Na jepni ndonje djete, ose metoda per dobesim. Po te keni qene vete te shendoshe, ca metodash keni perdor ju, sa kile keni rene, e per sa kohe jeni dobesuar.

47 Komente

Kushoja im, qe ka shku 200 kile, po pret me padurim pergjigjet.

 Shif HIIT, vetem dieta seshte efektive

 

                                                                                                                                                                                       .                        Per 1 jave – 4-6 kg     Nga Spitali SACRED HEART MEMORIAL , dhe perdoret per pacientet me mbipeshe qe te humbin peshen shpejt, sidomos perpara nje operacioni SUPA BAZE -- QE DJEG DHJAMIN  6 QEPE TE MEDHA1 (OSE 2) KUTI ME DOMATE (COPA)1 LAKER TE MADHE2 SPECA JESHIL½ TUFE SELINO4 FILXHANA UJE1 TUFE MAJDANOS½ LUGE KAFEJE KRIPE1 LUGE KAFEJE PIPER I presim perimet ne copa te vogla dhe te mesme dhe shtojme ujin. I vendosim te zjarr te forte te ziejne per dhjete min. E ulim zjarrin dhe i lejme te ziejne deri sa te behen perimet.Kjo supe hahet sa here qe keni uri. Hani sa te doni, kur te doni. Kjo supe nuk i shton kalori organizmit, prandaj sa me shume hani, aq me shume peshe do te humbni. Nqs do te hani vetem supen per nje kohe shume te gjate, do te pesoni denutricion(mosushqim).  DITA E I-Hani te gjitha frutat, pervec bananeve.Pjepri dhe karpuzi kane me pak kalori.Hani vetem supe dhe fruta. Pini uje, caj pa sheqer, leng frute pa sheqer. DITA E II-Hani te gjitha perimet. Hani sa te mundeni te gjitha perimet, te fresketa ose te konservuara. Mundohuni te hani perime me flete jeshile,dhe evitoni fasulet, bizelet dhe misrin. Hajini bashke me supen. Ne darke te kesaj dite shperbleheni vehten me nje patate te madhe ( te pjekur apo te zier) me gjalp. Mos hani fruta. DITA E III-Hani supe, fruta,dhe perime sa te doni. Mos hani patate. Nqs e keni ndjekur dieten per 3 dite dhe nuk KENI BERE HILE, do te keni humbur nga 2 deri 3 kg. DITA E IV-Banane dhe qumesht te skremuar(light)Hani deri 3 banane dhe pini sa me teper uje sot, bashke me supen.Bananet kane shume kalori dhe karbohidrate,ashtu si edhe qumeshti, por kete dite trupi ka nevojeper kalium,karbohidrate, proteina dhe kalcium. Keshtu ulet dhe nepsi per embelsira. DITA E V –Sot mund te hani 280-560gr mish vici dhe 6 domate te fresketa .Pini 6-8 gota uje qe te shplahet trupi nga acidi urik. Hani supen te pakten 1 here ne dite. DITA E VI-Mish vici dhe perime. Hani sa ju don zemra, mish vici dhe perime me flete jeshile, por jo patate. Mos harroni te hani edhe supen. DITA E VII-Kafe, pilaf, leng frutash pa sheqer dhe perime. Ngopuni, ngopuni dhe perseri ngopuni. Mos harroni supen te pakten nje here ne dite edhe sot.     Kete diete 7-diteshe, mund t’a beni sa here desheroni. Nqs do ta ndiqni rregullisht, do te pastrohet organizmi nga papastertite dhe do ndieni nje levizshmeri jo te zakonshme. Mbas 7 ditesh te dietes do te ndiheni me te lehte me 4 deri 6 kg, duke pasur energji pa kufi.Vazhdoni dieten per sa kohe desheroni, dhe do te shikoni ndryshimin.Kjo diete djeg shpejt dhjamin dhe shpjegimi eshte se do te harxhoni me shume kalori, nga sa do merrni.Gjate dietes ndalohet te pini pije alkolike, sepse duhet te largohet dhjami i depozituar ne organizem. Nderprisni dieten 24 ore perpara se te filloni te pini alkol.Mqs aparati tretes i cdo personi eshte i ndryshem, kjo diete do te veproje ndryshe tek cdonjeri. Nqs nuk do te beni hile, qe mbas dites se trete do te keni me shume energji se diten kur filluat.  ABSOLUTISHT JO-BUKE,ALKOL,PIJE FRESKUESE (as ato light)Pini:-Uje, caj pa sheqer,kafe pa qumesht, leng frutash pa sheqer.     Mund te hani supen sa here ndieni uri. Hani sa doni. Kujtoni, sa me teper hani, aq me shume peshe do te humbni.  Mos hani te ferguara ose buke.  Mund te hani pule te pjekur ne skare ose ne furre ne vend te mishit (gjithmone pa lekuren). Gjithashtu vetem per nje dite, mishin, mund ta zevendesoni me peshk zgare.   Nqs merrni ilace, ato nuk ndikojne mbi dieten, dhe anasjelltas. 

 Per me humb 1 kg peshe duhet me pas nje deficit prej 3500 kalorish (afersisht)... ca jane kto disinformime, 4 kg ne 1 jave thot. 

Harroje dieten pa levizje thuji atij kusheririt, nqs do te dobesohet duhet te lodhet, kaq e thjeshte.

Nqs. kusheriri yt jeton ne Amerike dhe peshon 200 kile, duhet thene se i ka keq punet. Kjo, jo per te hequr shpresen, por per te thene qe duhet te merret seriozisht me kete pune dhe ta konsideroj obesitetin ashtu sic eshte, pra nje semundje me efekte serioze mbi shendetin.

Nuk egzistojne djeta per t'u dobesuar. Egziston vecse menyra te shendetshme te te ushqyerit dhe te te jetuarit. Kush ju thote te kunderten, po ju mashtron ose po ju keshillon dicka te demshme. Ki parasysh se nje djete ipokalorike nga nje ane ul sasine e kalorive, por nga ana tjeter ul edhe ritmin e metabolizmit. Kjo nuk eshte gje e mire. Kur fillon te lodhesh nga djeta dhe fillon te hash si me pare, metabolizmi i ulet ben qe te shendoshesh me shpejt se c'u dobesove.

Me poshte nuk do te te keshilloj nje djete, por disa keshilla qe ndihmojne ne te jetuarit te shendetshem. Nuk po i radhis sipas nje logjike te caktuar. Thjesht sic me vijne ne mendje.

1 - Fli para ores 12 dhe jo me shume se 8 ore. Fli ne nje ore te caktuar dhe zgjohu ne nje ore te caktuar, cdo dite. Mos e ndrysho orarin pervecse ne raste te jashtezakonshme.

2 - Nje njeri i rritur ka nevoje mesatarisht per 1500-2000 Kilokalori ne dite. Te gjitha kalorite e teperta rezervohen ne formen e dhjamit. Proteinat, karbohidratet dhe vitaminat dalin me jashteqitjen. Nqs. do te dobesohesh duhet te shpenzosh me shume energji nga sa konsumon.

3 - Shiko me kujdes tabelen e vlerave ushqimore tek konfeksionet. 2 biskota e gjysem kane rreth 100 kilokalori. 1 cokollate 100 gr. ka rreth 500. Per te ngrene nje cokollate mjafton 1 minute. Per te konsumuar energjine e nje cokollate duhet rreth 1 ore vrap me te pakten 8 km/h.

4 - Evito totalisht ushqimet e gatshme, fast-food-et, junk-foodet.

5 - Evito pothuajse totalisht pijet e embla. Kur ke etje mos pi Coca-Cola, Fanta etj. Pi thjesht uje.

6 - Evito koktejlet alkolike. Alkoli eshte shume kalorik.

7 - Evito cigaren. Cigarja nga nje ane rrit metabolizmin, por nga ana tjeter te rrit deshiren per te konsumuar ndonje ushqim te shpejt apo pije sa per te hequr nga goja shijen e keqe te saj. Ne fund te dites shume e kalorive te tyre behet e konsiderueshme.

8 - Ha sa te mundesh perime dhe fruta. Kane shume pak kalori dhe jane teper te shendetshme.

9 - Konsumo karbohidrate (buke, drithra) dhe indyre gjithashtu, por ne menyre te kontrolluar. Jo vetem trupi, por edhe vete proteinat kane nevoje edhe per keto ne menyre qe te sintetizohen. Ne te kundert do te humbasesh mase muskulore.

10 - Vrapo. Ec me ritme te shpejta. Dil bej nje xhiro. Shko ne palester. Bej sport.

11 - Evitoje sa te mundesh televizorin. Pervec efekteve te tjera teper te demshme, ndjekja e televizionit promovon nje jete sedimentare. Bej nej jete aktive. Leviz.

12 - Pi uje. Nje njeri i rritur ka nevoje per mesatarisht 1.5 litra uje ne dite.

13 - Mos ha sallamra, apo mishra te tjere te trajtuar. Ha mish por mos e egzagjero. Mishi ka nje efekt pozitiv sepse te jep nje efekt ngopje edhe e sasira te moderuara. Shoqeroje me sallate.

14 - Ushqimi duhet te varioje cdo dite. Trupi ka nevoje per vlera te ndryshme ushqimore qe vecse nje ushqim i variueshem mund te garantoje.

15 - Evito embelsirat pas buke. 1 embelsire permban kalori sa nje dreke apo nje darek komplete.

16 - Se fundi, po te jap vecse nje shembull (jo diete) per te te shpjeguar praktikisht se si perkthehen ne realitet keshillat e mesiperme:

- Zgjohesh ne ora 7.30

- Pi nje gote me qumesht dhe kafe si edhe nje briosh ose 3-4 biskota

- Shkon ne pune ne kembe. Nqs. e ke larg, zbrit dy tre stacione me pare dhe pjesen tjeter beje ne kembe.

- Mban me vete nej shishe me uje dhe sa here qe ke etje pi ndonje gllenjke.

- Per dreke ha thjesht nje panine (JO hamburger) me brezaola ose proshute gjel deti dhe nje shishe uje.

- Pasdite nga ora 3-4 ben ate qe quhet "zemer" me nje koker molle. (Mos harro: mollet jane shume te mira per shendetin. Ha te pakten 1 molle ne dite, je apo nuk je i shendosh)

- Ne darke, si pjate te pare, nje pjate oriz sade (thjesht te zier, pa indyre, pa asgje tjeter. Orizi ne darke eshte shume i mire pasi ne ndryshim nga karbohidratet e tjera, ai metabolizohet gradualisht dhe ben qe ne mengjes te mos cohesh i urritur), si pjate te dyte nje byftek te shoqeruar me nje kontorno perimesh (sallate).

Kujdes!!! Sa me siper nuk eshte djete. Eshte vecse nje shembull. Nuk duhet ta besh dite per dite. Duhet ta variosh.

Tani, i mbetet vecse kusheririt tend qe te vendosi se cdo bej me trupin dhe me jeten e tij. Do vazhdoj te jete nje "consumer" subjekt i tregetise dhe reklamimit te paskrupullt te industrise ushqimore dhe te nej lloji ta caktuar "way of life", apo do ta gezoje trupin dhe jeten e tij ne shendet dhe me gjithe dinjitetin e mundshem.

Per te bere kete ai duhet te kete nje vullnet te mjaftueshem per te ndryshuar zakonet e demshme te te ngrenit dhe te te jetuarit. Jo per nje muaj. Jo per nje vit. Por per gjithe jeten.

Me kaq po e mbyll.

Nqs. ke ndonje pyetje me thuaj.

Ciao

Edhe dy-tre pika te tjera qe me kaluan nga mendja, por qe jane teper te rendesishme:

17 - Kontrollo rigorozisht, derisa te te behet nje zakon, sasine e ushqimit qe fut ne trup. Nje porcion ushqimi, qofte pjate e pare, e dyte apo kontorno duhet te jete mesatarisht prej 120 gramesh.

18 - Mos ha me shpejtesi e me ngut. Rezervoji kohen e nevojshme ngrenies. Bej qe asgje te mos te te shqetesoj ndersa ha. Mos ha ndersa punon apo shikon televizor. Bluaj me dhembe cdo centimer kub te ushqimit qe fut ne goje perpara se ta pertypesh. Kjo eshte shume, shume e rendesishme jo vetem per tretjen por edhe per anen psikologjike. Nqs. ti ha me shpejtesi te duket sikur s'ke ngrene dhe nuk i le kohe trupit qe te marre veten e te kuptoj, nese i duhen apo nuk i duhen me kalori.

19 - nese menjehere pasi ke mbaruar ngrenien ke ende urri, prit 10 minuta perpara se te shtosh racionin. Shpesh here kur kemi ende urri eshte vecse per inerci te te ngrenit dhe jo nje nevoje reale e trupit.

20 - Nqs. e beni pazarin ju vete, mos e beni kurre ate kur jeni te urritur. Do te blini ushqime te panevojshme dhe shume kalorike. Kur ben pazarin ushqimor duhet te te udheheqi mendja dhe jo nepsi apo stomaku.

Olsi, ti duhet te jesh gjithnje i uritur, perderisa e shkruan dhe fjalen uri me rr. smiley

Une per vete, kam provu ca dieta, e keqja eshte se pasi mbaron dietat, nuk arrin te ruash te njejten menyre dhe regjim ushqimi, dhe meqe te ngrenit eshte nje nga kenaqesite qe s'kam nder mend t'ia mohoj vetes kurre, ia lejoj vetes nja 5 kg mbi peshe maksimumi, po kaloi me shume ndizen dritat e alarmit, bien kambanat e dietave... smiley

Ne fakt, cdo gje varet nga metabolizmi i njeriut. Per njerezit qe kane metabolizem te ngadalte, ku hyj dhe une, eshte mire qe darka te mos jete e rende, sallatra ose fruta. Mengjesi dhe dreka te hahen normalisht, pa ekzagjeruar ne racion dhe se hengre nje cokollate me teper gjate dites s'te ben gje, per me teper dhe kur ben aktivitet fizik, palester psh.

Por problemi i djalit ne fjale eshte tejet me serioz, kam pershtypjen se ne kete pike zor se i mjafton nje diete per t'u dobesuar. Do trajtim mjekesor, mendoj.

Me thene te drejten Ana, jam nga ata tipa qe harrojne te drekojne apo darkojne.
Por ama kur jam para nje pjate qe meriton vemendje, nuk hezitoj.
Vetem nje gje: Toglimi tutto, ma non il mio briosch dhe kapucion ME KAKAO ne mengjes.
Flm per korrigjimin. Shkronjat dopio i kam fiksim edhe ne italisht. smiley

coje ke Blerina Bombaj plako smiley

DIETE VIENEZE>>

> >

Rregullat kryesore: Pak vaj, pak kripe, uje natyral ose mineral>>

Nuk lejohen ne menyre kategorike: Sheqeri dhe pijet alkoolike. Kjo diete zgjat nje jave dhe duhet te perseritet edhe nje here ne menyre te rregullt. Ne perfundim te dy javeve humbja varion nga 8-10 kg. Dieta fillon te merkuren ose te henen dhe nuk duhen ndryshuar aspak vaktet.>>

> >

Dita e 1-re>>

“Mengjesi”, Kafe nero, turke ose ekspres pa sheqer>>

“Dreka”, Dy veze te ziera, sallate spinaqi te zier me pak vaj dhe pak kripe>>

“Darka”, Biftek i madh, sallate jeshile me pak vaj dhe pak kripe>>

> >

Dita e 2-te>>

“Mengjesi”, Kafe me pak qumesh dhe nje panine integrale>>

“Dreka”, Biftek me sallate jeshile, fruta sipas deshires>>

“Darka”, Proshute koto, 4-5 feta derri ose pule>>

> >

Dita e 3-te>>

“Mengjesi”, Kafe me pak qumesht dhe nje panine>>

“Dreka”, Dy veze te ziera, sallate jeshile dhe domate me pak vaj dhe pak kripe>>

“Darka”, Proshute koto dhe sallate jeshile>>

> >

Dita e 4-et>>

“Mengjesi”, Nje kafe dhe panine>>

“Dreka”, Nje veze e ziere, sallate karrotash te ziera por edhe te gjalla, pak djathe magro ose pa yndyre>>

“Darka”, Nje gote kos natyral ose me fruta>>

> >

Dita e 5-te>>

“Mengjesi”, Karrota me limon, nje kafe me qumesht>>

“Dreka”, Peshk zgare me domate>>

“Darka”, Nje biftek dhe sallate jeshile>>

> >

Dita e 6-te>>

“Mengjesi”, Nje kafe dhe nje panine>>

“Dreka”, ½ pule dhe sallate jeshile>>

“Darka”, Dy veze te ziera dhe karrota>>

> >

Dita e 7-te>>

“Mengjesi”, Çaj me limon>>

“Dreka”, Nje biftek dhe fruta>>

“Darka”, Mund te zgjidhni nje nga darkat e mesiperme>>

 

Njoh dike qe ka humbur gati 20 kg... nuk i di pasojat qe mund te kete per stomakun, me duket teper e forte. Por pervec kesaj, duhet te nise njekohesisht palestren.

kjo dieta ka qene shume e perhapur ne shqiperi para nja 3 vitesh, dhe madje thonin qe ishte dhe dieta qe perdorte qeveria berisha 1 smiley

Une e kam ne aksion, dhe ka rezultate vertet te mira, vete se kam perdorur ndonjehere, po qe te kete sukses duhet disipline e forte dhe eshte me shume per ato qe kane oreks shume

m'pëlqen si i ke futë në thonjëza vaktet : )

aman se e kam bere dhe une kete

jo vetem qe nuk me dha rezultat

po tani nuk i ha më as mollet jeshile e as karotat smiley

Ne ate peshe(morbide obesitas)ai ka nevoje per ndihme te specializuar urgjentisht, s'ka nevoje per leng domatesh, ndryshe e ka punen keq. Ne raste te tilla iu zvoglojne stomakun dhe i vene ne terapi.

Per keshilla dietash s'kam c'te te them shume nisur nga eksperienca personale, s'me ka rastisur te mbaj.

Pyetja duhet riorganizuar:

sa vjec eshte kusheriri?

sa i gjate?

per sa kohe i ka marre keto kilet?

a leviz ne kembe?

ha shume, ha normalisht... ?

ka semundje te tjera?

Dietat jane thike me dy presa. Sipas statistikave nje pjese e madhe e njerezve i rimarrin shume shpejt kilet e humbura gjate dietave dhe madje edhe shtojne te tjera.

Duhen shmagur kokrrat dhe lengjet qe shesin neper reklamat televizive.

Nderhyrjet kirurgjike keshillohen vetem ne raste ekstreme.

Sidoqofte duhet shkuar tek mjeku, qofte edhe tek nje mjek i pergjithshem.

Me c`kom nigju, ecja, te pakten nje ore ne dite, ndihmon shume ne ri-regjistrimin e ca gjendrave (s`ja maj men emrin) te cilat ndihmojne metabolizmin. Hani fruta-peruta, menjanoni ushqimet e procesuara sa te mundeni, e tervi e verci. smiley duet vullnet per kto gjona, se shumicen prej nesh e merr ana e rutines, e pastaj shajme gjenet "qe edhe ujin e bejne dhjame." 

gjendrat tiroide jane disa nga gjendrat qe ndihmojne metabolizmin.

Sa per gjenetike eshte e provuar shkencerisht qe disa individe jane me te predispozuar te kene High BMI sesa te tjere qe kane metabolizem me aktiv dhe me efikas ceshtje. Jane nje sere proteinash dhe hormonesh qe jane provuar te ndikojne. Dreqin ne bark kane keta, hane sa te duash dhe si shkop jane. E bukura eshte qe kane dale ca studime qe kane provuar qe HIGH BMI ndikon positivisht tek femrat per te parandaluar nje sere kanceresh te rrezikshme (Ovary, breast).

Linja filozofike qe ndjek une eshte "Eat locally, think globally and be happy".

vallaj dieta rruga mo e mire eshte shfrytezimi maksimal i resorseve natyrore te mashkllit dhe te femnes... po kjo nuk eshte dietë, është rregjim smiley

papapa, sa te pamundme i boni gjonat e thjeshta ju poetet smiley

prandaj shume prej "nesh" (çlesh?!) kane vdek ne duele me te tjeret ose me veten smiley 

Dietat skematike qe ndiqen thjesht per te heq disa kile dhe per ti rifituar ato perseri nuk kane funksionuar. Aktiviteti fizik eshte me efikasi per te humbur kalorite e teperta. Dietat me te mira jane ato te pasura me te gjitha elementet ushqimore; proteina yndyrna sheqerna ne raportet e nevojshme. Shpesh jemi te pandergjegjshem se ushqimet qe konsumojme permbajne sasi kalorish te teperta.

Hapi i pare do te ishte informimi mbi sasine e kalorive qe permbajne llojet e ushqimeve qe konsumojme. Hapi i dyte do te ishte moskonsiderimi i ushqimit si psikanalist personal. Hapat e tjere vazhdojini vete...

Hapi i dyte do te ishte moskonsiderimi i ushqimit si psikanalist personal.

Une po qesh, se shyqyr zotit me iken oreksi, kur merzitem, por nje shoqja ime e kam me te ngrene, edhe buke, jo gje tjeter... me ze tmerri kur e shoh qe perlan 3-4 feta buke nje tu ulur ne tavoline. smiley

A ka ven ajo pervoja e gjysherve tane

Ngrehu nga tavolina i urtuar...

Me thone tendrejten qirij kane qene pa dhjame fare e te forte deri ne oren e fundit.

Po ka pat edhe nji krahasim tjeter me motorin e makines .Ne se "ushqimi" eshte cilesor motori e djeg plotesisht karburantin dhe nuk mbeten skorje . Keshtu dhe robi pas ngrenies duhet te provoje qe .

Nuk gromesin

Nuk ferkon barkun

Nuk do fruta pas buke

Nuk shikon lajme

Ajo teoria e Veres me fasule ketu tek ky Blog tregon qe ka dhjamosje trush smiley

 

Gjithashtu periudhat e gjata te agjerimit jane te demshme. Gjendja e urise dhe hipoglicemia e zgjatur stimulojne gjithashtu kortizolin, hormon me efekte peshe shtuese. Vaktet duhet te jene te moderuara por mos te anashkalohen.

Kusheriri te shfrytezoje mjekesine dhe te shkoje te dietologu smiley

Rrofshi te gjithe per pergjigjet. Ai eshte 1.87 me duket i gjate dhe leviz, nuk eshte tip sedentar.

Po eshte dyfishi i peshes normale :O ! Ndoshta e tepron me te piren?

Nje diete efikase eshte dhe kjo: Ne mengjes te haje gjysem fete buke te holle me gjysem gote kos. Ne dreke 1 fete buke te holle me 1 gote kos. Dhe ne darke gjysem fete buke te holle me gjysem gote kos.

p.s

Orari i zbatimit te dietes gjate dites, nuk shume rendesi. mund ta beje......., para ose pas buke.smiley

hani pak nga te gjitha,mos u çoni te ngopur nga tavolina dhe mos harroni regjimin e fh smiley

Nje diete efikase eshte dhe kjo: Ne mengjes te haje gjysem fete buke te holle me gjysem gote kos. Ne dreke 1 fete buke te holle me 1 gote kos. Dhe ne darke gjysem fete buke te holle me gjysem gote kos.

Hahahaha, kur bie ne kos poplli lyen dhe... smiley E njeh ate barsoleten e shishes te vajit te ullirit? Pak a shume nje variant i kosit.

Menyra me efikase per te ngelur ne forme eshte nje high-stress job. smiley

Nuk e ke kuptuar mire ''dieten'' time.

Lexo me kujdes  p.s  ne fund te komentit, besoj se ke per te vene buzen ne  gaz.

Jo mer qun, une e kuptova mire. Het was zeer duidelijk, bile.

Dieta mo efikase or daje, eshte VULLNETI ene e MBLEDHMJA E MENJES TOP, por TOP FARE FARE ama. Po e dha komanden truni per ate pune, kryhet .

Ma tutje gjinen veglat, dietat, doktorret, dashnoret, traineret, cajrat , vajrat edhe lesh e presh me ca te dobsohesh.

 

kjo metode eshte me e mira hehehe....

a di ndonje njeri ndonje "kunder diete", per tu shendoshur?!

per dietat sdi ndonje gje te madhe, pervec se ditet e para renia ne peshe eshte goxha e madhe (te kap euforizmi etj).me pas, kur ikin kilet e para, dobesimi behet shume i ngadalte;gjithashtu dhe dieta e padurueshme. keshilla eshte qe ne kte faze te mos dorezohesh. dhe ata qe pine cigare te mos bejne gafe ta lene, perndryshe 10k+ pernjehere.fuck the health!!

  • 21 vjec 1.60cm 113kg.ndihme!

    pershendetje te gjitheve....do doja shume ndihmen e dikuj qe e then me fjal te thjeshta mer vesh....(do thoni ju pse  nuk i drejtohesh nje specialisti...keni sh te drejte po une e kam te veshtire..nejse)une jam 21 vjec 1.60cm e gjate dhe peshoj diku te 113kg.....vitin e fundit kam shtuar shume ne peshe por e shendosh kam qen gjithmone po kete vit kam len nam.......nuk jam ndier kec deri tani..po tani kam filluar te mos fle me naten vetem nga qe kam stres qe jam sh e shendosh.....kam ber shum dieta ,,kam arritur te hec deri ne 10 kg per nje muaj..po i kam rimar perseri....duhet theksuar qe nuk ka shum vullnet.....dhe se di deri kur do hec dore nga embelsirat.....jam e lidhur dhe per 2 muaj fejohem do doja te bia ne pesh sa me shpejt te jete e mundur......nese dini dicka do pres sygjerimet tuaja...me respekt Irena

 

duhet theksuar qe nuk ka shum vullnet.

 

Irena ,ky eshte celesi qe ty te ka humbur dhe te takon vec ty t'a gjesh ...Vullneti eshte celesi me i mire . Une e kam provuar vete kete .Mundohu te gjesh vullnetin ,duke i thene vetes vazhdimisht ,qe t'i i ke te gjitha mundesite qe t'a mbash dieten dhe te behesh si ato vajzat ,qe ti deshiron te jesh .Une jam vete femer dhe here kam marre ,here i kam larguar kilet dhe gjithmone qe kam humb kilet ,ka qene frut i nje vullneti te cilin gjithmone i'a kam ushqyer vetes .

Si t'a gjesh vullnetin?!  Vullneti vjen dhe dalengadale,prandaj fillimisht vetem nise,se nisja eshte gjysma e punes dhe pse me e lehta .

ne gjera shume te thjeshta ...se pari vendos nje dite ,kur duhet t'a fillosh dieten ,mbaj shenime rreth peshes (cdo nje jave ,shenoi ne nje bllok ,me datat perkatese ) ,madje qe t'a besh me te fiksuar ,por dhe argetuese ..mbaj shenim per belin e per pjese te ndryshme te trupit ,qe ti do ti rrezosh nga kg e tepert...piketo disa rroba qe i ke me te ngushtat  dhe provoji herepashere (cdo nje jave) ...keto jane detaje qe duken te vogla dhe cave mbase u duken qesharake ,por mua me kane ndihmuar shume dhe me ka dhene rezultat .

Nuk e di prej sa kohesh e ke shendetin e tepert ,se ndikon dhe kjo ...sa me shume vite te kesh me kete shendet dhe sa me shume kg ,aq me e veshtire eshte t'i rrezosh kg ,pra duhet me shume kohe sec do te duhej ,po t'a kishe me te fresket ...Dhjami i vjeter do me shume kohe te shkrije !

Mos e krahaso veten me te tjeret ,dmth ajo mbajti 2 jave ,2 muaj diete dhe rra ..se dhe rrenia e kg eshte individuale ,prandaj mos te dekurajoje ky fakt .....thjesht jepi force vetes per t'a nisur dhe jepi dhe kohe vetes tende ,qe te kesh rezultatet qe do .

Sa per te ngrene ,thjesht elimino brumerat dhe yndyrrnat dhe gjithashtu kufizo sasine psh nje diete qe kam mbajt vete ,pavaresisht se dhe dietat jane individuale .

ne mengjes nje grusht corn flakes me kos (kujdes me sasine gjithmone ),nje kafe (kafen une e pija dhe 3 ne dite ,por kujdes   ,nese ke probleme me stomakun ),dreke -laker e zier ,me cik djathe, ose karrota, speca -mundohu qe cdo gje t'a hash te zier ,se eshte me efikase . darke -kos ose perseri ndonje perim te zier ,si patate Pra ,qe t'i bie shkurt ,ha perime te ziera ,por mos e kalo cakun e sasise . smiley

 

Drag and drop me

BE kete jave vendoska regjimin e vizave me Serbine dhe Maqedonine.

Te flesh gjume sa me shume thone qe dobesohesh.. smiley

Une ne gusht martohem dhe duhet te bija ca kile dhe  kam rene na 10 kile .

Si rashe

1- haja 1 here ne dite dhe vetem ne darke

2-mos pini birra 

3-sa me shume cigare ,  lek borxh pe te lare

4-vini skedina dhe ishalla digjeni per nje ndeshje"smiley

L-M, me duket se e ke vene renditjen gabim:

Hapi i pare eshte venia dhe djegia e skedines, nga inati i saj, fillon te pish shume e shume cigare, se kuptohet ke dhe borxhe per te lare, e duhet te shtrengosh rripin duke i heq vetes te drejten e birrave, pastaj te kafeve e perfundon me nje te ngrene ne darke... kos mundesisht. smiley

 Pastaj, me t'u martuar te hiqet dhe e drejta e kosit, se keto te tjerat, po e po... smiley

Urime, me qe ra fjala.

 dhe pas nje jave direkt ne spital se gjendja paracitet shum e rende......

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).