Nje pasdite e ftohte shkurti

SNOWW.gif

Ishte nje pasdite e ftohte shkurti. Qielli kishte kohe qe ishte dorezuar ndaj sulmit te reve te medha gri dhe tashme i duhej te duronte kapriçot e rrufeve dhe te bubullimave qe mesa dukej nuk frikesoheshin nga asgje. Shi nuk binte, por nje ere e ftohte qe te ngjallte mornica deri thelle ne shpirt, po hidhte nje valle te çmendur mbi qytet me kalimtaret e paket, duke u perplasur here me njerin e here me tjetrin. Me pak fjale ishte nje nga ato pasdite ne te cilat kontrata e heshtur e njerezve per te mos dale jashte shtepise nga njera ane, dhe natyres per te shfryre dufin e saj mbi toke nga ana tjeter, ishte ne fuqi. 

Diku ne pjesen juglindore te ketij qyteti, ne nje nga stolat e shumte te platformes qendrore te nje stacioni hekurodhor, kishte mese tri ore e gjysem qe nje njeri rreth te njezetave qendronte ulur pa levizur. I struktur nen xhaketen e vjeter e plot arne, ai hidhte here pas here shikimin e tij mbi pasagjeret qe zbrisnin prej trenave te shumte. Nje shikim, shpesh i trazuar nga tymi i kalter i cigares qe mbante ne goje. Ishte nje emigrant shqiptar i larguar nga vendi i tij prej frikes se gjakmarrjes... 
* * * 
Befas disa pika loti u derrmuan ne pllakat ku kishte vene kembet. Siç duket nga humnerat e kujteses se tij kish filluar te dilte diçka... 
Rreth nje muaj me pare nje kusheri i tij i grades se trete, ne grindje e siper, kishte vrare fqinjin per kater metra katrore toke. Me pas, menjehere pas krimit, ky kusheri kishte emigruar ilegalisht jashte vendit duke braktisur gjithcka. I vetmi mashkull i gjalle i fisit i mbetur ne Shqiperi, ishte pikerisht ky djale njezetvjeçar i cili nen lutjet pergjeruese te se emes ishte larguar me lot ne sy per te shpetuar nga terbimi i gjakmarresit. Ne kete menyre, e kishte lene ate te vetem me tri vajza, motrat e tij, per te perballuar jeten e veshtire mes maleve te larta... 
* * * 
Ai gjendej ne kete qytet te huaj qofte per te shpetuar, qofte per te gjetur nje pune te ndershme. Por fati nuk i kishte ecur. Ndodhej ne ate stacion per te pritur nje mikun e tij qe mund ta ndihmonte por qe akoma s'kish mberritur. Shpresat po fillonin t'i veniteshin e dalengadale t'i shuheshin. Duke pritur, i kalonin ne mendje lloj-lloj mendimesh. Ishte ne nje vend te huaj, i huaj per te gjithe. Njerezit ishin te çudishem per te. Gjuha aq me keq. Nje gjuhe e padegjuar me pare, e eger, djallezore. Askujt nuk i kujtohej emri i tij. Kudo qe shkonte per te kerkuar pune ia mbyllnin deren para fytyres me nje perplasje te thate. Kushedi perse zhurma e atyre dyerve i kishte ngelur gjate ne kujtese. 
Mezi pati siguruar nje strehez per te futur koken ne ate qytet qe i ngjasonte nje perbindeshi te stermadh. Ndihej si i fundosur ne kaosin qe e rrethonte. 
Por papritur, diçka e pa provuar me pare, nisi t'i ngrohte zemren. Ishte ndjenja qe i shkaktonin mendimet qe po i aviteshin ne koke ne ato caste. Po i kujtohej vendlindja. Krahina ku kishte qare per te here te pare; ku kish mesuar te hidhte hapat e para; ku kishte thene fjalen e pare; ku kish mesuar ne bankat e shkolles germat e gjuhes shqipe, qe tani pas kaq kohesh po i dukej nje gjuhe aq e zjarrte; ku kishin mbire farat e para qe pati mbjelle ne are se bashku me te atin. Vendi ku kish provuar dashurine e pare dhe vendi qe kishte braktisur per here te pare, vetem e vetem sepse mbante te njejtin mbiemer me nje njeri qe nuk e kishte pare ndonjehere ne jeten e tij... 
Befas diçka si nje lemsh iu mblodh ne gryke. Me nje goditje te forte shkelmoi nje kanoçe te konsumuar birre te gjendur ne toke, prane tij, duke e perplasur pas binareve, disa te dhjetat e sekondes para se nje tren ekspres i shpejtesise se larte te kalonte. Pamja i ishte errur. Pa e kuptuar as vete, filloi te vraponte si nje zog qe sapo ka fituar lirine. Ngjiti me te shpejte shkallet qe te nxirrnin nga stacioni dhe doli ne rruge. Donte ta kapercente me te shpejte per te ikur sa me larg prej andej pa e ditur as vete se ku. Por papritur, ne te mijten e sekondes nje kamion me shpejtesi te larte ia nderpreu vrapin ne mes duke e perplasur mbi asfalt… 
* * * 
Nje skene e çuditshme. Kalimtaret qe u mblodhen me te shpejte, pane mbi nje pellg te madh gjaku nje njeri me krahe te hapura drejt qiellit qe te jepte pershtypjen e nje shpendi mali. Nje skene qe kushedi perse i ngjasonte flamurit te nje shteti te huaj. 
Era vazhdonte te frynte nderkohe qe toka filloi te lagej nga nje rrebesh i furishem shiu. 
 

Egid Benussi ©Te gjitha te drejtat jane te rezervuara.  

18 Komente

Pjer Thomas - 7 Shk 2010 - 1:17pm

 Bukur, me art, me krahasime fantastike. 

Ana H - 8 Shk 2010 - 4:27pm

nje kusheri i tij i grades se trete, - me tingellon italisht kjo "cugino di terzo grado" - po ne shqip themi ose "kusheri i trete", ose "i brezit te trete"

. Askujt nuk i kujtohej emri i tij - doemos qe s'mund t'i kujtohej askujt, kur askush s'e njihte se pari.

Tema eshte e bukur, por trajtimi eshte teper i ceket dhe me ca kapercime jo te arrira.

 

emigrant - 8 Shk 2010 - 4:38pm

kusheri i pare, i dyte, i trete... ashtu si dhe vjeshte e pare, e dyte, e trete... eshte nje "mida's touch" qe shqipja e shfaq jo rralle per gjerat, duke i mbreteruar ato ne nje pothuaj hierarki aristokrate.

Ana H - 8 Shk 2010 - 4:40pm

Emo, me ka zene meraku me keta emrat e vjeter te muajve... psh, kallnuer - i thone dhjetorit, me duket?

Kush te rastisi me i gjet, te na i sjelli njehere ketej.

flm. Smile

emigrant - 8 Shk 2010 - 4:47pm

kallnuer, fruer...

Ane, po gjete libra te vjeter, me ere te vecante qe vjen nga fermentimi i ngadalte i letres nder dekada, te shtypura nga shtypshkronja shqiptare te paraluftes (II B), te perkthyera ne dialekt (s'kishte shqipe standarte atbote), ku faqet e fundit jane te ngrena progresivisht nga rodente & brejtes  gjithfaresh, bleje dhe ruaje. Nje nga pengjet qe me ka ngel: kisha nje dollap muri plot me libra te ktij lloji qe nje Zot e di se ca behet sot (pa diskutim tjetersu ne mnyr t'pakthyshme.

Agent 007 - 8 Shk 2010 - 4:53pm

Mbaj mend nga mamaja ime (RIP ) qe gjithmone janarit i thoshte kollozheg

Kollozhegu = janari Wink

Lexoni kete: http://floart-press.blogspot.com/2007/09/reforma-e-muajve-t-vitit-kalendari-i-ri.html

emigrant - 8 Shk 2010 - 4:53pm

ne te hyre te kollozhegut, q'u formua shoqeria? Wink

Smile

Ana H - 8 Shk 2010 - 5:00pm

Emo, per ato librat qe thua ti, eh, kam gjetur ca libra te lashte tek biblioteka e tim gjyshi, aq u lumturova, sa kam shkruar dhe tek blogu im. Smile

http://www.peshkupauje.com/2009/08/blogosfera/rekuiem-per-gjyshin-tim

@ Bond, xhejm bond... :D  flm per linkun.

 

 

 

Agent 007 - 8 Shk 2010 - 5:03pm

M'u kujtuan tre te tjera: Wink Do te mundohem te gjej te tjera;

prill = listopadh
shtator - shenmiter
nentor = Shënë Ndre

mrroklla - 8 Shk 2010 - 5:08pm

Shen Ndre me duket se eshte Dhjetori

Nentori me duket se eshte Shen Mertir!

Po mund ta kem edhe gabim.

Agent 007 - 8 Shk 2010 - 5:10pm

Edhe une nuk jam shume i sigurte. Dikush qe i di me mire mund te na korrigjoje!

emigrant - 8 Shk 2010 - 5:12pm

shiko sa bukur tingellon:

Kur zvogelohej trupi i kafsheve
Dhe shtat i drureve mbi dhe.
T'u thane ne qiell vetetimat
Si bobokuqet ne shendre.

Finisterre - 9 Shk 2010 - 3:13am

janar - kallnor, kallnuer

shkurt - fror, fruer

tetor- shëmitër

nentor - nanduer, brymuer, shëmhill

dhjetor- shëndre, dimëror

listopadh- vjeshta e dyte

 

Burimi: Fjalor i gjuhes shqipe, Instituti i Shkencavet, Tirane 1954

 

mrroklla - 9 Shk 2010 - 5:16pm

Rrofsh Finis!

Jam kurioz, po diteve e javes, keshtu i kemi thene gjithnje apo kemi pasur fjale te tjera!

C'thote ai i 54-es?

emigrant - 9 Shk 2010 - 5:24pm

ajo "brymor" ROCKS! breathtakin'!!!!!!! vjen si argjend i ftohte me fjalen shqipe "bryme" dhe me refleksin e "brymerit" freng (brumaire). 

Vote for Brymor! Down with that nasty nentor! Big Grin

Finisterre - 10 Shk 2010 - 11:48pm

Mrroklla, Fjalori i 54-es i jep vetem ne formen qe i njohim ne, ndersa te Fjalori etimologjik i Cabejt gjeta nje shenim te gjate mbi etimologjine e mundshme te emrave te diteve te javes ne shqip.

Cabej e nis duke thene se Meyeri "ve re se ditet e javes ne gjuhen shqipe kane emra latine (e marta, e merkura, e shtuna) ose perkthim prej latinishtes (e diela, e hena); te enjten dhe te premten i quan te erreta" etc. etc. Kur te kem kohe premtoj ta kopjoj te gjithe shenimin.

mrroklla - 11 Shk 2010 - 5:24pm

 Rrofsh! 

Te lutem, mundohu t'a nxjerresh si shkrim me vehte! 

 

twintip - 10 Shk 2010 - 7:58pm

tregimi nuk me duket i keq.. por pak i thate. edhe ca gjera si te forcuara.. disa theksime te panevojshme...

qielli i ishte dorezuar sulmit te reve? sikur nuk shkon.. c'eshte qielli.. ku fillon e ku mbaron? yjet a nuk jane ne qiell? po atehere rete jane shume te vogla per te sulmuar qiellin... nejse...

edhe subjekti.. personi vete.. crendesi ka nese ehste 20 apo 30 apo 40? crendesi ka se eshte mashkull a femer.. ose se eshte emigrant shqiptar apo pakistanez.. perderisa se shpejti gjaku i tij do te gjendet ne asfalt... a nuk vdesim te gjithe njesoj? a vdes nje emigrant shqiptar i nderlikuar ne hasem ndryshe prej nje emigranti... cfaredo... qe ka ardhur per arsye te tjera prej gjakmarrjes? c'lidhje ka gjakmarrja me vdekjen e tij... nuk arrij ta kuptoj.. ndoshta deshtoj te shoh ironine ose dicka tjeter...

pse s'i kishte ecur fati? ishte dicka prej personit qe e bente te veshtire per fatin ti ecte.. apo dicka me universale?

filloi te vraponte si nje zog... pse zog e jo ari? ose pinguin.. cili zog vrapon me mire se fluturon..? (struci..)

po cigarja pse tymin e kalter? nuk e di nese po tregohem i ashper ne kritike.. por shpesh e pyes veten nese DUHET... pyetur zgjidhja dhe regulli i fjaleve te nje filan shkrimtari.. dhe nese po.. deri ne cpike duhet bere kjo?

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente