Kur kam qene femije, shkoja shpesh dhe degjoja historite e nje dervishi plak qe e kishte shtepine ngjitur me gjyshen time. Histori me xhinde, shtojzovalle, dhe magjira qe lidhnin e zgjidhnin njerez. Histori te tilla kane pasur nje ndilikim ne jeten time te mevoneshme, te mbeshtetura edhe nga disa ngjarje, le te themi te pashpjegueshme me standartet e llogjikes se perditeshme. Do isha kurioz te dija mendimet e Peshqve mbi keto dukuri.

67 Komente

Ndonjehere me duket se shoh endrra parathenese. Me duket shume i bukur ne shqip togfjaleshi "shoh endrra". Nenkupton ne nje fare menyre diçka qe ndodh dhe ti je deshmitari, "ti e sheh". E kam pase gjithnje shume te veshtire te thosha ne italisht "kam bere nje enderr".

E nejse, se mos me tremben, se une i dua shume endrrat per vete...

ho sognato - enderrova...  faleminderit.

S'te vjen ndermend ndonje forme tjeter qe shpreh ne italisht te njejten veprimtari? Per ate e kisha fjalen.

p.s. Pse "faleminderit"?

Po se jo se eshte ndonje ndryshim i madh o fini. edhe sikur te thuash "ho fatto un sogno", ti e di qe do te thote enderrova, apo pashe nje enderr.

Pastaj, fini... a shihen enderrat? smiley

Po pra, k'tu me rri! smiley Prandaj me pelqen mua "pashe ne enderr" se eshte njesoj sikur te jesh edhe kinemaja edhe spektatori. Me kupton?

Teme shume interesante, qe me ngacmon gjithmone. I kam pare me frike ngahere keto lloj rrefimesh te pleqve, por para ca kohesh m'u desh te perktheja ne italisht nje film dokumentar kushtuar Baba Sherifit, nje prej krereve te larte te bektashizmit ne Shqiperi. Me eshte fiksuar ne mendje nje pasazh i filmit, kur baba sherifi i vogel fare, kishte aftesine te levizte sendet me ane te forces se mendimit, ose dhe momenti qe kishte pare ne enderr nje baba tjeter, qe i therriste se tashme kish ardhur koha qe te nisnin rrugetimin e tyre shpirteror.

Baba Sherifi tregon nje histori tjeter per Baba Selimin e Teqese se Zallit ne Gjirokaster. Gjate kohes se luftes, Bule Naipi dhe Persefoni Kokedhima qene strehuar ne teqe, per t'iu fshehur gjermaneve. Ata paten kontrolluar gjithe teqene dhe ne dhomen ku ishin vajzat, nuk kishin pare asgje, pervec nje burri veshur ne te bardha, qe leshonte drite.

Edhe Mehmet Shehu i pat kerkuar  ndihme baba Sherifit, asokohe i burgosur, qe t'i sheronte te vellane nga cmenduria.

Dhe ajo qe me habit me teper eshte se dervishet dhe baballaret flasin me keto entitete te bere prej drite. Ate jave qe u mora me kete filmin, por dhe jave te tera me pas, isha si ne ajer, ndjeja sikur dicka me fshikte herepashere, sikur s'isha asnjehere vetem, dhe shpirterisht ndjehesha cuditerisht si e permbushur, sikur ajo qe po beja te ishte ndonje mrekulli, por nese tani e kujtoj me frike, ne ato momente me dukej sikur dhe puna me behej me e lehte, dhe me thene te drejten ishte goxha e veshtire te perktheje termat, shprehjet e ndryshme frazeologjike shqipe, apo simboliken e parabolat e bektashizmit ne italisht. Por eshte nje nga gjerat qe me ka dhene me teper kenaqesi ne fund. Ndoshta me kane ndihmuar engjejt? S'e di, por di qe ua kam friken, ama. smiley

Te pershendes me nje vjershe te naim frasherit, zgjidhe vete se cilen. Si dhe me kete foton ketu:

http://photos-d.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash1/hs489.ash1/26716_102750773097040_100000863522160_41273_5201258_n.jpg

S'kam nevoje per te dredh dy fletc kur lexoj storie te tilla  smiley lol

po ne ufo?

ose crop-circles and shit like that...

Jo twin. E kisha llafin me shume per dukuri te atij qe ne gjuhen moderne quhet aktivitet paranormal. P.sh. sa i prirur do te ishe ti ta kaloje naten ne pyll pa njeri (edhe kur e di qe dhelpren e fundit e ka vrare me pushke Qamushi ne 97 ten). A i trembesh mallkimeve dhe syrit te keq ? A ke pasur rastin te asistosh ne dukuri, le te themi qe nuk di si t'i shpjegosh, por qe ta kane ngritur mishin kokerr nga frika edhe pa ndonje aresye te aresyeshme?

 

Procese mendore te shpjegueshme keto.  Leshon lloj lloj kimikatesh e perzihen lloj lloj instiktesh me historira te mesuara ne femijri...

gabim.

ne fakt, cdo gje mund te shpjegohet duke ja futur kot. po nuk dmth se zbulove gje dhe i vure vulen.

S'kam thene ndonjehere qe ve vula une.  Kot s'ja futa, thjesht shpjegova ne vija te gjera.

Imagjinoje tani, sikur te te jap une te njejtin shpjegim per cdo gje qe ndodh ne jeten tende. qe nga te shkuarit ne stadium per te pare ndonje ndeshje, apo kinemate, apo cfaredolloj aktiviteti tjeter.

PF, dje pash shutter island. Nqs s'e ke pare shihe. por dua me te thene se ska gje me te frikshme se mendja e vete personit. Frike naten ne pyll do kisha jo prej asaj qe mund te me shikoj syri e degjoj veshi, por mendja.

Por ka shume mistere ne kete bote, nuk eshte e thene te jene fantazma e gjera, por gjera me reale, si UFOt, ose crop circles and shit.. ose bermuda etj. kshtu ne fantazma nuk besoj, sepse s'me ka ndodhur gje ndaj them, por edhe po me ndodhi, jam me i prirur te them se kam qene duke halucionuar se te besoj ne to, por nuk i dihet xhanem.

Kurre nuk them kurre (kjo sa per disclaimer) po ne pergjithesi nuk para besoj ne dukuri paranormale. Kam pershtypjen se po te kishte te vertete ne kontaktin e asaj bote me kete, ky kontakt do ishte me i qarte dhe me pak i fshehur/kamufluar nga rrethana speciale, vetem per njerez speciale, e me the te thashe. Nga ana tjeter, nqs principi baze eshte qe qenia njerezore nuk duhet te dije se c'behet ne boten tjeter, andej paskan menaxher te pakualifikuar qe kur ka kaq perjashtime dhe keto shpirtra/engjej etj 'i shpetojne rojeve' dhe bejne nganje shkelje syri ketej. Pra, po te donte perendia/ligjet e natyres t'a merrnim vesh c'behej do t'i binte me drejt.

 

S'beson ne dukuri paranormale por beson ne "bote" tjeter?

 Nuk besoj ne komunikimin e kesaj bote me tjetren (nqs tjetra ekziston). Kjo sepse gjithe deshmite se ka dukuri paranormale (komunikim midis dy boteve) jane te mbuluara me mister dhe mjegull. Nqs komunikimi do ishte i mundur, ky do ishte me i zakonshem Besimi ne boten tjeter eshte vetem ai, pra besimi (faith). Kusht ky i domosdoshem ne te gjitha fete.

PF-jo, ke shpia e parë (ktu) qe kishim me qera kishim nje aneks ne kuzhine (pantry) ku mbanim ushqimet dhe tenxheret e pjatat. Here pas here na ndodhte qe ne mes te nates (ose edhe ne pragdarke) gjerat rrezoheshin vetvetiu. nejse e investigum ket muhabet, mace s'kishim, era s'fryte, gjonat nuk i vejshim cip mbi cip, etj, etj, prape ndodhte. Dikur ca komshi aty rrotull na thane se ke ai apartament kishte vdek i çift pleqsh qe i kishin gjet mbas sa kohe. Kshtu qe ne i lidhem nje e nje bejne dy, e ndrrum llojin e bukes ne theker te zezë dhe kjo sikur e permiresoi disi situaten...

Po ama gjoja e pare qe bome ke shpia tjeter, pyetem, a ka vdek njeri ktu?

PF, per nderin tend po sjell ketu hyrjen e nje pjese qe quhet "Portali i Cindereles", te cilen e kemi permend edhe ne nje vend tjeter me ato shpirtrat te varri i bamit. smiley

                                                  ~o~o~o~

 

Thashethemi i fundit ia behu perseri me natyrë mistike: diku afer shkolles Kushtrimi i Lirise ne lagjen Ali Demi kishte nje portal kohehapesire. E pabesueshme, ja qe kishte prape te marre qe guxonin e perhapnin te tilla herezi edhe pas denimit te ashper qe iu be thashethemit pararendes, sipas te cilit ne nje apartament nga Varri i Bamit nje shpirt shfaqej rregullisht naten. Familja qe banonte atje ishte shperngulur me kohe dhe nje kokekrisur kishte dashur te fliste me shpirtin duke e pritur te shfaqej pasmesnate me nje qiri ndezur. Dhe diçka kishte ardhur vertet nga dhoma ngjitur, nje dyshe me uniforma blu, te cilet ia kishin hedhur prangat ne vend guximtarit. Pas asaj u mendua qe thashethemeve me shpirtra dhe aliene u erdhi fundi. Disa artikuj theres ne shtyp kunder filmit “Te fshehta nga Zoti”, perkthyer si “Vizitore nga kozmosi” s’ishin veçse sinjale te qarta qe me fluturimet mistike kupa ishte mbushur. Dhe shi kur askush nuk e priste, ja behu vala tjeter e peshperimave, edhe me mistike se me pare, me tharm shkence madje, me ca thagma universesh paralele e pleksje te fandaksura te kohes me hapesiren.
Portali i perfolur nuk ishte fare monumental. As arkitrare, as kolonada, as gdhendje simbolesh te pakuptueshme. Vetem nje e çarë avllie qerpiçi qe maskohej nga dy kumbulla te egra dhe nje ferre e madhe mes tyre. Kjo risi, ngritje ne hierarki e “vendit te mire”, tyrbe teknologjike me mitologji dhe UFO njeheresh, nuk dallonte nga rrethina. Ashtu si nje predator i maskuar mire. Kur çasti magjik afronte, thuhej qe ajri rreth tij behej si nje hulli peltore qe mund te gllaberonte e te degdiste nje Zot e di se ku, ne ç’universe te tjere. Oxhaku nga futej Santa... dmth Plaku i Vitit te Ri, ishte nje lloj kusheriri i portalit ne llojin e vet. Naten, kur asnjeri nuk e kish mendjen, nga tymtari i ngushte ia behte mjekerbardhi ndersa slita e priste mbi pullaz. Po ashtu, kur askush s’e kish mendjen, nga avllia e shqyer qe dukej se nuk i perkiste asnje shtepie, qenie te tjeterboteshme ia behnin ne alidem. Qe nga dy kumbullat deri te Blloku i Ushqimeve perballe shkolles Kushtrimi, ku fillonte vertet Bota e Madhe, nuk ishte veçse dy minuta larg.

Portalet nuk provohen; nuk ka ne te vertete portalometer qe te tregoje pranine e tyre. Ata ose besohen, ose jo. Dyshimi mbi portalet eshte i njejte me besimin; dhe shumica e njerzve ne fakt dyshonin. Keta shkonin gjoja si pa te keq asaj rruges me balte, hidhnin nje sy te avllia dhe pas gjembave te kumubullave te egra dhe te ferrave iu dukej prore sikur dallonin diçka. Ishte gjithnje si hije atje, si erresire.
Kureshtja perzihej me frike. Mund te bije aty brenda dhe kushedi se ku degdiseshe ne ç’alideme te tjere te hapsires a nendheut, humbur perjete, pa nam e pa nishan. Jo me kot njerezit shmangeshin kur vinin afer avllise me te çaren. Pershkonin nje si hark qe e shpjegon vetem gjeometria e kureshtjefrikes dhe shikimi anesor u bente roje se mos avllia behej befas e tejdukshme dhe ajri si hulli perpirese. Kishin frike mos mbesnin perjete “andej”. Por nuk mungonin edhe ata qe me gjysem shaka i thoshin nen ze shokut te besuar “hajde dalim nga portali, mbase na merr e shpetojme nga ky ferr. Kudo perfundofshim, me mire se ketu do jemi”.
Njerez qe donin te teleportoheshin kishte jo pak; por gjithesesi, ata nuk ishin aq interesante sa te ardhurit e mundshem. Ashtu siç perpinte njerez, portali duhej edhe te sillte diçka qe “andej matane”. Keta, ndersa çanin mes avllise, patjeter linin nje shenje, nje gjurme, nje degez te thyer kumbulle, nje cep xhybeje neper ferre. Ngado vinin, nga planete te tjere, nga faqe librash, nga vatra dimerore me perralla te gjata, ata fare lehte mund te proftasnin edhe ne alidem tashme, ashtu si benin gjetiu. Pasi bota njihte edhe portale te tjere, ne varg madje, paralel me ekuatorin, psh andej nga trekendeshi i Bermudes... brrr mos na i permend, o njeri, se edhe naten te del ne gjume... E ke pare filmin?
Fantazia i mbushi mehallat me njerez kandidate te ishin “portalsa”. Te frymezuar nga ca filma te Hollywoodit me te tejbotshem maskuar si njerez, pati jo pak te rinj qe studionin te dyshimtit. Dikush nga keta i doli perpara plakes Hane dhe i tha pa ia bere syri terr “ndrongh japa druiddh”, fraze qe mendohej te ish ne gjuhen huteze. Plaka e kish pare si e shastisur, pastaj i ish kercenuar me çader “ke per te pare ne te zente Eqeremi, pa ta tregon ai, gjidi sojsez”!
Nga “andej” duhet te ishte per shembull Beja, nje çun pa njeri, shume i shkurter por i forte, qe s’e pat mundur dot askush. Beja i kishte floket si tela hekuri, koken te madhe, nofullore, po aq te gjate sa trupin. Askush nuk e dinte ku banonte. Ose Tit jevgu, per te cilin thoshin se bente veze nga ato te kaftat... nepermjet kerthizes. Gaz Gunga bente be e rrufe qe nje nate nje mace i pat folur me nje ze te çuditshem midis mjaullimes dhe zerit te nje gruaje. I Kish thene nje fraze pa kuptim dhe ai kishte mbetur i shtangur, ndersa macja ishte larguar duke kercyer mbi avlli pa e prishur terezine. Gazi nga fraza mbante mend vetem fjalen “hi”, por nuk mund te sqaronte nese behej fjala per hi zjarri, apo per nje pjese te qeshure. Me teper duhet te ish kjo e dyta. Mosbesuesve iu treguan nje liber me mace qe qeshte dhe kjo vulosi perfundimisht gjithçka. I tille, i ardhur qe andej duhet te ishte edhe Cuf klarinetisti, i quajtur ndryshe “zhaba”. Perveçse klarinetist, zhaba e hidhte lekun gjithnje “koke”. Plaken e Kaçeve me sy te bardhe, Nazon, e pandehnin qe shkonte e vinte “andej”, ç’ka shpjegonte zhdukjet e saj me jave te tera. Thuhej qe ajo i bente byreqet me bishta hardhucash, te cilat i mbante ne shtepi si kafshe te nje “blegtorie” tjetersoj, blegtori zvarranikesh. Ua kepuste bishtat si te ishin bishta prasi dhe priste sa tu rriteshin prape per byrekun tjeter. Taven e piqte te furrepjekesi Mehdì, i cili me pare vdiste se te deftente me cfare ishin bere byreqet e lagjes. Leveret dhe byreket nuk tregohen ne mexhlis, thoshte. Ish usta Mediu!
Dy djem te zhdukur nga mehalla ngjitur tani merrej me mend se kush i perpiu.
Edhe Vaçe Zela kish ardhur prej portalit. Si i nderkryer me vehten e vet, folesi qe shtronte kete hipoteze e shikonte tjetrin ne sy, ne kufijte e hakerrimit “ku merr vesh ti, mor”, dhe thoshte: “po he, si thua, a mund te nxjerre Lushnja t’atille yll! Behuni realist’ tani! Italiani t’a tha me stil, u keput nje yll e ra ne Shqiperi. Çfare do me shume ti, te ta thote troç?!” Kur te gjitha mundesite shpjeguese rrezohen, kur Lushnja, Librazhdi, Roskoveci, Laçi apo Puka s’mund  te sjellin Vaçe, atehere ajo qe mbetet, sado qe duket e pagjase, behet e sigurte: Portali!
Ne çdo kthese rrugice ishte gati te zhdukej me mister nje Sherlok Holms me jake te ngritur pardesyje.
Nje tjeter qe mbahej si i ditur foli per nje portal tjeter andej nga Zvicra. Tjeter lloj ai i Zvicres, ne alidemsit paskeshim qene me fat. Ai qenkesh betèrr portal, pasi rrinte, rrinte e s’ndihej, ama po t’i tekej, zinte e hante buzet e veta, vazhdimisht dhe e gjithe dynjaja mund te derdhej brenda tij, nje çderdhitje e hatashme e planetit… nuk i thone kot “lemshi” i dheut, kupton, vetngrenie e botes... eh sa ka zanati, po rrini se jemi mire. Na fute dridhmat, o njeri. Ik e rafsh vete ne ate portal! Ky i yni sjell edhe gjera te mira. A ke degjuar per nje violiniste, nje Klodiana, Klodiana? Po habitet bota mbare me te. La mendjen francezi, italiani, gjermani kur e pa. Me nene e moter po rrejta. Ja me thuaj, ku e gjeti violinen dhe Paganinin ajo, ne Ali Dem? Gjalle ne bote jo. Ne Ali Dem vetem fergese te djegur ke... hihihi... dhe Lije jevgen, qe ia çafsha ballin. Po per nje gjeni matematike qe ka dale, ke degjuar? Zgjidh me mend integrale, mer budall! Ik er, se tallesh. Me te degjuar e kam dhe vete. Na doli Ramanuxhani edhe ketu? Po edhe Ramanuxhanin ndonje portal e ka sjelle. Si e shpjegon ti? Punonjes poste, çunak i kurrfarte ne nje pike te kurrfarte te Indise edhe shkon e sfidon profesoret me mjekra te Oksfordit! Eeee, po ca gjera ia bejne “muuu”, mer. Ja, pse s’shkoj une n’Oksford, per shembull? Me ça t’shkosh ti, mer karallo, ti bej shyqyr per pesat me hater te zysh Adlijes... Po, po, Rrema jone do ua marre ne kthese gjithe profesorave ne Harvard... hi hi hi...
 

 

 Thanks per tregimin Em. E Hapa kete pyetje se gjithmone kam qene i terhequr nga tema te tilla. Kur kam qene i vogel, ngjitur me shtepine e gjyshes jetonte nje plak qe duhet te kete qene dervish bektashi, Baba Feimi i therrisnin. Kishte nje mjeker te bardhe e te holle gjer ne brez dhe e mbaj mend gjithmone ose duke punuar bahcen qe e kishte buze rruges, pak me poshte se menca e kinezeve asokohe, ose ne oborrin e shtepise se tij, ku nen hijen e nje caraci supergjigand, na tregonte perralla me xhinder dhe shtojzovalle qe lidhnin e zgjidhnin magjira. Aty kam degjuar per here te pare emrin e Hoxhe Kavajes, qe me vone do ta hasja edhe shume here te tjera.

Nga mesi i viteve '90, kur edhe filluan te shfaqen mashtruesit e pare qe benin "magjira" mendova te beja nje dokumentar per "njerezit e mire" qe ishin kryesisht dervishe bektashinj. Mblodha plot fakte dhe emra interesante ku serish, mes tyre me i madhi ishte Hoxhe Kavaja, nxenes te te cilit pretendonin te ishin shume nga wannabe-te e rinj.

Nejse, qe ta pres shkurt, pasi u lidha me njerin prej tyre (person i njohur dhe profesor unversiteti ne kohe te Enverit) qe me tregoi ca eksperienca personale te cuditshme, u detyrova ta le kete ide pasi me keshilloi qe ta lija kete muhabet sepse do te kisha shume pasoja ne jete ashtu sic e kishte pesuar edhe ai. 

"Ne ate bote", me tha, "nuk te fal askush, dhe te hysh si vizitor e pa nje mbrojtes nga pas,eshte vdekje e sigurte. Atje ose hyn si luftetar qe do te arrish diku, ose rri ketu ku je dhe gezo mbrojten e portes qe e ndan kete bote nga te tjerat".

Hmm, scary eh. Une mbeta nga kjo ane duke degjuar Doors

 

Ke bere mire, PF. Nuk di a e pe komentin e Ana H me siper.

Dervishi qe mbaj mend une, tuuurbull fare, ishte dervish Qamili, me sakte Baba Qamili. Mbas ndalimit te fese, baba Qamili perfundoi ne azile pleqsh ne Kavaje. Vinte per vizite tek ne though, kishte nje ze te thelle qe sikur i dilte nga mjekra.

Ky ishte babai i teqese se Kulmakut, e qeshura e tij me sillet vaget si nje version edhe me bass dhe me i shtruar se i ho-ho-ho-se se Santa Klausit. Halla ime, e martuar ne fshatin fare prane Kulmakut, ka qene shume besimtare dhe ne kohe te luftes, baba Qamili i besoi floririn e teqese, te cilin ajo e mbante ne shtepi (Qamili ishte nga fisi i burrit te saj). Im ate me thoshte qe e kishte pare nje here, ishte nje arke druri tha, shtresa shtresa, nje shtrese plastmasi, nje shtrese flori (monedha). Kur mbaroi lufta, ia dha back babait kokerr me kokerr, fiks sic i kishte marre.

 E pashe, e pashe dhe mu duk goxha interesant. Do kisha qejf ta shikoja ate dokumentar. 

There are more things in heaven and earth, Horatio,
Than are dreamt of in your philosophy.

Hamlet scene v

 

Unë kur isha i vogël, sepse isha bindur se diç kishte poshtë divanit ku flija... madje madje... para se të flija gjumë, hidhesha me vrull aty që të mos më kapte nga këmba.

Pastaj... kam pat një ëndërr të frikshme, dukej se ishte ëndrra ime personale e frikshme... një ujk i zi që më priste te cepi i pallatit. Interesantja është tani... se e provova ta riprodhoja me mendje skenën, duke qënë i ndërgjegjshëm për këtë gjë, dmth thjesht mbylla sytë dhe imagjinova skenën... e çuditshme është që u tremba përsëri.

Ok, më pas, nuk besoj të jem interesuar për gjëra të tilla, përjashto nja dy tre raste kur u kam kall datën nja dy shokëve pasi para gjumit kishim fol për të tilla gjona. Dikush thoshte se xhindet bënin dasëm në një fshat të Lunxhërisë, edhe gjithë fshatarët i dëgjonin... Pastaj ka qënë një tip që kishte sy të fortë, aq sa mjaftonte të shihte dikë edhe ai apo ajo diç pësonte. Çunat e fshatit të ime gjysheje e përdornin për shaka këtë punë, duke i thënë hë ç'do i bësh filanit e filanes. Ai të shikonte e çoç do pësoje pas kësaj. Çupave mund tu binin brekët në shesh psh, ndonjoni binte e rrëzohej, kali ia fuste me shkelm të zotit, e bukuri të ngjashme.

Përgjithësisht nuk besoj në të tilla gjëra, me thënë të drejtën. I shikoj të mundura disa veprime edhe situata, po nuk bie shumë dakort, apo më mirë, nuk ma mbushin dot mendjen interpretimet.

Besimi rreth këtyre situatave në një farë mënyre është një prirje e trurit për tu bindur. Dhe nëse truri është i prirë apo i programuar për diçka, ai do e realizojë, si tip profeci e vetpërmbushur. Një fakt interesant është psh se në një kishë të Përmetit që bëhet panair çdo vit, thonë që del Shën Mëria edhe shumë njerëz pohojnë se e "kanë parë". Në fakt, zakonisht femrat janë të prirura për të tilla gjëra, u mjafton të shohin dritën që lëviz në dritare e të klithin: e pashë e pashë!

Puna është tani, se truri vërtet ka aftësi që shkojnë përtej normales që njohim këto gjërat e veçanta mbase janë një pjesë e funksionit të tij. Por në shumicën e rasteve, shpjegimet e "mrekullive" lënë për të dëshiruar.

 

 Kurioz per ate endrren qe thua. Shume tipike. Mund te me thuash kur ke lindur. (muajin dhe diten)

21 Korrik.

 

 Ok, thashe se ishte dicka tjeter. Ujku eshte nje kafe shume e zgjuar qe meson indipendencen nga bota dhe dashurine per familjen. Jep gjithmone mesime shume te vlefshme nese arrin ta mbytesh friken ne enderr dhe ta ndjekesh pas.

Interesant shpjegimi.

 

Personalisht nuk para shoh endrra, por ato qe shoh jane shume reale, me rrjedhe logjike, njerez, vende, dhe ngjarje, endrra qe me dalin prej verteti; nuk bej shaka, e kam seriozisht. Inat me vjen qe nuk shoh ndonje enderr sikur fitova llotarine. S’kam pare ndonjehere enderr qe te kerkoje interpretim, i shoh drejt e drejt, as me ujqer e as me dhelpra, dhe fiks ndodh ne realitet.

Eshte “weird”, por ja qe ndodh...

 

Bota e endrrave jane dicka tjeter, truni punon dhe gjate gjumit.

Persa i perket magjive, shpirtrave dhe paranormales mendoj se jane vec iluzione, si psh iluzionet optike. Te gjithe e njohim shprehjen "shikon mendja, jo syri". E pra mendja sugjestionohet me lehte kur eshte e njome, dhe kur degjojme prrallat e gjysherve apo shokeve ne moshe feminore. Nqs Bombardohesh me histori te tilla, atehere je dhe me i prirur te besosh.

Nga ana tjeter ekzistojne dhe halucinacionet vizive tek nje kategori te semuresh me skizofreni qe mund te behen piknisja e thashethemeve te paranormales, qe me vone amplifikohen goje pas goje.

 

Sigurisht qe truri punon gjate gjumit. Endrra shohin pothuajse te gjithe.

Problemi (ose jo) im eshte qe jane evente te se ardhmes dhe ndodhin vertet sic i shoh une; nejse mbase ka te beje me teper me probabilitetin qe ngjarje te caktuara kane me teper mundesi te ndodhin vertet, dhe mu m'duket sikur kam ndonje sixth sense.

 

Persa i perket pyetjes ne fjale, besoj se ka gjera te paperceptueshme per ne, por nuk besoj ne fantazma, shpirtra, magji...

Te gjithe ju  besoni por nuk doni ta pranoni sepse pastaj fillon stigma etc etc... Me e mira esht ta lesh ate qe te ben pyetjen ta vendosi vete smiley

Emo, smiley

rrofsh per pershendetjen. Dje, iu riktheva edhe njehere skenarit te filmit dhe meqe Xhei po fliste per endrrat, shiko si i eshte shfaqur prirja per t'u bere dervish. Sherifi i vogel shkonte te mesonte shkrim e kendim tek Shehu i fshatit Toc, shume larg nga fshati i tij i lindjes, Canometaj. Nje nate i behet ne enderr sikur po kulloste bagetite tok me te kusheririn Azbiun, aty se nga mbin Baba Kaso, i cili heq callmen nga koka e mban ne duart e zgjatura drejt dy djemve dhe i pyet: "Kush nga ju do te ma mbaje callmen?" Dhe sherifi qe gjegjur sakaq "Une, e mbaj une".

Kur ia pat rrefyer kete enderr Shehut te Tocit, ai e pat kuptuar kumtin e saj dhe qysh prej asaj dite, baba Sherifi u be dervish dhe iu perkushtua udhes shpirtetore te bektashizmit.

Tani, po te rrefej dhe fundin ose "dorezimin e xhanit" te baba Sherifit, se nuk me rrihet, ngase eshte teper interesante:

Baba Sadiku, babai i Teqese se Kuz Babase ne Vlore sot, eshte nxenes dhe pasardhes i Baba Sherifit. Ata te dy kane nje lidhje shpirterore te jashtezakonshme.  Ja c'i thote njeditezaj Baba Sherifi dervishit te ri:

"Me 14 shkurt, muri mes teqesw dhe pjesws tjeter te nderteses, do te rrezohet. Qingjin nuk do ta shohesh me dhe une do t'ia dorezoj xhanin Zotit."

Dhe ne te vertete, cdo gje ka ndodhur pike per pike sipas parathenies se baba Sherifit, me 14 shkurt 1994, kur baba Sherifi nderroi jete.

Nder te tjerat qe me ka mbetur ne mendje, eshte dhe nje keshille tjeter qe baba Sherifi ia jepte dervishit te ri: " Zoti na ka dhene trurin, por edhe mendjen." shume, shume e bukur.

Pf, smiley

filmi dokumentar titullohet "Shiheni shenjtin me syte e mi", producente dhe skenariste eshte Edlira Kodheli ne bashkepunim me Arben Milon, ndoshta ti mund t'i njohesh si emra. per fat te keq, ne web nuk e kane hedhur gjekundi, por mund te te rastise ta shohesh ke dixhitalbi, sepse e di qe ka kontraktuar me ata per transmetimin ne Shqiperi.

p.s. Me falni qe e zgjata kaq shume, por me terheqin jashte mase te tilla gjera, qe mendja jone s'i rrok dot. Madje, do te kisha shume per te "folur" per kete, por po mjaftohem me kaq.  smiley

Hëm... meqë jemi te ëndrrat... më e çuditshmja që kam pa ndonjëherë... (ta them mos e them smiley), hajt po e them - ka qënë me një organ seksual femëror, me fytyrë njeriu, që po qante!!! Ishte shumë yack pamja smiley (të mos guxojë njeri ta interpretoj&eumlsmiley

 

Vetem Ebu Qerimi i bo dermon ksaj, Julo. smiley

 

J. dje plasa te te shkruaja pasi dergove ate endrren me ujk, por s'munda (kisha nje problem me Komentet tek faqja e Peshkut). Doja te te terhiqja vemendjen mbi shpjegimin freudian te perralles se njohur te Kesulkuqes. Bej nje kerkim me Freud dhe Kesulkuqe dhe e gjen gjithkund. Ujku, ne perralle, eshte simbol i seksualitetit, apo me mire i zbulimit te seksualitetit.

Pastaj ti dergove endrren e dyte smiley

Pa dashur të shkoj shumë thellë në analizë, apo vetë-analizë, nuk besoj se ai ujku im është i lidhur me seksualitetin, apo zbulimin e tij. Besoj (pak) se është çështje karakteri - siç tha PF, duhet mundur ujku.

Ndërsa ëndrra e dytë... më duket se është më shumë çështje eksperience. smiley.

 

Une per vete superstiqiozitein e kam te mbledhur grusht si lulet e kamomilit te hinka e cajit, kur ka sport. Psh vish kete oase ate bluze, mos e nderro vendin ne divan per sa kohe jane ne avantazh, mos shko ne banjo kur ka korrne ose ence te zona, Patriotsat edhe gjermont po te jete mundesia gjithnmone shifi ne shtepi, and other flavors. (iu besojne te varfrat iu besojne)>>

smiley

Ai nr. 13 i Kapitenit e ka fajin qe s'ka prekur kupe me dore smiley (meqe po ndajme mes nesh supersticionet sportive) smiley.

Botëror 2006... I hipja biçikletës aty nga mëngjesi i vonë, ora 10-11, shkoja në bastore, vendosja bastin, kthehesha në shtëpi, por më përpara blija një akullore. Pastaj pyesja një gocë ça basti të vë? Ajo zakonisht thoshte të kundërtën e asaj që do vendosja unë. smiley pasi merrja vërtetimin, prapë të nesërmen e njëjta gjë. Biçikletë, bastore, akullore, opinion (mundësohet nga vodafone, pak reklam&eumlsmiley. Kështu rresht katër pesë herë rradhazi. + 500 Euro.

Këto ma ëmbëlsuan fitoren e hidhtë shumë të pepinëve.

Endrrat e mia me te ankthshme dhe qe perseriteshin me shpesh, kur isha studente, kane qene dy: Njera qe ndiqja nje tren, qe s'e kapja kurre, por vrapoja pas tij dhe isha zbathur, pa kepuce. Ideja qe vrapoja pa kepuce mbathur me krijonte nje ankth te jashtezakonshem. Dhe tjetra ishte qe me benin floket, por vetem nga njera ane. gati ndjeja dhembjen e lekures, kur me shkeputeshin floket nga koka shtellunga -shtellunga dhe llahtaria ishte se nuk e shihja veten ne pasqyre, por thjesht perfytyroja percudnimin qe mund te kisha pesuar. kane kaluar kaq vjet, por prape s'i harroj dot dhe me rikrijohet po e njejta angeshti e asaj kohe.

per fat te mire, tani nuk me jane perseritur me dhe prej kohesh s'shoh me endrra fare.

 

O goce kete me tren duke i gjemuar me vrap dhe zbathur e kam pas pare dhe une mi,per zotin,por me  nje ndryshim se une trenin nga njehere e parakaloja kur ndalonte ne yrshek.

O brad, te marrte e mira, jam tu qesh me lot... smiley rrofsh!  

Sipas "Manual per Endrrat dhe Magjite"  "rendja pas trenit pa e kapur dot" shpjegohet si ankth per humbjen e nje lidhje me pritshmeri te larte. smiley

ne fakt, spiritus, ankthin me te madh e kisha nga te qenit zbathur, veshur vetem me nje pale corape te bardha te shkurtra, por pa kepuce. Si e shpjegon ti kete? smiley

AnaH ky botimi gjerman e shpjegon me ankthin e perpikmerise per punen ose paraqitjen ne pune smiley

Vetem me corape? Po ka dhe me keq, pa gje fare smiley Sipas manualit , kjo shpjegohet me nje deshire te shtypur per te treguar hiret para botes kurioze smiley

 

fh,

e di qe mund te jete e vertete kjo? per oraret pergjithesisht jam maniake, me ngre nervat moskorrektesia e njerezve dhe stresohem kur mund te jem me vonese per te shkuar diku. smiley

spiritus,

asokohe s'kisha hic te tilla komplekse shtypjeje, me thene te drejten... smiley

Kam punu njehere diku qe kur mbaroja me duhej ti bija nje parku te madh mes per mes per tu kthyer ne shtepi rreth ores 1-2-3 te nates. Tmerr mor plak, ndonjeher me beheshin pemet sikur ishin njerez qe leviznin, ndonjeher kishte me te vertet ndonje pijanec mbas pemes tu bo shurren, ose ndonje zezak qe pale c'priste. E forta eshte se pemet me dukeshin si njerez, kurse per pijanecet e zezaket thosha me vehte - c'far frikacaku jam edhe une, me behen pemet si njerez- kupto ti?

kot keshtu si tip gjegjeze; je tu i dhone makines edhe papritur digjen dritat e makines, shef lart, nuk ka as neone rruges, si mund ta shofesh nje zezak ne mes te rruges qe as nuk qesh dhe te(a) shpetosh pa e shtypur?

Endrra me klasike- me behej sikur kisha aftesine te fluturoja, afro 20 metra mbi toke jo me shume. Fluturimi ishte i ngadalte, si nje ballone me hidrogjen

Te njeten gje e kam pasur dhe une kur kam qen ne fillore.Por me eshte fiksuar per ca kohe sikur me te vertet e kisha ber dicka te till smiley

Do ta permendja vete qe ate periudhe mendoja sikur e kisha vertet kete aftesi dhe e zoteroja, por nuk arrij te kujtoj qe kete e mendoja ne gjume apo edhe zgjuar. dhe jo shume vite me pare

Kam degjuar qe eshte enderr e shpeshte

Kaloj rralle e per mall ketu te Peshku, po s'm'u ndejt pa i be nje pergezim Emigrantit per Portalin. Dhe si Kureshtar qe jam, s'rrikam dot pa e pyet a ka dhe shkrime te tjera te shkruara aq bukur sa Portali si dhe a ka botuar gje deri sot?

Flm per pegjigjen. I gjeta ne internet e mesova dhe emrin e autorit. M'u kujtua se ju pata hasur dikur ne faqen web e pata lexuar dhe disa copa prozash e ca poezi, por per dreq ia pata humbur fillin faqes. Tani natyrisht nuk ka me gjasa ta harroj emrin e autorit.

Jam i sigurt se do degjohet gjithnje e me fort ky emer ne letrat shqipe.

 

S'e di ne besoj apo jo, por s'mund ta mohoj qe histori me "te mbinatyrshmen" me ndjellin shume kureshti por edhe me bejne te frenohem per te mos bere shaka ose pergojuar gjera te tilla. Eci gjithmone me parimin qe me gjera te tilla s'behet shaka...

Sa per histori...tezja ime e madhe i ka treguar mamase time nje, qe me ka ngelur ne mendje per shume gjate. 

Gjithmone sipas tezes, para se te lindte mami im, gjysherit linden nje vajze qe jetoi deri ne moshen tre vjecare. Nuk fliste fare, dhe kujtimi i tezes ishte daja qe vraponte buze lanes se aterheshme me balone dhe ajo qe e ndiqte nga pas duke qeshur.

Gjate nates, kur ija cohej qe ta kontrollonte, nuk e gjente kurre ne djep, por ajo ishte aty te nesermen ne mengjes. Ija merzitej dhe qante dhe lala i thoshte: E di kete muhabet ti tani...

Per shume kohe s'me shqitej nga mendja kjo histori, logjika me thoshte qe ajo vogelushe thjesht s'e kishte te shkruar te jetonte dhe pjesa tjeter me dukej paksa "imagjinate" e gjyshes asokohe, por nga ana tjeter me dukej sikur i mungoja ne respekt duke e menduar kete...

Kot per muhabet, kam lexuar "Dianetiken" . (Bleva edhe "schentology "por se ku me humbi ky liber se di. )

Kur e kam lexuar Dianetiken -kam medituar shume gjate... sa te "verteta" qe thoshte.

Por me vone do te lexoja rastesisht se - autori shkrimtar- kur kishte qene i Ri kishte deklaruar .

"Menyra me e shpejte per tu bere miliarder eshte te shpikesh nje besim te ri" dhe ia kishte arritur qellimit duke -futur ne "kishen" e tij gjithe Hollywood"-in

 

si ka mundesi qe nga te gjithe njerezit qe njof,kur dikush prej tyre me paraqitet ne enderr,me siguri matematike ndodh diçka jo e pelqyeshme!!!

kjo ka ndodhur ne shekuj,sa qe ne librin qe kam ,njoftohen ne faqet e fundit  endrra te realizuara personalitetesh historike, nje nga ato qe me kujtohet psh eshte qe Napoloni,para humbjes se betejes se waterloo-s kishte pare ne enderr dy here rresht nje mace te zeze(shenje tradhetie)qe vraponte nga nje ushtri ne tjetren;ose J.JRussò tregonte qe kur ishte i vogel e shifte shpesh veten te veshur ne uniforme.

per ate legjenden te varri Bomit,kam njojtur familjen e trete qe banonte ne ate apartament qe ishte abandonuar me pare nga dy te tjere,erdhi te banoj tek halla e vet,sepse thoshte qe atje degjonte zera.

nje force e mbinatyrshme egziston!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).