Vetëm një vit më parë, ministri i Arsimit i qeverisë “Berisha” deklaroi se nuk do të lejohen në universitet apo në shkolla publike vajzat që mbulojnë kokën me shami, pasi shkollat në Shqipëri janë laike. Por, projektligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” u jep fund debateve për lejimin ose jo të shfaqjes së besimit dhe të fesë. Ky draft i paraqitur në Kuvend nga një grup deputetësh parashikon lejimin e të drejtës së shfaqjes së besimit dhe të fesë. Madje ky projekt i detyron të gjitha institucionet publike arsimore që të mos i pengojnë personat që shfaqin fenë dhe besimin. Ky draft u jep fund debateve që kanë shoqëruar së fundi fillimin e viteve shkollore. Janë shënuar gjatë këtyre viteve disa raste kur vajzat me shami nuk janë lejuar të ndjekin shkollën apo universitetin. Madje projektligji, i cili përfshin ndalimin e diskriminimit për disa target grupe, ku përfshihen orientimet e ndryshme seksuale, raca, gjinia, etnia, gjuha etj., parashikon rrugën e ankimimit në rast të shkeljes së dispozitave ligjore që parashikon në këtë projektligj që pritet të futet së shpejti në axhendën e punimeve të Kuvendit.

Besimi

Në Nenin 10 të projektligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi” parashikohet ndalimi i diskriminimit në rastin e ushtrimit të së drejtës së besimit. “Ndalohet diskriminimi lidhur me ushtrimin e së drejtës dhe lirisë së ndërgjegjes e të fesë, veçanërisht, kur ka të bëjë me shprehjen e tyre nëpërmjet fjalëve ose paraqitjes”, - shkruhet në pikën e parë të këtij neni. Më poshtë parashikohet kufizimi i kësaj të drejte vetëm për arsye të sigurisë kombëtare. “Përbëjnë përjashtim dispozitat e përgjithshme ligjore ose nënligjore, të cilat janë të domosdoshme për sigurinë publike, për identifikimin e personave për shkak të një interesi legjitim shtetëror, për parandalimin apo ndjekjen e veprave penale, ose kur elemente të paraqitjes janë të lidhura me detyrime që burojnë nga rregullat për ushtrimin e profesionit dhe funksione të ndryshme publike e private”, - shkruhet në pikën 2 të këtij neni. Ndërsa në Nenin 17 të këtij drafti parashikohet e drejta e çdo njeriu, pavarësisht besimit apo fesë për të ndjekur shkollën. “Ndalohet t’i refuzohet një personi ose një grupi personash pranimi në një institucion arsimor publik”, - shkruhet në pikën dy të Nenit 17.

Debati

Rreth një vit më parë u ndaluan dy vajza me shami nga qyteti i Burrelit që të ndjekin shkollën. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Komuniteti Mysliman dënoi ashpër këtë veprim duke përqendruar kritikat ndaj deklaratave të ministrit të atëhershëm të Arsimit, Fatos Beja. Ministri deklaroi se do të ndalohen të gjithë ata që mbajnë simbole fetare në mjediset arsimore për shkak se shkollat në Shqipëri janë laike. Menjëherë pas kësaj ka reaguar Komuniteti Mysliman që i është referuar Kushtetutës së Shqipërisë ku është e garantuar e drejta e besimit dhe e arsimimit. “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i garanton çdo shtetasi shqiptar të drejtën e arsimimit dhe të lirisë së besimit. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut”, - shkruhej në reagimin e Komunitetit Mysliman.

Procedurat e ankimimit në rast të diskriminimit të çfarëdollojshëm

Në projektligjin e paraqitur në Kuvend nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike janë parashikuar procedurat e paraqitjes së një ankimimi në rast të pretendimit për diskriminim. Në Nenin 33 të këtij drafti parashikohet se “një person ose një grup personash që pretendojnë se janë diskriminuar, ose një organizatë me interesa legjitime që pretendon diskriminim në emër të një personi apo grupi personash mund të paraqesë ankesë së bashku me provat e disponueshme para komisionerit, me shkrim, ose në raste përjashtimore, gojarisht në mënyrë që të mund të mbahet procesverbal. Organizata me interesa legjitime paraqet prokurë të posaçme për të përfaqësuar personin ose grupin e interesave. Me marrjen e ankesës komisioneri vërteton faktet. Për këtë qëllim, komisioneri mund t’u kërkojë ankuesit dhe personit kundër të cilit është drejtuar ankesa të paraqesin parashtrime me shkrim brenda 30 ditëve nga dita që bëhet kjo kërkesë. Kur e sheh të përshtatshme komisioneri zhvillon një seancë dëgjimore publike dhe fton palët dhe çdo person tjetër të interesuar. Kur e sheh të përshtatshme komisioneri kërkon të arrijë një marrëveshje pajtimi mes ankuesit dhe personit kundër të cilit është paraqitur ankesa. Në rast se personi kundër të cilit është bërë ankesa nuk e informon komisionerin ose nuk e zbaton vendimin, komisioneri vendos masë për ndëshkimin me gjobë për personin kundër të cilit është paraqitur ankesa. Si mjet të fundit, veçanërisht kur shkelësit nuk i përmbahen vendimit të komisionerit ose nuk e paguan gjobën brenda tre muajve pas afatit të caktuar nga komisioneri dhe sanksioni nuk është kundërshtuar në gjykatë, komisioneri mund t’u kërkojë autoriteteve kompetente heqjen apo pezullimin e lejes ose autorizimit të shkelësit për ta ushtruar veprimtarinë e tij. Shkelësi ndaj të cilit merret masa ndëshkimore me gjobë ka të drejtë të ankohet në gjykatën kompetente sipas Kodit të Procedurës Civile.

90 Komente

Turp nese lejohen te kene perce ne Universitet!

Ndoshta tani duhet te lejojme edhe ato qe mbulohen koke e kembe!

Turp nese pranohen ligje te tilla qe i vene kazmen laicitetit!

Absolutisht dakord!

Shkollat publike duhet te mbeten Laike. Perfshi ketu ndalimin e cdo simbolike fetare.... Ne shkollat private le te behet si te vendosin autoritetet e tyre. Sot lejojne kete ligj, neser do ndryshohet programi. Ne kete pike nuk duhet bere asnje leshim.

Lajm shume i keq!

Futja kot

Lexova vetem titullin dhe jo te gjithe artikullin, keshtu qe vetmi koment qe kam eshte: ky qenka lajm shume i mire, studime te mbara atyre vajzave!

Solidarnosc, laicizem dmth qe shkolla ka program laik, apo qe ata qe e frekuentojne shkollen duhet te jene laike? Nuk jam i qarte cfare kerkon te thuash...

 Laicizem d.m.th qe nuk lejohet propaganda dhe perdorimi propagandues i simbolikes fetare si nga trupi mesimor dhe administrata, ashtu edhe nga nxenesit ne territorin e shkolles.

Hajt per hajer!

Ceruleuss: laicizem o i gjo Franceze. Nqs shkolla financohet prej shtetit nuk lejohet propagande fetare me ane te simboleve te veshura apo ngjeshura ne trup.

Vallai, s'me ka ndodhur ndonjehere te shoh ndonjerin me kryq ne qafe e te me linde deshira te behem i krishtere. Dhe as nuk besoj se po pane vajzat ndonjeren me veshje muslimane do rendin me vrap ta imitojne.

Propagande fetare, mesa di une, eshte kur llap lart e poshte duke u care derrasat robve se sa e mire eshte feja e tyre, tip Deshmitaret e Jehovait... Boh. Gjithsesi, kto gjonat franceze s'i kam marre vesh kurre.  

 Ky eshte mendimi yt, kurse percaktimi i laicizmit ne shkolla eshte ai qe te shkruajta me siper.

Rrofsh per sqarimin, PF.

Nganjehere ne kete forum perzihen keqas mendimi personal, e drejta me ligj, drejtesia (qe jo gjithmone jane e njejta gje) dhe etika.

Une prandaj pyeta se cfare nenkuptonte i lartpermenduri me laicitet. Ne menyre qe te shmangen llogjet dhe t'i rritet niveli debatit, eshte mire te fillohet nga perkufizimi i fenomenit qe diskutohet, e me pas te vijoje me mendimet personale te mbeshtetura me argumente.

Perkufizimi i u dha. Tani nese dikush do jape mendime personale, le t'i argumentoje pa emocione dhe pa klishe.

Kush qenkan keta qerratallare?

draft i paraqitur në Kuvend nga një grup deputetësh

me shum do iu shkote percaktimi "texhall", qafo.

Po s'ke faj se je ne Amerike e livadhis si t'dush per aq kohe sa i bo i xhiro anej nga 'molli'. Franca o tjeter gjo.

Gjithsesi, kto gjonat franceze s'i kam marre vesh kurre.  

Ca te besh o qafir. Pune intelekti kjo pune. Dy vjet kam jetuar atje, por prape se prape nuk i mora vesh gjerat franceze, prandaj dhe erdha ne Amerike se iq-ja ktu eshte me e ulet dhe ndjehem me mire. Does this makes you feel better now? Or smarter?

Ne US, popullsia myslymane eshte 0.6%.  Per me teper, e shperndare gjeografikisht dhe heterogjene.  NY ka perqindjen me te madhe. 

In 1793 Benjamin Franklin was greatly concerned about the reluctance of "Germans from America" to speak and write English.  He feared that the excessively "Germanized" Pennsylvania would one day become "German colony"; as a remedy he advocated dispersion of the German population and reinforcement of Anglo-Saxon immigration.

 

 

Cudi..se kur kom qen nShqypni dilshin cupka shum t'bukra n'xhiro t'veshme me stilin qe un e quj 'Turkish porn'. Qe njoni i jep pare atyre sdo men as kalem. N'Kosove po degjoj qe robt paguhen t'vishen si n'Karaci. Pra kjo o propagande safi. Po nesje..skena kellqe me u mor me kshu gjonash kshu qy livadhisni dhe juve se ja u kan hap 'mollin'

 

Kur mer amon, se m'Shqypni kom qene edhe une, gjithe jeten Shkoder-Durres-Tirone, po si s'e pata fatin te shoh icike Turkish porn. Sa pa fat paskam qene.

Eh fantazia e emigrantit. Sheh mendja, jo syri... thone.

Vendim sipas shembullit te shume institucioneve arsimore publike europiane. Ne institucionet arsimore private ndryshon loja.

Sidoqofte, studentet e tille jane produkti i edukates fetare qe kane marre ne familje dhe jo produkti i aftesise te tyre per te relativuar mbi fene. Ne njeren ane ky vendim mund te rezultoje si pozitiv per familjet e vajzave qe ushtrojne nje presion religjioz ndaj femijeve te tyre, duke i penguar te ndjekin studimet. Nga ana tjeter, sa do doja qe mesuesja e shkencave egzakte te shkonte me simbole fetare ne klase dhe t'ju fliste femijeve per gravitetin dhe sesi Zoti e ka krijuar ate?!(shembull real ky)

Feja, opiumi i injorances.

Mesuesja e shkencave ekzakte e beri keshtu. Ketu nga punoje une, punoje me disa qe mirren me shkenca ekzakte per arsye komerciale dhe gjithashtu mbajne veshje fetare. Nuk e di ne rast se besojne se zoti e ka krijuar gravitetin, qe ne vetvete nuk ka dicka te keqe per te besuar, por secili nga ta e di fiziken sa 100 peshq se bashku.

Ky ligj nuk duhet miratuar nga deputetet sepse po vajti puna tek firma e presidentit, ai e hedh pernjehere kur te kujtoje elhamdurlilahet e te atit. Por qe te hidhet poshte ne kuvend, duhet qe deputetet te dine perse votojne. Qe te dine perse te votojne, duhet te dine njehere ç'eshte laicizmi. E ketu, ngeci karkaleci. Me nje fjale, pisk e kemi.

Por per laicizmin francez, mbase ju flas njehere tjeter e mbase i flas dhe ndonje deputeti qe te hape syte. Nejse. Po u miratua ky ligj, parashikoj nje vale te re dyndjeje kerkesash per azil politik. Ketu do te jemi.

La rosee, pash Zotin, sa raste studentesh universiteti qe jane besimtare te nje feje ke njohur ti, te te cilet te kete ushtruar familja "presion religjioz"? Ku je rritur ti moj vajze?

Te gjithe besimtaret qe njoh une jane produkt i familjeve ateiste te ngjizura ne komunizem. Ku dreqin i ke pare keto presione religjioze, aman, se na trashe? Ke jetuar ndonjehere ne Shqiperi?

FYI: projektligji eshte propozuar ne 11 Nentor, 2009. Heret eshte kujtu kjo gazetarja ta raportoje.

Momentalisht 3 me veshje fetare dhe ne total 11 me bindje fetare te caktuara por qe s'vishen sipas traditave. Qe te gjithe kane prinder me nje trajekt arsimor te mesem ose fillor. Mamate e tyre kane qene per nje kohe te gjate shtepiake, pak te arsimuara. Ve re njefare presioni social qe keto studente perjetojne per te permbushur standartet fetare te brezit te vjeter. Perkrah kesaj, kam vene re qe zgjedhjet e bashkeshortit/bashkeshortes ndodhin nepermjet prezantimeve familjare. Pra, jane ne njefare forme pre e opinionit te brezit te prinderve te tyre per t'u çiftezuar. Gje qe natyrisht i mban ne nje kacafytje tradicionale.

Familjet intelektuale une nuk i lidh direkt me komunizmin, sidoqofte e drejta jote te besh korrelacione te tilla.

Une kur flas per fene nuk flas specifikisht per ate myslimane por per gjitha fete. Kam veshtiresi te kuptoj nje mungese logjike te atille dhe deri ne njefare pike me frikeson.

Futja kot! Shkrimi pas nje nicku nuk duhet te te jape te drejten te shkruash perralla. Po flasim per realitetin shqiptar, jo per histori nje mije e nje netesh...

Ato qe thua ti kane te bejne me traditen shoqerore dhe aspak me ate fetare. Kto presionet per zgjedhjen e bashkeshortit/bashkeshortes i gjen sa te duash ne Shqiperi, por s'kane kurrfare lidhjeje me fene. Mos na perrallis kot tashi!

 

Kam kohe qe i mungoj shoqerise shqiptare ndaj shume shembuj egzakte bazuar ne ate cfare luhet ne Shqiperi une nuk jam ne gjendje te te jap. Une mund te flas per dinamikat e pergjitheshme qe ushqejne keto fenomene. Perpos kesaj, duke qene pjese e institucioneve arsimore te vendit ku banoj, kam njefare vizioni mbi ate çfare gumezhin ne ato ambiente.

Se dyti, per hir te mbarevajtjes te bisedes tone, do te keshilloja te ndreqje tonet e bisedes. Mund te toleroj/shijoj mendime kontrastuese por jo nje bashkebisedues qe s'njeh kufinjte.

Ta thoje qe ne fillim qe nuk e njeh realitetin shqiptar dhe bashkebisedimi do ishte i ndershem. Por te hamendesosh dhe te pretendosh se po bashkebisedon, kjo eshte mungese ndershmerie, prandaj edhe perdora fjalen "perrallis". Diskutimi mbyllet ketu per mungese serioziteti.

Diskutimi mbyllet ketu per mungese serioziteti.

Amen to that! smiley

ore mire percja vl. po dhe pema qe te mbije do te hidhet fara njehere. e percet dhe ekstremizimi fetar i mungon atij vendi dhe te kthehemi te lufta me shpata pastaj.

me ata kllouna qe jane aty, prit kur te dali ndonje ligj per vetbombardim, me pretekstin se do ti bejme te reja nga fillimi qytetet. e.g. parlamenti votoi sot unanimisht bombardimin e Vlores, Gjirokastres, Tepelenes dhe Elbasanit me nje udhezim nga komisioni i EU per ceshtjet urbane, duke i hapur rrugen projektit gjigand, qe s'e ka pare ndonje here historia tone e kombit: ndertimit te nje qyteti modern qe shiun dhe diellin i komandon me pult.

Tani, shume mire qe po diskutohet lejimi, se psh e drejta per t'u arsimuar eshte e drejte nderkombetare + e drejte kushtetuese.

Puna eshte qe njekohesisht duhet te kembengulet ne tutelimin e pozites se gruas brenda shoqerise, ne garantimin e te drejtave te kesaj dhe denimin e gjithkujt mundohet ta manipuloje apo ta shtrengoje ne zgjedhjet ... Me nje llaf te garantohet sa me shume te jete e mundur respektimi i vullnetit te femres. Kjo bashke me shkollimin jane garanci reale. Te tjerat i mbeten individit pastaj.

Vajza me perce thote: "Ma ka thene truri te shkollohem, por shteti do te me lere injorante". Hmmm. Sikur nuk perputhet shume me klishene...

bukur,

pastaj te kthehemi ne kohen e gjyshes time.

kta i mbulojne gocat qe te vogla fare ne moshe te mitur, dhe per ket nuk besoj se e ka vra fort menjen njeri. Por ama i shqeteson shume deputetet tane zemergjere E Drejta per Shkollim, po po.

hajt nejse une besoj se do vazhdojne te bejne ping pong me kete pune simas leverdise dhe gazetat do ta hedhin vallen sipas atij avazi

 

Je lodhur sot se ja ke leshuar ne rrapishte as vet se di ca ke then smiley(Tu ngjita ty si shushunje per te ber koment se nuk me del menyra per te ber koment direkt dhe vec me PERGJIGJE mundem).Si perfundim i kemi ngaterruarr keto te drejtat e ligjet sa nuk merret me vesh.Nje ligj qe rrezon dicka rrezohet nga nje nen i nje ligji tjeter e keshtu me radh behet nje rrumpall si thot ai njeriu gjate i kryekazaz smiley (po kerrnaqemi ne vlore sa qe shi balt plot ka ca dite bereqaves vec ajer me grimca gjerbim smiley )

e lodhme sa ska mo vallai. ma ka marre shpirtin kapitalisti.

po ti pse me qepesh mua, ja ku e ke hurbin psh ma poshte (Hi Hurbi smiley)

dhe me ate rast ndez dhe debat prej verteti, se une skam takat me ta zgjat smiley

Moj keta te bejn ca te duan..ne nga Laberia nuk na ze shume halli perceve se asnje oxhak minareje e as nje kembore qishe s'kemi ngritur...Po me vjen inat qe me del flamuri grek ketu se ne fakt jam lart ne fshat po keta pisat e vodafonit na i paskan me hile smiley

po ju skeni nevoje me i vesh me perce grate ore.

kapadailleku juaj ju mjafton boll si siklet, skane nevoje tashti dhe me pelcit vape nen tesha te shumta smiley

shif delet aty ne stan se mos tu kane shpernda , ate bej dhe leje vodafonin ti lyje qerren qivirise se vet smiley

ani ani Tushe smiley

Hic cizkejk per ty, nginju me t'fabrikes smiley.

smiley

po ti vec nga inati i gares se qokave do ma qesesh cizkejkun, qe te ma lesh mua dopjogjashten ne dore. se kam hic merak smiley

Mnjf per nje cizkejk nju jorki = nje souvenir nga molla e re?  

Mi llajk dhe dill smiley

nga molla e madhe deshe te thoje ? smiley

ku di une, ti je vendalije, duhet ta dish vete si bohet qoka aty tek molla  smiley

por cizkejkun ske per ta lene, vec nga inati chenes smiley

hajt naten e mire prej knejna, ene pafsha cizkejk n'enderr smiley

ncncncn, tushe.  Najs traj smiley.  Nga molla e re e kesha llafin smiley.

Naten, uord per uord "sweet dreams" smiley.

Te qenkan perveluar siguresat me labin me duket i rri pince dhe me tela te zhveshur nuk te cikin me njeri tjetrin smiley.Ka ren ujku madh ketej ja sa dola se u leshuan qent nga rreza e malit smileysmiley 

... dhe diçka qe tani m'u kujtua :

Eshte e tmerrshme menyra me te cilen shtremberohet gjithçka, çdo lajm, çdo fjale qe del, çdo fjale qe lexohet, gjithçka shtremberohet, dhe ç'eshte me e keqja, qellimisht.

C'kuptim ka koha e ardhme e menyres deftore "VAJZAT ME PERCE DO TE LEJOHEN..."

Kjo gazetarja, Eljona Ballhysa, a e ka idene e menyres deftore ? Po te menyres kushtore ? A sheh ajo ndonje dallim mes tyre ?

Dhe ky problem eshte i perhapur gjeresisht, e shoh gjithandej, perdite e pernate.

Keto i percet i hoqi Zogu para 70 vjetesh me duket.

Pikerisht, s'e ka vu njeri ujet ne zjarr per ket 'projektPALLEN' e ktyne

Eshte e tmerrshme menyra me te cilen shtremberohet gjithçka, çdo lajm, çdo fjale qe del

 Diskutim interesant...Nqs simbolet fetare nuk lejohen, atehere nuk lejohen per te gjithe dhe pike, dhe mendoj per te evituar 'nxehjen' e situates eshte me mire te mbetet keshtu. Pra, besimin mbaje per vete, por jo ne shkolle.

Megjithate, per hir te diskutimit meqe jem ne forum te tille une dua te sjell nje shembull tjeter. Une kur isha ne shkolle ne Tirane vija nje kryq ne qafe (qe e ve edhe tani here pas here kur ashtu ndihem). Ky propozimi thote qe mua me garantohet qe nuk  me ndalon (diskriminon)  njeri te studioj etj etj edhe kur atij/asaj nuk i pelqen qe une mbaj kryq ne qafe (simbolizon perkatesine time ne fene e krishtere, ne rastin tim ortodokse). Nese kjo me lejohet mua, atehere shoqja ime myslymane po ashtu nuk duhet te ndalohet (diskriminohet) te studioje sepse atij/asaj nuk i pelqen qe kjo mban shami ne koke (simbol i fese myslymane ne kete rast) . Mendoj se diskutimet e tipit 'pse e mban ajo shamine' ose 'kush e detyroi t'a mbaje shamine' dhe 'c'do te thote kjo per pozicionin e gruas ne shoqeri' apo edhe 'a ka raste kur 'blihet' besimtari nga perfaqesuesit e nje feje te caktuar dhe cilat jane pasojat e kesaj praktike' jane tema shume te rendesishme por per t'u diskutuar vecmas dhe shume me gjere dhe jo te ngaterrohen te gjitha bashke. E them kete se pika e nxehte ketu eshte 'shamia', duke filluar qe nga titulli 'vajzat me perce do te lejohen ligjerisht ne institucionet arsimore' kur ne fakt ligji lejon vajzat dhe djemte e te gjitha feve me gjithe simbolet qe i shoqerojne nqs miratohet. 'Reagoi komuniteti myslyman' asnje fjale per komunitetet e tjera fetare. 

So what is it that really bugs us about this?

 

 

Pak sqarim per dummies:

Se pari titulli eshte gabim, nuk behet fjale per perce (qe mbulon edhe fytyren) por per shamine e kokes qe eshte pjese e pandare e personit femer te besimit islam.

Se dyti, edhe deri pa u miratuar ky ligj, pra edhe tani qe po flasim femrat e mbuluara kane ndjekur shkollat ne Shqiperi, duke u bazuar ne te drejten qe ju jep Kushtetuta. Ka pasur vetem raste sporadike kur ndonje kokekrisur ka shkaktuar ndonje problem.

Ky ligj e rregullon tamam dhe nuk le vend per interpretime sipas qejfit.

Se treti, laiciteti shqip e sakte do te thote mos perzierje e fese ne punet e shtetit, dmth. ndalimi i fese per te qene pjese ne vendim-marrjen e institucioneve. Por laicitet nuk do te thote privim i te drejtes per te besuar dhe shprehur ate ne publik, ndryshe eshte ateizem.

Shkollat jane laike ne program por jo nxenesit dhe studentet.

Vajzat e mbuluara nuk po kerkojne qe te mbajne Kuranin ne qafen e tyre, por po kerkojne qe te pranohen ne institucionet e shtetit te tyre si person ku futet edhe shamia.

Mbulesa e femres muslimane eshte pjese e trupit dhe identitetit te saj.

Se katerti, vendet me demokracine dhe lirine me te zhvilluar ne bote, US, Angli, Kanada ja u njohin dhe mbrojne te drejten vajzave te mbuluara qe te arsimohen ne institucionet publike te arsimit.

A nuk ka laicitet ne US?

Se pesti, kete te drejte vajzave dhe grave muslimane te mbuluara ja u njeh Kushtetuta e RSh ku thote shume qarte se individi ka te drejten e besimit dhe shprehjes se tij ne publik.

Kokekrisurit DJ dhe delet e buta te Janullatosit qe kane kundershtime per kete te marrin persiper te ndryshojne Kushtetuten ku flet per kete ceshtje dhe pastaj flasim ndryshe.

Komunisti i oreve te para dhe DJ i oreve te fundit, EDC.

I juaji Sinqerisht.

flm. mik!

Se katerti, vendet me demokracine dhe lirine me te zhvilluar ne bote, US, Angli, Kanada ja u njohin dhe mbrojne te drejten vajzave te mbuluara qe te arsimohen ne institucionet publike te arsimit.

Nuk eshte se jane 'demokraci' te zhvilluara. Eshte se jane shtete korporatash. Dmth organizatash vullnetare qe s'u rruhet se cer vesh ti per aq kohe sa shpenzo pare. E tham nje here. Laicizmi eshte koncept shteti Francez. Shqiperia influecohet si nga Frengu, si nga Anglo-Saksoni, si nga Turku. Ne rastin e shamise Turku dhe Inglizi puqen..Frengu jo.

 

Katerciperisht mbrapsht. Por neser do te merrem me zberthimin e pikave te tua se vajti nata.

ps : sa per dijeni, USA nuk eshte laik. Presidenti ben betimin mbi Bibel, dhe thote "so help me God".

ps2 : eshte nje gabim trashanik qe edhe presidenti shqiptar kur ben betimin, thote : Zoti e bekofte Shqiperine, diçka e tille. Kjo duhet te zhduket nese duam te rrime shtet serioz.

ps3 : ne nje shtet demokratik dhe laik, Zoti nuk ka asnje lidhje me organet shteterore. Ne asnje hallke te ketij shteti nuk duhet te ekzistoje referenca ndaj Zotit.

ps4 : per te tjerat, neser.

ps5 : delet e Janullatosit dhe te Raxingerit, te pakten njehere ne jeten e tyre, merren vesh me se miri me delet e Arabise. Eshte nje absurditet te mendohet se kisha ortodokse nuk deshiron futjen e simboleve te veta ne instancat e shtetit. Islam+Ortodoks+Katolik+Judaizem = te gjithe jane per ndarjen e shtetit ne parcela te tyret. Pike, vize, kryeradhe.

Eshte nje absurditet te mendohet se kisha ortodokse nuk deshiron futjen e simboleve te veta ne instancat e shtetit. Islam+Ortodoks+Katolik+Judaizem = te gjithe jane per ndarjen e shtetit ne parcela te tyret.

Pikerisht! Nis me shamine, bitis me Sharine.

Rasti: juridiksioni Ontario, Kanada. Historikisht kane qene lejuar besimtaret Judaiste dhe Katolike ti drejtoheshin nje strukture paralele gjygjesore fetare per ceshtje civile (divorce etc). Muslimanet (me te drejte) kerkuan gjygje sheriati(civile). U ngriten ca gra muslimane ne kembe (shumica prej irani) dhe e detyruan Te Parin (kshu e qujn kryministrin provincial) te mbyllte edhe ato struktura paralele juridike katolike dhe judaike. Kuptohet, kristianet e cifutet nuk jane 'te lumtur' me kete vendim. Por ja qe U BO.

Ky ligj e rregullon tamam dhe nuk le vend per interpretime sipas qejfit.

Dakort.

por per shamine e kokes qe eshte pjese e pandare e personit femer te besimit islam.

Kush tha qe eshte e pandare?  Te pakten ne Shqiperi kreu i komunitetit myslyman shqiptar eshte shprehur se eshte preference.

Se pari titulli eshte gabim, nuk behet fjale per perce (qe mbulon edhe fytyren) 

Sic e dime simbolet fetare nuk jane homogjene ne Islam.  Variojne qe nga shamia e kokes e deri tek burka.  Do thuash ti qe s'perdoret ne Shqiperi.  Ne fakt ka raste pothuajse mbulimi.  Megjithate sido qe te jete, projektligji thote qe s'duhet bere diskriminim ndaj simboleve fetare, pjese e te ciles eshte edhe shamia, edhe hixhabi me vello, edhe burka.  Kur ligji artikulohet ne menyre te tille detyrimisht dhe opsionet e tjera nuk jane te ndaluara.  Mire apo keq, per t'u pare.

Shamia e kokes me te vertete eshte preferenc, por ku eshte e keqja tek kjo preference nuk kuptoj une? Pse duhet ti thuashe nje njeriu, jo bre, mos hajde me shami ne koke?

Sidomos kur ajo shamia eshte simbol i nje pjeseje te madhe te shoqerise, dhe nje shembull fetar, jo si swastika e gjermaneve.

Nis me shami, perfundo me Shari

Shamia e kokes me te vertete eshte preferenc, por ku eshte e keqja tek kjo preference

EDC_ tha qe eshte simbol i pandare. 

Kreu myslyman shqiptar tha se eshte preference, me nje fjale mund te jete i "ndare" nga besimi, mnjf jo i detyruar.

Nuk mund te pajtohem asesi me kete. Laiciteti pas fuqizimit te ketij projektligji eshte i cunguar. Ja vlen kjo per te kenaqur interesat dhe deshirat e disave?

Po pse e vrisni mendjen ore le te bejn  c'te duan.Duan te mbeshtillen me carcaf nga koka te kembet,po te mbeshtillen ore dhe tu jet sa me e shpejt dita qe ta perdorin dhe si qefin smiley  Per sa kohe nuk me hakerrohen mua te bej si bejn ata vl le te han njeri tjetrin.Nga momenti qe dikush do marr guximin te me imponoj dicka ateher ka cecua bicak.

Fjalimi i Min te JAshtem Turk ne Saraje me 16 Tetor 2009

Projektligji  propozohet me 11 Nentor, 2009

Dhe kush tha se politka shqiptare nuk ka reaguar ndaj atij fjalimi

Sol ke ndonje pyetje smiley

Sindroma e white men saving brown women from brown men ka goditur dhe shqiperine. Vetem qe tanet si kemi brown.

edhe une jam me ty plako; femrat me perce jane shume sexy

perce

shamine e kokes qe eshte pjese e pandare e personit femer te besimit islam.

Ka nje te vertete por jo te plote .

Gjate kohes se kooperativave , ne mes te ares ku nuk kishte shume hije nen nje diell te forte , gra e vajza zakonisht perdornin shami , kryesisht te bardhe .

Dhe kjo nuk ka pas qene ndonje gje fetare . E perdornin te gjitha grate , katolike , ortodokse , mazlleme etj .

Historikisht u hoq si koncept qe pengonte emancipimin e gruas por jo si detyrim fetar . Argumenti i mbajtjes se shamise se kokes si FETAR eshte me shume boshlleqe dhe POLITIKE Fetare si pro ashtu edhe kunder.

Krahina e laberise per grate e vjetra ne moshe ( plakat ) e ka pas edhe si dhurate nga nipi a mbesa nje shami te zeze per koke .

Kjo eshte pjesa serioze . S'ka nevoje per asnje LIGJ , por mullahu i Vucido;it me kaurken e Pallavramentit e bejne per vota duke e fryre e cfryre sipas qejfit.

Ndryshe qendron puna me percet , jo si simbol Mazllemas por si nje kthim prapa biles shume prapa ne mentalitetin e femres . Dhe te kujt ???

Te femres shqiptare e emancipuar qe ne vitet 1960.....

 

Mire po  kur dhashe une ate shembullin me ate cucen knej ka veni ku rri una , qe e hoqen nga banka per ket muhabetin e shamajs na bote pordhe ju ke forumi dhe na folet per filozofina . Jo mor jo se po kerkun ne universitet do kerkojne ne pune , shkolla 8-vjecare , kopsht dhe pasaj polici dhe me mira ti ndrojme dhe emrin atdheut nga Albania ne Albanistan. 

dhe e fundit kjo ka vlera te medhaja dhe ne kuadrin e regjistrimit me perkatesi fetare qe dun me bo . Greket i moram vesh ca dun tani do kerkojne dhe keto te tjeret d.m.th. NINJAT 

 Praktikimi i fesë, nuk duhet te jet barrier e paklueshme per arsim.

 

E pershendes kete vendim shume te drejtë !

 

Edhe nje gjë, sa i përket shembullit të shqiperis ne kësi lloj rastësh, nuk duhët marr shembull Evropën Kristiane, por të jem vetvetja dhe sot dëshmuam që dim ti afirmojm vlerat tona, DINJITETIN !

Jam dakort qe te shkohet ne shkolla edhe me shami apo perce me fytyre te mbuluar komplet, por me kusht qe te lejohen te vijne ne shkolle edhe vajza me mini fund e gjoks gjysem zbuluar.

E pershendes kete vendim shume te drejtë !

Nuk eshte marre vendim! Eshte thjesht nje projektligj qe mbledh pluhur ne nje sirtar.

Ajde pershendetje ajde !

Mire mire po ecim keshtu dhe pastaj ja veme fajin pse nuk na intergron njeri ne Europ apo ne Bote thush ti se kemi rezerva nafte ne dhe se cajme trepin per asnji. Mire mire ecet keshtu vetem vazhdoni me dinjitet te larte dhe me vendosmeri per te zbatuar ligjet e Sharias. Ah mer xhaxhi kishe te drejte ne nje pike ate me punen e besimit. 

Po mire me ku ma gjetet percen qe dhe vete naltmadhnia e tij Zogu i 1 e ndaloi ?Kush e ka pa ate filmin e shkurter me Ervin Bejlerin dhe me gruan e tij me perce ?

 

Eh..ne kohen e Zogut muslimanet e mire kerkun 'azil' ne Siri. Ndersa sot, sic thone amrikont 'po mbildhen pulat ne kotec'. (the chickens are coming home to roost)

mos i shif gunen po shifi punen -thote poplli

Qe keto gocat do lejohen te vine me shami ne shkolle eshte gje e mire! Diskriminimi per dicka qe nuk e pengon zhvillimin normal te mesimit/punes/jeten e te tjereve eshte i padrejte!

Pyetje!

Po ne fiskulture a do lejohen keto goca te mos zhvishen?

 

Ne oren e fiskultures heqin percet,po kur bojne dush keta gocat e heqin percen?

smiley

Jo e kam llafin, kur te tjerat dalin me breke sporti, keto me shami do jene "exempt" nga kjo praktike, apo do detyrohen (me ane te notes) qe te zhvishen?

Sepse nqs kjo puna e shamise (lejimin e se ciles, une e aprovoj) do jete vetem fillimi i lojes "ne jemi ndryshe", atehere, kjo pune, pra marrja qofte ne konsiderate e vecorive fetare te njerit apo tjetrit, do ishte dicka ... interesante me e diskutu, seriozisht!

 

Mrroko,kur ata nuk heqin percet merre me men ca bohet me xhinset.

Ore pse si taksojne ata qe ngjeshin simbole modestie dhe fetare? Te shohim pastaj se a vijne a s'vijne ne shkolle

Edhy ty  tu duk ka kollaj  me i mor leket tjetrit?Duhet te perlyhesh nganjicik

Kur te jesh perly mir e mir ene te dalesh i paster athere mudn te  taksosh te tjeret

Sa paske pa "Shawshank Redemption" me duketsmiley

Duhet te perlyhesh nganjicik

Kur te jesh perly mir e mir ene te dalesh i paster

Per nje vend si shqiperia ku ka shume fe modeli me i mire eshte ai francez. Franca lexova sot do ndaloje edhe burqat ne vendet publike. Shqiperia duhet te ndjeke modelin francez e ta kanalizoje fene vetem brenda objekteve fetare.

Burkat skane sens,sepse per arsye sigurie fshehin identitetin,po per shamite ca thote franca do i ndaloi ne vende publike??

Jo, shamite vetem ne institucione nuk duhet te kene vend.

ca uniforme duhet ne instituzione?

Budalleku me i madh qe mund te gjesh neper debatet online, eshte kur disa mundohen te shquhen si 'ruajtes dhe shpetimtare' te te drejtave te njeriut. Jam i bindur qe te gjithe ato qe kundershtojne integrimin e nje pjese te popullsise jane ca arrogante te cilet harrojne se; jo shume vite me pare ishin te 'ndrydhur' dhe te diskriminuar nga sistemi komunist. Ne ditet e sotme edhe pse shumica e ketyreve kane dale jashte Shqiperise dhe jane 'integruar' ne vendet ku banojne, bejne te njejtin gabim si komunistet kur ishin ne fuqi. Duan te kontrollojne jeten e te tjereve.

Cdo gje qe po ndodh ne Shqiperi ne ditet e sotme, po ndodh ne konteksin e democracise - e perkryer apo jo - kjo nuk ka rendesi.

Debati qe eshte hapur kohet e fundit ka te beje me rrespektimin e kushtetutes e cila garanton lirite dhe besimin e qytetareve te republikes. Tani, kritikuesit e projekt-ligjit nuk arrijne te kuptojne se jane ato vete - "votuesit" qe duke i dhene voten perfaqesuesve te tyre politik, kane rene dakort ne zbatimin e ligjeve qe jane parashtruar ne kushtetute.

Kurse persa i perket termit 'laicizm' mendoj se brezat e rinj jane ne gjendje ta kuptojme se cfare ne fakt eshte 'laicizmi' - ashtu sic e ka shpjeguar dikush me lart.

Une edhe pse jam kundra 'laicizmit' ne kuptimin e drejte te fjales-  besoj  se deri-diku i ka dhene shkas popullsise shqiptare te gjeje vetveten e te mbaje ate tradite te shkelqyeshme nderfetare qe ekziston. Nuk e di si do reagonin kto 'kritiket' (qe ne kte debat jane me shume Banal se kurdohere) nqs ne perballemi me 'izolimin' dhe diskriminimin e nje pjese te caktuar te popullsise - e cila ne fakt ne baze te llogjikes dhe parametrave demokratike perben pjesen me te madhe te popullsise.

Jo Gazmend ne fakt ata po duan t'i shkelin te drejtat e njeriut. Duan t'i shkelin aty ne thelb, ne zemer te tyre, ne besimin e njeriut dhe te drejten per ta shprehur dhe praktikuar ate. Ne vijme nga nje ateizem me ligj, te dhunshem, shkaterrimtar dhe antinjerezor kur besimi fetar qofte edhe i fshehte ne vrimat e shtepise denohej nga rregjimi po te zbulohej prandaj ka kaq ngjashmeri ne komentet e disave me ate kohe. Nuk e kane perditesuar fare fjalorin kunder fese. Eshte per t'u habitur ne fakt. Me gjithe kete propagande te ateizmit militant bashkekohor keta perseri kane ngelur me propaganden antifetare qe gatuhej ne zyrat e PPSh-se. Hendeku ndermjet atyre qe bene holokaustin komunist dhe te rinjeve e te rejave qe thone se Zoti i tyre eshte All-llahu eshte i madh. Keta te fundit jane deshmi e triumfit te fese se Zotit kur cmenduria e disave i kishte shpallur lufte vete Zotit dhe sipas tyre edhe e kishin fituar. Segregacioni i bazuar ne perkatesine fetare qe te pakten verbalisht kerkohet te behet ne Shqiperi nuk ka gjasa te ndodhe. Askush nuk mund te segregoje muslimanet dhe t'i mbylle ata ne geto dhe t'i vecoje nga shteti i tyre. Kjo vlen edhe sikur muslimanet te jene nje pakice, qofte edhe nje person, aq me shume kur behet fjale per bashkesine fetare me te madhe te Shqiperise. Ligji kur te miratohet thjesht rregullon (jo vetem per muslimanet por per te gjithe grupet e tjera vunerabel per t'u diskrimiuar) dhe qarteson dicka qe gjendet dhe shprehet ne Kushtetute; ne kontraten qe ka bere shoqeria.

Dooks...  ne institucione eshte veshja eshte normale, pakez formale. Flas per shamite, ato lejohen kudo pervec institucioneve publike. Eshte shume e thjeshte.

Jam kunder diskriminimit qe i behet  vajzave qe vendosin shami ne koke, pasi ne nje shtet ku garantohet me kushtetute  liria e besimit, nuk mund ti privohet shkollimi  dhe punesimi vajzave praktikuese te besimit musliman.

Me duket paradoksi me imadh kur shoqata te tera dhe burra shteti  marrin ne mbrojtje homoseksualet,   dhe  nje vajze qe kerkon te veje shamine ne koke per hir te besimit te saj i privohet shkolla ,puna  etj. Kam njohur vajza qe jane larguar nga puna vetem e vetem se nuk kane pranuar te heqin shamine.

Te flasesh per liri besimi e tolerance fetare dhe te luftosh nje besim vetem e vetem se keshtu i pelqen Europes se Krishtere kjo sme duket aspak e drejte.

Ne se do te vazhdohet keshtu shume shpejt Shqiperia  do ti thote lamtumire  tolerances fetare.

A mi flora te kishe mundesi te vije ketu ne london e ti shikoje keto shamite rrugeve te garantoja se do ndryshoje mendim.

 

  Kam lexuar kuranin per  problemin e mbulimit te femres dhe ne mos gaboj  aty shkruhet vetem per mbulim te pjeseve  te turpshme te  njeriut dhe ne se flitet per pjese te turpshme kjo ska te beje me mbulimin e  fytyres. Mendoj qe  popuj te ndryshem kane  zakone te ndryshme  , zakone e tabu qe skane lidhje me islamin si fe.

Ne kuran ne fakt flitet per flokun e femres si ndjelles i meshkujve , qe nga ketu mendoj se  ekziston dhe obligimi  i mbulimit te kokes  se femres me shami.Londonman, bota eshte e bukur pasi eshte  shumellojshme, me shume kultura e me shume gjuhe.Nese njeriu ndjehet i paqte  ne besimin  e tij une nuk e kuptoj ckane te tjeret qe sndihen rehat  .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).