Pyetje: Ne formen e pyetjes

Para ca ditësh, ka dalë në qarkullim një vëllim me nëntë fjalimet e fundit të shkrimtarëve nobelistë, ditën e marrjes së çmimit, më 7 dhjetor. Libri është botuar nga shtëpia botuese TIRANA TIMES, nën titullin Nobelistët, 2001–2009.

Këtu më poshtë kam zgjedhur nga një paragraf për secilin fjalim, sa për të më dhënë shkas të bëj pyetjen e detyruar.

 

 

HERTA MÜLLER (2009)

 

[…] Kjo është sa për të thënë që edhe sendet më të vogla, një trompetë, një fizarmonikë apo një shami, rilidhin atë çka jeta ka më të shpërndarë : sendet përshkruajnë rrathë dhe, deri në shmangiet e tyre, kanë prirje të pajtohen me përsëritjen, me rrethin vicioz. Këtë mund ta besojmë, por jo ta themi. Dhe ajo çka është e pamundur të thuhet, mund të shkruhet, sepse shkrimi është një veprim i heshtur, një punë që niset nga koka për të vajtur tek dora, duke i rënë mënjanë gojës. Nën diktaturë, kam folur shumë, sidomos ngaqë kisha vendosur të mos i bija trompetës. Fjalët e mia kanë pasur pothuaj gjithmonë pasoja të padurueshme. Por shkrimi ka filluar nga heshtja, në atë shkallare uzine ku, e dalë mënjanë, më është dashur të nxjerr nga vetja më shumë sesa më lejonte fjala. Fjala nuk mund ta shprehte më atë çka ndodhte. Ajo bënte më e shumta shtesa dytësore, pa u ndalur në rëndësinë e ngjarjeve. Këtë të fundit, nuk kisha mundësi tjetër veçse ta emërtoja, germë për germë, në heshtje në kokën time, në rrethin vicioz të fjalëve, ndërsa shkruaja. Përballë frikës së vdekjes, kundërveprimi im qe një etje për të jetuar. Një etje për fjalë. […]

 

 

J.M.G. LE CLEZIO (2008)

 

[…] Më pëlqen mjaft të flas ende për pyllin. Është padyshim për këtë që fjalia e thjeshtë e Stig Dagerman jehon ende në kujtesën time, është padyshim për këtë që dua ta lexoj dhe rilexoj, të depërtohem nga ajo. Ka diçka të dëshpëruar në të, dhe në të njëjtën kohë diçka ngazëllyese, sepse është tek hidhërimi kjo që gjejmë pjesën e së vërtetës që çdokush e kërkon. Ende fëmijë, ëndërroja për këtë pyll. Ai më frikësonte dhe më tërhiqte njëkohësisht – them se Gishtëza e vogël, apo Hanseli duhet të ndjenin të njëjtën tronditje, kur pylli mbyllej prapa tyre me të gjitha rreziqet dhe mrekullitë e tij. Pylli është një botë pa piketa. Avulli i ngrohtë i drurëve, errësira që mbretëron aty mund t’ju bëjnë të humbisni. Dikush do të mund të thotë të njëjtën gjë për shkretëtirën, ose për detin e hapur, ku çdo dunë, çdo kodrinë shmanget për të treguar një kodrinë tjetër, një dallgë tjetër krejt të njëllojtë. Më kujtohet hera e parë kur kam ndjerë çka mund të jetë letërsia – në Thirrja e Pyllit, të Jack London, pikërisht, njëri prej personazheve, i humbur në dëborë, ndjen të ftohtin që e pushton pak nga pak ndërsa rrethi i ujqërve vjen duke u ngushtuar. Ai vështron dorën e tij tashmë të mpirë, dhe përpiqet të lëvizë gishtat. Ky zbulim, për fëmijën që isha atëherë, kishte diçka magjike. Kjo quhej vetëdije. […]

 

 

DORIS LESSING (2007)

 

[…] Ajo rri e zhytur në mendimet e saj. « Mësuesja ime më ka thënë se, atje larg, kishte një bibliotekë të madhe sa një supermarket, një ndërtesë të madhe, plot me libra. » Megjithë pluhurin që i fluturon në fytyrë, gruaja e re buzëqesh duke ecur. « Jam e zgjuar, mendon ajo. Mësuesja ime më ka thënë se jam e zgjuar. Më e shkëlqyera e shkollës, ka thënë ajo. Të vegjëlit e mi do të jenë dhe ata të zgjuar si unë. Do t’i çoj në bibliotekë, në atë shtëpinë plot me libra, dhe ata do të shkojnë në shkollë, do të bëhen mësues… Mësuesja ime më ka thënë se edhe unë mund të bëhesha një ditë mësuese. Fëmijët e mi do të ikin larg nga këtu për të fituar para. Do të banojnë pranë bibliotekës së madhe dhe do ta gëzojnë jetën. » […]

 

 

ORHAN PAMUK (2006)

 

[…] Të jesh shkrimtar, kjo është të flasësh për gjëra që të gjithë i dinë por pa qenë të vetëdijshëm mbi to. Zbulimi i kësaj dije dhe ndarja e saj i japin lexuesit kënaqësinë e të përshkuarit në habi e sipër të një bote familjare. Padyshim, ne e marrim këtë kënaqësi dhe nga talenti i cili shpreh përmes fjalësh atë çka njohim nga realiteti. Shkrimtari që mbyllet në një dhomë dhe zhvillon talentin e tij përgjatë vitesh të tëra, dhe që përpiqet të ndërtojë një botë duke filluar nga plagët e tij të veta të fshehta, me vetëdije ose jo, tregon një besim të thellë në njerëzimin. Kam patur gjithmonë besim në këtë që edhe të tjerët mbartin këto lloj plagësh, në këtë që qeniet njerëzore ngjasojnë. E tërë letërsia e vërtetë prehet mbi një besim – prej optimizmi fëminor – sipas së cilit njerëzit ngjasojnë. Dikush që shkruan për vite të tëra i mbyllur i drejtohet këtij njerëzimi dhe një bote pa qendër. […]

 

 

HAROLD PINTER (2005)

 

[…] Jeta e një shkrimtari është një aktivitet pafundësisht i cënueshëm, pothuaj lakuriq. E kotë të qash për këtë. Shkrimtari bën një zgjedhje, një zgjedhje e cila i shkon atij më së miri. Por është e drejtë të thuhet se ju jeni përballë të gjitha erërave, ndër të cilat disa janë sigurisht të akullta. Ju punoni krejt i vetëm, i veçuar nga gjithçka. Ju nuk gjeni asnjë strehë, asnjë mbrojtje – përveç nëse gënjeni – rast në të cilin sigurisht që ju keni ndërtuar dhe siguruar vetë mbrojtjen tuaj dhe, do të mund t’ju kundërpërgjigjeshin, jeni kthyer në një politikan. […]

 

 

ELFRIEDE JELINEK (2004)

 

[…] Kur do të ikë ajo butësisht ? Kur do të ikë ajo disi që të kthehet heshtja ? Sa më shumë që ajo ikën atje tej nga krahu tjetër, aq më shumë e dëgjojmë. Ajo është në të gjitha gojët, vetëm në gojën time që ajo nuk është. Jam e çmendur. Nuk jam e pavetëdijshme, por jam e çmendur. Jam e sfilitur së vështruari gjuhën time si një far në det që duhet të ndriçojë dhe nuk është në dritë, që duke u rrotulluar zbulon gjithmonë diçka tjetër nga errësira që është aty, e ndriçuar ose jo, ajo është një far që nuk ndihmon askënd, ndonëse të dëshirojmë aq shumë për të mos vdekur në ujë. Sa më shumë përpiqem ta shuaj gjuhën, aq më shumë ajo këmbëngul të mos shuhet. […]

 

 

J. M. COETZEE (2003)

 

[…] Ose le të jetë ky njeri një samarxhi : ai ka një shtëpi, një dyqan, një depo në Whitechapel, dhe një nishan mbi mjekër, dhe një grua që e do, që nuk flet shumë, që i bën atij ca fëmijë, vajza sidomos, dhe që i jep atij një lumturi të madhe, derisa murtaja të përhapet në qytet, është viti 1665, zjarri i madh nuk e ka shkretuar ende Londrën. Murtaja bie në Londër : për çdo ditë, nga famullia në famulli, numri i të vdekurve rritet, të pasur dhe të varfër, sepse murtaja nuk bën dallim ndërmjet kushteve të njërit dhe tjetrit, dhe e tërë pasuria e këtij samarxhiu nuk do të shpëtojë. Ai përcjell për në fshat gruan dhe fëmijët, dhe parashikon të ikë vetë, por në fund nuk bën asgjë. Ti nuk do të kesh frikë as nga terrori i natës, duke hapur Biblën kuturu, as nga shigjeta që fluturon në ditë të madhe, as nga murtaja që endet si hije, as nga fatkeqësia që të rrënon në mes të ditës. Nëse bien njëmijë afër teje dhe dhjetëmijë në të djathtë, ti nuk do të prekesh aspak. […]

 

 

IMRE KERTESZ (2002)

 

[…] Ecja kështu, hap pas hapi, mbi udhën e njëtrajtshme të zbulimeve ; kjo ishte, nëse mund të themi kështu, udha ime hulumtuese. Shpejt kam kuptuar se çështjet e të diturit për kë dhe për çfarë shkruaja, nuk më interesonin. Më mundonte vetëm një çështje : çfarë kisha ende të përbashkët me letërsinë ? Sepse ishte e qartë se një vijë e pakapërcyeshme më ndante nga letërsia dhe idealet e saj, nga fryma e saj, dhe kjo vijë – siç shumë gjëra të tjera – quhet Auschwitz. Kur shkruajmë mbi Auschwitzin, duhet ditur se, të paktën në njëfarë kuptimi, ai e ka vënë letërsinë në pezull. Në lidhje me të, nuk mund të shkruhet tjetër veçse një roman i zi ose, nëse më lejoni kështu, një roman i pandërprerë ku ngjarjet fillojnë në Auschwitz dhe zgjasin deri në ditët tona. E kam fjalën se nuk ka ndodhur asgjë që nga Auschwitzi që të ketë fshirë dhe flakur tej Auschwitzin. Në shkrimet e mia, Holokausti nuk ka mundur të shfaqet kurrë në të shkuarën. […]

 

 

V. S. NAIPAUL (2001)

 

[…] Para afro tridhjetë vjetësh, kam vajtur në Argjentinë. Ishte epoka e gueriljes. Njerëzit prisnin rikthimin nga mërgimi të ish-diktatorit Peron. Vendi vlonte nga urrejtja. Peronistët prisnin larjen e hesapeve. Njëri prej tyre më ka thënë : "Ka një torturë të mirë dhe një torturë të keqe." Tortura e mirë ishte ajo çka ju i bënit armiqve të popullit. E keqja, ajo çka ju bënin armiqtë e popullit. Njerëzit e krahut tjetër thoshin të njëjtën gjë. Asnjë debat të vërtetë mbi çfarëdo qoftë. Nuk kishte tjetër veçse pasion dhe zhargon politik të sjellë nga Europa. "Aty ku", shkruaja unë, "zhargoni i shndërron problemet e gjalla në abstraksione, dhe ku zhargonet përfundojnë së përplasuri, njerëzit nuk kanë kauza. Ata kanë thjesht armiq." Dhe pasionet vazhdojnë të vlojnë në Argjentinë, duke asgjësuar çdo arsye dhe duke shkatërruar jetë. Asnjë zgjidhje në horizont. […]

 

Nobelistët, 2001–2009, Tirana Times, 2010, 209 faqe, 700 lekë.

___________________

 

Pyetja është : a i dolët në fund këtij teksti ? Nëse po ose jo, kjo s’përbën ndonjë çështje.

 

11 Komente

Finisterre - 5 Shk 2010 - 11:32pm

Mire se na u ktheve! Smile

swed1 - 5 Shk 2010 - 11:54pm

admina, te thush "doli filan liber. pyetja eshte kot sa per ta fut ket muhabet te rubrika e pyetjeve" mu m'duket qe eshte marketing per librin, jo pyetje per te rubrika "pyet peshkun", po vari trapin, ju keni mendimin tuaj, une kam probleme me pagjumesine, edhe vazhdojme, ju fshini une shkruj deri sa te me vije gjume :P 

olsib - 6 Shk 2010 - 12:45am

Pse jo nje filxhan me kamomil? Smile

PS: Seksioni i pyetjeve ka kohe qe s'eshte vetem per pyetje dhe nga te gjitha jo-pyetjet, kjo e Hurbinekut ishte me e bukura. Une do ta mbyllja nje sy per "product placement"-in jo te qellimshem per mendimin tim.

Ah se per pak desh harrova... Pergjigjia persa me perket eshte, jo. Smile

Lira - 6 Shk 2010 - 4:28am

Uh Hurb, na injorove fare. Do te thuash qe eshte njesoj per ne edhe po ti lexojme edhe po mos ti lexojme. Me nje fjale nga nje vesh na hyne nga tjetri na dalin. S'ke faj, besoj se e meritojme.....

Idris - 6 Shk 2010 - 4:44am

Pergjigjja eshte

"""perse njerzit duhet te kene nje pergjigje per cfaredo qe ka ne mend nje Nobelist . Ata mund te pergjigjen kur entuziazmohen nga fjala Nobelist gje qe eshte njesoj sikur te vec te mullixhiu i fshatit per i cike muhabet .

A japin gjo ata ? Flasim per keto qe jane prure .

Po qe se vetem libra atehere po ka nje pergjigje :

Ose perkthysi nuk ka ditur c'te na jape ti bashkoje pjeset ne Nje ....ose po ta lexosh me vemendje "C'fare thote njeri Pamuku ja kundershton tjetri Imeri  pa e kuptuar pse Tongue "

Ja mirse na erdhi Huri !

Demeter - 7 Shk 2010 - 12:18am


Hertha Muller

"And then I have the feeling that whenever someone dies he leaves behind a sack of words. And barbers, and nail-clippers—I always think of them, too, since the dead no longer need them. And they don't ever lose buttons either." (from The Land of Green Plums)


Le Clézio
"La guerre a commencé. Personne ne sait plus où, ni comment, mais c'est ainsi. Elle est derrière la tête et elle souffle. La guerre des crimes et des insultes, la furie des regards, l'explosion de la pensée des cerveaux. Elle est là, ouverte sur le monde, elle le couvre de son réseau de fils électriques, Chaque seconde, elle progresse, elle arrache quelque chose et le réduit en cendres." (from La Guerre, 1970)

 

D.Lessing

"Not simply an artist, she is also critic and prophet, dissecting in minute detail the faults of society "hypnotized by the idea of Armageddon" and prophesying the calamitous results of those faults. At the same time, she attempts to delineate possible solutions to the world's problems." (Mary Ann Singleton, in The City and the Veld, The Fiction of Doris Lessing, 1977)

 

E.Jelinek
"Erika is such a live wire, such a mercurial thing. Why, she may be running around at this very moment, up to no good. Yet every day, the daughter punctually shows up where she belongs: at home. Mother worries a lot, for the first thing a a proprietor learns, and painfully at that, is: Trust is fine, but control is better." (from The Piano Teacher)

spiritus - 7 Shk 2010 - 12:33am

Njerezit qe na bene te leme vendin, nuk na detyrojne dot te mos flasim.

Po c do ne nje blog me njerez te ketij vendi ? Smile

Lira - 7 Shk 2010 - 12:35am

e po te ky blog ka nga te gjitha llojet.  une dua te flas me llojin tim. shume u mundove per te na thene asgje....

spiritus - 7 Shk 2010 - 12:42am

flm per mundimin e leximit dhe pergjigjes.

Idris - 7 Shk 2010 - 12:52am

E me Lira ! 

Po dhe ti e kuptove qe kush e kish "frymezuar" artikullin e Meksit per ate te famshmin qe po "metojme" kaq muaj e se kemi gjetur akoma "cfare ka metuar vete Hajdegeri" Edhe ti me duket nuk e kishe gjetur sipas te lexuares qe te beme Smile

Une jam nje nga ata qe e kam shume qejf dhe e quaj HU.

Po kete e kam realizuat mbasi e kam kuptuar qe eshte si puna e Lopes . E mbush vedren me qumesht pastaj ja keput me shqelm..

Dmth .

Kur perkthen ( eh ) dhe orienton e jep info eshte me se i vlere .

Por nuk ndalet aty ! Fillon e komenton ... dhe se cfare komenton paske shpetuar ta lexosh kur ishte xyz . O nene o nene !

Per mua sic e thashe eshte nje luks.... ke vijuar me nje superthenie sikur te thoje qe Lopa eshte e shenjte per Indianet :P 

Sa per saktesim , Luksi i vetem eshte PPU , sepse nga ngatrimi i vendeve te LUKSIT  rrjedh edhe komenti juaj me fokus te gabuar.

Ne se ty te duket nje luks shko tek Blogu i tij dhe fol e bisedo me te jo cdo dy-tre ore ne jave por cdo ore e minute te dites.

Ketu Ai vjen per te gjithe , sic vijne te gjithe per te gjithe ( edhe Ju mendoj); sepse vjen tek PPU qe eshte LUKS qe e kemi ! Le qe po ta kesh pare me vemendje eshte kunder avokatise sepse nuk e denon njeri , vetem e komentojme .....dhe ne kete rast qe te ka shqetesuar Juve Smile sipas prurjes qe ka bere , po te sqaroj se perse e kam bere ate koment .

Askush nuk e nenvlereson si PUNE perkthimin dhe sinteza te fjales nga disa Nobeliste . Ne te kundert .Vetem falenderime pa deklarata publike.

POR ( ah ky por-i ) nuk i durohet pa e mbyllur si HU me shtesat e tij qe besoj i lexon rresht per rresht per ti kuptuar ato qe nuk kupton as vete pse i thote .

Ama ka lexuar disa qe thone ...hajt shnet . Mu prish puna se s'me kuptuat. Mire ata disa i kuptojme , qe dicka jane dhe ne mos i dashurofsh si individe i duam si krijimtari

Po ky kush eshte ???????????????

Dhe me qe e degjon , binde te heqe dore nga KOMENTET per klasat e pesta ne oren e gjuhes dhe te shtatat ne oren e Letersise !

Per prurjet nuk morem vesh cfare kishe kuptuar !

 

 

Lira - 7 Shk 2010 - 9:31pm

E me Idris. Me duket qe je pe Korce. S'kam asgje kundra Korces, te kuptohemi, jane te zgjuar dhe punetore te medhej. Tani te vime te shkrimi yt. Te them te drejten se kuptova mire c'fare shkruaje pervec dy gjerave:

1) Qe per sa i perket luksit, cfare eshte luks per mua s'eshte per Idrisin dhe anasjelltas...

2) Ato komentet, per klasat e pesta ne oren e gjuhes are the best. Besoj te gjithe kemi nevoje t'ju kthehemi atyre bazave te gjuhes, se me kete gjullurdi gjuhe qe shoh une ketu , eshte te vesh duart ne koke...

 

P.S Pastaj, me Idris, c'te keqe ka te nderrojme ca muhabetin, nga politika e eger te kalojme te gjerat e buta te artit....

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente