Pikënisja e fluturimeve të para u bë me avionët "kaçator" të mbetur nga Lufta e II-të Botërore prej pushtuesve italianë. Eksperimente pilotësh shqiptarë të përgatitur me disa muaj kursesh në ish-Jugosllavi. Më pas u përdorën disa avionë nga ushtria serbe, sovjetike dhe kineze, të cilat kanë historikun e tyre me emra e data në muzeun e aviacionit tonë. Përgatitja nëpër shkolla serbe, sovjetike dhe kineze e aviatorëve tanë të talentuar pati veçoritë dhe rezultatet e veta, prej një sakrifice që vlen të lavdërohet.

 

Ngritja dhe rënia e aviacionit shqiptar shoqërohet me rrugën politike të marrëdhënieve. Së pari në kuadrin e Traktatit të Varshavës, së dyti në marrëdhëniet shqiptaro-kineze, së treti pbas prishjes edhe me kinezët u mbështetëm te "forcat tona" duke i përgatitur aviatorët në shkollën e aviacionit në Vlorë. Çështja shtrohet: aviatorët tanë si heronj dhe dëshmorë, por edhe kur u bënë viktima. Për heronj dhe dëshmorë është folur dhe shkruar shumë, duke publikuar në çdo jubile festiv apo në çdo "mburrje" ushtarake me libër, filma e poezi, aq sa ëndrra e shumë shqiptarëve u bë qenia aviator.


Ajo që ka shqetësuar njerëzit për fatin e disa aviatorëve nuk ishte lavdi e stisur për viktimat, por fakti se fluturimi me këta avionë të "dalë mode" po shtoheshin radhët e viktimave. Këtë të vërtetë e dinte udhëheqja nga informacionet e rezervuara dhe sekrete. Në të tilla raste mitizohej me të drejtë ulja e avionit sepse pasiguria kishte pushtuar aviatorët tanë. Mjaft ngjarje të këtyre vrasjeve pa dashje të pilotëve tanë zbuloheshin nga këto informacione rezervate, që binin në kundërshtim të plotë me atë që i servirej publikut. Kjo metodë u bë e theksuar kur po mbuloheshin shkaqet e vërteta të rënies së avionëve. Nga shkaqe si: precipitimi dhe reduktimi i orëve të fluturimit në emër të kursimit teknik dhe parimit të mbështetjes në forcat tona për ruajtjen e aviacionit. Kjo u bë domosdoshmëri nga mungesa e karburantit, pjesëve të këmbimit e rezervë, për ndërrim dhe për pasojë e vjetërimit të modeleve në disa tipa avioni.

 

Për pasojë u humbën shprehitë e fluturimit nga aviatorët dhe kërkesa e lartë që "partizani i ajrit" të bënte fluturime të vështira në kushte nate e kohë të turbullt metereologjike sepse duhej luftuar dhe fituar patjetër ndaj disa avionëve superiorë të armikut. Dihet se "armiqtë" tanë kishin avionë më modernë dhe të pakrahasuar me raportin sasior. Ana tjetër ishte se përgatitja në shkollën e Vlorës u bë nga instruktorë shqiptarë, pa përvojë mësimdhënieje, por me përvojë si aviatorë në fluturim. Ç'është më e keqja, koha e përgatitjes ishte e përgjysmuar. Njëkohësisht, mjaft avionë kinezë ishin eksperimentalë për vetë Kinën, sepse origjinalët ishin sovjetikë dhe viktimat kineze në fluturim nuk zinin peshë për sasinë e tyre.


Edhe pse u mitizua psh, Niko Hoxha, e vërteta flet ndryshe për vetëvrasjen e tij. Kjo qëndron edhe për pilotin Tarifa, I cili ishte shkëputur nga profesioni i tij dhe ç'është më e keqja pilotoi një avion me skadencë. Për të mos ndikuar në opinionin e krijuar për aviatorët tanë, le të flasim vetëm me gjuhën e fakteve të publikuara. Seicili që e lexon ato posedon të drejtën e një gjykimi të pavarur dhe jashtë çdo propagande.



Republika Popullore e Shqipërisë
Ministria e Mbrojtjes Popullore
Komanda e Repartit Ushtarak 1490
Nr.476 Prot.
Tiranë më 27/6/1975

Informacion i zv.ministrit të Mbrojtjes Popullore 
shokut Nazar Berberi

Më datën 24.6.1975 në orën 21;14 në aerodromin e Rinasit gjatë zhvillimit të fluturimeve natën në aeroplanin mësimor luftarak të pilotuar nga piloti Musa Kame dhe kontrollohej nga zv.komandanti i regjimentit Mahmut Hysa, mbas uljes rrotullimi në 180 gradë dhe lëvizjes për në vend furnizimin e avionëve i çahet komerdarja e frenimit, si rezultat në pamundësi për t'u frenuar, avioni del jashtë piste në pjesën fundore dhe bie në kanal kullues. Avioni ka pësuar dëmtime të pjesshme në trup dhe në krahun e majtë.

Nga analiza e ngjarjes në vend rezulton se:
1.Përgatitja, dokumentimi dhe zhvillimi i fluturimeve kryheshin në bazë të kërkesave të instruksioneve dhe rregulloreve të zhvillimit të fluturimit. 
2.Përgatitja për fluturim e avionit nr. 3-14 është bërë gjithashtu konform të gjitha kërkesave të instruksionit të shfrytëzimit të rregullores të shërbimit inxhinjero-teknik. Avioni pas kryerjes së shërbimit teknik (mbas 50 orë fluturim), ka bërë gjithsej 13 ulje, ndërsa komardarja e çarë 52 ulje nga 75 që garanton uzina prodhuese.
3.Mendojmë se komardarja është çarë si rezultat i rritjes së temperaturës mbi normat e lejuara në organet e frenimit. Në këtë fenomen ka ndikuar gjithashtu frenimi i shpejtë, karakteristikë për fluturimet me rrotullim në 180 gradë natën, te lidhura keto me eksperiencën e pamjaftueshme të pilotit për këtë fluturim.
4.Në shkallën e dëmtimit të avionit negativisht ka ndikuar dhe gjendja jo e rregullt përreth pistës.
Avioni mund të vendoset në gatishmëri me forcat e repartit për 15-20 ditë. Lidhur me këtë ngjarje kemi marrë dhe do të marrim këto masa:
-Do të bëhet analizë me efektivin fluturues dhe inxhinjero-teknik mbi shkaqet e dëmtimit të avionit duke e lidhur këtë me masat politike, organizative dhe teknike që do të merren për eleminimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme në avion.
-U krye kontrolli i sistemit të frenimit në gjithë teknikën fluturuese.
-U organizuan mësime teorike mbi veçoritë dhe mënyrat e frenimit natën, ndërsa me efektivin inxhnjero-teknik mbi mënyrën e kontrollit të sistemit të frenimit dhe në mënyrë të veçantë mbi kontrollin e komardares frenimit në kushtet e natës.
-U kontrollua gjendja rreth pistës dhe u muar dhe do të vazhdojnë të merren masa konkrete që relievi të nivelohet dhe të formohet dheu i butë konform rregulloreve në fuqi. Për këtë ngjarje u njoftuan të gjithë repartet e Aviacionit të cilët muarën masat e mësipërme.

Komisari repartit 1490
Sali Dibra
Komandanti i repartit 1490
Bardhyl Taçi

 



Ushtarakët më të njohur në Forcat Ajrore

Ushtarakë të Aviacionit Luftarak në vite si, Edip Ohri, Niko Hoxha, Babaçe Faiku, Bardhyl Taçi, Klement Aliko, Perlat Binaj, Salih Dibra, Haki Jupasi, Stefan Kagjini, Lulo Musai, Mahmut Hysa, Gëzdar Veipi, Koço Andoni, Vasil Andoni, Refat Kasimati, Perikli Teta, Foto Lako, Harilla Rebi, Fari Bubsi, Hamit Ulqinaku, Bardhyl Lubonja, Bujar Sheme, etj., kanë qenë të njohur në të gjitha radhët e ushtrisë për kryerjen e detyrave.

 

Ne foto: Aviatori Bardhyl Taci

 

8 Komente

Shume interesante.  Per çarjen e nje kamardareje jane marre tere ato masa, para gati dyzete vjetesh, ndersa per vrasjen e njezete e ca njerezve,plagosjen e treqind e ca te tjereve dhe per shkaterrimin e tere atyre shtepiave u moren masa qe ti shpetonin pergjegjesise Mediu,Shkelzeni......Shkrimi eshte nje lavderim qe i behet  kujdesit per jeten e njeriut ne shoqerine komuniste ne antiteze me ate qe provojne shqiptaret ne kapitalizmin e sotem!

Autori ka vertete guxim qe ballafaqon realitetin e sotem kur qeveria nuk e çan "menderen" edhe se vriten dhjetra e dhjetra shqiptare,se gjakmarrja eshte bere nje bisnes,ku jeta e asnjerit nuk eshte e sigurte.Thash autori ka guxim duke pare edhe dhunen qe behet nga shteti ndaj fjales se lire.

Mos te harrojme 35 aviatoret qe kane vdekur nga 1955 deri ne 1991, edhe keto ishin vdejke te gjitha te shkaktuara ne gjendje paqeje.  Pa permendur fare ketu qindra mijra njerzit e vrare, burgosur e internuar direkt nge regjimi, se keta s'konsideroheshin njerez dhe nuk meriton kujdesin per jeten e shoqerise komuniste.

Artikulli eshte ma ia fut vrapit.  Le qe nuk trajton ate qe thote titulli, po edhe sikur.... kujt i plasi? Pervecse disa pleqve me kapele republike. 

"Mos te harrojme 35 aviatoret qe kane vdekur nga 1955 deri ne 1991, edhe keto ishin vdekje te gjitha te shkaktuara ne gjendje paqeje "

"...kujt i plasi? Pervecse disa pleqve me kapele republike."

Do te doja te pyesja  "Patriotin e Pakapshem" se sa njerez te pafajshem vriten ne vit ne Shqiperi dhe te gjithe keta vriten ne kohe paqeje apo demokraci...

A eshte normale te themi ne :

"..kujt i plasi? Pervecse disa pleqve me kapele republike. "    ??!!
 

 

Blah, blah, blah..... Ja u vrane 35 vete ne aviacion, po ne marine, po ne xhenjo. po ketu e atje sa ushtarake jane vrare. Ku eshte lajmi ketu? Forcat ajrore ne Europe kane akoma Tornado nen sherbim qe shume pilote i quajne vejusheberes (per hir te fataliteteve qe kane sjelle) E po pastaj?

Me beso, do pershendesja me gjithe zemer ndonje artikull qe psh krahason shkaqet e fataliteteve dhe nxjerr ndonje perfundim te dobishem per te sotmen. Por jo! U be kaq kohe me keto artikuj qyrravites mbi arritjet heroike te specialisteve tane te ushtrise, teatrit, universitetit, bujqesise e industrise. Ana tjeter vazhdon akoma me vuajtjet e papershkrueshme neper burgjet e asaj kohe.  

Ne artikull shkruhet po asgje nuk percillet, kot. Ndonjerit mund ti krijohet pershtypja se kushedi se ca u bote ne ate kohe. Fakt eshte qe arma e ajrore ska qene ASNJEHERE ne gjendje qe te perballonte denjesisht nje sulm ajror nga jashte.  

nji ane e artikullit ket gje ben; cmitizimin ne njifare menyre te "heroizimit" te aviacionit tone permes paraqitjes se gjendjes ashtu sic ishte:
teknike e prapambetur dhe praktike e pamjaftushme si pasoje e kushteve

Qartesohu ca me shume. Vriten nga cfare? Vriten nga kush?

 Natyrisht, qe teknollogjine e fundit nuk ta jep njeri. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).