli, por rrëzimi i tij në vitin 1939 nuk nxori ndonjë gjë shumë të madh në dritë. Kur të tjerë morën kontrollin e Shqipërisë, ishte thjesht ndonjë qytetar i guximshëm (a budalla) ai që dilte e fliste për regjimin e vjetër, por në terma nënçmues. Liria e fjalës duhej të priste edhe nja 50 vjet të tjera. 

i-u-qelloi-ahmet-zogu-aten">______________________________________________________

i-u-qelloi-ahmet-zogu-aten">A koma me nostalgjine e Zogut ju?!!Zogu as edhe njehere nuk mendoi per popullin ai beri shume armiq miqte e tij ishin armiqte e popullit te tije, ai sundoi hengri, vodhi dhe iku!Tani injorantet qe nuk kane te sosur ngrene larte Lavdine e mbreterise me te palavdishme te Shqiptareve! Peralla me mbret, i thone kesaj per dite vere!

O Artian mesoje mire historine.

 

Zogu Ahmet *(1895-1961), mbret i Shqiperise. Rridhte nga nje familje e
njohur e Matit dhe hyri ne moshe te re ne jeten politike te vendit. Pati
funksione te ndryshme ne qeverine qe nxori Kongresi i Lushnjes, ne fillim si
minister i Brendshem, pastaj si minister i Luftes e, me 1922, u emerua
kryeminister i vendit. Me 1924 qeveria tij u permbys nga opozita e mbledhur
rrotull priftit e shkrimtarit F. Noli. Do te rikthehet ne fuqi rreth gjashte
muaj me vone, gje qe do te cilesohet si triumf i legalitetit. Atentatet,
pabesite reciproke, merite e familjeve te medha, mungesa e stabilitetit dhe
rivalitetet e ashpra e shtyne te mendonte, sikunder kishte ndodhur me
Bonapartin ne kohen e tij, se sakralizimi i pushtetit do rriste autoritetin
e do ta bente me te larget per lakmite e te tjereve. Drejt ketij vendimi do
ta kete shtyre edhe nje realitet tjeter i natyres gjeopolitike: Ne perendim
ai kishte nje nga mbreterite me te shkelqyera te kohes, ate te Savojes, ne
juge vendi tij kufizohej nga nje monarki tjeter, Greqia, ne veri po ashtu
gjendej Jugosllavia, por edhe ne lindje kurorat bullgare e rumune
mbreteronin prej qindra vjetesh. Ne keto kushte, me krijimin e monarkise se
fundit ballkanike, monarkise shqiptare, dukej se i jepej fund nje
gjendjeje "anormale". Ne vitin 1928 AZ do te shpallet mbret dhe do te
qendroje ne fronin e Shqiperise me emrin Zogu i I-re deri ne prill te vitit
1939, kur vendi do te pushtohet nga trupat e Italise fashiste. Zogu ne
politike do te bente ate qe ben cdo kryetar shtetit qe njeh mire dobesine,
prapambetjen, e mbi te gjitha nevojat e medha te nje populli qe nuk kishte
nxjerre ende nje klase politike qe te dinte te formulonte nevojat e tij. Si
nje monark i ri e dinamik, ai se pari pajisi vendin me nje Ligj Kushtetues,
me Kod Civil, Penal e Tregtar, qe edhe sot cilesohen nga me interesantet e
kohes. Por vendi nuk kishte nje borgjezi te vertete qe te financonte nje
industri per te qene. E duke mos patur ate industri e as nje bujqesi qe te
meritonte te quhej e tille, atij, mbretit, detyrimisht qe do ti mungonin
parate per te vene ne jete projektet e tij. Dhe sic behej shume kohe para
tij e sic behet edhe sot, shume kohe pas tij, ai kerkoi borxhe e per kete
trokiti te fqinja me e pasur, te mbreteria italiane. Eshte nje kohe kur vete
italianet nuk e dinin se cfare u kishte rezervuar e nesermja, por heperhe
kane mendimin se ajo de te jete e shkelqyer. Por pak kohe me pas AZ do te
jete nga te paret burra shteti qe do ta ndjeje se ne Rome qielli po behej
gjithnje e me kercenues. Mbreti i ri i shqiptareve kishte mundur ti vinte
fre banditizmit e kusarise rrugeve malore te Shqiperise, por ndaj banditeve
te rinj te Evropes ishte i pafuqishem. Por, jo aq sa tu trembej atyre.
Keshtu ai nuk iu perkul as kerkeses per kontrollin italian te doganave
shqiptare, dhe as kerkeses per vendosjen masive te koloneve italiane etj.
Shkoi edhe me tej mbreti i shqiptareve. Per te ulur prepoderancen e Romes,
nenshkroi Marreveshje ekonomike me Greqine e Jugosllavine, gje qe i kushtoi
nje demonstrim force te trupave te Musolinit perballe portit te Durresi.
Por mbreti i shqiptareve (dhe kjo harrohet gjithmone) paralajmeroi gjerarket
e larte fashiste se trupat e tij do te hapin zjarr kunder cdo ushtari
italian qe do te vinte kemben ne token shqiptare. Roma u terhoq e kerkoi
falje duke thene se nje nepunes i Ministrise se Jashtme kishte harruar te
paraqiste kerkesen per nje vizite miqesore... Mbreteria e brishte shqiptare
rezistonte ne nje kohe kur fuqite evropiane si Franca apo Anglia nuk po
kundershtonin asnje nga manovrat politike te fashizmit e nazizmit ne arenen
nderkombetare dhe kaluan ne heshtje Marreveshjen e Munihut, qe copetoi
Cekine apo manovrat e Stalinit per aneksimin e vendeve baltike. Harrohet
shpesh se shtete shume me fuqishme nuk i rezistuan presionit dhe u bene
pjese e Aksit (*shih*) si Bullgaria, Hungaria, Finlanda, Rumania etj.. Vete
A. Zogu, ne fjalimin e fundit para parlamentit te vendit jep nje fakt teper
komprometues per fuqite e kohe: " *Britania e Madhe, sic ua kam shpjeguar,
me dergoi me 25 Mars 1939 Sir Thomas Hohler, bashke me Ministrin e
akredituar ketu, Sir Andreu Ryani-n, te cilet haptazi me thane per t'u marre
vesh me Italine se jeni krejtesisht te izoluar*". Por ne te vertete,
pavaresisht nga kjo atmosfere pragqameti, ne kete periudhe Shqiperia nuk
krijoi terren per krijimin e asnje partie fashiste, ndonese nga qarqet
fashiste u bene perpjekje te ethshme ne kete drejtim. Per te kuptuar
perpjekjet e tij te kesaj periudhe ne fjalimin e lartpermendur merr vlere
edhe ky paragraf: "...*qysh ne Nentorin 1926 e kam kuptuar haptas qellimin e
erret te Musolinit kunder Shqiperise. Asnjehere nuk jam gabuar ne ta. .. Nuk
kam lene mjet pa perdorur per sigurimin e Shqiperise, qysh ne vitin 1934. I
kam propozuar ballkanasve per nje lidhje ballkanike, duke qene edhe
Shqiperia brenda. I jam lutur Ataturkut, qe ky te nderhyje perbri Greqise e
Jugosllavise, qe kishin nje aleance ne mes tyre, qe te pranohej edhe
Shqiperia*." AZ., megjithate vazhdoi me hedhjen e themeleve per nje
administrate funksionale shqiptare, per bazat e nje arsimi modern, diskutoi
mundesite e projekteve te zhvillimit me plane pesevjecare, per fuqizimin e
nje banke qe do te lehtesonte transaksionet e brendshme e te jashtme, nxori
ligje qe synonin qyteterimin e shoqerise shqiptare, madje per kete periudhe
studiuesi R. Elsie (libri "Nje fillim dhe nje fund&quotsmiley thote se ka patur edhe
nje "pranvere te arte te kultures shqiptare", ku ishin te pranishme e
diskutoheshin rrymat me te ndryshme kulturore-letrare e madje edhe ato
sociologjike e filozofike. E gjitha kjo kur nderkohe, p.sh. Karoli i II-te i
Rumanise merrte frymezimin nga Roma dhe vendoste ne vend nje diktature
korporatiste. Shpenzimet e oborrit te mbreterise shqiptare kurre nuk e
kapen 2 % e buxhetit te shtetit, perqindja me e ulet midis familjeve
mbreterore evropiane. Por atij cdo dite i duhej te blinte grure, per te
shmangur zine e bukes (regjimi komunist do te vazhdoje te importoje edhe per
me shume se 30 vjet te tjera), e nganjehere, per te mbajtur te lidhur pas
vetes feudalet e pabese, ndonjerit duhej edhe ti premtonte se do ti merrte
vajzen per grua. Dhe kur kjo pune po shtyhej si shume, ai e degjoi si
kerciten mekanizmat e atentateve dhe komploteve kunder tij. Per ate qe
ndodhi me 7 prill 1939, veprimtaria e AZ. nuk kishte lene asnje shkas ne
gjysme fushen e politikes shqiptare. Kriza e fundit me Italine ishte
kapercyer nga qeveria e M. Frasherit rreth dy vjet me pare. Katastrofa e 7
prillit, pushtimi i vendit, ishte pasoje e zhvillimeve nderkombetare qe e
tejkalonin se tepermi rolin e tij modest. Ceshtja se po te mos kishin
nderhyre aq shume italianet ne strukturat e shtetit shqiptar, ngjarjet do te
kishin marre zhvillim tjeter, ka te ngjare te jete vetem nje menyre per te
genjyer vetveten, sikunder i tille eshte edhe mendimi se perseri do te
kishin zhvillime te tjera po qe se Zogu vete do te vihej ne krye te
qendreses ne portet shqiptare. Ai, ne kushtet e njohura, iku nga vendi. Te
njejten gje pas tij beri edhe mbreti norvegjez Hakon, sapo nuhati pushtimin
e vendit nga gjermanet, ai madje mori edhe te gjithe qeverine me vete. Pas
tij rrugen per ne Londer e mori edhe mbreteresha e Holandes, ndersa familja
e Dukeshes se Madhe te Luksemburgut gjeti nje lloj strehimi ne Portugali.
Pjetri i Dyte i Jugosllavise beri te njejten gje ne prag te pushtimit
fashist, gje qe do te shfrytezohet mire nga Tito, i cili do ta shpalle ate
dezertor. Ndersa mbreti Leopoldi i II-te i belgeve fitoi urrejtjen e
popullit te tij dhe pas L2B., vuri ne medyshje vazhdimesine e monarkise,
sepse duke ndenjur ne vend gjate pushtimit (duke mos ikur me qeverine) ai u
detyrua te nenshkruaje kapitullimin e vendit te tij e pastaj u internua ne
menyren me ordinere ne Gjermani nga Hitleri. Ne kete veshtrim marrin nje
kuptim profetik fjalet e P. Evangjelit, kryetarit te Parlamentit shqiptar, i
cili duke iu lutur mbretit te largohej tha: "... *ky vendim nuk eshte marre
per hater, por lidhen interesat e kombit me to historikisht*". Po te mos
kishte ndodhur kjo shqiptaret nga ana e tyre, ne vend te varrit te nje
mbreti rob ne Itali (Gentit), do te kishim dy. Dhe asgje me shume.

Kam nja dy vjet qe i jam lutur njerit me nik Lumi . Biles lumas me i nderuar se JU. Por edhe Matit te vjeter qe e kam pas mik . Te  lutem.

Na bjer dicka te shkruar SHQIP prej Zogut ore.

Qofte edhe nje te share nga nena ...qofte edhe ato "fjalet" e thena kur hyri ne parlament i "plaguem" smiley

Perse ndruhesh ? 
Edhe njehere qe je pergjigjur brockullisje qe di austrisht e turqisht se ka bere shkolla Ushtarake ??? smiley 

Po ta perseris qe te mos me pergjigjesh me me kodra pas bregut .

Na bjer NJE dhe qofte te VETME te shkruar SHQIP . 

Zogu Ahmet *(1895-1961), mbret i Shqiperise. Rridhte nga nje familje e
njohur e Matit ...

Po ate duam ore ! C'eshte kjo familje ? Se sic thone ca palo goje te liga , ka perfituar nga nje  (kolonel i ushtrise Tyrke luftetar ne Shipcke  me mbiemer Zogu ) pra per te perfituar nje copez krahine ne Mat ( Burgajet ) .

Per te tjerat ....

 

 

Asgje nuk eshte rastesi ne jeten politike te Zogut, jo rastesisht qe 17 vjec mer pjese ne shpalljen e pavaresise, jo rastesisht ne kongresin e Lushnjes emrohet minister i mbrendshem, jo rastesisht behet disa here kryeminister i vendit, jo rastesisht behet president dhe me vone mbret i vendit, te gjitha keto nuk mund ti bente nje analfabet.Meso o idris me shume histori mos u mjafto me historine mashtruese te kohes se E Hoxhes.

Analfabet nuk eshte as Dalaj Lama ..... por eshte per ne Tibet.

Analfabet ishte dhe Joakim Murati po Napoloni e beri MBRET te SPANJES. Ndersa une te pyeta per SHQIP !

 Une i di pergjigjet e tua o Mat i RI se po te ishte ai i vjetri , nuk pergjigjej po kafshonte cepin e buzes dhe pertypej mire smiley .

 

Analfabet nuk eshte as Dalaj Lama ..... por eshte per ne Tibet.

 

Dalaj Lama ne Tibet?

 

 

Vur gjyslyke ne te kuptuarit e mendjes  ore se le nam smiley

Ka nje NE , para Tibetit smiley .

Mos ke marre pjese ne GRUPIN E PUNES per retushimin e fotografive te udheheqjes mor aman ? Thjesht or thjesht na bier nje faksimile te nje te shkruari SHQIP nga NM e Tij , ymer na paste lene .

Ne Tibet pra, po nuk e lejojne komunistet Kineze, ashtu sic nuk e lejuan komunistet shqiptar Zogun, ka nje ndryshim se Zogun e kishin shume frike sa qe paguan 20 vjet nje ish sigurims qe ta ruante Zogun deri sa vdiq.

Po ti Idris nuk di per vete shqip se me keto fjale qe shkruan me duket se ke mbaruar ndonje shkolle nate ne kohen e E Hoxhes, te ka mbetur ora n'kohe te dulles.Ti nuk i ngjan I DRIZIT qe ka shok Mati i vjeter.

Dakort ! Do  kem ngatrruar shtratin e Lumenjve Lumenjte ! smiley Zhavor i Madh eshte marre per te ndertuar gjera te Reja thone , keshtu qe ndrron dhe shtrati ! Mos na i merr per keq . Mosha ben te veten

Po mos te dale gjekundi ai dokumenti qe NM i uron Enverit suksese smiley

Pranej e ruante ai " sigurimsi " qe thua ti !

Artian, prapaganda komuniste te ka helmuar aq shume sa nuk di c'flet.  Zogu duhet pare ne konteksin e kohes dhe rrethanave. Zogu eshte nje figure politike qe shqiperise nuk po i perseritet dot, fatkeqesisht.

O artian mendje ndrituri, te kesh nostalgji per nje periudhe kohore duhet te thote qe ta kesh jetuar ate, dhe jam mese i sigurte qe ketu ne peshk nuk ka njeri qe ka jetuar gjate periudhes kur Zogu qeveriste.  Ketu po perflitet per fakte historike, pikerisht per Kodin civil te miratuar gjate qeverisjes se Zogut, dhe "injorantet" te cilet e kane ribotuar kete kod per shanc na qekan Profesora e Doktora.  Tani, ty cfare te djeg kaq shume qe leshon helm mbi Zogun kur tema s'eshte per te por per kodin civil qe u miratua gjate kohes kur ai qeveriste?

 ..me sa shikoj ketu kemi nje kod te cunguar,dhe megjitheate mesa di Zogu mund te kishte kodin me te mire por ai kur nuk funksionoi si duhet dhe kjo nuk eshte ndonje gje per tu shenuar si nje kryeveper historike!! Nuk eshte fjala vjen interesante si Kanuni i Lekes qe ndoshta ja vlen per nga vlerat historike!Kaq. 

