Investimet kriminale në Shqipëri do sekuestrohen

Investimet e “emigrantëve” që kanë vënë prona apo pasuri të paligjshme në Shqipëri, gjatë aktiviteteve kriminale në të gjithë botën, do të sekuestrohen. Pasuria do të kalojë shtetit ku ka ndodhur vepra penale. Në fillim të muajit shkurt ka hyrë në fuqi ligji “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja”, ku detajohen të gjitha të dhënat që duhet për të sekuestruar një pronë në Shqipëri për llogari të gjykatave dhe shteteve të huaja. Me kërkesë të autoriteteve gjyqësore të huaja, gjykatat shqiptare mund të vendosin sekuestrimin e sendeve të konfiskueshme që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë, për të cilat është dhënë një vendim sekuestrimi në shtetin kërkues. Megjithatë, vendimi ankimohet në gjykatën më të lartë brenda 10 ditëve nga dita e nesërme e marrjes së dijenisë. “Kërkesa për vënien e sekuestros ekzekutohet nga gjykata vendase, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Kur një palë e tretë, që ka fituar të drejta në mirëbesim, një autoritet shtetëror apo një palë e dëmtuar që ka vendbanimin në Shqipëri, pretendon pronësinë mbi sendet, dokumentet apo fitimet nga pronat, dërgohen vetëm nëse gjykatat e huaja garantojnë kthimin e tyre në fund të procedimeve në lidhje me provat”, thuhet në ligjin që është miratuar me urgjencë nga qeveria dhe tashmë ka hyrë në fuqi.

Pronat e kërkuara

Sendet e sekuestruara u dërgohen gjykatave të huaja me kërkesën e tij, në përmbushje të letër-porosisë për t‘u konfiskuar ose për t‘iu kthyer pronarit të ligjshëm. “Këto sende përfshijnë: sendet e përdorura për kryerjen e një vepre penale; sendet që rrjedhin nga kryerja e një vepre penale apo vlera e barabartë me to; fitimet nga një vepër penale apo vlera e barabartë me to; sende të tjera të dhëna me qëllim nxitjen për kryerjen e një vepre penale, si edhe shpërblimet për një vepër penale”, thuhet në projektligj. Sipas tij, dërgimi mund të realizohet në çdo fazë të procedimit penal dhe vetëm bazuar në një vendim të autoritetit të huaj gjyqësor. Por sendet apo fitimet nga pronat mund të mbahen në mënyrë të përhershme në Shqipëri nëse pronari i tyre ka banimin ose qëndrimin në Shqipëri, ka pretendime serioze në lidhje me fitimet për këtë aktivitet apo pronë.

Kontrolli i personave

Bazuar në një kërkesë të shtetit kërkues, gjykata, në çdo moment gjatë procedurave të ekstradimit, mund të urdhërojë kontrollin e personit, i cili është privuar nga liria, që kërkohet ekstradimi, kontrollin e ambienteve dhe sekuestrimin e sendeve. "Sendet e mëposhtme që gjenden në zotërim të personit të privuar nga liria, për të cilin kërkohet ekstradimi, i dorëzohen shtetit kërkues me kërkesë të tij: sendet që do të shërbejnë si prova; sendet që janë përfituar si rezultat i veprës penale dhe që gjenden në zotërimin e personit të kërkuar në momentin e kapjes ose që zbulohen më vonë”, thuhet në ligjin që Ministria e Drejtësisë do të zbatojë me të gjitha kërkesat e gjykatave të huaja. Sipas tij, dorëzimi i sendeve të përmendura bëhet edhe nëse dorëzimi i personit, ndonëse është miratuar, nuk mund të kryhet për shkak të vdekjes ose sëmundjes së personit të kërkuar. Nëse sendet përkatëse i janë nënshtruar sekuestros ose konfiskimit në territorin e Shqipërisë, ato mund të ruhen përkohësisht në lidhje me procedimin penal të papërfituar ose mund t‘i dorëzohen shtetit kërkues me kusht që ato të kthehen.

19 Komente

Korani - 7 Shk 2010 - 5:46pm

Hmm ky ligj do te thote qe nuk do te ngelet njeri pa u shpronesuar ne Shqiperi! Smile

rudeta - 7 Shk 2010 - 5:58pm

Dmth në Shqipëri do legjitimohen vetëm pasuritë e hajdutëve shqiptarë?!

Kjo është një qeveri lapangjoze!

Në ktë moment krize, Italia bën condono , dmth, I FAL ata që kanë nxjerrë pare nga Italia (dhe nuk i pyet se si i kanë fituar ato pare) VETËM që të këthejnë paret në Itali, ndërsa qeveria e pasur shqiptare ju pret krahët edhe atyre që duan të investojnë në Shqipëri.

dajoshi - 7 Shk 2010 - 6:54pm

Jam plotesisht PRO shponesimit te krimineleve, halli eshte qe krimineli nuk shpronseson dot kriminelin por te ndershmin. Argita do kete shume pune me kete ligj.

Njeri - 7 Shk 2010 - 7:45pm

Tingellon si gje e drejte, por tashme te gjithe e dime qe do ta perdore ligjin vetem per t'i rene krimineleve qe financojne PS-n, dhe gjithe kriminelet e tjere qe financojne PD, qofte kriminele te medhenj, qofte capaculat qe kane hapur nje lokal e kane blere nje BMW, do te kene me pak konkurrence e do te rrine me rehat e do te vazhdojne te dalin neper fushata me makina, duke i rene borive neper qytet e duke tundur flamuj te PD-s. Por puna eshte se shumica e horrave qe vijne ketu pasi jane marre me droge e prostitucion andej, jane me PD-en. Po t'i vesh re, sikur e kane bere me llaf. Shumica sepse u kujtohet koha e bukur 1992-1996 (ne 1997-1998 filluan te rrallohen duke vrare njeri-tjetrin) kur VIP-at shqiptare ishin kapobandat. Ne ate kohe njiheshin me emer. Mjaftonte te thoshe "jam cuni i dajes i Filan Fistekut" qe ia njihte emrin gjithe qyteti (sepse kishte vrare filanin), e s'te prekte njeri me dore. Baballaret krenoheshin neper shoke per bemat e bijve trima. Tani s'i njeh njeri.

Qe te zbatohet ne favor te popullit, ky ligj do kellqe ne radhe te pare, dhe ne radhe te dyte do duar te pastra. Ky shtet s'ka as njeren, as tjetren. Sepse s'besoj te shpronesoje djalin e Azem Hajdarit qe mire qe ka hap lloj-lloj lokalesh e pronash, por nxjerr policet nga furgoni dhe i rreh ne mes te rruges, sic beri tek Tirana e Re. Ketu kushdo qe e ka emrin Berisha, i thote policit qe eshte nipi i Sales e policet nuk rrezikojne aq sa te verifikojne nese eshte nipi apo jo. Kane shembull policin qe beri burg vetem se u vetembrojt nga djali i Azem Hajdarit. Ne keto lloj shteti jetojme.

E vetmja gje e mire eshte se PS do te sulmoje e zbardhe kriminelet e PD si kunderpergjigje dhe si perfundim do te rrallohen ca kriminele... MBASE!

romak - 7 Shk 2010 - 7:48pm

Kete lajme e kam lexuar edhe ne 2002, 2005, 2008 edhe tani.

mati i ri - 7 Shk 2010 - 8:13pm

Tingellon si gje e drejte, por tashme te gjithe e dime qe do ta perdore ligjin vetem per t'i rene krimineleve qe financojne PS-n.

 

A ka kriminele qe financojne PS?!..............

Njeri - 7 Shk 2010 - 8:18pm

Sigurisht qe ka. Po aq sa c'ka PD. Rrezik me pak, se veriu eshte me i varfer dhe varferia nxjerr me shume kriminele, e andej te gjithe me PD i ke.

C'na ben pyetje qe i dine te gjithe.
Ve bast qe do te thuash qe PD s'ka kriminele qe e financojne, eee? Shiko, PS arrestoi edhe Zani Caushin ne kohen e vet. Po ky te vetet s'i prek. Smile

mati i ri - 7 Shk 2010 - 8:45pm

Jam plotesisht dakord,por une nuk i ndaj ne jug e veri,Shqiperia ka varferi edhe ne jug edhe ne veri.Nuk behet kriminel i varfri,mendoi,behen me te rrezikshem ata te rinj qe jane rritur te llastuar e qe nuk ju ka munguar asgje.P.sh.ne zonen time pas renjes se komunizmit shumica e djemve te ish kuadrove te nemiglatures se kuqe u shendruan ne kriminele.Asnje djale apo vajze e te perskutuareve nuk u be hajdut e kriminel.Mos harro se Z Caushi ne 97-ten ishte perkrah Nanos duke pritur Prodin.

Pjer Thomas - 7 Shk 2010 - 9:41pm

Njeri; "... Qe te zbatohet ne favor te popullit, ky ligj do kellqe ne radhe te pare, dhe ne radhe te dyte do duar te pastra. Ky shtet s'ka as njeren, as tjetren. Sepse s'besoj te shpronesoje djalin e Azem Hajdarit qe mire qe ka hap lloj-lloj lokalesh e pronash, por nxjerr policet nga furgoni dhe i rreh ne mes te rruges, sic beri tek Tirana e Re. Ketu kushdo qe e ka emrin Berisha, i thote policit qe eshte nipi i Sales e policet nuk rrezikojne aq sa te verifikojne nese eshte nipi apo jo. Kane shembull policin qe beri burg vetem se u vetembrojt nga djali i Azem Hajdarit. Ne keto lloj shteti jetojme..." 

 

Njeriu, jam kurioz te di se ç'pune ben çuni i Azem Hajdarit, dhe ç'moshe ka. 

gjembi - 7 Shk 2010 - 9:49pm

Investimet e “emigrantëve” që kanë vënë prona apo pasuri të paligjshme në Shqipëri, gjatë aktiviteteve kriminale në të gjithë botën

Cfare fjalie idiote.

Qafir Arnaut - 7 Shk 2010 - 10:26pm

Financing the budget deficit ..much?Smile Kshu o n'shqypni:

kolektivizimi->tufezimi->privatizimi..

dizenjatorja - 7 Shk 2010 - 10:32pm

A ka ndonje njeri qe te na e shpjegoje me mire kete ligj, duke na marre edhe ndonje shembull per ta kuptuar? Pershembull une di qe rreth 70% e vilave te reja te ndertuara ne zonen e Shijakut (qe mund te jene mbi 1500) jane ndertuar nga para te pista te siguruara nga trafikimi i droges, qenjeve njerzore etj. Tani duhet qe te sekuestrohen keto nese te zotet e tyre nuk e justifikojne dot vleren e tyre nga burime te ardhurash formale? Mora thjesht nje shembull, por keshtu eshte pothuajse e gjithe shqiperia. Informaliteti tek ne eshte mbisundues, eshte nje ligjesi plotesisht e pranuar edhe nga ana morale.

Njeri - 7 Shk 2010 - 11:09pm

Vetem ata qe jane denuar, mesa kuptova une.

Si ligj eshte i mire, por Shqiperia ka nga ligjet me te forta. Nuk eshte vegla, por robi ai qe e ben punen.

Qafir Arnaut - 8 Shk 2010 - 4:17am

Barra e justifikimit te pasurise behet ne baze te parimit 'reasonable doubt' (dyshim i arsyeshem). Nqs ka nje dyshim te arsyshem qe bie  mbi dike atehere atij i bie barra te justifikoje standardtin e jeteses.

toko - 8 Shk 2010 - 5:25am

Njeri - 7 Shk 2010 - 10:09pm

 

Vetem ata qe jane denuar, mesa kuptova une.

Si ligj eshte i mire, por Shqiperia ka nga ligjet me te forta. Nuk eshte vegla, por robi ai qe e ben punen.

10*

Po politkaneve dhe popullit te thjesht hajdut e kriminel qe nuk eshte denuar jashte shtetit dhe qe do te zbatoj kete ligj  kur do ti sekuestroet pasuria?

nordiku - 8 Shk 2010 - 3:44pm

Po siku te kemi fituar nje llotari prej 20000000 euro dhe kthehemi si i behet punes ?

 

Idris - 8 Shk 2010 - 4:03pm

Po siku te kemi fituar nje llotari prej 20.000.000 euro ...

Ca here me eshte dukur sikur e njifje Shqiperine , por me kete tregon qe je larg fare. Ti s'je kriminel Smile

Po nje torbe me 10.000.000.evro , e merr nje Komisariat Policie Kufitare ne muaj ore , vetem me trafik droge pa llogaritur kontrabanden !!!

Kush pjerdh per to . Qente i hane sepse eshte qejf Shqipoje  , paret ti mbaje nen jorgon dhe ti numuroje ne darke , ose ti gropose e te beje minare shumekatshe e universitete ne Mat .... deri ne pritjen e sekuestrove ose grabitjeve qeveritare .

Dhe qeveritareve qe ua hane per qen bir qeni te huajt ose miqt e miqve , booll qe ata te mburren se eshte

"Qeveri e forte zotnie . Ja ka shtie Kalces te dyja kamet ne nje opinge "

mrroklla - 8 Shk 2010 - 4:18pm

Ja ka shtie Kalces te dyja kamet ne nje opinge

 

Po ku ka pas Kalca opinge mer Idris?!! Smile

T'kishte pas Kalca opinge, nuk do ishim ketu qe jemi sot ne!

Do ishim pak ma ndryshe!!

Pjer Thomas - 10 Shk 2010 - 7:58pm

 Njeri, te bera nje pyetje, a ka mundesi te me pergjigjesh. 

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente