Pyetje: Toyota

Besoj te gjithe e dime se c'po ndodh me Toyoten. Kam nje RAV4 -2009. Nuk marr vesh shume nga makinat po di qe kjo e imja harxhon shume gas, ne kundershtim me c'thuhet ne manual. Para nja 3-4 muajsh e cova te dealer per kontroll po ata me thane qe cdo gje eshte ne rregull. Nje pyetje kam, nqse dikush mund te me thote. Ka ky harxhim gazi lidhje me difektin e pedalit te gazit dhe frenave?


74 Komente

dajoshi - 4 Shk 2010 - 4:15am

Me aq sa kuptoj une nuk ka kurrfare lidhje. Nqs eshte 6 cylinder sigurisht qe harxhon. Asnje makine nuk harxhon aq sa thote manuali. Tani besoj gjithe pronareve te Toyota do u behet ferra ibrahim. Toyota mbetet nr 1 megjithe pislliqet dhe helmin e obames, paturpesi e papare.

Lira - 4 Shk 2010 - 4:20am

 eshte 4 cylinder dhe besoj harxhon shume.

Blendi Japan - 4 Shk 2010 - 4:55am

Une kam 9 vjet qe jetoj ne Japoni dhe deritani kam nderruar 4 makina. E para ishte Toyota Harrier dhe e treta po Toyota Mark II dhe kane qene te mrekullueshme. Tani kam Honda Integra. Te dyja makinat Toyota harxhonin me shume se sa ishte shkruar ne manual. Dhe per mendimin tim, nuk duhet te beheni merak.

Lira - 4 Shk 2010 - 5:03am

Blendi, faleminderit. Te te beje nje pyetje? Nje amerikan qe ka jetuar ne Tokio, me ka thene qe atje ka teknologji te ulet. Per shembull, neper zyra jo te gjithe kane kompjuter. Ose neper banka nuk kane teknologji te larte? Mu duk e habiteshme! Eshte e vertete kjo?

Blendi Japan - 8 Shk 2010 - 3:13am

Lira, jam pak vone me pergjigjen, po ne rradhe te pare po te them qe ai amerikane mos i ka ngaterruar fshatrat e Kines me Japonine. Une nuk e di per cfare zyrashe ka patur fjalen, po ne nje kompani ku kam punuar gati 1 vit si kerkues (ishte eksperienca e pare ne pune pasi gjithe kohen kam qene student) cdokush kishte kompjuterin e vet, plus edhe 8 cope te tjere te cilet kishin programe te vecanta sidomos per dizenjo.

Lira - 8 Shk 2010 - 3:47am

faleminderit, po ne bankat ose ne pergjithesi,si te eshte dukur. ai qe me ka thene nuk duket si genjeshtar,pastaj eshte nga keta qe ben para te madhe atje. 

patjeter, qe duhet krahasuar me ameriken. edhe sushi ne japan eshte tjeter, nga c'eshte ketu...apo jo. une vdes per sushi, gjithmone pyes veten se si mund te jete atje...

Agent 007 - 8 Shk 2010 - 11:41am

Kjo qe ka thene ai amerikani eshte per te qeshur. Une punoj si software engineer per nje banke japoneze ne Londer dhe ne jemi ne kontakt te perditshem me HQ-ne ne Tokio. C'do gje eshte me komputer motra!

Sic duket amerikanua i ka pasur hundet e mbushura dhe nuk i ka dalluar dot komputerat!

Blendi Japan - 9 Shk 2010 - 2:32am

jam shume dakord me Agjentin 007 per cfare shkruan. Une per vete nuk kam punuar ne ndonje banke, por te them te drejten me cfare kam pare ketu eshte cdo gje e kompjuterizuar. Nuk e di se cfare kupton ai amerikani me kompjuter por po te tregoj se jo vetem neper banka por kudo, spitale, bashki, komuna, kompani etj, kudo te gjitha te dhenat hidhen ne kompjutera. Si shembull po te jap vetem nje: Ka 10 vjet qe ne spitalet japoneze prenotimi dhe takimi me doktorin nuk behet me me ane te letrave te shkruara por pasi merr karten tende(karte identifikimi ne spital) fut te dhenat ne nje nga kompjuterat ne fillim dhe te del orari dhe emri i doktorit.

Per sushin nuk kam cfare te te them. Une jetoj ne nje qytet qe eshte nga me te njohurit ne japoni per peshkun dhe orizin. E ka emrin Niigata.

Blendi Japan - 9 Shk 2010 - 2:44am

Edhe dicka tjeter per sushin Lira: Une para 6 vjetesh kam jetuar ne nje qytet tjeter te Japonise. Atje u njoha me nje pronar sushi dhe kam punuar per gati 6 muaj si part time. Aty mesova te bej edhe sushi si dhe te dalloj tamam shijen. Me thene te drejten ne Amerike nuk kam shkuar ndonjehere keshtu qe nuk e di se si eshte atje. Personalisht sushin edhe shume nuk e pelqej por kenaqem kur shikoj se si e renditin neper ato pjatat e tyre. Ghithashtu me pelqen shume edhe arti i prerjes dhe i zbukurimit te sashimi (raw fish). Kur te kem kohe do te vendos edhe ndonje fotografi n.q.s deshiron.

Lira - 9 Shk 2010 - 2:56am

Uh, na hape oreksin per sushi. Une e ha vetem raw, se ketu disa e duan te gatuar. Po ai s'eshte me sushi, besoj. Nje kineze qe ka jetuar ne Japoni me ka thene qe atje sushin e pergatisin vetem meshkujt. Femrat nuk lejohen se i kane duart te ngrohta, kurse burrat te ftohta. Ushqimi japonez eshte shume i shendetshem. Vetem duke ngrene te tille ruan linjat. Po ketu eshte i shtrenjte, sushi akoma me shume. Edhe ca supra qe pihen, i kane shume te mira. Ne lokalet japoneze se c'ndezin ca zjarre dhe ata qe pregatisin sushin i luajne duart aq shpejt sa te duket sikur je ne nje spektakel. Me ato fytyrat qe nuk shprehin asgje...nje mrekulli...qetesi..pa stres.

Blendi Salaj - 4 Shk 2010 - 5:32am

Lira, une jam Blendi Albania dhe nuk kam qene ndonjhere ne Japoni, por kjo qe te kane thene, se atje ka teknologji te ulet me duket si shaka. Sa per Toyota-n ke bere zgjedhje te mire. Une kam ngare per shume vjet Accura Integra qe kam pershtypjen se eshte e njejta makine si Honda Integra e Blendi Japan (pasi Accura eshte marke e Hondes per tregun Amerikan) dhe ka qene makina me e dashur. Behet nje me shoferin. Kam ngare gjithashtu edhe Nissan Maxima ca kohe. Makinat japoneze jane te mrekullueshme. Fatkeqsisht ne Shqiperi nuk ka hyre akoma Honda se jam gati per ndonje Integra tjeter.

 
rudeta - 4 Shk 2010 - 5:35am

Ka tëdrejtë Qafiri... Pedal Storm , siç e kanë quajtur këtë rrëmujë të rradhës, duket sikur është bërë më tepër për të ulur pak prestigjin (dhe tregun) e Toyota-s... me sa duket duan të të mbushin mëndjen që të blesh një Fiat apo AlfaRomeo tani Smile

Difekti, që mund të ndodhë(dhe kur them mund, nuk është se ndodh) një herë në 1000 raste... dhe në këto raste, ndodh vetëm me ata që janë mësuar ta mbajnë pedalin e gazit të shtypur deri në fund për gjithë kohën.
Duke e mbajtur pedalin gjithmonë "në dërrasë", është kollaj që me kalimin e kohës pedali të ulet gjithnjë e më shumë dhe të mund të krijohen rastet që ai të ngecet tek tapeti i këmbëve të shoferit ose, vetë pulexha e rikthimit të kavos së gazit, duke ndenjur gjithmonë në një pozicion (dhe nën peshën e këmbës) të bëjë vënd (të konsumohet në një pikë), gjë që me kalimin e kohës i krijon probleme funksionimit të rregullt.

Përsa i përket konsumit: Në manual jepen gjithmonë konsumet teorike ose ato të kryera nga shoferë profesionistë (që në praktikë është shumë e vështirë që t'i realizojnë të gjithë).

lumidrin - 4 Shk 2010 - 9:13am

Admine!

Hapni edhe nje  dritare tek PPU-ja. Ofiçina e peshkut. Na ndihmon te kursejm ndonje euro/dollar.

Une kam nje Fiat-Mirafiori te 1976, harxhon, po nuk them shume, 2 litra benzine ne muaj.

 

Lira - 4 Shk 2010 - 10:53am

ti lumi i drinit mos e merr me vrull. S'ka kursim parash ketu vetem ca informacion. Se kur s'ke informacion, gati jane keta te ta hedhin. Dhe besoj se harxhimi i gazit ka lidhje me pedalin qe nuk funksionon mire. pasi eshte pedali ai qe kontrollon ne nje fare menyre gazin. ja kete te me thuash po na tregon perralla me mbret te vitit 76....

 E di c'fare te besh zotrote. bli nje makine te re dhe tre vjet ose me shume e keni ju andej...s'paguan gje fare, ta rregullojne pa para...

Iris - 4 Shk 2010 - 9:55am

Lira, une jam Blendi Albania

Laughing

Concorde - 4 Shk 2010 - 10:31am

ahaha e bukur kjo, edhe mua me beri per te qeshur Big Grin

Lizandër Saraçi - 4 Shk 2010 - 11:00am

Mos qeshni kaq shume me fatkeqesine e ktyne qe kone emra 5 lek tufa!

 

hunter - 4 Shk 2010 - 11:01am

 Lira,

car do te thuash me "gas"? E ke diesel apo benzine?

Po e pate me diesel dhe gjithnje nese vlejne ne SHBA rregullat per mbrojtjen e ambjentit si ne EU, atehere me siguri makinen do ta kesh me katalizator (DPF etj). Ka patur probleme konsumi, sepse ne klima apo periudha te ftohta, nqs gjatesia e rruges qe ben normalisht eshte e shkurter atehere filtri (katalizatori) nuk arrin te rigjenerohet. Si rrjedhoje per rruge qe ben motori sforcohet per te kryer rigjenerimin po meqe nuk ja arrin, e tenton dhe riperserit ne nje moment tjeter.

Nese e ke me benzine s'di car te them.

Sidoqofte, parametrat e konsumit real jane ndryshe nga cfare deklarohet ne manual. Bej kete prove dhe bej krahasimin. Fillo e llogarit konsumin pasi ke futur marshin e trete, rruge te gjate pa trafik pra pa ulur shpejtesine (absolutisht jo rruge urbane) mos ndiz kondicioner, mos ndiz radio. Ja keshtu masin konsumin gjithe prodhuesit e makinave.

keiendi - 4 Shk 2010 - 11:17am

Hunter, katalogjet e makinave japin konsumin per liter duke u nisur edhe nga ngrohja e makines paraprake, punimi i motorrit ne 100 km me shpejtesi 80-90 km/ore, pasi konsumi eshte optimal, dhe turbo ose 16valvolat punojne pa terhequr energji tjeter plus prej motorit.

Pra ne 80-90 km/ore, pa u ndalur, pa shkelur shume here frenin, pa ndezur kondicioner, ngrohes, drita, dritare te mbyllura, goma verore, rruge me tapet te imet, kthesa te buta, temperatura e ajrit 20-25grade. Makina duhet ta kete bere shtrimin, pra duhet te kete bere 1000km. A i ploteson dot te gjitha!?

 
hunter - 4 Shk 2010 - 11:40am

Vetem 1000 km eshte teper pak. Keshillohen 20-30 mije km.

Metodologjia qe ndiqet per llogaritjen e konsumeve eshte qesharake. Direkt me kete lidhen edhe emetimet e CO2, NOx

Duke supozuar qe problemi i Lires te mos jete mekanik, eletronik, ketu nje tabele e konsumeve reale kunder atyre te deklaruar (nga revista specializuar Quattroruote) :

 

Alfa Romeo 159 1.9 JTD       + 28%

Audi A6 3.0 TDi                      + 23%

Bmw 118d                             + 47%

Bmw X5 3.0d                         + 37%

Citroen CI 1.0                        + 30%

Fiat 500 1.2                           + 37%

Fiat Bravo 1.9 MJT                  + 34%

Fiat Croma 1.9 MJT                 + 23%

Fiat Punto 1.3 MJT                  + 26%

Fiat Punto 1.4                        + 28%

Fiat Panda 1.2                        + 21%

Ford Mondeo 2.0 TDCi            + 36%

 

Ford S-Max 2.0 TDCi            + 22%

Lancia Ypsilon 1.4 16V         + 35%

Nissan Qashqai 1.5 dCi         + 43%

Opel Corsa CDTi                   + 37%

Renault Twingo 1.5dCi         + 37%

Toyota Auris 2.0 D-4D          + 30%

Toyota RAV4. D-4D              + 17%

Toyota Yaris 1.0                   + 33%

Toyota Yaris 1.4 D-4D          + 29%

Volvo V50 2.0 D                   + 19%

VW Golf 2.0 TDI GT               + 20%

VW Passat 2.0 TDI               + 34%

Ngushellohu Lira, Rav4 eshte me pak genjeshtari, vetem +17%.

P.S. Ve re qe nuk bera anje batute ne lidhje me faktin qe je shofere e seksit femer, nje variabel me peshe jo te vogel.

 

 

keiendi - 4 Shk 2010 - 11:56am

Kur flitet per shtrim makine, pra 1000km, nuk lejohet te kalosh kilometrazhin e kufirit 95, nuk lejohet te besh frenim te forte pasi siperfaqet e disqeve, ferrotave ABs, pompat e ujit, alkolit, vajit, marrin formen e tyre optimale, duhet te perqafojne mire njeri tjetrin, kondicioneri nuk duhet te ndizet,nxehja e makines duhet bere ne kalimin e kufirit minimal te nxehjes, nuk duhet te ecet brenda ketyre kilometrave ne ambjent super te ftohte, kushinetat, rrypat bejne vendin e tyre natyral. Kur kane kaluar 20-30 mije vijme tek ndrrimi i vajit dhe tek filtrat, gje gje kondicionet e para kane kaluar, dhe nuk shikohet me kosumi, se mund ta kesh trajtuar keq makinen dhe je bere gati per ta rishitur se nuk te pelqen me, si ne rastin e Lires ( ne mos qofte problem origjine).

Per sa i perket aasj te fundit dakort, femrat konsumojne me shume karburant dhe me shume frena, por me pak friksion e me pak motorr.

Lira - 4 Shk 2010 - 11:24pm

jo , jo s'ka te beje me femer. kam patur nje nissan, dhe kur bleva kete te gjithe me thane qe do te harxhoje me pak. gje qe s'eshte e vertete.....

Lira - 4 Shk 2010 - 11:20pm

 eshte benxine. regular gas....

keiendi - 4 Shk 2010 - 11:03am

 

Per Tojoten qarkullon nje shprehje alegorike, pak a shume: "Po nuk me prishe, nuk prishem".

Duke qendruar ne krye te industrise se prodhimit te automobilave prej nje pesevjecari, tani Tojota ka tronditur edhe prespektiven e prodhuesve te medhenj, kryesisht amerikane, te cilet filluan te benin shendrrime teknologjike ne drejtim te motoreve/automieteve ekonomike prej atyre me cilindrate e peshe te madhe. Por nderkohe Tojota i dha te kuptoje botes se automobilave se e ardhmja eshte energjia alternative dhe prodhoi Tojota Hibrid, e cila eshte nje kombinim i motorit karburant me ate elektrik. Pra automjeti ne shpejtesi te vogla dhe ndalesa ne trafikun qytetar punon me energji elektrike te marra nga bateri te rikarikueshme. Keshtu nje 2.5 cv benzine harxhon 18-25 litra per 100km, ndersa nje hibrid 8-9 litra/100km.

Ky ishte nje paralajmerim per tere boten, qe "ne jemi gati te kalojme ne industrine e rinovueshme dhe e vjetra do shkoje ne plehra ose filloni transformimin". Tronditja erdhi edhe prej kooperimit me Industrine Kineze te Automobilave e cila ishte e gateshme per ta futur ne prodhim dhe treg. Dhe flitet per boom blerjesh.

Kjo ishte edhe aresyeja qe duhej t`i jepej nje goditje ketij inovacioni. Goditja vjen edhe nga truste te e naftes te cilat kane nje konservatorizem per aresye te investimeve ne qeveri, luftera dhe teknologji.

Brad - 4 Shk 2010 - 1:33pm

Sa te harxhon mi,se juve femrave dhe po ju harxhoi makina 5 litra shume e quani.

Touota Rawa 4 eshte jeep dhe po te harxhoi 10 litra per 100 km eshte komplet normale,i ka 100 kuaj fuqi apo jo.

gre_wireless - 4 Shk 2010 - 5:57pm

Lira,

Nuk eshte vetem karburanti qe te harxhon, eshte nderrimi i vajit, sherbimet, defektet, stj. Toyota eshte mira nga kjo ane, keshtu qe nese te pelqen makina mos u bej merak se harxhon ndonje liter me shume...

Meqe ra llafi, a nuk eshte Rav4-2009 nje nga modelet e thirrura nga Toyota??

Lira - 4 Shk 2010 - 11:18pm

 eshte, dhe do ta coj te shtunen per nderrim pedali.

Ana H - 4 Shk 2010 - 6:03pm

Ajo e vogla ime ( s'eshte toyota) nuk harxhon shume, e kam si shpirt. Mgjith, me shume harxhon brenda TR, se kur ben rruge te gjata. 

vlonjati75 - 4 Shk 2010 - 8:07pm

Jo eshte PIRUS makina hibride, sapo e degjova ne lajme qe ka nje problem te bllokuesi frenave.

Do-Rina - 5 Shk 2010 - 9:30pm

PRIUS, vlora PRIUS... Mua Toyota (ne pergjithesi) nuk me pelqen fare.

arb - 5 Shk 2010 - 12:44am

Nuk kuptova diçka...ti ankohesh se tè harxhon shumè benzinè apo gas?..gas (gpl)ose edhe metani..varet sa tè mèdha janè bomblat e gasit,sa mè tè mèdha aq mè shumè km bèn..ka njè farè ndryshimi nè behar e dimèr...duhet tè regjistrosh gazin e makinès...por prapè nuk èshtè diferencè e madhe...kurse benzina po...kur kalon nga gas apo metan nè benzinè makina konsumon mè shumè benzinè se sa mund tè konsumojè normalisht(po tè mos e ketè impiantin e gasit)..unè flas nga eksperienca ime me alfa-145...me kèto makinat e reja gjèrat edhe mund tè jenè ndryshe....dhe toyota nuk kam pasur kurrè!!

Lira - 5 Shk 2010 - 1:32am

Arb, me thene te drejten une se di mire. Ketu te gjithe i thone gas. Une perdor regular gas...qe besoj eshte benxine. Ka dhe diesel, po une nuk perdor kete...

Oh..sa e googla ..dhe me doli qe ketu i thone gasoline ..kurse atje benxine. Pra une perdor benxine.

arb - 5 Shk 2010 - 9:15pm

Dmth...nuk e ke me impiant gazi makinèn? ..ja paskam futur kot unè...shpjegimi im vlen pèr makinat me impiant gazi(qè kanè tè montuara bomblat nè tè)..nuk qenka rasti yt...nuk di ...

PF - 5 Shk 2010 - 2:53am

 Lexus (Toyota) is the best.

E kam qe prej kater vjetesh dhe kerkon leke vetem per benzine dhe duhan. Mercedesit ja merr ne cdo kthese! Big Grin

Lira - 5 Shk 2010 - 9:05pm

 Oh, na cove shume larg. Eshte shume e shtrenjte per mua......

Sa per krahasimin me mercedesin...jane aty aty. Lexus u prodhua nga japonezet vetem se cifutet e pasur nuk blinin mercedesin gjerman.

P.S. se mora vesh ate punen e duhanit. C'lidhje ka me makinen....

PF - 5 Shk 2010 - 9:12pm

 Kshu thuhej me perpara. Rob i mire dhe  qefli, qe i prish leket vetem per raki dhe duhan.

P.S. Cifutet e pasur edhe sot e kesaj dite blejne "Bentley".

Lira - 5 Shk 2010 - 9:10pm

 aman, se vetem makina s'eshte per qef, po c'fare ti bej bores dhe trafikut qe e blej te re...

ku ta gjeja te ecja ne ato bulevardet e Tiranes ......te pija e te haja ne ato lokale e te beja muhabet....

PF - 5 Shk 2010 - 9:12pm

 Pse ta kan heq nenshtetesine shqiptare, qe nuk kthehesh dot?

Lira - 5 Shk 2010 - 9:14pm

 po ma hoqen ata qe erdhen nga mali dhe fusha dhe e bene lemsh ate vend. do me per belulin......

PF - 5 Shk 2010 - 9:18pm

 Ashtu po. Ashtu jena te gjithe ne kesaj ane...

Lira - 5 Shk 2010 - 9:21pm

 te rrofte lexus......

losttext - 5 Shk 2010 - 4:47am
Sa harxhon? Varet dhe sa te "rende" e ke kemben kur I jep gas makines, cfare itinerari te perditshem pershkon (brenda qendres urbane konsumohet me shpejt) sa e perdor ngrohjen, etj etj. Kam te njejten makine dhe jam I kenaqur; pedali I gazt s'me ka nxjerre probleme (besoj e gjithe kjo fushate mediatike kunder Tojotes ka shume te beje me refuzimin qe ajo I ka bere vite me radhe ofertave te Fordit per nje linje te perbashket makinash). Per sa kohe qe I nderron vajin te pakten cdo 3 000 milje (edhe 5000 brenda je) dhe filtrin e ajrit mesatarisht cdo 10 000 milje, me duket, gjera qe ndihmojne ekonomine e gazit, kjo lloj makine mbetet shume e rehatshme, e manovrueshme dhe mekanikisht e qendrueshme.
fh - 5 Shk 2010 - 9:02pm

me e mira, mblidh ca leka dhe blej nje "Flintstone"

harxhon gaz vetem ne dite te ftohta Smile

Yabbadabadabaduu....

PF - 5 Shk 2010 - 9:08pm

 Fakti eshte qe makina kane gjithe kacidhjaret, qe nuk mund te afordin te kene nje kale vrapi. Big Grin

Lira - 5 Shk 2010 - 9:08pm

 Besoj se pedali i gasit eshte shume i bute, ne me te shumten e hereve. Ndonjehere eshte i forte. Dicka s'shkon po nuk di si ta pershkruaj...

La_rosée - 5 Shk 2010 - 9:28pm

Toyota kam pasur per shume kohe, Mercedes-Benz poashtu. Tani jam ndalur ne Nissan por personalisht ne manuvrim preferoj ende Toyoten. Makine fantastike, sidomos per ato qe pelqejne makinat e terrenit.

Lira - 5 Shk 2010 - 9:35pm

 une kam patur nissan, me kete toyoten nuk jam fare e kenaqur. pas kesaj do kaloj te makinat amerikane. jane te renda dhe te mira....te shpetojne koken.

emigrant - 5 Shk 2010 - 9:57pm

american car? well...  Smile

Do-Rina - 5 Shk 2010 - 10:49pm

Jag, ♥ it!

 

hunter - 5 Shk 2010 - 9:39pm

 Respekt Toyota-s, por...

Pothuajse si gjithe markat e tjera Made in Japan, japonezet jane Mjete Transporti. Shume te mira, por mbeten gjithnje vetem Mjete Transporti. Pa zemer, pa shpirt. 

Makina eshte gje tjeter. Emocion. 

Lira - 6 Shk 2010 - 5:27am

Me shkrive hunter, tamam pergjigje prej shqiperie. Tere shpirt dhe emocione jeni ju andej, prandaj jane bere gjithe punet lemsh.....

Milloshi - 6 Shk 2010 - 3:05am

Ka difekt edhe tek pedali i frenave pervec pedalit te gazit? Dmth atehere cdo gje qenka ne rregull.

Kjo puna e makinave me sa kam kuptuar une eshte pune fati, mund te zgjedhesh edhe marke shume te mire por fatkeqesisht ajo makina qe blen ti qellon e prodhuar nga turni trete. Mund te blesh edhe marke me te dobet por fatmiresisht makina qe ti blen eshte prodhuar nga "associate of the quarter".

Sidoqofte, keto makinat koreane harxhojne gjithmone shume gaz, nuk e ka fajin pedali.

lumidrin - 6 Shk 2010 - 10:29pm

Lira,  ky artikull te ka rene ne sy?

Presidenti i Toyota-s, kerkon falje per difekte ne makina.

www.Balkanweb.

Brad - 8 Shk 2010 - 11:12am

Shiko mi goc,mos te ka rene goma rezerve ne bagazh,se ndikon shume ne harxhimin e benzines,shiko dhe krikun se mos ka leviz nga vendi se ndikon ne qarkullimin e benzines nga serbratori ne injeksion.

E morem vesht qe ke toyota te re,ta gezosh.

Lira - 9 Shk 2010 - 12:19am

Brad, Brad, faleminderit per keshillat, po ne te njejten kohe do te te them qe je i hidhur. E kam vene re te shume shqipetare kete. Jane mungesat e se kaluares.

Kur ke nje problem duhet te spjegosh c'do gje besoj. Edhe moshen e makines. S'jam nga ato une, qe ca hekura te reja, te me bejne te lumtur. Po se ke provuar zotrote te ngasesh makinen neper borera dhe trafik skandaloz. Vetem kjo me ben te blej makine te re e ta mbaj  doren te gjerat e tjera. Sa me bejne gjerat shpirterore s'me ben, jo nje makine,  por edhe nje mal me flori.

noshka - 9 Shk 2010 - 3:29am

 amon mer amon...coje tek dealer te ti beje te gjitha..po deshe debat te informuar, shko tek edmunds.com apo consumerreports.org, apo s'di te lexosh anglisht? Tongue

PF - 9 Shk 2010 - 3:41am

 Noshke, i ke rene ne koke. Ka kaq shume site te specializuara per makinat se mund te behesh edhe xhenerik profesionist po deshe. Une pata nje difekt me starterin e makines. Dealer i Lexus vetem duke degjuar pyetjen time pa e pare fare makinen me tha se duhej zevendesuar starteri per 480$ + labour. Kerkova ne internet dhe zbrita deri tek 260. Pastaj u futa ne nje forum te Lexus, identifikova problemin gjeta pjesen dhe e riparova vete. Kostoja 9.99$ plus nje ore pune diten e diele. Big Grin

Lira - 9 Shk 2010 - 3:44am

 ua, sa i/e zgjuar qe je PF. Fatkeqesi, nuk jane te gjithe gifted children. Meqe Hurb nuk eshte bere i gjalle, gjete objekt dhe subjekt tjeter. Urime....

PF - 9 Shk 2010 - 3:56am

 O Lira. Relax mi goce se nuk fola fare me ty, se je bo si dere me suste, qe kujtdo qe hyn apo del do i perplasesh nga mrapa. Dhe nuk eshte noi giftllik i madh qe ti shtrengosh dy vida makines. Pastaj se c'lidhje kishte kjo me Hurbin nuk e mora vesh, po nejse. Kemi pa lloj-lloje ne ketu tek PPU-ja dhe nuk cuditemi shum.

Lira - 9 Shk 2010 - 3:59am

 sa kam qeshur PF. I gjen llafet tak fak. je i/e madh..... 

Lira - 9 Shk 2010 - 3:40am

pse mo Noshka, eshte domen i yt ky blog? S'lejohen pyetje makinash? Je i lire te mos nderhysh, nqse nuk te pelqen.... Po te tregoj une nje blog tjeter..ne qoftese ke pyetje rreth gjerave nga me te ndryshme: ASK.COM 

noshka - 9 Shk 2010 - 3:55am

 kot e ke qe nxefesh lira...ti po e shef qe doli muhabeti nga toyota tek kapterr suzuki etj etj. ik merr nje bmw - 50,000 mile free maintenance Tongue

pf - vallai, te rrjepin neper dealers. ma bote njoni nga shqipria...pse s'merr bmw. vallai i thash, bmw te vjeter s'kam xhep me majt, te re s'ja vle..kshu qe mbajm xhapaneze...deri sa te vije dita te blejme ate modelin S te Tesla Motors

ps - vetem frenat mos i rregullo vet - haha

Lira - 9 Shk 2010 - 3:57am

 nuk u nxeha, noshka jo. qesha shume. po dhe se kembejme ca mendime per makinat, su be qameti. na lodhi politika, dhe pastaj se rregullojme dot ne, apo jo?

PF - 9 Shk 2010 - 4:01am

 Jo mer lal. Meqe doli muhabeti ke frenat, mi rropi maskarai nje dite para Christmas 1160 dollare per frenat, ABS & co. Se dhe une te perdor e kam ble Lexusin, por me ka pelqy kaq shume sa them ta mbaj deri sa te bohet vintage. Smile

noshka - 9 Shk 2010 - 4:06am

 e mir mir..i kane ne manual ato fjalet kyce ata - family, safety, fix, brakes..cha-ching 1160 lol

Lira - 9 Shk 2010 - 4:10am

noshka, kur ke probleme me makinen mos shko te libanez e ca te tjere. shko vetem te amerikanet. Une kisha nje nissan me perpara dhe kur e coja , paguaja shume pak... 

noshka - 9 Shk 2010 - 4:16am

 ...i lease..kshu qe s'kena probleme per momentin, po sigurisht qe mbajme mend peripecirat qe kemi pas me makinat kur vjen koha per ta cuar tek mekaniku. megjithate, ktu ne qytet, makinat jane bezdi e madhe..dhe mund te heqim dore nga makina fare.

Lira - 9 Shk 2010 - 4:17am

 po sikur bie shtrenjt me lease....

noshka - 9 Shk 2010 - 4:21am

 varet...

Lira - 9 Shk 2010 - 4:07am

 nje dite te bukur na the qe ke 4 vjet me lexus dhe s'ke patur asnje shqetsim? Habi....

PF - 9 Shk 2010 - 4:51am

 Frenat, vaji, filtrat, tires jane maintence. Eshte si puna e dhembeve. Po kurseve te kolinozi do harxhosh tek dentisti. Big Grin Prandaj thashe pare per benzine dhe duhan. Kto pra jane duhani, qe pihet per qejf dhe jo ilace per semundje.

Lira - 9 Shk 2010 - 5:00am

 uh..i gjete llafet, prape.... Here tjeter kushedi kush do jete sinonimi i duhanit....

PF - 9 Shk 2010 - 5:26am

 Lira, une s'kam per ti provuar dicka, ndokujt. Thjesht po mbaj gjalle nje conversation. Naten e mire.

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente