Hapësira shoqërore në Kosovë, 1970-1989

Hapësira shoqërore në  Kosovë, 1970-1989 Shënime për një sociologji të transformimeve klasore në Kosovë në epokën moderne * Besnik Pula * Diagrami i mësipërm (fig. 1) përbën një tentim për ta paraqitur në mënyrë grafike hapësirën shoqërore (social space) dhe strukturën klasore në Kosovë në periudhën e socializmit të vonshëm dhe bazohet në [...]

3 Komente

village-bey - 13 Mar 2010 - 7:10pm

Nuk fillohet shkrimi duke iu referuar "Diagaramit te mesiperm", kur diagrami i mesiperm eshte aq eluziv sa dhe Loch Ness Monster.

sol-nocturnus - 14 Mar 2010 - 12:48am

Ka shpetuar pa u ngarkuar imazhi, tani u rregullua, mund ta shohesh perbindeshin e loqnesit rehat

village-bey - 14 Mar 2010 - 12:35pm

Tani qe Loch Ness Monster eshte ne vend , ndryshon loja.

Shume interesat si shkrim.

Per 1 audience qe nuk eshte e njohur me sociologjine, artikulli behet i veshtire per t'u ndjekur sepse ka shume informacion te kondesuar ne kaq pak tekst.

Megjithate perpjekje e denje e Z. Pula, pavarsisht faktit qe nuk bie dakort me shume gjera ne text.

Kryesisht problematike eshte argumentimi se radikalizmi marksist i udheheqjes se vone Kosovare ndodh per arsyen se keto elita kulturole rurale (qe ne baze te grafikut bejne pjese vetem M-ja e mesuesve te fshatit, une preferoj emrim me te bukur te katundit) , jane perjashtuar nga "format dominate te kapitalit kulturor".

Artikulli vazhdon: "Mund të supozohet se ky regjion përbën origjinën shoqërore të grupeve të shumta ilegale marksiste-leniniste në Kosovë që lulëzuan sidomos gjatë viteve 1970 dhe 1980, që tubonin kryesisht krijimtarë të tillë të ndaluar (poetë, shkrimtarë e gazetarë margjinalë apo të pabotuar) dhe studentë (sidomos të gjuhës dhe letërsisë shqipe) që aspironin legjitimimin e tyre në fushën kulturore përmes përmbysjes së vlerave dominante të fushës por duke shkuar jo drejt heterodoksisë dhe liberalizimit të fushës (siç ndodhi në disa pjesë tjera të ish-Jugosllavisë, sidomos në fushat e artit avant-garde, filozofisë dhe shkencave shoqërore) por drejt ortodoksisë kulturore që ofronte sidomos zhanri zyrtar dhe dominant i soc-realizmit dhe ideologjia dominante e marksizëm-leninizmit (e radikalizuar nga këto grupe përmes përvetësimit të kritikave enveriste të titizmit)..."

"Poete e shkrimtare marginale apo te pabotuar",,,, sikur Z. Pula e pasur nderment Peshkun kur ka ndertuar kete paragraph. Ka shume karaktere ketu ke Peshku qe ky pershkrim i pershatet ne menyre perfekte.

"Heterodoksia e liberalizmit" nuk ishte deklarate e vertete e Z. Pula. Ne  Kroaci, Serbi apo Bosnje, dikutimi elitor (qe per ironi mundesohet nga nje vale e metejshme liberalizimi politik), perqendrohet kryesisht ne boshtin nacionalit apo fetar te kombesive perkatese.

Tujman, Izetbegovic dhe ideatoret e Akademise se Shkencave te Serbise jane te gjithe produkte te te njetit proces, dmth deri ketu Kosova nuk paraqent ndonje "anomali".

Dr Rugova psh ishte 1 kritik letrar i edukuar ne Sorbone, libertarian nga botekuptimi, Jakup Krasniqi nje mesues katundi ne Drenice, marksit me bindje. Megjithse politikisht dhe socilogjikisht te dy jane shume te ndryshem, te dy keta njerez kerkonin te njetin perfudim te debatit.

1 shpjegim politik perse levizja kombetare shqiptare ne Kosove mori forma Marksite, mund te shpjegohet me marredheniet natyrore permes Shqiperise dhe Kosoves, dhe rrjedhimisht idealizmit dhe injorances qe sidomos pale Kosovare kishte per Shqiperine.  

I pamohueshem gjithashtu mbetet edhe roli i negativ i Sigurimit Shqiptar, i cili u mundua ta shfrytezonte per arsye politike lenvizjen per te drejta individuale dhe kombetare ne Kosove.

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente