Është i cuditshëm fakti se sa shpesh qeveria, sidomos Ministria Jo Vetëm e Kulturës, mendon dhe krijon projekte madhështore e që të çudisin me injorancën e tyre; duhet tu kujtosh se nuk dinë fort mirë se çfarë do të thotë fjala "memorial". Që kjo e fundit, tregon një përmendore të bërë në monument për një përkujtim etj. Pra, është një monument që do të përkujtojë një ngjarje apo një person.
Por, pyetja lind vetë: - Si mund ti bëhet një përmendore Nënës Terezë nëpër cepa?!
Sepse, kuptohet vetë nga fakti, që sa e sa herë do ketë raste të veçanta, ditëlindje, shenjë përkujtimi, ndodhi të ndryshme fetare për Nënën Terezë, delegacione të huaja, do vinë dhe do vendosin kurora me lule mbi emrin e saj.
Dhe në Shqipëri, që të tregohemi të sinqertë, kjo gjë nuk ka ndodhur më parë; pra të vendosësh kurora në memorialin e një njeriu që tashmë e njeh e gjithë bota, më shumë se Skënderbeu, Ushtari i Panjohur, apo edhe Nëna Shqipëri. Pra, ky memorial duhe të jetë i një rëndësie tepër të veçantë. Madje, ndër më të veçantët që mund të jenë bërë deri më tani në vendin tonë. Si për ne, por edhe për sytë e botës.
Nga të qënurit agnostik, më lind edhe pyetja tjetër: - Si mund ta vendosin këtë humaniste të njerëzimit nëpër cepa? Apo, nuk gjejnë dot një vend më të mirë se ai cepi pranë Korpusit?
Në datën 26 Janar, në shtyp u dha njoftimi për hapjen e këtij konkursi, që për 100 vjetorin e Nënës Terezë, pra më 26 Gusht të këtij viti, për një kohë të shpejtë do të vendoset guri i parë në themelet e kësaj vepre.
Por këto ditë, në një nga njoftimet e faqes zyrtare të Ministrisë së Ç'kulturës, shkruhet se: Pas diskutimeve të Komitetit Shtetëror për këtë çështje vendosi që Memoriali të ngrihet në pjesën ngjitur me Korpusin Qëndror të Universitetit të Tiranës, deri tek rruga afër Gardës së Republikës, pra nga pjesa përballë Akademisë së Arteve (pjesa jugore).
Me pak fjalë, rroftë injoranca e njerëzve që na drejtojnë, dhe që jo vetëm nuk kanë shije estetike, por mbi të gjitha janë njerëz pa ndjenje. Le të kenë mundësi që kësaj gruaje të tokës ti bëjnë sa më shumë buste, sidomos në Shqipëri. Ajo është gruaja që nuk njihte mision feje.
Por ndër të tjera projekti shkruan se ajo mund edhe të vendoseshe në sheshin që mban po të njëjtin emër. Nuk mund të jetë atje sepse mbi të gjtiha për nga rëndësia duket sikur ndërtesa e Korpusit është një universitet fetar. Por shëmtia nuk paska fund. Si mund ta vendosësh anës anave një figurë kaq të madhe dhe ta lësh në cepa!
Por nëse është kështu, më mirë ajo do shkonte tek shatërvani i tharë pranë Korpusit. Gjë, që është e keqja më e vogël, që megjithëse një figurë e tillë si Nëna Terezë nuk shkon në sheshe; por në vende që të shfaq më shumë spiritualizëm dhe qetësi.
Dhë në fund, po lë ligjin që ne e zbatojmë të fundit, prej nga: Sheshi Nënë Tereza është monument kulture dhe quhet si ndërhyrje e pa ligjshme. Duhet ta dimë që shkon shumë, në një shesh që ka emrin dhe shtatoren e nje personi të caktuar. Ku na lind problemi që ajo nuk mund të jetë edhe në këtë shesh?! Nëse do të mund të vendosej do të shkonte shumë aty ky është shatërvani, ose të ishte në po atë vend me apo një shatërvan të thjeshtë, me kënaqësinë e të rrethuarit me apo nga uji. Mirë, deri këtu nuk jemi keq.
Sepse nëse kjo shtatore mund të vendoset në pjesën ku është sot shatërvani i tharë atëher jep një largësi më të madhe nga Universiteti Politenknik, dhe nuk i jep këtij të fundit ngjyra fetare. Sipas kësaj ideje, mund të arrijmë të pretendojmë se prishja e shatërvanit do të mund të kalonte në shume komisione e këshilla kombëtarë, pasi duhet kujtuar që Sheshi "Nënë Tereza" është pjesë qe mbrohet me ligj në atë të Monumenteve të Kulturës (së bashku me Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", kompleksin e ministrive, Akademinë e Arteve, Korpusin Universitar, etj), të cilat janë në mbrojtje nga shteti. Ky shesh është pjesë e projektit të vjetër italian, që përbën dhe një nga trashëgimitë monumentale të Tiranës dhe si i tillë, do të duhet të hape disa probleme. Por ai shatërvan kaq shumë i pa bukur, nuk do mund të zëvendësonte vendosjen e shtatores.
Pastaj, nëse qeveria jonë e paska me kaq shumë nxitim sa duhet ta përurojë apo te vendosë tullën e parë, gjë që nuk dihet ende, pra më 26 gusht të këtij viti, atëher le ta vendosë në po atë vend që mban emrin e saj, dhe mbi të gjitha, të tolerojë përballë këtij fakti të shtatores. Fundja, ai bulevard që është monument kulture çfarë nuk ka hequr për të mos u dukur monument kulture. Dhe nuk tolerokan dot, me komisione e me ligje që shtatorja të vendoset në shëshin me po të njëjtin emër?
Lër pastaj, që Sheshi Nënë Tereza, është vendi më bosh në Tiranë, dhe ajo shtatore do ta zbukuronte shumë. Edhe nëse do të rrethohej nga pëllumba, që do shkonin shumë në atë vend ku mund të vendosin Nënë Terezën.
Nëse e paskan me kaq shumë nxitim të madh dhe me kaq shumë dukje këtë projekt, atëher le të mendohen shumë më mirë sepse Tirana është një vend idiotllëk urban që vështirë të gjehet një park.
Nëse duan një park të mirë dhe të qetë, shkon më mirë parku ku është sot salla plenare e Kuvendit të Shqipërisë; nga ku ka një afërsi më të mirë edhe me katedralen e Shën Palit.
Mundësi tjetër mund të jetë që ajo të vihet në ndonjë nga kodrat e Saukut të Tiranës, ku të shkuarit për tek ajo të bëhet në formë peligrinazhi, në një ngjitje me shumë shkallë, dhe natën të jetë e ndriçuar dhe shumë e dukshme nga të gjitha lartësitë dhe afërsitë pranë shtatores së madhe.
Duket që bëhet fjalë për një memorial, dhe një gjë e tillë e tipit qetësues për nga pamja, duhet të jetë në një vënd që ka më shumë qetësi dhe më shumë gjelberim. Duhet të të ngjalli edhe spiritualitet.
Por deri tani, meqë projekti paska kaq shumë dëshirë anet apo cepat, le të zgjedhin sheshin që mban emrin e saj ose nje nga kodrat e Saukut.. Ky projekt i Ministrisë së Ç'kulturës, për nga përmasat nuk duket idiot si ato të zakonshmet e qeverisë.
Madje më shumë se serioz. Por të shohim në do ketë vepra ndonje shëmti të rastit ashtu siç kanë shumë vepra arti tek ne shëmtinë e autorëve të tyre dhe një shëmti tjetër më urbane. Si nuk pashë në këtë vend një vepër arti që të ketë më shumë kënaqësi për të gjithë e ti kënaqë të gjithë; e që shëmtia të mos jetë kaq shumë në modë. Të shohim si do jetë kjo vepër.
Më çudisin shumë këto ide politikanësh injorantë, apo njerëzish pa ndjenjë të politikës sonë, që kur bëjnë projekte kaq shumë të shpejta, pse mos bëjnë edhe projekte të paktën më të ngadalta për të ndërtuar një Teatër Kombëtar, apo edhe një Stadium Kombëtar; që sikur të paktën të dya të jenë në periferi por veç të jenë moderne dhe të mëdha.
Pra, nëse duan një Nënë Terezë të qete, le ta vendosin në ndonjë nga kodrat që rrethojnë Tiranën, sepse një vend i tillë për nga përmsast e kësaj figure nuk shkon aspak në sheshe.
A nuk e keni vënë re se asnjë nga skulpturat që janë për Terezën nëpër parqe, nuk shkojnë dhe aq me urbanizimin?! Sepse ajo kërkon një vend të qete. Ajo që më bën përsëri çudi është edhe fakti se, a kanë pyetur ndo pak ndonjë përfaqësi të katolikeve?
Sëkendejmi, kam një këshillë shumë miqësore, për ata që po bëjnë këtë projekt ndaj Nënës Terezë: Nëse kanë ndërmend ti bëjnë gjërat e mëdha ashtu siç e kanë zakon qoft edhe në pamje, le të ftojnë Papa Benediktin e XVI, që ta përurojë atë vepër arti, sepse është në të mirë të imazhit të vendit tonë.
32 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
shkrim debil fare. e te mendosh qe ky idjot palo gazetaruc ka marre dhe honorar per kete shkrim....
eshte i sapo diplomuar, 22 vjec, student i Fuges
kjo shpjegon edhe gabimet ne (ç)krim!
Për autorin e shkrimit vendodhjen e bustit tek Korpusi, quhet nëpër cepa!!!
Ndoshta për të qendra e Tiranës është në ndonjë Pub?!
Nga e di autori që Nënë Tereza e rritur në kaosin e Kalkutës tani kërkon të rri në një vend të qetë???
Kush tha që ne duam një Nënë Terëzë të qetë?
Për mua Nënë Tereza mund të jetë edhe e shqetësuar, e qetë, e stresuar, e qeshur apo zemëruar, është puna e saj, në fund të fundit, një copë bronz ka rëndësinë që ne duam ti japim atij, asgjë më shumë.
Atëherë Skënderbeun ku duhet ta vendosim?
Në një fushë poligoni?
Personi që shkruan ka bërë Shkenca Sociale, por si të gjithë analistët është ekspert edhe në arkitekturë urbane, madje edhe në ofendime pa okë.
Fjala Idiot, përmendur 3 herë
Fjala Injorant, 3 herë.
22 vjeç?
Nuk vihen te gjithe monumentet ne qender se pastaj i bie te behet sheshi si fushe shahu me skulptura. Nganjehere nje shesh monumental mund te behet nje miniqender e re per qytetin. Te jesh gazetar nuk do te thote qe i di te gjitha. Ben mire qe tjeter here kur te besh nje shkrim per urbanistiken, te intervistosh dy-tre urbaniste, se urbanistika nuk eshte opinion. Pastaj po deshe, pyet edhe ca qytetare per te dhene te kuptosh se si e pret populli i lagjes kete monument. Pastaj thuaj edhe mendimin tend personal, meqe topi eshte i yti dhe penalltine do ta gjuash vete.
22 vjec eshte ky autori. Se fundmi ka nxjerre ne treg edhe nje liber filozofik ku flet edhe per apatine e rinise shqipe. Per mendimin tim duhet pergezuar per zellin qe tregon, pavarsisht mospervojes dhe arrogances se moshes.
une nga titulli thashe se mos ka nai gjo te bukur per idiotesite e xhaferrit
Ajo me pellumat ishte e madhe fare ahhahahahaha , tirana duhet la me klor dy here ne dite mer bir, kurse ti sugjron glasa pllumash
qe ta dhjesin shtatoren kembe e koke.
corbe e madhe shkrimimi, i vinte perqark 20 here te njejtit argument, kot me kot. i cik me shume esence mer bir dhei cike me shume argumentim
S'ka fol me Aniten ky :p
naten e mire
Per mua ka nje arrogance absurde, dhe komplet te pajustifikuar!
ky kalamani arrogant e acarues shume mire ben qe shkruan persiatje te tilla, se rritet. Po kush eshte ai debil qe ia boton? dhe ne gazeten medemek te dyten me te madhe per nga numri i shitjeve?????
se kush e "inkurajon" pastaj te shkruaje ne kete menyre seshte ndonje sekret i madh: hap gazetat e jane plot me te njejten teresi debil-lleqesh
ndryshon vetem mosha
dhe per me teper, kush eshte ai "debil" (ne thonjza) qe ia boton te peshku???
Shkrim me te vertete i hallakatur. Mbase e lexon PPU dhe i perkthen si per mire .
Ama per nje gje i heq kapelen.
Ftesen per Papen e parakujton ....gjithashtu edhe propozimi per vendin si pelegrinazh nuk me duket i paarsyeshem.
pastaj mbi te gjitha emertimi I rrapush Xhaferit me Ç perpara nuk eshte i palexushem
Po si tha njona .
Bohet keq puna nga glasat e pulave ne breke te pullumbave
Po mire mre po ti ua bane ne maje te kokes adminave ,ne s'thame gjo per klorin . Na meten syte ka qielli dhe si perfumdim ....s'ra gjo
Pelegrinazhi është argomenti më idiot (po përdor gjuhën e autorit) që përmendet sepse PELEGRINAZHI, është një udhëtim që bëhet me devotësi, me shpirt fetar, në një vend të konsideruar të shenjtë, në kërkim të spiritualitetit.
Në kuptimin fetar tregon për dikë që udhëton drejt një vendi të largët.
E tillë është Meka për musulmanët, Toka e Shenjtë për Katolikët ose Mali i Tomorrit për shumë Shqipëtarë.
Një copë bronxi në mes të Tiranës ose në kodrat e Saukut nuk ka asnjë kuptim për fetarët, sepse i mungon domethënia dhe historia, por mund të kthehet i dobishëm për pëllumbat.
Qe eshte nip Vlore ministeri (theksi tek e) i Çkultures kete e dime po qe te kete Vlonjat budalla ta mbroje , ja dhe ketee lexuam.
Djali duhet pritur me me zemergjeresi ne ppu.Disa hallkatje i duhen falur pasi eshte ne procesine rritjes dhe maturimit
Disa gjera i ka vertet mire. Kush e ka pare ate shtatoren e Madre Trezes te hedhur (pikerisht te hedhur ) ne nje cep te oborrit anesor te korpusit te UT, eshte vertet turp e faqezeze. Dhe ngrefen te gjithe per perkatesine shqiptare te Terezes se Kalkutes. Novaja tradita e vendosjes (prishjes) se shtatoreve ka krijuar precedente qesharake. Ju kujtohet shtatorja e Sulejman Pashe Bargjinit, ngrefur si kokoroc mu ne mes te asfaltit , zgjidhja me idiote arkitektonike dhe artistike.
Prandaj ka ca gjera te drejta ne shqetsimet (e nje qyteari ) te strukturuara jo aq mire. Cudi si nuk eshte konsultuar me Prof. e nderuar Fuga i cili i kishte bere nje goxha parathenie librit te ketij studentit. Ama djali te Zona e Lire u prezantua teper kompetent per moshen, ezber dhe me propozime te reja termash sociologjike.
Me te tille djem nuk humbet Shqiperia, o tunxh
Bo boooooooooooooo, ket xhafer ferdinandin vetem nga vlora nuk e perfytyroja te ishte. Per mua ai eshte si ato grate llafazane qe marrin neper goje gjithe mehallen. A thua te jete edhe gay?
Dhimbje e madhe vallahi!
Gruaja e ketij eshte dentistja ime, eshte goxha e lezecme, kshuqe sbesoj
Gruja e berberit, mo?! e po, prandaj ankohet aq shume ai, se i thote gruja "qepe, ose t'i shkula dhembet"
Ju kujtohet shtatorja e Sulejman Pashe Bargjinit, ngrefur si kokoroc mu ne mes te asfaltit ....
s "po e ve ate pjesen tjeter shoqeruese ,sepse per kaq , kjo thenie perben THELBIN e Injoranteve qe
s'dine shkrime e kendim / por mund ta bejne Minister per Arsim....Vargje te pavdekeshme dhe qe gazetari me kulturen e tij eshte munduar ti trajtoje ne nje forme tjeter me te njejten permbajtje , pavaresisht se moshe e re .
Megjithate le ta ballafaqe veten me PPU , mire i ben per te mesuar se si e lexuan pjesa qe e do shtypin dhe shkrimet !
Ti Halim qe s di kendim/ je minister per arsim
Ti qe s hape libra kurre/ je minister per kulture
Ato eshtrat kur do vine ?
Duhen pyt Kaniniotet ose fundja dhe nonje Vlonjat , sepse tani i kane privatizu dhe tokat dhe s'ka ven per varrim.
Dro fal dhe ky pronat si i pari i tij qe fali tokat ne Bith te Lugjit per bamiresi
Deshe te theshe Kalinjotet?
Apo e kane ndryshuar tani agallaret e Kanine?
Kalinja ja vune Ruset kur ja moren Venetikut per pake kohe se iken ca nga ca andej nga Tragjasi, ku ka mbete edhe ndonje sy bardhe
Jo, jo!
Kanine quhet ajo, po njerezit nga Kanina, quhen Kalinjote, apo e kam gabim une?
Dokumente dokumente eshte kjo pune.
Ndryshojne ato emertimet sipas koheve .Dhe une ne te tilla raste ashtu si pyetja per Vikarin nuk heq kontra
Me duket se e keni keqkuptuar miniztrin: i ziu ka dashur t'i shpjere eshtrat nga Vlora = Itali, ne manastirin e Zvernecit...= shqiperi. Te prehet ne krah te Marigose se kane kaq vjet qe jane larg e larg.. ndoshta ne gjallje e kane dashur shume sho-shoqin, e ministri kuturis t'i vere afer ne perjetesi...
A thua te jete kaq ero(s)fatazist Ministri ne respektimni e vlerave te tradites ? Mendje femer ke ti ANA
Po i qit namin tani Smailit te Vlores. Po dhe nese, per te miren e kombit moj. Jo si sot qe e quajne ana-kronkie te bashkohen njerzia ne emer te ceshtjes kombetare 
me thene te drejten, spiritus, me ka trishtuar vetmia dhe rrenimi i varrit te Marigose, atje ne manastir e thashe ta hudh nje llaf... kushedi, e lexon ministri PPU-ne... dhe ve doren ne zemer... i ben bashke.... ne te mire te ceshtjes kombetare, kuptohet... dhe nuk shikoj asgje ana-kronike ne kete mes, perkundrazi eshte modernizim i papare....
jes Ana, e anderstunda
Po kush po pyet per te vdekurit, Ktu mezi po presin heqjen e vizave per tu vene vizen te gjalleve.