Kam nje problem te vogel me makinen. Eshte VW Golf 1.6 2002 dhe per te ecur ecen shume mire. Problemin e kam kur makina eshte e ndaluar ne vend, e ndezur. Shigjeta qe mat xhirot e motorrit (RPM needle) leviz (dridhet) midis 900rpm dhe 1000rpm (0.9 dhe 1, pra tek pika e minimos). Leviz shpejt dhe ndihet nje lloj tundjeje e motorrit. Pastaj qetesohet dhe nuk ka me dridhje te shigjetes, por kjo perseritet serish here tjeter. Ne dy, tre raste motorri eshte fikur, vetem kur kam qene ne semafor. Apo kur kam qene duke ecur shume ngadale ne afolio dhe kam shtypur freksionin per te futur marrsh.
A ka patur ndokush problem te tille? Nga sa kam gjetur ne forumet e VW online kjo qenka epidemike per Golfat, Jettat, Borat dhe Bettle. Une personalisht dyshoj se fajin e ka sensori i filtrit te ajrit (Mass Air Flow Sensor - s'jam i sigurte si i thone shqip). Dyshoj edhe tek tubat e ajrit dhe filtri vete qe ndoshta do pastrim.
Mund ta kete edhe nga krburanti, mund te doje nje pastrim sensoresh, lidhesave elektrike, ose vacuum hoses (as ksaj s'di ti flas shqip). Por kam dyshime qe filtiri i ajrit tek VW merr pak vaj motorri here pas here. Dhe do pastruar/nderruar.
Po do te doja t'ia nisja nga me pak e kushtueshmja dhe nese dikush e ka patur kete problem (edhe ne Audi-t ) do ta vleresoja informacionin. Cfare tjeter mund te jete qe e shkakton kete? Ndihme!

22 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
Nese ke vec levizjen e shigjetes te minimos duhet te shikosh rregullatorin e minimios dhe ti besh rrefjistrim.Nese thua se te jep dhe dridhje ne motorr ateher duhet te punoj me 3 kohe motorri dhe jo me 4.Per kete duhet te shikosh fijet qe shkojn te kandelet dhe vet kandelet mos eshte djegur ndonje dhe nuk punon me kohet e plota motorrri.Kontrollo kete njeher se kjo eshte me e lira pastaj po ka gje tjeter nuk di c'te them.
Nuk eshte se ka dridhje ne motorr ne fakt. Motorri me teper zhurmon ashtu sic bejne motorret normalisht kur shtyp gazin. Pra sic luan shigjeta reagon dhe motorri. vum-vum--vum. Kam shprese se eshte rregullatori i minimos por nuk e kuptoj se c'dmth rrefjitsim, ma shpjegon dot? Ndjese per injorancen.
Ha ha gabim shtypi..Rregjistri minimos...rregjistruesi..por per te qen me i sakt beju dhe nje kontroll fijeve elektrike qe shkojn te kandelet.
coje tek mekaniku mer...rri poshte makines si zhapiku, ai! .. une vet kam nja 8 vjet qe as kapakun e motorrit nuk hap LOL..le me te fus duret per ndonje zhbirilim..
po kur harxhon makina shume antifreeze, c'fare problemi ka? di dikush te me thote?
Sa km apo miles ka makina?
Nje registrim eshte shume i domosdoshem.
Ndryshoi kandelet dhe fijet e kandeleve dhe shiko distributorin. Keto jane kryesore qe mundet ti besh vete.Ka mundesi qe njeri piston nuk punon.
Mass Air Flow sensor nuk jep ndonje shenje te kesaj natyre.Ne rast se sensorin e ke te prishur dhe nuk funksionon, makina vetem harxhon me shume ose me pak benzine por nuk ka influence te madhe ne pune dhe sigurisht do te ndizet llampa e motorit.
Ky sensor eshte vetem si pjese $200.00 i dashur dhe eshte i kushtueshem.
Per mua mos ja ver fajin sensorit.
kopetenti, po per antifreez-en mund te me thash ndonje gje?
Mekaniku do t'ja nis nga me pak i kushtueshmi ose me i thjeshti. Si te tha kopetenti siper.
Kontroll kandelash - Rregjistrim gazi - Nderrim Matesit te Ajrit
Po mos bej gabim ta blesh origjinal te VW, per 200 - 300 Euro. Se e gjen njesoj me 100 Euro.
Di edhe qe kane provuar ta riparojne. E hap dhe pastron rrjeten e bllokuar. Teorikisht e lehte, por ne praktike eshte tjeter.
Lira - 6 Shk 2010 - 10:00pmpo kur harxhon makina shume antifreeze, c'fare problemi ka? di dikush te me thote?
Po gjitha ty te qellojne?! Te kane marre msysh. E cove Rav te dealer? Car te thane?
Ate harxhimin e antifreeze... ke rrjedhje se do te kete ndonje te çare ndokund (kije kujdes, mbaj syte te llampa se dogje motorin) ose shtrengoje mire ate dreq tapo te antifreeze.
Per te pare nese ke carje, mund te tregoj nje menyre po do te behesh pis.
Makina ka 61,000 milje pra rreth 96,000km. Po i bej nje regjistrim dhe kandelet te henen paradite.
Kopetent, kur thua qe ka mundesi qe njeri piston nuk punon, kjo eshte per faj te kandeleve? Po mundohem te kuptoj, nese fajin e kane kandelet dhe une ia ve te reja... ai pistoni do nise te punoje perseri? Mbas kesaj Po e coj njehere tek VW ketu ne Tirane. Ata jane icik te shtrenjte por i vene ate software, ate VAG-un, qe ia nxjerr problemin. Shume flm.
Po pra punon me 3 kohe motorri nuk punon me kohe te plota mbasi njera kandel mund te jet djegur..por kjo nese motorri te ben dridhje...nese ke vec problemin e dridhjes se shigjetes bej rregjistrin e minimos.
Vlonjat, motorri o punon me cikël të plotë o nuk punon fare (dmth, nuk ka motorr që të punojë vetëm me tre kohë
). Ndoshta doje të thoje që punon me tre cilindra, dmth në njërin prej tyre nuk zhvillohet cikli (zakonisht ai i diegies, kur nuk arrin korrenti), por në këtë rast nuk do kishte mosmbajtje të regjimit të minimos, por një rënie të theksuar të fuqisë së motorrit që e-dinamo do ta kishte përmëndur.
e-Dinamo: pasi arrijnë në atë "moshë", të gjitha makinat mund të kenë atë problem... mjafton të regjistrosh "minimon tek karburatori. Provoje vetë: Hap kofanon e motorrit dhe thuaji dikujt tjetër që ti japë gaz me kolpo makinës disa herë. Afër karburatorit do të shikosh një levë të vockël që lëviz e tërhequr nga një kavo (që komandohet nga pedali i gazit). Pas asaj leve duhet të jetë një vidë e vockël, që ti, me një kaçavidë (ose çelës 8) duhet ta vidhosësh pak (duke e lëvizur pak para deri sa të kalosh atë regjimin kritik të asaj "minimoje" me probleme. Kujdes: Mos e kalo shumë minimon... se të rritet konsumi i karburantit.
Lira: Antifreeza mund të harxhohet sepse ndodh që: kur fillojnë të ftohtat, meqë në sistemin e ftohjes uji qarkullon në tuba gome dhe metalikë, dhe meqë këto materiale kanë koefiçentë të ndryshëm bymimi/tkurrjeje, atëhere të krijohet pak hapësirë mes tubave... nga ku, kur makina është e ndaluar gjatë natës, ajo rrjedh ujë.
Për këtë të këshilloj: Kur ta parkosh makinën gjej një vënd të pastërt (ose shtroi disa gazeta poshtë) dhe në mëngjes shiko se ku ka rrjedhur. Mjafton që të shtrëngosh mirë manikotën (dmth fashetën që shtrëngon tubin e gomës tek tubi metalik).
Flm rudeta. Renie te fuqise motorike nuk ka. Motori 98% te kohes punon normalisht dhe eshte shume i qete, asnje lloj gervishtje etj. Motori terheq bindshem dhe makina merr shpejtesi sic ia kerkon kemba ime ne pedal. Prandaj ne fillim theksova qe kam nje problem te vogel me makinen. Ne Tirane ka qindra vende ku mund ta coj dhe te marr mendim motoristesh, por me kane pelqyer shume bisedat rreth makinave me peshqit prandaj e vura ketu.
une e cova sot dhe ata se c'bene me pedalin, e nderruan sic thone. Per antifreeze-n, harrova. U futa ne internet, kur cte shoh, antifreeze duhet hedhur cdo 30000 ml, kjo e imja eshte e re dhe ka vetem 11000ml. Mora toyoten ne tel- jo dealer-po ata nuk te tegojne kurre te verteten. Ai tha qe do tel dealer dhe te shkosh prape.
sic kam thene kjo e imja harxhon shume gas, tani edhe antifreeze, qe se kam prekur me dore kurre, as tapen. s'di c'te them -nuk kam ndonje drite te kuqe te ndezur...po keto s'jane shenja te mira. po edhe sikur te kete, sic e thashe ata s'tetregojne. prandaj me duhet ca informacin...
edhe dicka tjeter. kur eshte makina e re ..nen garanci per 3 vjet, ata duhet ti kontrollojne vete te tera. po as qe e kane vene re...e bejne punen shkel e shko...
p.s. e-dinamao, ben mire qe kerkon informacion. po nje keshille miqesore po te jap. coje te nje mekanik i mire qe te ta rregulloj sic duhet. s'behet shaka me makinat dhe ku ne shqiperi ku ka shume aksidente. mbaje doren per ca gjera te tjera dhe rregullo makinen te mekaniku me i mire. kam patur nje rast, nje shoqja ime, qe dhe ketu nuk ja gjenin dot-kishte dhe nje drite te kuqe. Coje tek ata qe jane te specializuar per marken e makines tende...
Po me cudit. Llampe kuqe nuk te eshte ndezur, as nuk e ke hapur per ta pare. Ku bazohesh per te thene se harxhon teper antifreeze?
P.S. Qe ata te Toyota nuk te kane thene gje ne telefon as mos u merzit aspak, se ashtu e kane. Jane vajza ose djem te ri qe vetem sa punojne ne central, kane shume pak njohuri. Nuk ekspozohen shume ne detaje.
Qenka per ricikilim ajo makina jote
.Ca fati paske pasur 
Dy jane arsyet kryesore qe mund te ndodhe konsumi.
Nje rrjedhja fizike dhe e dyta ta hudh furnizuesi qe te thote qe te ka humb pak sepse kerkon te shese nje doze tjeter. E para duhet bere tek garantuesi, meqe makina eshte e re, e dyta zgjidhet duke e mesuar vendin se ku kontrollohet niveli i saj dhe te mos blesh pa patur nevoje.
Egziston dhe nje tjeter mundesi po qe i avitet teorikes : te kesh harruar te perdoresh antin mbas fillimit te temperaturave te ulta dhe te jete demtuar seriozisht ndonje nga tapat e sigurise, dmth jane ato tapa qe cahen te parat ne menyre qe te mos kriset blloku i motorit . Nese ka ndodh kjo atehere fajtore je ti , dmth qe nuk ke respektuar menyren e shfrytezimt te makines. Por sic e thashe ky eshte defekt analfabeti e ndodh shume rrale, por ama ndodh.
Ne kohe te Vekes, ne rastin e temperaturave te ulta, perdorej kjo metode e thjeshte: kur parkohej makine per te fjet ne temperatura te ulta, atehere shoferi shkarkonte gjithe ujin ( uje i zakonshem ) qe te mos ngrinte dhe qe te evitoheshin keto defektet e renda me carje blloku. Te nesermen makina mbushej me uje ( uje qe per dy jave te cante tubat se zinte bigor ) dhe kjo pune behej per gjate gjithe periudhes se dimrit. Kujt shoferi i cahej blloku i makines i hiqej e drejta per te ngare makine.
Kjo behej me detyrim nga 15 Netori deri me 15 Mars. Tani kishte dhe trima eee. Nese te ka bere vaki ty atehere mos piloto makine per 5 vjetet e ardhshme .
Este defekt i rende por i rralle, ndaj ka shme mundesi te jete care ndonje manikote sikurse ta pershkoi dikush me siper me saktesi.
Edhe ketu keshilla ishte falas .
Koth, faleminderit pe keshillat. Une s'kuptoj nje gje: nuk i hedh makines as uje as gje tjeter. Makina kishte antifreeze deri te max, kur u ble, tani pas nje viti niveli eshte ulur deri tek min, pak me lart. C'eshte kjo? Antifreeza duhet shtuar pas 30,000 miljesh. kjo e imja ka rreth 11,000 Une vetem hedh detergjent per larje xhamash atje ku duhet. Asgje tjeter...dhe e coj per nderrim vaji cdo 5,000 milje.
paisjen e Antifreezes as e kam prekur me dore ndonjehere....
Lira, une nuk e di ku jeton ti, por do sugjeroja te gjeje nje Toyta dealer ne ndonje zone "te mire". In other words, nese jeton ne Bronx, shko tek dealer ne Westchester, po keshtu nese jeton ne queens shko ne LI etc.
Dyshon per kete ? Dmth te humbet dhe vaj makina ?
Nese i konfirmon keto atehere urgjent beji dalje kesaj makine se ka pjerdh. Nese ke keto ke dhe shenja te tjera shoqeruese nder te cilat me kryesorja eshte konsumi i rritur i karburantit .
Keshilla ishte falas .
Kam frikë se e-dinamo, si gjithë shqiptarët që bëhen me pare, sa shikon ndonjë shitës që shet vaj makinash nuk e mban dorën dhe ja hudh një litër tepër(me moton: ma mirë ta ketë mrena).
Për kta lloj shoferash: Vaji duhet mbajtur në nivel. nëse ka më pak se niveli minimal rrezikoni të digjni motorrin, por nëse ka mbi nivelin maksimal, atëhere i gjithë vaji i tepërt, brënda një kohe të shkurtër do të gjejë ndonjë vrimë nga të dalë... dhe kështu bëhet pis motorri.
Që vaji i motorrit (jo ai që e bën pis nga jashtë) të shkojë tek filtri i ajrit ËSHTË E PAMUNDUR (sepse janë dy sisteme që qarkullojnë në rrugë komplet të ndryshme dhe të ndarë nga njëritjetri).
Rudeta. sivjet mbush 15 vjet qe ngas makine.
Kjo eshte makina ime e 6te dhe te garantoj se e di qe vaji i tepert eshte fukarallek. Por golfi s'ka asnje rrjedhje. Konsumi i benzines eshte sic ka qene kur ishte 2 vjec. Kjo makine ka hyre ne pune ne tetor 2003.
Filtri i ajrit nuk ka marre fare vaj. Une i kam vene nje K&N qe e solla nga USA kasten per ta ngrit pak performancen. E hapa, ishte ok. Tek VW matesi (kontrolluesi) i ajrit eshte i montuar prane pistonave dhe torque (afermendsh), dhe kam pat rast tjeter jashte shtetit kur kjo ka ndodhur me nje Passat te dikujt. Po ky nuk ishte rasti. Makina nuk ka asnje lloj rrjedhje, as spruco vaji. Fola sot me nje motorrist dhe me tha qe mendon se duhet te kem kujdes me benzinen qe i hudh dhe te ndertoj kandelet dhe fijet.Per regjistrimin e minimos ky ishte skeptik, se makina merr kolpo te vogla gazi dhe me duket se ai legeni tek ekspozita shqiperia sot se ka pat karburantin e mire. Do e mbush serbatorin ne nje vend tjeter dhe te shofim.
Faleminderit per keshillat. Mirenjohje.
e-dinamo,
Nuk e di a ka lidhje me kete difektin tend por lexoje historine time;
Me thon te drejten nuk mar vesh shume nga makinat me benzine as me nafte (se jam shofer Anglie), por dicka me ka ndodhur me foristraden time Mitsubishi Pajero ne Shqiperi - merte gaz vete si e terbuar dhe motorri tronditej sikur po ecje ne rruge kalldremi!
Kete difekt me shume e bente kur ishte ne afolio, po nganjehere edhe kur ishte ne ecje. Mbas disa 'kercimeve' qe filloi te me bente kur e ngisja - fola me nje 'pompist' nga keto qe kane garazhet ne rruge, qe thua as 'qenin nuk do kisha deshire ta coja'.
Mirepo keni pare juve qe ky 'pompisti' sa degjoi ankimet e mija; "e ka pompa naftes"- 100%. Po pse ta kete pompa - i thashe une? (Mitsubishi kishte nja 2 vjet qe ndodhej ne Tirane)
"Eh- me kte nafte qe kemi ne - jo EuroDiesel ti hedhesh po edhe edhe vaj ulliri ti hidhesh do i ndryshket gurmazi" (me duket se ishte nga Korca ky)
Pompisti zbertheu tubin qe vinte nga sabratori dhe e futi ne nje bidon 5 litersh me nafte - por te perzier me nje 'solucion'.
"Po e kaloi me kete tha- shpetove, perndryshe do te duhet te blesh pompe te re"!
E lame makinen ndezur derisa po mbarohej bidoni - dhe me te vertete u rregullua. Pagova leket shpejt se me shpetoi nga nje harxhim kolosal qe do beja per blerjen e pompes (2500 te reja kushtoi - 1000 per hakun e punes - 1500 solucioni)
Ja keshtu shkoi puna- si perfundim mu mbush mendja se difektin e kishte pompa e naftes!