Saharaja

poezi nga  Vilson Blloshmi   Saharaja, larg është Saharaja, Saharaja shkëmb e rërë e gurë, Që ka shok veç emrin e saja Dhe ngaqë s’sheh ëndrra, s’sheh as drurë. Saharaja s’di të ëndërrojë. Ajo bluan gurë me mend’ e saj… Saharaja s’ka këngë të këndojë, Saharaja s’ka as lot të qajë. Saharaja nuk ka miq e shokë, Saharaja nuk ka bijë, as bir. Saharaja është një [...]

7 Komente

Pjer Thomas - 7 Shk 2010 - 9:58pm

 Ne Sahara mendohet qe ne te ardhmen te ndertohet parku me i madh me panele diellore. Grupet e punes ne EU i kane bere gati projektet, por situata politike e dy-tre vendeve aty dhe kriza, ka bere qe ky projekt te shtyhet dhe ca vite. 

Gazmend.B - 7 Shk 2010 - 10:05pm

sa mire do ishte - por kam frike se do jete shtrenjt kur te vije ne Europe.

tiranacalling - 8 Shk 2010 - 12:42am

Se marr vesh se si mund te denohet nje njeri qe shkruan gjera te tilla

Finisterre - 8 Shk 2010 - 2:05am

Po pra, ku ta kete patur fjalen valle kur shkruante:

"Saharaja nuk ka miq e shokë,
Saharaja nuk ka bijë, as bir."
?
Sad

emigrant - 10 Shk 2010 - 4:00pm

TC, kur dikush merr vesh se si mund te denohet nje njeri qe shkruan gjera te tilla, atehere me gjase behet kandidat per te kuptuar sic duhet regjimin qe shkoi. per kete, njeriu duhet me lexu sa me shume materiale rreth te famshmit plenum te IV, qe lidhet me artin dhe kulturen. Te shikoje clipe te festivalit te 11 dhe te 12 dhe te beje krahasimin. Te lexoje per periudhen para plenumit IV, flirtet pacrami hoxha, mbi personen e Todi Lubonjes etj etj, dhe nga kjo Shqiperia moniste pervetohet me mire se nga kurse te tera pasuniversitare ne political sciences.

xhibi - 10 Shk 2010 - 4:17pm

dhe nga kjo Shqiperia moniste pervetohet me mire se nga kurse te tera pasuniversitare ne political sciences.

Po ca ka per te pervetuar dhe studiuar mer yahoo, se me habit gjithmone me misticizmin qe i ben komunizmit/monizmit? Smile

Sikur ka ndonje alogaritem te veshtire per tu zberthyer dhe duhet studiuar mire e mire. Cdo diktature funksionon njesoj ne thelb, ndaj the quhet diktature. Ku behen me shume krime, ku me pak, po kjo s'do te thote qe there is a sofisticated method to the madness qe valla ne tani duhet te studiojme shume qe te kuptojme monizmin, dhe pas nja 50 vjet studimesh pastaj kthehemi te themi ndonje fjale nese duhet ta pranojme se cfare ishte dhe te distancohemi te gjithe nje here e mire, dhe te mos nderojme argumentin/fjalen sa here zihen ne goje krimet e komunizmit duke thene po dhe tani eshte keq, apo sa ftohte ben dimri sivjet etj., apo do na duhet te studiojme akoma me shume se 50 vjet monizmin qe ta zberthejme dhe zhbirilojme sic duhet me shpresen qe me ne fund do e kemi kuptuar gjenialitetin e te vrarit te njerzve si qen qofte per arsye politike, apo pa arsye fare, qe nga kunati, ballistet, komunistet, byroistet, fshataret, tornitoret, dhe gjithe-fare-oret?

P.S. The above rant nuk eshte dhe aq per kete koment sesa eshte reagim kumulativ per komente te tjera ketu nga shume peshq, po dhe nga ty Emo ne ca raste, therefore it should be discounted, dmth spread around, while being read/received. Tongue

emigrant - 10 Shk 2010 - 5:28pm

xhib, ishte nje pyetje (me cdo gjase rhetorike) qe si mund te denohet dikush qe shkrun kshu. Rhetorizmi i pytjes ka prirjen te zvogelohet me kalimin e viteve - mbas 10 vjetesh te tjera pytja do jete me e sinqerte: mor po si ka mundesi, xhanem.

Reflektimi i cdo epoke ne ato pasardheset peson nje largim prej te vertetes. Eshte e pashmangshme kjo. Pervetimi yne per kohen e Zogut psh, permban elemente qe e largojne nga e verteta si ka qene. Nuk po flas per kete, si e pse. Fjalen e kam te moskuptimi shqeto qe i behet periudhes, here here romantizimit te saj, here here qasjes "I see a red door and I want to paint it black"; eshte bere Shqiperia moniste qysh tani ne ca raste si "Durch das Land der Skipetaren" e Karl May-t. Ka pas nje koment Mroklla dje, per at punen e gjyqeve ne monizem. Fakti qe institucioni i avokatit mbrojtes u zhbe, te con lehtesisht drejt imagjinates se rrumpalles juridike ne ate shtet, kur kjo nuk eshte e vertete fare.

Tani per TC; tek rasti Leka-Blloshmi shohim te zbatuar nder te tjera teorine e "dhenies se mesimit" nga sistemi totalitar si i tille. Percohej mesazhi (per keto Enver Hoxha ka qene nje mjeshter par excellence) i qarte tek krijuesit: beni xhibla po deshet, terci verci me surealizem e dadaizem e konstruktivizem a c'te doni, name it, zbatoni rregullin e treshit dhe e shifni tamam "ate te Lemes". Dhe frika ruante vreshtat e letersise me ket rast. Shifeni nen kete drite edhe ate promemorjen e aq perfolur te Kasem Trebeshines, futeni ne rregll treshi: kur Diana Culi dhe Koci Petriti nxirrnin uje te zi pas ca simbolesh me rere Saharaje dhe conin njerez ne pushkatim, imagjinoje cfare cunami do ndodhte per ate promemorjen shqeto, neqoftese...

Nejse. Neqoftese doni te shikoni se si shkruhej per Saharane nga dy duar te ndryshme, njera dore prej "bir kurve" ne kuptimin lavderues qe i japim kesaj fjale ne shqiptaret, dora e I. Kadarese, dhe tjetra prej "entuziasti pa mjeshterine e mbijeteses", dora e V. Blloshmit, krahasoni vjershat per Saharane te dy krijuesve qe te shikoni pse njeri e ruajti koken dhe tjetri "vate ne litare vete".

ps. xhibo, ti e ke fajin qe shkrujta kaq gjat.

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente