Cili eshte universiteti me cilesi me te larte ne Shqiperi?

Me pak fjale cili eshte universiteti qe mund te quhet "Cambridge" ose "Oxford" i Shqiperise?

Sa eshte kostoja e studimit afersisht?

Ju faleminderit per ndonje mendim ose sugjerim!

82 Komente

Perkufizo: Cilesi e larte smiley

Kuptohet se per c'fare cilesie behet fjale ne anen time kur pyes "Me pak fjale cili eshte universiteti qe mund te quhet "Cambridge" ose "Oxford" i Shqiperise?"

Megijthate une e pranoj nje sugjerim edhe per ate lloj "cilesie" qe ju keni ne mendje! smiley

Shpresoj qe te kete nje universitet qe i ka te dyja cilesite? smiley

Me pak fjale cili eshte universiteti qe mund te quhet "Cambridge" ose "Oxford" i Shqiperise?

smiley

smiley

Hajde bedrije me thuaj cili eshte universiteti me i mire ne Shqiperi?

Pak ryshfet ketu: Me pelqeu shume ajo fotografia me turren druve qe postove  ... !!! smiley

 

rrofsh rrofsh qe te pelqeu turra ime smiley

Per zotin, nuk di ca me te thane per universitetet. Vete e kam kry ne kohe te dhjera e te harruara kshu qe nuk llogaritet, kalamaj per universitet skam akoma.Po kshu, njerezit e mi qe kane pas fmije te hajrit i kane cu neper universitete jashte qe te gjithe pa perjashtim

Kshu qe nai feedback real skam. Ngelet te flas me perceptime apo te nigjume lart  e poshte, kshu qe.....skam ca thomi smiley

por, qe, do ti digjja ne turre drush ca nga universitetet shqiptare, ket se mohoj smiley

 

Mos te te dridhet dora fare! Shumica ne turren e druve e kane vendin  smiley

Dhe po shpetuan sot per sot, ne te ardhmen kunkurenca do t'i detyroje te hidhen ne turren e druve vete!

Shpresoj qe te kete nje universitet qe i ka te dyja cilesite?

Jo ti mire ben qe shpreson. Ja se vijne pedagoget e ppu te te flasin, mua s'me ben zemra te te thyej shpresat smiley

p.s: moj dreq une po i rezistoja asaj figures smiley

Universiteti i Kuksit eshte Cambridge, kurse ai i Peshkopise eshte Oxford.

Faleminderit vlonjati.

Por e kisha fjalen per gjithe Shqiperine jo vetem per qarkun e Kukesit" smiley

Bo nje navigim ne internet dhe shif se mos kane ndonje gjo te shkrujtme tek websit-et e tyre. Thone qe disa kane site, por pa informacion, ca te tjera jane "under construction" dhe ca skon fare se nuk i ka shku intereni saliut akoma!      smiley

Tani seriozisht e do publik apo jopublik apo te dyja bashke?

Faleminderit berberi.

Une kerkova ne Internet dhe eshte ashtu sic thoni ju. Website-et ose jane te paperfunduara, kane informacion te vjeter ose nuk kane shume informacion. Shumica a tyre japin vetem programet/deget e studimit. Eshte veshtire te gjykosh nivelin e tyre te mesimdhenies me kete informacion te gjymtuar!

Po, une jam i interesuar per te dyja (publike dhe private)

Ndonje sugjerim?

Per fat te keq aktualisht nuk kam mendim pozitiv per asnje nga shkollat e larta tek ne qofshin publike apo jopublike. Per mua universitetet jane ne nje krize identiteti dhe jane kthyer jo ne institucione te dijes por ne dyqane qe shesin diplloma. Do zoti nuk zgjat shume kjo gjendje se do te ishte katastrofe me e madhe se vazhdimi i qeverisjes berishjane.

 O berbero a thu ju vijne mend pedagogeve rruges tu shku nga njera pune te tjetra??!!

Nuk ta kuptova pyetjen moj ti e qenit.    smiley

Nga deklaratat e qeverise deri tani Universiteti me cilesor duhet te jete ai qe od dallohet me shume per rendimente te larta ne prodhiim studentesh , pra ai i Matit dhe Myzeqese .

Qeverise i duhet besuar , jo mburrjeve te vet Universiteteve qe nuk kane Mesues ose nje shkalle me lart .... presore .

deri tani, me i forti ka dale ai i Vlores... rektori dmth, se ia bere rrup sup ministrise... smiley

Faleminderit.

Per klasifikimin sipas "fortesise/trimerise" e kuptova qe Universiteti i Vlores eshte me i mire.

Po sipas nivelit te mesimdhenies? Ndonje emer?

 

 

smiley

Shiko, thashethemet jane te shumta, asnjeri nuk eshte ne ato nivele qe pretendon ti ne pyetjen tende, por ne gjithe katrahuren e ketushme, per mendimin tim modest, them se universiteti i Nju Jorkut eshte i mire. Kam nja dy mikesha qe studiojne atje dhe e shoh qe vertet ulen e studiojne shume dhe kane goxha kerkese llogarie. tani, une doren ne zjarr s'e ve qe dhe aty mund te jepen diploma "nen dore" apo "ne treg te zi", ok?

Per te tjeret, nuk di c'te them, sepse reklamave me "a e ben dot" e me "ta mban", nuk para u besoj.

 

p.s. Here here, me ca komente te tuat, ti agjent, me heq mallin e ujkut te humbur. hem, ku na ka humbur ujku i humbur?! smiley

Faleminderit per sugjerimin.

p.s. Here here, me ca komente te tuat, ti agjent, me heq mallin e ujkut te humbur. hem, ku na ka humbur ujku i humbur?! "

Eshte me lehte te vrasesh me "pambuk" se me "shpate" smiley

A eshte presor ai i Vlores ?

Megjithse pejetja ka te beje me Universitetet jo me presoret . Dhe munet ta kemi kuptue keq zotni .

Universiteti me cilesor eshte Universiteti i New York - a si e ka emrin zyrtar. Nga universitetet shtetore...ne tirane o burre. Nqs UT apo PoliU jane stalla..ato ne rrethe jane puceta hahaha

Pyetja duhete te shtrohej: A ka ndonje universitet ne shqiperi ne plot kuptimin e fjales?

Si tha ai qe mori diplomen tek Uni Shkodres - "ta kisha dit qe ishte kaq e lehte, kisha bere dhe gjimnazin"

 E ka thene RRamushi kur e vlersuan me nje cmim tip honoris Causa ne nje universitet ne kosove. 

 

rramushi te pakten ishte i pushkes or ti, ja boj hallall smiley

 

 Edhe une meriten ja dhashe Rramushit...se gjynah te marrin keta balat e shkodres smiley

 

Nder privatet eshte Universiteti i Nju Jorkut Tirane, ndersa per shteterorin eshte Universiteti Politeknik i Tiranes po ashtu. 

 

Cmimi tek UNJT varion nga 3900 Euro - 6660 Euro, bazuar ne ate alternative qe zgjedh. 

 

 

mendoj se ndryshon edhe sipas lendes,

psh, Uni i Vlores kete vere hapi nje PhD ne matematike te perbashket me American University. Here vijne profesoret ne Vlore here studentat ne DC... sa ka filluar po mendohet se do eci mire..

per disa shkenca sociale mendoj se ka me shume nam te mire ai i NY

Per stomatologji, etj, eshte UFO

per shkenca egzakte, ngelet UT

dhe per gazetari do jete ndonje nga keta te tjeret;

meqe jemi tek kjo teme, a mund ndonjeri te na sjelle nje liste te gjithe universiteteve ne Shqiperi?

"Per stomatologji, etj, eshte UFO"
mos vallai..se vetem dhembet qe s'ja japim UFOs..se na bertet dentisti knej sa here qe shofin dhembe te punuar ne shqiperi haha

Shkolla e Larte "Amerikan i Tiranes"

Ira pse nuk te pelqen emri ty kshu :O

 

hapsit te temes je i sigurt se do ne studiu ne shqiperi? Nqse po, cilat dege te interesojne tekniket, mjeksoret, filologjiket? e pas kesaj fillon renditja perkatese

E pergjithshmja eshte qe ne privatet ka pak me teper preokupim se ne shtet. dmth per nje student qe me verte do te studioj i ka kushtet e nevojshme

kurse diploma e shtetit ka me shume potencial sido qe tia bejme

hapsit te temes je i sigurt se do ne studiu ne shqiperi? Nqse po, cilat dege te interesojne tekniket, mjeksoret, filologjiket? e pas kesaj fillon renditja perkatese "

Faleminerit per komentin. Une per vete i kam mbaruar universitetet ne Shqiperii dhe ketu ku jam. Jam ne pune tani!

Behet fjale per nje mbese(vajzen e vellait) qe do te vazhdoje universitetin vitin tjeter por prinderit e kane vajze/femije te vetem dhe nuk duan qe ajo te largohet te studioje jashte shtetit.

Deshira e saj eshte mjeksoret, filologjike (jo teknike).

Beji nje nder atij femije dhe mos e co ne asnjerin nga Universitetet ne Shqiperi. Ta them shume sinqerisht dhe si per femijen tim.

- Nje valixhe me most necessary things
- Nje bilete avioni
- Adresen e nje universiteti kudo ne evrope (pervec Italise dhe Frances)

dhe hec te qofte per mbare.

Do i beje nje nder te jashtezakonshem. Dy vitet e pare sdo te fliste me goje po pastaj do ta dinte per nder gjithe jeten.

Universiteti Europian i Tiranes

Kam degju fjale te mira per te.

Ky Europiani eshte ai i Henri çilit me duket.Ne mos gaboj edhe Blendi i peshkut jep leksione atje qe eshte garanci cilesie kjo  smiley

smiley

eshte blend tjeter ai mi zane smiley

eshte blend kajsiu te cilit ja sjellin shkrimet ke peshku

Ne vazhdim te pyetjes se agjentit :A ka universitet ne Shqiperi diploma(laurea)e te cilit njihet ne Evrope a Amerike?

Faleminderit per shtesen tek pyetja ime Zana!

Shtese me vend! smiley

 Universiteti i Tiranes eshte i akredituar ne te gjithe boten....qe qe do te thote qe kreditet e marra shqyrtohen nga keshilli i dekanatit te fakultetit ku duhet te shkosh. Amerika te kerkon provime per te te kualifikuar edhe pasi ti njeh kreditet. Nje qartesim i vogel... ne diplomat tona shqiptarce shkruhen i qerre me mrroklla e praktika qe me demek ne i kemi bere, edhe pse ne realitet neve sdime me shkrujt laborator.

Jane disa universitete private qe jane akredituar  por qe bota nuk po i njeh akoma se akoma nuk kane prodhuar dituran qe te kerkojne te prezantojne uviversitet ku kane studjuar. Pasi te universiteti ku mbarojne behen doktore te doktorave te doktorve te femijeve te forcave shumekomshme.

 

Nga ajo lista e Ministrise vura re qe asnje nga te ashtuquajtuara Universitete nuk qenkerka Universitet (paskerkishim qene dhe nuk e paskeshim ditur!!)!!!!

A ma sqaron dot ndonjeri (qe merr vesh nga ligji i arsimit te larte ne Albanane) se cere ndryshimi kane keto dy koncepte? Dhe per me teper, ata qe i blene copat e letres me Evro, a e dine keto lloj ndryshimi? Une per vete nuk do isha i lumtur ta paguaja 12.000 Evro nje cope leter qe thoshte qe une kam mbaruar High School pas gjimnazit!!!!

Listen e universiteteve te akredituara (dmth qe i permbushin te gjitha kushte qe parashtron ligji mbi arsimin e lart ) e keni ne faqen e MASH. Ndersa nese njihen diplomat tona jashte kjo ha goxha diskutim , sepse shteterorit (vetem UT dhe politeknik) i njihen pjeserisht nje pjese e degeve

Por per te qene te sigurt, se paku ne europe, ekzistojne institucione (a zyra prane universiteteve ose ministrise se arsimit) te cilat kane nje liste me universitetet dhe deget perkatese te cilat jane te njohura  ose pjeserisht (dmth me nje nr te kufizuat provimesh shtese diplomat ekuivalentohen) ne zone e BE. KLjo liste eshte e ndryshueshme pikerisht ne baze te vlersimit te nivelit qe kane universitetet. Atdheut tone te dashur sa shkon e ju reduktohen deget...

Wow, klikova kete linkun me siper nga shpk per ekuivalencat. Ua sa mire qe nuk m'u dashka t'a zhbiriloj me thelle per vete, se lemsh u bera me gjithe rregullat/perjashtimet/nivelet etc. For the life of me nuk mund t'a gjej tamam se me c'fare korrespondon ne Shqiperi edukimi qe kam marre jashte saj, po shyqyr qe ne Kanada gjerat jane me te thjeshta smiley Ne pergjithesi sic eshte komentuar edhe me lart, aplikohet ne programin ku ka interes dhe aty institucioni qe e ofron programin kerkon dokumentacionin e nevojshem (programin e detajuar te lendes, kohezgjatjen dhe vleresimin e marre ne fund te tij) dhe vendos se per cilat raste jepen kredite e nevojshme per t'a quajtur lenden te kompletuar dhe per cilat raste jo.

Pastaj ideja eshte se sa vlere ka dhe perse perdoret diploma. Kjo jo vetem nga programi i shkolles, por edhe nga reputacioni, vendet se ku punojne dhe me sa paguhen ata qe dalin nga kjo shkolle , publikimet, reputacioni dhe niveli i mesimdhenies nga ekipi pedagogjik. Jam kurioze te di nese specialitetet e ndryshme kane preferenca kur marrin ne pune studente te sapodale nga veza dmth nga shkollat e ndryshme te atij specialiteti. Per shembull, ketu McGill University ka reputacion ne gjithe boten si shkolle e nivelit shume te larte per mjekesi, nderkohe nje University of Western Ontario ka nje shkolle fantastike biznesi.

Eshte hapur nje universitet i ri.

Nuk e di se eshte "Oxford" apo " Campridge", po jam me se i sigurt, se te meson se vidhet shteti, populli, pa te hyre ferre ne kembe.

Mesimet jane nga eksperienca personale e dokt, prof, minist ef econom.

Ky vjedh me thes, e prokuroria, SUS, ky hap universitete e gjykata SUS.

Po me duket interesant ky "universitet i ri"!

Duke gjykuar nga programi ky universitet duhet te jete hapur qe ne vitin 1990-1991 smiley

Varet ca koke ka studenti. Une njoh shume studentuce shqiptare neper bote qe jane me nga 25 vjeç(ose me lart) dhe ende s'kane arritur te mbarojne bachelor+masterin e pare. Sinqerisht besoj qe studente me kete kapacitet jane me mire ne institucionet arsimore shqiptare.

Persa i perket hierarkise brenda vendit do kisha tendencen te anoja drejt institucioneve arsimore shteterore.

Une njoh shume studentuce shqiptare neper bote...

Perle!

Varet ca koke ka studenti. "

E vertete!

Vellai thote qe ajo ka ecur shume mire deri tani. Problemi eshte qe prinderit e saj nuk duan qe ajo te largohet jashte shtetit sepse kane degjuar me bollek historira "studentuces" qe studiojne per 10 vjet per c'fare mund te arrihet per 3-vjet ose thjesht eshte meraku i prindit!

 Po ti si Agent 007 c`ben ketu tek peshku do te maresh vesh cili eshte ai burre(universitet)? Nuk merr rrugen vet dhe ta Found it Out kete muabet? Apo me urdher te peshkut e ke me te sigurte! sme dukesh Agent 007! Aha!  smiley

Haha marrja e mendimit te peshqve eshte pjese e hetimit (investigation) qe une kam nisur si agjent!  Ka hapa te tjera me vone  -  e dini ju smiley

Dua te them qe ka me te vertete peshq te mencur ne PPU qe eshte veshtire t'i gjesh ose t'i mbledhesh se bashku ne jeten reale!

Si i thone fjales "nje mendje hic mendje" keshtu faleminderit te gjithe peshqeve qe me dhane mendimin ose sugjerimin e tyre smiley.

 

po merre persiper ti mer - terhiqe ne angli dhe coje tek 'oksfordi' ose 'kambrixhi' smiley

Po, edhe kjo eshte nje mundesi.

Eshte me mire 10 vjet dhe nje cope leter jashte shtetit sesa 3 vjet dhe nje cope leter brenda shtetit. Ate ABC e letres e meson dhe ne menyre autodidakte po te duash dhe te jesh i interesuar. Tjeter kund eshte vlera e vertete e universitetit, nuk eshte tek letra.

Tjeter kund eshte vlera e vertete e universitetit, nuk eshte tek letra."

E padiskutueshme - 100% dakord. jam edhe vete deshmitar i kesaj duke bere universitet ne Shqiperi dhe studime te metejshme ketu ku jam!!!

Nje universitet i mire jo vetem te jep njohuri te mira ne profesionin ku studion por para se gjithash te edukon dhe te ben njeri me konfidence qe nuk ka cmim per te ardhmen! Pas kesaj ajo cope letre padyshim qe ka vleren vetem si dokument per te provuar qe ju keni studiuar ne X universitet.

 

Per shkencat teknike i Vlores ka filluar te beje hapa perpara.

Megjithese ai rektori i tij fatkeqesisht ketu i eshte bere profili si nje i forte, ne fakt eshte komplet ndryshe. Ka punuar ne USA per 15 vjet si prof matematike ku ka marre dhe PhD, dhe sapo eshte kthyer ne Vlore ka hapur disa programe kerkimore. Botojne 2-3 revista te rregullta shkencore, njera per matematike, ku botojne edhe prof italiane.

Arsyeja pse nuk ka pranuar studente me mesatare te ulet eshte sepse ka vene si kusht qe te gjithe studentet duhet te marrin Analize (Calculus) ne mos gaboj dhe njeri qe mezor e kalon ne gjimnaz klasen ne univ ta harroj. Nje nga arsyet pse ne fund te fundit nuk i jane kundervene te qeverise eshte edhe sepse ka goxha reputacion te mire dhe eshte shume ambicioz.

UT ka ngelur ne pergjithesisht ne vend, me perjashtim deri diku te Ekonomikut. Nuk ka as jete shkencore, mesim dhenie ne nivel te ulet fare.

Nga privatet pervec UNYT, duket sikur UET dhe Marin Barleti jane pak me ambiciozet per te krijuar universitete te verteta. Po per to eshte ende shuuume heret.

po nuk behet qameti dhe po e beri nje universitet ne shqiperi.

edhe prindet e kane afer, edhe goca nuk merr rruget e nuk i fillon hallet qe 18 vjec meqe ata e kane merak smiley

Me tutje,duke qene dhe moshe me e pjekur, me nje degree qe ketej por dhe me ndonje vit a dy pune, dhe po qe se eshte vertete brume per shkolle, mund te aplikoje per graduate school nga ti doje qejfi. E nese ka dhe leke per ta bere, aq me mire e aq me kollaj akoma, por dhe ndonje burse mund ta kapi. 

Ka plot sa te duash qe e kane bere shkollen ne shqiperi edhe pastaj jane katapultuar ne universitete shume te mira pr graduate school , ku dhe plot prrej tyre kane zbardhur faqen e vetes dhe prinderve te vet kudo si ndodhen smiley

Per mua, familja duhet ti shtrije kembet sa ka jorganin. Shkolla eshte 4 vjet dhe do leke e mbeshtetje brenda vendit, e jo me jashte. Pra eshte per tu menduar mire, nese do ti hyje asaj pune apo jo. Prindi ska pse zberthehet kockash totalisht duke shpenzuar dhe qindarken e fundit per shkollimin e fmiut sic bejne brezi i prinderve tane, ee pastaj thahen ne diell dhe kthejne prape syte nga kalamani per ti mbajt. Ta kam llafen te gjendet nje ballance e mire midis mundesise ekonomike, pa rrenuar familjen, midis qejfit qe ka femija per te studiuar, dhe potencialit apo talentit te femijes.

Suksese mbeses smiley

 

 

 

bedrije, ti je shprehur shume arsyeshem (si gjithmon mbas rakise) po duhet te kesh parasysh dhe nje gje tjeter. Varet nga profili, shkolla, ambienti shoqeror, familjar, etj, por shanset (dmth odds) jane qe femija te krijoje nje deficit ne edukim qe mund te mos ta kaperceje gjithe jeten..dmth, ne cfaredo faze te jete, do kete sukses te cunguar....prandaj eshte e rendesishme qe gjithcka te behet ne kohen e duhur dhe me impakt maksimal....

ne kohen e duhur dhe me impakt maksimal po thoja dhe une ore. 

fundja femija formimin baze duhet ta kete marre gjer ne matture. keshtu qe nese eshte cunguar edukimi (skemi pse jemi kaq te sigurt per kete) nuk do ta ndreqi oxfordi me siguri smiley

Kena pas rastin me njoft oxfordista e cambridge-ista qe vallai kishin ngel qe kishin ngel aguridhe smiley

Mo mire eshte pa diskutim nje universitet jashte per sa i perket shkollimit, por cdo rast eshte specifik, kshu qe receta te gatshme nuku ka smiley

une per vete merak te madh e kam qe sjam shkollu perjashta vendit, por gjynah me jua hudh fajin prinderve per ket, sepse shanset aty kane qene, si 18 vjec , si 20 vjec , si 30 vjec smiley

mos te them qe akoma mund te kem shanse dhe tashti m'pleqni smiley

APo se kam dhe tradite familjare una, tezet e mija e kane mbaru fakultetin naten, te martume dhe me nga 3 kamalaqer smiley  edhe sot e kesaj dite jane  profesioniste te nderume e te respektume, edhe punojne akoma dhe pse ne moshe te thyer

smiley

Te ngjisin fjalet si pas rakise smiley

 Me te vertete nuk gjykohet ne pergjithesi. Agent nese mbesa jote eshte person i ndjeshem ath me mire te mos largohet nga Shqiperia derisa te liberalizohen vizat , ose te rritet dhe ca smiley

Falimenderit te gjitheve per mendimimet dhe sugjerimet.

Une personalisht mendoj qe suksesi ose deshtimi ne studime dhe me vone perdorimin e njohurive te marra ne jete varet nga shume faktore te renditur me poshte sipas rendesise (sipas mendimit tim):

1. Perkushtimi, vullneti, dedikimi dhe aftesia intelktuale e vete studentit/personit

2. Familja - niveli intelektual dhe kulturor, niveli financiar dhe mentaliteti i familjes

3. Universiteti qe studion/ka studiuar. Kjo lidhet ngushte me piken a pare me lart sepse mund te jesh ne nje universitet te mire ku familja ka investuar dhe resultatet per te hyre ne universitet kane qene te mira por ai/ajo behet dembel dhe nuk i perkushtohet studimit por argetimit gjate kohes ne universitet!!!!

Ndoshta nje zgjidhje e pranueshme do te ishte nje balancim i tre faktoreve te mesiperm! Ne fund te fundit studenti i ve vulen kesaj pune! Pa dyshim ka plot nga ne (brezi i pare i emigranteve dhe plot te tjere) qe e dime me mire se askush tjeter se sa e veshtire eshte te studiosh jashte shtetit dhe ne te njeten kohe te punosh te paguash per studimet. Por gjithe ky dedikim ja vlen per horizontet qe te hapen pas mbarimit te studimeve. Eshte fat per brezin e ri qe gjerat po ndryshojne pak nga pak ndoshta jo me hapin qe ne do te deshironim por po te krahasohet me ato qe kemi kaluar ne eshte me te vertete pozitive!

Po ana tjeter e monedhes? Ne te njejten kohe eshte fatkeqesi qe plot nxenes te talentuar nuk kane mundesine ekonomike ose mbeshtetjen per te studiuar ne nje universitet te mire qofte ne Shqiperi qofte jashte shtetit!
 

Agent, nje mendim i shpejt dashamires: pupupu, sa flet mer çun. smiley  smiley Zakonisht jam mesuar me verbal incontinence nga ana e femrave por jane bere nje dore meshkujsh ketu tek peshku qe jua marrin ne kthese. smiley

Une e kam reputacionin si fjalepak" Por jam ne pune moj, c'fare te bej? smiley

Pa dashur te justifikohem - kam folur pak me shume ketu se pyetja ishte imja me demek si "thread host"  Marrje? smiley

Arsimi i larte publik ne Shqiperi  (i referohem kryesisht UT pasi jam edhe lektore ne te ) nuk eshte me aq i "vaket" cilesisht sa ju duket juve.

Natyrisht qe ka probleme qe lidhen kryesisht me infrastrukturen ( biblioteka te pasura e te freskuara, metoda te reja mesimdhenieje, fonde per kerkimet, perputhshmeri te diplomes se ofruar me tregun e punes etj etj).

Megjithate, per kaq pak vite universitet (nderkohe qe bota ka shekuj e shekuj qe i ka krijuar) nuk mund te pretendojme se Shqiperia ka vend per universitete alla Oxford, Sorbonne, apo Harvard.

Eshte e lehte te flasesh "ex cathedra" e te kerkosh fajtore....ku nder me te sulmuarit mbeten pedagoget, ata qe, edhe pse me kushte jo aq favorizuese si ato te kolegeve te tyre ne bote, kane arritur te mbajne gjalle universitetin.

Nuk eshte e vertete se ne universitetet tona nuk ka jete kerkimore e shkencore. Cdo vit organizohen konferenca kombetare e nderkombetare ku marrin pjese shumica e stafit akademik. Kjo sepse, ligjet ne fuqi e detyrojne pedagogun te jete vazhdimisht ne proces kerkimor krahas atij pedagogjik.
psh. Per te fituar titullin "Doktor i shkencave" krahas tezes, duhet qe kandidati te referoje ne nje konference nderkombetare ( ne tre gjithsej) si edhe te botoje nje artikull ne nje reviste nderkombetare. Ose per te marre titullin profesor- pedagogu duhet te jape mesim minimalisht nje vit akademik ne nje universitet te huaj. I permenda keto sepse vete pjesemarrja ne aktivitete te tilla e vendos pedagogun automatikisht ne nje arene "marredheniesh konkurrenciale", arene e cila nuk ben gje tjeter vetem se pasuron jeten e tij profesionale.

Dua te nenvizoj faktin se tanime njezet vite tranzicion, arsimi i larte e ka tejkaluar krizen e mbijeteses. Mos harroni se arsimi eshte pjese e nje sistemi, pjese e se teres dhe varet drejtperdrejt nga funksionimi i kesaj te tere.

I dashur student,

nuk eshte edhe aq keq te studiosh ne Shqiperi, edhe pse universitetetet tona nuk jane si ato me te cilat deshiron ti krahasosh ti. Mjafton ta duash dhe t'i perkushtohesh shkolles duke dhene maksimumin, megjithe mungesen e garancise se ti do marresh maksimumin.

 

Me ne fund, nje fije shprese. Kam deshire ta besoj Driten. Nuk e di, me vjen mire qe ta besoj. Fjalia e fundit eshte shume e sakte dhe shpresoj te jete njelloj per te gjithe. Nuk di ç'te them tjeter, thjesht me erdhi mire qe lexova diçka optimiste dhe ju uroj suksese. Nje dite do te behet dhe ai vend, por puna eshte qe ta bejme me shpejt.

Hurbinek, ti thua " puna eshte ta bejme shume shpejt"

Elementi "kohe" nuk ka te njejten vlere per jeten e nje individi me ate te nje kombi. Kam pershtypjen se ne pergjithesi kemi nje mosperputhje te konceptimit te kohes individuale me ate universale sepse mendojme ne pergjithesi se koha e te tjereve eshte shume e e ngadalte se koha jone e brendshme.

Ndoshta prandaj rezultojme me te suksesshem jashte vendit ( qe nga rilindasit e deri tek ne sot) ku na duket se ajo kohe eshte per ne e jo kjo qe jetojme si shoqeri ne Shqiperi. Kemi ate pershtypjen e perhershme se ky vend nuk behet, ky vend nuk ben, shqiptaret jane keshtu, shqiptaret jane ashtu.... Kaq shume e vrasim cdo dite vendin tone sa kudo tjeter vecse ketu na duket mrekullia vete... aspak racionale

E fatkeqesisht ky vrapi per t'i bere gjerat "vrap e vrap" na ka futur ne nje qorrsokak te papare duke u zhytur ne eksperimentime te pafundme qe here here nuk i pershtaten fare kontekstit shqiptar, si puna e Bolonjes e shume e shume mishra te tjera te huaja.  Integrimi eshte kthyer ne depersonalizim, dekulturalizim, ne zhberje te vetvetes... nderkohe qe duhet te ishte e kunderta.

Eshte e vertete qe "pranvera nuk vjen me nje lule" por ne mos pranvere, edhe vjeshte nuk eshte keq. Dua te them edhe vullnetet e shperndara mund te ndryshojne sadopak kete gjendje te pakohe e te pavlere qe na ka mberthyer te gjitheve. Pak besim nuk ben keq.

Duke parë picirin që heqin këtej studentët shqiptarë për shkak të ndryshimit të sistemit, të gjuhës dhe mendësisë së huaj, të mungesës së prindit dhe të pareve që s'dalin kurrë, them se është më mirë të bësh një shkollë në Shqipëri e masandej të bësh një master a specializim më tutje, sepse ke të paktën një bazë shkencore dhe je rritur.  Mejtimi im pa lidhje direkte me pyetjen.

po pikerisht pra
- per te pare sisteme te tjera,
- per tu klimatizuar pak,
- per te pare mendesi te tjera dhe per ti hapur pak horizontet,
- per te mesuar pa mamin dhe babin

dhe ajo qe eshte me e rendishme per tu mesuar te jesh totalisht indipendent (ene ekonomikisht!!!) nga familja.

Po i mesove ato me siper? te 10sha diplomen e universitetit. Per mua kjo eshte vlera e vertete e universitetit, jo njohurite teknike. Ato jane "collateral damage". Ne ate moshe "zihet brumi" dhe po u zu andej nga shqiperia? Ahaaaa, del buke e zeze pastaj.

P.S. Une e kam pasur ender ta beje univesitetin andej nga anet tuaja. Te mesoja ca vese dhe virtyte zvicerane. Te behesha pak skiator po ce do, nuk qe e thene.

Rrofsh per linkun. Do ti hedh nje sy se mos gjej ndonje gje interesante.

E di qe ka nga ata qe nuk bejne prokopi dhe ajo qe eshte fatkeqesi eshte fakti qe te gjithe ata qe kam njohur une jane njerez per sembari, cuna dhe goca fantastik. Bene ca zgjidhje te gabuara qofte brenda qofte jashte UNI dhe nuk u eci. Kur te ecen shume lisho nuk eshte mire se behesh pordhac, kur te ecen shume keq prape nuk eshte mire. This is life, goes up and down, up and down, up and down. Dhe ne fund te fundit nuk eshte qameti,"cka nuk te vret te ben me te forte". Ama, ti e provove. FUND i pjese se pare.

ose çka nuk të vret të le me shenja. (C) e një peshku që s'po më kujtohet. : )

Edhe me shenja ngelesh, dhe atyre nuk ca u ben. Por nuk jane domosdomerisht negative, varet me cilin ke te besh. por edhe ato ikin me kalimin e kohes. Koha eshte ilac, sheron gjithcka. Ilac UNIVERSAL! E kam zbuluar une. (C) i imi!

ose çka nuk të vret të le me shenja. (C) e një peshku që s'po më kujtohet. : )

 

hahaha lol

Nuk mjafton vetem formimi profesional, por dhe ai si njeri. Po patet mundesi dergojini femijet jasht. Dhe te qendrojne sa me gjate. Vetem ashtu do te behen njerez. Nuk ve ne dyshim ketu vullnetin e te riut/te rese, si dhe nje lloj kontrolli nga familja.

Universitetet shqiptare duhet te jene ashtu si dhe spitalet shqiptare. Ibret. Profesoret duhet te jene ashtu si dhe mjeket shqiptare : gjysem te paafte e gjysem batakçinj. 

Me vjen keq per ato qe nuk kane mundesi qe ti dergojne femijet per te studiuar jasht. Per nxenesit e mire te pakten te kishte bursa.  Po dhe per bursat duhet te kete dallavere. 

Jasht, dhe vetem jasht. 

Nje pjese e shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi, per ti dhene vetes pak gajret, i shohin si me nje lloj meshire emigrantet sepse sipas tyre ata jasht bejne pune te rendomta. C'ka nuk eshte gjithemone e vertete. Por, dhe te pastrojsh WC -te jasht, behesh me qytetar se dhe kryeministri shqiptar. Sepse nuk ke si te behesh ndryshe. E kam fjalen per ata qe e fitojne buken me djersen e ballit.

Cba, me vjen keq, por nuk ndaj te njejtin mendim me ty ne kete pike. Formimin per t'u bere njeri, nuk ta jep te qenit jashte vendit, apo rregulla dhe edukata e nje vendi te caktuar. Me te qenit njeri brumosesh qe ne femijeri dhe eshte roli i familjes baza e gjithe kesaj. Po prite qe te shkosh te studiosh jashte per t'u bere njeri, eshte teper vone. Sepse edhe nese do te marresh disa rregulla te shtetit ku jeton, kur te kthehesh ne shqiperi, do sillesh po si me pare, dhe me beso, qe kete e shohim perdite, ne qe jetojme ketu.

Po, jam dakord per faktin qe studimi jashte te jep formim shume me te plote profesional dhe nje pervoje jetesore qe ndoshta ne shqiperi s'kishe per ta gjetur kurre, por asesi nuk te ben njeri. smiley

Ana, ke plotesisht te drejte. Fjala qe kam perdorur nuk eshte e sakte, por ne mendje kisha parasysh fjalen qytetar i cili do te ishte me i sakte. Kjo tregon dhe njehere se kur nuk zgjidhet fjala qe duhet, ideja fillon e çalon.

Te faleminderit per buzeqeshjen ne fund

Ok, ok, ashtu tha ai Ymeri i ngratë, ma mirë nji i kërkuem (që ka kërkuar botën) se nji i shkruem.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).