Toyboy

Kirk-McCambley-001.jpg

Në Irlandë, para pak ditësh, shpërtheu skandali seksual për një histori dashurie mes gruas së Kryeministrit të vendit dhe një djaloshi 19-vjeçar. Ja pse lidhjet kur ai është shumë më i ri se ajo në moshë vazhdojnë të shkaktojnë ende shumë polemika.

Të dashuruarit e kujtojnë gjithmonë takimin e tyre të parë dhe për Iris Robinson ai moment do të ngelet i paharrueshëm: kishte hyrë në dyqanin e mishit, te kasapi i saj i besuar, në Ballyhackamore, në një lagje të Belfastit, kur vuri re një djalosh të vogël me përparëse, që mbi një karrocë shtynte disa copa mishi më të mëdha se vetja.

Pyeti se kush ishte dhe kasapi iu përgjigj: “Është Kirk, djali im. Ka ardhur koha që të më ndihmojë”. Djali ishte në klasën e katërt fillore. Zonja Robinson, në atë kohë rreth 50 vjeç, mund të ishte gjyshja e tij. Ndoshta nuk e kishte imagjinuar kurrë, që një dhjetëvjeçar, më vonë, djali i kasapit, do të bëhej i dashuri saj ose ndryshe “toy boy”, siç përdoret sot. Kështu, sa hap e mbyll sytë zonja Robinson, e pa veten në mes të një skandali seksual që shumë shpejt bëri xhiron e botës. Nuk ishte vetëm për diferencën e madhe të moshës, (ajo 59 vjeç ai 19), që tërhoqi vëmendjen, por historia e tyre e shkurtër e dashurisë bëri bujë edhe sepse Iris, është Zonja e Parë e Irlandës së Veriut, gruaja e Kryeministrit që drejton qeverinë autonome të këtij vendi, dhe deputete në radhët e Partisë Protestante, lider i së cilës është bashkëshorti i saj.

Por nëse vazhdojmë të marrim parasysh se pasi u zbulua dhe pranoi lidhjen jashtëmartesore, ajo tentoi vetëvrasjen dhe se përveç seksit, në lojë janë edhe 50 mijë sterlina që gruaja i kishte marrë borxh nga dy ndërtues për t’ia dhënë të dashurit të ri që të blinte një bar (kur mbaroi historia e tyre kërkoi që ai t’ia kthente paratë), besojmë se ka material të mjaftueshëm për të zënë faqet e para të gazetave e edicioneve informative nga Londra në Nju Jork. Peter Robinson, burri i saj Kryeministër, thotë se e ka falur tradhtinë e së shoqes, por ndërkaq ka nisur hetimi për të verifikuar mashtrimet e mundshme.

Katolikët e Irlandës së Veriut kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit, ndërsa partia ku bëjnë pjesë të dy bashkëshortët e ka përjashtuar zonjën Robinson, edhe pse nuk dihet ende, nëse e ka bërë për arsye morale apo për shkak të dyshimeve të lidhura me korrupsionin. Paqja e brishtë në Irlandën e Veriut është në rrezik, thonë të shqetësuar komentatorët politikë. Megjithatë, gazetarët e mediave gossip, duket se janë në ditët e tyre më të mira. Ndërkaq, sociologë dhe seksologë, e marrin ngjarjen e ndodhur në Belfast si provë të një zakoni që po ndryshon dhe po prek sfera gjithmonë e më të gjera. Një psikoanaliste kanadeze, Valerie Gibson, ka shkruar për këtë “traditë” të re edhe një libër me titullin ”Një guidë për gratë e moshuara që dalin me djem të rinj”.

Por cilat janë këto lloj grash? “Janë gra shumë tërheqëse, seksuale, të sofistikuara, plot energji, gra që dinë si ta mbajnë veten në formë, që kanë sukses në punë apo që janë të pavarura ekonomikisht. Me pak fjalë gra, që kontrollojnë plotësisht jetën e tyre dhe nuk dinë çfarë të bëjnë me burrat e moshës së tyre”, përgjigjet autorja. Sigurisht që gratë të vetme nuk do të krijonin asnjë tendencë, nëse nuk do të ishin edhe meshkujt e rinj ata që do të binin pre e kësaj loje. Por djemtë e rinj, janë gjithmonë e më të shumtë në numër. Tani ka dalë jashtë mode mashkulli me thinja dhe moshë të pjekur, të rinjtë krijojnë më shumë tendencë. “Gratë janë bërë më të ngjashme me burrat”, ta pret shkurt Amy Kean, eksperte në lidhjet seksuale. “Bëjnë atë çka duan, ose të paktën e provojnë, ashtu siç kanë bërë gjithmonë meshkujt dhe nuk duan të kthehen në rolet pasive që kanë pasur më parë”.

Kështu, nëse gjithmonë ka pasur meshkuj që kishin dëshirë të dilnin me një toy-girl shumë më të re se vetja në moshë, ka ardhur edhe koha e grave me një “toy-boy” në krah. Cilat do qofshin motivimet, mund të themi se është bërë një fenomen që po përhapet me shpejtësi shumë të madhe. Mjafton të fusësh fjalën toy boy në Google për të gjetur një numër të pafundmë sajtesh angleze apo në gjuhë të tjera që flasin për lidhje të tilla me një diferencë jashtëzakonisht të madhe moshe. Për shembull në toyboy.com dashuria rinohet çdo ditë, apo toybywarehouse.com, mund të lësh takime dashurie mes grave të moshuara, por tërheqëse dhe meshkujve të rinj në moshë. Motori i kërkimit në internet të çon edhe në sajte që flasin edhe për barazinë mes sekseve apo ato ku mund të gjesh shpirtin tënd binjak, pavarësisht diferencave. Kjo sepse dashuria është e verbër. Me pak fjalë, zonja Robinson nuk mund të zgjidhte një moment më të mirë për të treguar takimin e saj me djalin e vogël 19-vjeçar të kasapit. Ky po që ishte një skandal i vërtetë për burrin e saj Kryeministër.

Por në klubin e grave të tilla qëndrojnë në krye pa dyshim Demi Moore dhe Madonna, por nuk mungojnë aty as biznesmenet, sipërmarrëset, mjeket, mësueset, asistentet sociale që tregojnë dëshirën e tyre për të pasur në krah një toy-boy. Në faqet për shpirtrat binjakë në internet lexon lloj-lloj historish. Vërtet që Zonja e Parë e Belfastit nuk është e vetme. Sipas sociologëve, ka shumë mundësi, që të jemi në fillim të një lëvizjeje që do të përmbysë çdo parashikim: mjafton të shohësh lajmet e raportuara nëpër gazetat londineze të javës së kaluar ku Allegra Mostyn Owen, 45 vjeçe, ish-gruaja e kryetarit aktual të Bashkisë së Londrës, Boris Jonhson, u martua sipas traditave myslimane me një djalë 23 vjeç. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte fakti se gruaja ishte e gatshme të pranonte edhe poligaminë, d.m.th të pranonte që ai të kishte gra të tjera duke qenë se vetë nuk mund të bënte fëmijë.

Për ata që mund t’u bëhet një fiksim patologjik, ekziston një term, parafili, për të saktësuar njerëzit që kërkojnë raporte seksuale me njerëz me moshë shumë të ndryshme nga ajo e tyre (shumë më të rinj, apo më të vjetër, konsiderohet një formë perversiteti). Një herë e një kohë në botën perëndimore, zbatohej një ligj, edhe pse i pashkruar: “Mos dil kurrë me dikë që është më i vogël se gjysma e moshës tënde plus shtatë”. Por burrat e kanë kundërshtuar gjithmonë me dëshirën e madhe për të shkuar pas vajzave të vogla dhe tani duket se edhe gratë po bëjnë të njëjtën gjë. Është një lloj joshjeje që Dustin Hofman e kishte kuptuar që në vitin e largët 1967 teksa në film admironte Anne Bancroft që bënte reklamën e çorapeve. Mos u shqetëso zonja Robinson, je tamam në modë.

 

85 Komente

Ana H - 12 Jan 2010 - 4:00pm

bobo, i shkreti cun! Kjo qeka dhe e shemtut, mor vlla...

Iris - 12 Jan 2010 - 4:04pm

Po moj shoqe po ka pushtet Tongue

bedrija - 12 Jan 2010 - 5:36pm

e quajne dhe Iris pale Tongue

Big Grin

http://www.pinknews.co.uk/images/irispride.jpg

Iris - 12 Jan 2010 - 5:49pm

Ee, me qenka bere emri i famshem Big Grin

vlonjati - 12 Jan 2010 - 4:06pm

Plake, plake por e ka flak-e!!!

pedro - 12 Jan 2010 - 4:27pm

Kur ajo është 40 vjet më e vogël se ai

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Blendo, korrigjoje pak kete! Apo ka ndonje kuptim tjeter qe i ka shpetuar trurit tim?

Artikulli pak i ceket, Blendo! Nuk eshte ne nivelin tend.

Ndërkaq, sociologë dhe seksologë, e marrin ngjarjen e ndodhur në Belfast si provë të një zakoni që po ndryshon dhe po prek sfera gjithmonë e më të gjera.

Eshte nje film kult "The Graduate", ku per ironi te fatit edhe ajo zonja quhej Mrs. Robinson, dhe kete teme e ka trajtuar qe me 1967. Nuk ka ndonje zakon te ri ketu ne kete mes. Grate e vjetra terhiqen drejt djemve te rinj dhe adoleshentet e kane ate cytjen per te filluar dicka me nje grua te vjeter, me ka ndodhur mua, u ka ndodhur shume prej atyre qe njoh une aq mire, sa te diskutoj tema te tilla, dhe nga kjo nisem qe pothuaj te gjithe djemte kur kane kaluar pubertetin, kane patur fantazi te tilla.

Qe eshte gruaja e kryeministrit te Irlandes se Veriut, so what? Edhe une njoh nje grua ish Kryeministri shqiptar, qe e kishte nje ftujak kur i shoqi ishte ne detyre! Wink

vlonjati - 12 Jan 2010 - 4:29pm

Mo na le te vdesim injorante

pedro - 12 Jan 2010 - 4:39pm

Po ti, kur nuk e ke ditur deritani, nuk ke pse e meson me. Wink

flo - 12 Jan 2010 - 4:31pm

edhe kjo qe thua ti pedro per ate grujen e kryeministrit nuk eshte ne nivelin tend Big Grin

pedro - 12 Jan 2010 - 4:38pm

E di flo, por ishte me e forte se une. Nuk ia kam thene njeriu tjeter. Smile

flo - 12 Jan 2010 - 4:42pm

Big Grin e di, e di, e thash vetem per shaka Smile

e meta me e madhe te meshkujt shqiptare eshte qe perpara se te kene akoma mire mardhenie me nje femer do vrapojne t'ia thone botes

 

 

Iris - 12 Jan 2010 - 4:44pm

Pse ka ndonje arsye tjeter per te pasur marredhenie me nje femer? :D

Selfmaderadio - 12 Jan 2010 - 4:50pm

per ta perdorur, psh? Si sekretare, si dashnore, si kamikaze, si ... (demet anesore te feminizmit)

PS: mos e merrni personalisht, po u ndjete se nuk hyni tek kjo kategori, kaloni me tutje Tongue

Iris - 12 Jan 2010 - 5:03pm

 :D Ne kete pike mbaj anen e meshkujve , kam pershtypjen qe perdoren me shume Big Grin

pedro - 12 Jan 2010 - 4:48pm

a e di ti historine e vlonjatit qe ra ne nje ishull me nje suedezke? Smile

akvll - 12 Jan 2010 - 5:38pm

atij që, pasi gëzoi tërë natën, në mëngjes i kishte varur buzët shtatë palë?

flo - 12 Jan 2010 - 4:45pm

ia thone botes perpara s te ndodhe Big Grin

po ishte ne pergjithsi kjo, nuk ka lidhje me pedron dhe as me artikullin ne fjale, veprimin e se ciles une e demaskoj si masa Big Grin

 

emigrant - 12 Jan 2010 - 4:49pm

ka te dhena qe degjimi i mrs robinson dy here ne dite pas buke parandalon shfaqjet e hernies dhe te shiatikut. efektet anesore perfshijne humbjen e perkohshme te aftesive per te bere keq.

paralajmerim: duhen shmangur dritat e forta ne dhome si dhe zhurmat konfonduese mbi 1.2 decibel. perdorimi i syzeve te erreta gjate degjimit eshte i keshillueshem (ndonese jo i detyrueshem), pasi mendohet qe ndihmon ne pervetim me te mire te trajtimit. pas mbarimit te degjimit, kalimi ne boten normale duhet te jete gradual dhe te marri te pakten 3 minuta.

pedro - 12 Jan 2010 - 4:51pm

emo, Big Grin

flo - 12 Jan 2010 - 4:54pm

emigrant, pikerisht kete doj  te thoja me demaskimin si masa Big Grin

emigrant - 12 Jan 2010 - 5:00pm

originally: mrs. roosevelt & j. dimaggio

jakamoni - 12 Jan 2010 - 6:36pm

how to avoid the bends

Ida_H - 12 Jan 2010 - 4:53pm

Me teper se sa niveli i artikullit, mua me duket fenomeni shume i shemtuar...

Mund edhe te jem e gabuar: por me duket sikur persona te tille kane probleme me personalitetin e tyre.. sikur jane te deformuar emocionalisht:

e cfare mund te gjej nje grua 60-vjecare tek nje 20-vjecar? ( edhe nqs ka vendos te bej ndonje cmenduri per inat te burrit, per inat te priftit  a per qefin e vet...) sa mund ta kuptoj ai ate?  

edhe nga ana e personit tjeter: sado terheqese te jete nje 60 vjecare ( jo me kjo qe qenka si bretkose!!) sa mund te jete ne syte e nje 20 vjecari? Dashuri mund te jete e verber- po qenka edhe shurdhe, edhe e mberdhifur deri ne kete pike sa nuk i bejne pershtypje qe ai sapo ka nis jeten ndersa ajo po merr veten nga menopauza??

 

Sigurisht qe ne secilen prej ketyre rasteve, shume rastesisht, por fare rastesisht,  plakaruqa( ose plakaruqi) eshte  i pasur e i pushtetshem....

bohh...

 

pedro - 12 Jan 2010 - 4:58pm

e cfare mund te gjej nje grua 60-vjecare tek nje 20-vjecar?

Kerkon pergjigje per kete pyetje? Smile

pedro - 12 Jan 2010 - 5:03pm

sigurisht qe ne secilen prej ketyre rasteve, shume rastesisht, por fare rastesisht,  plakaruqa( ose plakaruqi) eshte  i pasur e i pushtetshem....

Keto raste i merr vesh nga gazeta.

Raste te tjera si ajo e Tanit te Bomit qe ia kepuste Sheqeres pesedhjete e kusur vjec gru, edhe e jema e shokut te Tanit te Bomit, nuk ke per ti marre vesh ndonjehere, per mungese te popullaritetit te Sheqeres apo te Tanit.

Por nuk do te thote qe keto gjera nuk ndodhin.

Ana H - 12 Jan 2010 - 4:53pm

Nejse, po ta shohesh me nje sy te dyte, mendjehapur dhe pa paragjykime, po me pelqeka si situate... Tek e fundit, pse te mos i gezoje te mirat e pushtetit qe ka dama plake?! tek e fundit, per cfare duhen parate?! Edhe djalit i jep nje dore, qofte si eksperience, qofte dhe nga ana e karrieres, dama plake i thith energjine dhe freskine per te cilen ka nevoje ne jeten e saj... C'te keqe ka ne kete mes?! :D

vlonjati - 12 Jan 2010 - 4:56pm

e cfare mund te gjej nje grua 60-vjecare tek nje 20-vjecar? ( edhe nqs ka vendos te bej ndonje cmenduri per inat te burrit, per inat te priftit  a per qefin e vet...) sa mund ta kuptoj ai ate?  

Se ca gjen ajo atje s'do shume mend, apo jo!!!

Ida_H - 12 Jan 2010 - 5:04pm

 gjen pafajsine...psh   Wink

 

....right....  po une e kisha fjalen per ndonje gje qe nuk e gjen tek 45 vjecare ne forme te mire psh....! Big Grin

diku ne nje teme tjeter ketu para ca ditesh u fol per mundesie reale,  rritje efikasiteti per shkak te pervojes, artileri...... nejse..

   

vlonjati - 12 Jan 2010 - 5:35pm

Femra kur kalon te 45-tat o fillon e fiket, ose ne te kunderten merr flak,

dhe kur mere flak djeg dhe fshane, si ne rastin e tregimit te mesiperm.

Ida_H - 12 Jan 2010 - 5:53pm

e kam degjuar kete teori, por kam pershtypjen qe e kan krijuar burrat kur kan fillu me i rene fuqite....    e u kan merakun grave te tyre..... ;)

 

 

La_rosée - 12 Jan 2010 - 5:02pm

Fenomen i shemtuar? Qysh? Si? Pse? Tek? Kemi me mijera vjete qe jetojme ne nje rregull social ku mashkulli eshte me i madh se femra. Ne kete rast pranohet çeshtja kurse kur kemi te bejme me nje femer financiarisht te pavarur, ne karriere,...s'u pranoka?

spiritus - 12 Jan 2010 - 5:19pm

 burri kryeminister  e ka falur dhe ...ka nisur te beje hetime. E per cfare? per faktet? Po faktet aty jane..Smile Si nuk u bom djem kasapi mer jahu Smile

pedro - 12 Jan 2010 - 5:23pm

Si nuk u bom djem kasapi mer jahu

Eh, kete thosha edhe une me vete para nja dhjete vjetesh, kur pasha filmin "Il maccellaio" me Alba Pariettin.

Po mire qe mora nje vendim te mencur, qe te behesha dicka tjeter dhe kete punen e "kasapit" ta beja ne kohen e lire, per hobi. Big Grin

spiritus - 12 Jan 2010 - 5:29pm

Shif kur te behet kasapi puna me  e kerkuar nga te rinjte ne TR Smile

pedro - 12 Jan 2010 - 5:34pm

Po s´ja vlen me te behesh kasap ne Tirane, qekur kryeministrit nuk ja blen me mishin gruaja, por bodigardi apo shoferi. Big Grin

La_rosée - 12 Jan 2010 - 5:40pm

Po kush e di sahere e shoqja i ka falur eskapadat e tija. Big Grin

Sidoqofte une s'besoj qe kerkojne seks tek "kalamajte" keto grate por me teper nje sens pastertie emocionale. Kush dreqin mban bagazhin emocional te meshkujve ne moshe?!Big Grin

spiritus - 12 Jan 2010 - 5:45pm

po femra 20 vjecare qe shkojne me burra dyfishi moshes se tyre, si e perballojne bagazhin emeocional ?  Smile

La_rosée - 12 Jan 2010 - 5:49pm

Cila femer normale, shkon per arsye normale me nje mashkull 20 vjete me te madh se vetja? E nese s'je ne çift per arsye normale, atehere s'merr mundimin fare te perballesh veten me bagazhin emocional te tjetrit, meqe s'po synon nje lidhje normale.

emigrant - 12 Jan 2010 - 5:54pm

Dashnite e mdhoja jon t'gjitha anormale. Ose dashnite anormale jon te gjitha t'mdhoja. Something like that Tongue

La_rosée - 12 Jan 2010 - 5:59pm

Dashnite anomalisht te medha jane si kashta, digjen shpejt. Njeriu duhet te synoje gradualen ku klimaksi i saje arrihet aty tek te 65-at, dore-per-dore, te kerrusur, duke balancuar tjetrin ne rrugen e ngrire nga akulli i nates te kaluar.

Iris, 19 vjeçaret kane nje veti, bien shpejt ne dashuri por dhe dalin shpejt. Mirepo ai interval kohor ne te cilin jane brenda, humbasin llogjiken ne admirim per palen tjeter. Cili individ s'kerkon ate admirimin e verber nga pala tjeter?!

Iris - 12 Jan 2010 - 5:53pm

Te kerkojne seks i kuptoj, pasterti emocionale te 19 vjeçaret s'e di si mund te gjejne kur kane ndergjegjesimin e faktit qe "perdoren". Jo po te kerkojne "pasterti emocionale" te me te vegjel ath, meqe ka ndonje garanci me shume Smile

Ida_H - 12 Jan 2010 - 5:23pm

<blockquote> sigurisht qe ne secilen prej ketyre rasteve, shume rastesisht, por fare rastesisht, plakaruqa( ose plakaruqi) eshte i pasur e i pushtetshem....</blockquote>

me duken te shemtuara te gjitha ciftet me diferenca te tilla te stermedha, pavaresishte nese me i madh eshte f apo m....

mendoj qe partneri me moshen me te madhe 'uzurpon' jeten e tjetrit...

a e imagjinon dot... ti do te per ski... nuk shkon se ruan burrin se mos i bie infarkt....!!!

 

Ana H - 12 Jan 2010 - 5:30pm

Prandaj, shkurt muhabetit, e gjen cun te ri ajo teta, qe jo ski, por dhe basketboll e futboll te luaje me te... Big Grin

Ida_H - 12 Jan 2010 - 5:36pm

po, po nuk i ka bere llogarite mire se tani i fillon osteoporoza asaj ...  :D 

Ana H - 12 Jan 2010 - 5:43pm

Big Grin

Po ti mos i krahaso me grate shqiptare mi, qe u shkon b*** ne gardh nga stermundimet e lodhjet dhe jane te deformuara nga qycet,  grua krieministri tjetra, ia ka bere hyzmetin vetes ajo... Big Grin

 

bedrija - 12 Jan 2010 - 5:46pm

po dhe po pat xane osteoporoza cer problemi ka, sikur do caje dru ajo..Big Grin

Ida_H - 12 Jan 2010 - 5:54pm

:D 

dizenjatorja - 12 Jan 2010 - 5:26pm

Nuk shoh ndonje gjo per tu cuditur. Djali ishte ne kerkim te parave dhe gruaja e kryeministrit ne kerkim te seksit te munguar nga burri isaj. Pra gruaja me para blen te berit seks me djaloshin. Edhe une po te kish shume para do te kerkoja te bleja te berit seks me.............. a e gjeni dot se me ke?

spiritus - 12 Jan 2010 - 5:26pm

Po jeta nuk eshte vetem ski moj goc Smile

Ida_H - 12 Jan 2010 - 5:29pm

po ski bie fjala....  s'thuhen te tera... 

spiritus - 12 Jan 2010 - 5:39pm

Ne kemi dhe tra dita ne kete fushe.Ali Pashai kishte 60 vjet diference me Vasiliqine. Kemi qene moderne me kohe e vaft. Smile

pedro - 12 Jan 2010 - 5:51pm

Ali Pashai kishte edhe ca gjera te tjera pervec diferences 60 vjecare me Vasiliqine. Wink

La_rosée - 12 Jan 2010 - 5:54pm

Kishe ndonje gje ti kunder Lord Byron? Laughing

pedro - 12 Jan 2010 - 5:59pm

E shikon qe edhe Lord Byroni dhe Ali Pasha jane viktima te popullaritetit te tyre?

Kush i di emrat e djemve te vegjel mustaqepadirsur, qe jane ulur ne prehrin e Ali Pashe Tepelenes dhe kane ndare edhe krevatin me te fiton 1 meleone evro!

Ana H - 12 Jan 2010 - 6:01pm

Nje per nje i do emrat apo nje per te gjithe?! Big Grin

Me sa di une, quheshin dylbere, apo jo?

pedro - 12 Jan 2010 - 6:06pm

Oferta vlen edhe per nje emer te pervecem. Big Grin

Nuk behet fjale per kategorine. Big Grin

vlonjati - 12 Jan 2010 - 6:10pm

jo quhen dele-dash, lol.

La_rosée - 12 Jan 2010 - 6:08pm

Maredheniet mes meshkujve me te medhenj(erastes) dhe çunakeve(eromenos)kane qene nje faze normale drejt moshes madhore te ketyre te fundit. Natyrisht me nje perfitim material dhe ne njefare mase moral te çunakeve. Ali Pasha thjeshte ishte nje admirues i historise. Wink

pedro - 12 Jan 2010 - 6:15pm

Po ti po i del ne mbrojtje nje pedofili? Wink

La_rosée - 12 Jan 2010 - 6:16pm

Po thua qe s'je komfortabel me seksualitetin tend? Wink

pedro - 12 Jan 2010 - 6:20pm

deri tani bereqaversen mire, gjynah po te qahem. Po e mira s´ka fund. Wink

dizenjatorja - 12 Jan 2010 - 5:56pm

Po ate Inglizin, Bajron m'duket e kishte emrin, Aliu e ngateroj per femen? Apo kishte kohe qe i bite b.....

turi - 12 Jan 2010 - 5:53pm

Une po te isha irlandez do te kisha votu per kete zonjen ...Tongue

kjo e njifka jeten persmari... e ca nryshimi ka kur burrat pleq rrijne gjithe diten ke  Longue Bar apo ...thjeshte i japin bakshish kamariereve..bile bile

puna eshte kush shtremnohet, apo kush pagu billin ...Big Grin

keto te rinjte e sotem ta hudhin mer daj ...por ene plaku ka fitimin e vet nuk qahet...Tongue

 

sol-nocturnus - 12 Jan 2010 - 5:55pm

shume mire kane bere, kjo eshte normale dhe ndodh gjithandej. problematike shoh sjelljen e medias ne kete rast. dhe natyrisht qe kryeministri e ka falur, per te mos thene qe e ka paguar ate cunin qe tia mbaje te shoqen larg nje fare kohe

Iris - 12 Jan 2010 - 6:04pm

Tema ja arriti qellimit :Fluks i madh ne ppu kur behet fjale per te komentuar te tjeret qe bejne seks! Big Grin

emigrant - 12 Jan 2010 - 6:12pm

ashu them dhe un. problemet dolen. u sqaruan.

pedro - 12 Jan 2010 - 6:16pm

sex sells! Smile

xhibi - 12 Jan 2010 - 6:20pm

Ne nxitim e siper e lexova sex smells Big Grin

P.S. Peshq, per ca keni komentuar me shume se pertoj ti lexoj? P

pedro - 12 Jan 2010 - 6:22pm

E di ti cfare tha i verberi kur kaloi tek pazari i peshkut?

Hohoho, hello Laaadiiiiiiiiies!

La_rosée - 12 Jan 2010 - 6:26pm

It's called a freudian slip. Laughing

Ana H - 13 Jan 2010 - 1:35pm

Iris,

Pasolini ka nje poezi me titull "Sesso, consolazione della miseria".

Nella facilità dell'amoreil miserabile si sente uomo:fonda la fiducia nella vita, finoa disprezzare chi ha altra vita.I figli si gettano all'avventurasicuri d'essere in un mondoche di loro, del loro sesso, ha paura.La loro pietà è nell'essere spietati,la loro forza nella leggerezza,la loro speranza nel non avere speranza.
xhibi - 12 Jan 2010 - 6:12pm

Ah qe sjlam dhe nje here 19 vjec ta provoja me Tushen si ndihesh me nje femer me te madhe ne moshe.

Artikllin pertoj ta lexoj tani, se dhe e kisha lexuar lajmin gjetke. Por per titllin do thoja, te paska kapur dhe ty Blendo mania e anglishtezimit te shqipes mesa duket. Zakonisht i ndodh atyre qe s'kane dale jashte, jo atyre qe kthehen nga jashte, po hajt mo.

Merr poplli joanglishtfoles, shumica derrmuese, gazeten p.sh. ulet ne kafe ta lexoje, dhe has kete artikullin ...to y bo y ... c'te jete kjo valle Thinking

Big Grin

P.S. Nderkohe gjejini variantin shqip kesaj shprehjes toyboy nqs s'ke ka gjetur Blendi ne artikell.

P.P.S. Si shume i zbardhen dhembet femrave ne komentet e kesaj teme. Surprise

emigrant - 12 Jan 2010 - 6:13pm

shoket treguan pjekuri.

spiritus - 12 Jan 2010 - 6:20pm

un them te dalim edhe me nje dekllarate falenderimi per shoqen  IRIS Smile

bedrija - 12 Jan 2010 - 6:22pm

po po , ket pune e zgjidhem me keto qe shqepen,

por halli tjeter eshte se Paris Hilton, si kunder rrymes qi osht do te qepet tani Big Grin

http://bw.balkanweb.com/fotoAlbum/dritare.php?id=385&IDFoto=385

spiritus - 12 Jan 2010 - 6:29pm

s besoj te kete ketu specialista te qepjes Smile

Iris - 12 Jan 2010 - 6:32pm

 Nuk do ishte me mire qe te studiohej ky mashklli qe dha doreheqjen me shume sesa gruaja qe ja kishte qejfi te konfirmonte sa terheqes eshte pushteti Smile??

keiendi - 12 Jan 2010 - 7:02pm

Edhe ky nuk eshte se nuk e ka qejf...pushtetin. Vetem per tre jave eshte terhequr prej karrikes se kryeministrit dhe kerkon qe te reflektoj.......por njekohesisht e ka falur, dhe po njekohesisht po ben hetime.

Nuk po i del ne dokumenta hetimore nje prej stileve te kamasutras!!

the knight - 12 Jan 2010 - 6:35pm

Tani po,qe ja vlen me e publiku logon e sektit....

turi - 12 Jan 2010 - 6:47pm

po po , ket pune e zgjidhem me keto qe shqepen...

 

po dine boratat se co seksi mi....

i here del pamela andersoni me nji ballkon perpjete ene tremen te gjithe..Big Grin

vaj medet me ngrejt dy ballkone per i here...ngatarrojne njerzit nevojat personale Big Grin

ejde mori dreq cari na ka bo ky dijxhit halbi...prape gjene mire,po ngelen robt ke 0900...

Laughing

Blendi Salaj - 12 Jan 2010 - 7:19pm

Meqe ra fjala. Kete artikullin nuk e kam shkrujt une. Qelloi qe dje po lexoja gazeten e Belfastit per kete rastin dhe sot gjeta kete shkrim tek "Shqip" - por nuk kam asnje lloj autoresie.


pedro - 12 Jan 2010 - 7:44pm

Atehere terheq ato qe kam shkruar kundrejt teje! Wink

chene - 12 Jan 2010 - 7:29pm

Se dija qe serialet amerikane tip kugertaun jepen dhe ne Irlande Tongue

Po kjo su duka as si kuger; ngja me shume me nje seibertooth te ballcamos..

turi - 12 Jan 2010 - 8:31pm

meqe ra fjala me ujtin me zjarrin ene me qeverine nuk bohet shaka...kaptina kaq...faqja aq ...Tongue

vetem i gjo kom nostalgji....kur e kom ndertu shaken uana...robt prejshin kerthizen ke Ilir Gjylbegu...

ps.shaka eshte virtyt ene nuk e bon kushdo....qe nuk e ka tradite, anyaway give them a try...une nuk hum gjo, partnere du....Tongue

 

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente