Pyetje: dini gje cfare pjesesh teatrale shfaqen ne TR kete fundjave?

jeni shume te nderuar

43 Komente

akvll - 4 Shk 2010 - 4:18pm

jo, nuk e di.

p.s. flm për recetën e tavës. : )

bedrija - 4 Shk 2010 - 4:20pm

na mi gru, ti sikur je prapa botes ene se di ku gjindet bashkia tirons

http://77.242.19.116/kultura/Tirana_Kulturore_1_shkurt_2010.pdf

tropizma - 4 Shk 2010 - 4:21pm

recete i thencin Smile - po vras mendjen tani, do pak uje apo jo tava, dhe me duket se po.

c'thote thijatroja andej nga ju, meqe ra fjala, ndonje gje e bukur?

tropizma - 4 Shk 2010 - 4:23pm

o bedrije

o kumrije

t'u baft dita njemije

(une kujtoja se kjo kulturorja vinte vetem me himeill)

bedrija - 4 Shk 2010 - 4:25pm

ehee

thashe se mos e doje te ta dorezonte ne dore edi rama dora vete Big Grin

Blendi Salaj - 4 Shk 2010 - 4:26pm

Ne teater kombetar ringjitet "Te gjithe me huqe", e kam pare, me ka kenaqur. Land Trebicka, Viktor Zhusti, Rajmonda Bulku etj (nuk e di nese eshte akoma Rajmonda ne ate rol se tani me duket se eshte bere deputete).

Ne teatrin e metropolit eshte Erand Sojli (Mekaniku i Portokallise) me "Drejt Lirise". Ne mendimin tim ky eshte njeri nga aktoret me te mire te humorit sot dhe kam ne mend me shku me e pa. Ky e shkrun vete komedine dhe e shkrun mire fare.

http://www.noa.al/images/stories/drejt_liriseee.jpg

Korani - 7 Shk 2010 - 8:50pm

ERA THEATER PRODUCTIONS" PARAQESIN:

A mund te me sqaroje dikush se c'fare gjuhe eshte fjala "THEATER"?

Shqip duhet te jete: TEATER

Anglisht duhet te jete: THEATRE vs THEATER

 

Answer:

British English: centre and theatre
American English: center and theater


akvll - 4 Shk 2010 - 4:27pm

: )

këtej do vemi të shohim një pjesë rajonale që merret me hallet e burrave të shkretë që nuk trajtohen mirë nga gratë. e bukura është se është monolog i shkruar nga një femër. titullohet: "për momentin, s'jam i sigurt"...

ja kshu, programi i shën valentinit te teatri i lagjes...

tropizma - 4 Shk 2010 - 4:47pm

blendi rrofsh, kjo kulturorja e bedrijes nuk thoshte gje per 'drejt lirise' Tongue. bedrije, rames i duam koken, jo duart hahaha.

akvll, jo keq rajoni juaj. vetem se mua s'me duket aspak e cuditshme te shkruaje nje grua per burra qe vuajne, duke qene se historikisht burrat kane shkruar per gra qe vuajne.

po pra, dhurate gruja burrit per shen valentin nje fundjave pa dhune psikologjike Smile

akvll - 4 Shk 2010 - 5:12pm

shef ti që s'më kishte vajtur mendja aty... po nuk më duket që bota po bën përpara gjithësesi.... Smile

tropizma - 4 Shk 2010 - 4:58pm

.

Iris - 4 Shk 2010 - 4:53pm

http://www.youtube.com/watch?v=8aPZq8AG4X0

 Do vikan keta ne Tirane Smile

Po per fundjaven tjeter pse s'ka asgje kjo gazeta bedrije? Big Grin

bedrija - 4 Shk 2010 - 5:00pm

sepse jane ngjarjet e 1- 7 shkurt

kur te dale gazeta e 2 - 14 shkurtit te bekum, do ket ardhe dhe java tjeter qe paske merak tina Tongue

Iris - 4 Shk 2010 - 5:03pm

Laughing me mire te isha ne 19 ne fakt Tongue

bedrija - 4 Shk 2010 - 5:08pm

aaaaaaaaaaaaaa

moj mistrece, po pse kujto ti se do lexoj une broshuren e kultures ???

hmmm

po qesh ti qesh

faj kam une qe ndihmoj njerezit falas ktuna.........................

osht bo si portal ndihme, mo  mire Penari te charge nai lek ta shpejtoje i cike peshkun me ato leke.

Kisha dhe une i kerkese : E ka pa njeri ate magazinierin e punes time se do ta vdes fare po e gjeta se kam gjtihe diten qe po e kerkoj

flo - 5 Shk 2010 - 12:35pm

c'a koicidence bedrije

edhe une po kerkoj magazinerin Big Grin

tropizma - 4 Shk 2010 - 4:58pm

kush jane keta o iris se s'me hapet tubiti-ja mua Sad

Iris - 4 Shk 2010 - 5:00pm

Neofonia ensemble, ishin te gazeta e bedrijes Smile

tropizma - 4 Shk 2010 - 5:06pm

me bete lemsh. ky duket goxha grup, ti iris i ke degjuar me pare? po bedrijes ja kishe me mistrecllik ate punen e datave? se ansambli neofonik vika ne daten 19, dmth kalendari eshte kshu me data sipas qejfit. paska edhe per 14 shkurtin madje Smile

Iris - 4 Shk 2010 - 5:32pm

I kam degjuar dhe ja vlen ti degjosh nese te pelqen Piazzolla.

 Une e pashe qe kishte per ne 14, po s'kishte per te premte te shtunen tjeter.Big Grin

albano - 4 Shk 2010 - 5:13pm

" Te gjithe me huqe" eshte shfaqja aktuale ne TK. Eshte rivenie. Lun dhe Viktor Zhusti ne rolin e doktorit Psikiater. Terapi grupi

swed1 - 4 Shk 2010 - 5:14pm

ueeee, paska akoma teater ne Tirane???? heren e fundit qe kam qene me kujtohet si ne mjegull, pjesa me duket se quhej "Karriget", aktoret ishin te shperndare neper salle. Ka nja 18-19 vjet, ishte koha kur pergjithesisht luftonim per demokra(ci)lesh dhe tek-tuk edhe perpiqeshim te kuturoheshim Big Grin :D 

Ana H - 4 Shk 2010 - 5:21pm

Swed,

nuk ka ndryshuar fare qysh atehere... edhe karriget po ato kane mbet... madje dhe aktoret... po ata kane mbet... edhe i ftohti po ai ka mbet... te kercasin dhembet si aty, si ke TOB-i... Sad

bedrija - 4 Shk 2010 - 5:25pm

vetem se tani ka uebsajt Big Grin

http://www.teatrikombetar.gov.al/

Ana H - 4 Shk 2010 - 5:17pm

Bedrije,

qeka dhe Kesulkuqja ke teatri i kukllave... Big Grin

 

bedrija - 4 Shk 2010 - 5:25pm

e kam pa ,

i kane vu nji kompesate te zeze dhe eshte tamam tamam me kukulla , dmth nuk shef gati as doren e aktoreve.

nejse, po u ngrof i cike koha, po na dul gjumi, dhe po qeme pa grip, je e ftume, aty ke ksulkuqja, ke cirku ose ke metropoli  Smile

 

albano - 4 Shk 2010 - 5:30pm

Teatri i kukullave eshte zhvendosur te parlamenti per te gjithe ata qe se dine.

Idris - 4 Shk 2010 - 5:34pm

Po Parlamenti cfare eshte bere ?

Mos i kane vu edhe atij nonje kompesato  nga ato te Bijes , i veçin fshesen ne dore per te fshire shpine Smile

tropizma - 4 Shk 2010 - 5:34pm

sa per sqarim, se deshnja per vete. per vete jam djegur shume here nga teatri tek ne dhe shkoj vetem kur harroj eksperiencen e fundit; mgjt stand-up ne shqip do te doja shume te degjoja.

swed, pse ju demokracikerkuesit (qe s'bete ndonje revolucion Tongue) shkonit edhe ne teater e? ne kujtonim se ju vetem mesonit gjuhe te huaja ne menyre autodidakte Big Grin si dhe kitaren ne kushte te renda anti-establishment.

swed1 - 4 Shk 2010 - 5:50pm

 A shkonim thu ti? hapej llafi qe filan teater "ju ka ra kokes atyne". "Atyne" ishte regjimi komunist, edhe shkonim ne, s'ka gjo se gjysma e aktoreve mund te ishin bashkepuntore te sigurimit, kush dite gjo athere Big Grin :D 

Gjuhet e huaja ishin tjeter muhabet, na dilte koha edhe per ato, edhe me pa filma me van damin e me cicciolinen, ehu, per ca s'na dilte koha, kishim me shumice ndermjet mitingjeve Laughing

Eh mi trop sa jena lodh me ju sjell kto dite te lumtura qe po jetoni sot Tongue :P

 

Heteroglossia1 - 5 Shk 2010 - 12:21pm

haha swed, faleminderit per ditet e lumtura Smile

Trop, si vendose? tek e 7shme, wild strawberries?

Ana H - 5 Shk 2010 - 12:30pm

Gloksa,  luleshtrydhe... ku, si qysh, tek?! 

Aman, mi, edhe ne tema teatri na beni te na shkoje goja leng... Big Grin

tropizma - 5 Shk 2010 - 1:06pm

Tropi needs brain massage, but strawberries will do. Megjithate, mendoj se pas luleshtrydheve te Bergmanit tropi will need more brain massage Smile.

Akvll jam e nderuar qe e bere supen Smile. Harrova te thoja qe, ne menyre qe supa te behet e shijshme, une karkalecat i blej te paqeruar dhe u ziej paraprakisht kokat e kembet me noi qepekarrote per shije, per te pasur nje fare lengu frutadeti. S'di ne me vjen mire a keq per kavien Smile por per ty me vjen keq. My nose hurts in empathy.

Swed, jam vertet shume kurioze per kohen tuaj. Per shembull, kur nuk e kalonit ne teater/kinema/miting, kur s'kishit internet dhe bare koktejesh, ku dhe si e pinit konjakun, ku i thurrnit planet politike, ku e diskutonit filmin e fundit te Kubrickut, ku i prisje ti floket, ku e blinit kolonjen, dhe per ta mbyllur rrethin, cila ishte pjesa jote teatrale e preferuar? Big Grin

Iris - 8 Shk 2010 - 3:54pm

G99 organizon te Merkuren, date 10 Shkurt 2010, ne ora 20.00 pm, nje Party - Karaoke, me rastin e Shen Valentinit! Jeni te mirepritur ju dhe miqte tuaj. Pija e pare ofrohet prej nesh!

 

Po partite e tjera çfare organizojne?

xhibi - 9 Shk 2010 - 11:38am

Po partite e tjera çfare organizojne?

Teater dhe ato.

http://www.youtube.com/watch?v=nR4eyEM8Zwk

bedrija - 9 Shk 2010 - 2:07pm

meqe jemi ke teatri,

lexova kete

http://bw.balkanweb.com/kultur%C3%AB/agim-qirjaqi-ditet-ne-agoni-te-akto...

dhe tani u bera keq fare, te dal per nje dopjo konjak me mbledh zemren Sad

xhibi - 9 Shk 2010 - 2:35pm

Gjynah i gjori.

Po me ben pershtypje niveli zero i konsiderates te mediave tona. Ky i gjori duket se do vdiska nga dita ne dite, pse duhet tia bejne publike keto detaje dhe keto tmerre qe po kalon pikerisht tani, kur mund te prisnin sa te vdiste dhe ti shkruanin keto gjera me pas, te cilat jane shkruar me stilin dhe detajet per nje njeri qe ka vdekur tashme. Apo kane hall se ja merr scoop-in nje gazete tjeter?

Kafshe!

Duket nxitimi dhe tek fjali si kjo:

Mësohet se së shpejti aktori do ta lërë pasionin ku është shtruar dhe do të vijojë kurimi i tij në shtëpi.

 

Ose njohuria per gjerat qe shkruajne:

Mjekët kanë konstatuar se aktori vuante nga sëmundja "Aizaimer", thënë ndryshe parkinson i avancuar.

Ehe. Vuante nga tuberkulozi, thene ndryshe grip i avancuar, ose ftohje turbo.

flo - 9 Shk 2010 - 2:13pm

wow Sad

flo - 9 Shk 2010 - 2:40pm

aman se u cmenda, nuk e  dija qe parkinsoni te qe aizaimer

kush ka njohuri te na i sqaroje njecike, per zotin mu fut frika ne palce se ndonjehere me dridhen dhe mua duart Sad

xhibi - 9 Shk 2010 - 2:48pm

Ty duart te dridhen nga emocionet, ose nga inati. Te dyja i ke me teprice. Tongue

Jane semundje te ndryshme, ishte sarkazem komenti me siper, meqe ashtu e ka shkruar GSH.

flo - 9 Shk 2010 - 2:51pm

kur pi shume kafe me ndodh Smile

Ana H - 9 Shk 2010 - 3:04pm

Sa keq qe me vjen per Agim Qirjaqin... Muaj me pare, me qellonte shpesh ta shihja rruges dhe heren e pare qe e pashe ne ate gjendje te perhumbur gati nuk e njoha. Sad

Sa shume aktore te mire kemi pasur ne qe mbajne radhe per te marre ato pensionet qesharake te shtetit tone, e ushqehen me kos e veze. Sad

E trishtueshme, shume e trishtueshme!

Xhib, jam dakord me ty, shkrimi eshte nje lecke, qe edhe sikur te kish nderruar jete ky njeri, nuk duhej te qe shkruar ne ate menyre. "katandisur 40 kg njeri!!!!!!

bedrija - 9 Shk 2010 - 6:03pm

shkrimi eshte be me llafe rrugesh kuptohet dhe nga nje gazetare idiote, por qe ky fakt ngelet shume ne hije kur mendon ngjarjen , qe sado pershkruhet keq nga shkrimi, eshte shume e dhimbshme

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente