Zbulohen eshtrat e 13 personave në Dajt, ishin pushkatuar

Zbulohen eshtrat e 13 personave në Dajt, ishin pushkatuar TIRANE-Mbetjet e eshtrave të rreth 13 personave që dyshohet se janë pushkatuar nga regjimi komunist janë gjetur në malin e Dajtit.
Vendi ku u gjetën eshtrat ndodhet në komunën e Linzës, rreze malit të Dajtit, 50 m larg arkives së Bashkisë së Tiranës në malin e Dajtit, ndersa germimi per nxjerejne e tyre ka zgjatur disa dite.
Ka qënë një person që duke kërkuar dite me pare eshtrat e babait të tij të vrarë nga regjimi diktatorial komunist ka gjetur skeletet e trupave njerëzorë. Pas kësaj u gërmua në zonë nga ekspertë të fushës të cilët varrezat e vogla me trupa të varrosur cdo 5 metra larg nga njëra-tjetra. 
Gazetari i TVNews24, Besjan Ajazi raportoi nga vendgjarja se eshtrat në qese nuk ishin të lidhura as me pranga dhe as me ndonjë mjet tjetër lidhës, por thjesht kanë qënë të futura në qese të zeza. Ne disa prej skeleteve jane gjetur edhe sende personale si ore, varese etj.
Germimi i eshtrave pergjate disa diteve perfundoi sot dhe ka qene nje oficer i policise gjyqesore qe dergoi qeset me skeletet në morgun e spitalit të Tiranës për ekspertëzë të mëtejshme.

Dyshohet se eshtrat i perkasin personave te ekzekutuar gjate regjimit komunist per agjitacion e propagande.
Xhaferr Bregasi, roja i arshivës në Bashkinë e Tiranës i pyetur nga News24 për këtë zbulim shprehet se "zona ku u gjetën eshtrat njihet si zonë ku pushkatoheshin njerëz nga regjimi i egër komunist". 
Nga Xhaferri mesohet se ekzekutimet ne kete zone jane nga viti 1975 e me pas. Te gjitha te gjyqeve politike, me perjashtime te rralla dhe pa gjyq.

(d.b/BalkanWeb

45 Komente

mati i ri - 8 Shk 2010 - 3:52pm

Besoj se adminat do ta publikojne ket postim,eshte me interesant se hapja e kutive me fletushka,ka te beje me jete njerzish,ndoshta ndonjeri nga antaret e GJ.K. ka firmos per denimin me vdekje te ketyre fatkeqeve prandaj kundershtojne hapjen e dosjeve.

bajraku - 9 Shk 2010 - 1:25am

Cdo dite dalin fakte te reja per ate rregjim kriminal.Ne fund te fundit kujt do ti ngjanin ,vecse serbeve qe e krijuan kete parti perbindeshe qe vrau mbi 5000, internoi qindramije njerez qe mendonin ndryshe dhe persekutoi nje popull te tere.

Serbet jane te famshem per varret masive ndaj shqiptareve,tani na dalin dhe ca shqiptare qe kane bere varreza masive me shqiptare te tjere.

 

vlonjati - 9 Shk 2010 - 1:40am

Jane krime makabre qe patjeter duhen denuar.

Eshte per te ardhur keq qe kan kaluar 20 vj e politika shqiptare s'ka bere asgje per te lehtesuar sadopak dhimbjen e atyre familjeve qe ne pjesen me te madhe kan qene familje fisnike.

Eshte merit e atyre familjeve qe keto krime po dalin ne drite, se te ishte prej politikes shqiptare dhe 100 vj dhe ajo varreze kurr s'do dilte ne drite, jo se s'ka dekumenta, por padrinot mbrojne bashpunetoret e tyre ne krim.

 

P.S. Te mos harrojme se ne ato eshtra ka dhe te atyre qe me zellin me te madh pushkatuan dhe vran pa meshire, dhe pastaj u erdhi radha dhe vete.

bajraku - 9 Shk 2010 - 1:29am

Nje pyetje :

A ka nga keta gjykates qe kane dhene vendimet per pushkatimin e ketyre njerzve dhe qe sot jane antare te Gjykates Kushtetuese ????????

lumidrin - 9 Shk 2010 - 1:45am

Thashe se kane zbuluar flet-votimi, po per te pushkatuarit kush po pyet sot.

xhibi - 9 Shk 2010 - 5:27am

Big Grin

Ne fakt komunizmi e dorezoi pushtetin pa gjak (kushedi sa debate kemi bere per kete ketu tek Peshku, e kane thene peshqit, pa gjak, tranzicioni komunist me paqesor ne Evrope) keshtu qe s'ka si te jene te pushkatuarit e viteve te fundit te komunizmit, do jene votat qe ishin plumb per armikun.

I Pakapshem - 10 Shk 2010 - 11:47pm

Nje Fehmi Abdi e dime...

katallani - 9 Shk 2010 - 4:56am

 Cfare "rastesie",

menjehere mbas vendimeve te fundit te GJ.K. 20 vjet me vonese. klase politike shke..dhate..

Idris - 9 Shk 2010 - 6:20am

Cdo krim , sidomos pushkatime pa gjyq duhet denuar ne menyre shembullore dhe pa meshire i kujtedo kohe qe te kete qene . Ky duhet te jete nje mesim i Madh dhe FONDAMENTAL per cdo brez shqiptaresh .Duhet filluar shkallezimi i plote i origjines se krimit qe ne kohen e formimit te Shtetit Shqiptare me pas nen Regjimin e Zogut.

Nje vend te vecante dhe prioritar ne INSTITUTIN e KUJTESES duhet te zen krimet e kryera ne KOHEN e Pushtimit nazi -fashist . Ka mjaft deshmi e literature te faktuar ,por ka edhe njerez te gjalle fizikisht .

Ndoshta nje studim te vecante kerkon edhe shpallja e "gjendjes se jashtezakoneshme " ne vitin 97 pasoje e se ciles u sulmua me trupa ushtarake nje pjese e madhe e popullsise nga struktura te mobilizuara me LIGJ per te kryer vrasje . Dhe pasojat qe la dihen .

Per faktet e k/ manipulusit Berisha , njeriut qe e filloi karieren me varrim -zhvarrime dhe sic duket i erdhi fundi perseri pasi po cfrytezon zhvarrimet , ka nje hije te Madhe dyshimi per urdherdhenie gjaksore , rrembime , tortura dhe eleminime fizike . I tille , thone , ka qene edhe drejtepersedrejti urdheri per eleminimin e Remziut .

Ajo 97 sikur pati ca shikas te "panjohur" . Di gje njeri per ta ku jane . Thone qe ate rrugen e Dajtit e kishin me shume qejf ca struktura te  Saliut .

Deri sa thote vete nuk di "te kujt viti jane" cdo opsion eshte i mundshem.

 Kutite thone do i djeg se mos e akuzojne per varrime  masive te votave .Xhibistet  duhet ti mbajne mend votimet e parrullat e salisteve ' Votat tona plumb per komunistet " Tongue . Sa fuqi paska pas kjo vota .

Eh kjo gazetari qe te ben te ... mos o zot.

"Nga Xhaferri mesohet se ekzekutimet ne kete zone jane nga viti 1975 e me pas. Te gjitha te gjyqeve politike, me perjashtime te rralla dhe pa gjyq."

Po na thuaj o gazetar cfare paska punuar nme pare ky Xhaferi qe i dika kaq mire . Mos ka qene ne skuadren e pushkatimit Tongue

toko - 9 Shk 2010 - 6:33am

lumidrin - 9 Shk 2010 - 12:45am

 

Thashe se kane zbuluar flet-votimi, po per te pushkatuarit kush po pyet sot.

Kurse une lundrim thashe se mos ishin eshtrat e atij fukarajt ( nuk me kujtohet emeri tani) per vrasjen e te cilit akuzohet SHIKu, ai shqiptari nga Maqedonia ( per dreq eshte nate vone dhe nuk me kujtphet emeri) Thashe se ishin eshtrat e nje mikut tim qe pasi u arestua nga SHIKu i Gazidedes ku gojedhanat thone se sapo e leshuan nuk shkoj ne shtepi por ja mbathi nga mali per ne greqi dhe qe atehere nuk i eshte degjuar me as zeri e as figura.

Mund te ishin eshtrat e mia sikur edhe une te isha aq trim sa ai miku im dhe ta kundershtoja SHIKun ne vend qe te perulesha e tja mbathja ne mergim

Njesoj lundim miku njesoj jane sistemet. Se ne fakt keta fakiret e pushkatuar nga sistemi komunist te pakten vdiqen dhe nuk jetuan te shikojne lemerirat e ketij sistemit te sotem, te shikonin vuajtet e femijeve te tyre rrugeve te kurbetit apo ne shqiperi pa buke e cati mbi krye. Nuk jetuan te shikonin se si femijet e tyre nga skamaja dhe degjenerimi i pushtetit "demodhikrak" u bene te gjithe hajdute dhe kriminele.

Jo jo nuk ishin flete votimi ishin eshtra, se ne si popull me mentalitetin tone ( ti je nje prej tyre ) vetem rregjime kriminale dime te pjellim, rregjime qe krijojne varre masive, eshtra, e degjenerim kriminal

Qafir Arnaut - 9 Shk 2010 - 7:02am

I duhet hequr kapelja djalit te njerit prej viktimave per dinjitetin qe i riktheu te jatit.

Pyetja qe kam une: Sipas artikullit te ndjerit ne fjale i eshte bere gjygji dhe eshte denuar me vdekje. Nen c'pretekst makaber dhe cnjerezor nuk i eshte dhene kufoma familjes? Nuk po flas per aspektin moral, po thjesht teknik te kesaj politike.

toko - 9 Shk 2010 - 7:06am

Nga plumbi ( me apo pa gjyq)  njeriu vdes vetem nje here , nga skamja fukaralleku apo mizerja njeriu vdes per dite, cdo ore e cdo minute.

Tere keta qe sot ulurasin per drejtesi e hakmarrje jane po ata ose femijet e atyre qe ulurinin ne sallat e gjyqeve komuniste "tradhetaret ne litar" ata qe ne rradhat e qumeshtit therisnin me ze te larte "mire ja u bene qeneve" , jane po ata qe kur rradha e te burgosurve politike kalonte ne mes te qytetit te lidhur me litare i peshtynin dhe shtinin me gure ( sic trego At Zef Pllumi)

Jane po ai popull qe dje i vari keta mjerane ne litar qe sot ulurin me shume per hakmarje.

Nuk ishin nje apo dy gjykates qe i vrau keta mjerane, nuk ishin nje apo dy officere qe shtine me plumb kokes mbi keta fukarejte e pafjshem qe ju ra llotaria te vdisnin.  Ishim ne, popull,i qe i vrau, ishim ne te gjithe fajtoret kolektive per keto krime kolektive qe krijuam vuajte kolektive ndaj vetes tone.

Ca e kuptojne kete dhe ndaj heshtin me dhimbje dhe nuk kerojne gjyqe politike,  ca ( shumica) nuk e kuptojne por perpiqen tja hedhin fajin nje apo dy veteve sikur keta vete te kishin jetuar jashte ketij planetit tone shqiptar  dhe tani si shpetimtare jashte tokesor sapo zbriten ne shqiperi.

Nuk e kuptoni sa qesharake qe beheni. Duart tuaja jane me po aq gjak sa edhe te atyre qe firmosen denimin me vdekje te ketyre fakireve apo dhe te atyre qe shtine me plumb kokes ndaj ketyre fatzinjve.

Te gjithe jemi bashkfajtore dhe bashkvuajtes

Solidarnosc - 10 Shk 2010 - 9:20pm

BASHKEFAJTORE DHE BASHKEVUAJTES!!!

Kaq shume e dashke Salen sa dhe po e citon???

Perse une qe rrjedh nga nje familje punetoresh, dhe qe studiova pasi kisha dale me rez te shkelqyera ne shkolle te mesme, te jam bashkefajtor me nje hetues qe edhe ligjet e kohes i zbatonte sipas qefit te vet??Qe ka marre ne qafe dhjetra vete,te pafajshem??

Si ka mundesi qe te quhem une bashkevuajtes ,me nje qe jo vetem shkolla e larte nuk i dilte por syrgjynosej me kuc dhe me mac ne fshatrat ku i thoshte ariut mirkengjes?Apo me ate qe u pushkatua apo me ate qe beri dhjetra vite burg ne Spac?

Si ke fytyre ti ta quash veten bashkevuajtes me Pjeter Arbnorin apo mijera te burgosur te ndergjegjes?Kur ti dilje xhiro ne Korce ai punonte ne mimierat e kromit?Nuk te vjen turp qe ben keto krahasime?

BASHKEFAJTORE DHE BASHKEVUAJTES!!!

Atehere kot i bene Gjermanet gjyqet kunder nazisteve,se edhe ata kane qene bashkefajtore dhe bashkevuajtes dhe duhen denuar te tere se te gjithe kane duart me gjak.

Edhe Sllobodani apo Shesheli nuk duhej gjykuar sepse ata jane bashkefajtore si te gjithe serbet e tjere.

Qe ke ndjenje inferioriteti dhe qe ul shqiptaret kudo dhe sa here qe te jepet rasti kjo nuk do mend per tu kuptuar,por qe te arrije deri ketu nuk e mendoja.Ky komenti tend i mbushur me cinizem,nje semundje qe vetem shpirtkazmat e kane.TURP!!!

 

bajraku - 10 Shk 2010 - 9:16pm

ke shume te drejte

shkinaks - 9 Shk 2010 - 9:38am

toko, kjo e jotja me pelqen. nga skamja fukaralliku e mizerja njeriu vdes per dite. kete politike ndoqen ata bijte e kurves komuniste gjate gjithe viteve qe udhehoqen. vetem ata ishin te pasur e pjesa tjeter e popullit nuk kishte buke per te ngrene e nese nuk dilte ne shesh per te peshtyre ne fytyre nje te denuar i hiqej tolloni i bukes per te cilen kishte punuar gjithe diten (norma ditore 25 leke, nje buke misri 30 leke). dhe ndaj kane ndodhur keto gjerat. me ca je marre ti qe paska qene tu te marre shik-u? marrje pushteti me dhune e vrasje, pjese e ndonje prej bandave te shpetimit? nuk krahasohet asnje lloj kohe me komunizmin dhe tragjedine qe na shkaktoi. po i rritni shume rendesine e kellqet salise. nuk e ka ate kapacitet saliu jo.

tjeter eshte qe askush nuk mban pergjegjesi. askush nuk mban dhe ok, nuk ka pse hapen dosjet tani pasi jane pastru, pasi eshte ba ca eshte dashte me to. duhej bere nje politike e thjeshte, kanuni i Lekes. kush gjykates firmosi per havzi nelen, pushkatim, kush ishte sekretari i pare qe firmoste per internimet, pushkatim. ne shesh te tiranes qe familjet e tyre te vinin e ti merrnin, por tu vinte turp kur te vinin per ti marre, nese komunistat shqiptare e dinin se ca eshte burrnia e turpi. ti linin aty ne shesh prej turpit. por jemi popull i perlyer. te gjithe.

une kam nje bindje, kombin e nderton aristokracia e tij, ata qe ne gjuhen shqipe quhen "burrat" po ne ne 50 vjet na i vrane burrat. e u bene burra ca burreca qe hala sot thone qe po bejen ca thote keshilli i europes, se s'kane bole te vetat.

e tash, une e ti e kushdo tallim bythen me eshtrat e njerezve te vrame pse kane guxu me e ngrite zanin pak permbi turmen e cila ziente.

village-bey - 9 Shk 2010 - 10:44am

Eshte shume prekese qe cunat e ish-sigurimsave te peshkut shprehin keqardhjen e tyre per te vraret.

Ky eshte nje nga ato momentet e rralla qe te ri-kthen besimin ne humanitetin e ketyre njerezve.

keiendi - 9 Shk 2010 - 11:59am

Te zbulosh eshtra ne nje vend qe ka patur nje nga diktaturat me te egra ne Lindje, ku ky vend ishte kthyer ne nje kamp te madh perqendrimi me tela me gjemba, e ku njeriu ishte nje "mize"  e manipulueshme para nje mishngrenesi te eger, nuk eshte ndonje habi e madhe. Si keto varre/gropa ka ne tere Shqiperine. Nese duan te gjejne, le te shkojne te kerkojne ne rrethina te kampeve te perqendrimit e burgjeve ku jane vrare e varrosur si qener. Dhe Keta "qener" dihen mire prej kujt jane vrare, pra dihen urdheruesit, dhe zbatuesit. Nje gyq simbolik per te ngritur vlerat morale te ketij kombi te caperlyer duhej bere me ndjesine e humanes. Por ja qe humania nuk ka zene akoma vend nder ne.

Dhe ajo qe eshte me kryesorja antihumanizmi tani shfrytezohet per te luajtur politike ashtu sic dine ballkanasit te luajne. Dhe trashegimise komuniste te shklyerjes se humanizmit, e cila eshte ngjitur pas lekures si lebroze, vitiliko, apo qelbesirllek nuk paska ilac e detergjent qe ta sheroje e laje.

E kam fjalen qe eshte koha per te manipuluar opinionin perseri, "ne kohe te trubullta" me makabritetin komunist. Politikanet tane ne pushtetin e paleshueshem, kerkojne te shmangin vemendjen ose ta shperqendrojne ate, dhe njekohesisht te rikthejne ndjesine e te persekutuarve drejt tyre. Pra ata mendojne qe "e majta socialiste po godet fort e ju te djathte e ju perendimore kini kujdes sepse, ata te dikurshmit jane gjalle e nuk i kemi denuar". Makabritete morale jemi duke pare pas atyre fizike.

 
bajraku - 10 Shk 2010 - 9:19pm

Mos je zedhenesi PS se te njejten gje tha ajo sot

mrroklla - 9 Shk 2010 - 6:26pm

Duke filluar nga fundi i viteve 50-te, ne mos me heret, ne Shqiperi nuk ka pasur pushkatime pa gjyq!

Biles tradita juridike, aq e varfer sa c'ishte, parashikonte "apel automatik" per denimin me vdekje, i vetmi denim qe merrte kete trajtim!

Apeli, behej ne Presidiumin e Kuvendit Popullor, i cili, vendoste perfundimisht per zbatimin e vendimit ose per "faljen" -shnderrim ne burg.

Keto ketu, po i them, jo per te zbutur llahtaren e krimeve te kohes se komunizmit, por per te saktesuar opinionin qe mbizoteron ne kokat e shumices se te paditurve, qe e perfytyrojne ate koke ( kryesisht fale fjalimeve neper gazeta apo televizion keto 20 vjetet e fundit) si nje kohe qe cdo zar ne hetuesi apo gardian burgu, te merrte dhe te pushkatonte dhe nuk jepte llogari gjekundi.

P.S.

Atij burri qe nuk u lodh duke kerkuar eshtrat e te jatit, i heq kapelen me respektin me te madh! Bravo i qofte!

I Pakapshem - 10 Shk 2010 - 11:55pm

Sa i sigurte je per keto qe thua?

Qafir Arnaut - 11 Shk 2010 - 7:58am

Sakt! Po n'shqypni saktesine s'po e vlersojne as matematicienet..Cer mund ti thush atij mileti tashi pervecse 'te kom 10i'

emigrant - 9 Shk 2010 - 6:31pm

Si gozhde trari i ke ca komente, o mroklle! ky i fundit perpos te tjerash, ngulur me vare! FLM! Eshte mire per shnetin me nigju t'verteta te ksilloji here mbas here. T'verteta antikolesterol!

lumidrin - 9 Shk 2010 - 6:32pm

Toko.

Nuk eshte veshtire me te njofte se je nje RRK.

Ku eshte lidhja me ato qe thua ti, me duket se eshte nje gjykate qe merret me ate pune.

Ironia qe perdora, i perket si te majtes, si te djathtes, ku per pushtet nuk behet fjale tjeter, po vetem politik e votime, duke harruar se jane mijera Shqiptare te pafat qe kerkojne te drejten me sublime, te kene nje varr, asgje me shume.

 

pjetermustakuqi - 10 Shk 2010 - 11:45am

Eh c'fat i kobshem,ky i ktyre....Politika i vrau,politika po i perdor si aksesor per performancen e saj

Brad - 10 Shk 2010 - 12:44pm

Per hetimin e ketij varri masiv Kryeprokurorja Ina Rama ngarkon prokurorin Etien Kapo nipin e Hysni Kapos.

Lizandër Saraçi - 10 Shk 2010 - 1:05pm

O Mrroklle, une nuk e di se sa vete e mendojne nje gje te tille :

qe e perfytyrojne ate koke ( kryesisht fale fjalimeve neper gazeta apo televizion keto 20 vjetet e fundit) si nje kohe qe cdo zar ne hetuesi apo gardian burgu, te merrte dhe te pushkatonte dhe nuk jepte llogari gjekundi.

Po nje gje e kam te sigurte, si me tallje gjyqesore si pa gjyq njeriu njesoj vdes kur e pushkatojne. 

Kurse perdorimi i datave per nderprerjen e pushkatimeve pa gjyq, duhet te jete me i kujdesshem, se me verte qe pas 50-s mund te mos vriteshin me rregullisht pa gjyq njerzit, po kjo s'do te thote se nuk ka pasur me vrasje pa gjyq.

Pastaj, ju e dini shume mire qe ketu ne PPU, ka 3 lloje robsh. Ca qe me komunizmin apo regjimin nuk kane pas asnje lidhje as per keq (me teper se mesatarja e pergjithshme) as per mire (ku per fat te modh bej pjese), ca qe e kane vuajtur vete apo nepermjet familjeve te tyre dhe ca qe kane perfituar nga regjimi se kane qene ose kane pasur nje prind apo gjysh komunist.

Persa kohe te tretet nuk do kene guximin t'u kerkojne

 

FALJE

 

te dyteve kryesisht, por edhe te parve, se ata, prindet apo gjysherit e tyre komuniste, ishin ne rastin me te mire budallenj dhe ne me te keqin kriminele, nuk kane asnje te drejte morale, syte e mi, te marrin pjese ne debate te tilla. Shkurt, pavaresisht vlersimit individual per disa ketu, kur behet fjale per tema te tilla, une per te mos u acaru se tepermi e shumezoj me zero mendimin tuaj persa kohe nuk jeni te zotet te beni nje "examen de conscience"

Sa here i keni akuzu ju, Xhibin, Drinin, Solidarnosc apo me keq akoma Policin, se i paguan apo kane perfitime nga Sala qe mbrojne te djathten? Sa do te keq ta konsiderojme regjimin e Berishes, sigurisht jo per merite te tij, ky regjim eshte miliona here me pak i keq se monizmi. Pra me rregull treshi ju duhet te akuzonit veten apo prindet e gjysherit tuaj miliona here me shume se e mbrojten jo vetem me llafe e propagande (per me te miret nder ta) por edhe me spiunlliqe apo vrasje.

Per mua kjo eshte nje HIPOKRIZI e madhe!

mrroklla - 10 Shk 2010 - 4:09pm

Nuk e mora vesh, pse m'je drejtu mu personalisht me kete komentin tend.

Nqs ke gjet ndonje pasaktesi, ke ato qe kam shkrujt ma nalt, bujrum.

Nqs t'thote mendja se une hy ke ai grupi i pare i tabeles tende, e ke shume gabim. Do u habitshe, po ta dish se ne cfare grupi hyj. Sigurisht, nuk jena ketu per me tregu cdo mitingashi kush jemi, dhe ke kemi per babe e per gjysh! Se e bon ti, vullnetarisht, kjo nuk do me thone qe duhet me e bo t'gjithe!!!

P.S.

Une kurre nuk i kam thone njeriu ketu qe paguhet nga Sala!! Shumicen e rasteve, une as nuk komunikoj fare me keta te Sales! Ti je nga t'paktet. Deri tani...

P.S.1

Vetem per respekt t'atij robi qe u caperlu me i gjet ato kocka, nuk duhet t'a bojshe kete muhabet personal si edhe politik! Jo ti!

Ja kshu!

xhibi - 10 Shk 2010 - 4:34pm

Une kurre nuk i kam thone njeriu ketu qe paguhet nga Sala!! Shumicen e rasteve, une as nuk komunikoj fare me keta te Sales! Ti je nga t'paktet.

Nga te paktet njerez te Sales medemek me te cilet ti komunikon. Big Grin

M'fal qe futem si pilaf, po Saraci pikerisht kete po thoshte, kete qe sapo bere ti ne kete koment, qe ata pak njerez qe ketu tek Peshku kritikojne komunizmin/Ramen/etj-te majtet (Saraci eshte nje prej tyre) juve mundoheni ti lidhni me fijet magjike te merimangave me gogolin Sali se kshu medemek sipas jush (dhe kur them ju ketu e kam te pergjithshme, me shume me te tjeret se per hir te se vertetes s'mbaj mend ta kem hasur tek ty kete me pare, pervec ketij rasti) i bie vlera argumentave si aksioneve financiare te firmave qe kishin asete 'toksike' lol nderkohe qe nga ana tjeter .... i ka thene vete te tjerat Lizanderi per anen tjeter te medaljes shumica-e-Peshkut-komuniste, qe mos zgjatem.

Tung. Smile

 

 

Brad - 10 Shk 2010 - 3:18pm

Te me falin adminet qe jam jashte teme por kam nje pyetje te shpejte.

Jam duke bo makarona po nuk kam salce,a mund ti hudh ketchup?

Laughing

Gjynah qe te censuron Peshku se ke shume te forta ti komrad Bradozhnjev, po fatkeqsisht je tek ai grupi i siperpermendur, shumica e te cileve jane shumicen e kohes ne kutine abuzive 10komentshe. Tongue

vlonjati - 10 Shk 2010 - 1:43pm

Pastaj, ju e dini shume mire qe ketu ne PPU, ka 3 lloje robsh. Ca qe me komunizmin apo regjimin nuk kane pas asnje lidhje as per keq (me teper se mesatarja e pergjithshme) as per mire (ku per fat te modh bej pjese), ca qe e kane vuajtur vete apo nepermjet familjeve te tyre dhe ca qe kane perfituar nga regjimi se kane qene ose kane pasur nje prind apo gjysh komunist.

 

Ti Lisander te kush nga keto tre kategori bene pjese!!!

fenix - 10 Shk 2010 - 1:46pm

Sa keq, sa keq eshte bo ky ven...Si duket, kur ka shkund leveret shejtani ne ket cope te qiellit ka qene ne gjendje sherr-budalle.

Ato letrat, dosjet duhej te ishin hap qe ne '91 - '92, e qe ne ate kohe duhej te ishin ngrit muzete, institutet, te ishin ngrit biblioteka e arkiva publike e mos te thote kush qe do prishej paqja sociale, se te gjithe, te gjithe pa perjashtim e kan pas nga nje rol ne ate tragjedi. Nuk kishte per te plas asnje lufte e s'kishte per te vra askush, askend.

Ama sot letrat do ishin te hapme, te analizume dhe do ishin filtru nga nje pale zgjedhje ne te tjerat llumrat. Nuk do kishte neper politikane asnje me  cengela ne dore ku te varte robt sipas interesit e me i shfrytezu si papagaj neper ekrane.

E nuk do kishte nevoje per ligje lustracioni e keshtu pallavrash, se mileti ne heshtje, pa lufte do i kishte skualifiku ato qe i kishin duart me gjak. Po mileti ama, jo sivellezerit e tyre, qe kane meriten e vetme te mjeshterojne me mire hipokrizine.

E sa per "examen de conscience", ky eshte proces privat. Qe te behet publik e te kerkohet FALJE eshte opsion shtese, ama nuk ka kuptim qe kjo falje te kerkohet keshtu publikisht, nese po te njejtet qe duhet ti bejne lavazh ndergjegjies kane dhene paraprakisht denimet e i kane nxjerre ata qe nuk ju shkojne per shtat ne murin e turpit.

Per ta mbyll. Me vjen shume keq qe nuk po arrihet te gjendet nje pike rifillimi, qe s'ka per tu gjet kurre nese te gjithe do kerkojne vetem arsye per tu ndare, share, rrahur, therur, vrare. Me demek cfare kerkojme do gjejme. 

mati i ri - 10 Shk 2010 - 2:10pm

Me demek cfare kerkojme do gjejme? 

E drejte kjo pyetje:

Kerkojme eshtrat e njezve te vrare,

Jo nuk kerkon askush hakmarrje,

Drejtesine nuk e gjejme dot te ata qe na vrane,

Qe sot vazhdojne te jene anetare gjykate.

Ne nuk kerkojme qe keta te shkojne neper burgje.

Por te na japin prap ata drejtesi,

                                          Kjo eshte absurde.

 

albano - 10 Shk 2010 - 2:48pm

e rendesishme eshte qe mos abuzohet me emocionet e lindura nga zbulimi i ketyre varreve qe kujtojne krimet e diktatures. Te revolton ideja qe keto emocione mund te perdoren politikisht sic jane perdorur dhe te kthehen ne nje skuader pushkatimi fantazem qe prodhon ende viktima.

mati i ri - 10 Shk 2010 - 3:05pm

 Te revolton ideja qe keto emocione mund te perdoren politikisht sic jane perdorur dhe te kthehen ne nje skuader pushkatimi fantazem qe prodhon ende viktima.

Asnje i perndjekur politik nuk ka kerkuar hakmarrje, kunder atyre qe i presekutuan,por ata revoltohen kur edhe sot pas 20 vjetesh nje pjese e atyre qe firmosen per denime me vdekje,per burgime e internime,qendrojne ne organet gjygjesore deri te gjykata kushtetuese,askush nuk thote qe keta te denohen,te burgosen ,por te largohen nga keto organe te rendesishme te jetes publike e politike.

mati i ri - 10 Shk 2010 - 4:56pm
Varjen e fundit në Europë e ka dekretuar Kristaq Rama

10-02-2010 / Gazeta 55Varjen e fundit në Europë e ka dekretuar Kristaq Rama

 

Propaganda ylberiste s’fsheh faktin se i ati i kryetarit të Partisë Socialiste ka firmosur varjen e një poeti në qytetin e Kukësit. Skulptori i Enverit ka firmosur kundër “armikut të popullit”, ndërkohë që sot, i biri i skulptorit, mërzitet se pse zbulohen eshtrat e viktimave të regjimit më të egër komunist në Evropë

Brad - 10 Shk 2010 - 4:18pm

Te me falin adminet qe jam jashte teme por kam nje pyetje te shpejte.

Jam duke bo makarona po nuk kam salce,a mund ti hudh ketchup?

Lizandër Saraçi - 10 Shk 2010 - 6:17pm

Mrroklle, çar pate me? Pjesa pare qe per posten tate, dmth pjesa per vitin 50 qe ti e mendon si vitin kur u nderprene plotesisht ekzekutimet pa gjyq.

Pjesa tjeter, me thone te drejten nuk mund te te drejtohej ty se me verte qe nuk e di se te cili grup hy (po te hyje te i pari, pra te njerzit qe s'i lidhte gje a per keq as per mire me komunizmin, s'do te te vite as ngrofet as ftofet nga ajo qe thojsha une) 

Sa per ate qe me qu mu njeri i Sales, kjo pak rendesi ka per mu se kom 20 vjet qe me shajne nga te dy krahet, here salist e here i "shit" te komunistet. Pergjigjen ta ka dhone Xhibi.

Tani besoj e shef qe i vetmi qe i ke personalizu gjonat ketu je ti se une perveç nje verejtje per ate qe shkruje ti per pjesen tjeter kom fol vetem per grupe dhe aspak individe. Ene kur thojsha se ka disa njerez qe i vlersoj por qe bejne pjese te grupi i trete s'e kisha hiç per ty. Se noshti po ftillohem una, pse ere dreq te rre menia ty se te vlersoj une? hahahahahaha

Te hongert e mira te hongert se po me duket vetja sikur po qesh m'xhenoze.

Vlonjat e ke pergjigjen pikerisht te pjesa qe citon. Te grupi i pare them se bej pjese une se me perjashtim te ndonje ngacmimi te vogel (konfiskimi i pasurise se gjyshit dhe ca thirrje ne hetuesi te prinderve per lexime librash apo çmendurira te tjera te kohes, qe jane gjera te nivelit mesatar te vuajtjeve nga regjimi) nuk ka pas ndonje impakt te veçante, te tipit internim e burgosje, qe te shkaterronin plotesisht jeten.

Pjer Thomas - 10 Shk 2010 - 8:27pm

 Do ishte me interes qe njeri nga administratoret (qe e ka kete te drejte) ose ndonje gazetar, te shkoje e te pyesi Nexhmijen dhe Ramizin per kete çeshtje. Te shohim ç'do te thone ata, qe akoma nuk jane/kane shprehur plotesisht te verteten.  

toko - 10 Shk 2010 - 11:39pm

Perse une qe rrjedh nga nje familje punetoresh, dhe qe studiova pasi kisha dale me rez te shkelqyera ne shkolle te mesme, te jam bashkefajtor me nje hetues qe edhe ligjet e kohes i zbatonte sipas qefit te vet??Qe ka marre ne qafe dhjetra vete,te pafajshem??

Si ka mundesi qe te quhem une bashkevuajtes ,me nje qe jo vetem shkolla e larte nuk i dilte por syrgjynosej me kuc dhe me mac ne fshatrat ku i thoshte ariut mirkengjes?Apo me ate qe u pushkatua apo me ate qe beri dhjetra vite burg ne Spac?

Si ke fytyre ti ta quash veten bashkevuajtes me Pjeter Arbnorin apo mijera te burgosur te ndergjegjes?Kur ti dilje xhiro ne Korce ai punonte ne mimierat e kromit?Nuk te vjen turp qe ben keto krahasime?

Si familje punetore cfare bere ti apo familja jote  per te mos lejuar hetusin te zbatonte ligjet sipas qefit? U ngrite ne demostrata apo me arme? Cfare beri familja jote punetore qe te mos lejonte tere keto krime? Nuk thua qe familja apo ti vete je denuar nga sistemi komunist. Kjo me le te kuptoj se nuk ke bere azgje, bile me shume se kaq, se ai sistem te denonte edhe per arsyen se nuk beje gje, te denonte  thjesht per heshtjen  Dhe meqense nuk je denuar do te thote se ti dhe familja jote ke bere me shume se azgje. Ti dhe familja jote ke perkrahur  ate sistem.

Po ata qe u syrgjynosen me kuc e mac cfare bene kunder sistemit? Ne syrgjyn ishin me komuniste se vete komunistet sendryshe perfundin ne burg qe ishte me keq se syrgjyni. Pra ata jane po aq po aq fajtore se vete komnistet

Me permend Pjeter Arbnorin. Cfare beri Pjeteri qe u denua? Cili ishte aktiviteti i tij kunder rregjimit komunist nga i cili u denua, vec faktit qe vinte nga familja e pasur e Arbnoreve qe si gjate luftes dhe pas clirimit e ndihmoj pushtetin komunist me mjete monetare dhe morale. Pjeterit i ra lapsi te denohej. dhe kjo eshte fatkeqesi po mos thuaj se ai nuk eshte po keshtu bashkfajtor.

Sikur te mos ishim ne fajtore nuk do te kishte komunizem ne shqiperi. Ne, populli e polli ate rregjim, ne , populli e mbajti ate rregjim per 50 vjet megjithse se ai gjate ketyre 50 vjeteve e hegri popullinqe e polli dhe ushqeu.

I Pakapshem - 11 Shk 2010 - 12:15am

Cili popull toko? Qartesohu pak e mos flit me terma kaq te gjera.  Kushtet per revolucione bolshevike piqen ne shoqeri ku nje pjese e madhe popullsise vjen nga nje klase puntore e shfrytezuar neper fabrikat e kapitalizmit (proletariati).  Ne nentor te 1941 nuk besoj qe as 10% e popullsise Shqiptare ishte e kesaj klase.  Partine pastaj e dime qe e formuan dhe e udheheqen deri sa erdhi ne pushtet absolut, njerez si Popovici, Mugosha, Jovanovici, Stojinici, Vukmanovici etj etj.   Athere per cilin popull e ke fjalen?

toko - 11 Shk 2010 - 4:51am

Pikerisht per kete popull e kam fjalen. per popullin qe me pak se 10% ishte punetore, ndersa pjesa tjter ishin bujkrober. Dhe se ishin pikerisht bujkrober ata perfaqesun dhe mbeshteten nje sistem/rregjim kaq gjakatar. Si bujkrober ky popull ishte i gatshem te varoste cdo njeri per hir te mbijetes se tyre. Dhe prandaj ata pollen, mbeshteten dhe ushqyen rregjimn komunist sepse e shikonin kete rrejgim si mjet per te varrosur te tjeret e mbijetuar vete. Dhe ky popull nuk ka ndryshuar aspak edhe sot. Ndaj kemi kete rregjim qe kemi sot.

I Pakapshem - 11 Shk 2010 - 9:25pm

Nuk ishin bujkrober te gjithe jo, se shumica e popullsise ne 1945-en kishte nje prone, sado e vogel qe ajo.   Por kjo eshte pune tjeter, qe do diskutim me vec...

Menyra se si e thua ti eshte teper e thjeshtezuar.  Ky popull qe flet ti nuk ishte ne kushtet optimale dhe o burra mbeshteti kete sistem.  Pati mashtrim masiv te ketij populli i gershetuar me dhune brutale qe beri te veten.  Sigurisht qe pati krahina te caktuara qe e mbeshteten rende revolucionin sllavokomunist, por nuk mund te thuash qe gjithe popullsia eshte pergjegjse per mbeshtetjen dhe ushqimin e regjimit.  Mbasi sllavokomunistet erdhen ne fuqi pastaj, nuk ishte jashtzakonisht e rende te ngeleshin aty per 45 vjet (diktaturat nuk jane jeteshkurtra) me lavazh truri e perseri dhune te shumellojshme.

albano - 11 Shk 2010 - 12:26am

Ne te vertete te gjithe e dinin qe gjera te tilla ndodhnin, por asnje nuk e ngrinte zerin atehere, perkundrazi luftonin per tu bere pjese e sistemit. Nga ana tjeter jam i mendimit qe te gjithe ata qe kane qene pjese e aparatit te ketyre ndeshkimeve, te nxirren jashte posteve vendimarrese sot, duke filluar qe nga Sali Ram Berisha e deri te me i parendesishmi.

Lizandër Saraçi - 11 Shk 2010 - 11:33am

O Toko, kot te te pyes, a ke pas pa ate skeçin e estrades ku Luftar Pajo thoshte : "Po ai qe vodhi lopen ee, nuk kishte faj fare ai?"

Dhe sa per fajin e popullit per ate qe ndodhi, pak mo avash miku im se ti e di shume mire qe vende si Greqia apo Italia (deri diku edhe Franca), ishin shume me te predispozume se ne per te perqafu nje regjim te atille, po shpetune se ku me force e ku me manipulim te mirefillte votash, i zbrapsen komunistet.

E di si i bi kjo qe thu ti, sikur ta hedhesh dike ne gremine (ne rastin konkret gjithe popullin) dhe te fillosh e te analizosh karakterin e tij ne baze te ulerimave, perplasjeve apo degeve te shkulme ne tentative per te shpetu.

mati i ri - 11 Shk 2010 - 11:54am

Ndoshta nje studim te vecante kerkon edhe shpallja e "gjendjes se jashtezakoneshme " ne vitin 97 pasoje e se ciles u sulmua me trupa ushtarake nje pjese e madhe e popullsise nga struktura te mobilizuara me LIGJ per te kryer vrasje . Dhe pasojat qe la dihen .

O Idris! ne 97-ten ti a ishe ne Shqiperi apo i ke pare ngjarjet ma dylbi?

Kush e ngriti popullin ne kryengritje te armatosur?

Me thuaj nje person te vrare nga policia e shtetit, a e harrove

sulmin mbi poilcine ne vlore? Po vrasjen makabre te qafe gjashtes,po djegjen e gardisteve per se gjalli ne tank?

Po S Gjinushin qe bente thirrje popullit qe rrembeni armet se po na pushtojne maloket,po ish sigurimsat dhe oficerert qe hapen depot e armrmeve?Me ato arme qe bleu diktatori per t'u mbrojtur nga armiku imagjinar shqiptaret vrane njeri tjetrin.

Se fundi po te pyes ty,a mund te kerkoshe drejtesi te Femi Adiu, qe se bashku me R Aline e K Ramen firmosen varjen ne litar te poetit H Nela?

 

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente