Një krizë italiane

"Asnjë lajm”, është lajm i mirë. Por, për ministrin italian të Financave, “lajm i mirë” nuk është aspak lajm. Që kur u kthye në Ministrinë... e Financave në vitin 2008, ai ka marrë vendime të diskutueshme, si prezantimi i një amnistie zemërgjerë për italianët që kthejnë pasuritë e tyre të padeklaruara, përfshi edhe ato të fituara në mënyrë jolegjitime. Ai është kritikuar për këtë. Por, ka bërë edhe gjëra pozitive, për të cilat ka fituar përgëzime e duartrokitje.

Ai vendosi të mos lejonte më ndarjen e buxhetit sipas një plani vjetor me tre katërmujore që shkaktonin shumë kokëçarje parlamentare. Dhe, ai bindi kryeministrin Silvio Berlusconi të hiqte dorë nga shpenzimet tepër të larta që kishin shkaktuar probleme në qeveritë e mëparshme të tij. Kjo çështje shkon përtej Italisë. Nëse euro ndodhet në vështirësi për shkak të borxhit publik grek, ajo do të vendosej përfund nga problemet në Itali, që në termat financiare është pesë herë më e madhe se Greqia.

Megjithatë, ndërsa Irlanda, Portugalia dhe Spanja u vendosën në qendër të vëmendjes njësoj si Greqia në javët e fundit, Italia mbeti në hije.

Por, kjo nuk do të vazhdojë përgjithnjë. Edhe pse qeveria miratoi një stimul modest fiskal, deficiti në vitin 2009 u rrit në 5.2 për qind të GDP-së. Kjo është një shifër e ulët, por borxhi publik në Itali ka arritur në 115 për qind, i dyti pas Greqisë në eurozonë. Më keq akoma, qeveria ka tashmë një deficit primar, pasi ka shpenzuar para se interesi të tejkalojë të ardhurat, për herë të parë që prej vitit 1991. Ministrat thonë se Italia është një rast i veçantë. Borxhi i saj publik rëndon shumë ndaj tregjeve, sepse një pjesë e madhe e tij është në pronësinë e italianëve, kursimet e larta të të cilëve tregojnë se borxhi publik e privat është në linjë me vendet e tjera të eurozonës.

Qeveria i ka premtuar Brukselit se deficiti do të kthehet në nivelin e vitit 2008, pra 2.7 për qind e GDP-së në vitin 2012.

Por, për ta arritur këtë pa shkurtime të dhimbshme në shpenzimet publike, duhet një rritje solide e GDP-së.

Këtu ngrihen edhe pikëpyetjet më të mëdha. Vetëm në javët e fundit është bërë e qartë pse sa e ka përjetuar ekonomia italiane krizën.

Rënia zyrtare e GDP-së në vitin 2009 është rishikuar dy herë në 5.1 për qind. Gjermania është goditur gjithashtu rëndë.

Por, Italia po e merr veten më ngadalë se vendet e tjera.

Edhe lideri optimist, Berluskoni e ka pranuar se rimëkëmbja nuk do të jetë e shpejtë dhe se shifrat janë ende jo shumë të larta”.

Konsensusi është që ekonomia të rritet me 1 për qind këtë vit, edhe pse parashikimi i Komisionit Europian është vetëm 0.7 për qind.

Shoqata e tregtarëve, ‘Confcommercio’, thotë se GDP-ja nuk do të kthehet në nivelin e parakrizës deri në vitin 2019.

Kjo nuk do të kishte fort rëndësi jashtë Italisë nëse nuk do të ishte për efektin që do të ketë në financat publike.

Sa më e ngadaltë të jetë rritja, aq më të ulëta do të jenë të ardhurat nga taksat dhe papunësia e lartë, gjithashtu, do të sjellë më shumë shpenzime për përfitimet e mirëqenies.

Shpenzimet publike kanë bllokuar rritjen për shumë kohë.

Para krizës ekonomike ato përbënin 49.3 për qind të GDP-së dhe pas krizës ato arritën në 52.5 për qind.

Duke i shtuar kësaj edhe humbjen e konkurrencës, Italia bëhet një vend që ka nevojë për reforma strukturore dhe një qeveri të djathtë si ajo e Berluskonit.

Të jemi të qartë, Berluskoni është përpjekur ta bëjë burokracinë në vend, më efektive për nga kostoja e saj. Prezantimi i një forme të federalizmit fiskal, që nxitet më shumë nga Liga e Veriut, aleatja e Berluskonit në qeveri, krijon idenë se do të ketë më shumë të ardhura e më shumë kursime. Qeveria deri tani nuk e ka mbajtur premtime për të reduktuar taksat.

Ajo nuk e ka liberalizuar ekonominë e super-rregulluar të Italisë. Në dukje, për të nxitur interesa të veçanta, ajo ka bërë pak për të promovuar konkurrencën në profesione të ndryshme apo në shërbimet publike lokale. Kur ajo privatizoi kompaninë ‘Alitalia’, ajo i dha asaj një monopol efektiv të rrugëve të brendshme ajrore.

Pasi Berluskoni doli mirë në zgjedhjet rajonale të marsit, ai tha se prioriteti i tij do të ishin reformat. Por, ai po fliste kryesisht për ato politike dhe kushtetuese, që nuk janë shqetësimi kryesor i italianëve. Dhe, Berluskonit mund t’i leverdisë një gjyqësor i dobët dhe një sistem presidencial i fortë. Por, nevojat e ekonomisë italianë janë më urgjente.

Dhe, jo vetëm për italianët.


Nëse euro ndodhet në vështirësi për shkak të borxhit publik grek, ajo do të vendosej përfund nga problemet në Itali, që në termat financiare është pesë herë më e madhe se Greqia.

Pasi Berluskoni doli mirë në zgjedhjet rajonale të marsit, ai tha se prioriteti i tij do të ishin reformat. Por, ai po fliste kryesisht për ato politike dhe kushtetuese, që nuk janë shqetësimi kryesor i italianëve.

2 Komente

Pjer Thomas - 28 Pri 2010 - 8:17pm

 Vendimi i ministrit te financave te Italise, per amnistine dhe uljen e shpenzimeve te teperta, me duket vendimi me i mençur qe ka ndermarre Italia ne kete kohe krize. 

ABekteshi - 29 Pri 2010 - 11:19am

Economist, ka pase e ka alergji kundrejt Berluskonit si person e si qeveri, sepse ai ben politike jashte kornizave shablone te lojes, cka nuk eshte shume ne sintoni me anglosaksonet, por ne kete kunjukture krize boterore eshte e detyrueshem nje stabilitet politik e qeveri kompakte(ndoshta edhe me te meta te demokracise se brendshme, vlen edhe per Shqiperine) per me mbajt timonin e anijes mire ne kete stuhi 7 balleshe.

Tremonti, eshte ilac per keto situata, optimizon rendimentin e bashkeveprimit te te gjithe intrumentave ne poses, edhe pse Italia ka nje borxh te akumuluar ne vite nga me te lartet ne bote.

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente