Me ligjin që detyronte të gjitha kompanitë e vendit të kenë në bordin e tyre 40% të punonjësve gra, Norvegjia është shndërruar në një pioniere të barazisë në vendin e punës. Kur ligji u aprovua në Parlament, shumëkush e kritikoi atë si aspak praktik dhe jo të mençur. Por sot shumë vende janë në rrugë e sipër për të pasur të njëjtin legjislacion.

 

Nora është një nga personazhet më të famshme të dramaturgjisë botërore. Ajo është personazhi i njërës prej dramave më të famshme të dramaturgut gjithashtu të famshëm norvegjez, Henrik Ibsen, “Shtëpia e kukullës”. Për herë të parë kjo pjesë teatrale u vu në skenë në vitin 1879 dhe në të rrëfehet historia e një gruaje që vendos të shkëputet nga roli i bashkëshortes dhe ai i mamasë. Në atë kohë të gjithë ata që e panë shfaqjen e konsideruan Norën “imorale” dhe “të shthurur”. Kjo pjesë bëri shumë bujë dhe ngjalli në atë kohë një debat të madh. Në ditët e sotme është një fakt i rrallë për norvegjezët që të shkaktojnë ndonjë debat ndërkombëtar. Ata zakonisht preferojnë që ta gëzojnë jetën në qetësi dhe paqe, nën hijen e fqinjëve të tyre skandinavë, danezë dhe suedezë. Por së fundi ata kanë zënë sërish faqet e para të gazetave ndërkombëtare. Dhe sërish në qendër të “stuhisë” ndodhen gratë, ose më mirë politikat që lidhen me punësimin e tyre.

“Norvegjia është duke u shndërruar në një vend lider për sa u përket të drejtave të grave në botën e biznesit dhe të punës”, deklaroi shefi e Ministrisë së Fëmijëve, Barazisë dhe Përfshirjes Sociale, Audun Lysbaken, një nga figurat më prominente të Partisë Socialiste. Që prej disa muajsh, gazetarë nga e gjithë bota kanë mësyrë në zyrën e tij për të marrë diçka më shumë në lidhje me ligjin e shumëdiskutuar. Që nga viti 2008, ky ligj e ka kthyer në detyrim për të gjitha kompanitë që në bordin e drejtorëve dhe mbikëqyrësve të tyre të kenë 40% femra. Ato kompani që nuk do t’i përmbahen kësaj linje do të përballen me penallti derisa të përjashtohen krejtësisht nga bursa. Shefi i ministrisë thotë se e kanë marrë në intervistë dhjetëra gazeta dhe revista nga e gjithë bota dhe pjesa më e madhe e kanë pyetur se si ka mundësi që një vend i vogël si Norvegjia ndërmerr një masë të tillë. Ai është i bindur që ky ligj shumë shpejt do të gjejë reflektim edhe në vende të tjera dhe se ndërsa të gjithë vetëm flasin për barazinë e mashkullit dhe femrës në vendin e punës, Norvegjia ka vendosur ndërkohë me ligj për të dhe jo vetëm kaq, por po e përhap këtë shembull në të gjithë botën, sepse sipas ministrit asgjë nuk është më e fuqishme se sa fuqia e një shembulli konkret.

Fillimisht, thotë ministri, të gjithë menduan se do të ishte shumë e vështirë që të gjeje gra të zonja për të përmbushur kriteret e kërkuara për të qenë të rëndësishme në vendimmarrje në një bord drejtorësh të një korporate të madhe, por shumë shpejt u pa se gra të shkolluara kishte me shumicë dhe ato vetëm sa ishin në pritje të rastit për të provuar veten në një botë të dominuar nga meshkujt. Një nga këto gra është Ase Aulie Michelet, një 57-vjeçare farmaciste, e cila ka një karrierë të gjatë dhe të frytshme si kryetare bordi. Në fakt, kur ajo ishte shefe ekzekutive e një firme të madhe, më e madhja në botë për sa u përket ilaçeve që dalin nga peshku, ajo dyfishoi vlerën e aksioneve të kompanisë në bursë.

Ndërkohë, kritikët e këtij ligji thonë se gratë që ndodhen tashmë nëpër bordet e kompanive të mëdha, që në fakt janë rreth 300 në të gjithë vendin, janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe favorizojnë mbi të gjitha karrierat tyre. Ndaj kësaj teorie ka kundërshtarë sikundër ka edhe mbështetës. Në fakt, me këtë ligj Norvegjia kërkon që në botë të mos njihet vetëm për naftën, por edhe për barazinë mes mashkullit dhe femrës që po promovon përmes ligjit.

Jo më kot ky ligj është duke u “imituar” edhe nga vende të tjera europiane. Spanja dhe Holanda kanë miratuar ndërkohë ligje të tilla dhe një numër vendesh të tjera po përpiqen shumë që të hartojnë ligje të ngjashme. Kjo lëvizje nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga Kombet e Bashkuara. Në fakt, ajo e rendit Norvegjinë në krye të indeksit të zhvillimit njerëzor, që vlerëson shkallën e civilizimit të një vendi. Një nga gjërat e tjera që tregon ky ligj, veç tentativës për më shumë barazi, është edhe fakti që njerëzit mund të ndryshojnë dhe sot më shumë se kurrë është koha për ndryshim.

17 Komente

eh po si te jesh vendi me standardin me te larte te jeteses, kollaj te emancipohesh  smiley

kurse kete me poshte se mora vesh une, qekur qenka keshtu ??

Ata zakonisht preferojnë që ta gëzojnë jetën në qetësi dhe paqe, nën hijen e fqinjëve të tyre skandinavë, danezë dhe suedezë.

Jo o Ruzhdie, nuk eshte puna te standardi i larte i jeteses. Puna eshte te kesh gjini femerore me shkolle.

E kemi ne kete ne Shqiperi?

Po.

Po te shofesh neper universitete, shumica e studenteve jane femra! Atehere, pse sundojne meshkujt ne tregun e punes? Kjo eshte ceshtja.

se shqiperia ska treg pune pranej smiley

po shif, nuk eshte puna me pas nji brez femrash te shkollume, kjo nuk eshte gje qe behet menjehere, nga nje apo dy breza te vetem.

Eshte si puna asaj, qe tha nji shoku im karagjoz kur diskutonim pse e kane surratin aq te lemuar te huajt, dhe dallojne 1 ore larg nga ne, se dhe ne po ushqehemi mire xhanem e po perpiqemi me e mbajt vetem

Se kytre mer lal, tha ai, ju ka honger mire dhe stergjyshi pranej smiley

Tashti une them qe ata e kane kete standartin e larte edhe ngaqe kane nje qasje te tille ndaj gjerave, se standarti s'u ra nga qielli.

p.s. per pjesen qe citon, mund edhe te jete gjynahu i perkthyesit e? 

se m'kujtove kta perkthisit smiley

ishte nje film, se mbaj mend tani tamam se cili, dhe po jepeshin disa simpoma te dikujt qe ishte smure :

e nejse, me te degjuar midis te tjerave ishte dhe Heartburn  (tip urthi ne stomak per ata qe se dine)

ne ekran shkruhej : ka djegje zemre smiley 

o ca kam qesh me vete, po menoja, si e percepton perkthysi djegjen e zemres (se per dashuri ishte e qarte qe nuk behej fjale)

Une kam nje tjeter me te madhe. smiley

Dy ne shtrat, njeri sikur dremit dhe tjetra e pyet: "Çfare ben!? Po gërhet!?" (Che fai?! Russi?!)

Dhe ai/ajo, e perkthen: "Rus je?" smiley

ndersa une kam nje tjeter

i thote vajza atij cunit: are you hitting on me ? (ne kuptimin mos po flirton me mua ?)

dhe perkthimi;

mos po me godet  ? smiley

Mjaft te kishte thene "Mos po me gjuan gje?". Ka dashur ta sterholloje me ate "godet" ... smiley  

po jo o goce i dinte vetem kuptimin e pare smiley

ndersa nje tjeter, barcolete shqiptaresh (pa perkthyes)

i thote goca se emes

- o ma me duket se me gjujti presori gjate ores se mesimit

ia kthen ma-ja

- me cfar te gjuajti ? smiley

 Në fakt, kur ajo ishte shefe ekzekutive e një firme të madhe, më e madhja në botë për sa u përket ilaçeve që dalin nga peshku, ajo dyfishoi vlerën e aksioneve të kompanisë në bursë.

 

ej se me shkriu kjo fraze, me kete peshkun tone ta kete pas vallee haha

po nga peshqit mi shoqe, jo nga peshku.

 

Gjithesesi bravo Norvegjise, te cojme ca specialista them une mbase mesojne te llogarisin ene kete 30% tone

Moj cupani, po keto thagmat e tjera i lexuat?! 

një nga figurat më prominente

Ato kompani që nuk do t’i përmbahen kësaj linje do të përballen me penallti derisa të përjashtohen krejtësisht nga bursa.

Perkthyesi ka bo autogol!

Ca te them tjeter?! 

Ana, kam pare qe i marrin nga La Repubblica zakonisht, por s'e gjeta dot origjinalin ne faqen e gazetes on line.

Nqs Lehman Brothers do kishte qene Lehman Brothers and Sisters nuk do kishte falimentuar. Bravo Norvegjia! U lodhen edhe burrat duke punuar edhe per vete edhe per grate smiley

Ah, moj Fin, keto soj surrogato perkthimesh me bejne te ve duart ne koke e nganjehere te me vije keq per emrin "perkthyes". smiley

Norvegjia eshte vertet nje mrekulli persa i perket emancipimit se shoqerise dhe standartit te jeteses dhe mbeshtetjes sociale per gjithe shtresat e popullates. Eshte nje nga vendet e pakta ku nqs je aty per me shume se nje vit (per studime, p.sh.) ke te njejtat avantazhe sociale (shendetesore, etc) si dhe vendasit. Vend ku deri ne moshen 14 vjec nuk ka nota ne shkolle per te mos i bere femijet te ndihen me inferiore se shoket. Vendi ku deri para nja 5 vjetesh kur isha aty per here te fundit, dyert e shtepive liheshin akoma hapur, ku qytetaret e merrnin seriozisht pergjegjesine personale dhe respektin ndaj tjetrit si dhe kontributin per komunitetin.

Tani, Norvegjia ka qene vend i varfer deri nga fillimi i viteve '70 kur u zbulua nafta ne Detin e Veriut si dhe teknologjia per t'a shfrytezuar. Kompanite e naftes (me te medhate Statoil dhe Norsk Hydro) taksohen me 80-90% te fitimit, qe ndihmon patjeter ne financat e vendit. Eshte vendi qe megjithese eshte nga prodhuesit me te medhej te naftes ne bote, ka vendosur te jete carbon neutral (te mos kete fare footprint) ne vitin 2030, 20 vjet me pare se c'kishte premtuar. Eshte vendi qe ka kohe qe 've menjane' nje fond qe do perdoret nga brezat e ardhshem nqs nafta shteron...etj, etj.

Megjithese pasurite natyrore patjeter qe kane luajtur rol ne zhvillimin e vendit, ne suksesin e Norvegjise luan rol edhe mentaliteti i popullates, njerez te qete, te sjellshem, individualiste ne menyren e jeteses por qe japin kontribut per komunitetin ku jetojne dhe vleresojne respektin dhe barazine ne dinjtet te njeri-tjetrit.

Lyyke til, Norge! Tusen takk!

 Nje bekim dyftyresh eshte ky. Nje shembull per barazine gjinore ne shoqeri dhe nje goditje e forte per tregtine e lire pasi masa te tilla do te behen me detyrim.

 

C'fare do bejne kompani qe perqendrimi i tyre eshte shkenca ne nje kohe kur femrat e kualifikuara per pune te tille mund te jene ne numer te vogel ndersa dihet sesa pak femrat studjojne shkencat natyrore. 

alproud, te them me bindje qe ky nuk eshte problem per t'u shqetesuar, se perqindja e vajzave/grave qe studiojne keto shkenca eshte edhe ai me i larte se ne vendet e tjera dhe ne nivelin e duhur. Aty barazia fillon qe ne kopesht persa i perket gjinise. Po ashtu sic mund t'a dish, tendenca eshte edhe ne vendet e tjera perendimore qe te rritet numri i vajzave/grave qe studiojne pavaresisht nga dega (edhe pse ne shkencat natyrore kjo rritje behet me nivel me te ngadalshem) po kjo nuk reflektohet pastaj ne ecurine e metejshme te karrieres.

Une ne pergjithesi i shikoj me dyshim keto perqindjet e detyruara, po ne Norvegji ne vecanti dhe ne Skandinavi ne pergjithesi (ku perfshij edhe Danimarken edhe pse teknikisht nuk gjendet ne gadishullin skandinav) kjo shkon me si menaxhohet shoqeria ne pergjithesi dhe funksionon me se mire per ta. Tani po te me thuash hajde t'a bejme keshtu ne ndonje vend tjeter te Evropes Jugore p.sh duke perfshire edhe Shqiperine, do thosha eshte perpjekje e lavderueshme, po s'besoj se ne kushtet e sotme jep te njejtin rezultat pozitiv.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).