Një alternativë me dy ftyra, siç janë të gjitha alternativat. Tue u krue mbas veshi, rri njeriu përpara alternativës; dy ftyra – mbrapa nji ftyre asht Sokrati i vuejtun me rropatmet e veta e mbrapa së dytës ashte derri i kënaqun me trup të rrumbullakët të vetin. Te Sokrati nuk ke çka shef: dy sytë të tretun në rrashtë, disa shkarravina të palexueshme dhe një trup me do gjymtyrë të zhgatrrueme e pa asnjë vijë harmonike; e te derri ke çka shef: at frotë të kombinuese mbas rregullave strikt estetike, – e sidomos që të kënaqë synin – aj trup i majun e i shndoshë e me andje zhigatuni, dhe në fund ai bisht i përculluem në flakën e bukurisë hyjnore. Rri njeriu përpara kësaj alternative tue u krue gjithnji mbas veshi, ku e ha dyshimi – se nuk di se ç’ftyrë të zgjedhi.

Por, falemi Perëndisë! Praktik ashtu siç e ka dhanë natyra, në fund të fundit njeriu dijti me zgjedhë. Edhe dijti me zgjedhë fare mirë; aq mirë sa edhe krijesat e planeteve të tjerë, dhe ma të përparuem se njeriu, ja patën lakmi. Vetë Perëndia, tue i ra kokës me dorë, tha se nxënësi e kaloi mësuesin, dhe shumë-shumë u pendue se ç’shkathtësi i dhe njeriut. Njeriut iu shtue vullneti për tu praktikue në shkathtësi. – E dikush dikur tha: “Nuk mundet me kenë shërbëtori ma i madh se zotnia e tij, as nxanësi ma i madh se mësuesi i tij.” O vall! Ç’ironi groteske.

Por a e dini se ku qëndron eureka (e gjeta!) e njeriut?

Ç’bani njeriu me alternativën? – (Ha fort’ e qerrata duel njeriu). Sokrati kursesi nuk iu pëlqente, – por as derr nuk munb t’u bate që ta merrte ftyrën e tij. Derr! Vërtet se asht i lakmueshëm derri, por, sadokudo, do të ruhet dinjiteti njerzuer përpara botës – edhe se mikroskopike në pikëpamje të tolerancës morale. Atëhere, në këtë pezullim të njeriut, u zgjua në të ajo gja që nuk asht prej kësaj bote, ajo gjasend q’i thonë pjesa qiellore, hyjnore, perendore e kuj dij ma ... u zgjue – edhe njeriu u ba batakçi. Ndroi ftyrat: ftyrën e derrit ja vu Sokratit, e ftyrën e Sokratit ja vu derrit e në këtë të mbramin u mushniue vetë. Muer ftyrën e Sokratit të vuejtun – por vetëm ftyrën – e pjesën e mbrame ja muer krejt derrit. De iure u ba Sokrat, e de facto ishte derr. Mbet Sokrati i vuejtun me ftyrën e derrit – dhe mbet të vuejë edhe mbas vdekjes së vet. (Edhe këtu asht tragjedia e Sokratistëvet dhe nji arësye se njeriu zgjodhi të bahet derr). E njeriut – pos në skenë – nuk ja kënde tragjedinë. Thashë se de iure u ba njeriu Sokrat, por de facto ishte derr. Krijesat nuk mund ta njofin se asht derr dhe e nderojnë si një Sokrat. Por ka i herë njeriu nuk mund të mshehi cilsinat e derrit dhe na paraqitet ashtu siç asht.

Kështu njeriu kalon nëpër shekuj. Në vend që të naltsohet ndër sfera të kullueta e të shklasi prej hyllit në hyll me hapa përparimi – njeriu poshtnohet e bahet derr dhe Sokratin e dëbon të fyem, tuj ja vu maskën e derrit.

Q’ashtu njeriu ja luejti lojën. Kujt? Vehtes, vehtes! – bërtet morali prej mërgimit.
 

74 Komente

ok, m'ke pelqy Blend. ne interes te temes...ose nje nga degëzimet e saj te pritshme smiley

marre nga shkodra.net ose nga gazeta shqiptare online

Paralele intelektuale/ Çarja migjeniane në letërsinë ekzistenciale

Prof. Alfred Uçi

Qysh në vitet 80, kur botova “Mitologjia Folklori Letërsia”(l982), fillova të shkruaj edhe një monografi për veprën letrare të
Migjenit. Në këtë monografi, midis të tjerash, pata trajtuar edhe një problem të rëndësishëm rreth pikpamjeve botëkuptimore (filozofike) dhe estetike të Migjenit dhe raportit të tyre me filozofë të shquar të shek. XIX, që e patën ndjerë krizën e filozofisë, estetikës dhe arteve klasike dhe që u përpoqën të konceptonin një vizion të ri për të ardhmen e kulturës europiane. Krahas Artur Shopenhauerit (1788-1860) dhe Fridrih Niçes (1844-1900), të cilët Migjeni vetë i ka përmendur me emër në letra e shënime të tij, unë shtova edhe emrin e danezit Sören Kierkegard (1813-1855), që nuk është prekur nga askush e asnjëherë; para se ta botoj këtë monografi, për herë të parë po paraqit një pjesë të argumentave në të mirë të hipotezës sime mbi disa paralele intelektuale e estetike, që më kanë rezultuar duke krahasuar idetë e Kierkegardit dhe Migjenit.

Midis tyre spikat terminologjia e re filozofiko-estetike, që përdorë të dy shkrimtarët. Kierkegardi e ka shprehur thelbin dhe specifikën e filozofisë së tij me një varg koncepte-letrarizma, që nuk patën lojtur në përgjithësi ndonjë funksion përcaktues terminologjik në filozofinë e estetikën klasike, si: Alternativa; mëdyshja; “Ose...Ose...;” “dilema”; “paradoksi”; “tragjikomedia”; “tjetërsimi”; “makthi”; “kriza”; “instinkti”; “ankthi; “dëshpërimi”; “pesimizmi”; “lumtëria”; “jeta”; “vdekja”; “irracionalja”; “ndjeshmëria” etj. Të tilla ishin sintagmat e paradigmës eksistenciale të Kierkegardit, që i jepnin risi mendimit të tij filozofik e estetik. Por ajo që na ka habitur e na shtyn ta pranojmë hipotezën tonë, jo vetëm në rrafsh formal gjuhësor, është prania e po kësaj terminologjie edhe në shkrime të Migjenit, në prozë e në poezi, pavarësisht nga nuancat e ndryshme e të kundërta kuptimore dhe interpretuese të tyre. Le të kujtojmë në fillim titujt origjinalë të disa krijimeve të Migjenit, në të cilët, së bashku me poezinë, është përthithur edhe terminologjia e nonklasikës: “Alternativa”; “Sokrat i vuejtun – apo derr i kënaqun?”; “Ose...Ose...”; “Dilemë”; “Tragjedi apo Komedi?”; “Idhuj pa krena”; “Gogoli”, “Rrota e jetës”; “Vetvrasja e trumcakut”; “Bukuria që vret”; “Gogoli”; “Të korrunat”etj.. Këtë aromë filozofiko-estetike përcjell edhe vargu i poezive të Migjenit: “Parathania e parathanieve”; “Poema e mjerimit”; “Të lindet njeriu”; “Zgjimi”; “Blasfemi”; “Rezignata”; “Trajtat e mbinjeriut”; “Pesha e fatit”; “Kanga e dhimbës krenare”; “Shpirt’ i ri”; “Lutje”; “Kanga që s’kuptohet”; “Vetmia”; “Nën flamujt e melankonisë”. Vetëm titujt e veprave migjeniane do të mjaftonin për të ndjerë e kapur aromat e një filozofie europiane të tipit ekzistencial të viteve ‘30.
Paralelen tjetër substanciale ne e shikojmë në përkimin e ekzistencializmit të Kiekergardit me tematikën ekzistenciale të veprës artistike të Migjenit. Kierkegardi njihet tashmë si themeluesi i parë i filozofisë së ekzistencializmit, i cili, nga njëra anë, me idetë e tij guxoi të ngrihet kundër filozofisë klasike dhe predikimeve të klerit zyrtar, gjë për të cilën u persekutua. Ai besonte se ishte deformuar rëndë prej klerikëve mëkatarë kuptimi i Krishtërimit dhe i Fjalës së Zotit, i Biblës. Në fillim kjo kritikë e tij nuk u kuptua e nuk u vlerësua seriozisht dhe u quajt “një belbëzim fëminor”, që përsëriste spekulime të vjetra antifetare, antiklerikale të filozofisë materialiste dhe të idealizmit objektiv, që u imponoheshin profanëve me praninë e një fillese inpersonale, transcedentale. Për këtë arsye mendimtari i ri, i mprehtë ngulmoi ta mbronte veten, duke thënë se ishte në kërkim të një mendimi të ri konkret, jospekulativ, që buron nga ekzistenca dhe jo nga “fryma absolute” e Hegelit, as nga “materia e pavdekshme” e materialistëve, të cilët, sipas opinionit të tij, pranonin pajtimin në harmoninë e të kundërtave (teza-antiteza-sinteza ose trupi e shpirti). Duke i bërë jehonë filozofisë së Shopenhauerit, filozofi danez bashkohej me të, duke e ndjerë krizën intelektuale në fushën e filozofisë, e estetikës klasike dhe në atmosferën e romantizmit; ai kërkonte rrugëdalje në një filozofi të re, “që të më ndihmojë të njoh veten time, -shkruante ai, - të gjej të vërtetën që është një, të përqafoj idenë, për të cilën dua të jetoj e të vdes. Dua,-vazhdon ai,- një imperativ ndërgjegjeje, që ta ndjej veten në agim të ditës së shpirtit tim, me atë dëshirë që kanë shkretirat afrikane për të thithur ujët”.
Kjo filozofi, sipas tij, duhej të ishte më pranë jetës dhe e çliruar nga zhgënjimet spekulative, dogmatike dhe romantike, prandaj ekzistencializmin e tij e kuptonte si një variant të “filozofisë së jetës”. Sipas tij, çdo sistem filozofik është një citadelë e mbyllur, e kyçur me armaturat e kategorive abstrakte, metafizike; kjo kështjellë qëndron përballë jetës dhe lëvizjes së shpejtë të saj. Njeriut i nevoitet, shkruante prifti disident, një filozofi që të shmangte determinizmin e rreptë dhe të mos përjashtonte mundësitë e shumta të zgjedhjeve e veprimeve të vullnetshme të individit. Madje, në kushtet e shpërthimit të individualizmit dhe të kultit të individit, Kierkegardi edhe veten e vet e vlerësonte në rolin jo të një Krishti të ri, por “të Leonidhës fitimtar të Termopileve”. Që këtej, ai e quante të nevojshme të braktiseshin armaturat me kategoritë metafizike të filozofisë tradicionale dhe të zëvendësoheshin me idetë e reja të “së përveçmes”, me lirinë e individit, me subjektivitetin e tij. “Kjo e përveçme, -shkruante ai,- nuk është rigjetje e vonuar imja, por është kryefjala e fillimeve të mia. Kategoria e së përveçmes qëndron e lidhur pa asnjë kusht me atë lloj kuptimi që kam unë. “E përveçmja”, me të cilën do të kalojë koha, duke më pushtuar trupin tim, do të ecë në këtë rrugë dhe unë do të dal fitimtar. Ky fat nuk e dëmton Leonidën e Termopileve”. Këtë dialektikë ekzistenciale Kierkegardi e shtriu në tre drejtime: në Estetikën, Etikën dhe Fenë.
Problemi i ekzistencës së njeriut, i fatit të tij në jetë, nga lindja e deri në vdekje, enigma e qenies njerëzore, me të mirat e të këqiat e jetës, me tragjeditë e komeditë e saj ka qenë temë e përherëshme e poezisë edhe e prozës së Migjenit; për më tepër, pjesë e kësaj paraleleje ka qënë trajtimi i kësaj problematike nga një këndvështrim ekzistencialist filozofik, estetik dhe etik. Migjeni çmonte mendimin e gjallë e konkret filozofik, që pranonte se njeriu lind në natyrë që të jetojë i lirë e të jetë i lumtur. Në poezinë “Të birtë e shekullit të ri” formulonte si kërkesë programore filozofike e jetësore “ngadhnjim ndërgjegje dhe mendimi të lirë”; në poezitë për brezin e ri ai kërkonte një jetë të lumtur, të gëzuar, normale dhe të çliruar nga vuajtjet e mjerimi. Duke i vendosur në vendin e vet nevojat natyrore jetësore, Migjeni e pat shmangur biologjizmin, natyralizmin vulgar, kurse njeriun e konsideronte qenie që qëndron më lart se gjithë qeniet e kozmosit, mbi botën e instinkteve e jetën shtazore. Duke rrahur problematikën ekzistenciale Migjeni bëri një hap të rëndësishëm, kreu një kthesë të vërtetë brenda letërsisë sonë kombëtare, e cila, për shkaqe të mirënjohura, kish qenë e angazhuar kryesisht me problematikë historike, atdhetare aktuale dhe kryesisht vazhdonte të mbështetej në frymë e platformës ideologjike të Rilindjes Kombëtare. Me këtë ajo shfaqej e vonuar, madje e prapambetur ndaj çka po ndodhte në letërsinë moderne europiane të shek.XX, kurse Migjeni e ktheu fytyrën e poezisë dhe të prozës së tij drejt modelesh estetike më të përparuar e më bashkohore të letërsisë moderne.
Më fort se cilido shkrimtar tjetër shqiptar, Migjeni e bëri temë themelore të krijimtarisë poetike problemin e lirisë, siç e patën edhe gjithë shkrimtarët e mëvonshëm ekzistencialistë. Ai nuk e ngushtonte lirinë vetëm në aspektin politik, por i vishte karkater më universal, e trajtonte në një rrafsh të mirëfilltë artistik, e ndërsuazonte në qarkun e problematikës ekzistenciale të njeriut. Ai nuk besonte në një liri absolute të njeriut si ato të romantikëve sentimentalë dhe e kuptonte se në çdo veprimtari, në çdo hapësirë e kohë njeriu ndjen fatalitetin e vartësisë së tij nga natyra, shoqëria, nga një mori e tërë faktorësh të jashtëm e të brendshëm. “Liri!-ironizonte ai, -Po, liri edhe gaforja gëzon,/por gafore asht!.../Liri, ku plogshti ndërgjegje gjallon, jo liri nuk asht!...”. Migjeni nuk u kundërvihetj, por e saktësonte kuptimin e nevojave jetësore, duke e plotësuar me një ideal humanitar, në vatrën e të cilit vendoste vlera të larta morale, shpirtërore. Dhe kjo tregon se, ashtu siç afrohej në disa drejtime me “filozofinë e jetës” të Kierkegardit, ai dinte edhe të ndahej prej saj, kur kjo e lëshonte njeriun në duart e instinkteve dhe të biologjizmit.
Tregimi “Kënga e trumcakut” e shpreh qartë revoltën e pakënaqësinë e njeriut kur ndjen fatalitetin e palirisë dhe vartësinë nga forca irracionale. Poeti konkludon se njeriu s’bën të dehet e ta çmojë pesimizmin si lumtërim e liri individuale vetmie,ashtu siç pohonte Kierkegardi, sepse njeriu zotëron aq forca shpirtërore dhe vullnet për veprime aktive sa mund ta fitojë lirinë e vyer. Prandaj Migjeni ndahet në mënyrë kategorike nga pesimizmi filozofik jo vetëm i Shopenhauerit, por edhe i Kierkegardit, kur thotë: “Pesimist nuk jam, se besoj në një fuqi të njeriut, besoj në mbinjeriun!”, një formulë kjo emblematike që kuptohet drejt, si përfytyrim autentik migjenian për “Mbinjeriun-Njeri”, modeli i tij i përsosjes dhe i tejkalimit të vet të “Njeriut-Njeri”. Migjeni nuk e shihte njeriun as si qenie me përsosmëri ideale, hyjnore, po as si zvarranik; njeriu, sipas poetit, meriton të merret e të trajtohet, ashtu siç është në vetvete e ne rrethanat shoqërore, po kështu edhe jeta duhet të merret ashtu siç është. Në novelën “Tragjedi apo komedi” Migjeni e thellon këtë motiv ekzistencial.
Migjeni nuk arsyetonte vetëm për ekzistencën, anën e sipërfaqshme të njeriut, siç mendonte Kierkegardi, por edhe për thelbin e brendshëm, të cilin nuk e kan] përfillur edhe ekzistencialistët e tjerë të shek.XX (Sartri,Kamy, Zhilson etj.). Ai ndruhej e përpiqej të mos ish as i cekët, i sipërfaqshëm, fenomenologjik, as qaraman; ai kërkonte që jeta të merrej me seriozitet, sepse ajo e tërheq njeriun me bukuritë, begatitë e të mirat e saj, sepse njeriut i jepej jeta një herë e i vlen ta gëzojë; por ajo, s’bën të idealizohet, sepse ka edhe anën tjetër, të kundërt, është tinzare, e ashpër, e pamëshirëshme dhe dinake. Jeta, sipas poetit, është e vështirë, sepse “njeriu lind në thërime të vogla të lotit, e prej andej niset në udhë të fatit të vet me shpresë në ngadhnjime të vogla, përshkon gjithë viset kah rrugët janë shtrueme me ferra, rreth të cilave shifen vorret me lotë e të marrët që zgërdhihen”. Brenda dy skajeve të ekzistencës: lindjes dhe vdekjes, sipas poetit, jetën, ekzistencën njerëzore e mbushin përjetimet nga më të larmishme: të ëmbla e të hidhta, të vetdijshme e spontane, racionale e instinktive, e mbushin tundimet e Parajsës dhe të Skëterrës.
Që këtej Migjeni arsyeton sikur t’i kish njohur jo vetëm predikimet e ithtarëve të “filozofisë së jetës”, por edhe ekzistencializmin e Kamysë mbi absurditetin e ekzistencës njerëzore. Në novelën “Vetvrasja e trumcakut” poeti mediton: -Drita e mendjes mund të shërbejë për të zbuluar një botë të bukur, por trumcaku i Migjenit ka lindur dhe e gjen veten të braktisur në një botë absurde, armiqësore, ku zotërojnë forcat shtazarake, fillesa derriane. Si dhe pse gjindet trumcaku në këtë botë të pakuptim, “në këtë pikë kozmike”, kjo s’dihet, por, sipas poetit, s’mjafton intelekti që trumcaku të bëhet i lumtur (se ai “pak kujt i solli qetësi dhe të mirë&rdquosmiley; me ndihmën e tij mund të zbulosh anët absurde të botës dhe janë pikërisht këto që e detyrojnë intelektin të bëjë “kapërcime logjike”: “Ç’ka janë këto kapërcime logjike:-ka me bërtitë ndokush.- Po, lexues i dashtun e jo i cekët. Po! A pak po kemi kapërcime logjike, morale dhe dogmatike në botën tonë reale? Pse më zemërohe dhe po don me më gjyku për disa kapërcime logjike askuj damsjellëse?...”. Forcat e absurditetit të jetës e vënë njeriun përballë shumë ose...ose...-ve: Të distancohet prej saj, duke e soditur, apo të marrë pjesë në lojën absurde? Të lozë rolin e Hamletit (të humanistit që paralizohet nga mëdyshja e s’vepron?) apo rolin e Don Kishotit, duke hedhur vallen e aventurave të tij të pafundme, sipas Migjenit, të domosdoshme.
Trajtimi i problematikës eksistenciale e afron shumë Migjenin jo vetëm me Shopenhauerin dhe Niçen, por edhe me Kierkegardin dhe përfaqësues të tjerë të letërsisë realiste të kohës, që ishin treguar tejet të vemendshëm për mprehtësinë e shumë aspekteve të kësaj problematike. Ky orientim estetik në krijimtarinë letrare të Migjenit nuk ishte i rastit, por buronte, veç të tjerash, nga kuptimi i imperativit dhe i emergjencës së afrimit të artit me filozofinë moderne, siç e patën ndjerë këtë nevojë edhe Shopenhaueri, Kirkegardi dhe Niçeja. Në epokën e mbizotërimit të sistemeve filozofike metafizike dhe të pozitivizmit, të romantizmit dhe simbolizmit etj. pati një frikë e stakim, një shkëputje të artit e letërsisë nga filozofia dhe estetika teorike, madje që këtej shumëkush besonte se kjo ndarje kishte qenë edhe shkaku i krizës së idealit estetik dhe i rreziqeve të tjera ndaj arteve, kurse Migjeni, siç e dëshmon ngarkesa filozofike e veprës së tij artistike dhe interpretimi i thelluar i jetës, kishte një opinion tjetër; problematika ekzistenciale dhe në përgjithësi zhvillimet e përshpejtura, të ndërlikuara dhe kontradiktore të jetës shoqërore të shekullit të fundit, sipas tij, nuk mund të kuptoheshin e të reflektoheshin thellë në fushën e poezisë e të prozës pa u mbështeturn në një filozofi moderne, që shmangte të metat e metafizikës, dogmatizmit, relativizmit e subjektivizmit dhe që afrohej me problemet madhore të botës moderne. Pra, ai ishte për vendosjen e lidhjeve me një “filozofi jete”, ashtu siç ishin venë në kërkim variantesh të saj - Shopenhaueri, Kierkegardi dhe Niçja. Migjeni pat simpatizuar disa ide të këtyre mendimtarëve e artistëve të tjerë, që u kushtonin vemendje nevojave jetësore të individit e shoqërisë dhe prirjeve natyrore të jetës. Por brenda paraleles që përmendëm ka disa dallime thelbësore midis Kierkegardit dhe Migjenit; pavarësisht nga pretendimet letrare që kishte, danezi ka qenë parasëgjithash filozof dhe synimet e tij kryesore ishin të formulonte një doktrinë filozofike, që të përmblidhte nën krahët e saj etikën e reformimin e teologjisë fetare. Elementet estetike e letraro-artistike në veprën e tij ishin vetëm një shtojcë në funksion të teorisë së tij filozofike. Arti për të ishte mjet e jo qëllim, prandaj, sado që në veprën e tij nuk mungon përfillja për estetikën e letërsinë, siç do ta shikojmë më poshtë, ai e ngushtoi ndjeshëm rolin e estetikës dhe të letërsisë në veprën e tij, duke e tepëruar me moralizime, didaskalizëm dhe predikime të karakterit teologjik.
Ndryshe nga mendimtari danez, Migjeni nuk ka patur synime profesionale të karakterit teorik, as në fushën e filozofisë, etikës, as të teologjisë; por vepra e tij dëshmon qartë se ai ishte një poet i madh dhe një estet origjinal, i përkushtuar tërësisht pas artit. Fuqia krijuese spontane dhe erudicioni i tij estetik e kulturor ia bënë të mundur të shmangë krejtësisht didaskalizmin dhe moralizimet bajate, që kishin qenë të shpeshta edhe në letërsinë shqipe para tij. Poezisë e prozës së tij ai u dhuroi patos estetik, si thellësi vrojtimi e përshpjegimi impresionuese të jetës, si vërtetësi e afeksion artistik, si ekspresivitet e emocionalitet ndjenjash e mendimi. Nga ana tjetër, ndjeshmëria e finesa e jashzakonshme poetike e ndihmuan të përthithë dhe ta tretë estetikisht jo vetëm filozofinë moderne , por edhe idetë politike, morale më të përparuara të kohës, të cilat i ngjizi në magjen e estetikës së tij, i shkriu në një strukturë estetike harmonike, siç ka ndodhur shumë rrallë me poetë të tjerë të vërtetë. Brenda afrisë me danezin, në veprën e Migjenit spikat një mendim poetiko-filozofik, që vendos në qendër të krijimtarisë një interpretim të shëndoshë, bashkëkohor të problematikës ekzistenciale, që u përgjigjej shqetësimeve më të rëndësishme të viteve 30 të shekullit të kaluar, shqetësime të çliruara nga traditat e shekujve të më parshëm.
(Ky është vetëm një fragment, i shkëputur nga monografia e prof. Alfred Uçit e cila është (ishte) në proces botimi)

 sipas ketij te qutit, migjeni eshte ngritur kundra sokratit ne kete shkrim te tij ?

Një shkrim i mrekullueshëm ky i A. Uçit. një analizë e spikatur - më e gjatë se e gjithë krijimtaria e vetë Migjenit.

Ju falemnderoj për sjelljen.

 

 ku ja pe spikatjen mer me qafsh.

une pash qe ai nuk ka lexu asnjerin nga ata qe citon, bile as migjenin nuk e kupton.

per te mos thene pastaj qe nuk thote asgje, veç rreshton fjale pa fare stil, te duket se e ka bere me qellim qe te mos ta lexojne e ti kuptojne kleçken, dobesine e tij intelektuale.

me njerez te tille kokeBOSH, mese normal qe nuk zhvillohemi ne.

 

ps: shko lexo "Betoveni dhe revolucioni freng" te Fan Nolit per te kuptuar se çdo te thote studim i spikatur.

shpresoj qe ne te ardhmen te kemi mundesine te lexojme me shume nga kafka shqiptar ketu ne ppu. nuk e di pse por kur shoh se si ngrihet ne piedestal kadareja me emertimin shkrimtari me i madh shqiptar dhe lexoj migjenin me vjen shume per te qeshur. rrofte budallalleku i institucionaliziuar

Tashti, ky migjeni me kete kafken mund te kene pasur vetem nje ngjashmeri fizike dhe ne qofte se e ke per kete, ke te drejte se kane pasur te dy te njejtin tip shemtie, por ne qofte se e ke per ngjashmeri tipash atehere gabohesh. E them kete se kam degjuar qe vende si ne po paten dy-tre po ja te themi kater persona qe e kuptojne pra jane ngritur ne nivelin e kafkes atehere eshte me fat shqiperia, dhe nga ana tjeter ketu cdo mazllum e ka ne maje te gjuhes kete qe the ti dhe duke qene se mazllumet ketu jane me shume se dy-tre kater rrjedhimisht e kane gabim duke mare si te vertete thenien e pare.

Po s'ta mbushi mendjen ky arsyetim atehere ndiq kete: Merr e lexo nje liber a tregim çfaredo te kafkes dhe (me sinqeritet ama, si dhe une) po s'the: e ça ishte ky k.arllik?

P.s. per adminat. e di qe s'flet robi kshu po, megjithese mendova te shkruaja budallallik apo sinonime te tjera, asnjera nuk e shprehte si kjo gjendjen time pas nje leximi te Kafkes. Keshtu qe lejeni se ndryshe ma hudhni pertoke gjithe komentin.

kot thu kshu per shqiptaret. un nuk besoj qe ka popll tjeter qe kafken ta quj kshu si ne, dmth si struktura kockore qe mban trurin, si arke me tru me  llaf. aqemteper, nuk m'besohet qe nji tru i prodhum ne ato zonat "andej" me franz-er & jarosllaver dhe vere te lagesht per qumesht milka e dimer t'kallkanos te mos kuptohet nga kto trut "knej" me shum ore diellore, me vera ku piqet zhapiku permbi gur e fiku nen lekur, sakaroz e gjall e zura nje bilbil me vese. ne s'kena c'mi bo grekve (jon pak me n'jug, qafirat), apo naj xhelaledin rumi, pa sa per kshu ibsenash e valter skotnash e, pffff ... piece of cake mer.

Shqiperia ka nxjerr me mire se Kadareja, per mendimin tim, por edhe te mos duash Kadarene thjesht per faktin se talenti i tij u vleresua nga bota kurse i shkrimtareve te tjere shqiptare po aq ose edhe me te mire nuk u vleresua nuk me duket e drejte. Ka dicka tek vleresimi i jashtezakonshem i Kadrese qe nuk me pelqen, dhe eshte pikerisht tendenca per ti dhene madheshti (jo se nuk i takon ne baze te talentit) duke u bazuar thjesht tek lufta e tij letrare me diktaturen. Per mendimin tim Kadareja duhet te tregohet i sinqerte para botes sepse historia do ta gjykoje. Per shqiptaret ne bote Kadareja ska rivale por gjuha shqipe njeh shkrimtare te tjere te shkelqyer si Fishta, Migjeni, Frasheri, Agolli, Poradeci etj.

 madheshtine nuk ta jep tendenca por vetem KOHA. 

vetem famen te jep tendeca. kadareja nuk eshte per momentin veçse i famshem. po ti qendroje kohes mund te behet dhe i madherishem. pastaj te madherishem ka shume pak shkrimtare (persona), numerohen me gishta.

nje nder ta eshte sokrati.

ps: ky shkrim i migjenit eshte shume i thelle, nuk ma ha mendja se e kupton shumica e lexuesve.

Flm Flori per kete prurjen. Shume interesant ky punimi, nuk e kam hasur askund me pare. Dilema sokrat apo derr eshte utilitariste, po Migjeni e ka sperdredh mrekullisht.

o shoke peshkatare, ju lutem te mos ta ktheni kete prurje ne matje mes Migjenit dhe Kadarese. S'ka kurrfare kuptimi.

T'i shtoj dhe dy fjale, si e shoh une kete dilemen. Vuajtja dhe kenaqesia jane gjendje qe i lene vendin njera tjetres varur nga rrethanat. Here jemi te vuajtur, here te kenaqur. Lumturia (plotesimi) i njeriut eshte nje gje tjeter. Lumturia nuk eshte momentale por proces qe shtrihet ne kohe. Sokrati i vuajtur mund fare mire te jete njeri i lumtur. Kurse derri i kenaqur nuk ka shans ta njohe ndonjehere lumturine.

Ti flet i bindur per boten mbas kesaj jete, sepse po te flasim per boten tone, sokrati s'sheh ndonjehere lumturi. Lloj lloj eksperimentesh kreu kjo bote te bente sokratin te lumtur, dhe te gjitha heret po ate dobicllek qe thote Migjeni beri njeriu, i vuri derrit fytyren e Sokratit, dhe te shkretit i la fytyren e derrit.

  i vuri derrit fytyren e Sokratit, dhe te shkretit i la fytyren e derrit.

ne fakt ja vuri vetes dhe jo derrit. sepse ai po thot qe njeriu u misherua (mishnue) ne derr.

ngaqe atij i pelqente me shume nje trup i majmur si i derrit sesa nje trup i shemtuar dhe i shtrember si i sokratit. 

migjeni vete ka qene i semure (vdiq i ri prej saj), dhe siduket ka pas trup me fizik te dobet. gjithashtu mesa duket do te kete vuajtur ne dashuri (gocat pelqejne derrkucat e majmur sesa ata pa fizik). kjo e ka bere dhe cinik ne mendime por dhe magjik tek vargjet qe i ka violente si rrufeja.

Kam mendimin se arsyet e hipotezes tende jan vetem anesore dhe aspak thelbesore ne shkrimin apo veprimtarine e Migjenit. Migjeni jetoi ne nje kohe te padrejte ku pa sesi ata qe perpiqeshin per mire, te perhapnin drite ne popull te akuzoheshin per tradhetare, njerez te keqinj, biles edhe te vriteshin si derrat, kurse derrat barkeplasur bej e agallare shtypnin popullin e njerezine si mos me keq duke i marr frymen me fajde, e duke mos vleresuar asgje perpos materializmit, as njerezine, as miresine, as drejtesine, as zotin as atdheun. Nje shtrese anadollakesh provincial qe e mbanin popullin ne erresire totale, ne injorance dhe anafalbetizem te thelle.

DHE SOT NIPERIT E TYRE NA SHESIN PORDHE SE GJOJA VIJNE NGA FAMILJE TE MEDHA DHE DUAN TE REHABILITOJNE ATA BARKDERRE ANADOLLAKE TE CILET JA HODHEN ATE GURE VETES MBI KOKE ME BABEZINE E TYRE TE PASHOQE, DUKE E HEDHUR POPULLIN NE DUART E KOMUNISTEVE PA NDONJE SFORCO TE MADHE. PER KETE S'KA FOL VETEM MIGJENI POR TE GJITH RILINDASIT DHE SHKRIMTARET E ASAJ KOHE, EDHE FISHTA EDHE TE TJERE.

Por demi qe i eshte bere vendit dhe popullit keto 20 vite nuk ka te krahasuar me asnje periudhe te historise mijeravjecare te shqiptareve, dhe historia do te perseritet perseri, dhente zoti te jemi gjalle ky brezi yne te shoh drejtesi me sy.

 Njerezit qe kane pikepyetje  me te medha ne mendje s'i imagjinoj dot te behen cinike se s'ua varin femrat smiley

Femrat sua varin se behen cinike apo ti nuk beson ate qe ka thene hajdari me lart...? na fal per pyejen se helbete ore e von truni spunon

Kisha dyshime per hipotezen e H.B

fh, ti qe mund ta njohesh vepren e Migjenit me shume se shumica nga ne (mos u anko per komplimentin se e ka bishtin prapa... here it comes) ca mendon per analizen e Alfred Ucit, qendron sipas teje, dmth i percjell tamam pikpamjet e Migjenit?

Pavaresisht nese po apo jo, ja ca pjese nga shkrimi qe solle, qe ja vlejne te diskutohen, se vihet re dhe nje fare dyzimi ne botekuptim, ne mos nje fare kontradikte midis obzervimit te reales dhe optimizmit per te ardhshmen e mundshme?

...kurse njeriun e konsideronte qenie që qëndron më lart se gjithë qeniet e kozmosit, mbi botën e instinkteve e jetën shtazore.

...

Ai nuk besonte në një liri absolute të njeriut si ato të romantikëve sentimentalë dhe e kuptonte se në çdo veprimtari, në çdo hapësirë e kohë njeriu ndjen fatalitetin e vartësisë së tij nga natyra, shoqëria, nga një mori e tërë faktorësh të jashtëm e të brendshëm.

...

Prandaj Migjeni ndahet në mënyrë kategorike nga pesimizmi filozofik jo vetëm i Shopenhauerit, por edhe i Kierkegardit, kur thotë: “Pesimist nuk jam, se besoj në një fuqi të njeriut, besoj në mbinjeriun!”, një formulë kjo emblematike që kuptohet drejt, si përfytyrim autentik migjenian për “Mbinjeriun-Njeri”, modeli i tij i përsosjes dhe i tejkalimit të vet të “Njeriut-Njeri”.

...

...sepse njeriut i jepej jeta një herë e i vlen ta gëzojë; por ajo, s’bën të idealizohet, sepse ka edhe anën tjetër, të kundërt, është tinzare, e ashpër, e pamëshirëshme dhe dinake.

Keto mund te diskutohen dhe si qendrime me vete, pertej Migjenit... p.sh. a jemi ne qenie superiore sic duket se mendonte Migjeni, dhe mbi instiktet, nderkohe qe ne fakt shume aspekte te jetes tone ndikohen (are driven by) nga instiktet njesoj si tek kafshet, apo kur ne mardhenie me njeri-tjetrin nuk kemi dhe aq ndryshim (ne parim, pergjithesi) nga kafshet; i forti mund te dobetin, lufta per territor (dhe me njeri-tjetrin), e shume te tjera?

Apo ku duket se Migjeni dhe mendonte se njeriu eshte i varur prej natyres e shoqerise dhe se ai kishte fuqi te dilte mbi to.

 

Po per citatin e famshem te John Stuart Mill, nga ku duket se eshte nisur dhe Migjeni per kete shkrim, ca mendojne peshqit?

It is better to be a human being dissatisfied than a pig satisfied; better to be Socrates dissatisfied than a fool satisfied. And if the fool, or the pig, are a different opinion, it is because they only know their own side of the question. The other party to the comparison knows both sides.

Thote me pak fjale: Me mire te jesh nje Sokrat i pakenaqur sesa nje derr (injorant) i kenaqur. Dhe nese injoranti mendon ndryshe (nga ky postulat) kjo vjen sepse ai njeh vetem anen e tij te pyetjes/medaljes, nderkohe qe i dituri/Sokrati i di te dyja, dhe mundet ti krahasoje.

*Mills besonte se kenaqsite intelektuale dhe morale jane superiore ndaj atyre fizike dhe 'te thjeshta'. Kishte dhe ca koncepte, interesante te themi, p.sh. thoshte se me ligj njerzit me arsim universitar duhet te kene me shume fuqi vendosese (nepermjet votave) sesa ata pa shkolle, jo si priviligj por se ata dine te gjykojne me mire se c'eshte ne te mire te shumices.

Ja nje shkrim i shkurter dhe interesant qe begs to differ me Millsin, duke filluar me pyetjen mjaft me vend (pak a shume): Ku e di Sokrati se c'do me thene te jesh derr, dhe aq me pak se c'eshte me mire (te jesh)?

Derr e Sokrat ketu perdoren si metafora dmth. Se ne kuptimin direkt, thenia e Mills-it behet akoma me e veshtire per tu pranuar si e vertete a priori. lol

 

Plus qe, sic thote dhe Irisi sot s'ja vlen, se po u beme shume sokreter ne jete dhe shfaqem prioritete te tilla s'na i varin femrat, te cilat tani jane bere shume siperfaqsore, kane me shume thellesi tek lugina e gjoksit sesa midis rrudhave te truritsmiley

Ok, e kam pothuajse komplet me shaka kete Iris, e di ti ... we love femrat smiley

Tjeter gje nese ju duam se kshu ka thene Darvini, dmth instinkti, apo per ndonje arsye tjeter me Sokratiko-sublime :think:

Who cares anyhow. Fundja gjokset e femrave jane ku e ku me seksi sesa rrudhat e trurit. Long live the valley of gjoksi. smiley

Dmth ty te pelqen te besh si Sokrat po te jesh derrkuc? smiley

Varet ca pelqeni juve femrat, se ne na i bene me te padrejte qe ne fillim kur e vendosen qe ne do ju gjuajme juve e juve do keni veton per te thene "po" ose "jo". Bote e padrejte per ne meshkujt. smiley

lol

Ne fakt sic thote ky shkrimi qe solla, nje Sokrat nuk mundet ta dije se c'domethene te jesh nje derr, se eshte dicka qe me se shumti perceptohet se brendshmi (s'mund ta dish pervecse po te jesh nje derr, apo Sokrat, apo ca do te jesh, dhe kjo njeheresh ka kufizimin se s'mund te jesh dy gjera njeheresh, keshtu qe s'e di cdo me thene te jesh dicka/dikush tjeter), keshtu qe veshtire te gjykojme se c'eshte me mire te jesh, Sokrat a derr.

Pastaj varet dhe kush eshte qellimi, a eshte kenaqsia/lumturia maksimale dhe vuajtja/dhimbja minimale? Nese po, ka rendesi ca je sa kohe ne formulen e mesiperme rezultati neto eshe sa me shume kenaqsi e me pak dhimbje?

Thiorite e higher purpose etj kane shume pak mbeshtjetje llogjike e shkencore, sepse ne kete pike nuk ndryshojme shume nga kafshet apo gjallesat e tjera, dmth ndryshojme ne vetite e vecorite qe kemi po keto nuk duket se na dallojne shume nga kafshet persa i perket menyres si operojme ne jete, c'na shtyn te jemi gjalle e vazhdojme te jemi gjalle; duket se s'ka qellim, qellimi nese mund ta quajme keshtu eshte vec te jesh.

Me nje llaf, ngado qe ta kthesh, nuk mund te thuash me siguri qe lugina e rrudhave te trurit eshte apo duhet te jete me e preferuar se lugina e gjoksit. smiley

Une them qe per veten duhet ta dish me siguri te pakten smiley

Po, por puna eshte se di vetem cka je; nqs je sokrat s'e di cdo me thene te jesh derr, dhe anasjelltas, dhe keshtu s'e krahason dot, e per rrjedhoje s'ben dot zgjedhje se per kete duhen te pakten dy opsione dhe disa okazione per emisione.

Pa llogaritur qe veshtire te ndryshosh dhe po te dish e duash.

Kjo "pa llogaritur" me lart eshte pa llogaritur faktin qe sipas anketave te fundit, parafundit dhe atyre para ketyre te parafundit, 87.91 e gjysem % e derrave mendojne se jane sokreter dhe 97.23 % e sokreterve kane dyshime fort te forta se nuk permbushin kriteret sokrateristike minimale per tu quajtur sokreter.

Pra si perfundim ngado qe ta dredhem prap tek lugina perfundojme. Kjo shpjegon dhe pse qytetet kryesore dhe pothuajse-kryesore boterore kane pare zhvillimime cilesore ne ambjente gjeografiko-luginore.

P.S. Por ama nuk mund te themi se jemi te sigurt nese ne ambientet malore ndikon per mire a per keq faktori kokore dhe nese eshte pergjegjes per kete vlere diferencore.

 

Nuk ka nevoje te gjesh justifikim se preferon luginat...s'je vetem smiley

p.s: ka arsye qe Sokratit i ka ardhur emri deri ne ditet e sotme, kurse derrat jane thjesht anonime smiley

 Kjo s'ka nevoje te krahasohet me asgje. Eshte thjeshte teper e vecante per tu krahasuar me vepra apo punime te tjera. 

 

Migjeni eshte shkrimtari qe pasqyron me qarte se askush tjeter aktualitetin. I dhimbshem, i pameshirshem dhe realist. Flet me gjuhen e popullit per dhimbjet vuajtjet qe perjeton.

Fishta eshte shkrimtari i popullit, flet me gjuhen e tij, per ceshtjet e tij, eshte filozofik, diplomat ne ate qe shkruan, shkruan me stil, shije dhe i paperseritshem. Shkrimtar kombetar. Shqipja lartesohet me veprat e tij. 

Kadareja eshte shkrimtari i momentit. Thjeshte me i miri sepse ato qe jane me te mire se ai si Fishta nuk kane vendin qe meritojne ne letersine akoma te censuruar dhe rivale te tjere nuk ka per momentin. Kadare eshte i madh ne ate qe ben, por eshte shume i vogel te krahasohet me gjigande si Fishta. Jo me kot ai gjithnje ka menjanuar te flase per te. 

Thjeshte me i miri sepse ato qe jane me te mire se ai si Fishta nuk kane vendin qe meritojne ne letersine akoma te censuruar dhe rivale te tjere nuk ka per momentin.

C'letersi te censuruar flet ti mor plak??? E ke idene se c'flet ti apo jo? Fishta eshte njohur per boten jashte Shqiperise por ja qe nuk eshte vleresuar aq sa Kadareja. Jane dy shkrimtare te llojeve te ndryshme dhe nuk mund te krahasohen, eshte njesoj si te thuash Panajot Pano ishte sportist me i mire se Ela Tase.

Kadare eshte i madh ne ate qe ben, por eshte shume i vogel te krahasohet me gjigande si Fishta.

Me vjen keq, por me duket se eshte e kunderta, Fishta eshte shume i vogel, biles i padukshem perpara gjigandit Kadare. Mos ja fut kot.

Jo me kot ai gjithnje ka menjanuar te flase per te.

Kadareja ka folur per Fishten, nuk e ka menjanuar, por nuk e di se c'do ti te thote Kadareja per Fishten?

 Kadareja ne biblotekat e Londres Parisit e kryeqyteteve te qyteterimit boteror qendron ne piedestal, ku krahasohet me Kaken, Gogolin e Homerin plako, kurse ti vazhdo bjeri fyellit tek provincializmat, sepse kam pare shume te tjere une qe nuk didnin asnje varg te Kadarese apo Fishtes dhe flisnin me pasion per madheshtine  e njerit apo tjetrit.

Ps. Mua personalisht nuk me kan prekur kurre shkrimet e Kadarese si ato te Fishtes, por ama sic thashe nuk duhet harruar se jane te dy stileve te ndryshme dhe patriotizmi i Fishtes ka nje rol te madh tek menyra se si prek cilindo shqiptar pa qene nevoja te jene njohes i letrave.

patriotizmi i Fishtes ka nje rol te madh tek menyra se si prek cilindo shqiptar

"Ah kadale Nikolle t'vrafte Zoti

Se ktu po i thon Oso baroti

Se ske pa shkodran me sy

Qe djeg vedin bashke me ty"

De iure u ba Sokrat, e de facto ishte derr.

 

I pavdekshem Migjeni. Rrofsh Blendi qe e solle kete shkrim. Verteton dhe nje here pse perseriten historite - pasi njeriu perserit vetveten. Derrat me fytyre prej Sokrati dhe Sokratet me fytyre derri na rrethojne sot kudo, dhe keshtu do te jete perhere... E rendesishme eshte te kuptojme se kush duhet ngritur ne piedestal!

 atje ku thote qe sokratet kane fytyre derri, e ka gabim ne fakt. 

se njerezit e qute jane dhe me te bukurit. ose si me thene sa me zgjuarsohet nje njeri aq dhe me shume ai zbukurohet prej fisnikerise dhe urtesise qe fiton prej dijes. i zgjuti ka nje lloj bukurie te mbrendshme, mistike.

krahasoni psh Kadarene me Berishen ose Ramen. kadareja eshte me i fisem, ta zbukuron tavolinen. ndersa kur ka qene i ri, ka qene tip qullashi, nga ata qe e kane nje kembe te pantallonit  gjithnje te mberthyer nga nje çorape. ose komçat e kemishes jo ne vrimat qe duhen. ndersa berisha me ramen kan qene djem bukurosha dhe kane pasur gjithnje sukses me gocat.

e keqja e migjenit eshte se vdiq i ri dhe nuk i mesoi dot (mungese pervoje) keto gjerat e holla. 

do kishte q... sa do ish ça po te kish jetuar me gjate. ja keni pa ça ylli e ka grune kadareja, ashtu do ta kishte dhe migjeni. lol

Ti Hajdar ja fut kot. Migjeni ishte i lindur fisnik. Se fisnik lind ose behet njeriu. Migjeni i perkiste te pareve. S'ishte i bukur po ishte interesant, super inteligjent dhe fisnik. Kaq i mjafton nje burri. Ato qe thua zotrote se ai duhet ti mesonte, Migjeni i kishte te lindura keto aftesi. Keq eshte kur si meson tere jeten, se shembujt jane rreth e rrotull, vetem te kesh deshire te mesosh. 

Sa per Kadarene, me zgjuarsine dhe inteligjencen e kaperceu pragun e provincialit. Po mos harrojme se vjen nga nje familje e vjeter fisnike. (s'ka rendesi ishte i pasur apo jo) 

 une kot mund t'ja fus por te pakten i referohem shkrimit lart te migjenit. ndersa ti  i referohesh plakut tat, si duket. 

ça dmth familje fisnike per ty ? per mu dmth fisnik = aristokrat. dmth bej, ose funksionar i larte i regjimit te mbretit zog. siç mund ta dish regjimet mbreterore te kohes te fisnikeronin.  por nje titull edhe mund ta bleje me leke, dmth po te ishe i pasur, siç e bleu Balzaku.

tashti a ma shpjegon pak se pse i ben njerzit derra me fytyre sokrati, dhe sokratet me fytyre derri ?

ky me duket se eshte thelbi kesaj pjeses se migjenit.

dhe natyrisht aty nuk flet per ballistet, bejleret e agallaret e shqiperise se kohes (siç e shpjegoi nje trap me lart).

siç tha me te drejte albano (me poshte), shkrimi ka vlere universale. sepse figurat e njeriut, te sokratit dhe derrit nuk i perkasin vetem shqiptareve, por te gjitha kulturave.

dhe nje pyetje te fundit (ne vazhden e refleksionit tim : zgjuarsia nuk ka si te jete e shemtuar) per shoqen lira :

woody allen si te duket ty i shemtuar apo i bukur ? ta zeme ne krahasim me brad pitin.

Thelbi është i padukshëm për sytë - tha Princi i vogël.

 

 

s'e di a del kjo figura ketu?! 

Akull, cfare eshte kjo? te frikeson?! smiley

I grandi non capiscono mai niente da soli e i bambini si stancano a spiegargli tutto ogni volta.

Une e adhuroj ate liber. smiley

Një boa që ka gëlltitur një elefant, ç'tjetër të jetë, Ana H?

Edhe unë e du shumë. : )

Rrofsh! E ke lexu në shqip? Më kanë thënë se është i përkthyer gegnisht. Dhe lulja quhet Drandofile. smiley

p.s. qenka variant i 1965s

Jo, e kam lexuar ne italisht, s'e kam idene si mund te jete perkthyer ne shqip. ne fakt kam qene kurioze per te pare si eshte perkthyer pjesa me dhelpren kur i thote  princit "addomesticami". kur te me behet mbare, do ta marr. Kam zakon te keq, kur i lexoj ne italisht, ngaqe i perkthej me vete, dua te shoh si mund t'i kete perkthyer dhe dikush tjeter. kshu qe eshte e sigurt qe do ta blej dhe ne shqip. smiley

Ka qene perkthyer ne shqipe standarte, te paken nja 30 vjet te shkuara.

Ja një pjesë marrë nga blogu i Selfmade Radio:

Por ndodhi qe princi i vogel, mbasi eci nje kohe te gjate neper zall, ne shkrepa dhe bore, ma ne fund zbuloi nji rruge. Dhe te gjitha rruget te cojne te njerzit.

Mire dita, tha ai.
Ky ishte nje kopsht plot me drandofille te lulzume.
Mire dita, thane drandofillet.
Princi i vogel i shikoi. Te gjitha ato i ngjajshin lules se tij.
Kush jeni ju, pyeti ai habitshem.
Na jemi drandofillet, thane drandofillet.
Ah!, fshani princi i vogel ...
Ai e ndjente vehten shume fatkeq. Lulja e tij i kishte tregue qe ishte e vetmja e llojit te saj ne bote. Qe pra qenkan pesemije, te gjitha te ngjajshme, ne nje kopsht te vetem.

....

Mandej tha me vedi edhe, "mendojsha se jam i pasun me nji lule te vetme, ndersa ajo asht vetem nji drandofille e rendomte. Kjo dhe tri vullkanet e mija qe me vijne deri ne gju, nga te cilat njeni mund te jete i shuem pergjithmone s'me bajne vertet princ te madh..." dhe, mbasi ra ne bar qau.

 

p.s. mbaj mend që e kam lexuar dhe në shqipe letrare kur kam qenë e vogël. (mbaj mend dhe s'e s'kam kuptu asnjë gjë herën e parë. : ))

rrofsh, rrofsh. Une ka pjese qe duhet t'i lexoj dy here qe t'i kuptoj... sic duket, kam filluar te rritem. smiley

sepse kam pershtypjen qe Migjeni ka dash te jete me universal se te tjeret, ndoshta edhe per shkak te semundjes...

albano ka te drejte kur thote se Migjeni eshte universal. Me sakte, ne nje pjese te  prozes se   tij, Migjeni braktis  referencat lokale dhe  trajton tema me universale mbi fatin e njeriut.Edhe pjesa "Sokrat ..." eshte nje ese filozofike  ku spikat pesimizmi per degradimin moral dhe shpirteror te njeriut, ne thelb materialist,egoist, i dhene pas kenaqsive trupore, pra nje  derr i knaqun me masken  sokratike te sakrifices per te verteten apo ideale me te larta.

Kurse shpjegimet e frymes rebeluese dhe kritike qe solli Migjeni ne letersi me fakte biografike si turbekulozi, mungesa e seksit ne jeten e tij, donzhuanizmi munguar etj. jane interesante si kendveshtrim dhe vertet zbulime qe i japin ppu rangun e nje akademie groteske.

Kurse shpjegimet e frymes rebeluese dhe kritike qe solli Migjeni ne letersi me fakte biografike si turbekulozi, mungesa e seksit ne jeten e tij, donzhuanizmi munguar etj. jane interesante si kendveshtrim dhe vertet zbulime qe i japin ppu rangun e nje akademie groteske.

Hmmm, nuk mendon se faktet biografike ndikojne ne botekuptimin mbi universializmin e nje ceshtje apo tjetre?  

Marrim Descartes.  Gjithe jeten i semure, bile doktoret ia kishin hequr vizen, dhe mendonin se do vdiste femije.  I ati i tij ia urrente dobesite fizike dhe favorizonte vellane e madh te Descartes.  Qellimi i Karteizmit?

"The preservation of health has always been the principal end of my studies."

Hajdar, komentet e tua me terhoqen vemendjen dhe, nuk e fsheh, me ben te qeshem per vecanesine e kendveshtrimit. E dhe pyetjet qe ti shtron (duke anashkaluar ilustrimet jo aq te gjetura ) jane provokuese. Une pata miresine tu referohem. Ajo shprehje mbi "akademine groteske" ishte per te terhequr vemendjen. Tani te bie ty barra te argumentosh pikpamjen tende.une do ta lexoj me interes.

Monda, sigurisht faktet biografike(shkollimi, kultura....mbase...mbase dhe temperamenti....mbase dhe pamja fizike )  kane nje lloj ndikimi ne frymen e krijimtarise letrare/filozofike. Pervoja jetesore sigurisht qe ndikon.Ja perse G.Jacopo na dhuroi  nje Kasanova por... Dekameroni,  si koleksion historish seksuale, nuk di te jete frymezuar nga faktet biografike te Bokacio.

Decartes beri ate filozofi qe beri sepse ishte shendetlig ? Po Shopenhauer me pesimizmin e tij filozofik,si i ka patur raportet me seksin dhe femrat? Nderkohe qe seksit , dashurise, i kushtoi vemendje te vecante ne filozofine  e tij.

Migjeni sipas bashkekohesve ka qene tip teper serioz ,inteligjent,  teper i sjellshem, me femrat teper i kujdesshem, sikurse dhe adhurues i tyre. E dashura e tij, Bojka, kujton se Migjeni ishte i lumtur.

Mbase Migjeni ishte teper serioz dhe i binte ne sy grotesku i jetes. Mundet te jete dhe ky fakt biografik nje shpjegim. Gjithsesi boteveshtrimi, konceptet, fryma dhe idete qe percjell ne krijimtari, mendoj se jane me teper frut i edukimit/kultures se sa pasoje mekanike e hormoneve (te shtypura apo te shperdoruara )

 Decartes beri ate filozofi qe beri sepse ishte shendetlig ?

Descartes beri shume, por thelbi i punes se tij ishte deshira per te zgjidhur "the puzzle of the body", te kuronte semundje, dhe te shtonte jetegjatesine e njeriut, perfshi ate te jetes se tij, qe doktoret e asaj kohe nuk mendonin se e kishte te gjate smiley.  

Gjithsesi boteveshtrimi, konceptet, fryma dhe idete qe percjell ne krijimtari, mendoj se jane me teper frut i edukimit/kultures se sa pasoje mekanike e hormoneve (te shtypura apo te shperdoruara )

Pse jo te dyja?  Dhe s'po flasim thjesht per hormone, kur kemi parasysh faktet biografike.

Descartes beri shume, por thelbi i punes se tij ishte deshira per te zgjidhur "the puzzle of the body", te kuronte semundje, dhe te shtonte jetegjatesine e njeriut, perfshi ate te jetes se tij, qe doktoret e asaj kohe nuk mendonin se e kishte te gjate Smile

Po te jete keshtu Monda, filozofi yne qe vdiq aq i ri  (54 v.) (filozofi yne aq i ri-shprehje e profesorit dikur ne leksion e pasuar nga  kukurisjet tona  per plakushin ) ka rene viktime e filozofise se tij. Jane te tjera sende ato qe te sherojne   plaget e trupit e te shpirtit.Kete e ka kuptuar  L.CIPA kur thote:

O ne te marrca moj manushaqe... smiley

Ja kshu zgjidhet puzzle of the body.

smiley.  dakort, dr. spiritus.

PS: 54, me vdekje qe femije, i thone cik si goxha smiley

patjeter monda qe eshte histori hormonesh, per me teper hormonesh te shemtutesh.  

te bukurit (si puna ime psh) nuk kane nevoje te perfeksionohen, sepse jo vetem u duket vetja persmari por edhe fëmrat i arrijne kollaj, pa u lodhur shume se ato se shumti iu vijne vete. 

ndersa te shemtutet çfare duhet te bejne, ti bijne gjithe jetes me dore ? mos e thente zoti, ata i vihen punes, i futen diturise per tu bere te qute si sokrati. 

dmth ja ku e bom lidhjen e te shemtuarve me zgjuarsine ose sokratin, me te diturin midis njerezve, te perdorur nga migjeni. (pyetja qe shtrova une me lart). por duhet shtuar se jo te gjithe te shemtuarit i futen dijes. ka qe ngelin gogola tere jetes, si puna e kasimodos psh. 

dmth mesuam edhe se ata nuk duhet te jene fare te shemtuar, se behen te pa rekuperushem pastaj. megjithese kjo nuk i pengon aspak te dashurojne heshtazi ne menyre te zjarrte, heeee. ose te perfundojne serial killers gocash ose grash te reja, psh.

 

Descartes ?

Zhvillimet e fundit thone se ai nuk vdiq nga pleviti (kokeboshi ngrihej ne 5 te mengjesit per t'i dhene mesim mbretereshes, dhe pastaj ngrihen ca dhe thone se grate jane te nenshtruara... - po gerricem pak, of course), porse ate e kane helmuar. Kush ? Me siguri pune feje. Sepse thuhet se mbreteresha ishte duke u kthyer ne katolike, dhe gjoja ishte Descartes ai qe ia bente mendjen çorap. Keshtu qe ata luterianet a çfare jane ata suedezet, e kishin me sy te keq. Dhe gojet e liga thone se i kane hedhur ne supe nje lloj helmi si pune bar mausi. Eh mire, Descartes vduq. Nja 50 e ca vjeç, si torollak.

Jam ngrene njehere ne nje klase, ca vite me pare, me nje profesor qe me çau kaptinen kur mbajta nje ligjerim te shkelqyer mbi bukurine fizike, dhe u nxeha aq keq sa i thashe : ti je kokrra e gomarit se, lere qe nuk di, por as nuk hap veshet te degjosh. I thashe mu keshtu : or ti burre, une s'po te kerkoj te jesh dakort me mua, por po te kerkoj te marresh vesh ç'po them, dhe jo une them hena e ti ma pret : po ç'lidhje kane fushat e misrit ?

E nejse, nuk kam ndermend ta shkruaj ketu teorine time mbi bukurine fizike, por dua te them se ne bote nuk ka njerez te bukur, as femra te bukura madje. Ka thjesht ca gjera levizese qe nganjehere jane te pashem e nganjehere te shemtuar.

Per me teper, me lini nje mesazh ne mesazherin e telefonit, ne 0033 1... etj. etj.

 God Bless queen Christina. 

PS: E ke lexuar "Descartes' Bones"?  Liber interesant smiley

Shoqja Monda, une nuk e ngas mire anglishten, perveç ne aeroporte, nuk e perdor asgjekundi. Sa rri e te flas per Dekon, a do te te tregoj nje histori nga te miat, ma una storia da vero, vero vero me nje fjale.

Isha ne Budapest. Ky piloti francez i AIR FRANCE ia kishte marre shtruar ne kabine, shampanje e gallate, kur shoh qe avioni tjater i lidhjes me kishte ikur. Me vrap une tek sporteli, dhe ia kepus nje frengjishte te shpejte : je veux mon avion, tout de suite !

Nje hungareze piliherdhe me shikonte me habi dhe me siguri mendonte : ah keta francezet, sa dengla qe kane ! Por s'me tha gje. Me tha keshtu : ma jep bileten ketu. Ia zgjata. Tha : degjo, ne avionin nuk e kthejme dot tani, por ama do te te hipim ne nje avion tjater, pa leke fare, e keshtu do shkosh dhe ti ne ate vendin tend. E keto m'i tha ne anglisht. Por me nje anglishte te rrjedhshme, pizevengia. Sepse me pa mua qe u bukosa ne anglisht, dhe me vuri perposhte, çeshtje force, ngado.

OK. Kur pashe ç'pashe, bileta tjater qe ma nxori ajo nuk ishte direkt per Tirane, por do shkoja njehere nga Budapesti ne Vjene, e pastaj po te gjeja ndonje avion ne Vjene, atehere gjene mire.

U bera tym. Ia keputa frengjisht : c'est honteux ce que vous faites ! Je ne veux pas savoir, c'est votre avion qui était en retard, moi j'y suis pour rien, alors ne me tracassez plus parce que je vais faire un malheur, bande de connasses !

Nje francez qe rrinte aty afer, u shkul duke qeshur. Nejse, shyqyr qe gjeta nje qe merrte vesh frengjisht, e u ula afer dhe bam e bum e bam e bum, kur me doli miku nje nga keta te OSBE neper Shqiperi. Eh ç'vajti pastaj, filloi te me shante bashkatdhetaret (me mori per francez, gomari), ç'nuk tha per ne : vend i dhjere, tha, Shqiperia. Po besa, i thashe une, po pse keshtu ? Po ke pare ti, ma priti ai, ke pare ti qe njerezit ia rrasin shpulle tjatrit per nje fjale goje ? E nejse, me tha dhe nje gje tjeter : shume rremuje e shume zhurme bejne ata katunaret andej.

Kur degjova "katunar", e ndala ne vend : hej shoko, i thashe, mos harro se jam duke shkuar ne shtepi dhe je duke folur me nje katunar. Mos ! ia beri ai, dhe u zverdh fare, te mora per francez, madje sa desha te te pyes ç'pune ben ne Albaniii. Jo, jo, i thashe, jam duke shkuar te shoh tim ate se eshte pa qejf. Bej gajret me tha dhe iku.

Nejse, e kisha fjalen tek Migjeni.

Po si nuk e permendi asnjeri ketu qe periudha mes dy luftrave boterore ka qene nje nder periudhat me te begata te letersise europiane, te gjithe shkrimtaret me te medhenj, kesaj kohe i perkasin. 3 me te medhenjte : Proust, Joyce, Woolf.

Keshtu qe fakti qe letersia shqiptare e kesaj kohe ishte vertet me e mira qe kemi pasur ndonjehere tregon se Shqiperia, asokohe, ishte pjese e Europes, te pakten nga ana intelektuale, dmth nga ana e njerezve te mendjes. Dhe kete s'e ka permendur askush, dhe kjo nuk eshte mire.

Shendet.

 E ka permendur disi prof. Uci.

 Vetëm titujt e veprave migjeniane do të mjaftonin për të ndjerë e kapur aromat e një filozofie europiane të tipit ekzistencial të viteve ‘30.

Edhe pertej filozofise. 

Tani, mbase s'ka nevoje te germezohet qe vitet 30-t eshte periudhe midis dy luftrave boterore smiley.

Profesor Uçit ia leshoj vendin ne autobus, por vetem kaq. Me tej, asnje centim. Ate librin qe e ka shkruar nga viti 80, une e kam pasur ne shtepi. Eshte i mbushur me gomarlliqe socialiste. Personalisht, nuk kam kurrfare bese ne asnje veper serioze te botuar ne ate kohe. Me me qejf lexoj bubin kaçurrel te Gaqos sesa mitologjine e Uçit.

___________

Sigurisht qe duhet permendur shume, dhe madje papushim, qe vitet 30 jane vitet e mes-dy-luftrave, se ashtu i bie qe vitet 30 ishin krejt rastesisht siç mund te jene vitet 50 apo 150.

Lufta e pare boterore ka qene traumatizuese per nje brez te tere europianesh. Lufte e çmendur. Perse shkrimet e kesaj kohe jane te gjitha depresive ? Sepse 14-18 iu dha grushtin e fundit iluzioneve ne nje miresi te pretenduar te qenies njerezore. Shto ketu krizen ekonomike, dhe tabloja plotesohet.

"Udhetim ne fund te nates" nuk do te shkruhej kurre ne vitin 1978 por vetem me 1932, ne kulmin e krizes ne Amerike.

Shkurt, mendja e publicisteve shqiptare te asaj kohe ishte ne harmoni me frymen europiane. Dhe ketu ai profesori na ngaterron me Kierkegaardin, kot me kot, pa lidhje. Kafka mund te jetoje shume mire pa Kirkon, por s'mund te jetoje pa luften e 14-18. Pa ndjesine e nje jete absurde, pa kurrfare shprese per te marre vesh.

Dhe e fundit, ku e ka degjuar ky Uçi qe filozofia e viteve 30 ishte ekzistenciale ? Sartre s'kishte dale ende ne ate kohe, eshte nga 45-a miku, jo me pare. Mos ka ndermend Heideggerin ? Por as ky, s'kishte kurrfare lidhje me filozofine ekzistenciale. Atehere ?

 Sigurisht qe duhet permendur shume, dhe madje papushim, qe vitet 30 jane vitet e mes-dy-luftrave, se ashtu i bie qe vitet 30 ishin krejt rastesisht siç mund te jene vitet 50 apo 150.

E mire, se vitet 30-te xhanem mund te te kujtojne fundin e "prohibition" (heqjen e ndalimit te alkolit) ne US, dhe gezim i madh per popllin smiley.  

Dakort jam me ty Hurb, qe LIB, Depresioni etj, krijuan kushte te tilla ku nga mizerja "lulezoi" arti, perfshi letersia, filozofia, piktura etj, dhe isma-t/rrymat.  Thjesht mendoj se pavaresisht njohurive apo mosnjohurive ne fusha te caktuara, merret i mireqene fakti qe vitet 30-t ishin vitit 30-t, vitet e mes-luftrave.  

Per Kierkegaardin, duke mbajtur titullin e "babes se ex" atehere nisur nga kjo, eshte bere analiza ne retrospektive.  Une prof. Ucin nuk e njoh, dhe asnje liber/veper s'i kam lexuar.  Keshtu qe refuzoj t'i ve vulen ben apo s'ben.  

E di ti, Monda, se ke ka denuar me çnjerezisht komunizmi yne i famshem ? Te gjithe ata qe e mbanin veten per shkrimtare dhe filozofe. Sepse, ketu do te jesh dakort me mua, apo jo ? nuk ka veper filozofike apo sociologjike te periudhes 45-90, sidomos po them 70-90, qe te kishte qofte dhe kuptimin me te vogel ne vitin 92. E tere vepra e nje jete, e rrenuar fare. Uçi bashke me trimat e tjere, u gjeten befas te shpervetesuar nga demokracia. Tere ate kapital qe e kishin mbledhur me budalliqe, u shemb si kala rere. Kur shoh sot ne CV e disave prej ketyre qe permendin vepra te botuara ne 83 apo 85, une ketu ia plas te qeshurit. Edhe them : ah te mjeret ju.

Nga nje ane me vjen keq sepse komunizmi eshte tallur paq me ta, demokracia i ka zhveshur lakuriq, ua ka nxjerre veten qejfit. Te isha une ne vendin e tyre, as do i permendja fare ç'do te kisha shkarravitur ne ate kohe.

Imagjino, Monda, kur dilte Sofokli Lazri ne TV, im ate ia bente : aaaaaaa le ta degjojme kete, se eshte filozof i zoti, di shume gjera ky, kot s'punon ne Institutin Lenin. Edhe vertet qe pastaj s'pipetinte askush. Kur mbaronte emisioni, im ate ishte tejet i eksituar sepse ndihej me i zgjuar, kishte kapur me ne fund te fshehtat e universit. Pastaj une shisja mend ne klase se thosha im ate eshte intelektual sepse e kupton shume mire Sofokliun. Dhe ketu Etleva skuqej fare se i ati i saj s'puthte nga Sofokliu dhe e zinte gjumi ne minder nga tre-turneshi ne miniere. Cfare gallate, vertet.

_______________

Raymond Radiguet ka vdekur vetem 20 vjeç, ka shkruar nja dy romane qe jane sot klasike te shkollave te mesme. Alain-Fournier ka vdekur 28 vjeç, ka shkruar gjithashtu nje roman klasik, "Le Grand Meaulnes". Te dy ne periudhen qe po flasim. Kjo periudhe ka qene nga ato qe te pjekin vete, me zor madje, dhe qe te percellojne fare. E ketu u pervelua dhe Migjeni yne. 

A.UCI eshte nje nga profesoret e "vjeter" qe vazhdon te punoje dhe prodhoje.

"Labirinthet e Modernizmit" koha  e ka hedhur ne kosh kurse "Mitologjia , Folklori,Letersia" besoj se i ka qendruar kohes dhe eshte me larg ideologjizimit.

Megjthate, edhe ne shkrimin e sjelle ketu , duket fraza dhe stili shkolles sovjetike.

Po Hurb, katunar por fisnik ama. Nuk ja veshe me grusht atij OSBE-se.  Te kish qene ndonje tjeter, plasi grushti. 

Bernard Kouchner e ka qare pershkrimin per ca koke bosh qe i kemi me shumice. Edhe kur i hypin makines, aktin sikur po shkojne ne lufte, thote.

Kam qene njehere ne nje qytet, s'po ja permend emrin, dhe ca kokeboshe me ca makina te shtrenjta ecnin drejt makines sikur po shkonin ne mbledhje ne White House.

Pse? pyeta veten. Pseeeeeeeeeeeeeeeeee Kush i beri te jene keshtu dhe Pse? 

 

Nje pyetje nga salla.Ne momentin qe ti e kuptove qe ajo nuk dinte gjuhen frenge pse e vazhdove ankesen ne gjuhe frenge pse nuk u shprehe ne gjuhen shqipe??Per ate do te ishte e njejta gje mbasi nuk dinte as shqip as freng??

Po ajo kur e pa qe hurbi nuk dinte anglisht pse nuk i foli hungarisht?

(kjo per ti kursyer kohen e pergjigjes hurbit se eshte i zene ne shume tema)

Jo e  bera pyetjen mbasi kur nevrikosem me ndonje ja fus me te shara shqip smiley Ka filluar dhe sekretaria virtuale me sa duket smiley

Per ta kuptuar me mire Migjenin duhet te njohim mire kohen dhe vendin ku u krijua poeti.

Ne kohen e Migjenit, ne qytetin e tij te lindjes kishte me shume se 30 klube, shoqeri burrash ( klubet jane per burrat e jo per grate,kjo eshte arsyeja qe klubi i peshkut nuk ben hajer) , ku diskutohej per shume aspekte te jetes, te letersis, kultures, ngjarjeve te dites.

Kafja e madhe, ishte vendi ku anetaret e klubeve, benin publike diskutimet e tyre. Migjeni per here te pare poezit e tij i ka lexuar ne kafe, ne ate kohe ishte e modes qe i riu te merrej me kulture e sport. Shume vete provonin te shkruanin poezi, te pikturonin, te shkruanin kenge, tregime. Me ka qelluar te shohe piktura ne mure te bera nga keto te rinj per dhomen e tyre te marteses ( krejtesisht pa vlere) , e te ruajtura deri vone.

Ky ambient nuk them se krijoi Migjenin, po i dha mundesin qe poeti te shkruaj lirshem , pa friken e "kritikes", pa dyshimin e deshtimit .

Shqiperia ishte shtet i ri, e njerzit perpinin çdo gje te re, mjaftonte te ishte e paster shqiptare, e tokes se tyre.

 

klubet jane per burrat e jo per grate, kjo eshte arsyeja qe klubi i peshkut nuk ben hajer..

Kurse une mendoj se klubi i peshkut, nese nuk ben hajer, s'e ben pikerisht ngaqe ka pjesmarres me kete lloj mendesie, qe nuk te con gjekundi.

R.Elise:

O murgeshë e zbetë që çon dashní me shejtent,
Që n'ekstazë para tyne digjesh si qiriu pranë lterit
Dhe u a zbulon veten... Cmirë u a kam shejtenvet!
Mos u lut për mue, se due pash më pash t'i bij ferrit.

Unë edhe ti murgeshë, dy skâje po të një litari,
Të cilin dy tabore i a ngrehin njeni-tjetrit -
Lufta âsht e ashpër dhe kushedi ku do të dali,
Prandaj ngrehet litari edhe përplasen njerzit."

Kjo vjershë është nga ato që na ndihmojnë të hedhim dritë jo vetëm mbi qëndrimin e Migjenit ndaj fesë, por edhe mbi njërin nga aspektet më tërheqëse e më pak të studiuara të jetës së poetit, mbi ndjesitë seksuale të tij më se të shtypura. Erotizmi sigurisht asnjëherë nuk ka qenë tipar i dukshëm i letërsisë shqiptare në ndonjë periudhë dhe do të ishte tepër e vështirë të
përmendnim ndonjë autor shqiptar që të ketë shprehur dëshirat dhe impulset e tij intime në prozë apo poezi. Migjeni i afrohet erotizmit, ndonëse në një mënyrë të pavetëdijshme.
Mendohet se poeti ka mbetur i virgjër deri në vdekjen e parakohshme në moshën njëzet e gjashtë vjeç. Në vjershat dhe prozat e tij kemi me bollëk figura grash, mjaft prej tyre prostituta fatkeqe, për të cilat Migjeni shpreh keqardhje dhe interesim seksual së bashku. Janë sytë e përlotur dhe buzët e kuqe që e tërheqin, ndërsa pjesa tjetër e trupit nuk përshkruhet kurrë. Për Migjenin, edhe seksi është vuajtje:

"Ato dy buzë të kuqe
Dhe dy lote të mija
Qenë shenjat e dhimbjes
Kur më vrau bukurija
Kur më zû dashunija
 

E më dogji rinija."

Pasioni dhe epshi janë kudo të pranishëm në poezinë e Migjenit, por po aq i pranishëm është edhe spektri i intimitetit fizik të pasqyruar në formën e brengës dhe neverisë. Ja një nga pamjet e shumta shtazarake të mjerimit, ajo që përshkruhet në poezinë me 105 vargje Poema e mjerimit:

"Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nepër skâje t'errta, bashkë me qejë, mijë, mica,
Mbi pecat e mbykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
Lakuriqen mishnat, si zhangë, të verdhë e pisa,
Kapërthehen ndjenjat me fuqí shtazore,
Kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta,
Edhe shuhet ûja, dhe fashitet etja
N'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja,
Dhe aty zajnë fillin të mârret, sherbtorët dhe lypsat
Që nesër do linden me na i mbushë rrugat."

Sa përpara bëri befas letërsia shqiptare e sa u largua nga folklori i vjetër dhe artificializmat e Çajupit dhe Fishtës! Edhe pse nuk botoi as edhe një libër të vetëm sa qe gjallë,veprat e tij, që qarkulluan dorë më dorë ose në shtypin e kohës, patën një sukses të menjëhershëm. Migjeni çau rrugën për një letërsi bashkëkohore, por që do të mbytej që në embrion. Madje po atë vit që u botua vëllimi Vargjet e lira, fitoi në Shqipëri stalinizmi. Të shumtë janë ata që kanë bërë pandehma për ndihmesën që do të jepte Migjeni nëqoftëse do të kishte jetuar më gjatë. Kjo është një pyetje që mbetet tepër hipotetike, sepse ky zë individualist i protestës së vërtetë sociale pa dyshim do të pësonte fatin e shumë shkrimtarëve me talent të fundit të viteve '40. Vdekja e hershme e ruajti të paktën të paprekur këtë shkrimtar.
Fakti që Migjeni iku kaq i ri, e bën vlerësimin kritik të veprës së tij të vështirë. Edhe pse përgjithësisht i adhuruar, Migjeni nuk ka mbetur pa kritikë. Disa janë zhgënjyer nga proza e tij, po as gama e poezisë së tij nuk është e mjaftueshme që të na japë të drejtë ta quajmë poet universal. Arshi Pipa ka vënë në dyshim edhe vetë zotërimin e gjuhës shqipe prej poetit, kur
thotë: "I lindur shqiptar në një familje me prejardhje sllave, pastaj i shkolluar në një mjedis kulturor sllav, ai përsëri pati kontakt me Shqipërinë dhe me gjuhën e kulturën shqipe si i rritur.
Gjuha që fliste në shtëpi ishte serbo-kroatishtja, kurse në seminar mësoi rusishten. Ai nuk e dinte shqipen mirë. Shkrimet e tij janë plot gabime drejtshkrimi, madje edhe mjaft elementare,kurse sintaksa e tij është larg sintaksës tipike të shqipes. Çka qëndron për italishten e Italo Svevos qëndron edhe më fort për shqipen e Migjenit25". Kritikët stalinistë të pasluftës në Shqipëri pa u thelluar e kanë shpallur Migjenin pararendës të realizmit socialist, ndonëse nuk kanë qenë në gjendje të analizojnë shumë anë të jetës e të veprës së tij, e sidomos pesimizmin e tij shopenhauerian, simpatinë për Perëndimin, seksualitetin e tij të shtypur dhe elementin
niçean, veçanërisht të dukshëm në vjershën Trajtat e mbinjeriut, që për 'komoditet' është lënë jashtë disa botimeve të poezisë së tij pas luftës. Ndërkohë që kritikëve të tillë u ka ardhur për mbarë me kënaqësi ta vështrojnë Migjenin si pjellë të Shqipërisë zogiste 'para çlirimit', ndjen
dhimbje kur sheh qartë se 'kangët e pakëndueme' të poetit, pas dyzet e gjashtë vjetësh diktature të proletariatit, janë akoma më aktuale se kurrë ndonjëherë.

"O kangët që fleni reliktet e mija

25 kr. Pipa 1978c, f. 134.
 

Q'ende s'keni prekun as një zêmër të huej,
Vetëm unë me ju po kënaqem si fëmija
Unë - djepi i juej, ndoshta vorr'i juej."

Rrugën drejt bashkëkohësisë në letërsinë shqiptare e mori edhe një poet tjetër, i cili gjysmë shekulli më pas do të konsiderohet nga shumë vëzhgues si poeti më i madh i Shqipërisë në shekullin e njëzetë: Lasgush Poradeci26 (1899-1987).

 nuk jam shume dakort me kritiken e arshi pipes, njeri pa talent ky.

se ai e ka te pamundur ta kuptoje migjenin.

edhe pikasos po t'ja analizoje pikturat do te dali ne perfundim qe ky nuk di te pikturoje dhe aq mire, ngaqe nuk i ben vijat te drejta, i rrjedh boja gjithandej dhe nuk e mbush telajon te gjithen, duke lene te duket shpesh kanavaca. 

ato gjerat, o arshi, migjeni i ka bere me vetdashje te plote. e para poeti ben ligjin tek teksti i tij, dmth eshte vete zot e shkop i gramatikes, sintakses dhe nenes se tyre bashke. 

migjenit i interesonte ne poezi veçse forca e shprehjes. ai i shkon drejt e ne thelb muhabetit (subjektit) pa i bere dredha plumit, si shume te tjere. dmth pa rene viktime e vargut, pa rene ne dashuri me shkrimet e tij (figurat e sperdredhura letrare psh).

sigurisht ai e urrente veten (per dobesi qe ndoshta ne nuk mund ti dime), prandaj dhe urren dhe te tjeret. per me teper nuk mu ka duk kurre se ka keqardhje per fatkeqet (ai i perdor keta ne fakt vetem si element per te rrit forcen dhe te mund te godase malin, pra natyren e gjerave). nuk di pse, po ja fus si pipa, ndoshta ngaqe ka qene serb. haha !

 

Apo ndoshta sepse derri sheh vetem anen e vet. Pergjigjen e asaj ta kam dhene une me siper, e ke edhe aty me poshte. Mali ishin anadollaket bej e agallare e prifterinj e hoxhallare qe e kishin katandise ate popull si mos me keq, ne nje mjerim te plote ekonomik e kulturor, ne anafalbetizem fatal, e metoda primitive udheheqese. Nuk eshte vetem Migjeni qe shume qarte flet dhe denon keta barkederra anadollak por pothuajse te gjith ata qe kan dite vertete te thone dicka, vertete te pasqyrojne mjerimin e popullit dhe babezine e nje klase te caktuar pothuajse po aq mjerane ne njerzi, dituri e urtesi sa pasardhesit e tyre te diteve te sotme.

s'kishte faj njëri që thoshte se koha e prefeurar e shqiptarëve është e pakryera, mënyra kushtore.

akvll, e di ti qe une i kam harruar keto menyra kushtore etj. Me bej nje fjali me kohen e pakryer (edhe sot e kesaj dite se morr vesh se ç'a do me thene me kete) dhe menyren kushtore. Une di qe ne kemi shum zgjedhime, shume menyra te shprehuri, me shume se gjuhet e tjera europiane, mirpo une edhe kesaj dite qe i flas automatikisht te tera menyrat, nuk e di se ne ç'menyre fola. Ky fenomen ndodh me shum shqiptare. Ma shpjego pakez te lutem. 

po të kishte halla kartë krediti, do ti thërrisnin dajë. : )

Te kjo faqja kishte një mësim të mirë mbi format e foljes në shqip. Lexim të këndshëm. : )

Me sa di une vetem adminat kane mindesi qe t'fshijne komentet, por mendoj qe ai qe e ben kete frikacak,dhe te jeshe fikacak eshte shume e ulet per njeiun, jam kurioz se ku ishte e keqja e poezive?

Flm per pergjigjen korekte berbero.T'mos na puqen mendimet nuk do te thote te urrehemi me njeri tjetrin, debati i ben mire cdo kujt.

SIKUR TE ISH GJALLE

"Kafshate qe nuk kaperdihet,
Asht or vella mjerimi".
Shfrynte Migjeni vite me pare,
Po si do te shrynte per komunizmin,
Sikur te ish gjalle?

 

Mos i fshini komentet o frikacake.

 

Një çast me Migjenin...26/03/2010 22:19:00 Petraq KOTEFont size: Decrease font Enlarge fontimage Petraq KOTEPër mendimin tim, Migjeni është poeti më i madh i shqiptarëve...Për mendimin tim, Migjeni është poeti më i madh i shqiptarëve. Poezia e tij ende nuk është studiuar nga një kritikë kompetente dhe dashamirëse. Poetika e tij shpesh herë është përzier me kohërat dhe sistemet ekonomike që kanë gjalluar këtu. Vetëm një gjë është thënë drejt për Migjenin “ Uragan i ndërprerë! “Nga Petraq KOTEFare rastësisht duke kërkuar një libër në bibliotekën time personale, para disa ditësh, të cilat përkasin në kohë me fundpranverën e vitit 2007. Nga thellësia e viteve ( 1983 ) gishtrinjt nxorrën para syve të mi ( pëmbledhjen ) “ Studime dhe kritikë letrare “ nga autor shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi. Dhe po aq rastësisht, ( O, Zot! ) libri u hap në faqen 188. Në ballë të asaj faqeje është emri i autorit Xhevat Gega nga Shkupi! Nën emrin e tij, studimi me titull: Një çast me “ Kangët e ringjalljes “ të Migjenit, botuar në revistën “ Jehona “ të Shkupit më 7 korrik të vitit 1971. Pra, shkruar 36 vjetë më parë. Edhe pse e dija se për Migjenin “ Uraganin e ndërprerë “ që mua më pëlqen gjithmonë ta quaj “ Uragani i ndalur “ ( veç një çast ), kanë shkruar shumë personalitete të kulturës dhe artit tonë e mbi të gjitha “ Gjiganti “ Kadare; “ Migjeni ose uragani i ndërprerë “ parathënie e Migjeni “ Vepra “ botim i shtëpisë botuese “ Naim Frashëri “, shtypur në Kombinatin Poligrafik – Shtypshkronja e Re, Tiranë 1989. I motivuar nga kërshëria nisa ta lexoj. Më përqasi keq. Aq keq sa mora penën dhe i emocionuar nisa të shkruaj në bllokun tim me shkrim të çrregullt për atë kohë “ Servante “ , e cila “ shkroi këtë studim “, duke qënë fare i ndërgjegjshëm se nuk e shkroi autori që ende nuk e di në rronë apo jo?! E në se, ta përshëndetja nga thellësia e shpirtit tim të butë myzeqar e t’i jepja urimin e jetës më të gjatë. Në të kundërt, mbi varrin e tij të lija çdo mëngjes karafila të freskët, këputur në kopështin e zemrës sime të madhe, me gjithë Shqipërinë, brenda... Por le të shtjellim. Për të përfunduar mendimin tim të kundërt me atë pra, ç’ka është shkruar mbi tre dekada më parë, Migjenin do ta kaloja nëpër këto ujdhesa: 1 - Të letërsisë shqiptare. 2 - Të shoqërisë shqiptare. 3 - Të koherencës shqiptare. Migjeni erdhi në letërsinë shqiptare në mesin e parë të shekullit të njëzetë. Kur Shqipëria ngjyronte në gri, si kështjella Elsinor e Hamletit, mbretit të danezëve. Kur në trojet e saj ishte mykur i ftohti qindravjeçar turk. Kur para tij kishin ardhur Jeronim de Rada, Zef Serembe, Gavril Dara i Ri, don Ndre Mjeda, Lasgush Poradeci, Ali Asllani, Gjergj Fishta, Fan Noli. E para tyre, pesë B- të e Mëdha, Buzuku, Budi, Barleti, Bardhi, Bogdani. Të tëtë të parët, yje në letrat shqipe. Në planin ligjërimor e stilistik tejet të ndryshëm. Në planin dritërues ballkanik, të njëjtë. Kësaj yllësie i mungonte ylli i nëntë. Migjeni, ky poetprozator i dridhmës palcore etnike e plotësoi nëntësinë. Vinte nga shtëpia e së vërtetës, ku brenda kësaj gjallonte Ngrehina e Ëndrrës Migjeniane dhe brenda Ngrehinës, Holli i Modernitetit Metaforik, absurdit, ekzistencializmit. Rrebel dhe trandës. Mësues dhe dashnor i heshtur. Antiarmik. Armik kurrë.. Dhe e vërteta, ëndrra, moderniteti i metaforës poetike migjeniane doli nëpër rrugët e qyteteve, kasollet e fshatrave, nëpër kisha, nëpër xhami, nëpër teqe e tyrbe, nëpër ministri, nëpër frone perëndish. Në trajtë malsori. Në trajtë grushti. Në trajtë “ Lare “. Në trajta tollumash, shtatoresh, deputetësh, perëndish e lakuriq blasfemoi kohën. Shënjoi qenësinë e si aspirata më e thellë e shumëkujt dhe u ngul një herë e për gjithmonë në këto troje besimi e njëkohe ç’besimi. Nuk doli Migjeni për në letërsinë shqipe nga porta e romantizmit naiv kalorsiak, apo nga dera e klasicizmit të mugët, ose rilindja e dyshimt e ndonjë kontinenti letrar edhe pse i njihte mirë ato vise dhe dinte t’i hapte ato porta me pesë çelësat e tij, pesë gjuhët që dinte, serbokroatisht, frengjisht, rusisht, greqisht, latinisht. Ai doli në dritën europiane ( më thoni një poet europian si kalibri i Migjenit?! ) nga placenta poetike e dheut të tij e u rrit duke u përkundur në djepin poetik ku u përkund Homeri me Herodotin ( Thesprotas ) e rinoi e burrëroi po në shtratin e poetik ilirë. Poetikën e Migjenit nuk e frymëzoi kurrë evolucioni dhe revolucioni politik i majtë ( Komuna e Parisit, Ai i Tetorit në Rusi ) të cilit autori i vesh kryekëngën “ Parathanja e parathanjeve “. Atë nuk do ta frymëzonte as ai kapitalist ( në se Migjeni do të ishte mbi 96 vjeç sot dhe gjallë ) që për hirë të së vërtetës ka triumfuar mbi atë rozë, në të gjitha fushat. Apo një i tillë që unë nuk e di. Ai përsëri do të shkruante me të njëjtin nerv. Me të njëjtën zjarrmi poetike në këtë Shqipëri që mbeti përsëri e akullt për pjesën dërrmuese të shqiptarëve sikur në kohën e dumbabistëve. Edhe thirrja për kryengritje që bënë poeti tek “ Zgjimi “ ishte aktuale dje në diktaturën komuniste shqiptare, por e përmbysur. Në kryengritje thirreshin tashmë elitarët e mendjes të cilë u burgosën dhe pushkatuan barbarisht, vetem e vetëm pse dinin më shumë se klasa politike që u instalua në Shqipëri më 29 nëntor 1944 dhe kishin kulturë Europerëndimore. A nuk u “ pushkatua “ Mitrush Kuteli?! Lexoni “ testamentin “ e tij! A nuk u “ vra “ Petro Marko? Lexoni “ iIntervistë me vetëveten “, “ Një emër në katër rrugë “Poetekën e Migjenit e ngjizi dhe frymoi Shën Shqipëria dhe vetë Shën Migjeni. Froni i Migjenit ishte tashmë i vendosur përfundimisht në shtëpinë Shqipëri. Kryeamiljar i së cilës ishte Zogu. Poeti derdhte ide ndryshimi në konakët e kësaj shtëpie, e dilte me ‘to, mbi idetë e të parit të shtëpisë. Ahmet Zogu nuk e nxorri asnjëherë jashtë shtëpie e derën nuk ia mbylli. I cenzuroi botimin. Ai nuk arriti t’i ndalonte poezinë e në burg nuk e futi. Zogu e dinte mirë se rinia dhe dituria shqiptare aso kohe ushqehej me shpirtin e Migjenit në dorëshkrim... por nuk e pushkatoi! Migjeni nuk botoi sa qe gjallë, asnjë vepër të plotë, përveç disa vjershave në shtypin e kohës, si dhe disa proza të shkurtëra që ai i quante “ novelëza “. Vepra e tij kryesore “ Vargjet e Lira, 1944 “ dhe “ Novelat e Qytetit të Veriut “ erdhi prapa vdekjes së Migjenit. Kjo do të thotë që Migjeni nuk vdiq! Është e sotmja familjare, jo, ajo shtetrore, ajo që i dha vendin e plotë Migjenit të “ diskutuar “ në panteonin e letërsisë dhe shoqërisë shqiptare. Është mbesa e tij Angjelina Ceka ( Luarasi ) ajo që e nxorri përfundimisht në “ dritën “ e përsëri natës me “ Vepra “ mbledhur dhe redaktuar nga i ati i saj Skënder Luarasi në 3000 kopje, botuar e plotë në “ Gorenjski Tisk “ Slloveni, që për fat doktoreshë Ceka m’a dhuroi në këmbim të një poezie për Migjenin që kam botuar tek libri im poetik “ Humbja “, 1999, gjatë përurimit të po kësaj vepre në bibliotekën publike të qytetit të Fierit më 26 03 2003 nga poetë dhe shkrimtarë shqiptarë. Por le të kthehemi në gjalljen fizike të Migjenit. Miku i tij i ngusht, doktor Jakov Milaj, ai që u bë më pas pionieri i parë i antropologjisë shqiptare dhe asnjëherë kunat i Migjenit( ! ), me librin e tij të famshëm “ Rraca Shqiptare “, botuar në vitin 1942 ( Migjeni kishte vdekur fizikisht atë kohë, 1911 - 1938 ), ish ministri i bujqësisë i qeverisë Bushati. Ai që me motrën e Migjenit Ollgën i ndenjën tek koka në spitalin “ Valdes “ të Torinos më tha me gojën e Migjenit: E di mirë që Ahmet Zogu i ka lexuar të gjitha poezitë e mia. Ai është kryebjraktar, tiran, tinëzar, por jo i paditur! ( Pohim i Migjenit ). Ashtu siç e di mirë që më quan armik. E ku ta dinte Migjeni se do ta lexonte më vonë edhe Enver Hoxha, për ta shpallur armik të pa shpallur e botuar të cunguar. Vini re me kë komunikonte Migjeni! Ndonëse në pamje të parë të pangjashëm, një simetri e bukur dhe çmendurake i lidhte me njëri tjetrin këta “ monstres sacres “( Ismail Kadare ) . Lasgushi asnjëherë nuk e pranoi politikën e majtë në artin e tij. As të djathtën. Këtë e verteton dhe vulos “ mbyllja “ e ateliesë së tij, kur kishte prodhuar në të vetëm dy vëllime poetike. Nuk është pak? Vallë nuk do të ndodhte kështu edhe me Migjenin?! Them se po. Edhe Migjeni do ta mbyllte “ atelienë “ . Vëndin ku u prodhuan edhe aty, vetëm dy vëllime, siç “ Tutoni me flokë të verdhë “!... Atyre u mjaftuan për të qënë Maja Arti vetëm dy vëllime. “ Vallja e Yjeve “ dhe “ Ylli i zemrës “ i pari, “ Vargjet e Lira “ dhe “ Novelat e Qytetit të Veriut “, i dyti. <!--[if !supportEmptyParas]--><!--[endif]-->“ Dhe dëshirat u plotësuan “ ... shkruan një vit, një herë, një kohë i nderuari Gega, pas britmës poetike migjeniane: <!--[if !supportEmptyParas]--><!--[endif]-->... Na të birt e shekullit të ri Vllazën të lindun e të rritun në zi Kur tinglloi çasti ynë i mbramë edhe fatlumë ditëm me thanë: S’duam me humb Në lojë të përgjaktë të historisë njerëzore Jo! Jo! S’i duam humbjet prore duam ngadhnjim! Ngadhnjim ndërgjegje dhe mendim të lirë!... <!--[if !supportEmptyParas]--> <!--[endif]-->( Migjeni. “ Të birt e shekullit të ri “ <!--[if !supportEmptyParas]--> <!--[endif]-->Ideali më i lartë i shtresave të gjëra u sedërtua. Të birt e shekullit të ri ngadhnjyen... <!--[if !supportEmptyParas]--> <!--[endif]-->O zot! Për ç’ngadhmjim bënë fjalë autori i studimit migjenian? Kush ngadhnjeu? Kush triumfoi në anët e kufirit që ndante Shqipërinë nga Shqipëria?! Kush u sendërtua? Socializmi? Andej ai sllav, këtej ky sllavo – enverian? Andej ( në Çamëri ) kapitalizmi grek, këtej komunizmo – socializmi shqiptar?!Apo të spostohemi në kohët tona: Kapitalizmi? Ngadhnjeu vrasja e evolucionit, njerëzor, lirisë së brend0δshme dhe asaj të jashtëme të individit dhe shoqërisë, gjuhës dhe letërsisë së vërtetë shqiptare, i nderuar zoti Gega. U shkërmoq sendërtimi... Fishtën e pushkatuan të vdekur. Vinçens Prenushin e grinë. Musine Kokalarin e kancerosën në burgun e ferrit në Spaç. Sefulla Malëshovën e tretën pa e futur në dhe’ në Fier. Trifon Xhagjikën e prenë ditët e krishtlindjeve, më 23 dhjetor 1963. Ditë për të cilat ishin bërë theror nga turqit fshatra të tërë në Tepelenë, siç dhe fshati që e lindi. Genc Lekën dhe Blloshmin i qemerosën në brigje lumenjësh. Dhe kur ngadhnjeu e triumfoi vrasja e pasmigjenëve, këtu, por edhe atje ku jetoje ti ( në trojet e tua etnike ), vrasja e vegjëlisë kishte supertriumfuar. Vegjëlia ose skllevëria socialiste nuk ishte gjë tjetër veçse “ Lule e Vocërr “ me tolluma të pa shqyera, por me shpirt të shqyer, që dukej sikur do të hante, por edhe e hëngri Shqipërinë e mjerë... ... E ngritëm grushtin për me luftue ndër luftra të reja dhe me fitue... Kur shkroi këto rreshta, poeti ynë i shpirtit njerëzor. Poeti ynë jo i dhimbjes krenare, por i krenarisë së dhimjes, nuk ishte i majt edhe pse kishte lexuar “ Revolucioni dhe arti Francezë “, as i djathtë, ishte thjesht poet. Poet pararojë. Poet ngadhnjimtar. Poet qytetar. Askush nuk e kuptoi Migjenin se ai i gjendej vetëm fizikisht, poetikisht si Ai, kohës dhe kombit. Shpirtin e kishte te Shqipëria e Shpirtit. Prandaj dhe vdekja e mori shpejt dhe çoi atje. Në atë kontinent me pak shqiptarë, njerëz. Në ato troje ideale të dashurisë së Dante Aligerit. Dhe mirë bëri! Migjenin do ta pushkatonte komunizmi. A nuk do të ishte ideali i mijëra herë pushkatimit prej diktatorëve një varg i tillë në vjetët e pas vdekjes së tij?! Në vjetët e diktaturave?! Jam tepër i sigurt që do ta kishte pushkatuar edhe “ Koha Jonë “ , e sotmja, por në një formë tjetër. Me automatikun e mosvëmendjes, me mitralozin e mospërfilljes, me topin e përçmimit. A nuk janë të gjithë poetët shqiptarë në një farë mënyrë të pushkatuar nga shteti i tyre sot?! Përveç disa shërbëtorëve. Më vjen mirë që Migjeni nuk ka asnjë Kohë shqiptare, nënë. Prandaj ai nuk vdes në vdekjen poetike, në vdekjen shoqërore. Jam i sigurt që do të rroj gjatë. … Vllazën të lindur e rritur në zi... Oh, sa shumë që jemi, nga këta vëllezër! Por njerëz, njerëzor. Ja, vetëm kaq. Fare pak. Por sa shumë peshon kjo fjalë. Kjo njësi gjuhësore e shenjtë për Migjenin, njeri. Për Migjenin poet. Për Migjenin gjuhëtar, Për Migjenin mësues. Idetë e tjera për të ishin shtazarake. Ishin jo, normale. Ishte… thotë Gega,- u fitua liria, nuk është më zia!. Idetë e veta Migjeni donte t’ia linte për jetë ... një geni të Ri... dhe geni i ri ... të lindet një njeri!... As niçean por edhe as i rëndomt. Jam i sigurt se po të ngjallej Migjeni edhe sot në këtë ditë pranvere të vitit 2007, të njëjtin subjekt do të këndonte, ndoshta në të njëjtën formë a stil të njëjtë. Absurdin do të poetizonte, ekzistencializmin. Shqiptarët janë në zgrip të kohëve modern. Është katastrofale të afrosh Migjenin me ekstremet ekonomike, politike. Migjeni siç shkruam pak më parë është revolucionar i shkencës “ Njeri “. E zhvillimi i kësaj shkence duket tepër largë e shumë më largë ndër gjindjen e lindjes së tij. Dhe ndodhia do të ndodh kur shtatore për popullin ( njerinë ) të jenë perënditë e dheut, prifti, hoxha, babai i teqesë, Ahmet Zogu, Mustafa Merlika, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano dhe ata që ende nuk kanë ardhur ose shuguruar nga bandat politike si perëndi të reja. Dhe Ndodhia me emrin e “ Ardhmja “ nuk do trokas në portë e kurrë s’do të hyj në derë a dritare. S’do të ket nevojë. Njeriu i ri do të jet brenda. Ai do të jet Migjeni i lindur në miliona Migjen ( shqiptarë ). O vullnete të ndrydhuna! O vullnete të shtypuna! Shkundni prangat të mbrapshta E me brimë ngadhnjyese Me hove viganësh, dëshirash flatruese turrnju...  “ Zgjimi ‘ Migjeni Migjeni nuk shpreson tek e ardhmja. Migjeni e urdhëron të ardhmen dhe pyet koherencën: A ke njerëzi? Siç urdhëroi të djeshmen nga e parëdjeshmja, por e djeshmja ( socialiste ) doli dështake dhe gënjeshtare. Ai nuk bënë “ turrje “ për kryengritje fatale, të lara me gjak. Migjeni dhe universi i tij letrar, nuk janë bijë të kushtrimit rrënimtar, që mbi ato rrënoja pastaj, të ngrihet “ Bota e Re “. Migjeni, biri i shekullit të ri dhe kënga e tij, a nuk janë Ati, biri dhe shpirti i shenjtë, dibran i Dibrës së Madhe, i fshatrave ortodoksë shqiptarë të Rekës, i Shqipërisë që ligjëroi Krishterimin dhe siç e ligjëroi e ç’ligjëroi atë, duke u konvertuar në muslimane dhe mbetur përjetësisht pagane?! Shumë shkruan për Migjenin edhe i kunati i tij, i dituri i Shqipërisë Skënder Luarasi. Shkroi edhe Ismail Kadare dhe përsëri diçka ende nuk është thënë. Kështu do të jet gjithmonë për Migjenin. E rëndësishme është të themi gjithmonë të vërtetën!  

Nje shkrim qe nuk i humb vlera as tani e as mot ...

apo jo , sokratet na kane mbytur

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).