Zogu eshte nje figure politike qe shqiperise nuk po i perseritet dot, fatkeqesisht.

 

..  smiley

Po pra, e pe ti te gjithe kodin (kur ketu ne artikull ja vene vetem ca pjese) dhe si ekspert ligjor qe je konstatove qe eshte i cunguar, e pastaj si historian qe je na kostatove qe nuk ka funksionuar gjithashtu.   Gjithe keta profesorat, doktorat, juristet e linguistet qe thone qe kodi ka qene shume i perparuar per kohen e tij, qe ka vlera historike, qe ka vlera gjuhesore e qe akoma perdoret per te zgjidhur ceshtje te trashigimise e pronesise e kane gabim, se keshtu thote artiani i gjitheditur.

O, artian! Leri denglat, e fol shkoqitur, e na thuaj pse paske kaq urrejtje te madhe ndaj Zogut dhe periudhes se qeverisjes se tij.

Ne nisje fillon keqas ky artikull.

Është treguar një diplomat servil ndaj shteteve të mëdha, duke u huazuar ligjet, apo dëshironte vërtetë më të mirën.

Shume mire mund ta kishte filluar keshtu.

Mbreti Zog,  kerkoi qe juristet me te mire te vendit te krijonin Kodin Civil Shqiptar.

Ato qe krijuan kete kod, nuk e kopjuan, nuk e ben per hater te Zogut kaq perendimor, por njohurit e tyre qe kishin marre ne shkollat e perendimit me rezultate te shkelqyera, detyrimisht do krijonin nje kod te tille.

Pas disa kohesh Zogu pat probleme me juristet qe kishin shkruar kodin civil, keto u larguan nga puna, por atyre nuk i ndodhi asnje e keqe, asnje hakmarrje politike apo ekonomike, perkundrazi duke hapur nje studio avokature, u ben me te njohur e me te pasur, e jetuan te lumtur deri kur perfunduan ne burg, me pasuri te konfiskuar, e me njollen e famshme "armiq te popullit".

Nuk mund te thuhet se ka edhe me keq!

 

Ideologjia eshte nje arme boshe, por qe te vret.

Sigurisht, vret me shume ato qe jane bosh.

. Kjo qeka gozhda qe te maka merthy mas mrekullise se Kodit te huazuar , pershtatur , krijuar e botuar nga Italanet .Mos e ke llafne kush e ka perkthymun

Dokumentet kane disa data dhe mos pertoni shkoni tek ajo date . Dokument qe mba vulen e kohes qe nuk kishte asnje shtrirje e zbatim ne praktike ne krahinat e Shqiperise sepse nuk e "pirthte" njeri .

Cdo gje zhvillohej e rridhte sipas zakoneve te kohes e krahinave te pakten deri ne vitin 66 , sidomos ne lidhje me obskuramtizmin e ritit te MARTESES ne krahina te tera por me te theksuara ne krahinen e Matit .

Jo vetem qe nuk ka pase asnje vlere praktike por edhe ndonje pjese qe ruhej ne kodin e socializmit , qe ruhet edhe sot eshte i pashmangshem ne te GJITHE Boten . Flas per Kodin e Familjes.

Ai kodi Tregtar qe i ka "mahnitur " ca , nuk i vlen as terminologjia as shtrirja e mardhenieve tregtare . Po qe se Tregti me Italine ....forse .

Po qe se eshte fjala per nje perkujtimore te fillimit te Legjislacionit SHQIPTAR dhe jo te shqiptareve , ai po qe vleresohet dhe shenon nje date ashtu sic do shenoje nje date Ligji i Saliut per "bebisiter" dhe "ndalimin e duhanit"  smiley

Z. Artian me dukesh shume i sakte dhe i qarte . Me Logjike te shendoshe dhe jo sipas principeve bardh e zi .

Ahmet Zogu nen kendveshtrimin e nje historiani te huaj

Mbreti_ZogMbreti Zog i shqiptarëve ishte monarku evropian më i pazakontë i shekullit të 20-të; një njeri pa asnjë lidhje mbretërore që themeloi mbretërinë e tij në vitin 1928. Bashkëkohësit nuk dinin çfarë të mendonin. Epitetet për të varionin sipas shijeve dhe opinioneve nga me te ndryshmet. Sigurisht që në sytë e të huajve mbërritja e beftë e këtij mbreti,shtoi misterin e një vendi të njohur kryesisht për malet, revoltat dhe gjakmarrjen. Sado që Mbreti dëshironte të identifikohej me rregullin dhe progresin, emri i tij ishte më së shumti i lidhur me intrigat politike qe implementoheshin atehere ne politiken e brishte shqiptare. Ai ka rrëfyer: “Jeta ime është një histori aventurash”. Oborri i tij në miniaturë në Tiranë vuri në punë imagjinatën e botës perëndimore në vitet ’30, para se fashistët italianë ta detyronin të arratisej dhe stalinistët e post-luftës ta mbanin aty. Komunistët më pas e minimizuan vendin e tij në histori, vendin e një njeriu që sipas çdo standardi objektiv duhej të renditej si një prej figurave të tij më të shquara. Për pesë dekada me radhë Shqipëria ishte një vend i mbyllur, sinonim i marksizëm-leninizmit, por si kudo në Evropën lindore, përfundimi i Luftës së Ftohtë ka shfaqur vazhdimësi të së shkuarës së para luftës që sistemi totalitar i kishte fshirë.Një editorial i “The Times” iu referua njëherë “mbretit të çuditshëm Zog si një shtojcë ireale” e historisë së Shqipërisë. Ky libër ka si qëllim ta bëjë atë të duket real. Njerëzit që jetojnë në vende të sigurta e të qëndrueshme, me kufij të mirëpërcaktuar dhe një traditë qeverisjeje ftohen të lënë mënjanë supozimet e tyre mbi monarkinë moderne evropiane.Mbreti Zog ishte një kuriozitet dhe mbeti kështu deri ne fund.Nga bashkëkohësit e tij ai etiketohej si nje personalitet me rezonance te gjere. Edhe sot reputacioni i tij është burim debatesh, por Zogu ishte padyshim një prej figurave më të shquara në historinë shqiptare. Edhe pse i njohur për politikbërje origjinale, ai premtoi të vinte rregull e progres në një vend që s’kishte njohur prej kohësh asnjërin prej këtyre. “Unë e bëra Shqipërinë”, ka thënë ai.Në biografinë e parë të plotë, Jason Tomes eksploron realitetin pas një njeriu të përshkruar nga “The Times” si “mbreti i çuditshëm Zog” dhe dëshmon se ai ka qenë produkt i një hapësire dhe kohe unike. Njerëzit që jetojnë në vende të sigurta e të qëndrueshme janë të ftuar të lënë mënjanë supozimet e tyre mbi monarkinë moderne evropiane dhe të njihen me një mbret, i cili u ka qëlluar atentatorëve të tij dhe që i paguante faturat me shufra ari.

JASON TOMES ka dhënë mësim lëndën e historisë dhe politikës moderne në universitetet e Oksfordit, Varshavës dhe Bostonit. Interesi i tij mbi Shqipërinë daton 25 vjet më parë, kur ai dëgjoi për herë të parë në valë të shkurtra radio Tiranën. Ai është autori i librave “Balfour” dhe “Foreign Policy” si dhe mbi pesëdhjetë artikujve për “Oxford Dictionary of National Biography”.

Një audiencë me mbretin Zog
Vendi më i harruar i Evropës, Shqipëria. Në vitet ’30 tragetet zbarkonin çdo ditë nga taka e Italisë dhe një avion pesë vendesh i “Adria-Aero-Lloyd” fluturonte tre herë në javë drejt aeroportit të Tiranës, por shërbimet ishin nën standardet e përdorimit dhe nuk viheshin dot në punë pa subvencione. Në vendin më të vogël ballkanik, të huajt ishin aq të rrallë sa bëheshin menjëherë të famshëm. Një anglez, francez apo amerikan i respektuar, i cili shfaqte interes të kënaqshëm ndaj vendit mund ta kishte relativisht të lehtë të përftonte një pritje nga mbreti-politikan. Ekzistonte një histori sipas të cilës kur Zogu mërzitej u telefononte hoteleve për të gjetur ndonjë të huaj interesant që të shkëmbente dy llafe me të. Pallati i tij ishte më pak se pesë minuta larg dhe gjuha e përbashkët gjendej shumë kollaj. Mbreti nuk ishte kozmopolitan, por ai fliste turqisht shumë mirë, gjermanisht mirë dhe frëngjisht mjaftueshëm për të biseduar. Anglishtja nuk ishte opsion, ai refuzonte të humbiste kohë me një gjuhë, e cila i bindej gramatikës vetëm dhjetë për qind. Një roje me një “Z” të ndritshme në pelerinë shoqëronte vizitorët përmes rrugës me tulla të kuqe në kompleksin mbretëror, në juglindje të sheshit qendror. Një sekretar, mbase Sotir Martini, apo adjutanti energjik Zef Sereqi shfaqeshin para të ftuarve për t’i informuar mbi disa pika të protokollit. Dymbëdhjetë hapa më tej shfaqej vila dykatëshe me stuko të verdhë, e cila ishte ndërtuar për një tregtar turk para luftës. I drejtuar në sallonin e vogël të pritjes me pasqyra të ndritshme dhe llambadarë venecianë vizitori mund të shihte stallierin e oborrit nëpërmjet perdeve përpara se të shfaqeshin kanatet e xhamit. Një burrë me flokë kafe dilte menjëherë në skenë, i ulur në fund të një dhomë të gjatë dhe të ndriçuar mirë, e mobiluar në stil modern me letër muri ngjyrë të gjelbër. Mbreti dukej i vogël dhe thuajse i padukshëm ndërmjet tryezës së madhe prej druri të kuq dhe portretit të madh të varur në murin mbas. Syprina e tryezës ishte e rregullt dhe me shkëlqim. Në pikturë shfaqej një grua e ashpër meso-moshë me një paraqitje jo dhe aq mbretërore. Vizitori hynte në dhomë dhe kollitej lehtë. Kishte gjithnjë një shtëllunge tymi duhani dhe rrallëherë ndonjë dritare të hapur. Ai përkulej tre herë (siç ishte udhëzuar) dhe ecte përpara me hapa të kujdesshëm. Ata më me pak fat janë penguar shpeshherë në qilimat dekorativë të shtruar në dyshemenë e lëmuar. Teksa i afrohej tryezës, sytë e tij përqendroheshin në tiparin më ekstravagant në horizont: Mustaqet e Mbretit. Edhe pse shumë të mëdha, ato ishin gjithmonë të rregulluara dhe të stiluara me maja të holla të rregullta. Tundimi për t’u ngulur sytë mustaqeve duhej nënshtruar teksa mbreti ngrihej avash dhe pëshpëriste disa fjalë përshëndetje me zë të ulët e të qartë. Ai ishte rreth 1 metër e 80 i gjatë, qëndrimi i tij i drejtë dhe figura e tij thatime. Ai bënte çmos që të dukej i mbajtur: Një kostum ngjyrë gri dopiopet nga Savile Roë, një këmishë e bardhë nga Sulka, Paris, këpucë të prodhuara me dorë në Itali. Një buzëqeshje e qetë shoqëronte shtrëngimin e fortë të dorës dhe vizitori ulej.

 “Një cigare?”
Me një gjest mospërfillës, Mbreti ofronte një sërë markash cigaresh nga tavolina e tij. Ai merrte gjithnjë një për vete (i kërkonte falje jo duhanpirësve) dhe teksa cigarishtja e mbante të zënë për një moment, vizitori mund të skanonte në mendje mbretin. Ai kishte një fytyrë të gjatë si rozë, jo me tipare mesdhetare, që vinte në formë konike nga balli i gjerë tek mjekra e ngushtë. Balli ishte i lartë dhe mund të kishte qenë më i lartë po të mos ishte për flokët e krehur në anën e majtë. Më pas, vihej re, sado e çuditshme që të ngjajë, se mjekra nuk ishte aq e mprehtë sa dukej në fotografi. Tipari që binte më shumë në sy ishte hunda e drejtë, e cila në profil shkrihej me ballin në vijë të drejtë. Herë pas herë vetullat e rëna i jepnin një pamje zymtësisht të përvuajtur që ngjante simpatike dhe lehtësisht komike. Vizitori më pas pyeste veten nëse aristokrati 38-vjeçar ishte vërtet prijësi i pamëshirshëm malësor, i cili kishte shkatërruar rivalët e tij dhe themeluar mbretërinë. Zogu ulej në karrigen e tij, buzëqeshte sërish lehtë, a thua se po i zbulonte vizitorit hijen e një sekreti që veç ai vetë e dinte. Pavarësisht plogështisë që i shfaqej në portret, sytë blu në gri ishin gjithmonë në gatishmëri. “Shkrepini pyetjet tuaja të pavend”, thoshte duke qeshur përpara se të vazhdonte të jepte përgjigje krejtësisht të matura. Pse e ktheu Shqipërinë nga republikë në monarki para disa vjetësh? Kishte vetëm një arsye për këtë. Ndryshimi ishte bërë në përputhje me shpirtin dhe dëshirën e shqiptarëve, themeli politik i të cilëve kishte qenë gjithnjë ndarja në prijës e baronë, secili i udhëhequr nga një shef suprem. Intonacioni i zërit të tij ngjante çuditërisht i ri; një lloj rezervimi adoleshent davariste menjëherë idenë e një gjarpri dhome. “I vetmi ndryshim për mua është se, në vend që të punoj tetë orë në ditë tani punoj 18 dhe mbaj përgjegjësi për gjithë shtetin. Jam një punonjës i vetëm që bëj punën time. Ky është kuptimi i mbretërisë për mua”, thoshte me një ngërdheshje komike. Mbreti sigurisht nuk e mohonte faktin se Shqipëria kishte probleme të mëdha financiare. Si mund të përballojë një familje mbretërore një komb aq i varfër? Ky kundërshtim zhvendosej me mirësjellje nga atmosfera. “Financiarisht, një mbret nuk i kushton një vendi asnjë qindarkë më shumë se një president”. Të dy kanë nevojë për një pallat. Të dy kanë nevojë për roje. Me një buzëqeshje tjetër – e ngjyrosur me një nuancë të pavend melankolie romantike – Zogu i referohej uniformës së tij të bardhë me zbukurime floriri, e lidhur ngushtë me të. Ajo ishte blerë para se ai të merrte fronin: “Kur isha president duhej të vishesha siç ma kërkonte posti, por edhe më i varfri i shqiptarëve ka një nuancë mbretërore, ndaj tani që jam mbreti i tyre nuk është e nevojshme që ta theksoj në një ndonjë mënyrë”. Në një mënyrë kokëfortë dukej sikur ai kërkonte aprovim, edhe intimitet. Ai kishte një intonacion intim të alternuar me përmbajtjen aspak personale të përgjigjeve të tij dhe i mbante sytë e ngulur me ngulm tek i ftuari, i pavëmendshëm ndaj gumëzhimave të ndihmësve të tij që depërtonin mes dyerve të xhamit. Ishte gabim i zakonshëm që monarkia të konsiderohet si luksoze, vazhdonte më tej ai. “Adoptimi i një regjimi që i shkon më shumë për shtat vendit garanton stabilitet më të madh të brendshëm, i cili si pasojë garanton dhe mbështetje më të madhe të huaj”. Një republike ballkanike s’kishte qenë ndonjëherë anomali. Sigurisht, mbreti i shqiptarëve nuk mendonte se i takonte e drejta hyjnore. Ai ishte një monark kushtetues, i cili e kuptonte se pushteti i tij vinte nga njerëzit.

 Kjo nënkuptonte një regjim të lirë dhe demokratik?
Zogu ishte gati të tundte kokën në shenjë miratimi, kur i kujtohej se të huajt kishin zakonin e ngatërrueshëm të ulnin e ngrinin kokën për të pohuar dhe të tundin kokën anash për të mohuar. Ai sforcohej për të lëvizur kokën poshtë-lart. “Si mbret i popullit tim unë nuk kam asnjë interes se cila parti fiton dhomën e lartë përmes metodave kushtetuese. Kjo do të ndihmojë në edukimin e njerëzve sipas linjave demokratike, si në SHBA dhe do të sigurojë liri më të madhe për të gjithë”.

Kishte parti politike në Shqipëri?
Jo në kuptimin formal për momentin, rrëfente ai. Për momentin, mbreti i shqiptarëve duhej të ishte lideri dhe mësuesi i popullit të tij. Zhvillimi i vërtetë politik, do kohë. “Nuk mund të mësohet një fëmijë pesë vjeç njësoj siç mund të mësohet një i rritur. Vetëm me vazhdimin e luftës ndaj analfabetizmit, fuqitë dhe përgjegjësitë e njerëzve të zgjedhur si përfaqësues, mund të rriten.” Progres i konsiderueshëm ishte bërë në arsim, theksonte ai. Jo shumë kohë më parë, jo më shumë se dy mijë fëmijë shkonin në shkollë. Sot, ky numër ishte rreth 60 mijë.

 Kur do të fitojnë femrat shqiptare të drejta të barabarta politike?
“Statusi i lartë e femrave është një prej faktorëve kryesorë në forcimin e një shteti”, deklaronte me bindje Zogu. “Mendoj se do të ndjej përmbushjen e misionit më të madh të jetës sime, kur statusi dhe kultura e femrave në Shqipëri të arrijë majat, fillimisht në lartësinë e vendeve të tjera ballkanike e më pas në nivelin e femrave të botës perëndimore”. Të drejtat politike ishin vetëm një segment i procesit. “Unë dua t’i arsimoj femrat, por dua dhe t’u mësoj të jenë nëna e shtëpiake të mira. Unë dua që femrat shqiptare të jenë gra të mira si ajo”. Ai e kthente karrigen dhe përkulej lehtësisht ndaj portretit që varej në murin pas tij, i vetmi portret në dhomë në fakt. “Ajo është nëna ime”, shpjegonte ai me ndjenjë dhe ndalej një moment për të vënë rregull në mendimet e tij e për të ndezur një cigare tjetër. Poligamia dhe fejesa në djep ishin ndaluar tashmë dhe shumë shpejt do hiqej dhe perçja. “Do jetë një proces i gjatë sepse na duhet të çrrënjosim shumë paragjykime e menjëherë më pas do të vijë dhe e drejta e votimit për femrat.

E drejta e votës për gratë është një fenomen i ri dhe në shoqëritë më të avancuara, kujtoni.
“Ne jemi shekuj pas Evropës për sa i përket civilizimit”, vërente Mbreti me një rrudhje vetullash. Kushdo mund ta dallonte se subjektet e tij të bisedës ishin injoranca dhe progresi. Nuk ishte faji i tyre. Sundimi turk deri në vitin 1912 i kishte lënë ndjenjat, moralin dhe metodat bujqësore të Mesjetës. Nëse vizitori udhëtonte në male, ai do shokohej me kushtet më të varfra të jetesës që mund të gjendeshin në Evropë. “Më vjen shumë turp nga kjo ndonjëherë”, psherëtinte ai. “Justifikimi ynë i vetëm është se nuk i bëjmë dot të gjitha njëherësh”. Pesëqind vjet qëndrim në vend, duhej të ç’bëheshin në një farë mënyre. “Është qëllimi im që të civilizoj njerëzit e mi dhe t’i bëj me sa të mundem që të përftojnë zakonet dhe traditat perëndimore”. Gjakmarrja mund të jetë e pranishme në vende të ndryshme të mbretërisë, por ligji dhe rregulli kishin bërë progres të madh së fundmi. Mbreti thoshte ftohtë se dhe ai vetë ishte objekt i shumë armiqësive, e asnjë prej tyre s’kishte pasur sukses. Në një pikë të intervistës, Mbreti e linte cigaren dhe përkulje lehtë me vështrim reflektues ndër sy. Duke vënë duart e bardha delikate në tryezë, ai fliste butë dhe ndershmërisht: “Unë do u mbetem besnik interesave të Shqipërisë dhe mirëqenies së popullit të saj, edhe nëse më duhet të sakrifikoj jetën. Nëse këto fjalë nuk justifikojnë veprimet e mia, atëherë gjithçka kam bërë deri tani për vendin tim, është thjesht shtirje”.Kushdo që s’ishte bindur nga ndershmëria e Zogut deri në këtë pikë, mbase s’do bindej kurrë. Sidoqoftë, vizitori i sjellshëm i uronte suksese në misionin e tij. Ministër i Brendshëm në moshën 24-vjeçare; Kryeministër në moshën 27-vjeçare; President në moshën 29-vjeçare dhe mbret në moshën 32-vjeçare – ai me siguri që kishte punuar fort për konsolidimin e kombit shqiptar. Sovrani i kënaqur falënderonte më pas vizitorin për mendjemprehtësinë e tij. Qeveritë e huaja, fatkeqësisht nuk ishin gjithnjë aq të shpejta për të vlerësuar punën e tij. Shqipëria ishte një vend i vogël, thuajse aq sa Uellsi apo Nju Xhersi: 354 kilometra e gjatë dhe 144 e gjerë. Por Zogu insistonte se pozicioni në hyrje të detit Adriatik, i jepte rëndësi strategjike të rëndësishme. “Pavarësia e Shqipërisë është thelbësore për paqen në Evropë”, pohonte ai. Duhet të jetë një shtet neutral, i përhershëm si Zvicra. Ky krahasim mund të çohej dhe më tej. Ëndrra e tij ishte që një ditë, rrugët dhe hotelet e reja e të bukura, do ta kthenin “Hirushen” e tij në një destinacion turistik të lakmuar, duke ofruar edhe ski alpine, edhe plazhe mesdhetare.

Vazhdo trego prrella me mbret ti . Nanurisu edhe me vergjet ...

Nuk fle uji , nuk fle deti

Po ashtu nuk fle dhe Mbreti

Mire ato 18 oret qe i sakrifikonte ne pune smiley , po te pakten korigjo ndonje te shkruar sidomos data ...

Interesi i tij mbi Shqipërinë daton 25 vjet më parë, kur ai dëgjoi për herë të parë në valë të shkurtra radio Tiranën.

Apo nuk kishte qendra trasmetimi Zogu qe digjoheshin deri ne Alemanien e Larget smiley .

Le qe ai 25 vjet me pare i shikonte edhe syte gri ne blu , apo topi te kuqi me trupi blu smiley ... O te marrte purtha shalet !

Ah more Idris,

Ti nuk vete te shkruash shqip,

Mesa te kuptoj ti e ka mbaruar shkollen naten,

Ti nuk .......vete te shkruash shqip,

Ja e sheh si ke harruar nje DI smiley

Mos u nxito ore , merr shembull nga Mati i Vjeter . Naten e kemi marru shkollen , po dy here nje vit se ngelnim ne klase , here 12 vjet bejne 24 vjet shkolle . Ti nje gjimnaz 12 vjet ca te tjere te panjohur ja te themi 5 vjet Universitet bejne 17 . Po 7 vjet me pak se une me Matin e Vjeter ku i ke ? smiley

Po Zogu qe kater vjet shkolle ushtarake plus , ja dhe 8 vjet Plotoren e Matit me harfa turke , a bejne 12 ? Si qeka kjo pune keshtu me vitet e shkolles ?

Lexoi keto dhe do shohesh qe nuk e ke gjet mire krahasimin smiley . Mos na turpero Lumenjte !

Te falemnderit per kenaqesine qe me dhe ne komunikim dhe pac dite te kemndeshme . Shihemi e lexohemi tjeter vende smiley

Futem nje "Enverist " dhe kenoqu !

...Futem nje "Enverist " dhe kenoqu !

ma do mendja mu eshte ofendim per enveristat

 Eunuk , do te jen cpuar topet rruges se ke ca kohe qe vjen pa bere shurren kur flet .

ej po nuk i ka hije nji komunisteje si ty kjo gjuhe. Turp se i ul vlerat shkolles te partise masanej.
p.s. kjo ishte si tip oferte me u mor me topet e mia apo ca?

ke ca kohe qe vjen pa bere shurren ...... kur flet

Nuk e dija qe eshe kokordhoket e syve i paske si tope . Po qe per tope shko ngjiti dhe mos e bej me shurren rrugeve ,  hajde beje ketu si perhere.

Eunuket ofrojne vetem pjesen e prapme , po une nuk jam i atij zanati prandaj mos u tremb . Nga halli e ke po mos u merzit do vije prap koha e Haremeve fizike edhe per ty. Tani per tani mire je ne haremin politik te Saliut  smiley

Lexoni nje vizionar, politikan nder me te shquarit si shkruan ne fillimet e shekullit                                                                                                               "Probleme Shqiptare", faqe 199, Mehdi Frasheri(ish kryeminister I Zogut):

....Japonia, qe sot formon nje pushtet te madh te rendit te pare, deri me 1853 kishte mbetur kaq pas, sa nuk pranonte asnje te huaj ne vendin e vet. Ne kete date nje flote inglize, amerikane e frenge vajti ne ujrat e Japonise per te shtrenguar qeverine te pranoje te huaj. Qeveria e atehereshme e Japonise qiti ca anije prej druri me pelhure dhe me disa topa qe mbusheshin nga gryka. Flota nderkombetare, duke qeshur me brohoritje, hodhi disa topa dhe, pasi i dogji dhe i mbyti keto anije qesharake, e detyroi Mikadon t`i pranonte te huajt ne vendin e tij, me kapitulacione e privilegje.

Japonezet e zgjuar, menjehere  e kuptuan se fuqia evropiane qenka ne teknike maqine.

Pa humbur kohe, derguan me te kater anet e Evropes dhe te Amerikes me mijra djelmosha te zgjedhur per te mesuar industrite e ndryshme te vendeve te perparuara, me ana tjeter, suallen ne vendin e tyre teknike dhe punetore te cilesuar, celen fabrika te ndryshme dhe ia filluan punes, derisa arriten ne shkallen e sotme te shkelqyeshme.

Atehere vjen pyetja: Pse Shqipnia mos te beje nje gje te ketille, kur shqiptari eshte race evropiane dhe Shqipnia ndodhet ne nje kend te Evropes?

Me me shume aresye, Shqipnia, ka nje bregdet te gjate me kater skela te medha dhe me kater te tjera te vogla, te cilat e vene ne perpjekje drejtperdrejt dhe te afert me vendet e qyteteruara te Evropes Perendimore.....

 

   

Pa humbur kohe, derguan me te kater anet e Evropes dhe te Amerikes me mijra djelmosha te zgjedhur per te mesuar industrite e ndryshme te vendeve te perparuara, me ana tjeter, suallen ne vendin e tyre teknike dhe punetore te cilesuar, celen fabrika te ndryshme dhe ia filluan punes, derisa arriten ne shkallen e sotme te shkelqyeshme.

 

Te gjithe keta perfunduan ne burgjet e E Hoxhes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).