Swoboda: Nëse një shtet s'i zgjidh vetë problemet, s'është i pjekur për në BE

Europarlamentari Hannes Swoboda, vlerëson situatën aktuale në Shqipëri, krizën politike, bojkotin dhe shanset për një tryezë dialogu. Sipas tij, nëse një shtet nuk i zgjidh vetë problemet, atëherë ai nuk është i pjekur për t'u anëtarësuar në BE.


Shqipëria është përfshirë në një krizë të gjatë politike. Opozita po bojkoton prej 6 muajsh parlamentin. Si vlerësohet kjo nga BE-ja? Si mund të zgjidhet kjo krizë?

Në radhë të parë dua të them që ne jemi kundër bojkotit parlamentar. Deputetët janë zgjedhur që të marrin pjesë në parlament. Këtë e kemi thënë edhe kur partia e Berishës e bojkotoi parlamentin. Këtë e themi edhe tani. Së dyti, tani duhet të shikojmë se si mund të bashkëpunohet për të kapërcyer këtë bllokadë. Ky është tani një shans për kapërcimin e krizës. Berisha dhe qeveria e tij duhet të bëjnë propozime për partinë socialiste në opozitë dhe opozita duhet të mundohet që të kthehet në parlament me një strategji për të bërë një opozitë të fortë. Dhe roli i opozitës është në parlament.


Po socialistët insistojnë për hapjen e kutive. A është e mundur kjo? Si veprohet në këto raste?

E mundur është gjithçka në se njeriu do, por në qoftë se gjykata ka vendosur se nuk ka diçka për t'u korrigjuar, atëherë vendimi i saj duhet pranuar, megjithëse njeriu nuk është i kënaqur. Sido që të jetë, grupet e mëdha duhet të shohin se si mund ta kapërcejnë këtë krizë. Kjo nuk mund të kalojë në qoftë se qeveria qëndron vetëm në pozicionet e veta dhe opozita në të sajat, por duhet të gjendet një kompromis i përbashkët.


Një delegacion i Këshillit të Evropës pritet të shkojë me propozime konkrete më 22 shkurt në Tiranë. Pse Brukseli dhe Strasburgu kanë heshtur deri tani dhe nuk ka reaguar, zoti Swoboda?

Ne nuk mund t'i zgjidhim problemet e brendshme. Në qoftë se një shtet nuk është në gjendje t'i zgjidhë vetë problemet e brendshme, ne nuk mund t'i zgjidhim ato nga jashtë. Ne mund të japim udhëzime, mund të kryejmë bisedime me ta, gjë që e kemi bërë shpesh, madje edhe unë personalisht. Por në fund të fundit është vetë shteti ai dhe po ashtu politikanët që duhet t'i zgjidhin problemet. Sepse në qoftë se një shtet nuk i zgjidh vetë problemet, atëherë kjo do të thotë që ky shtet nuk është pjekur akoma për t'u bërë anëtar i BE-së.


Duke pasur parasysh këtë situatë, sa ndikon kjo në imazhin e Shqipërisë, aq më shumë që ajo pret hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e saj në BE?

Çdo konflikt i brendshëm dhe sidomos bojkoti parlamentar është një dëmtim i imazhit të shtetit para BE-së. Kjo është më se e qartë. Veçanërisht në një kohë kur diskutohet për çështje të mëdha siç është liberalizimi i vizave, për bisedimet për anëtarësimin në BE. Është mirë për një vend që për çështje të rëndësishme të gjejë konsensus. Ka shumë tema për konflikte, por për sa u përket çështjeve të rëndësishme duhet konsensus i grupeve të mëdha parlamentare.


Meqë ju e prekët çështjen e vizave dhe dihet që Shqiperia së bashku me Bosnjën nuk përfituan vitin e kaluar nga liberalizimi i vizave, sikurse ndodhi me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Tani, duke pasur parasysh situatën politike në Shqipëri, sa jane shanset që ky vend ta arrijë këtë synim brenda këtij viti, sikurse edhe është premtuar në Bruksel?

Unë mendoj që të dyja shtetet do ta arrijnë qëllimin për liberalizimin e vizave. Kjo pasi të jenë përmbushur disa kushte, duke filluar nga pasaportat deri tek marrëveshja për pranimin e personave të dëbuar nga vendet e BE-së dhe të gjitha rregullat e tjera për të cilat duhet të biem dakord. Dhe sipas mendimit tim që nga mesi i vitit ose, më e vonta, në fund të vitit, të dyja shtetet do të fitojnë liberalizimin e vizave. Kjo është edhe dëshira jonë, e BE-së, në qoftëse këto dy vende realizojnë kërkesat e BE-së për ligjet dhe që ne mund të kemi garanci që këto ligje do të vihen në jetë.


Zoti Swoboda, aktualisht të gjitha vendet e Ballkanit në përgjithësi ballafaqohen me korrupsion dhe kriminalitet. A ka BE-ja projekte konkrete qe t'u ndihmojë atyre për të luftuar këto fenomene?

Ne kemi një sërë programesh dhe një program bashkëpunimi. Por është e domosdoshme që çdo shtet të luftojë jo vetëm korrupsionin brënda tij, por të bashkëpunojë edhe me vendet e tjera. Ne kemi parë që kriminaliteti nuk ka fytyrë etnike, dhe në raste të tilla kemi bashkëpunim mes shqiptarëve dhe serbëve, kosovarëve dhe maqedonasve, etj. Këta njerëz nuk njohin pengesa. Ne kërkojmë që të ketë një bashkëpunim me shtetet për sa i përket ekstradimit të personave që kryejnë krime të rënda. Duhet të ketë njerëz të cilët duhet të luftojnë korrupsionin dhe këto njerëz duhet të jenë pa ndikim politik, duhet të jenë të pavarur. Gjithashtu duhet të bëhet specializimi i gjyqtarëve, specializimi i policëve. Po ashtu gjyqtarëve dhe policëve duhet t'u krijohen kushte financiare që ata të mos varen nga burime financiare ilegale. Ka disa pika që shtetet mund t'i kishin bërë, por nuk kanë kurajen dhe vendosmërinë për të vepruar.

27 Komente

Danieli - 6 Shk 2010 - 2:29pm

Ke shume te drejte Z. Swoboda ne ato qe thua por Shqiptaret e kane nje cike ndryshe menyren se si hane pyke..... meqe kemi kaluar 50 vjet diktature dhe perpara saj 5 vjet me pushtues, rreth 25 vjet me Zogun ne krye (edhe ai per mendimin time ishte diktator sipas menyres se tij) perpara tij 500 vjet nen sundimin Turk eshte shume e veshtire ta kuptojme demokracine sepse jemi mesuar me diktat jo me konsesus.....

Per mendimin tim Evropa dhe BE-ja duhet te luajne nje rol urdherues per politiken Shqiptare sepse me keshillime as qe hane pyka keta legenat tane.... Nese i kercenoni me mospranim ne organizmat Euro-Atlantike ta shikoni ju se si mblidhen ata B... Q... e politikes qe mbajne nganje dosje nen sqetull dhe e gjejne gjuhen me njeri-tjetrin.

Ne kete pune kemi pasur ne shekuj se gjejme gjuhen me veten dhe marrim rruget e Evropes per te bindur te huajt se vetem ideja jone eshte me pjellore....

Perjashtojini nga KE, Nato per ca kohe dhe te shikoni se si ndryshojne ata "kokfortet trimosha"

Mushka jone ashtu i do drute..... kur mesohesh me hu vetem ashtu kupton....

bajraku - 6 Shk 2010 - 4:39pm

Hiqni vizt ju po nuk na behet vone per BE.Le te rrime gjithe kohen te pa pjekur

vlonjati - 6 Shk 2010 - 4:51pm

Prit dhe nja 4-5 vj se eshte akoma shpejt.

