Berisha : E gjithë bota le ta marrë vesh, se Gjykata nuk më ka kap me dorë në presh

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për të rrëzuar edhe njëherë ligjin e dosjeve apo të quajtuar ndryshe “ligjin e pastrimit të figurave ose lustracionit”, ka reaguar menjëherë dhe me një frymë, madje pa marrë frymë fare kryeministri Sali Berisha.

Kreu i Qeverisë është shprehur se “e ka vendos gjykata, jo më thoni ju mue s’i mundem un me dalë mbi vendimin e gjykatave”, por deklarata e tij është kundërshtuar menjëherë nga kryeministri i vendit cili me tone të larta, që e kalonin peshën prej 10 tonë dhe lartësinë prej 10 metrash ka këshilluar gjykatësit që të mos gëzoheshin shumë se “kam me ua ba më zi se etërve tuaj”. 
 


Pas tij kryeministrit ka reaguar edhe prof.dok. Sali Berisha, i cili me qetësinë që e karakterizon ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare se ai ishte i gatshëm të uleshin në një tryezë bisedimesh dhe të lejonte rrinumërimin e rrëzimeve për të bërë transparencën e plotë të tyre.

Prof. dr. Sali Berisha, pasi është konsultuar me “Doktorin” ka dalë në përfundimin se ka qenë pikërisht opozita ajo kishte rritur qëllimisht numrin e rrëzimeve nga Gjykata Kushtetuese, në 17 për ta nxjerrë si një person që nuk mbahet dot në këmbë.

Kryeministri i ka kujtuar opozitës se ai jo vetëm që nuk ishte rrëzuar kurrë nga shkallët, për arsyen e vetme se ai ishte gjithmonë kaluar, dhe se bashkë me kalin përdorte edhe ashensorin, madje kishte ngjitur me këmbët e tij dhe pa u ndihmuar fare nga kali, plot 1500 shkallë në Murin e Madh Kinez më shumë se çdo kryeministër tjetër në botë, madje më shumë se edhe vetë presidenti Obama.

Gjithashtu kryeministri Berisha i është përgjigjur edhe disa zërave dashakeqës dhe tendencioze nga opozita që thonin se gjasme Gjykata Kushtetuese e kishte kapur me presh në dorë, plot 17 herë.

Kryetari i qeverisë është shprehur se e gjitha kjo nuk ishte gjë tjetër vetëm një trillim opozitar për të nxirrë figurën e tij dhe qeverisë së tij me doçka të pastra, që po e çon vendin nga fitorja në fitorje.

Berisha është shprehur se nuk kishte asnjë shans dhe asnjë provë filmike që ai të ishte kapur me presh në dorë, pasi zakonisht pazarin në shtëpinë e tij e bënte Bode.
Doktori është shprehur se ai nuk hante fare as byrekë me presh, por vetëm me qepë, me domate, me gjizë dhe sidomos me spinaq, pasi ky i fundit përmban hekur dhe ndihmon në forcimin e karakterit te hekurt.
I vetmi rast që kryeministri kishte përdorur presh, ishte kur kishte pasur një dhimbje në njërin vesh. Me këshillën e Doktorit, ai kishte përdorur vetëm lëngun e gjetheve të preshit, për shërimin e veshit të majtë, me të cilin nuk dëgjonte dhe aq mirë, madje mezi arrinte ti përceptonte fjalë që mbaronin me “I” dhe “E”, si kuti, kufi apo BE, OSBE, KiE etj. 

Kryeministri ka pohue se tashi që Shqipëria është një hap afër liberalizimit të vizave qeveria e tij do ti propozonte Gjykatës Kushtetuese që ta shpallte preshin, si perime anti-kushtetuese dhe të ndalonte mbjedhjen e kësaj bime që kishte ndotur jo pak duart e shqiptarëve dhe kishte bërë që këta të mos ecnin përpara, por të fluturonin mbrapa, madje sipas ca zërave edhe anash.

Kryeministri ka mohuar të gjitha zërat që thonin se ai dhe kushtetuta nuk shkonin dhe aq mirë me njëri -tjetrin.
“Jua them un jue, un due dhe e respektoj kushtetutn, ah un se e due kushtetutn nuk due me hap kutit, se un e di mir se ne ato na kan mohue ne 17 mandate të tjera. Jo, unë I hap kutitë e I nxjerr në dritë të diellit 17 mandatet, qi do jenë 17 shuplaka për opozitn, por un e due kushtetutën, nuk e rrizoj un kushtetutën si don ajo me mrzue mue” – është shprehur kryeministri Berisha.

Ai që ulet në karrigen me numër 1 në tryezën kryeministrore ka deklaruar gjithashtu se për ta rrespektuar më shumë kushtetutën e kishte marrë me vete në shtëpi, ku lexonte nga nji fletë për çdo natë dhe pasi i lexonte i fuste ato në një makinë të posaçme që t’ia ruante e t’ia nxirrte të buta në mëngjez.

 

 

3 Komente

mati i ri - 6 Shk 2010 - 5:10pm

YouTube - Portokalli Kenge per Edi Ramen - [

NJE AZGAN KA SOT TIRANA,

LAKURIQI EDI RAMA

Idris - 7 Shk 2010 - 12:16am

Paske qellu dhe qejfli mizike mati .

Na nja dy kenge per Berishen ke You tube....

http://www.youtube.com/watch?v=J_dhtkPAAbw

http://www.youtube.com/watch?v=w-jl-z-hsXY

Do thush ti nuk permendet emri Berishes .Te drejte ke po ka qene i vogel si pune bide ( kelysh  macje ). E sterviten per mij po vajti e u zu me kaposhin Smile

mati i ri - 7 Shk 2010 - 4:53pm

O IDRIS,MORE IDRIS,

MOS U MER ME KENGE FEMIJESH,

KUJTOVA SE E KE LENE KOPSHTIN,

TI AKOMA LOZ ME KAPOSHIN?

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente