Mbi ekonominë e fqinjit në Jug

Bashkimi Europian, edhe kësaj here, do të shpëtojë ekonominë greke nga katastrofa. Kështu thotë Edward Hugh, që shkruan tek blogu A Fistful of Euros, një nga blogjet më interesante për çështje ekonomike europiane. Hugh citon jo më pak se tre burime serioze lajmesh (The Economist, Financial Times dhe New York Times), që konfirmojnë se BE do të ndërhyjë në Greqi, kryesisht për të siguruar dy gjëra: 1) që Greqia të mos bjerë në duart e FMN dhe 2) që kriza e saj të mos prekë Spanjën dhe Portugalinë.

 

Pra nëse deri tani pyetja ishte "A do të mund t'a shpëtojë BE-ja Greqinë", tani pyetja është "Si do e shpëtojë". Sepse problemi nuk është thjesht një mungesë fondesh. Greqia ka probleme të rëndësishme strukturore, si fakti që deficiti buxhetor është 4 herë më i lartë se norma e lejuar nga BE. Ekonomia e saj, sado e vogël të jetë (Greqia përfaqëson vetëm 2 deri në 3 përqind e GDP të BE-së), ka nevojë për shumë më tepër se thjesht një injeksion parash.

26 Komente

Monda - 29 Jan 2010 - 12:56am

Penar, po kjo?

Plus qe ketu calon problemi: "Greqia ka probleme të rëndësishme strukturore"  qe asnje lloj bailout nga jashte s'i ben dot derman.  Le qe Papandreu e pohoi vete:

"We Greeks see it as our problem to put our house in order,"

pmusaraj - 29 Jan 2010 - 1:01am

Ah, sorry. Harrova ta pyesja Papandreun ca mendon per kete pune... :-)

Monda - 29 Jan 2010 - 1:03am

Po meqe me dha mua xhevap, thashe ta ndaj me ju Tongue.

Qafir Arnaut - 29 Jan 2010 - 1:02am

Problemi i vetem qe parashikohet ne Greqi eshte a do e kaperdije Greku 'mesatar' shtrengimin e nevojshem te rrypit nga Asfalia? Po qe s'e po e hodhen lumin..

Gazmend.B - 29 Jan 2010 - 1:24am

"The Economist" fliste per situaten greke dhe ka mundesi qe do e nxjerrin nga kriza.  Shkrim interesant.

Po Greqise do ti vijne ne ndihme keto - sic ndodhi ne mbarimin e luftes se dyte boterore, fale Churchill-it. Greket do ishin si rrumunet e sotem pa ndihmen e Evropes.

xhorxhi - 30 Jan 2010 - 10:14pm

shoku me fal se nuk e kapa dot fare kete krahasimin me rumunet e sotem?!?!?!? a mos kane dhe ata nje deficit kaq te frikshem???

Gazmend.B - 12 Shk 2010 - 5:19pm

Xhorxh,

E kisha fjalen nga ana e integrimit ne EU, por mos harroni se Rumania kerkoi ndihme nga FMN-ja para pak kohesh. Ne fakt greket kete po kerkojne - qe te mos i kerkojne ndihme FMN-se, se pastaj nuk dalin me nga sketerra.

tropizma - 29 Jan 2010 - 8:39am

Sipas guvernatorit te BQE-se, BE-ja nuk do te nderhyje institucionalisht, por vende te BE-se do te hyjne ne marreveshje huaje dypaleshe me Greqine. Do ha edhe mishin, do pi edhe mushtin, dmth do ruhem nga precedenti po do bej ate qe duhet.

Pjer Thomas - 29 Jan 2010 - 10:34am

 Greqia, siç e kam thene dhe me perpara djema, ben/kryen shpenzime te medhaja, dhe keto dite nje komision i bankes qendrore europiane po kryen nje hetim (per ta ndihmuar) ne financat e saja. Besoj dhe shpresoj se Greqia do ti uli caze ato pensionet qe ben per interesat nacionaliste, ne disa vende. 

Dje lexova ne gazete Metro (burimi ishte nga gazeta Financial Times) se qeveria greke se bashku me banken amerikane ne Kine Goldman Sachs, kishin kerkuar nje zgjidhje per megaborxhin shteteror te Greqise, ku 25 miliard obligacione qeveritare ofroheshin sektorit te rezervare kineze qe drejtohej nga qeveria e Kines. Gazeta permendte dhe faktin qe nje nga bankat kryesore greke, nuk i jepej/shitej kinezeve.

www.ft.com  

Qafir Arnaut - 29 Jan 2010 - 6:42pm

Kush m'gjen nji fjale te pershtatshme ne shqip per 'default'? Se ene taljon 'default' perdorkan.

dooks - 29 Jan 2010 - 8:51pm

kundravajtje??

Nevriku - 29 Jan 2010 - 9:11pm

mospagim, mospagesë, mosshlyerje

...nuk e shpika vete...ma dha interneti!!

Belul Gjenomadhi - 29 Jan 2010 - 9:53pm

Berlini: Asnjë ndihma financiare për Greqinë   BERLIN- Qeveria gjermane ka kundërshtuar njoftimet e medieve për mundësinë e dhënies së ndihmave financiare për Greqinë e zhytur në borxhe.

Athina me forcat e veta duhet të marrë përgjigjësinë për stabilitetin në euro-zonë, deklaroi ministria e Financave. Gazeta franceze "Le Monde" kishte njoftuar, se disa vende të euro-zonës shqyrtojnë mundësinë e dhënies së ndihmave Greqisë, ndër ta edhe Gjermania dhe Franca.

Kryeministri grek Jorgos Papandreu theksoi në forumin ekonomik botëror në Davos, se vendi i tij do të zgjidhë vetë problemet dhe nuk do t'i lutet BE-së për ndihmë. Greqia në vitin 2009 kishte një deficit shtetëror prej 12,7 përqind, më të lartin në të gjitha vendet e euro-zonës.
(dw/balkanWeb)

Qafir Arnaut - 29 Jan 2010 - 10:00pm

Jorgos Papandreu theksoi në forumin ekonomik botëror në Davos, se vendi i tij do të zgjidhë vetë problemet dhe nuk do t'i lutet BE-së për ndihmë

Greqia ka per te shlyer brenda Korrikut te ketij viti 70 miliarde euro detyrime. 8 miliard sa i mori borxh kete jave me nje kosto 10 here me te madhe se c'mund ti kushtoje gjermanise. Nqs ai 62 miliard euro merret borxh me te njejten 'yield'..atyre s'i ngelet gje tjeter e te bejne si Islanda: 'te dalin per peshk'.

Idris - 29 Jan 2010 - 10:11pm

Nga Ju ekonomistet do te desheronim ndonje pergjigje.

Nga shoku yne Xhibi kemi mesuar se Greqia nderton kapitalizmin ku individi ( fermeri  dhe bixnesmeni zotrie ) jane te pavarur nga shteti dhe nuk duan t'ja dine per te .

Per kete pelqim ,  vendosem edhe ne ta cilesojme ishin tone ,si diktaturen me te ashper qe merrte borxhe , i shlyente nje per nje dhe i ndante hesapet si berberi lesht me qytetarin .

E perse duhet ti rruhet qytetarit GREK se Qeveria ka borxhe ???? Kush i tha te merrte ?

Ata me duket se nuk kane as RRUGE Patriotike ?

Me shume perulesi ...na mesoni pak Ju lutem pa u futur tek taxat !

....atyre s'i ngelet gje tjeter e te bejne si Islanda: 'te dalin per peshk' ...

Qafo , gjizen per te lyer sumen do ta importojne nga ne ? Del e paqarte  Tongue

vlonjati - 29 Jan 2010 - 10:28pm

Te japin greket pensione gjithandej ne lindje (shqiperi, maqedoni dhe gjeorgji), per qindra mijra pseudo-greker,

dhe te bejne gare armatimi me turkun,e te mbajne nje ushtri te s'termadhe dhe ne gadishmeri ushtarake per lufte dhe ne divizionin e janines qe ka si piksynim mbrojtjen nga shqiperia, se mire do i kete punet ekonomike,

pa marre parasysh ketu qe greqia ka nje ushtri te papare prifterinjesh qe jane rrogtare shteti.

Qafir Arnaut - 29 Jan 2010 - 10:39pm

E perse duhet ti rruhet qytetarit GREK se Qeveria ka borxhe ???? Kush i tha te merrte ?

Se pari, ata kane nje buxhet te stermadh ushtarak qe e mbajne sekret

Se dyti, kane 'social safety net' te papam

Se treti, nuk qenkan me mire se Shqieria ne mbledhjen e taksave, packa se ja fusin me top per ushtrine e per 'komunizmen'.

keshtu qe njelin pa lek.

Qafir Arnaut - 29 Jan 2010 - 10:42pm

Ata me duket se nuk kane as RRUGE Patriotike ?

Pse c'ishin lojrat olimipike?Smile Cdo vend qe i merr persiper del me humbje.

enj - 29 Jan 2010 - 11:19pm

E perse duhet ti rruhet qytetarit GREK se Qeveria ka borxhe ???? Kush i tha te merrte ?

Perderisa si ka ardh akoma fatura e taksave e dyfishuar, qytetari Grek mund te mos e rruaj fare, e mund ta bej gjumin te qete. Vecse duhet ta dije qytetari se nje dite ato borxhe + interesat teper te larta dikush duhet ti paguaje dhe ky dikush s'ka per te qene as Papandreu e as qeveriu.

Qeveria Greke eshte e detyruar ta ule borxhin sa me shpejt pasi eshte aftesia e saj per ti bere balle huamaresve qe vihet ne dyshim, dhe menyra me e mire per ta ule borxhin eshte rritja e taksave. Dy menyrat e tjera, qe jane ulja e shpenzimeve te buxhetit te shtetit dhe rritja e forte Proshimit te Brendshem jane te veshtira per tu arritur ne ate situate ku ndodhet ekonomie  dhe gjithashtu nuk mjaftojne per te zvogeluar nje borxh te tille

xhorxhi - 30 Jan 2010 - 10:27pm

Qytetarit grek po s'ju i ruajt tani do i rruhet se shpejti. Zvoglimi i buxhetit do to thote plot Jorgo dhe Janaqa do humbasin vendin e punes (ne shtet). Pensionet shteterore qe ne greqi jane skandaloze dhe skandalozisht te perballuara nga shteti do marrin fund. Investimet shteterore qe punesojne shume njerez ne menyre sekondare do tkurren. Shteti nuk eshte pule qe ben veze floriri, sic duket se ka bere deri tani per Greqine.

 

Mgjt, sic themi ne, gjuha vete ku dhemb dhembi... Ne Shqiperi ne cfare gjendje eshte buxheti i shtetit??

gimi - 31 Jan 2010 - 8:28am

Po te mos ishin gjithe ata shqiptare atje nuk do me vinte fare keq ta shikoja grekun "down" . Por kane per pesuar ne nje fare menyre dhe shqiptaret atje dhe kjo nuk eshte gje e mire .

goldman - 4 Shk 2010 - 10:37am

Me vjen mire qe parashikimet e mia ne nje postim te meparshem te Peshku per Greqine po dalin. E pata thene... Greqia perfundimisht do iki per lesh kete vit, dhe sigurisht ky eshte lajm i mire per ne qe do kemi nje burim problemesh me pak.

Ne fakt parashikimi im i plote ishte qe greket do katandisen ne ate gjendje sa do fillojne te vrasin njeri tjetrin brenda ketij viti, gjithsesi heret eshte ka dhe 11 muaj. E rendesishme eshte qe greket asaj rruge i jane nisur, dhe me shume gjasa nuk ka me kthim mbrapa.

Ky sigurisht mund te jete lajm i keq per te gjithe ata "shqiptare" qe u "vaftisen" te Greqi e u bene "Jorgo", dhe e shiten lekuren per "dy aspra". C'e la vie, te mesohen me idene qe pasaporta shqiptare nuk eshte domosdoshmerisht mallkim per ata qe e kane, dhe qe per te pasur nje jete dinjitoze nuk ke gjithmone nevoje te quhesh "Jorgo". Tani qe Greqia ka marre tatepjeten, te qenit grek eshte akoma me e neveritshme se me pare.

berberi - 4 Shk 2010 - 11:03am

Ne fakt parashikimi im i plote ishte qe greket do katandisen ne ate gjendje sa do fillojne te vrasin njeri tjetrin brenda ketij viti, gjithsesi heret eshte ka dhe 11 muaj.

 

Me fal qe po te pyes se u bera kurioz: ata/greket do te vrasin njeri tjetrin per ti ngrene mishin, pra per tu ushqyer?  

goldman - 5 Shk 2010 - 8:19am

O zoti intelektual nga Tirona, po ke mundesi mos te komentosh mbi postimet e mia, do me kurseje minutat e ketij shkrimi. Nuk kam ndonje interes te diskutoj me njerezit e kalibrit tend. Shko pi ndonje makiato dhe shijo jeten.

berberi - 5 Shk 2010 - 9:49am

Ok, nuk do e perseris me. Edhe une nuk mund te diskutoj me njerez te kalibrit kaq te larte sa ju. Sa per dijeni kalibri im shkon deri tek "tunxhi". Per te shkuar nga tunxhi deri tek ..ari edhe sa shkalle duhen ngjitur? 

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente