U hodh shorti për eliminatoret e Euro 2012

orig-127011.jpg

Sot u hodh shorti per eliminatoret e Kampionatit Europian 2012 te futbollit, i cili do te mbahet ne Poloni dh Ukraine. Nente fitueset e secilit grup do te kalojne ne fazen finale, ndersa do te kualifikohet automatikisht edhe skuadra e vendit te dyte me renditjen me te larte se ciles do ti bashkohen edhe 4 skuadrat fituese te fazes play off. Skuadrat e Polonise dhe Ukraines jane vendet organizatore te turneut qe do te zhvillohet nga data 8 qershor dheri ne finalen e dates 1 korrik 2012.

Te gjithe e mbajne mend se vitit e kaluar Presidenti i UEFA Michel Platini kercenoi dy vendet oragnizatore, dhe ne vecanti Ukrainen deri ne heqjen e te drejtes duke e zhvilluar turneun diku tjeter. Kjo per arsye te vonesave te dukshme te organizatoreve ne ndjekjen e programeve per ndertimin dhe modernizimin e stadiume sipas standarteve te kerkuara nga UEFA. Gjithashtu

Kombetarja jone do te luftoje per nje vend ne nje grup aspak te lehte dukje. Do te jene francezet fitues disa here te turneut, Rumanine te cilet duken si pretendentet per te fituer grupin. Tre skuadrat e tjera jane Biellorusi, Bosnje dhe Lyksemburg. Kjo sdo te thote se jane me te dobet, sidomos boshnjaket te cilet humben kualifikimin ne boteror vetem gjate fazes se play off nga Portugalia. Sidoqofte mund te kete shpresa per te arritur nje vend te katert ne grup, duke bere nje prezantim dinjotoz ne keto eleminatore. 

Ne total ne grupet eliminatore do te marrin pjese 53 skuadrat e kontinentit. Bie ne sy grupi i Anglise e cilla do te ndeshet me Zvicer, Bullgari, Wells Mali i Zi. Fituesja e turneut te fundit, Spanja, duhet te perballet me Ceki, Skoci, Lituani dhe Litenshtejn.

 

Grupet e Kualifikimit:

Grupi A: Gjermani, Turqi, Austri, Belgjike, Kazakistan, Azerbaixhan

Grupi B: Rusi, Slovaki, Irlande, Maqedoni, Armeni, Andora

Grupi C: Itali, Serbi, Irlanda e Veriut, Slloveni, Estoni, Far Oer

Grupi D: France, Rumani, Bosnie-Herzegovina, Biellorusi, Shqiperi, Luksemburg

Grupi E: Hollande, Suedi, Finlandi, Hungari, Moldavi, San Marino

Grupi F: Kroaci, Greqi, Izrael, Letoni, Gjeorgji, Malte

Grupi G: Angli, Zvicer, Bullgari, Wells, Mali i Zi

Grupi H: Portugali, Danimarke, Norvegji, Qipro, Islande

Grupi I: Spanje, Ceki, Skoci, Lituani, Litenshtejn

 

Infoalbania.org

19 Komente

Blendi Salaj - 7 Shk 2010 - 9:54pm
Hajdar Bukuroshi - 7 Shk 2010 - 5:44pm

 vallaj nuk kemi pasur ndonjehere me shume shance per t'u fut ne europian. bile une them kemi rast te futemi ne europe prej futbollit. 

rumani, bosnje, bjellorusi, vende jo me te mire nga ne nga pikepamja MORALE, qe eshte dhe kryesore ne daç ne sporte apo çdo gje tjeter per te kaluar lumin. 

 

Endrity - 7 Shk 2010 - 6:02pm

 Ne pamje te pare te duket grup i lehte. Aman heren e fundit qe luajtem kunder Bjellrusise dhe Rumanise na shkaterruan. Mbase e lane ndeshjen atehere te tanet se deshin qe te hiqnin Baric, nuk e di, po ai 2-4 ne Qemal Stafa kunder Bjellrusise nuk harrohet lehte. 

Po edhe Bosnja eshte shume me mire sec mendojme ne. Dolen ne play-off kunder Portugalise per Boteror, kane nje treshe sulmuese Misimovic-Ibisevic-Dzeko qe te fut friken. 

Fakti eshte qe vendet e tjera zhvillohen, te gjitha vendet e Lindjes ne kete dekade e kane pasur nje periudhe ose me shume ku kane shkelqyer. Sllovakia, Sllovenia, Letonia kane arritur fazat finale. Lituania, Bosnja kane qene afer. Te gjitha keto vende 15-20 vjet nuk ishin me larte se ne, po ndersa ne ngelemi ne vend numero te tjeret zhvillohen. 

1 përgjigje PF - 7 Shk 2010 - 8:05pm

 Po ne kemi me shume stabilitet, ama!

romak - 7 Shk 2010 - 6:15pm

Renditja Perfundimtare:

Franca

Rumania

Bosnja

te tjeret

Pjer Thomas - 7 Shk 2010 - 8:45pm

 une parashikoj keshtu; 

1 Franca

2 Rumania ose Bjellorusia

3 Bjellorusi ose Luksemburg

4 Luksemburg ose Bosnje

5 Bosnje ose Albanie

mati i ri - 7 Shk 2010 - 10:41pm

Kush eshte ai injorant nga adminat qe i fshin dhe i ndron postimet, a nuk ishte i njejti ai qe postova une dhe ju e publikuat?Apo nuk ju pelqen emri Mat i ri, cfar ka Blendi me shume?Censureeeeeeeeeee?

sol-nocturnus - 8 Shk 2010 - 5:33am

jo, thjesht analfabetizem

Naimi - 7 Shk 2010 - 11:32pm

1 Franca

2 Rumania ose Bjellorusia

3 Bjellorusi ose Luksemburg

4 Luksemburg ose Bosnje

5 Bosnje ose Albanie

Sipas kesaj llogjike i bie qe Rumania te jete ne vend te 2 ose te 6 Smile

kr1st1g - 14 Shk 2010 - 1:30pm

 hahahahahahahahaha..Big Grin

albano - 8 Shk 2010 - 12:42am

1. Rumania

2. France

3. Bosnje

4.bjellot

5. luksemburg

6. albanie

 

"Francezet disa here fitues te turneut." Dy here e kane fituar te shkreten 

Brad - 8 Shk 2010 - 1:26am

France

Bosnje

Rumani

Shqiperi

Bjellorusi

Luxemburg

Ps: Bosnja herzegovina ka ekip shume me te mire se Rumania,te pakten tani per tani.

Ecureuil - 8 Shk 2010 - 2:15am

Mirë që na dhanë Francën se do flitet jo pak meqë ky ekip shpesh herë ka lënë për të dëshiruar. Domenech do dali në pension, të presim pasuesin. Nuk epërjashtoj ndonjë barazim apo fitore të kuq e zinjëve kundër Francës, ashtu siç nuk e përjashtoj humbjen ndaj bjellorusëve apo rumunëve.

 

 

sol-nocturnus - 8 Shk 2010 - 5:34am

1. rumani

2. france, me breke neper kome

3. bosnje

4. bjellorusia qe i hongsha zemren sa te mira i ka gocat

5. shqiperia, me 10 pike

6. luksemburgu, ky ekip prej sapuni

Milloshi - 8 Shk 2010 - 6:26am

1. Shqipnia Perenia

2. etj etj

Kete e ka thene edhe Zoti qe Shqipnia do kualifikohet, shif car shorti, shorty go shorty,

Me sa lujm fotboll me boshnjak e me rumun ketu ne amerik i bojm llom, dite e note, francezt sikur sjon per futboll mer jahu se bohen pis, po na e pati me te futme Luxemburgu skina ca t'thomi.

Idris - 8 Shk 2010 - 6:50am

Me Francen  - na mund Franca .

Me Rumanine - ose na mund arbitri ose barazim . Surpruiza e ka emrin Fitore ! 

Me Bjellorusine - Ndahet kush del e dyta , ne se nuk na mund Rumania me arbitra. Ndeshja me e forte ne grup!

Me Bosnjen - pasi te jete mundur nga Franca dhe Rumania te gjitha shanset jane te mos kete ndonje prokupim per fitore .

Me Laksenburg ( "This is Radio Llaksenburg the best spiker off the Word - Kip Xhons " 1968 ) - por ne takimin drejteperdrejte do jete nje nga fitoret me te bukura.

Pra ndahemi me 7 pike me merite dhe  ne se nuk na mund arbitri me Rumanine ne kalojme tek 8 - 10 pike ne grup .

Ndryshe ne kthehemi me lojtare shume te pasur nga shitja e ndeshjeve qe eshte po aq propable sa edhe klasifikimi REAL i yni me 8-10 pike !

Por ne se e shesin do jene te ndyre per te gezuar emrin e panajot Panos si Shqiptar.

alproud - 8 Shk 2010 - 8:35am

 www.boxofficefootball.com/wp-content/uploads/2009/12/uefa-euro-2012-logo.jpg

 

Polonia dhe Ukrahina nuk jane me kandidate por do jene vendet organizatore te ketij kampionati. 

Grupi i shqiperise nuk eshte i lehte, por asesi i pakalueshem, sepaku ne "play-off". Gjithsesi kjo varet nga paraqitja e perfaqesues sone, aftesise se saj per te qene me kembengulese, me e sigurte ne ate qe ben dhe me efikase. 

Forca Shiqiperia!!!

bacterius - 8 Shk 2010 - 9:26am

 Akoma paskan njerez qe besokan ne sport? Si cdo gje tjeter dhe sporti eshte i shitur? Vendi qe do dalim varet se kush dhe sa leke na paguajne? 

alproud - 8 Shk 2010 - 5:49pm

 Nuk mund te besosh ne sport, sepse sportin e bejne njerezit, por besoj ne aftesine e shqiptareve si komb per te ecur perpara. Jo pa arsye si kombetare bejme loje shume me te mire ndaj skuadrave me te medhaja dhe deshtojme me ato qe jane ne nje nivel te ngjashem me ne. 

 

Nuk mendoj se eshte i shitur, lojtare si Lorik Cana kane ndjesi te theksuara kombetare dhe te thuash qe shesin ndeshjet e kombetares lojtare te ketij kalibri eshte nje genjeshter e madhe. 

 

P.S. Loro Borici i ka mesuar Kinezet per te luajtur futboll, por fatkeqesisht ato kane arrtur te kualifikon per boteror dhe shqiperia akokma s'ka arritur atje. Kjo tregon se kemi dicka per te treguar. 

arb - 8 Shk 2010 - 12:35pm

Mendoj se me kètè grup shqipèria si rrallè herè ka shance tè kaloj pèrtej ndeshjeve tè mira...nuk them se shkojmè nè evropian por jam i bindur qè me pak fat asnjè nga kèta nuk na mund nè TIRANè...suprizè shoh BJELLORUSINè..biles nuk kuptoj si ka mundèsi qè kombètarja e tyre paraqitet kaq dobèt kur U-21 i tyre tè merr shpirtin(rasti i fundit..nè grup me shqipèrinè,nè ndeshjen nè shqipèri i kanè zborr U-21 tonè,dhe kanè qenè ekipi mè i mirè qè kam parè tè luaj nè shqipèri nè rang U-21)...P.S. si nuk na qèlloi njèher ITALIA...

xhukus - 8 Shk 2010 - 3:32pm

 pershendetje. Mendoj se eshte grup jo i lehte, por shpresoj qe me pak shans dhe perkushtim mund te bejme nonje surprize. Per mendimin tim favoritet jane franca dhe bosnja, rumania e treta dhe per vend te katert do kemi rival bjellorusine. Megjithate, ne futboll gjithcka mund te ndodhe.

Lulian Kodra - 9 Shk 2010 - 4:11am

Parashikimi im:

1. France

2. Shqiperi

3. Bosnje

4. Rumani

5. Bjellorusi

6. Luksenburg

 

Kalojme me play-off.

kr1st1g - 14 Shk 2010 - 1:41pm

Nuk e kuptoj mire kete pune.Me play-off kualifikohet edhe vendi i 3?
Gjithsesi,ky eshte grupi me i lehte qe mund ti binte Shqiperise.
Franca,nuk me duket kandidate potenciale duke pare formen e saj,se fundmi.
France-Austria 1:3
France-Romania 2:2 
Gjithsesi do na duhet shume pune per t'ja hedhur ''paq'' ketij grupi,dhe kam besim te Kuzhe.
Parashikimi im:

1.Rumani

2.France/Bosnje/Shqiperi

3.Bosnje/France/Shqiperi

4.Bosnje/Shqiperi/Bjellorusi

5.Bjellorusi/Shqiperi/Luksemburg

6.Luksemburg/Shqiperi
Big Grin

UnjamNJESH - 15 Shk 2010 - 3:29am

grupi me i leht thot ky, komentatoret sportive thane qe ky eshte nga grupet me te veshtira, FORCA SHQIPERIA!

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente