85-vjeçarja konsiderohej si “pasuri kombëtare” e një zone të Indisë

Folësja e fundit e një gjuhe të lashtë në ishujt indianë të Andamanit ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Ky lajm bëhet i ditur nga një gjuhëtar i shquar, sipas së cilit rëndësia e vdekjes së kësaj zonje është se bashkë me të do të varroset edhe një gjuhë shumë e lashtë, e cila flitej vetëm nga e ndjera. Bëhet fjalë për gjuhën Bo.

Për Indinë është një humbje e një pjese shumë të rëndësishme të trashëgimisë së saj. Gjuhët në Andamans mendohet që e kanë origjinën nga Afrika dhe disa prej tyre mund të jenë edhe 70 mijë vjet të vjetra. Ishullorët shpesh konsiderohen nga antropologët si libra të hapur dhe kjo është një nga zonat linguistike më të pasura të globit. Për sa i përket së ndjerës, pas vdekjes së prindërve të saj ajo ishte e vetmja që mund të fliste gjuhën Bo përgjatë 30-40 viteve të fundit. Ajo ishte shpesh e vetmuar dhe për të komunikuar me pjesën tjetër të botës i duhej që të mësonte edhe pak indishte. Por në jetën e kësaj gruaje që kishte një sens humori të jashtëzakonshëm, gjuha nuk u shndërrua kurrë në një mjet pasurimi. Humbja e saj është një humbje për intelektualët dhe gjuhëtarët, të cilët studiojnë më shumë për origjinën e gjuhëve, sepse me këtë rast ata kanë humbur një pjesë jetike të trashëgimisë. Mendohet se të gjitha gjuhët andamanese mund të jenë përfaqësuese të atyre gjuhëve që datojnë që në periudhën neolitike. Zhdukja e gjuhës Bo do të thotë se edhe kultura e kësaj pjese të njerëzimit tashmë është thjesht një e kaluar. Gjatë tre muajve të fundit, janë shuar dy gjuhë të tilla të lashta, për shkak të vdekjeve të folësve të fundmë të tyre dhe se të tjera dialekte e gjuhë do të zhduken në të ardhmen, ndaj duhet përfituar për studimin e tyre sa ka ende gjallë folës. (Gazeta Shqip)

6 Komente

Monda - 6 Shk 2010 - 12:02am

 Alisat, do rrosh me shume.  E lexova kete tek BBC News me titullin "Have you lost your tongue?" dhe thashe ta perktheja shkurt per te peshku, por s'pata kohe.  Artikull teper interesant, gjithashtu edhe komentet qe vijuan. 

t - 6 Shk 2010 - 12:36am
mendoj se kur te vdese folesi i fundit i ndnj gjuhe, per momentin te gjalle, nuk do t'i plase askujt. Eshte e tmerrshme qe ne Indi, me ate vdekshmeri te rritur nen hijen e teknologjise hapsinore, bejne sikur ua ndjen per vdekjen e nje qyteterimi, te misheruar ne nje plake nga fshati. Dhe kjo qenka humbje per boten... Pordhe me rigon. Nuk duhen ngrene keto gjera...
rrushano - 6 Shk 2010 - 5:37am
heret a vone dihej qe kesaj gjuhes Bo do i keputej filli... por fakti qe u keput pikerisht ne epoken tone (pas 70 mije vjetesh ekzistence?) me tregon se eshte pasoje e globalizimit.
Pjer Thomas - 6 Shk 2010 - 8:55pm

interesante, nuk e kisha ndigjuar kete gjuhen Bo.  

Tan_Tironci - 7 Shk 2010 - 12:39am

Dhe cfare qe u zhduk?? E po pastaj, kujt po i vjen keq? Artikullshkruesit? Apo gjuhetareve? Nejse, tju nxeh pak desha, por mqse paska qene gjuhe e vacante, edhe vetem nga nje njeri paskerka qene folur, pse nuk i krijuan mundesi te kuptonte gjuhen indiane, ose ti mesonin nje gjuhe tjeter, edhe pastja,  te mund te perkthenin edhe ta ruanin neper muzete e arteve, te botes.

adriatik - 7 Shk 2010 - 4:14am

Me cudit fakti qe edhe pse e dinin qe ishte nje monument i gjalle gjuhesor. nuk i vune njerez per ta mesuar gjuhen prej saj. U deshifrua "shkembi i Behistunit" dhe guri i Rozetes", u mesuan gjuhe te vdekura prej mijra vjetesh dhe nuk arriti shkenca e sotem me ate teknike dhe fuqi intelektuale te njeriut qe i tejkalon njerzite dhe tekniken e mbi nje shekulli me pare (kohe ne te cilen u zbuluan dhe u deshifruan dokumentat e siperpermendur).   Ja  kjo do te me vdese mua!  Kujtoj edhe manifestimet qe behen per te mos u zhdukur speciet e rralla te kafshve. .  Se mos me shaje ndonje, se edhe latinishtja gjuhe e vdekur quhet por shume njerez te shkencave dine ta flasin dhe ta shkruajne.

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente