Birrë apo verë?

720px-Alcohol_belt.PNG

"Më thuaj se çfarë alkoli pi, të të them se cili je."


Konsumimi i alkoolit nuk është thjesht një statistikë. Përkundrazi, është pjesë e kulturës së një populli. Kjo hartë nga Wikipedia e ndan Europën në tre zona kulturore të ndryshme, duke u bazuar në llojin e alkoolit të konsumuar. Me të kuqe janë vendet ku vera zë vendin kryesor, me të kaftët janë vendet e birrës dhe me blu ato të vodkas. Shqipëria, dhe një pjesë e mirë e Ballkanit, janë ndërmjet verës dhe birrës.

Një shkrim i shkurtër tek kjo faqe lidh hartën e konsumit të alkoolit me influenca të ndryshme përgjatë historisë. Për shembull, zona e verës në hartë përkon me zonën e influencës romake. Zona e vodkës është e lidhur me klimën, prandaj dhe nuk ka pothuajse fare gërshetim të vodkës me verën.

Ama, harta më lë me një pyetje. Shqipëria është zonë e përzier vere dhe birre, po pija që është më shqiptare se të tjerat është rakia. Mbase do ishte e tepërt të kërkoje që kjo të reflektohej në një hartë të tillë, po mbase jo.

123 Komente

vlonjati - 3 Shk 2010 - 4:56pm

Po kur i pi te dyja!!!

Tan_Tironci - 3 Shk 2010 - 6:34pm

...Bohesh Tape mo, dihet ajo... Surprise

Qafir Arnaut - 3 Shk 2010 - 5:10pm

Shqipëria, dhe një pjesë e mirë e Ballkanit, janë ndërmjet verës dhe birrës.

Si tha Rory Stewart:The Places in Betwixt

twintip - 3 Shk 2010 - 5:20pm

rakia nuk eshte pije eshte disinfektus.. dmth strictly speaking.. edhe pjesa dermuese e raki-piresve jane pro transplantit te organeve prej kafsheve, sodomos ate te melcise... edhe... nuk e di ne shtete te tjera.. por ne united queendom, robt (sidomos femrat) konsumojne me teper veren, per disa arsye, e para e punes, doktori thot se vera ben mire per zemren. e dyta, ehste pune klasi.. ne pergjithesi bira asociohet me klasen barbone.. nje sub-grup parazitor i shoqerise qe kane kulturen e benefiteve edhe ky grupi shihet prej klasave te tjera me perbuzje.

keiendi - 3 Shk 2010 - 5:35pm

 

Sot Shqiperia futet tek konsumatori birre. Rakia po "humb ndikimin" e vet dhe eshte vetem ne moshat e kaluara dhe provincat e jugut, pra nje perqindje e ulet e popullsise qe e konsumon.

Vera eshte nje pije e cila nuk ka zene vend kulturen e prodhimit cilesor dhe konsumit masiv. Kohet e fundit vera ka filluar te pihet nga shtresat e mesme( edhe si rezultat i propagandes dietike), por gjithmone qendron si pije relativisht e shtrenjte per masen ose standartin e ulet ekonomik shqiptar, pasi ajo eshte kryesisht e importit.

Nuk e kuptoj pse ne harte nuk eshte e ndare Anglia me Skocine dhe N Irlanden per konsumin birre-wiski.

vlonjati - 3 Shk 2010 - 5:56pm

Rakia jo sot por ne shekuj vetem ne jug eshte pire, zonat e tjera s'ja njohin shijen.

Ose e pine 16 gradeshe, ose i kane degjuar vetem emrin.Smile

keiendi - 3 Shk 2010 - 6:01pm
Rakia eshte pije tradicionale dhe shum e vjeter e prodhuar ne fillim ne Krete ( sot akoma ka disa lloj rakish qe prodhohen atje) dhe pastaj ne kohen e perandorise turke pihej kryesisht prej jenicereve dhe bektashinjve. Sot prodhohet dhe pihet ne zonat midis Turqise Europiane, Bullgarise Lindore dhe Greqise Veriore(maqedonise greke). Ne Greqi pohete e bute dhe me arome uzoje ecila quhet "Cipuro", pra ka nje origjine prej Qipros e cila ashtu si Kreta e prodhon dhe e konsumon.
vlonjati - 3 Shk 2010 - 6:07pm

A more trim, lexo pak per historine e rracave qe jetojne ne krete se ja gjene pergjigjen dhe rakise.

P>S. Per dreq kretanet apo kretasit e kane dhe ata gjakmarrjen njelloje si Mirditoret dhe rakine e pine si Leberit.

keiendi - 3 Shk 2010 - 6:16pm

Ke fillu me e lidh antropologjine me rakine tani, vllai.

Shikoje nje cike ate pune se eshte me shume pune malesh ose shteti(ligji) se rakie. Se andej nga kufiri maqedono-bullgar-turk e pine rakin 27 grade dhe nuk e kane fare parasysh ate punen e gjakmarrjes. Dhe pervec nesh e Kretes e ka dhe Sicilia dhe Sardenja, e ka edhe jugu i Spanjes( Andaluzia)

twintip - 3 Shk 2010 - 6:23pm

ne krete kam pire pijen me te mire nanje here.. retsina.. tip vere e bardhe/verdhe... pije me te mire skam pas rastin te provoj.

 

pastaj rakise sikur i thon tsikoudhia (cikudhja)

rrushano - 3 Shk 2010 - 5:35pm

po Izraelin c'e kane perfshire ne harte??

keiendi - 3 Shk 2010 - 5:47pm

Sepse Izraeli ka qene historikisht prodhues tradicional i varieteteve te veres dhe ka ndikuar ne Europe per kultivimin e rrushit. Sot eshte nje nga vendet me prodhim cilesor vererash.

Dhe e dyta ai vend nuk e quan vehten (si dhe te tjeret nuk e konsiderojne) kulturalisht afrikano-verior por europian.

rrushano - 3 Shk 2010 - 6:17pm

Edhe Argjentina ka tradite te pasur ne klutivimin e rrushit dhe vererave. Malbec-u eshte me fame boterore. Dhe argjentinasit e konsiderojne veten shume evropiane ne natyre; si nga prejardhja ashtu edhe nga kultura. Po normal qe nuk ka arsye pse te perfshihet ne harte... sepse nuk eshte ne EVROPE!

 

Kurse ky "populli i zgjedhur" na ka futur hundet kudo: Wall Street, White House, UEFA... tani edhe ne harten e konsumimit te alkoolit Smile

 

Zili ja kam aftesine dhe deshiren e madhe per te qene prezent kudo ketyre cifuteve. Por ne te njejten kohe e kane tepruar cik si shume.

keiendi - 3 Shk 2010 - 6:38pm

Argjentina nuk ka fare tradite ne preodhimin e vererave, por ne te kundert ajo eshte ashtu si Kalifornia nje nder prodhuesit me te medhenj dhe patjeter cilesore te vererave. Tadicionalisht ajo kultivihet masivisht prej ktyre 70 viteve te fundit pasi ka patur nje emigracion masiv italian( afer 20 milone ) ne fillim te shek te kaluar.

Pak hiistori (qe te mos kesh edhe tendeca antisemite, se nuk shkojne ne kete teme):

Mesdheu e ka pas kultivuar rrushin kryesisht ne zonat e jugut te Greqise dhe veriu i Afrikes. Vera njihej si pije tradicionale por vetem ne pushtimin e kryqezatave ajo u morr prej europianeve e u kultivua kryesisht prej murgjerve kalores qe ishin Tempullaret, te cilet e vendosen edhe ne tokat e manastireve, kryesish dominione te tyre ne France qe ishin kryesisht Burgonja dhe krahina e Normandise. Rrushi qe u kultivua me teper dhe qe ishet prodhuesi me cilesor i veres ishte Pinot Nero. Kjo vere pihej vetem pej aristokracise si dhe klerit katolik. Ndersa masa popullore pinte veren prej rrushit Chardonet, i cili ishte i cilesise se dobet. Tempullaret si ndetuesit dhe ndihmuesit kryesor te financave te klerit dhe mbreterve te Europes i dhane hov vreshtarise duke marre ata varietete e duke i kombinuar. Kjo deri ne 1500 kur filloi edhe te zhvillohej shkenca laboratorike si dhe ajo e pleherimit dhe sistemimeve hidrike, gje qe eshte kusht per vreshtarine dhe cilesine e veres. Tempullaret qe ishin edhe biznesmenet e pare bankiere e perdoren veren si shkembim me monedha dhe rezervim kohor/cilesor, pra shpiken kantinat.

rrushano - 3 Shk 2010 - 8:53pm

Hallall per shpjegimin ne detaj daku po Izraeli qe njohim si shtet sot eshte themeluar qindra e qindra vjet pas ketyre tempullareve, pra teoria jote nuk ma mbush mendjen se Mendoza ne Argjentine nuk paska tradite vere. Duhet ta vizitosh si vend se ja vlen.

Pra me pak fjale, ashtu si nuk dua te shikoj Shqiperine ne "Harten e Konsumimit te Çajit vs. Kafes ne Lindjen e Mesme", nuk dua te shikoj as Izraelin ne Harten e Konsumimit te Alkoolit ne Europe. Sepse kur hame pilaf, hame pilaf. Kur hame lesh, hame lesh. Gjerat duhen ndare pra.

dori - 4 Shk 2010 - 4:41am

Ahh, sapo kam zbuluar Malebec-un argjentinas dhe është bërë një nga verërat më të preferuara të mija.

Emma - 5 Shk 2010 - 1:33am

Nuk ka gje me te mire se malbec-u argjentinas, sidomos kur e shoqeron me mishin  e ketushem, qe eshte mishi me i mire qe kam ngrene ndonjehere.

Solidarnosc - 3 Shk 2010 - 5:48pm

Rakia eshte kot.Eshte pije per dembelet dhe pleqte e Laberise

Vera,birra dhe whiskey jane pije qe ja vlejne.Une i pi te treja.Konjakun e kam qef,gjithashtu.

berberi - 3 Shk 2010 - 6:17pm

Tani e kuptova pse shkruan roma per toma ti shpesh here.

Tan_Tironci - 3 Shk 2010 - 6:41pm

Po mos i ngaterro mer Daj, te treja menjehere....se, do na mungosh, Oreee..
kom i shok ktu, tironc denBabaDen...ene, po i dhimte koka nje dite mjesi... "Cke mer, edepsez" e pyeta!?
"hic, me tha, nuk qeka mire me ngaterru Birren, me Long Island, " mtha..
"Pse mer? " e pyeta.."Si kishe ngaterru ti me pare ato te dyja bashke?"
"Ncuq"mtha...
"Po ti pi vec Long islland" i thashe...
"E pra" "Cdesha edhe i natarrova me birre, mrome"
"ec mer Toç Kuklle" i them....."Ti veç ne Long Island, ke 6 lloje te perzime pijesh.."
Ai, as qe e kishte idene se ca porosiste, e me cfare boheshe ajo pije, Long Island.
End of Story, dooh.

Ana H - 4 Shk 2010 - 6:29pm

"ec mer Toç Kuklle"

Laughing

Fantastike kjo! s'e kisha degju najhere. Big Grin

Monda - 4 Shk 2010 - 6:37pm

 Pse mer gjashte?  Mos me thuj qe mpleks Chambord neper te ... yack. 

Vodka, Gin, Rum, Tequilla, Triple Sec.  Splash of: Lime juice, sour mix, pepsi/coke, edhe ne fund fare leng portokalli.  Lengu i portokallit i mbyt eren alkolit dhe i jep ngjyren e cajit.  Good luck after two-three of these.  

sol-nocturnus - 4 Shk 2010 - 9:13pm

my favorite. four is the standard. po ne vend te portokallit dhe koka koles, mjafton lime dhe ice tea, se perndryshe ma shpif. (dhe gjithmone porositet pak i forte, mos ta beje me hile banakjeri)

Monda - 4 Shk 2010 - 11:26pm

 I can make them, por s'i qas fare per t'i kthyer.  Nuk ma mban Sad.  

C'ne kater?  Kater ne Shqiperi thua ti, se standardi eshte pese.  Nuk i hedhet iced tea ketej, se gjithe lezeti eshte ta besh te duket si Iced Tea pa asnje gllenke caji.  Dhe pepsi/coke me portokalle ma do mendja e shtypin me shume eren e alkooleve se sa thjesht caj dhe lime juice.  Provoje ndonje here keshtu dhe hec me thuaj Smile

sol-nocturnus - 5 Shk 2010 - 9:48am

4 gota e kisha fjalen. ndersa coca cola ne te ma shpif, prandaj me pelqen me shume me iced tea Smile

Monda - 5 Shk 2010 - 8:38pm

 kater gota? Surprise

Shpresoj te jene gota te vogla Tongue.  I guess, varet si je mesuar (per coca cola vs. iced tea.)  :)

sol-nocturnus - 6 Shk 2010 - 6:12am

po te ishin te vogla do te quhej short island. dhe nuk do te kthehesha ne oren 6:11 ne shtepi (pra s'qene as kater Tongue )

Monda - 6 Shk 2010 - 6:39am

 E mire, se s'u be qameti se u pine "as kater".  Gjak e dhjam Tongue.

T'fala Long Island nga recreational Cape Cod Smile.  

spiritus - 3 Shk 2010 - 5:54pm

Rakia eshte kot.Eshte pije per dembelet dhe pleqte e Laberise

Mos na e sollen turqit? Ke ndonje info? Po rakia te ben trim more. Si u hodh Selami mbi griken e topit?

Rakia duket sikur eshte forma e lengshme e shpirtit te shqiptarit: e forte, e ashper, e serte, zjarr dhe zjarrmi Smile Pale ajo e Skraparit Smile

Me ka rene puna te kontaktoj me ca amerikane. Kur drekonim, fillimisht me rujt etiketen mernin uje te pa gazuar. Ne u sugjeruam raki. Diten e pare e vune ne buze dhe thartun turinjt. Diten e dyte e provun perseri dhe sikur po u shijonte. Diten e trete u doli turpi mesa duket dhe raki. Pinin dhe qeshnin.

emigrant - 3 Shk 2010 - 7:04pm

rakia e mire nuk djeg, nuk krijon aciditet, ka dicka prej mendafshi ne fyt; duhet te avulloje, kur rakia eshte vertet e mire ti e ndjen firon e saj qe ne momentin qe e hedh ne goje, madje te duket sikur ai fir vazhdon edhe poshte.

rakia duhet pire vetem eks, prandaj ata leberit me gotat 10 mililitershe kane qen vertet esnafer ne te pire (jo ne prodhim).

Qe nga nje "aksident" qe kam pesuar me pije qysh ne rini te hershme, jam bo shum i ndjeshem ndaj alkoolit jo cilesor. Pytja eshte e ku ka alkool me vertet cilesor? Eshte vetem rastesi, parja nuk bo fajde, paguje sa te dush shishen e veres, nuk esht garanci. Vera/rakia e bere vete nga esnafer te vertete, dhe per "qef tone" (si im at ndjese paste, qe thosh qe me raki "nderton nje hater") eshte muhabet tjeter.

rakia - 4 Shk 2010 - 12:53pm

Dhe sa te forte qe e nxirte mbi 20 grad!!!

Qafir Arnaut - 3 Shk 2010 - 6:09pm

Raki bejne edhe ne Peru: e quajn pizco.

vlonjati - 3 Shk 2010 - 6:12pm

Cipro i thone dhe grekerit, perjashto kreten dhe janinen.

rrushano - 3 Shk 2010 - 6:19pm

po ashtu edhe ne Etiopi, Iran, Armeni, etj etj etj... e quajne Ara'ke / Ara'ki.

sol-nocturnus - 3 Shk 2010 - 6:13pm

Pijet sipas sasise se konsumuar

Konjak, whisky, rhum - (sasia me vjen zor ta shkruaj)

Birre - 4-5 kriklla ne jave

Vodka, Gin - 4-5 gota ne jave

Raki - ne shtepi

Vere - 1 shishe ne jave

 

Monda - 3 Shk 2010 - 6:58pm

Aha, sol, sipas perkufizimit klasik te dhene nga PF-ja, s'qenke pijetar Tongue.

Per temen, vere e birre (ne Shqiperi.)

Ketej, birre me pak, vere me rralle kur gjen ndonje te hajrit.  Me keto ngjyrosjet sidomos qe u behen edhe verave te importuara, ta heqin deshiren Sad

PS: Se kush tha me lart, qe ne veri s'behet raki.  Une nuk e di per ke veri e keni fjalen, por ne ate timin behej raki rushi, mani dhe kumblle.

sol-nocturnus - 3 Shk 2010 - 7:08pm

ne fakt merrem me filozofi dhe studim te politikes Tongue

Monda - 3 Shk 2010 - 7:15pm

Tongue

I wonder, nqs behet nje paralelizem, pas ciles pije te castit, identifikohet individi me x filozof/i apo y politike? Tongue.

Ne rastin tend psh, je me "multilateral" se sa mundohesh te lesh pershtypjen per te kunderten Tongue.

Gjithmone duke supozuar Smile.

sol-nocturnus - 3 Shk 2010 - 7:26pm

nuk mundohem hic te le pershtypjen per te kunderten.

p.s. alkooli eshte forme rezistence Tongue

Monda - 3 Shk 2010 - 7:35pm

p.s. alkooli eshte forme rezistence

Laughing

You never dissapoint my expectations Big Grin

Cheers to that Smile.

dori - 4 Shk 2010 - 4:40am

Vetë i pi tërë këto apo me ndihmë? Gjithsesi shko bëj analizat e mëlçisë para se të jetë tepër vonë.

sol-nocturnus - 4 Shk 2010 - 9:15pm

sic ka thene dhe aldous huxley, eshte shume e diskutueshme nese jeton me gjate nje person qe ha vetem patate dhe sallate dhe vdes 95 vjec, apo nje person qe eksperimenton (le te themi) dhe rron sa ti zgjase melcia Tongue

fh - 4 Shk 2010 - 9:31pm

po pra, kur ishim te vogjl keto çështje thalbsore i shtronim me thjeshte: a peshon me shume 1 kg hekur apo 1 kg pambuk?

fh - 4 Shk 2010 - 9:41pm

Sol, se mos thush masnej qe nuk e dijshe:.. une per vete nuk jom hiç rracist Smile

Brad - 3 Shk 2010 - 6:34pm

Ne Gjermani birre ne Shqiperi vere.

Por me ben pershtypje qe Gjermania ne harte eshte midis birres dhe veres,nuk do ta teproja po te thosha qe nuk eshte e vertete.

twintip - 3 Shk 2010 - 6:41pm

dmth eshte midis veres edhe birres thua ti?

keiendi - 3 Shk 2010 - 6:43pm

 

Eshte shum e vertete, sepse krahinat jugore dhe jugperendimore te Gjermanise dhe disa te Austrise kane nje prodhim jashtezakonisht te madh te vererave kryesisht te bardha. Dhe jane nga me cilesoret. P.sh. nje turisti qe shkon ne Vjene, pershtypja e pare eshte ajo qe te gjitha kodrat rreth e qark qytetit jane te mbushura me vreshta.

emigrant - 3 Shk 2010 - 6:48pm

Grinzing! Paske qen? Hallall!!!

http://www.dwellan.com/graphic/houses_upload/1740.jpg

Brad - 3 Shk 2010 - 7:26pm

Per vitin 2006 ,mesetarisht per njeri eshte pire 108,7 litra birre dhe 32 l.vere.

Per vitin 2007,mesatarisht per njeri eshte pire 108 litra birre dhe 32,3 l.vere.

Per vitin 2008,mesatarisht per njeri eshte pire 108,9 litra birre dhe 28,9 l vere.

Keto jane statistikat per Gjermanine ne keto vitet e fundit per konsumimin e birres dhe veres,prandaj qe harta te pakten persa i perket Gjermanise nuk eshte e besueshme.

keiendi - 3 Shk 2010 - 7:41pm

Ja ke kput aq kot sa ke lon nom tashti. Shiko me kujdes: E para, shikohet nga harta qe eshte gjysma ose me pak e Gjermanise , pra pjesa veriore qe pi kryesiht birre eshte me kafe.

e dyta shikohet qe ne pjesen jugore qe ka ngjyre te perzier, ndermjet te kuqes dhe kafes, pihen te dyja.

Pra nga perqindja e alkolit qendron plotesisht harta edhe me statistikat e tua( duke patur parasysh qe vere/birre=1/2% alkoli

Ndersa ajo statistik e litrave qe shkruan per te pare si sasi, nuk eshte matesi i sasise, sepse birra pihet me sasi te ndryshme lengu dhe vera me tjeter sasi lengu, pasi ka disa ndarje qe behen ndermjet alkoolit, cmimit, volumit, etj. Pra nuk mund te pish 2 litra birre  e te krahasohen me pirjen e 2 litrave vere, sepse i bie qe ai qe ka pire birren eshte ne qejf dhe ne gjysem te sasise, ndersa ai i veres ka shku per lesh me ate sasi. Pra njera e ka 5-6% ndersa tjetra 11-12%.

Brad - 3 Shk 2010 - 7:54pm

Po ca thu o burri dheut,sipas hartes i bie qe birre pihet me shume ne Keln sesa ne München,po ky eshte absurditet mor vlla,kurse statistikat sa birre dhe sa vere pi nje Gjerman nuk i shpika une por i ke tek Google.Mos ngul kembe kot.

Qafir Arnaut - 3 Shk 2010 - 6:44pm

Shkova ne nje restorant interesOnt ne TirOnto. Menyja kishte "yeni raki". Po e mor thashe! M'duli uzo.

twintip - 3 Shk 2010 - 6:48pm

restorant interesant = interestorant

sol-nocturnus - 3 Shk 2010 - 7:10pm

ke pi raki turke, ajo bohet me anison

La_rosée - 3 Shk 2010 - 7:32pm

C'raki turke, aman?!

Provoni pastis-in e Provence, lerni budalleqet turke.

rakia - 3 Shk 2010 - 7:16pm

Dhe ne Shqiperi Vera ka dale ne vend te pare.Rakia shitet me te shtyre.Kjo per arsye se rakise i kane punuar qindin.Si domos ne vitet e para te demokracise,nuk kishte kontroll ..., dhe veshja.Ky popull e di se cfar ka pire.Rritja e teperatures, ka ndihkimin e vet ne pijet alkoolike,po flas per ketu tek ne.Nje far mirqenie relative te shqiptarve e ka rritur konsumin e veres dhe ka ulur ate te raki.Tani raki pin vetem moshat e vjetra.

emigrant - 3 Shk 2010 - 7:19pm

Smile

njerezit e thjeshte "lene vend edhe per uje".

La_rosée - 3 Shk 2010 - 7:22pm

Vere natyrisht.

Birra eshte per kohet studentore, me vone i iken shija.

vlonjati - 3 Shk 2010 - 7:25pm

Pse vérén pelqeke ti, paskemi nje shije,lol.Tongue

La_rosée - 3 Shk 2010 - 7:36pm

A-pa-pa-pa-pa!

Br3dharaku - 3 Shk 2010 - 7:22pm

c'a t'thush mas ktij postit te fundit?!

pse duhet me zgjedh tek e fundit? pse nuk mund t'i pije robi te dyja?

Shitesja e shkr... - 3 Shk 2010 - 7:26pm

 Une per veten time i pi me qejf, si veren, si birren, si rakine!

Me kujtohet ajo atmosfera myzeqare ne fund tetori a nentori kur zjehej rakia ne fshat dhe komshinjte hynin e dilnin te njeri - tjetri duke rrekellyer here pas here ndonje teke per te dhene mendimin si kishte dale! Aty e kam mesuar edhe une! Big Grin

Do-Rina - 3 Shk 2010 - 8:24pm

Birra s'me pelqen, s'me ngjit.

Vere te mire po, edhe koka nuk te dhemb diten tjeter (jo se pi shume, por pak e sakte). Nuk jam "connoisseur" i pijeve, ne pergjithesi flas; po me pelqeu e pi, po s'me ngjiti, nuk e provoj me - i heq vizen.  Big Grin

mrroklla - 3 Shk 2010 - 9:08pm

Where is the Rakia Belt? - Ku asht Kaishi i Rakise? :)

emigrant - 3 Shk 2010 - 9:10pm

dim qY ka beerbelly. po rakibelly?

mrroklla - 3 Shk 2010 - 9:16pm

I want my belt back!!! Smile

Emo!

The forehead of kazan, perhaps?

Me qe jemi te anatomia!  Smile

fh - 3 Shk 2010 - 9:22pm

any cheerleader here? u mean dollibash?

emigrant - 3 Shk 2010 - 9:21pm

kazan throat do i binte llullaja kshu... Big Grin

Monda - 3 Shk 2010 - 9:27pm

Big Grin

 Ja poplli rakidashes:

"moj raki, moj raki, moj rakia bukuroshe"

Pasi u kendohet nureve ne pergjithesi, vijohet me anatomizimin e perendeshes ne fjale Laughing.  

mrroklla - 3 Shk 2010 - 9:45pm

Si mesova une garipi

Si s'me zuni kamba dhe

Merre kupen edhe pije

Gezim tjeter, o ma nuk ke

 

Pleqenia osht me huqe

Te ban te marre, e te ckallu'

Nje gote te bardhe e nji te kuqe

T'pime se vdekja na u afru!

 

Per gjithe shoket osht dite vere

Dimni jem s'paska t'maru'

C'jone kto lajme, kto habere

Na erdh' vafti me u largu! Smile

 

 

 

turi - 4 Shk 2010 - 4:04pm

sa bukur e paska qenis ky shejton kte mer Smile

mos o vdekje me gjoja mer...

mrroklla - 4 Shk 2010 - 10:47pm
Ttmsoia - 3 Shk 2010 - 10:00pm

Ketu ne Britani vera ka filluar te konsumohet masivisht tek shtresat e mesme, prandaj harta duhet te kishte pak nuanca te veres aty. Eshte e habitshme qe Skocia dhe Irlanda nuk kan konsumin e wiskit ne harte gjithashtu. Kurse persa i perket Rusise them se ja kan futur kot.

fh - 3 Shk 2010 - 10:27pm

Sol, kjo u gjet ke kujtimet e pazbulume te nji udhetari te pafat te shek.18:

                                 "Rakia oj rakia

                                  Rakia rodina maja"

I sing of you,

Drink of Skrapari

O mist amid the Skipëtari

I could spit fire

That reeks thy fume

Of man, blurred

By your irrefutable Clarity

Your spell so capable

Befriends the daring enemy

His glassy eyes could break a tear

Once more manhood will be found

And manhood will be lost, presently here

All’s forgotten by Your offerings of Joy

Life once more a possibility

For what is left I will enjoy

Sip by sip, undyingly.

 

sol-nocturnus - 3 Shk 2010 - 11:35pm

ose sic kendoi mbremanet rilindasi i famshem saim f. ne nje moment lucid, - moj raki te qofsha fale, me ke meme e te kam djale

olsib - 3 Shk 2010 - 11:43pm

Vere! Te kuqe natyrisht!

Ne muajt e nxehte, vere te bardhe, por edhe birre. Kete te fundit edhe ne dimer kur marr pica.

Rakine, tek e tuk.

Finisterre - 3 Shk 2010 - 11:51pm

Nje gote vere ne vaktin kryesor te dites (zakonisht ne darke): ne dimer kryesisht te kuqe ne temperature ambienti, ne vere kryesisht te bardhe nga frigoriferi.

E kote te them qe heren e pare qe kam shkuar ne Paris kam positur Calvados Smile ndersa per cudi rakine e kam provuar vetem pak vite me pare. Me dukej pije burrash qe vijne per vizite.

Naimi - 4 Shk 2010 - 12:09am

vere ne restorant

birre ne pub

raki (Skrapari) ne shtepi

Danieli - 4 Shk 2010 - 12:10am

C'je keni futur kot. Shqiptaret mezi pine nganje gote raki ju thoni birre dhe vere......

Shqiptaret jane jashte asaj harte!

Iris - 4 Shk 2010 - 1:50am

Une pi vetem uje Big Grin Ju qenkeni pijaneca te gjithe!

klajdi - 4 Shk 2010 - 2:19am

 

keiendi me befasove tani!!!! i ke thjesht pasoje te kuriozitetit gjithe keto te dhena apo merresh me ndonje biznes vere e puna ta ka kerkuar te informohesh kaq mire?

Une nuk flas dot per kete teme se jam aq pijanec sa nuk bej dot dallime Smile tentoj ta refuzoj birren tani ne fakt dhe preferoj veren me shume, por kur sma mban xhepi e ma kerkon xhani, prape te birra shkoj Smile apo dhe te rakia ne shtepi, qe e kam perhere nga Erseka Smile

 

keiendi - 4 Shk 2010 - 9:55am
Thjesht jane nga kurioziteti.Ketu po i jap pergjigje edhe nje debili qe thote qe Izraeli eshte formuar vone dhe nuk ka tradite vere dhe vinilkulture. Ai cope injoranti harron qe Judea ka ekzistuar 4 mije vjet, te pakten nga dokumentat dhe ne mes te ketyre eshte pershkruar edhe rrushi edhe vera. Fenikasit kane qene lundertaret dhe tregetaret e pare te Mesdheut qe ne mes te mallrave te tjera kane transportuar edhe mushtin prej rrushi edhe veren. Kur shpjegova per kultivimin nga Tempullare, te cilet e ngriten ne biznes bankar, nepermjet kantinave, shpjegova qe ata e morren traditen ne Judene e pushtuar. Sa per kuriozitet edhe Dhjata e Re e quan veren "gjaku i Krishtit", dhe ne fund te 40 diteve agjerim ata pine edhe sot vere te kuqe. Nejse nuk do bejme leksione ketu. Persa i perket shijes, pa qene pijetar ( fjala pijanec eshte per te semuret), une konsumoj nje gote vere tavoline te kuqe me ushqimin ne dreke ose darke, cdo dite, dhe te premteve( jo shpesh) birre te krikes, ( shishja ka ruajtes me sasi te madhe, pra gazim te tepert), qe pihet 4-5 krika te medha (2-2.5 litra). Kjo per te mbajt kontrollin. Miq te mij te tavolines, engleze, pasi mbarojne me sasine e madhe te birres( 3-3.5litra), u pelqen nje "kafe", qe eshte nje teke raki pas saj.
rrushano - 4 Shk 2010 - 4:09pm

ik mer plehre intelektuale qe na ben research ne wikipedia dhe na tregohesh si i i kulturuar ketu... pffff te te jape tru gomari i thone kesaj

Berti - 4 Shk 2010 - 10:09am

Nje pershendetje per gjithe tifozat e rakise...
http://www.youtube.com/watch?v=MeYNoJEhPO0

Lizandër Saraçi - 4 Shk 2010 - 10:48am

O Sol o maskara i maskarenjve! O tradhetar, qe çar te te them une ty! Vetem me te sha nga Hunderri ene nga Flokshi m'ka ngel! Po si ta nxe goja (dora ne rastin konkret) ene e prano qe ke New irish, pi  birre me krikell ene jo Birra Peja, mer spiun i shkjahut!

Ta tregoj une te Gent Sala ty, qe i saboto fushaten "Blej Shqip"

Une per vete pi

- Vere kur haj (ne restorant)

- Birre kur shof neshje (ne klub apo stadium) ose koncerte

- Raki neper festa (rakia do aheng te llojit te ndryshem nga "Arrabaçe" te "Du hast" apo "Chop Suey")

- Tekila (shots) kur jom grate e Gjeneves qe duken sikur kone le me shots m'dore.

Ne shpi perveç nai darke me rob nuk pi kurre. Nuk jom pijanec si Naimi une!

Me qe ra llafi ke ky katnari (Naimi me pra mo), ky kur shko ne restorant e merr shishen e veres me vete. Thuji po ta majti qe s'o e vertete? (ata qe jetojne ne Londer e konfirmojne pa problem ket gjo ne fakt, se atje kshu e bejshin te gjithe. Biles ta hap kamarieri shishen)

Ttmsoia - 4 Shk 2010 - 10:27pm

(ata qe jetojne ne Londer e konfirmojne pa problem ket gjo ne fakt, se atje kshu e bejshin te gjithe. Biles ta hap kamarieri shishen)

Ou, se dija kete une, megjithese i kam rene londres cep e me cep, nuk di ndonje restorant ku merr vere me vete, kam degjuar qe ka, por duhet te jesh i zanatit ta dish ku jan keto vende Wink biles edhe atje ta marrin nje fare takse per vet faktin se e pi brenda restorantit.

flo - 4 Shk 2010 - 11:20am

ca thenie per birren; Big Grin

-me birren s'eshte nevoja te ndeshesh per t'i hequr ambalazhin

-ju s'jeni i detyruar te coni ne shtepi nje birre me makine

-birra asnjehere nuk kerkon barazi

-birra nuk do t'ia dije kur vini dhe ikni nga shtepia

LEFTY - 4 Shk 2010 - 12:02pm

harrove qe birra eshte seksi, sidomos bjondja!!

LEFTY - 4 Shk 2010 - 12:00pm

sa mbaj mend une, gjithmone vere kam pire neper dreka-darka. birra nuk shkon me to.

pastaj, ne kohe te lire, fillohet me ca birra sa per t'hap gurrrmazin, pastaj me ca koktejla mono color tip xhin tonik, pastaj nja dy shotsa per shplarje dhe... kembet n'koke ne shpi!! hee tek ca harte me fusni?!

Ana H - 4 Shk 2010 - 2:01pm

Heheee.. me qenki shtruar paq! Big Grin

Mua m'pelqen vera shume, e bardha, sidomos... po dhe te kuqes nuk i them jo. Deri para ca kohesh, mbahesha gjoja se pija, por ohuu jam shume mbrapa ne krahasim me ca shoqe... qe te japin vere ne bisht te luges. :D  Birren e pi me raste, por qejfin me te madh e kam kur shkoj ne shpi, ulem me babin dhe kthejme nga nje gote raki, balle kazani, 20-21 grade, avullon sa e hedh ne lefyt...

Keiendi, po me dukesh si wicki vivente, me gjithe keto kuriozitete qe lexova nga ty Smile

keiendi - 4 Shk 2010 - 2:39pm

Thnx A.H.

Ka ca tendenca te riconstruktit  te perhershem dhe marrjes se energjise prej elementeve baze te tokes. Prandaj edhe shkruajta per veren.

Ka edhe plot kuriozitete te tjera por kur te vije nje rast tjeter, megjithate per ta pickuar edhe pak, per ty dhe te tjere qe jetojne ne Shqiperi; kalo ndonje dite nga holli i Bankes Qendrore, qendro ne qender te saj, por me kusht qe te mos kete asnjeri ne sallen rotonda, kthehu nga basorelievi ku eshte paraqitur rrushi, dhe thuaj dicka. Shiko cfare efekti do te kesh ne ndegjim. Mua me ka ndodhur dhe kete e riprovova per te dyten here, vetem ne S Sofia ne Stamboll.

peshkaqeni - 4 Shk 2010 - 3:35pm

Zviceranët janë më shumë birrëdashës sesa verëdashës por unë personalisht jam për të dytën. Sa për rakinë unë e pi si aperitiv.

trimi - 4 Shk 2010 - 3:51pm

Ne mes te veres dhe birres, nuk jemi vetem sot. Edhe ne ato pak permendje qe kane bere autoret antike per keto pije, per iliret i permendnin te dyja pijat. Deri edhe njeri nga perandoret me origjine ilire, e kishte per nder qe i kishin vene nje nofke qe lidhej me emrin e nje birre.

Pra, kemi nje fare tradite ne kete mes.

Por, permendej edhe "hidromeli" vere prej majlti. Me sa duket, ajo tradite u zhduk dhe ia zuri vendin rakia Wink

Tironc_Mer_Jahu - 4 Shk 2010 - 6:42pm

Twintip ke ne korce sa te duash kerko RECINE ( shoqerohet me pepsi ose kola).

Kurre se kam kuptuar pse pine raki Labet sepse aq lab sa njof une asnjeri nuk pi, mbase kane pire.

Eshte e vertete qe konsumon brezi i vjeter (tradicionale dhe e lire )

Personalisht e nis cdo dite me :

Kafe + konjak+konjak+konjak+konjak+konjak+konjak+konjak+konjak+konjak  me pas Birre( Tirona dhe nje tjeter , Korca dhe njecke bre ..)

Birre  kur eshte vape dhe me shoqeru konjakun, Raki ne mengjes heret ose kur eshte frohte dhe kam meze, vere kur na bje ne dore naj shishe  lezecme.

EDC_ - 5 Shk 2010 - 2:12am
po une qe nuk pi a kam te drejte te flas ketu? dmth. pi kshu dhalle e Coca cola e me raste naj cingare hashash po alkol jo. eshte teme interesante ne fakt me pa se si eshte zhvilluar kultura e te pirit ne Shqiperi. Mendoj qe masivizimi i perdorimit te alkolit, pa dallim feje, krahine dhe ideje eshte bere gjate komunizmit. Besoj qe jeni ne nje mendje me mua se perdorimi i alkolit ne Shqiperi eshte shqetesues dhe me pasoja. Duhet nderhyrja e shtetit qe te disiplinoje paksa infrastrukturen qe ben te mundur alkolin ne dore te konsumatorit me qellimin per ta ulur perdorimin e tij dhe sidomos te mbahen larg moshat jo madhore.
Jam alban - 5 Shk 2010 - 7:18am

Konjaku .. Courvasier XO ose  ...LUIS XIII ...me gota te ngrohura te ekspresi eshte dicka qe konsumoj nen driten e qirive me seksin e kundert ...,,,, ose per mengjes sipas tradites vjeter nga Shqiperia Kafe/Konjak ....po konjaku mbetet..ta kem gjithmone per zemer  ..

Veren padyshim per konsum te shpeshte dhe intensiv po varet nga ambjenti , dreka darka ...restorante  ose familjare ....ndersa birra .. eshte per ambjente  jashte , festa qyteti , disa tip taverrnash , pub ... qofte dhe kur ben vape ..se trupi ka nevoje per lengje ..sigurisht dhe te ftohta ...

Rakia ...shume rralle ndonjehere me ndonje qofte zgare , ose ndonje konserve peshku kur me teket shpejte e shpejt  ... edhe me ndonje fergese me melci andej nga memedhjeu ....qe s``po sheh nje dite te bardhe ...

ps. Shprehja ..: Me thuaj cfare alkoli pi ...te te them se cili je .....shume sinjifikative ...biles duhet perdor qe ne kontaktin e pare me njerzit sapo i zgjat doren ...

Zana - 5 Shk 2010 - 5:30pm

Tashti,vera ne ergjithesi shoqeron ushqimin..Te pish raki me ushqim eshte gurkusarase...Rakia mund te pihet si digestiv ,ne fund....Birra zakonisht ne vere e me pica....Peshku zakonisht do vere te bardhe....Fileti apo bistecca te kuqe....mundesisht Chianti....Nga vereat e bardha ai rieslingu i dikurshem nuk ishte fort i keq.

spiritus - 5 Shk 2010 - 5:45pm

@Zana:Te pish raki me ushqim eshte gurkusarase.

Gurkusarce.

Jo me larg por para dy ditesh ne kafe, ne tavolinen ngjit qe thua ti Zana, erdh dhe u ul ky mjeshtri gurkusarit, devolliu Dritero. Me dhjetra here e kam pare rrugeve por kaq afer jo.E pershendet, shkembejm ca fjale dhe i kerkova leje me i pagu dopion qe mori. Per ate Zot, mu kujtua Gurkusari pikerisht prej teje qe e permend kaq shpesh si nofke perbuzese per leberit.Ani, s ka gje.Se kush, ka fiksimin e vet.

ne nje shkemb, murrash te vjeter

qe mban emrin Gur Kusar,

rrugen gjeti gjer ne zemer,

plumbi zi, komisar   Smile

pershendetje revoltusionare.

Zana - 5 Shk 2010 - 7:33pm

Ne daç ta dish ti Spiritus ,une Agollin e adhuroj per ato vargje...Jane estremamente te gjetur;plumb,murrash,shkemb,komisar...fantastik...Jo me kot e kemi bere dhenderr ne Shkoder...Nuk bej shaka per Zotin!

spiritus - 5 Shk 2010 - 7:45pm

Zana, sinqerisht, te gjithe kemi teprimet tona.edhe une qe te pergjigjem sa here qe del ne ekran ky gurkusari. Sepse se kam mbajt veten per lokalist asnjehere. Me jan duk muhabete bajate kto.

PS:Me pas aty ne lokalin qe permenda erdhi edhe , " nje xhinde shkodre, nje kaproll .."ajo pra nusja e dhendrit nga Devolli Smile

 

La_rosée - 5 Shk 2010 - 7:53pm

Jo me kot e kemi bere dhenderr

Fjale me mend! Big Grin

Zana - 5 Shk 2010 - 7:54pm

Une Agollin e kam rivleresuar pozitivisht keto vitet e fundit.Ne nje nga udhetimet ne Shqiperi ,ne aeroport bleva nje permbledhje te tij....Po t'i heqesh taksen qe i pagoi sistemit e besimit eshte fantastik,poet e njeri....Di ti rrije fjales me te njejten hijeshi qe i rri gotes....

spiritus - 5 Shk 2010 - 8:00pm

po si , kshu qytetce e keni bere dhender?  Kur ju pelqen dhendri, dilni shkues te gjithe e ? Smile

Monda - 5 Shk 2010 - 5:54pm

 Vallai ketij mshimit qe vetem leberit pijne raki me MEZE, po me bejne te dyshoj qe s'i njihkam vatanet e mia.  Se per rakine, me shume e pinin/pijne gjysma ime ne veri, se sa gjysma ne jug.  

11th commandment ... edhe gezuar.  

berberi - 5 Shk 2010 - 6:10pm

Monda, te pish raki eshte nje gje, por te pish raki e te mos besh sherr eshte dicka tjeter. Qe ta dish, raki per burra si dhe per ta pire per qejf ka bere gjithmone Jugu. Sa me lart qe hipen, aq me te bute e bojshin rakine. Kjo ka nje aresye, pasi sa me lart qe hypen aq me agresore jane burrat, keshtu qe nje raki e bute (14-15 grade) ishte nje shpetim nga shume sherre e vrasje per budallalleqe.

Mirpo tani, cdo gje ka ndryshuar dhe po ta shikosh, zenkat deri edhe tek vrasjet apo aksidentet behen nga njerez qe nuk jane mesuar ta pine alkolin apo qe nuk e mbajne dot ate. E ne pergjithesi keta jane maloket e veriut.

Monda - 5 Shk 2010 - 6:24pm

 Cfare thu mer berber se me habite dhe ti.  Sic flet Zana per leberit vend e pa vend, ashtu dhe ti per "maloket" vend e pa vend. 

Une s'jetoj per momentin ne Shqiperi, por po flisja tradicionalisht.  Te pakten me eksperiencen me fisin tim, e kane bere rakine ne veri, dhe e kane pire si gjithe dynjaja.  Bile ca me shume.  E mbase fisi im eshte gatuar ndryshe, se ana tjeter ne jug vetem ca kokrra ne fis njiheshin per "rakixhinj."  

Keto steriotipet po na hane shpirtin ... nejse, vazhdoni mshojuni, se mbase iu sjellin juve shpirtin n'vend. 

Idris - 5 Shk 2010 - 7:46pm

Se per rakine, me shume e pinin/pijne gjysma ime ne veri, se sa gjysma ne jug.

Tani me qe je gjysma gjysma keshtu do thuash. Mish te pjekur mesove te hash . Mish ne hell po ashtu. Kocçonarin kur ke qene e vogel dhe bujtese ty ta kane dhene .

Po per rakine me cfare rrushi e bente veriu ? Kenga e popullit te sajane thote :

Do ta ngej dolline e pare

me uje bjeshke qelibar.... Smile

Monda - 5 Shk 2010 - 7:58pm

 Ja Idrisi, me keq se barcaletat e tim eti per fisin e mamit: ju i hani domatet jeshile (tip turshie) se kur behen te kuqe kujtoni se jane prishur Tongue.

Me rrush (te stanit) me mana, me kumbulla etj e bejne rakine Smile.  

Idris - 5 Shk 2010 - 8:18pm

Ne vertetë i hanim  te gjelbra damotet se kalben kur skuqen, po veriu nuk i njihte perimet Smile

Pastaj fjala rrush e ka zana- fillen ke PJERGULLa , dmth rritje natyrore. Dhe si origjine ( pa bere dasi dialektesh ) fjala pjergull eshte andej nga njifet rrushi . Apo si knon Mentor Xhemali ... Pjergulle moj Pjergulle Smile apo

Pjergulla moj Pjergulla , Pjergulla o prapa shtepise

Veriu tash vone e ka mesu dhe i thote vreshtë . Dmth nje mbjellje e organizuar neper kooperativa Tongue

Ama per te pire te dy palet e pijne me opinge .

Anej na anet tona thone se i pari i puneve mjaltin dhe veren i ka gjete ne rreke te gureve  nga rreh DIELLI . Pastaj e kuptoj se ato koqet qe benin ate lengun e famshem mund edhe ti mirmbaje e pastaj......

Monda - 5 Shk 2010 - 8:25pm

 Mire qe te nje shkolle jeni ju te ushtrise, po edhe nga i njejti damixhan e keni pire rakine? Tongue.

Sikur ju kane prere nga e njejta cope jeshile Big Grin.  

(Me shume respekt, of course) Smile.

Finisterre - 5 Shk 2010 - 6:22pm

Po c'Chianti o Zana! Smile Laj thaj Chianti! Italia ka me dhjetra ne mos me qindra verera te kuqe (e te bardha) shume te mira dhe s'dihet pse po te gjithe me kete Chiantin e kane dashurine. Legjende urbane me nji llaf...

E qe thoni ju, qe s'thate gje, ka ca verera Italia qe te marrin ne qafe, se eshte vend me diell pervecse tejet i shtrire gjeografikisht. Ja nja dy emra shpejt e shpejt:

Falanghina (e bardhe) - shume e mire per t'u shoqeruar me djathera, per antipaste, apo aperitiv

Sauvignon (e bardhe) - gjithashtu shume e mire per aperitiv, se eshte delikate ne pergjithesi

Greco di Tufo (e bardhe) - vere doc, me histori qindravjeçare, peshk, makarona e mishra te bardhe

Montepulciano d'Abruzzo (e kuqe) - e thate ne goje, vere me histori qindravjecare edhe kjo, megjitheqe e kuqe kur eshte "e re" shoqeron mishra te bardhe (derri psh). Kur eshte e vjeteruar me shoqeron mishin e kuq

Barolo (e kuqe) - me shije te forte qe te godet qiellzen fillimisht, shoqeron mish shpezesh, ushqime me shije te forta (psh djathera me tartuf)

Aglianico (e kuqe) - vere dinjitoze, e shpeshte ne goje, me sallam, proshute apo djathe, mish e c'te e duash...

Shenim: Ne enoteka ndodh qe edhe verera te mira i gjen me pak para (edhe 4-5 euro/shishja). Gjithsesi nje shishe vere per darke, dinjitoze, ne enoteke kushton rreth 7-9 euro.

Me pak u besohet supermerkatave (ka edhe perjashtime e!), ku gjen edhe vere me 2 euro shishja, po hajde besoji c'eshte.

Vererat e Lazios jane beter. Kur degjoj "Vino dei castelli" me ngjethet mishte :( !

Zana - 5 Shk 2010 - 7:46pm

Nga vererat e bardha keto vitet e fundit pelqej Vermentino Sardo; La Calla ose Torbato...Jane fantastike...Edhe Canonnau Rosso  nuk ben shaka...Me nje fjale .....

mrroklla - 5 Shk 2010 - 6:30pm

e thate

Keshtu i themi ne?

Nuk i themi "e athet"?

Finisterre - 5 Shk 2010 - 6:34pm

Ke te drejte @mrroklla, ndoshta me mire "e athet", ose "e ashper", por une edukimin vinikulturor e kam nga Italia, keshtu qe "secco" automatikisht...

Koth - 6 Shk 2010 - 3:45pm

Te dyja. Boll ti pish me njeres jo fytyrengrysur.

Tani me mire vera ne fakt se te ben me trim. Tongue

Ka njeri ndonje mendje sot se u be me te lutme kjo pune ? Tongue

Idris - 7 Shk 2010 - 4:42am

Koth i nerum !

Shekspiri thote

" Vera te nxit harvalerine dhe te ul fuqine " Smile

Duhet pyt edhe Bedrija , se ne ajo çoku lexon nga gjonat e qejfit Smile

vlonjati75 - 6 Shk 2010 - 7:04pm

Hahaha e fort kjo Emo

turi - 7 Shk 2010 - 5:38am

Ore kini kujdes me kete te pimen alla shqiptrshe ju Tongue

une qysh se kam shoqeru nje mikun tim ne testin e plote te analizes se prostatatit, per vete me ka hy frika vetem H2O piBig Grin

Lizandër Saraçi - 10 Shk 2010 - 5:30pm

Turo mos ma merr per ters, se nuk du me ta shtu fryken, po vallahi fryka e stresi jone shume mo te domshme per shnetin se sa pirja me karar.

Cimo sa mire me kujtove se duhet me pa çar kom qe te porosis sezonet qe me mungojne.

emigrant - 10 Shk 2010 - 5:37pm

Lizander, thuj atij te Londres t'kontrolloj kutin e postes. Kom i gjosen edhe per ty atje. Smile

 

turi - 10 Shk 2010 - 8:44pm

Vallahi Lizander,une se kom rrujt per asigjo as ne ne tirone e as ne kanadeTonguedyst e kom pas,ene tashi ala keshtu vazhdoj berqavers...

ene t'pimen me karar e kom pas per xhins, i njof rregullat e lojes ma mire ka t'gjithe ene mazallah se mze pija,masi qi i boj te gjithe tape ene i ve n'gjum dal ene per jete note; mos shif kte ktu siper meje ti ,qe e ze pija me dy dopioTongue

nuk ta mor per ters jo por ca do qe te shkoje menja Tonguemos harro qe une jom tirons ene jo katnar,ene kom lujt ene volejboll me dinamon deri ke para te rinjte me Ylli Shehun, pa shku ke Kico Lena; kete ta thashe se kur bojshim pergatitje fizike kercime tek bordurat e fushave te zeza,ku sot osht qenra e informatikes a ci thojne,i merrshim me radhe ka bordura me vogel deri te mo e modhja masnej i futshim edhe nje vrap ka aty deri ke rezervuari mas liqenit

masnej vishim me lujt vlolejboll...

jepi na i grusht me fara tiptipit tashi si thote mrrokllaTongue

wach your back  somwhere else not from me frikacakTongue

hika tashi se jom per puntakana ene du me u bo gati

se jom shume i zjarrtum per Valentin

By the way do I know you I really don't

Lizandër Saraçi - 10 Shk 2010 - 6:49pm

OK plako! Apo nuk kom da menien me i rrjep ca paund ne poker ket vikend! Se me thone te drejten osht ordiner fare, nuk di hiç me lujt. Ne e gjejme te vogel ene ja hudhim! hahahahaha

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente