Repartet ushtarake jane vatra semundjesh per ushtaret, te cilet qendrojne aty per me shume se nje vit. Por, semundja me e shpeshte qe haset eshte ajo e Hepatitit A dhe me pas Hepatiti B. Studimi i kryer ne nje prej reparteve ushtarake ne periferi te Tiranes ka treguar se 98 per qind e ushtareve preken nga Hepatiti A dhe nje pjese e tyre, rreth 13.2 per qind preken edhe nga Hepatiti B i cili eshte edhe me i rende.
Ushtaret
Studimi i kryer nga Instituti i Shendetit Publik, eshte kryer disa kohe me pare dhe tregon se nje pjese e mire e ushtareve ne vendin tone preken nga Hepatitit B, i cili eshte nder me te rendet. "Ne 367 mostrat e marra tek ushtaret ka rezultuar se 13.2 per qind e tyre kane rezultuar pozitive ndaj Hepatitit B. Kurse per sa i perket Hepatitit A pothuajse te gjitha mostrat rezultuan pozitive" thuhet ne studimin e ISHP-se. Sipas ketij studimi shkaku kryesor i shperthimit te Hepatitit A eshte mungesa e kushteve hijeno-sanitare, dhe rruget e marrjes se tyre jane fekale-orale. Per kete arsye, specialistet keshillojne edhe marrjen e masave per higjiene. Kurse per sa i perket Hepatit B ne keto raste, sic jane ushtaret, keshillohet berja e nje vaksine mbrojtese per meshkujt, qe ne moshen e adoleshences.
Studimi
Sipas nje studimi nga specialistet e Shendetesise, ne vendin tone ka deri ne 480 mije bartes kronike te Hepatitit B. Semundje e rrezikshme qe kercenon deri ne vdekje dhe si te mos mjaftonte kjo, rreziku i transmetimit eshte teper i larte. Behet fjale pikerisht per Hepatitin B, eshte nje semundje ngjitese qe prek melcine dhe e rrezikshme behet kur kthehet ne semundje kronike. Ne vendin tone prek cdo vit te pakten 2 mije persona. Ndersa sa i takon bartesve kronike te semundjes, ne vendin tone shifrat jane akoma me alarmante. Sipas nje studimi te realizuar nga specialistet e Shendetesise, behet e ditur se ne vendin tone ka rreth 480 mije bartes kronike te semundjes. Ndersa specialisti i Institutit te Shendetit Publik, Dritan Ulqinaku pohojne se Hepatiti B eshte nje semundje e rrezikshme dhe se rreth 8 per qind e popullsise ka kaluar Hepatitin B ose eshte prekur nga kjo semundje. Ne vendin tone ka rreth 320 mije deri ne 480 mije bartes kronike te Hepatiti B.
Menyrat e transmetimit te virusit
-Nga nena, mbartese e virusit, ne femijen e porsalindur
-Ne kontakt te afert, ne familje, konvikt, ushtri, shkolla etj.
-Infektimi eshte i mundshem kur perdoren nga shume njerez krehri, furca e dhembeve, makine-brisk rroje, gershere dhe pajisje te tjera qe demtojne qofte edhe minimalisht teresine e lekures.
-Me kontakt seksual, tipike per te rinjte qe jane ne rritje.
-Nepermjet rruges se gjakut, tatuazh, shpim veshesh, perdorim narkotikesh, manipulim me instrumente jo sterile.
2 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
Edhe kjo i duhej shoqerise shqiptare. Nuk i mesojne ne shkolla keto semundjet dhe parandalimin e tyre.
98%?