Foto nga Flickr

VLORË - Socialistët e Vlorës si dhe qindra qytetarë kanë protestuar sot në zonën e Pyllit të Sodës, duke denoncuar një nga projektet e qeverisë, atë të shpalljes "zonë e lirë". "Shqipëria po ndryshon për keq", "Berisha Largohu", etj. kanë qenë parrullat e protestës ku merrnin pjesë edhe deputetët socialistë Eltar Deda, Fatmir Toçi dhe Besnik Bari. 

"Ne nuk jemi kundër investimeve, por jemi kundër atyre që nuk janë transparente dhe as të cilat nuk marrin parasysh ekzistencën e komunitetit", tha ndër të tjera nënkryetari i Bashkisë, Edi Leka, duke shtuar se "si pjesë e disa konventave ndërkombëtare, duhet që projekte të tilla, të diskutohen fillimisht me komunitetin përfitues për të marrë aprovimin e tyre, por kjo nuk po respektohet". 

Përfaqësues të Aleancës për mbrojtjen e gjirit të Vlorës kanë sjellë edhe njëherë në vemendje rrezikun që i kanoset pjesës së gjelbër të qytetit, cilësuar ndryshe "mushkritë e qytetit të Vlorës". Më shumë transparencë është kërkuar edhe nga përfaqësues të shoqatës "Labëria", të cilët ndër të tjera thanë se kanë denoncuar edhe më parë kësaj proteste masakrën që po kërcënon Vlorën dhe bregdetin e saj. 

Deputeti socialist Fatmir Toçi, ndër të tjera tha Vlora po bëhet një objekt i pashembullt nga qeveria. "Pushtetarët të bëjnë urgjentisht transparencë, pasi asnjë vlonjat nuk e di çfarë po bëhet në Vlorë. Është një project që e shpall pyllin e Sodës zonë të lirë. Dhe kjo zonë jepet vetëm një euro. As një euro metrin katror, por e gjitha në një euro", u shpreh Toçi.

37 Komente

Nisma "zona e lire" ne kete rast i perfshihet edhe nismes tashme te njohur "do i presim pishat por do mbjellim 20 milion rrenje ullinj."

Qeveria apo njerezit i prene pishat/ullinjte?

Pishat aty jan gati ne zhdukje se mbine shtepit si kerpudhat neper pyll gjat viteve 90' gjere vone ka pasur ndertime e prerje.Ndaj keta socialistet mos te bejn gerr verr kot se nje moot si demokratet jan.Politikanet ne litar pa dallim ngjyre smiley

Dakord, masakra qe i eshte bere pyllit eshte e pashembullt nga te gjithe hajdutet qe kane manaxhuar vloren, por mos harro qe nuk eshte bere ne menyre kaq te organizuar. Hidh nje sy te harta edhe shiko qe nje pjese e mire e pyllit eshte akoma aty.. TECi ishte thjesht menyra per ti hapur rruge zhvatjes se mepasshme.. 

http://maps.google.com/maps?f=q&source=s...

O zoterinj te nderuar, po nuk protestohet ne mes te pyllit por ne sheshe dhe institucione. Aq me shume per nje ceshtje te rendesishme si kjo. Nuk i kane zakon vlonjatet keto kodoshlleqe....Pyjet jane per te tjera pune o zoterinj, sidomos ai ia sodes. Pastaj po dolet ne qytet, si vlonjate te mire qe jeni, futini dhe nje proteste para Bashkise dhe denonconi gjendjen anarkike urbane.

Po ministri i Gerdecit, me fal,i Mjedisit desha te thoja, eshte prononcuar gje mo, apo ka pune me te medha per te bere?

Lo storione me lart ka te drejte. Nuk besoj se vlonjatet jan edhe aq te indinjuar per pyllin, perndryshe do te protestonin ndryshe. Keto jan protesta te organizuara nga bisnesmene lokale per interesat e tyre dhe nga opozita dhe bashkia vete, qe i ka ndritur punet e saja dhe kerkon te ndrise dhe punet e qeverise tani.

Pylli i sodes me mire te prihet fare dhe ti jepet bisnesit ose te behet diska tjeter me vlere turistike, sepse vetem pylle nuk eshte, eshte nje kosh i madh plehrash kimike, interte e urbane qe mund te arrine deri dy metra nen dhe, pothuajse ne te gjith siperfaqen e pyllit. Pra ai pyll qe te rishnderrohet ne pyll duhet nje pune kolosale, qe per mendimin tim e ben vetem bisnesi. Me duket vendim i drejte te shpallet zone e lire, por nuk kam pike dyshimi qe kjo eshte bere per interesat vetjake te Berishisteve dhe jo per te miren e qytetit dhe njerezve. Keshtu qe ngado qe ta kapesh mut eshte.

MInistri i gerdecit do jete dhe vete i perfshim ne ate pazar aty. Kulmi i ironis eshte kur ky nje njeri qe ka dosje penale per nje katastrofe humane dhe ambientale sic eshte ajo e Gerdecit, vendoset nga kapo si minister per te "rrujt" ambientin. Kesaj i thone me ja varr melcit ujkut ne qafe smiley

"Ne nuk jemi kundër investimeve, por jemi kundër atyre që nuk janë transparente dhe as të cilat nuk marrin parasysh ekzistencën e komunitetit", tha ndër të tjera nënkryetari i Bashkisë, Edi Leka, duke shtuar se "si pjesë e disa konventave ndërkombëtare, duhet që projekte të tilla, të diskutohen fillimisht me komunitetin përfitues për të marrë aprovimin e tyre, por kjo nuk po respektohet".
 

Cili komunitet?!  ky komunitet eshte krijuar 15-20 vjetet e fundit,duke zene toke e ndertuar pa leje sa dhe si u ka dashur qejfi. Keta e shkateruan pyllin e sodes.  atje nuk ka pasur shtepi, e jo  me ''komunitet''.  Nuk jane vetem nga fshatrat e vlores,por nga gjithe shqiperia pothuaj:  tepelena,fieri,korca,gramshi,elbasani,nga veriu etj.  

Pastaj thote; komunitetin perfitues.  po pra perfitues.  o kane perfituar keta o s'ka perfituar njeri tjeter. cfare duan me,  akoma?

 

Ndokush duhet t'i tregojë qeverrisë, se koncepti i "Zonës së Lirë" vlen për ato zona ku vështirë se do të shkelte këmbë njeriu (në Vuçidol p.sh). Vetëm në ato zona ka kuptim inçentivimi i investimeve (toka 1 euro dhe taksa inegzistente apo minimale), por jo të deklarohet zonë e lirë një zonë në bregdet.

Përveç VJEDHJES së hapur që po bëhet, një tjetër pasojë negative e shkatërrimit të pyllit, është se do ta rikthente sërish atë zonë siç ka qënë para 1947 (kur qeveria e atij Enver diktatorit, pyllëzoi vëndin për të eliminuar moçalin që krijohej nga baticat).

Keto pune i di qeverrija,edhe e votoni edhe e kundershtoni,per cdo pakenaqesi qe keni zgjedhjet e ardheshme votoni kunder qeverise,votat i numeron qeveria.

Kjo qeveri pasi vodhi votat dhe pasi shef me sa lehtesi e marin shqiptaret kete pune, mund te beje cdo gje. Jo vetem pyllin po edhe detin do ia japi prape greqise pasi te nderroje antaret e gjykates kushtetuese pas nje muaji (me forcen e votave te vjedhura)

Kur tallni trapin me ata qe kerkojne hapje kutish, kujtoni se vetem ps-se ia futi me manipulimin e zgjedhjeve ndersa juve asigjo s'do ju gjej? nejse me, nje diktature nuk mjaftoi, duhet me provu dhe kete te sales tashti. E rendesishme eshte te vazhdojme te themi se jemi me te zgjuarit e botes.

Peshq te dashur eshe e vertete se ka mbeturina e ndonje ndertim ne pyll, por prape kjo s'do te thote qe te ecim me filozofine e dr. Adhamudhit; - nqs pylli eshte semure,  prije - .  Ndoshta po ja kalojme edhe personazhit te Adhamudhit se ai  vetem pyllin do kish shkatruar kurse aty shkatrohet pylli  me gjithe Vloren bashke.

Gjithsesi pikepyetja me e madhe ne kete rremuje eshte se nuk e moren vesh cfare propozojne konkretisht ata deputetet dhe bashkiaket e PS. Duan ta bejne prape park energjitik sic e kishin nis ne 2004, apo kane nder mend ndonje gjeme tjeter ? Eh si sdoli nje politikan me nje minimum ndergjegjje qe te thote se -  ky pyll eshte mushkria e Vlores dhe kontribuon ne permiresimin e klimes jetes dhe shendetit te gjithe qytetit prandaj do ta leme ashtu sic eshte e nqs eshte e mundur do ti heqim edhe ato goma shishe e tulla qe e demtojne. Tek kjo fraza "do  leme ashtu sic eshte ngecin te gjithe , se qe te gjithe bashke jane e njejta bajge qe i ka ndare ne dysh rrota e karroces

Besoj te gjithe jemi te nje mendje qe pylli eshte nje vlere natyrore, qe i sherben qytetit dhe zones se vlores. Masakra qe mendohet ti behet kesaj pasurie mjedisore nuk eshte e shkeputur nga filozofia e papergjegshme e kesaj qeverie qe zhvillimin dhe mbushjen e xhepave te saj e sheh ne kurriz te mjedisit dhe jo ne respektin ndaj saj.

Nuk e di sa e sinqerte eshte perpjekia e opozites, por cdo nisme qe vjen ne drejtimin e duhur duhet perkrahur, ndryshe shqiperia do katandiset ne nje fushe me cimento.. 

Nè se deri dje kisha ndonjè dyshim mbi efikasitetin e kètyre ndèrtimeve nè atè e zonè,e kisha edhe ndonjè hije dyshimi mbi protestuesit...pasi pashè se si pèrfundoi teci,kèto dyshime zhduken..fat i kèsaj qeverie e kètyre mashtruesve mediatik qè shpirti i protestès i shqiptarve dhe vlonjatve pèrfundimisht ka vdekur(nè ka patur ndonjèher tè till&egravesmiley..sa pèr info..aty pyll ka akoma,dhe nuk èshtè aspak e vèrtet qè èshtè i gjithi i shkatruar e i ndotur,me gjithè dèmtimet e mèdha qè i janè bèrè,dèmtime pèr tè cilat èshtè fajtor shteti,njerzia nuk i preu ullinjtè e pishat pèr qejf apo pèr dru zjarri,por pèr tè ndèrtuar banesa,banesa tè paligjshme qè po ky shtet i lejoi e qè sot po i legalizon...pèr arsyhen e vetme sepse nuk di tè veproj  nè mènyrè tjetèr por vetèn hajdutçe..si nè kètè rast!!!

Nuk mjaftoi Durresi per precedent me masakren ekologjike dhe urbane qe iu be atij qyteti.

Nuk mjaftojne permbytjet qe ne nje fare menyre (duke lene menjane kushtet e tjera) kane lidhje edhe me erozionin, ndertimet vend e pa vend etj.

Nuk mjafton shpyllezimi i verber e grryes nga te gjitha anet.  

Nuk mjafton nje TEC qe doli se eshte "rezerve" per dite apokalipsi, pas miliona eurosh investim.  

Nuk mjaftojne gropat e hapura e lejet e ndertimeve ne kodrat qe dikur ishin me ullinj e portokalle, qe dikur i jepnin emrin qytetit "Aulona=avllia e parajses."

Nuk mjaftojne, i duam zona te lira per katrahure.  Nderkohe qe kemi nevoje urgjente per ZONA TE NDALUARA.  Zona te ndaluara nga dyndja e ndertimeve te paligjshme, zona te ndaluara nga verberia e kesaj klase politike qe ia jep shpirtin shejtanit per nje euro, nje lavire qe prostituohet per nje euro.

Pylli i Sodes deri tani ka pesuar shume deme.  Nuk eshte pa faj as qeveria lokale.  Por, ne vend qe demi te vihet nen kontroll, po ndodh e kunderta.  

Neverine s'e kam vetem me urdhrat nga Tirana, e kam edhe me bashkine e Vlores, edhe me socialistet aty qe luajne rolin e indinjates se me demek nuk u pyeten apo s'jane perfshire ne pazaret.  Neverine e kam po me ata socialiste qe ne drite te diellit kane pare c'ka bere e cfare s'ka bere Shpetim Gjika ne Vlore dhe nuk kane luajtur gishtin.  Ia ka vene kazmes akoma sic ka plan t'i vere Belvederes?!

Por me teper, jam e neveritur edhe me qytetaret vlonjate qe vec nami u ka mbet per shpirt proteste.  

Nuk protestohet ne pyll se vetem pishat te degjojne aty edhe ato fjale do priten bashke me pishat.  Nuk protestohet kapur per hundesh nga nje parti politike per interesat e saja te ngushta.  Protestohet qytetarisht ne qytet.   Perpara atyre qe japin keto vendime.  Jo perpara pishave.    

 

 Nuk protestohet kapur per hundesh nga nje parti politike per interesat e saja te ngushta.  Protestohet qytetarisht ne qytet.

 

Nga do ta gjejne shpirtin qytetar Vlonjatet apo edhe gjithe banoret e RSH-se?  Nga parakalimet per 1 maj e puna "vullnetare" gjate komunizmit apo nga mitingjet e "lira" te 20-vjeteve te tranzicionit?  Hiqe nga mendja shpirtin qytetar andej.  Andej ka shpirt interesazhi, shpirt klanor, shpirt partiak, shpirt klientelist.  Fukarallek maskarallek (por jo vetem).

lexoni Rudeten me lart...

Zona e ahstuquajtur e "Sodes" u pyllezua me nje qellim te caktuar. U mendua si e domosdoshme per Vloren. Ndonje me i vjeter mund te na sjelle pak histori.

Gjithashtu, per ndertuesit... nuk mund te kthehet ajo zone ne zone me pallate. Nuk i ka themelet e forta.

 Te gjitha rruget te cojne (ne Rome) tek Sali Berisha. Emri i ketij njeriu lakohet per dite ne te gjitha rasat. 

Sali berisha me siguri duhet te jete Cezari !

 Te shpallesh Zone te Lire, nje zone afer bregdetit, do te thote te jesh perveçse i paafte, edhe i i lig. Zona te lira, ne pergjithesi jepen ne brendesi te vendit, ne zona te pazhvilluara, aty ku ka shkretetire, gerxhe, mal, pra zona te lena djerre, dhe kjo behet me qellim qe te ngjallet interesi i investitorve te ndryshem per ate zone. Ne nje zone te tille me reliev te keq, eshte e vertete se shume investitore ngurrojne te investojne, dhe qeverite prandaj i shpallin Zona te Lira, pra zona pa taksa, ku tjetri shkon investon dhe nuk paguan taksa. Ne zona te tilla, nuk ka as planimetri urbanistike te mirfillte. Priten gjithmone investitore private, aksionere, anonime etj, dhe jane keta qe i japin forme asaj zone, pra qe ngrene dhe grupet e punes per infrastrukturen, grupe qe keshillohen me ekspertet pushtetit lokal dhe qendror per rruget/infrastrukturen. Qeveria, shteti, ne keto zona eshte vetem ne rolin e vezhguesit dhe keshilluesit, se ter aktiviteti kryhet nga sipermarrjet private te interesuara. 
Te shkaterrohet pylli i Sodes, do te thote ta lesh Vloren pa mushkri. 

 

 Blendi, Llukan, dje sa u futa pak tek Peshku ne mengjez, iku dhe nuk dilte me. tani qe e hapa, me del tek e djeshmja, tek komentet qe kam lene. Tani, ose Peshku tani u hap, ose vetem tek kompiutri tim me doli atje ku e kisha lene dje ne mengjez. Dini gje si eshte muhabeti. 

Neverine s'e kam vetem me urdhrat nga Tirana, e kam edhe me bashkine e Vlores, edhe me socialistet aty qe luajne rolin e indinjates se me demek nuk u pyeten apo s'jane perfshire ne pazaret.  Neverine e kam po me ata socialiste qe ne drite te diellit kane pare c'ka bere e cfare s'ka bere Shpetim Gjika ne Vlore dhe nuk kane luajtur gishtin.  Ia ka vene kazmes akoma sic ka plan t'i vere Belvederes?!

Pak a shume

 Iris, dukeqenese je ne linje, do te desha te te pyes; Peshku tani u hap apo ka qene gjith diten sot. Sepse mua mu blloku dje ne mengjez. 

Dhe, nese e hape tani, çfar komentesh te dolen ne ansore djathtas, kush emra, se une sapo e hapa , me dolen vetem komentet e mia, emri im, 3-4 here, 3-4 komentet e mia te djeshme, dhe qe u bllokua me mbrapa. 

Mu pergjigj te lutem.

 Mesa di une s'punonte, po s'e di qe kur u ndez prape smiley

Dhe une qe pyesja veten si ka mundesi qe njerez te palidhur me pushtetin nuk skandalizohen me kete qe po ndodh. Paska qene shume e thjeshte. Kur pashe te shkruar qe lidhur me pyllin, inatin se kam me qeverine po me ps, me erdhen ne mendje thenie te tjera te tipit inatin se kam e berishen qe vodhi votat po me ps qe s'i mbrojti ose kur u permbyt shkodra, qe inatin se kishin me qeverine po me ps qe instrumentalizon situaten etj si keto. dhe e kuptova qe jane shprehje te pastra budallalliku.

Qe se kam bere lidhjen me pare, ka qene se keta lloj robsh ketu zakonisht i mbajne per rob te mençem dhe une rrija e vrisja mendjen mos ka ndonje gje me te thelle ne arsyetimin e atyreve.

Shume dakort qe e paska fajin qeveria per zonen e lire - po te tjeret para kesaj qeverie s'paskan asnje lloj faji? Me c'kuptoj une, kete po perpiqen te thone edhe keta "robt" qe permende. Qe s'eshte problem qe ka dale tani por ka shume vite. Njerezit qe kane prere ullinjte e agrumet (dhe jo qeverite) s'paskan faj fare keshtu?

Genci, nuk e di ne me drejtohesh mua terthorazi dhe me sarkazem teper te holle (per t'u pershendetur).  Por nqs po, atehere me vjen keq qe s'e paske kuptuar se kur them klasa politike"qe ia jep shpirtin shejtanit per nje euro" dhe ca gjera tjeter me pas te thena ne nerva e siper, i drejtohej fillimisht asaj klase politike qe e projektoi si ide.  Kur them qe zonat e lira ne fakt duhen te jene zona te ndaluara, i drejtohem asaj klase qe i shpalli te tilla.  Mos me duhet ta germezoj?! 

Ej o lali, une s'para e kam me ata qe shkruajne nga jashte se jo vetem mendimet ne pergjithesi i kane te bazuara neper kujtime qe kane krijuar te themi, gjate pushimeve verore (plus, qe ti shkruan dhe me shume ndjenje, Inat ne kete rast). Une inatin e kam me keta te brendshmit se keta e dine shume mire qe ai qe e projektoi si ide, sapo perteriu paktin 20 vjeçar me kete qe po e ve ne jete tani, dhe thurin plane per 20 vitet e ardhshme. Keta qe jane ketu e ndjejne, se e jetojne perdite, se ç'hall na ka gjet. Dhe se kam fjalen me prerjen e ketij pylli apo me permbytjet qe perseriten çdo muaj apo me keneta qe ishin thare qe ne 47 dhe qe na dolen perseri ne drite si ne maliq, as e kam fjalen qe hidhet ne ere nje fshat i tere dhe as qe vidhen 200 a 300 milion euro ne rrugen e kombit e as qe dhurohen ujrat kombetare. Te gjitha keto e te tjera jane nje hiç krahasuar me ate qe berisha, rrjedhimisht pas vjedhjes se votes ka ndermend te beje, pra te veteshpallet mbret i shqiperise. Dhe jane hiç sepse keshtu behet e sigurte qe te gjitha keto s'do kene njehere fund po do jene ne arbitraritetin e berishes. Po deshi i ben po deshi jo. Dhe ti i rru trapin. Me pak fjale kthehemi ne gjendjen e para revolucionit francez.

Ja kjo eshte situata ketu. Dhe te rish te filozofosh per ramen si ben lubonja nderkohe qe tjetri po na kthen ne feudalizem eshte budallallik por ne rastin me te shumte poshtersi. Sa per ramen, dije qe jo vetem ka shume mundesi te mos jete ai administratori i perkryer stil danez te themi, po e ka rreptesisht te ndalur edhe t'i afrohet atij stili. Sepse ky popull qe lejon t'i behen keto poshtersi ne kurriz (e kam fjalen qe i vjedhin voten dhe s'ben ze) nuk meriton me shume. Meriton thjesht nje pushtet i cili nuk mund te vjedhi me votat dhe per kete mjafton te futet nje standart i vogel, ai i hapjes se kutive sa here qe dikush e kerkon. Kaq na mjafton tashti per tashti. kur te kulturohemi do fillojme te kerkojme dhe stilin danez me te cilin jeni mesuar ju andej.

Dakort me te gjithen Genco,por nje korrigjim te vogel,votat nuk u vodhen por u shiten nga komisioneret socialiste.

Po ke shume te drejte dhe ti. Duhet me qen i sakte. Po qe te jemi deri ne fund te sakte duhet te pranojme qe ai neni i kodit qe hapte kutite u vu pikerisht per te menjanu ket. Se dihej qe shqiptari per miresjellje, kur te vje robi me tufa me leke, nuk te thote jo. Dhe ai nen ti e di shume mire eshte ble me heshtjen per gerdec. Tashti ene per gerdec t'ia hudhi tjetri ene nenin mos ta njofi mo, eshte shume daje.

Mire Genci, vetem se kete punen e votes e kemi lakuar gjere e gjate.  Ti mund ta quash ate epitome te strumbullarit ku jemi, une mendoj se jane faktore te tjere.

Por do te desha te mos me/na reduktoje idete, interesin, inatin, ngercin ... me kujtime vere, se lidhjet jane ca si me te forta, jo thjesht pushim-ore. 

 Jeni ne metro mo! Po asi ju shkovi ne mendje ketire  te qeverimavrise qe te vene sopaten me ne mes te pidhit te Sodes, mo gaz!Po eani kendeja nga neve mo, na Gjirokastra dhe ta shikoni me gavot tuaja si e kemi ruajtur pidhin, qofte ne Shenderjadhe , qofte  ate  me pisha mu ke Batsheja e Teqes apo dhe ate, mu persiper ne  piken turistike te Kercudhes.Kemi pake problem me pidhin  ne te hire te Lazaratit, por  shyqyr , nuk thone qe ate pidh e shpadhi "zone te lire"qeverisja qendrore".Jo per gje mo por sepse mbase ata  lazot  nuk o ken nge te vene dore dhe mbi te. Ndersa ate te Sodes, sa hapet dhafi kendeja mo, Fratini  do ta beje fertele , nje sokakdhaf  qe eshte varur kendeja...Ndaj lereni qeverrin dhe  qepjuni Fratinit...O te na leri kete pisha te pidhit  qe kemi te lene nga  ai Enveri tone o te na sjedhin pisha.. per nje pidh te ri  nga italia...!Kaqe gje duhet!

Shoku,nuk e mora vesht une,nga Fratini doni femra ju apo pisha,se nuk po i jap dum.

smiley

 U, na mo se lajthit gjuha.Mos  ma merrni si dhaf jangedheç.Po  kjo gjuha tone mo, dialekti ine, ja kuturis dhe shket nga ndonjehernaj.Po ja qe dhe emri dhe  dhafi dhe reth e rethia e tyre, sikur ngjajne ne kete gje.E kam dhafin qe pse te shahet kot mo!

 Ua! Po si nuku e kuptove akoma mo gaz! Flasim per pidhin e sodes mo apo Jo?

Po po tani te kuptova,rrofsh per sqarimin se desh u nisa per ne Gjirokaster.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).