Kemi nja dy jave pushim ne Shqiperi kete vere dhe po mendoja te beja diku midis Vlores dhe Sarandes. Na duhet nje vend per familje, jo dhe shume shume rremuje. Mua me ka pas pelqyer shume Jala, megjithese eshte plazh i vogel. Cila plazhe te krahasueshme me Jalen do rekomandonit, dhe mundesisht te apt/dhoma me qera, me kuzhine per te gatuar vete.

53 Komente

Dhermiu ka plazh kryeveper dhe ca shtepi lart ne koder ku shikon detin nga dritarja...fantastike. Problem eshte vetem rruga per ne plazh perdite, do te duhet te zbresesh me makine.

Per familjare, eshte mire ne Radhime. Qete, det i mire, shume hotele dhe restorante.

shko ne turqi me mire. i ke te gjitha gati me te njejtin cmim.

Shiko njehere kete, mbase te ndihmon.

www.shtepi-pushimi.al

 

 LEFTY; "....shko ne turqi me mire. i ke te gjitha gati me te njejtin cmim..." 

 

Lefty, po ti sikur njihesh i PD apo simpatizant i Sali Protopapes, si ka mundesi qe i rekomandon njerzit ti harxhojne parate ne Turqi, aq me teper qe ne pozite tani eshte udheheqesi legjendar me jet gjate ne ter kampin socialist (ah me fal, ne ter kampin neokapitalist). Nuk i thone shaka, kryetari me jetgjate, i ngjitur pas  pushtetit dhe kryetarrllikut, me keq se muti pas kepuce. 

E çuditeshme, une qe njihem si kundershtar i tij (ne fakt me ka bere ai vete), i rekomandoj shqiptaret (dhe te huajt) ti kalojne pushimet ne Shqiperi. Ne kete rast, Buall Mavria, duhej te me pergezonte, mirpo ai, ne vendt qe te pakten te me linte rehat, me ngacmon, provokon, nepermjet levave te tij. Nuk e di mavria, se duke u krruar me mua, do digjet vete.  

o Pjer ate sygjerim e dhashe pa pasur fare ndermend ndonje konotacion politik a propagandistik. ishte nje pergjigje e sinqerte, vetem kaq. nuk mbulohet dielli me shoshe..! anyway une gjithmone shumicen e pushimeve ne shqiperi i kaloj

admin,

Do kemi dhe nipin 6-muajsh me vehte. Megjithese ata do rrine vetem nje jave. Gjithe te tjeret jane te medhenj.

Teuta,

Sa larg jane shtepite ne Dhermi nga plazhi? Nuk mund te hecet ne kembe? Edhe rradhima po me duket goxha bukur...

Lefty,

Turqine e kam pare dhe me te vertete i ke te gjitha me te njetin cmim, po kesaj rradhe duam ti kalojme pushime ne jug te Shqiperise.

Ana,

Faleminderit per faqen. Paska oferta interesante...

 

-----

 

Rekomandime te tjera jane te mirepritura...

 Meqe paskeni foshnje me vete, te sygjeroj te mos shkosh ne Dhermi. Fshati eshte i ngritur ne koder, meqe kerkon shtepi, ku edhe te gatuash. Psh, shtepia ku shkoj une eshte shume e lezetshme, ka ambient gatimi, madje dhe nje kopesht per ndonje birre apo skare ne darke, por duhet makine per ne plazh. Hotelet jane me afer plazhit, por jane pak si shume te zhurmshme. 

Radhimen ta sugjerova sepse miqte e mi qe kane femije te vegjel e zgjedhin shpesh, mbahet si zone per familjare. Jane ndertuar hotele dhe shtepi plot dhe jane te mira.

ITS,

Ne keni femije te vegjel me vete atehere shkoni o ne Orikum o ne Sarande. Ne kete menyre po pate ndonje problem shendetesor urgjent me femijen del ne spital menjehere se po qe se do jesh ne Dhermi do lesh koken ne Llogora (spital ne fshat nuk ka). Gjithashtu ne krahasim me Radhimen, Dhermiun a Drimadhen, Orikumi ka det me te ceket keshtu qe nuk futesh direkte e ne thellesi nese keni femije te tjere te vegjel, nderkohe qe Sandra te mundeson te shkosh ne plazhe te ndryshme sipas diteve, por duke e pasur gjithnje jo shume larg qytetin.

Ose me mire futja ne Turqi ne ndonje hotel te hajrit smiley

Edhe une do sugjeroja Turqine por mqs eshte konsumuar them se Dhermiu nuk eshte keq. Hotelet ne breg te detit jane te sikletshem, me mire nje hotel ne faqe te kodres si Drimades ose ndonje shtepi private, por do ju duhet nje makine nese nuk doni te ecni te pakten 30 minuta. Ne Radhime vetem kam kaluar dhe kurre s'me ka ngrohur. Nuk di a funksionin Orikumi sepse duket interesant.

Sidoqofte pergatituni per kushte skandaloze ne menyre qe te mos zhgenjeheni. Turqia do ju duket si parajse. Ja kalofshi mire.

 per mendimin tim merr nje apartament me qira ne qytet ne vlore...kushte me te mira, rradhima 15 minuta me makine ne mengjes.

 jo jo, mos e be ate gabim. Rri ne Rradhime. vetem kur ngrihesh ne mengjes dhe ecen te bregu i detit, nuk ka te paguar. Mund te notosh edhe ne 9 te nates. S'ka kenaqesi me te madhe. pak frike po mua me pelqen. dhe ne darke fare, je me detin dhe pak njerez. mrekulli...s'je ne turma...

? po s'jane te gjithe redneck qe duan te rrine 10km larg robve te tjere smiley po ne qytet ke te gjitha amenitetet, restorante te mira, supermarkete/dyqane..neper keto qytezat "turistike" te rruajne me cmimet e ushqimeve/kinkalerira etj etj...do perfundojne te bejne pazar ne qytet ahaha

 akoma me supermarketet, c'i do, s'je ngopur ketu me superemarkete qe na i dashke dhe kur shkon me pushime? Po dyqanet  c'i do? S'je ngopur me shopping ketu?

e se sdo rri te te mbush mendjen ty - po tjetri do me gatu ne shpi...atehere duhet te kete parasysh qe cmimet e ushqimeve jane shume te larta neper keto zonat e plazhit...plus qe s'ke ca bo atje momentin qe perendon dielli apo nqs iken nga plazhi.

sidoqofte, robi vet e di me mir..kjo ishte keshilla ime. 

Ku ta bejme plazhin- azhin - azhin? Ne Rradhima? -dhima-dhima-dhima. Apo ne Dhermi? -dhima - dhima- dhima.

ITS, ka plotesisht te drejte admini. Shko ne Vlore (pjesa nga Uji i Ftohte ne Orikum) ose Sarande, gjate javes qe do jeni me femi te vogel. Dhe pastaj per qejf dhe pak aventure futi nje Jal "partizonçe". Mua me pelqen me shume se Dhermiu se eshte me qete dhe nuk ka "pordhe" idioteske si ne Dhermi ku kaihere m'darke te duket sikur grate kone more te gjitha parukieret e Tirones me vete dhe po bojne parade m'zhavorr.

"pordhe" idioteske si ne Dhermi ku kaihere m'darke te duket sikur grate kone more te gjitha parukieret e Tirones me vete dhe po bojne parade m'zhavorr.

Prandaj s'me pelqen as mua Dhermiu. Une kam i problem se kur shkoj n'plazh, dua te jem rehat, te mos rri para pasqyres dy sahat, te vesh i pale pantallona te shkurtra e sheshka, te bej nje dore qyfyre, te pime naj gote me shoqnine, po jo... gocat ngrefen maja takave, mundesisht tu kulloje make-up nga vapa, fustankat minimaksifund... na behet koka si fshirese xhami ne femrave, jo me meshkujve.

Pervete preferoj shume Orikumin ose Radhimen. Jala eshte kryeveper, por me cadra refuzoj te shkoj, me pelqen rehatlliku, me thone te drejten. ato 5 dite pushimi dua te me shplodhen kockat tamam.

Unë kam qenë në Radhimë ca herë; kushtet janë relativisht të mira, Vlora është 10 min larg për çdo hall a qejf, Orikumi 5 min larg për pazaret, qetësi, ujë i pastër dhe i cekët në breg, Sazan e Karaburun i ke përballë e kshu me radhë...

 Nje person qe njoh une ishte trash keq fare nga sherbimi perturp dhe mungesa e edukates nga ana e pronarit te hotelit smiley

ehhhh, tani duhet me e vu orën ke 12-a dhe me u nisë me menjen "happy go lucky" dhe mos me pritë shërbim gjithandej (ka vende ku të mbajnë në pëllëmbë të dorës, po mos e kesh personin që njef ti me vete që është edhe içik ters për kshu punësh : D ) smiley

Pas ketij informacioni qe me dhe, nuk do e marr kurre ate personin me vete per pushime smiley

erjon, ky eshte problemi me i madh i atyre aneve, harbutlleku dhe mosmirenjohja qe po u ben biznes. Kam eksperience te hidhur vete. Prandaj rekomandova te pergatiten per keq qe tu duket jo aq keq.

lal pyetja e pare o do me bo pushime apo do me bo atdhetarin?

zgjidhja e pare...mal i zi, kroaci, turqi gerqi.sasia e lekeve e njejte me ate te pushimeve ne shqqiperi.

zgjedhja e dyte.... saranda o vlora.ca jane ne mes o tu vesh plumbin ne goje atyre fshatareve te qelbur.dhermiu o plot me shurre tirane. ku katunarlliku i madh qe mbajne me vete si le me bo plazh larg plehrave qe i kane bo male male. jam ne plazh me ajer te paster me tym makine.aaah sa qejf. me te hy noj tempereRAture ....ishalla ke noj prit me te beku se spitali me i aferte o ne vlore(min 90 min larg) .  ne borsh te vje lopa tu te lepi turite se ke henger bostan. ne jale ngrif cadren dhe nevojat bohen ne det. keto qe pershkrova jane plazhet qytetare se ka edhe maloke qe jane tu ca malin me bo plazh te ri.

Nga eksperienca personale jam kenaqur ne sarande edhe me ushqimin edhe me vendin, kjo persa i perket detit jon. Por pushime pushime kam bere ne tale te lezhes. Une e kam zbuluar pak vone...por plazhi o i madh dhe njerez shkojne shume pak. kushtet jane skandaloze por ato pak kjoska zene peshke me rrjeta dhe peshk me te fresket skam henger ndonjehere.po te besh xhiro buze detit gjen akoma guacka, skelete gaforresh, sfungjer deti, yje deti  e plot gjalllesa te tjera. me plot gojen plazh i virgjer. uji i detit adriatik o i ceket dhe ngrohet shpejto dhe kur ska shume njerez eshte i paster.  Une skam ndenjur aty per te fjetur se udhetonim nga tirana per atje...dhe rruga na hante nja 50 min por une mendoj se ja vlente. Njerzit nuk i ke ngjitur bythe me bythe, mund te lexosh, te flesh, te luash i qete. porosit peshkun nga ora 10 qe ne 12 te shkosh ne restorant dhe ta gjesh te ngrohte ne tavoline.(peshk zggaree eee se mos na kerkoni super pjata te perpunume)

hajt pushime te mbara 

o qafira...po jua them dhe njehere, gjithcka qe thoni qe duhet, e gjen ne vlore ne qytet. Merr nje apartament me qira ne Skele - detin me shkembinj e ke afer, ke kushtet e nje qyteti..dhe po deshe plazh me rere...ke Zvernecin. Car lezhe thu ti mi bu..gruja qenit dmth hahahaha

 

Po duhet te kesh nje makine..merre nje me qira ne tirane, EuroCar ka cmime shume te arsyeshme..dhe ne ate menyre baza ne qytet, per plazh ik ku te te doje shpirti

Per mua, plazhi me i bukur qe kam bere ka qene 10 dit fjetje ne Llogara tek kampi dhe cdo dite ne nje plazh te ri, duke filluar me Palasen dhe mbaruar me Saranden. (Kalamajt me gjyshen)

Ku ta bej plazhin ne Shqiperi?

Te keshilloj ta heqesh nga mendja ket mendim te keq.

 

ngadal mer tullac lol...se nuk eshte aq keq.

...se nuk eshte aq keq.

lol, behet fjale me bo ca pushime e jo me shku ushtar or .........

amon mer si me qen royalty ....masnej, juve aty mase e keni fiksim me dal jasht shtetit smiley po robt qe jetojne "jashte shtetit" mund te vendosin qe nje vere mund te shkojne ne shqiperi per nostalgji, per variacion, per mazokizem...c'te rruhet ty

Ore noshke robi me lart beri nje pyetje, ene une sipas menjes time i dhashe nje pergjigje. Edhe te tjeret sipas menjes se tyre kane dhone pergjigje. I tako robit me lart me vendos, une thjesht du me qene ne regull me ndergjegjen time. Hajt shnet tani ......

Berber, pse je bo kaq pesimist mo? Apo je merzit se s'po liberalizohen vizat e s'te realizohen planet per pushimet jashte shtetit? smiley

E dashuir Ana, nuk jam bo pesimit, por jam thjesht realist. Persa i perket liberalizimit te vizave, sta them per mburje, por kesaj radhe maloku ka me e mbajt premtimin ene une me grun teme kemi per t'shku me ndonje plazh ne Itali, apo Spanje, apo ene Greqi.........lol

ngrofe dhe ti mer berber i her bythen ne diellin evropian smiley

ngrofe dhe ti mer berber i her bythen ne diellin evropian !

Per c'fare dielli ne Europe e keni fjalen ju"? Osht kry! Ne Angli s'ka mo! Bin shi dit e nat! smiley

Pse, ka pas nanjehere diell ne Angli?! andej nga ju vetem shi e mjegull thone qe ka... leqe jemi bere dhe ne ketu si ju andej... na ka marre malli per nje rrezke dielli... smiley

Rrofsh mi Dije, vetem tina me kupton mua. Kemi per gjet ene ndonje plazh nudo e t'ngrofena nga para e nga mrapa e ti nxijme te gjitha pjeset e trupit, ene ato te turpshmet.

smiley

aha, prandaj po na e shan dëtin tone, neve xhepashpuarve te ketushem dhe atyre atdhedashesve te jashtem, se ma paske hedhur hop, shapken mbi sy per vete.... befshi qejf, berbero ngado qe te shkoni smiley

Lutuni qe maloku te na mbaje premtimin dhe ju mor ene ty ene Rushdijen me vehte (kuptohet bashke me grun teme se mos ma morin per keq ca peshq qe m'kon inot) se ne shoqni te mire duam.

vallai berbero, po mu hoqen shpenzimet, une dhe me grune tate rondokope jam gati ta boj...plazhin smiley

 rondokope ??????

Osht fjale e mire apo e keqe?

po a ke thone, qe eshte e rrumbullaket, e shnoshe, si top smiley

rondokope pra

llaf i keq osht smiley

natn e mire

Mire, mire nuk qeka llaf i keq. Ashtu osht, e kam thone qe osht e shnosh topolake ene e bardhe si bora. Kur te kthehet sonte nga turni i dyte kom me i thone: hajde mi ketu o rondokopja ime!     Thanks Ruzhdije ka me ju duk si llaf seksi ene ka me mu dhone sonte. 

une jame nga dhermiu dhe te sygjeroj saranden ose ksamilin, lera qe dhe me makin ne dhermi te duash te shkosh ne plazh do ti hash nja 45-60 minuta ne trafik.. ndersa ne sarand i ke te gjitha afer dhe cmime me te mira se ne dhermi.. jo vetm otelet dhe dhomat por dhe ato qe do te konsumosh jane me te lira.

Kudo qe te vesh rendesi ka tja kalosh bukur dhe te mbushesh baterit..

Ajd!! Pushime te kendeshme!!!

Rrofshi qe te gjithe se me keni dhene goxha opsione. Fakti qe duam ta bejme plazhin ne Shqiperi nuk eshte fare per arsye patriotike. Eshte sepse aty kemi prinder e familje dhe duam te behemi nje grup i madh. Ca do vine per nje jave e ca per dy jave, prandaj nuk deshem ti ngrinim te tere per Turqi, apo tu nxirrnim viza Schengen per Greqi...

Pyetjet e fundit

1) Dikush permendi plazhet e shumte te Sarandes. Une ne Ksamil kam qene dhe ishte bukur, por prane qytetit nuk mbaj mend te kem pare plazhe. Ku jane keto variacione? Distancat?

2) Heren e fundit qe kam bere rrugen Vlore - Sarande ka qene ne Maj te 2008, dhe rruga ishte akoma ne ndertim, sidomos rreth Dhermiut. Sa zgjat kjo rruge tani po te ecesh normalisht (ose ta marresh shtruar) per shofere pa shume eksperience me rruget e Shqiperise, si puna ime?

ITS,pushime te mbara.Ti shko e kenqu me prindet.Keto pushimet e kallabllekshme,sikur nuk para kane sukses.Nuk e di per ty,por duke qene shume vite larg e vetem nuk para gjendemi mire me te aferm e njerez.Ose me mire me pak njerez.

 A i lexo pytjet qe ka bo ai??? Di me iu pergjigj nanjones prej tyre??? Nqs jo ath ca te duhet me dhon men per gjona qe ste pyti njeri???

ITS,

ne Saranda mbaj mend vetem dy plazhe ne qytet: plazhi publik dhe
"Te Pllakat". Plazhi publik s'ka gure te medhenj, por behet vende e popuj.

"Te Pllakat" ka det te mire, 2-3 lokale perreth, por kane gure te medhenj, eshte  siklet te shellehesh ne diell pa shezlong dhe te duhen shapka per te levizur. smiley Ke apartamente dhe vila sa te duash, me kuzhine e verande dhe me cmime te mira. Duke qene se je brenda qytetit, mund te ecesh fare pak per te shkuar ne restorante, apo te kthehesh ne shtepi.

Rruga deri ne Dhermi (me tej s'kam shkuar vjet) eshte shume e mire, eshte shtruar e gjitha me asfalt. smiley

 

 

 

Ne qytet srandjotet bejne plazh nga pllakat, pastaj eshte plazhi i ri, centrali, koha,ne krahun e ksamilit ndodhen plazhi  i manastirit , pulbardha ,etj, shkon me makine per 10 minuta po ska trafik ne qytet, sarande himar 45 minuta ne dimer , ne behar dicka me shume,sarande dhermi 1 ore  20min, kujdes me rrugen se eshte ter kthesa dhe tani qe e kane shtruar pake eshte me e rrezikshme. GJithe te mirat  tja kaloshe mire.

1) Dikush permendi plazhet e shumte te Sarandes. Une ne Ksamil kam qene dhe ishte bukur, por prane qytetit nuk mbaj mend te kem pare plazhe. Ku jane keto variacione? Distancat?

Prane qytetit nuk ka plazhe, por vetem det me bregdet shkembor. Pra duhet ta ulesh sumen neper shkembinj lol., ose te kesh nje jaht dhe te lahesh ne mes te detit. Megjithate nuk jam i sigurte nese maloku i lejon jahtet. Edhe Ksamili qe ka nje bregdet te themi jo shkemor (vende-vende) eshte aq i ngushte sa me dyndjen e njerezve duhet me nejte byth me bythe e me ndigjy pordhet e njoni tjetrit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).