Drejtuesit e fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në Universitetin e Tiranës, janë kundër kriterit të vendosjes së anglishtes për studimet Master e doktoraturë. Për dekanen Klodeta Dibra, vendimi i qeverisë për të vendosur certifikimin nga TOEFL-i për gjuhën angleze është absurd dhe i padrejtë, pasi sipas saj, 98 për qind e programeve të këtyre cikleve studimi janë në gjuhën shqipe. Sipas saj, ky vendim cënon edhe autonominë e universiteteve, pasi kryeministri nuk mund të caktojë një provim për studentët. Kjo është kompetencë e shkollave të larta.

Kundër Qeverisë
Dekania e fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra, rendit disa arsye se përse kundërshton vendimin e qeverisë së pak ditëve më parë, për vendosjen e anglishtes si kriter për të nisur studimet Master apo Doktoraturë. Sipas saj, së pari, ky vendim është i padrejtë pasi 98 për qind e këtij programi është në gjuhën shqipe. "Rreth 98 për qind e programit të këtyre cikleve studimi janë në gjuhën shqipe, ndaj unë nuk kuptoj se përse duhet të vendoset me detyrim edhe gjuha angleze", - ka shpjeguar dekania e fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra. Dibra ka shpjeguar se studentët nuk mund të detyrohen të mësojnë një gjuhë të caktuar dhe madje i ka sugjeruar qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, që është më mirë të merret me politikat e rritjes së cilësisë së mësimdhënies, se sa të ndërhyjë në kompetencat që i takojnë universitetit.

"Nuk mund të merret një vendim i tillë, pasi studentët kanë të drejtë të zgjedhin gjuhën që duan të mësojnë. Ne jemi dakord që studentët tanë të njohin anglishten, por ajo që duhet të bëjë qeveria dhe Ministria e Arsimit është të forcojë kontrollin dhe politikat në cilësinë e mësimdhënies", - ka deklaruar Klodeta Dibra, dekane e këtij fakulteti. Sipas saj, ky vendim cënon edhe autonominë e universiteteve. "Në bazë të ligjit të arsimit të lartë, programet përcaktohen nga universitetet. Shkollat e larta paraqesin programet dhe MASH-i i miraton. Në këtë rast, kemi të bëjmë me një cënim të autonomisë, pasi është kryeministri që cakton një provim për studentët dhe kjo ndërhyrje mbështetet edhe nga Ministria e Arsimit", - ka shpjeguar Klodeta Dibra.

Dekania Klodeta Dibra ka sqaruar se një tjetër arsye që ata kundërshtojnë vendosjen e anglishtes si kriter për studimet Master është edhe fakti se TOEFL-i është i vlefshëm vetëm për një periudhë 2-vjeçare. "Është shumë e padrejtë që studentët tanë të detyrohen të mbrojnë anglishten të TOEFL-i çdo dy vite, pasi në të kundërt kjo certifikatë nuk ka vlerë", - ka shpjeguar dekania Dibra.

Në fakt, kundër këtij vendimi të marrë nga qeveria, janë shprehur edhe gjuhëtarë dhe akademikë të ndryshëm, të cilët e kanë cilësuar këtë vendim të nxituar dhe absurd. Sipas tyre, është e padrejtë që të vendoset një kriter i tillë, pasi profilet e studimet kanë karakteristika të ndryshme dhe kriteret seleksionuese vendosen nga shkollat e larta.

 

 


45 Komente

 Ah mi Klodeta, ja thua, po kujt ja thua...si gjithmone me katolike se Papa duam te behemi dhe asgje nuk e mendojme para se t'a propozojme...

Mire e ka kjo, s'kane c'e dun gjuhen e huaj. Le te mesojne me librat qe jane bere qe ne kohen e xhaxhit, ose me librat e akademikeve te rinj qe ne 99% jane perkthime te shipifura nga gjuhe te tjera.

Nje njeri qe mbaron master apo doktorature, mendohet se do mesoje dhe perditesoje njohurite gjate gjithe jetes. Si do t'i perditesoje keto njohuri po nuk diti nje gjuhe te huaj. Apo prodhojme boll materiale ne me forcat tona?

 

Dekania Klodeta Dibra ka sqaruar se një tjetër arsye që ata kundërshtojnë vendosjen e anglishtes si kriter për studimet Master është edhe fakti se TOEFL-i është i vlefshëm vetëm për një periudhë 2-vjeçare. "Është shumë e padrejtë që studentët tanë të detyrohen të mbrojnë anglishten të TOEFL-i çdo dy vite, pasi në të kundërt kjo certifikatë nuk ka vlerë", - ka shpjeguar dekania Dibra.

Ti je me e qut se ata qe kane vene limitin 2 vjecar per t'u certifikuar per nje gjuhe. Gjuha nuk eshte si bicikleta po si seksi. Po s'u perfshive per nje kohe te gjate bohesh prap i virgjer  smiley   

Mire e ka kjo, s'kane c'e dun gjuhen e huaj. Le te mesojne me librat qe jane bere qe ne kohen e xhaxhit, ose me librat e akademikeve te rinj qe ne 99% jane perkthime te shipifura nga gjuhe te tjera.

Nje njeri qe mbaron master apo doktorature, mendohet se do mesoje dhe perditesoje njohurite gjate gjithe jetes. Si do t'i perditesoje keto njohuri po nuk diti nje gjuhe te huaj. Apo prodhojme boll materiale ne me forcat tona?

Ma more nga goja Tirons!

 e ditura e gjuhes se huaj nuk behet duke dhene nje provim gjuhe njehere.

pastaj une nuk kuptoj ca lidhje ka qeveria me kete gje, ca dreqin do kryeministri qe merret me kete pune dhe na e ben vendim aq sa po kthehet kudo ne barcolete shprehja: e ka thene berisha.

vendosja e gjuhes se huaj provim sic ka qene dhe me pare dhe qe ekziston akoma si mbeturine e sistemit komunist, nuk provon asnje gje per kandidatin e doktoratures apo masterit. mesimi eshte ne shqip dhe ne mbare boten dhe universitetet e saj nuk jep ndonje provim Toefli  para se te fillosh doktoraturen pervec atyre universiteteve qe programin e mesimit te doktoratures e kane ne anglisht dhe per kete jep ose toeflin ose ielts-in. shqiptaret dine te gjithe pjesa me e madhe 2 gjuhe te huaja minimumi.

edhe kryeministri toeflin ka dhene kur ka bere doktoraturen e vet? apo e di shkelqyer anglishten per vete dhe po na nderon ne kater anet e botes kur flet?

 

ketu ne vend qe te rritet niveli i atsre qe japin mesim ne shkollat e doktoratures, se po degjojme cudira , porfesore qe as shqip sdine te flasin tamam e jo me te japin mesim ne menyre shkencore bashkekohore, turp i madh.

Klodeta Dibra nje tipike fodulle shqiptare.....ku egoizmi dhe anakronizmi i saj nuk ka kufij...

deri para ketij ligji ne shqiperine e absurdit ndodhte nje fenomen ku edhe ai student qe kishte mbaruar studimet ne angli, per te punuar ne shtet i duhej mbrojtja e gjuhes angleze te fakulteti i gjuheve te huaja ne tirane.....

me pedagoge ku niveli i gjuhes angleze nuk e kalon as nivelin e nje emigranti te rendomte qe jeton vetem 1 vit ne angli....

 

po Klodeta car te beri, ajo normalisht po flet... apo te ka ngelur hatri qe kur te ngeli nusen ne klase? smiley

ne radhe te pare nuk kam akoma nuse......

dhe se dyti klodeta eshte anormale me ato qe flete....sepse kerkon te ruaj edhe privilegjin e akademise mbi gjykimin per gjuhen e huaj (anglishtes).

gje qe nuk i takon...ky privilegj i takon vetem metodave te aprovuara nga akademite britanike...

 Qe ta marr vesh edhe une...

Sala ka vendos qe robi nuk merr dot Master nqs nuk merr TOEFL-in? 

Po te jete kjo, kjo eshte gallate e modhe! 

C'a leshin t'hy n'pune anglishtja nqs ti psh do me more Master ne Histori, per, fjala vjen influencen e kryqezatave mbi arkitekturen e kalave ne Shqipni?

 

 deri me tani ka qene me anormale se kaq, sepse  qe te  merrje doktorautren ose masterin( sh.p.u) duhet te kishe 2 gjuhe te huaja te mbrojtura ne fakultetin e gjuheve t ehuaja ne tirane. nuk pranohej as TOEFL, as IELTS, e as nodnje diplome e ndo nje universiteti evropian gjuhe psh ne italisht ose gjermansith ose anglisht etj etj. pak me vone e bene qe per anglishten pranonin dhe TOEFL, e per gjermanishten dhe diplomen e Goethe institut ne tirane.

 shumica e doktoranteve i blenin certifikatat e gjuhes se huaj me para,  kete e them me siguri te plote, sigurisht cmimi ndryshonte sipas notes qe kerkoje te te vinin. personalisht kam pare e degjuar plot doktorante qe ne anglisht dinin 4 fjali permendsh dhe ksihin diplome mbrojtjeje.

edhe kete katrahure te madhe e kishte vendos sala, dhe kete rregullin e ri te toeflit e ka vendos prape sala.

ishallah i fryn zoti ne vesh sales qe te veje nje rregull   per te gjithe profesoret qe japin mesim ne shkollat e doktoratures qe me pare te japin provim drejtshkrimin e gjuhes shqipe, se vdiqem, na dhembin veshet kur i degjojme

mrroklla, eshte me gallate akoma, robi jo vetem qe nuk merr dot diplome Master, po ai nuk hyn dot ne Master nqs nuk merr TOEFL...vendi i vetem ne bote qe kerkon te tilla gjera per nje gjuhe qe nuk eshte e veta, ndaj qytetareve te vet... ajo qe eshte me e forta, ka njerez qe thone bravo se duhet gjuha e huaj, - dhe shumica thone qe anglishtja duhet te jete e zgjedhura se per ta gjuhet e tjera jane kot. Nuk kuptohet mire se ka ndryshim midis kritereve te deshirueshme dhe atyre te detyrueshme.

Po jam kurioze te di se c'fare TOEFL score kane vene si minimum per pranim...

 Ne shqiptaret e kemi si bicim fetishi kete punen e gjuheve te huaja!

Ketu ndikon, mendoj une, edhe fakti qe ne kohe te Enverit, paradoksalisht, te mesuarit e gjuheve te huaja shikohej me sy te mire nga sistemi! smiley

Nejse, nuk bo dom, me dite anglisht, po pse me e cu budallallikun ne kete fare feje them une! smiley

radhe qe u bote te gjuhet e huja per me dhon provimin i her vaktit. s'kishe ku hudhshe kokrren e molles. No kandidat shkencash pa provim gjuhe (si dhe filozofie). Vozdu... druzhbaaaa...

 Ej, plakun e nje shokut tim qe i kishte dale me shku per specializim ne nje vend te Evropes, kur vajti "me mbrojt" gjuhen, ngaqe nuk donin qe te shkonte ky, po nje tjeter, i pyeten pjeset e bicikletes ne gjuhe te huaj! smiley

Seriozisht! 

Ky pastaj, gjeti nje mik sa nje derr,nga ato miqte qe ta kajshin nanen, te cojshin me dhone msim ne ato katundet e Dibres qe jane aq t'izolume sa flasin tosknisht akoma, dhe hyni per s'dyti, mbrojti gjuhen, vajti per specializim dhe na nderoi te gjitheve ne kalamojt me shpi shoku me manjetofon dhe TV me ngjyra! smiley

ah, edhe ket mrrok: "rr"-ja grykore e Lumnije Boricit ne TV.

Mirej Matje...

Qe te flasin kandidatet gjuhe te huaja, patjeter qe eshte avantazh, dhe kriter i deshirueshem. Bile sa me shume dhe sa me rrjedhshem aq me mire. Qe kjo te merret parasysh dhe te 'fitohen pike' kur aplikon per Master edhe kjo patjeter qe eshte ide e mire per te promovuar interesin te gjuhet e huaja. Po te behet nje gjuhe e caktuar e detyrueshme kur studimet e metejshme nuk do kryhen ne ate gjuhe, kjo eshte cudi shqiptare...don't get me wrong, personalisht e kam dhene TOEFL kur isha ne Tirane para se te largohesha per studime, po ama studimet e metejshme ishin ne anglisht. Po ashtu me cudit mungesa e respektit per gjuhet e tjera, nuk di a vjen nga mungesa e informacionit dhe njohurive te mjaftueshme per vendin dhe peshen e gjuheve te tjera ne fusha te caktuara, apo eshte thjeshte reflektim i qendrimit pro-amerikan (dhe si rrjedhoje pro-anglisht) ne pergjithesi ne Shqiperi.

Per krahasim, ne Kanada, nqs deshiron te kryesh studimet ne frengjisht nuk te kerkohet TOEFL si kusht hyrje dhe anasjelltas, bile as ne te vetmen province ku te dyja gjuhet jane zyrtare (New Brunswick), lere pastaj ne provincat e tjera. Gjuha qe kerkohet ne nivel te rrjedhshem eshte ajo qe do perdoret ne programin e zgjedhur. Te mos flasim per absurditetin e te zgjedhurit te nje gjuhe te trete qe s'ka fare lidhje me vendin. Por ama, po deshe pune ne zanat, ne Montreal ku edhe te pastrehet lypin ne dy gjuhe, po nuk i fole te dyja, je shume ne disavantazh. Secili nxjerr konkluzionet e veta se ku do te investoje, po investimi ka lidhje me c'fare ndodh me tutje.

njof shume kanadeze qe s'dine frengjisht. ato qe kane frengjishten gjuhe te nenes, te gjithe flasin anglisht. ne kompani multinacionale, cdo gje behet ne anglisht. keshtu qe anglishtja eshte gjuha de fakto e biznesit dhe shkences ne bote. full stop.

nderkohe, ky ligj ben me shume sens per kandidatet per doktorature, ndersa kur vjen puna tek nje master, s'besoj se kjo mund te ligjerohet nga shteti, por dhe keq nuk eshte. Nje shkolle private dicka te tille e kthen ne avantazh smileysmiley

ne kompani multinacionale, cdo gje behet ne anglisht. keshtu qe anglishtja eshte gjuha de fakto e biznesit dhe shkences ne bote. full stop.

Aaaashtu. Nuk eshte se po kerkohet te jepet provim cdo gjuhe e botes. Vetem anglishtja qe eshte gjuha e biznesit.

sport i rond ciklizmi. te gjithe e hajshin te "spoke nipple".

http://img27.imageshack.us/img27/6063/bicyclepartslabeled.jpg

 Po pra! 

Robt i thojshin "spoke tit", dhe dukeshe sheshit qe s'kishin hap librat fare! smiley

Sic tha dikush me lart, provimi i gjuhes se huaj (te cdo lloji), nga c'kam degjuar une ne vitet e para 90-es, ka qene e detyrueshme per te marre nje tillu shkencor siper 4-vjecares se universitetit (p.sh. Kandidat i Shkencava, Bashkepuntor i Vjeter Shkencor, etj. et.).

Por TOEFL per Master me duket idiotesi, sic thane shumica. Nga ana tjeter, mendoj qe do ishte me mire te merrnin certifikaten e TOANL (Test of Albanian as a Native Language).

mbrojtja e anglishtes sot duhet te jete nje obligim i detyryeshem nese duam te shtojme dijet tona....

per cdo lloj teme qe mund te mbrosh (qofte edhe ato albanologjike) materialet studimore ekzistuese i gjen me sasi te madhe ne anglisht dhe shume pak ne shqip apo ndonje gjuhe tjeter....

sepse te gjitha studimet qe behen ne bote (pavaresisht gjuheve te ndryshme) ato i gjen edhe ne anglisht....

pra..per arsye prakticiteti anglishtja eshte e vetmja gjuhe qe te hap dyert per te perfituar sa me shume dije qe ekziston ne te gjithe planetin toke....

M'fal po pse nuk interesohemi per rezultatin por per rrethanat ?

Une psh mund mos ta di aq mire anglishten, por mund te mi perktheje te gjitha materialet Lizandri me Akllin psh smiley  dhe une i studjoj ne shqip dhe e ndris masterin smiley

Besoj se puna dhe rezultati ne fund i kandidatit per graden master apo phd permbledh ne vete perpjekjet e tij per te studiuar, hulumtuar, si dhe skillet analitike, gjuhesore etj etj .

Aman, se fakti qe mund ta dije anglishten uje , nuk do te thote domosdoshmerisht qe do shfeltoje ndonje faqe libri apo interneti. Asigje sbesoj se ka per te zgjidh kjo pervesce do coje uje ne mullirin e qendrave te gjuheve te huaja dhe te testimeve. Psh esht nji lice i madh gjuhesh te huaja, qe ka pronarin anej nga qeveria a ministria e arsimit,  i futur me kto prurjet e reja te LSI-se ne kabinet  smiley

Une besoj se jane nivele te tjera shkollore ato ku duhet te shtrengohet mesimi dhe pervetesimi i gjuhes angleze, se kur te arrije puna ke masteri eshte pjek brumi.

Nese i do te miren popllit Sala ta nxise ket punen e anglishtes ne sistemin arsimor publik qe eshte falas, e jo qe robt ti rrjepin nga paret ne cdo hap keto qendrat e trainimeve dhe certifikimeve. Jo se kam nai gje kunder ketyre qendrave,, biles kam qejf me e hap nji vete, por ama ata jane private dhe le ta qesin vete buken e gojes, dhe jo tjua coje llokum qeveria ne kurriz te studenteve dhe nxenseve

 

Une psh mund mos ta di aq mire anglishten, por mund te mi perktheje te gjitha materialet Lizandri me Akllin psh smiley  dhe une i studjoj ne shqip dhe e ndris masterin

Po mi lal po prit se t'i perkthyn. I ke pa si jane perkthimet faqja e zeze?! Pale qe edhe me ti perkthy disa keta, prape nuk do te ta sjellin dot gjithe literaturen boterore per degen tate ne shqip. Sot shumica e kerkimeve behet neper artikuj, jo neper libra, dhe ato ska per ti perkthy njeri po sdite me i lexu vete.

 o eri ti e ke fjalen per dijen e nje gjuhe te huaj qe eshte e domosdoshme e jo per mbrojtjen kshu?

po dija e nje gjuhe te huaj eshte shume shume e domosdoshme per te shfketuar literature e biles dhe per studentet qe studiojne ne nje fakultet cfaredo mire do ishte te dinin qe te hapnin e te studionin material ne gjuhe te tjera meqe ne shqip nuk para ka libra. ama ca lidhje ka e gjitha kjo me mbrojtjen kete se kuptoj une?

sepse provimi i nje gjuhe te huaj ( une kam bere shume prej ketyre provimeve) ska lidhje me zgjerimin e dijes tende profesionale pasi ne rpovim bien ushtrime dhe pyetje gramatike, aq me teper ne provimet e mbrojtjes qe bien ne shqiperi, ku vec testit me shkrim me pyetje gramatike e hartim e struktura ndertimi fjalish te gjuhs perkatese, me goje ke nje  liber te gjuhes qe duhet te kesh lexuar e ti dish permbajtjen. aiq e te pyet as e ka idene e ketij libri  qe duhet te pergatisesh ti, dhe aq me pak po ishte liber profesional qe se ka e se ka idene, dhe nje pjese te madhe te fjaleve ne liber ne anglisht  dhe jane terma profesionale, ai profesori i gjuhes angleze te universiteti te tiranes nuk i di.

 keshtu qe provimet e gjuheve te huaja qofte dhe toefli, etj, kur behen testojne njohuri te pergjithshme te nje gjuhe te huaj dhe jo njohurite profesionale ne kete gjuhe te huaj.

provime te tilla gjuhesh bejne dhe emigrantent qe duan te mrrin leje qendrimi ne nje vend te caktuar te botes.

keto provimet gjuhesh nuk jane te ndara sipas profesioneve: provim i gjuhes angleze per inxhinjeret mekanike

provim i gjuhes angeleze per inxhinieret elektronike

provim i gjuhes angleze per mjeket e pergjithshem

e kshu me radhe...

keshtu qe provime te tipit: i need a cup of tea

                                        would you please bring me a pen?

  nuk i sherbejne fare zgjerimit te nivelit profesional dhe njohurive me literature angleze e amerikane te provimberesit

ti s'me duket se ke marre ndonjehere TOEFL apo IETLS apo pjesen e anglishtes te GRE / GMAT smiley

 ashtu thua?

ska asnje test anglishteje dhe jo anglishteje ne bote qe te testoje njohurite specifike profesionale gjuhesore  te kandidatit. ne rastin e zanatit tim njehere jo e jo.

dhe toefli eshte bere pikerisht per studentet e huaj qe duan te studiojne jashte vendit te tyre ne nje vend tjeter ku anglishtja eshte gjuhe zyrtare dhe sidomos mesimi eshte ne anglisht. kjo vlen dhe per ata qe  do vene e do jetojne ne nje vend tjeter anglishtfoles. sme ka kerkuar njeri deri me sot jashte shqiperie te paraqes toefl per doktorature, dhe as per phd sma kane  kerkuar.

keta do benin mire tja u hiqnin titullin doktor i shkencave dhe profesor atyre qe skane dhene toefl ne shqiperi. do ishte me e ndershme kshu

keta do benin mire tja u hiqnin titullin doktor i shkencave dhe profesor atyre qe skane dhene toefl ne shqiperi. do ishte me e ndershme kshu

 

Jo lal nuk eshte ashtu, se ashtu si thu ti i bie qe me cdo ligj te ri qe del, cdo gje qe eshte bo para se te dilte ligji te kthehet ne te paligjshme. Ne ate rast as qe do beheshin dot ligje te reja dhe shoqeria do ngelte vend numero.

Jo, ligjet (jo vetem i arsimit por te gjithe) funksionojne keshtu parimisht:

Kush ka nis dicka sipas ligjit te vjeter e mbaron sipas te vjetrit. Ata qe nisin sefte, e fillojne me te riun. Ata qe kane mbaru dicka me ligjin e vjeter, vazhdojne punen derisa te dalin ne pension. Keshtu avash-avash perparohet me tej.

sepse te gjitha studimet qe behen ne bote (pavaresisht gjuheve te ndryshme) ato i gjen edhe ne anglisht....

Te gjitha fare? Pa perjashtim e? Hm... po, p.sh. ato qe jane bere ne Shqiperi nga 1945-1990, edhe ato te gjitha gjenden edhe ne Anglisht?

TOANL-in s'do e merrnin shumë veta, po të paktën të kalonin TOAFL-in. smiley

noshka, nuk eshte e vertete qe te gjithe ata qe kane gjuhe te nenes frengjishten flasin anglisht. Vetem rreth 20% e tyre e bejne kete sipas statistikave, kjo edhe per arsye te politikave te ndjekura qe nga fillimi i viteve '70 ne 'djepin' e frankofonise ne Kanada, Quebec - histori me vete kjo, ku  per shembull i vetmi rast me ligj qe femija te shkoje ne shkolle ku gjuha e mesimdhenies eshte anglisht, eshte nqs njeri nga prinderit e ka bere shkollen fillore ne anglisht. Te tjerert, (frengj dhe emigrante) vetem ne frengjisht, flasim sigurisht per sistemin publik, ne ate privat ben si do. Shumica e rretheve shoqerore jane jo pak te polarizuara, nqs ke familje dhe ke studiuar ne nje gjuhe, tendenca eshte qe edhe profesionalisht perdor ate gjuhe dhe jeta sociale eshte ne ate gjuhe. Kur ka perzierje cifti, shpesh eshte njeri qe 'konvertohet'. Emigrantet kane nje avantazh se nuk kane lidhje emocionale me asnjeren ane. Nga ana tjeter, per zanate te caktuara, sidomos biznes, paguhes me nje premium shume te larte ne Toronto nqs i fle te dyja gjuhet ne krahasim me dike qe nuk i flet, arsye kjo qe shume bilingual quebeckers levizin aty megjithese heret a vone te gjithe kthehen ne Montreal. Anyway, sorry, I got a bit carried away smiley 

Nuk po diskutoj predominancen e anglishtes ne biznes dhe disa fusha te tjera, eshte pikerisht keshtu si thua ti. Po diskutoj te drejten e shtetit te imponoje te intelektualet e vet te ardhshem gjuhen e nje shteti tjeter si kusht te detyrueshem per formimin intelektual te tyre. Me sa di nuk jemi bere akoma shteti i 51te i USA ose nuk kemi aderuar akoma ne UK dhe as zhvendosur ne Australi dhe Zelande te Re. Megjithese heren e fundit qe isha ne Dallas kur hapa gazeten gjeta nje artikull 'tongue in cheek' me propozime per shtete te reja qe mund t'i bashkohen USA, dhe Shqiperia ishte nje prej tyre, bile me nje foto te qafes se pazarit ne Gjirokaster smiley

"Po diskutoj te drejten e shtetit te imponoje te intelektualet e vet te ardhshem gjuhen e nje shteti tjeter si kusht te detyrueshem per formimin intelektual te tyre. ""

anglishtja nuk eshte thjesht gjuha e nje shteti tjeter por eshte gjuha nderkombetare....

dhe 80% e literatures boterore qe ekziston ne te gjitha gjuhet e botes eshte e perkthyer edhe ne anglisht....

pra nuk behet fjale per preferenca gjuhe...por per nevoje komunikimi me kulturat e tjera si dhe me dijen qe prodhohet ane e mban botes....

"Në bazë të ligjit të arsimit të lartë, programet përcaktohen nga universitetet. Shkollat e larta paraqesin programet dhe MASH-i i miraton. Në këtë rast, kemi të bëjmë me një cënim të autonomisë, pasi është kryeministri që cakton një provim për studentët dhe kjo ndërhyrje mbështetet edhe nga Ministria e Arsimit", - ka shpjeguar Klodeta Dibra.

He he po ku pyet kucedra Sali per autonomi dhe cenim te saj. Perkundrazi ai vdes ti cenoje autonomite , e ka fiksimin e jetes smiley

Shyqyr thuj qe e marum masterin para se t'dilte ky ligji qe duhet me dhone jangllishten smiley  

tashti, dikush qe merr nje PhD duhet te botoje ne revista shkencore si pjese e kerkesave per te marre doktoraturen. Ku do botoje ky njeri nqs s'di gjuhe te huaj...se revista shkencore ne shqiperi nuk ka (pervec asaj Studime Albanologjike). Biles, dhe ata qe marrin nje Master of Science ...po ku ta dish ti..me ate master qe ke marr lol

 

dhe me nji qertifikate te detyrume toefli ne fillim te studimeve do ta zgjidhesh ket problem ti dmth ?

se problemi me i madh i botimit ne revista shkencore ne fakt gjuha eshte  smiley

vallai plako heren e fundit qi kam dhene toeflin kam pas rezultat spektakolar , madje dhe ne GRE kam dale bereqavers, por kjo sdo te thote qe e kam ndirtur masterin shqiptar, perkundrazi te garantoj qe e kam lli fare smiley

 

po mundohesha te te nxefja..po nuk po ecka smiley

literatura, botimet etj etj jane pjese e jetes shkencore. ne jeten jo shkencore, psh MBA...anglishtja prape eshte e detyrueshme..

dmth, une vete nuk arrij te mendoj cili eshte ai fakultet ku gjuha anglishte nuk do ishte e domosdoshme.

 

gjithashtu,sa me shume te shtrengohen rregullat e hyrjes ne master, aq me mire. Se po behet si teser partie masteri tashti...e merr dhe pa mik fare lol

Klodeta Dibra ka shume te drejte.  Kjo ceshtje eshte diskutuar me pare ne peshk.

Jo vetem ideja e dhenies se Toefl-it eshte absurde sepse si certifikate skadon cdo dy vjet, sic ka thene Dibra, por edhe sic jam shprehur me pare, nqs do vihet kusht, atehere perse nuk jepet provim ne fakultetin e gjuheve te huaja apo departamentet e anglishtes ne universitetet shteterore shqiptare?  Perse duhet t'i jepet 170 a 190 dollaret kompanise se Toefl-it?  Nuk i duhen fondet universiteteve tona?  

Toefl-i si "standardized test" dhe njohurite ne anglisht, ceshtje me vete.

Nqs nje gjuhe e huaj do vihet si kusht (ka precedence ne universitetet europiane ky kusht?), atehere te jete cfaredo gjuhe e huaj, dhe te jepet provim ne universitetet shqiptare.   

eshte pikerisht ceshtje standarti... nese shteti paguan standartin Toefl dhe me pas e aplikon falas kjo eshte e pranueshme dhe shume pozitive...

por te prodhoje fakulteti i gjuheve te huaja nje standard te tijen (sic e ka sot) kjo nuk i sherben mesimit te gjuhes...por eshte nje farse e vertete, nje dipllome gjuhe per te fshire bycen....eshte njelloj sikur te mesosh shqipen nga akademiket kineze ne shangai....

Booo tani po del gallata,  t'a paguaje shteti shpenzimin e provimit te TOEFL it...qyfyre thuaj!

nese shteti paguan standartin Toefl dhe me pas e aplikon falas kjo eshte e pranueshme dhe shume pozitive

smiley

ke nai info te perbrendshme ti kshu apo ja zhyte kot ?

gjithesesi po ngeli ta aplikoje shteti standartin, thjesht boj gati nji tridhjetmijleksh te vogel dhe e ke ne gjep tofllin smiley

ishte thjesht nje supozim i imi

Po pse Klodeten do pyesi doktori?

Ka ardh porosia nga lart! TOEFL dhe pike! Kutite nuk i hap!"

smiley

qafsh të gjithë përse doni të mësoni anglisht e të na e hiqni kaçën e bukës nga goja ne përkthyesve të gjorë?
mësoni japonisht të paktën

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).