Pjer Thomas - 6 Shk 2010 - 8:17pm

 "...Ka disa pika që shtetet mund t'i kishin bërë, por nuk kanë kurajen dhe vendosmërinë për të vepruar..." 

 

Pikerisht ketu lind nje pikpyetje e madhe, se; pse nuk kane kurajon dhe vendosmerine per te vepruar. 

Ata (qeveritaret) thone se e kane kurajon dhe vendosmerine, mirpo i pengon "armiku" i brendeshem, te korruptuarit etj.  Nese eshte keshtu, kjo perseri tregon paaftesi, gje qe do te thote liroji vendin te aftit. 

Agent 007 - 7 Shk 2010 - 2:02am

Hmm kurajo e politikaneve - Njeri nga deputet britanike i perfshire ne skandalin per dietat e sherbimeve Lord Hanningfield dha menjehere doreheqjen nga detryra e tij ne Shtepine e Lordeve sapo u shpall zyrtarisht qe do te hetohej nga hetuesia. Ai u shpreh ""To avoid any embarrassment or distraction for my party, I am standing down from my frontbench duties in the House of Lords with immediate effect."

Gjithe kjo eshte per rreth 20 mije pound qe ai mund te kete marre si dieta padrejtesisht te cilat jane paguar mbrapsht te gjitha por ai dhe te tjere deputete po hetohen per veprimin (thyrjen e ligjit)!.

Mendoni:

1. Lulezim Basha hidhet ne gjyq per 300 milione euro dhe nuk i ben syri terr se Sulltan Saliu e mbron dhe zgjidhet Minister i Brendshem perseri!

2. Fatmir Mediu - ne menyre direkte ose indirekte hedh nje fshat te tere ne ere me 26 te vdekur, dhjetra te plagosur, dhjetra shtepi te shkaterruara, i akuzuar ne gjyq dhe zgjidhet perseri minister i mjedisit sepse di si ta ndote mjedisin me shume se te tjeret!

3. Etj, etj, etj .... krim, korrupsion, jo pavaresi e drejtesise, nivel shume i ulet ekonomik ....

Nuk eshte shkence - kjo eshte pse nuk liberalizohen vizat per Shqiperine ....

village-bey - 6 Shk 2010 - 9:49pm

Po disa fiq piqen vone mer vllai jone.

Me mire Rreka se sa Mufka them un.

Lira - 6 Shk 2010 - 9:55pm

Te thashe  o Sol-Arber, qe jemi akoma te pa pjekur po s'me besove. C'do ti thuash ketij? Apo do i dergosh nje kenge me adolishent...... Bravo, bravo....

zotrules - 7 Shk 2010 - 3:25am

Kurse une do thosha, qe ky Swoboda te veje te kepuse qafen mu ne hale te s'emes. Nuk e bene as Austrine fertele si kane bere Shqiperine, asnje vend tjeter te BE-se nuk e kane masakruar ne kete fe si na kane masakruar neve. Problemet qe kemi, ndoshta edhe jane pasqyre e sjelljes se be-isteve nder vite, madje dhe shekuj. Keshtuqe, na rrofsh sumen o Swobode - putane sllavi.

lumidrin - 7 Shk 2010 - 11:23am

"Nje shtet qe nuk i zgjidhe vete problemet, nuk eshte i pjekur per BE"- thote Swobode.

"Po atij shtet qe nuk ja zgjidhe as BE problemet, çfare mund te thuhet,- i pjekur teper, i djegur?"

Idris - 7 Shk 2010 - 3:09pm

E mor lal.

Kur thu gjona te shkurtra nxjerr perla nga goja.

I ke ra PIKES! Se kjo logjike te shprehuri vetem tek ajo pyetje te con !

gb - 7 Shk 2010 - 1:33pm

 Nuk e kuptoj sesi i marrim seriozisht keto budalliqet e BE. Ne nuk kemi asnje standart ekonomik per t'iu bashkuar BE, dhe BE nuk na zgjat doren per te na dhene kurrfare ndihme me perjashtim te ca lemoshave per permiresime "strukturale", "teknike". I ashtuquajturi optimizem per BE, eshte thjesht ose nga injoranca ose ngase identifikohet me se shumti me levizjen e lire pa viza. 

 

Ttmsoia - 7 Shk 2010 - 1:56pm

Nuk e kuptoj ku e gjen te drejten BE-ja te fus hundet kaq shume ne punet e Shqiperise, ne nuk jemi as anetare, biles popullit tone keta i kan ngritur edhe mure, mos te flasim fare per trajtimin e turpshem te shqipetareve keto 20 vjet, si ne vendet e BE-se si dhe prishjes te imazhit te shqipetareve ne gjith boten. Biles jane edhe kontribuesit me te medhenj te pleherokracise shqipetare dhe te gjitha trazirave politike ne Shqiperi. Duan nje honest opinion from an albanian, fuck off  E.U. thats how pro-EU we are, fuck off.

Agent 007 - 7 Shk 2010 - 2:34pm
Nuk e kuptoj ku e gjen te drejten BE-ja te fus hundet kaq shume ne punet e Shqiperise, ne nuk jemi as anetare ... "

Ketu jane arsyet pse:

1. Shqiperia ka aplikuar te behet anetare e BE-se dhe jo BE-ja ftoi Shqiperine ... Shqiperia ne cdo moment mund te nderprese negocijimet me BE-ne per anetaresim nese deshiron. Pas kesaj te gjtha grupet e BE-se do te largohen menjehere dhe te gjitha fondet per zhvillim do te nderpriten menjehere. Banka europiane do te behet me doreshternguar me kredite si dhe te zeza te tjera me radhe si renie e investimeve ... etj

2. Ne vazhdim te pikes 1 me lart - Cdo organizate ose union ekonomik dhe politik ka rregulla dhe standarte per anetaret me te drejta te plota. Kur Shqiperia do te behet anetare me te drejta te plota vota e perfaqsuesit shqiptar do te kete te njejten peshe/vlere sa vota e perfaqesuesit gjerman, francez apo anglez, etj. Kur BE-ja te bindet qe pjekuria e klases politike shqiptare te pakten i afrohet standarteve te kerkuara atehere mund te kemi nje lajm te mire ...

Ttmsoia - 7 Shk 2010 - 2:35pm

Te gjitha ato qe jke thene ti me lart i di une, megjithate flm ty per mundimin, por pyetja ime mbetet e paprekur fare.

Agent 007 - 7 Shk 2010 - 2:45pm

Ok, me pak fjale - BE-ja thote ju doni te bashkoheni me ne atehere do te plotesoni kushtet tona perndryshe rrini atje ku jeni ne kafaz!

Dhe shqiptaret ia kane prishur reputacionin vetevetes neper bote sepse duan te merren me pislleqe dhe te pasurohen brenda nates dhe me pas te pine kafe gjithe diten - mentalitet i kultivuar nga turqit!

zotrules - 8 Shk 2010 - 12:40am

Pse ja fut kot or ti? E ke mendjen megjithmend te mbushur se zeri i Gjermanise eshte i barabarte me zerin e Sllovakise? Je ne vete apo ke pire ndonje dopjo me hunde?

Plus per te tjerat, pa mos na caj koken me "shqiptaret lart e poshte" po na fol pak per poshtersite dhe pislleqet qe ke bere vete. Filloja autokritikes nga vetja jote ne fillim. Nese ke bere pislleqe, ke te drejte te flasesh vetem per veten tende. Mua mos me perfshij ne debillleqet e tua, dhe kur mua jo e jo, aq me pak mund te permendesh gjithe popullin.

Per mua poshtersite dhe pislleqet, i kane bere qenie si puna jote, dhe nuk e di se c'kam nje si tip bindjeje qe dhe ti duhet te jesh regjistruar ne Angli si kosovar, dhe i ke rene qylit sa ke mundur me ndihmat e kansellit, madje bindja me thote qe je akoma ne kete moment duke perfituar ndihma nga kanselli. Ndihma qe sigurohen nga taksat qe paguajne idjote si puna ime dhe e TT-se, qe nuk kemi kohe te merremi me pislleqe si thua ti, apo si ben ti dhe rrethi jot shoqeror. Ne rast se ke kundershti, takohemi kur te duash dhe i nxjerrim pasaportat dhe dokumentat ne tavoline e ballafaqohemi.

Nuk ja kane prishur shqiptaret imazhin vetes. Ka nje ndjenje racizmi qe mbizoteron ne evrope dhe me gjere pikerisht kunder shqiptareve ne vecanti. Dhe teorira te tilla kane lindur ne vende ksenofobe qe karakterizohen nga popullsi masivisht injorante dhe debile, si puna e grekeve dhe italianeve (ne rradhe te pare keta). Por dhe kjo qe sapo thashe ketu, se c'me bie ne mendje nje mendim paksa te "mbrapshte" qe ti duhet te jesh nga ata njerez qe e flasin shqipen te perzjere me anglisht, dhe qe kujtojne se flasin me mire anglisht sesa shqip, dhe ne takim ne Job Centre marrin femijet si perkthyes.

Hajdar Bukuroshi - 7 Shk 2010 - 2:05pm

 bravo gb tek rreshti i fundit i komentit tend e gjete shkakun e vertete. 

BE eshte preteks per politikanet shqiptare se me te justifikojne voten lehtesisht (eshte me lehte te premtosh udhetime ne boten e çudirave sesa gjera reale e qe dun bythe per tu realizuar).

ndersa per popullin qe ka fler (nuhatje), vetem levizja e lire ka realisht me shume vlere. 

jo vetem sepse populli kurdohere preferon me mire nje veze sot se pulen mot. por edhe se ky e ndjen veten te poshteruar sesi nje i huaj europian te mos kete nevoje per vize kur vjen ne shqiperi, ndersa shqiptari te kete kur shkon ne europe.

ps: tmesoia, ai lal nuk po fut hundet. bile po thekson ne intervisten e tij, qe sepse europa nuk kerkon te fuse hundet, duhet qe shqiperia ti zgjidhe vete problemet e saj.

sepse nje vend me probleme europa nuk ka se çe do. kjo eshte ideja e mikut. por e kuptoj dhe nxemjen tuj naive. ket sapo shpjegova. lol

Ttmsoia - 7 Shk 2010 - 2:48pm

ps: tmesoia, ai lal nuk po fut hundet. bile po thekson ne intervisten e tij, qe sepse europa nuk kerkon te fuse hundet, duhet qe shqiperia ti zgjidhe vete problemet e saj.

Une nuk e kam me ate personalisht, por me institucionin dhe politikat e atij institucioni ne lidhje me Shqiperine dhe shqipetaret ne pergjithesi. Europa po fut hundet qe c'ke me te, biles i ka futur hundet historikisht duke qene kontribuesi kryesor i tranzicionit te dhimbeshem, makaber te Shqiperise ne keto 20 vjet.

sepse nje vend me probleme europa nuk ka se çe do. kjo eshte ideja e mikut. por e kuptoj dhe nxemjen tuj naive. ket sapo shpjegova. lol

Kurse pyetja qe drejtoj une eshte, a ka c'na duhet ne nje europe qe ka kete rol kaq negativ ne jeten e   shqipetareve? A mund te me thuash ti qofte nje instance te vetme ku europa ka ruajtur dinjitetin e shtetit dhe popullit shqipetar ne marredheniet Shqiperi-Be? Apo marre individualisht c'do shtet anetar i BE-se? Dhe a ka ndonje pike dyshimi qe pleherokracia ne Shqiperi eshte produkt i politikave kryesisht te BE-se? Nje mik te gjendet ne nje dite halli, nuk perpiqet te te vendos mbi krye njerez te zgjedhur me kujdes per poshtersine qe i karakterizon per te pergatitur kete pseudo-shtet kriminelesh, banda rrugacerish e te paaftesh qe jo vetem kan shkaterruar Shqiperine nga themelet pa pike kthimi, natyralisht, kulturalisht, tradicionalisht dhe historikisht por edhe kan vrare me politkat e tyre jo vetem si pasoje e rrugacerise e paaftesise por edhe si pasoje direkte e urdherave te boseve te tyre ne BE, Athine , Beograd e Moske me shume shqipetar keto 20 vjet se L1B, L2B e RPSSH te marra sebashku. Kesaj jepi dum ti dhe ai lum miku.

Hajdar Bukuroshi - 7 Shk 2010 - 3:21pm

 por pyetja ime mbetet e paprekur fare.

ngaqe europa nuk ka bole ta pranoje qe nje vend si shqiperia dhe shqiptaret asaj nuk ka çi duhet fare. eshte pak a shume si pranohen dhe te huajt ne europe e gjetke vetem pse nuk mund te mos konsiderohen si te barabarte me njerezit e tjere te europes ose botes (sipas kartes e te drejtave te inivididit, ose karlliqeve te tjera te natyres, qe drejtojne moralin e shoqerive te civilizuara sot). 

mirepo keto lal, duhet te kuptohen prej te interesuarit vete. 

eshte pak si atij qe i bie ere goja dhe ja shpif bashkebiseduesit duke e forcuar kete ta mbylle biseden sa me shpejt. kete deshire per largim ky nuk ka guxim t'ja thote tjetrit ne fytyre : qe era e keqe e gojes tende me sjell neveri e nuk te duroj dot. ndersa tjetri qe nuk dyshon hiç (se me eren e tij eshte mesuar), deshiren per largim te tij, qe i duket ashiqare, e fut ne kallepe te tjera pa lidhje hiç me shkakun. 

pra djale, pyetjeve qe shtron je ti vete qe duhet t'u gjesh pergjigjen. mos prit te ta thone te tjeret, se ne çdo rast pergjigja do te te zemeroje megjithese fajin e ke po vete.

Ttmsoia - 7 Shk 2010 - 3:33pm

Pyetjen ja drejtova shqipetareve jo BE-se, prandaj mos u keqkupto me veten, se une jam une e ti je ti. Be-se i thash fuck off, sepse siperkuder ty une mendoj se eshte BE-ja qe gjelbet nga dhembet tek thonjte e bash ne shpirt, jo shqipetaret, dhe une kam bole t'ja thosha hapur po te isha shtetar i ketij vendi.

Hajdar Bukuroshi - 7 Shk 2010 - 3:47pm

 problemi eshte se faji mbetet tendi (dmth i shqiptareve) qe ne nje vend si hale e qe qelbet si europa kerkon te futesh me çdo kusht. 

duhet pra plak te kuptosh VETVETEN. se çfare te intereson me shume, çfare te zbukuron, çfare te pasuron, etj. per cilat pra gjera ke nevoje me shume ne jete, pasurine tende shpirterore apo pasurine materiale qe nuk i ke si europa.

prandaj dhe po te them qe ai qe e ndan shapin nga sheqeri je veç ti.

se me te thon  te drejten une nuk jam gje i huaj, por shqiptaret qe shikoj e takoj, edhe kur keta jane INTELEKTUALE e po aq te zot profesionalisht sa te huajt, nuk me duken europiane ne asnje PIKE.

me duken me shume prane, afganeve, irkiane, kurdeve, pakistanezeve, kinezeve, afrikaneve e te gjithe emigranteve te tjere, sesa oksidentaleve qe po ti shohesh me kujdes kane dallime te forta edhe midis njeri-tjetrit. bile i  bej shpesh pyetjen vetes sesi keto gjallesa kane simpati per civilizimin europian e duan te futen e jetojne ne te, kur asnje gje nuk i lidh bashke.

nejse, po i jap fund ketu, se po me duket sikur ti nuk je i afte te kuptosh dot.

Idris - 7 Shk 2010 - 3:38pm

Po qe se nuk shkeputemi nga trajtimii 91 -93 qe ju be Shqiperise dhe ne vazhdim ...

Po qe se nuk e kuptojme qe klasa Politike Shqiptare ne majat e saj mbetet e Korruptuar nga "ujqit " e vjeter te Europes  si miqt dhe miqt e miqve

Po qe se ne do vazhdojme te mos mbeshtetemi ne aspiratata e popullit ne teresi por vetem te nje Grupi interesash

Po qe se ne do merremi me Lehje Qensh duke pare prapa , duke hedhur balte e bajga mbi breza fisnikesh qe sakrifikuan jeten per Shqiperine

Po qe se ne akoma do te vazhdojme te lejojme te prezantohemi si popull neper Europe me "hire" mashtruesesh e llapaqenesh si Jozi  

Po qe se ne do te mbetemi  duke pellitur e mjaullisur per sukseset e harritura deri ne karshillek si "mesonjtore " per Europen

 Atehere rroli i perpunuar e paracaktuar  per Shqiperine  ne ate trubullire HISTORIKE qe pasoi ndryshimet e pas 90 :

- si TRAMPOLIN per mallra Kontrabande , transport Droge e Prostitucioni

- si Lavatriçe gjigande e "Ligjeshme" per Pastrim Parash

- si vendi me ideal i paraqitjes se nje Populli pa IDEALE , pervec idealit te kullotes se barit  ne vendin  ku eshte me i gjelbert

- Dhe ne thelb si nje teritor i mjaftueshem LIGJOR I Pavarur  qe ka edhe Shtet , por nen interesa e komanda te te tjereve ..

Gjithmone do te bejme pyetje plot frymezim biles te perpunuara edhe ne vergje e melodi... Po ku ishe ti o ZOT!

"Kurse pyetja qe drejtoj une eshte, a ka ç'na duhet ne nje Europe qe ka kete rol kaq negativ ne jeten e   shqipetareve?

Ne thelb si pyetje qendron por teknikisht duhet shtuar diçka perpara duke  atashuar kete pyetje drejt Majave te Politikes : 

A eshte kjo Europa dhe a jane keta Miqte e vertete qe i  kane rekomanduar Nano dhe Berisha si miqte e vertete te Shqiperise dhe pas tyre te gjithe "miqt e miqve"

   ... Xhon Mecgou , Arsidi , Piramidsit , Berluskoni , Erdogani , Delijorgjet , Fazllic ?

Largoini keta Dordolece megallomane nga skena Politike Shqiptare , perfaqesohuni me urtesine e zgjuarsine , sinqeritetin e syhaptesine Shqiptare dhe..... megjithse e theksoj Megjithese ne kemi nje prapambetje te Jashtezakoneshme ne cdo fushe , te shtuar e shumefishuar me dhjetra here keto 20 vjet nga keta Politikane qe (nuk di  çfare emer tu vesh te shohim se si do te ndryshoje edhe

Miqesia e vertete me Europen!

lumidrin - 7 Shk 2010 - 3:51pm

Krejtesisht nje pyetje ( spontane) te paparemenduar.

Shqiperia, populli Shqiptar, politika Shqiptare per 50 vjet ka sakrifikuar vetveten, ka sakrifikuar jeten e te tjerve, duke besuar per nje dite me te mire.

Nuk eshte e mundur te "sakrifikohen " nje grusht flet-votimi, per nje Shqiperi me te ardhme, nuk mund te "sakrifikohen" nje grusht flet-votimi, per nje jete me te qete, nuk mund te "sakrifikohen" nje grusht flet-votimi per nje politike me dinjitoze, nuk mund te "sakrifikohen" per nje grusht flet-votimi , per te mos mbjellur urrejtje, perçarje, shpifje.

Kur kemi sakrifikuar me mijera e mijera bashkombas, duke ja marre edhe jeten, se besonim tek e ardhmja, patjeter sot "sakrifikohen" nje grusht flet-votimi per te ardhmen.

Hajdar Bukuroshi - 7 Shk 2010 - 4:03pm

ai sakrifikimi eshte bere nga keqkuptimi mik. dikur mendonim se komunizmi do te ish zgjidhja e lumturise. ndersa tani mendojme se do te jene oksidentalizmi. 

ngaqe jemi popull dembel, zgjidhjet i presim vetem nga jashte. dikur i pritem nga sllavo-komunistet ndersa sot nga europiano-atllanatisto-kapitalistet.

nuk do te zhgenjehemi vetem kur zgjidhjet t'i shohim perbrenda VETES TONE. 

ps; bile kete eshte duke na thene edhe bota me spond (si kjo intervista e gjermanit) qe as nuk marrim mundimin ta konsiderojme, por nga dembelliku e budallalliku vetem e keqkuptojme.

lumidrin - 7 Shk 2010 - 4:20pm

Ate them edhe une. Kemi sakrifikuar per nje qellim, pa ditur fundin.

Edhe me keto zgjedhje, nuk mund te "sakrifikohen" nje grush flet-votimi, per qetesi shoqerore, per nje qetesi politike.

Po krahasoj jete njerzish me flet -fletushke.

Kemi mbyllur kutin e krimeve, e kerkojme te hapim kutin e votimeve.

 

Genci - 7 Shk 2010 - 6:10pm

Ku paska arrit muhabeti. Pasi e kuptun qe votat jane vjedh, fillojne e qaraviten amon na lini ne pushtet kater vjet se per ju do menojme, per te miren, qetesine e lulezimin e shqiperise.

I vodhi votat nje here ne 96 dhe ia falen. I vodhi persedyti dhe hiqeni nga mendja se do ja fali njeri se heren tjeter behet si ajo barcaleta dhe s'ka me here te trete po te futet ne gjak.

lumidrin - 7 Shk 2010 - 10:45pm

Genc.

Do kesh punuar ne furrat e metalurgjikut, ngase u dogj Shqiperia ne '97, ti thua ju fal.

Ajo flake qe ju vu vendit,nuk te ka bere pershtypje?

Nejse, dikutimi im perqendrohej tek toleranca e njeres pale, per ti dhene mundesi pales tjeter te hudhi shurren perpjete.

Kemi mbi 60-70 vjet qe rropatemi te behemi shtet, me vuajtje, me vdekje, me dhimbje, e nuk ja kemi arritur. Gjithe ajo sakrifice, gjithe ajo dhimbje, gjithe ato vdekje, dolem fukarenj e te drobitur.

Pyetja qe shtroj eshte, nuk ja vlen te presim edhe pak vjet, dhe ne Shqiperi nuk do kete me mashtrime, vjedhje vote, manipulime?

Kemi duruar per me shume se gjysem shekulli, nuk mund te durojme edhe tre vjet?

Kemi pranuar me hire e me pahire, diktatore e diktatoruc per 50 vjet, nuk durojme tre vjet.

Te hapim dosjet, se ato me dosje jane qe manipulojne votimet ( kot nuk quhet polici e fshehet), pasi te kemi hapur dosjet, hapim kutiat, jemi te sigurt se komisionert nuk falin voten, nuk shesin voten, sepse jane te paster si ajri i Tiranes.

 

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente