Cila është mosha ideale për të ndërtuar familjen? Tani ekspertët thonë se është 34 vjeç

 

THE INDEPENDENT - Ora biologjike rreh per te gjitha grate por dilema se kur eshte mosha ideale per te ndertuar familjen u zgjidh. Ekspertet thone se per grate eshte 34 vjeç.

Nje studim i cili perfshiu 3000 nena te reja gjeti se kur vjen puna tek shendeti i nenes kjo eshte mosha me e mire per grate qe te lindin femijen e pare. Kjo do te thote qe grate te cilat mbas shkolles merren me karrieren ne vend qe te merren me familjen nuk jane duke humbur aspak kohe.

Akademiket studjuan shendetin e ketyre 3000 nenave dhe zbuluan se grate qe lindin femije qysh kur jane adoleshente kane me shume probleme me shendetin me vone ne jete. Sa me shume qe vonohej lindja e femijes se pare, deri ne moshen 34 vjec, aq me i mire ishte shendeti i grave, dhe kur lindja e pare behej pas kesaj moshe problemet nisnin te shtoheshin perseri. Me shume probleme shendetesore paraqisnin ato femra te cilat lindnin femijen e pare perpara se te mbushnin 22 vjec.

"Nje grua qe lind kur eshte 34 vjec nga ana e shendetit paraqitet 14 vjet me e re sesa nje femer qe ka lindur femijen ne moshen 18 vjecare." thote prodesor Xhon Mirovski, i cili udhehoqi studimin e publikuar ne "Health and Social Behaviour Journal".

Por zbulimet e ketij studimi jane vene ne pikepyetje nga eksperte te tjere. Melanie Every, zedhenese e Kolegjit Mbreteror te Mamive ne Britanine e madhe thote se faktori kyc eshte konteksti social i grave, dhe jo mosha.

"Grate e karrieres te cilat e kane vonuar lindjen e femijeve mund te kene te ardhura me te mira, shkollim me te larte dhe shtepi me te mira se grate qe lindin ne moshe te vogel, dhe kjo perben ndryshimin. Nje grua e re mund te jete me e pershtatshme per tu bere nene ne planin e fizikut, por kur ve ne peshore financat, sigurine ekonomike, statusin dhe zhvillimin e jetes se femijes, atehere grate qe e nisin familjen me vone mund te kene avantazhin."

 

Sesilja Pajper, nje kerkuese prane Departamentit te shendetit publik ne Universitetin e Oksfordit thote se grate nuk duhet te harrojne se pas moshes 35 vjec nisin te jene me pak pjellore.

"Aftesia per tu bere nene nis e zbret mbas 35 vjetorit, prandaj grate qe e nisin familjen aq vone do ta kene pak te veshtire. Ushqimi me gji ia ul gruas ovulacionin. Prandaj nese e ke bere femijen e pare kur je 34, te dytin duhet ta presesh kur je 37 apo 38 vjece.

"Grate qe duan te kene me shume se nje femije nuk duhet ta nisin tek 34-a. Mosha 30 eshte me e pershtatshme" -  shton ajo.

Po sipas jush? Cila është?

SQARIM: Kjo është një temë që do ta trajtojmë në programin e mëngjesit në radio. Disa nga përgjigjet tuaja mund të lexohen në transmetim.

109 Komente

Ne s'gaboj, familje eshte dhe nje cift i martuar pa femije, apo jo? smiley

S'e kam kuptuar tendencen e cifteve shqiptare qe brenda vitit te pare marteses te behen doemos me femije. Thua se jeta bashkeshortore s'ka gje tjeter per te shijuar, a se cifti s'mund te punoje per nje fare periudhe per t'i siguruar nje baze me te mire materiale familjes. Nejse.

Persa i perket femres, them se me sh se ceshtje moshe, eshte me teper ceshtje realizimi personal. Ka nga ato qe ndihen te realizuara qe 20, ca te tjera 30, e rendesishme eshte te mos e kene me pishmanllek memesine.

Blendo, cer jon kto thagma. Sa me shume vonon femra te pjelle, aq me shume rritet probabiliteti i lindjes te femijes me te meta mendore e komplikime te tjera. Kto research journals jan 'flavor of the day'. Pagu i korporat dhe VU! ai tjetri..ja keput me 'research'.

Sa me shume qe vonohej lindja e femijes se pare, deri ne moshen 34 vjec, aq me i mire ishte shendeti i grave,

Per nder..po ja pijn longun shum shoqnis te konsumit ene doktorrat. Sikter mer! Sikter!

 Nje grua e re mund te jete me e pershtatshme per tu bere nene ne planin e fizikut, por kur ve ne peshore financat, sigurine ekonomike, statusin

 

Cila është mosha ideale për të ndërtuar familjen?

Pyetje interesante, me pergjigje po aq interesante ma ha mendja smiley, po gjithsesi pergjigjet jane shumefaktoriale, dhe gjithashtu secili faktor ka rendesi te ndryshme tek individe te ndryshem. 

Nga ana 'kafsherore', dmth nese do llogaritesh thjesht shanset qe femija te lindet sa me i shendetshem dhe me gene sa me te mira, idealisht prinderit duhet te jene diku rreth moshes 18-22, se pas kesaj moshe, si tek meshkujt dhe tek femrat fillon nje fare degradimi fizik, sado qe deri nga te tridhjetat ky degradim eshte me rritem shume te ulet, pastaj e rrit pak shpejtesine, dhe nga fundi i te 40-tave shpejtesia behet teper e ndjeshme, e kur shkon nga te 60-tat e kupton qe je bere tjeter njeri. :O

 

Shendeti i nenes dhe aspektet e tjera (financiare, sociale, etj) pastaj jane dicka me vete, dhe pergjithesisht jane faktoret determinues, dhe per ate duket se flet me shume artiklli.

Po prap (duke folur me rezerva se s'e kam lexuar origjinalin e artikllit) kjo shifra 34 dhe menyra si eshte shkruar artikulli eshte misleading. Nuk ka moshe ideale per 'shumicen' ne lidhje me kete gje, per sa i perket prinderve, ciftit. Varjacionet individuale jane shume me signifikante sesa te pergjithshmet, rrethanat ndryshojne shume nga nje njeri tek tjetri.

 

Kjo tendenca per ti thjeshtezuar gjerat dhe per te gjetur numra magjike dhe ideale per te gjithe njerzit, eshte e trishtueshme, kur behet fjale per shkencen. Fajin kryesor ne kete e kane mediat qe publikojne artikujt shkencore, jo ata qe bejne hulumtimet, pasi shkenca s'eshte shume 'seksi' per vemendjen 30 sekondeshe te lexuesve dhe manine sensacionale te mediave, keshtu qe shpesh keto studime dhe artikuj qiten jashte kontekstit, si puna e humorit tim kutist. smiley

Pyetja eshte krijuar mire.

Mosha normale ku te gjitha parametrat perputhen me mundesit, moshen, formen fizike, etj eshte 25-27 vjeçe (f) 30-33 vjeç (m) .

Kur ne mes futet karriera,puna,studimi, normale qe nje grua ( vajze) sa me vone te lind aq me shume ka mundesi te permisoje jeten ekonomike.

Ne moshen 34-36 vjeçe shpesh ne Shqiperi lindnin ato gra qe me femijen e trete kerkonin o djalin o vajzen, e paguanin me prishjen e dhembeve, mosha ku organizmi ka nevoje te madhe per vitamina e krypera minerale.

Mungesa e nje ushqimi te mire, mangesi kulture, puna, e mbi te gjitha mungesa e nje etike shendetsore, shkaqet qe nenat tona kane lene dhembet.

 

Nuk e dija qe nenat ne moshe te pjekur paskan gjasa me te larta per te bere femije me mangesi Qafiro. S'e kisha hasur kete.

Kjo ceshtja e krijimit te familjes nuk eshte domosdoshmerisht tek lindja e femijes po te gjithe elementet qe bejne nje familje, dmth, njohja, fejesa, martesa etj... keshtu qe mire e ke kuptuar ti "nejse".

Disa mendojne se ne moshen 20 vjecare njerezit jane ende ne proces ndryshimi dhe nuk njohin mire as veten, jo me te dine si rritet nje femije... keto teorirat e njeriut ende te parritur mund te kundershtohen si gjepura te jetes moderne, po ta krahasosh me jeten e para dy brezave ku gjyshet tona mbeteshin me barre per 16 vjetor nga gjyshat tane 21 vjecare... Por ne planin induvidual detyrohem ta pranoj se une ne moshen 25 vjece kam qene teper "kalama" per te pasur kalamaj. Do kishte qene katastrofe! Ose ndoshta jo. Nje shoku im qe e ka djalin e madh 12 vjec thote qe te meson natyra vet. Do s'do behesh i zoti, roli i babait/nenes mesohet vetvetiu.

 

Nuk e dija qe nenat ne moshe te pjekur paskan gjasa me te larta per te bere femije me mangesi Qafiro. S'e kisha hasur kete.

Ne fakt menyra si e ka thene Qafo eshte pak misleading. Shanset nuk jane shume te medha se do lindin femije monstra apo budallenj nese nena eshte mbi 35 fjala vjen, por eshte e vertete pergjithesisht qe sa me e madhe ne moshe nena, me shume shanse qe femija te kete probleme shendetsore, sidomos nga fundi i te tridhjetave-fillimi i te dyzeetave keto shanse rriten ndjeshem dhe ne ate moshe ka shanse reale qe femijet te linden me down syndrome apo semundje te tjera. Prap shanset jane mbase nje ne disa qindra, po rriten ndjeshem ne krahasim me moshen nen 35 vjec.

Po dhe per vete femrat (nenat) ka shanse me shume per komplikacione shtatzanie ose shendetsore kur ngelen shtatzena mbi moshen 35.

Nga ana evolucionare ma ha mendja mosha jone eshte goxha me e vogel sesa mosha reale tani. Kjo shpjegon pse femrat dhe meshkujt behen 'gra' e 'burra' ne moshe te heret, kur jane akoma femije (te pakten sipas konvencioneve te tanishme sociale) dhe pse shendeti fizik degradon kaq heret, ose heret per ne ne keto vite kur mosha mesatare shkon 75 e lart.

Keshtu ndodh po te mundohesh te 'mundesh' natyren apo evolucionin apo 'arkitektin' e qenies. smiley

Fertiliteti i nje femre bie shpejt me moshen mbasi ajo kalon 24 vjetet. Tek nje femer e moshes 34 vjeç, fertiliteti s'eshte ne piken kulmore, veshtiresite e shtatzanive jane me te larta, komplikacionet me te mundeshme si dhe pasojat e demshme post-partum me te medha. Nese flitet per moshen ne kontekstin social te nje femre atehere eshte çeshtje tjeter.

Persa i perket pyetjes: familja nuk eshte nje must, aq me pak nje obligim social. Kohet e institucionalizimit social kane kaluar qe me pavaresine ekonomike te femres. S'besoj qe ka nje moshe te caktuar pasi çdonjeri kalon fazat e ndryshme sipas ritmit vetjak. Shoh qe ne shoqerite shqiptare gumezhin shume kjo puna e çiftezimit dhe ndodh shpesh ne forme abrupte nderkohe qe ne shoqerite perendimore lidhjet jane aq fluide, rrjedhin natyrshem pa stres, pa ndjenjen qe s'ka me rruge kthimi. Duhet te jete e tmerrshme-sado te dashurosh njeriun qe ke ne krah-te hysh ne obligime me ndjenjen qe po ben nje hap qe s'ka kthim.

Kohet e institucionalizimit social kane kaluar qe me pavaresine ekonomike te femres

Po po..po vijne kohet e kometes praj asaj pavarsie..po hajt cer t'ju bojm qe Saatchi & Saatchi bertet 'the consumer is a SHE'. Damn hunter-gatherers..thats what've become once again.

Por ne planin induvidual detyrohem ta pranoj se une ne moshen 25 vjece kam qene teper "kalama" per te pasur kalamaj. Do kishte qene katastrofe!

Po qashtu te do sistemi mer daj..kalamo ter jeten se qyrravitesh per karamelesmiley Une jom 30-e-pirdhu ene hala kalamo jom. Luj luftash ne kompjuter. 

Blendo, pyetjen duhet ta kishe bo keshtu: Cila eshte mosha ideale per seksin femer per te krijuar familje?

Kaq kisha une, se per pergjigjet duhet te flasin femrat. Une per fatin tim te keq jom mashkull, ene ti nuk do me dite fare per ne. 

Keto lloj 'studimesh' behen per te justifikuar faktin e kryer ne terren kur shume e shume gra ndjekin karrieren dhe harrojne te fryejne barkun. Ndoshta ky 'studim' edhe perpiqet te shkurajoje teenage-pregnancy qe eshte shume i larte ne Britani, pasi mosha 34 vjece per nje femer per te pasur femijen e pare eshte shume. Ne kete moshe komplikimet dhe problemet e shtatzanise por edhe risqe per femijen jane shume here me te medha dhe mos harroni o gra e vajza qe pas te tridhjetave fertiliteti fillon duke rene. Ky numer grash te bera nena pas moshes 34 vjec, ne kete studim, mund te jene me te shendetshme pasi kushtet dhe standarded e jeteses i kane pasur me te mira se te femrave qe jane bere nena ne moshe me te re dhe qe ka shume mundesi qe te kene lindur disa femije.

Jo cdo gje qe lexoni online duhet bere objekt diskutimi ne media ne Shqiperi. Aq me keq kur favorizohet kjo gje nga gazetaret apo cfaredoqofshin qe mund ta perzgjedhin informacionin dhe argumentet pro dhe kunder. Nuk tregon as modernitet as snobizem dhe as zgjuarsi por vetem ngre ca hije dyshimi per qellimin dhe aftesine e atij apo atyre qe merren me kete.

Nuk e mora vesh une ;eshte fjala se cila eshte mosha me e mire perte krijuar familje ,apo per te lindur?Per te krijuar familje nuk ka moshe.....per te lindur ka nje fare ore biologjike....Megjithate duke vene ne balance pro e kundra nje grua eshte e mira te kete femijen e pare pas te tridhjetave.....Ne kete moshe eshte e me e pjekur dhe me e ndergjegjshme,di se çfare do.....Per meshkujt sipas meje nuk kane pjekurine per t'u bere prind gati kurre.... smiley

Ah moj zane, ter jeten duke sfiduar (ulur, poshteruar) burrat ngele!!!

Po , te jap te drejte,

Sa here qe djali, rri e loz me mua, eshte me i guximshem , me i levizshem, e me i gezuar, por..... rrezohet me shpesh, grindet me shpesh, ..dhe po aq shpesh kerkon te te abandonoje (ne) prinderit drejt dikujt tjetert, prandaj them qe teoria jote per meshkujt qe ....... "nuk kane pjekurine per t'u bere prind gati kurre" funksionon.

M.g,t pa dashur te ofendoj njeri - kam njohur ne jete njerez qe jane rritur, 

  • pa / larg  nenes  dhe
  • femije te rritur pa / larg babait 

- por  te dytet jane vertet te keqrritur por te zote per jeten , ndersa te paret te paedukate dhe inaktiv.

 Zana, meshkujt frikesohen ne fillim, me pas i mer rrjedha e nuk kane nga ta luajne topin smiley Per femren mosha me e mire sipas meje eshte 22 deri 33.

Nje historian i njohur i mesjetes, Jacques Le Goff na kujton se ne mesjete ne moshen 30-vjeçare quheshe plak. Kjo per shkak te lufterave, semundjeve, te ushqyerit e keshtu me radhe... Qe ketej martesa ne moshe te njome, sidomos e femrave (te cila shpesh vdisnin gjate lindjes), dhe kultura e marteses me nje njeri te vetem. Llogaritni qe maksimumi cifti jetonte tok rreth 15-20 vjet...

Keshtu, nese me rritjen e mireqenies (ne vendet perendimore se ne Afrike natyrisht s'eshte ky problemi), jetohet aty tek 70 vjetet, kuadri ndryshon kryekeput. Psh. fakti qe shoqeria eshte e detyruar te te mbaje me pension 20 e me shume vjet ka nisur te perbeje problem te madh. Po keshtu jane shtuar martesat e dyta dhe te treta, familjet me shume barqe etc.

Sa per moshen e pjellorise se gruas, s'ka dyshim qe psh ne krahasim me nenat tona ne kemi nje avantazh prej gati dhjete vjetesh. Njera nga mikeshat e mia (43 vjec) pret femijen e dyte dhe s'pati asnje problem per te ngjizur femijen. Sa per semundjet e femijes, te bejne analizen e lengut amniotik, ekografi e ku e di une c'tjeter, dhe t'i nxjerrin te gjitha...

Me i rendesishem nga te gjithe me duket fakti qe memesia nuk shihet me si dicka e detyrueshme per femrat. Ajo puna e ores biologjike mua personalisht me duket mashtrim i kulluar. Dhe s'ka dyshim qe bota eshte ende e burrave. Per fatin tone te keq! smiley

Fin,pas te 35 ave,rritet ne menyre eksponenciale propabiliteti  qe femija te linde me probleme(Down,sidomos)Amniocentisi,morfologjikja,flusso jane te gjitha me qellim diagnostikues e jo terapeutik.Ne kohe te pershtatshme merr vesh qe femija eshte sano apo jo per te te lene ne dore zgjedhjen abort terapeutik nese femija ka difekt edhe pas javes se 12 -te te shtatzenise.....Fizikisht eshte e vertete qe grate sot jane shume me ne forme per te patur femije edhe pas 40-ve.Kam ndonje dyshim se kjo forme nuk eshte ne te njejten mase eedhe ajo psikologjike...Ndonese grate lindin me vone ,jane me te shendetshme mosha e menopauzes naturale ka ngelur po ajo....

Ky studim ka nje ane te mire per mendimin tim, pasi inkurajon disi femrat shqipe qe fillojne te ankthosen qe pasi mbarojne gjimnazin per oren e tyre biologjike, nje trashegimi ky ankth dhe i zakoneve tona mesjetare ku femra realizohej ne funksionin e saj riprodhues ne moshe te njome. Nga ky ankth lindin dhe shume keqfunksionime marrdheniesh ne cift me rjedhojat e tyre sociale, sidomos ne shtresat sociale te varfra dhe te painformuara. Biologjikisht rritja mbaron ne 25 vjec, keshtu dhe qe mosha per tu riprodhuar mbase eshte pas asaj, megjithse rregulli i pare eshte te mos kete rregulla per kete pune.

Natyrisht qe ekzaminimet jane per diagnostikim... Per kete punen e abortit di te te them se mbeta e traumatizuar kur vjehrra e nje mikeshes sime me tha qe pervec tre femijeve qe kish bere, kish patur 4 ose 5 aborte (shkaku: shtatzani te padeshiruara) edhe ne nje periudhe kur ne Itali ishte i ndaluar aborti...

Raporti lindje-vdekje ne shoqeri (i rendesishem per mbarevajtjen ekonomike te vendit) eshte edhe pasoje e politikave mbeshtetese lidhur me rritjen e femijeve dhe shendetin psiko-fizik te gruas. Ne Europe Italia renditet ne vendet e fundit sa u perket ketyre politikave...

Pervec problemeve shendetsore qe mund te kete gruaja shtatzene ne moshe te madhe dhe rrezikut qe femija te preket nga probleme gjenetike, qe edhe nese behen testet mund te japin perafersisht nje risk te mundshem apo edhe nje diagnoze, qe si te mire ne fund kane vetem nje gje: zgjedhjen e femres apo prinderve se bashku per te "terminuar shtatzanine" (abortin pra), ka edhe probleme pas lindjes se femijes dhe gjate rritjes se ketij femije - jo shendetsore, por ne marredheniet ndermjet tyre. Perfytyroni nje femer qe lind femijen e pare ne moshen 35 vjece, kur ky femije te jete 20 vjec nena do te jete 55, nje diference moshe e madhe, qe ka plot mundesi te jete edhe ne botekuptim. Do ta kene te veshtire te vendosin nje marredhenie si duhet.

I vetmi avantazh qe mund te kene femrat qe behen nena per here te pare pas moshes 35 vjec eshte se kane me shume pervoje, kujdesen me shume per veten etj. jo dicka tjeter.

Nuk jam dakort fare me ty, biles do i keshilloja te gjitha femrave, te mos mbeten te varura nga burrat e tyre, dhe te lindin femij vetem mbasi te kene krijuar nje fare kapitali qe ju jep siguri edhe nqs do tju duhet te ndahen nga burrat mbas lindjes te femijes. Mosha ideale e koheve moderne ku po jetojme per nje femer te lind femijen e pare eshte 34, mbas shkollimit, dhe mbas disa vite pune ku te kete krijuar nje CV dhe te kete mbledh disa te ardhura. Te tjerat mbi diferencen e  moshes, komplikimet shendetesore etj nuk qendrojne fare, jane gjepura.

Per meshkujt them se mosha ideale per tu bere baba do te ishte 33-40 vjec.

ue po c'qenka kjo, po ju rrofshi se po ja printoj plakes time kete artikull qe te fleje dhe ajo e shkreta nje nate rehat pa e zene meraku i niperve te munguar smiley

Qekena n'rregull e se paskena dit smiley

Budalliqe tamam per emision radioje ne pike te sabahut me duken mua keto, dmth mbush e zbraz kot me kot smiley

Fokusi sot eshte tek vetja e tek paraja e prandaj njerezit po i shmangen telasheve , shpenzimeve dhe kufizimeve qe kane kalamajt. Pastaj duke kerku justifikime dalin artikuj si puna e ketij. Zoti mos lente pa femije asnje qe i deshiron, burra a grua qofte. Dhe me e rendesishmja, te jene femije sagllam e te hajrit.  Dhe se treti deshiroj qe robt te bejne sa me shume kalamaj ama me mend ne koke dhe brenda mundesive dhe qejfit per ti patur e per ti rritur sic duhet.

Moshe ideale nuk ka se varet ca moshe fizike dhe psikike kane individet. Ama personalisht jam per ti bo kalamajt ne kohe, qe te mundesh ti rritesh, ti shijosh e tju gjendesh sic duhet.  Per kete ka rendesi mosha e gruas por dhe e burrit, sepse pervec mireqenies fizike ka rendesi dhe mireqenia shpirterore e femiut.  Per mua, nje femer tek te 25 vjecet gjynah te mos filloje te beje kalamaj nqs i ka mundesite.

Pastaj, nga halli, a behet a sbehet kalamaj pas 35 vjec apo me teper eshte ceshtje tjeter, dhe mire kane bejne ata qe ju japin shanse te mira te gjithe grave qe e kane arritur ate moshe dhe skane bere kalamaj akoma. Ishalla te gjitha behen me kalamaj.

Ama qe ti biesh daulles, se qenka shume bukur te pjelle femra sa me vone, ket une se pertyp dot , sorry...

Bedreqe

Po flitet per moshen ideale per nje femer te krijoje familje, nuk po propagandohet e as po i biet daulleve qe femrat te lindin vone. Perderisa nejrezit po jetojne me gjat, dhe perderisa mireqenia eshte e lidhur ngushte me karrieren dhe CV-n, te mos flas fare per maturimin e njeriut, edhe mua me duket shume llogjik ky konkluzion, qe femra idealisht duhet ta kete femijen e  pare rreth 34, mbas shkollimit, mbledhjes te disa te ardhurave dhe fitimit te nje fare eksperience. Perndryshe me vjen keq por te gjitha gjasat jan qe e njejta femer do te humbase shancin te jete e zonja e jetes te vet. Per femren  eshte  e pamundur te siguroje gjendjen e saj financiare dhe te ruaje integritetin e saj duke lindur femij ne moshe te re. Perderisa egziston mundesia qe femra te arrij qe edhe te jete nene, por edhe me dinjitet perballe shoqerise, opinionit dhe burrit, atehere perse mos ta shfrytezoje kete mundesi?  Fal zotit kushtet natyrore po e  lejojne nje gje te tille, ku njerezit po jetojne gjate, dhe jetegjatesia po rritet gjithnje e me shume.

mire,

a martohemi bashke pra, te te coj llaf kur te bohem 34 se dhe pak dua ?  smiley

Por une mendoj, nje femer tek te 25 psh ka kohe mjaft ti boje kalamajt, ti rrisi dhe kur te jete 34-35 ti kete ne shkolle, dhe ka boll kohe perpara per te bere pune dhe leke.

Ndersa shoqja e vet qe do behet nene kur te jete 35 vjecare, do nderroje pelena dhe do ta kete nderprere te ashtequajturen karriere, e sdo kete as energji me nejt naten zgjuar kur te qaje rroci i  vogel smiley

Une e mendoj ndryshe. 25 nuk eshte as e pjekur, as e pavarur financiarisht, as me siguri profesionale. Varet se si e koncepton edhe jeten, sepse per shume vet, ne fund te fundit nuk eshte edhe aq e rendesishme qe te besh femij! Fundja perse duhet me pas femij patjeter? Varet edhe sa dhe si e vlereson nje njeri veten e  vet, se per ate pune kam pare edhe femra qe jan te kenaqura ti martojne qe 16 vjec, te kthehen ne fabrike kalamajsh, te hane dru c'do nate nga burrat, mezi ti ushqejne femijet nga gjendja e keqe financiare  e te bejne nje tufe femij qe kur te rriten ti ken krah pune. Do thush ti ja vlen se kur te shkoj 35 ajo do i jen rrit femijet e ajo sdo punoj me, vetem do bej palle duke u marr me llafe grash, e duke mallkuar nuset e djemve, kurse ajo budallacka tjeter do merret duke ndrruar bebelinat e duke kaluar netet zgjuar, se zgjodhi te kete femij 35 vjec.

e vertete kjo qe thua. Sa me heret te behesh prind, aq me mire, shijon martesen, femijet dhe femijet e femijeve etj. Por ato qe per arsye nga me te ndryshmet e kane shtyre kete pune, i kane mundesite t'i kene perseri te gjitha keto por ama jo te na e shesin si dicka te bukur dhe te mrekullueshme. Sot me zhvillimin shkencor dhe teknologjik mund te behesh nene edhe ne moshen 50 vjecare, por...

Nje femer qe lind femij ne moshe te re sipas teje shijon martesen? Shijon femijet? Femijet e  jemijeve?  Ne filma e ne perralla po, por ne jete te vertete, mban ne shpine 1000 halle qe mund te evitohen shume lehte me nje shkollim me te zgjatur dhe mbas nje sigurie financiare dhe profesionale, perndryshe do kthehet ne rob i burrit te saj, e varur financiarisht e jo vetem.

Bedri edhe une do t'ia printoj mamit kete "zbulimin" e ketyre specialisteve smiley ...

ishalla ben pune, se ajo imja shef me dyshim dhe mohim cdo gje qe une them, bej apo elaboroj.

une jam definitivisht e marre fund per te dhe ska artikll indipendenti qe ta boje te nrroje mendim smiley

Njelloj! smiley Ju mori me qafe shkolla, thote kjo e imja.

jo ne shkollen se shajme kurre smiley

se une s'eshte se kam bo shume me teper shkolle se plaka ime.

ne ke lagjja ime shajme shoqnine e keqe, koken e forte, celulitin, dhe sidomos  xhinset dhe atletet  smiley

smiley

Ne n'Shkoder kena pas thane:Me fmi e pasuni njiri s'ka t'ngime (ngopur)kurre.Nuk ka gje me te bukur se shume femije ,qe e ema te okupohet gjithe kohen me ta e rritjen e tyre,ebabai(baba'-zeza)te shkoje e te fitoje buken per ta.smileyMamaja te jete e shendoshe e me nje fund me rrudha...te mos ia vere veshin dietave,tonifikimit e cellulliteve.Mundesishte te gatuaje nje gjelle per te gjithe ne nje kusi te madhe me baze gjelbrimesh ku te mos mungoje sidomos lakra....He a nuk ju duket parajsore kjo them!? smiley

po hec o zane, se nuk e mati njeri kenaqesine qe te thuash se eshte me e mbushur dhe e plotesuar dhe e kenaqur nje femer qe ka ruajtur veten, nga nje tjeter qe se ka kursyer dhe ka pare me shume femije te vetet te rriten e ti kete rrotull.

ska receta per ket pune.

secili si ta kete qejfin dhe mundesine smiley

 

studimi nuk e ka keq. une per vete nisem prej eksperiences se nones time. mu me ka bo nona, kur i kish 25 vjeç, kam dale rrote kaishi, i afte per asigjo perveçse diskutimeve pa frut ketu tek peshku. vellane tim ajo e boni kur kish 35 vjeç, ka dal tjetri gjeni.

ne fakt per femren lindja eshte si puna qitjes ne artileri, ku pothuaj asnjehere predha e pare nuk e kap objektivin. atehere ndryshojme ca parametra te vogla dhe hop predha e dyte drejt e ne objektiv.

nende muj me femi ne bark jane shume. kjo e ben nenen, kur lind heret dhe akoma eshte me shume goce se gru, qe kur eshte shtatzane te behet si te thush pishman per femijen qe ka ne bark. nga ky pishmanllik pikerisht ne kohen kur ajo po e realizon ose krijon femijen çike pas çike, behet qe atij "t'i inkulpohen" (ose t'i truperohen) informacione te gabuar, te dyshimta. femija keto do t'i mbaje ne bark te vet per tere jeten.

ndersa nje femije qe behet ne kohe limit te moshes, siç po thone me te drejte ca njerez pak me lart, ben qe nena instiktivisht te ket merak per ate qe ka ne bark, qe siç thame eshte gjylja e dyte dhe ndoshta e vetme e saj ne jete per te prekur objektivat e qitjes. 

por dhe burrit, i duhen pergatitje nga ana e tij. se ai eshte dhe mbetet prodhuesi i spermes ose fares. kjo duhet te jete me kualitet. ne kualiteti tek sperma kerkon pune nga burri, siç kerkohet prej tij dhe tek gjerat e tjera te jetes. pershembull me ngrit pesha te renda burri duhet te trashe krahun njehere. keshtu dhe per nje femije buçko, buri duhet ta kete spermen tull, jo gjysem shurre e gjysem supe. lol.

ka dhe me, po varja kur i thone, kompletoni vete po mundet .....

a te rafte nai gjyle kaptines ty ishalla

smiley

Femijet e pare jane te gjithe te baballareve te deklaruar.Pastaj kur nena e shef qe ka dal rrot kaishi ndrro sperme......Lum-madhin burre e provova......Te shohim ket tjetrin ...e dalin kalomojt gjeni se jane te ngjizur me amore,me ankth,me pasion ...ku ka si jarani...Po ti Hajdar tranquillo....Je i babes ti..  smiley

smiley

hahahahha

o rrofsh rrofsh

bravo zana. smiley

dhe ka mundesi te jet ajo qe thu ti. bile shtoj se jaranin nona kesaj radhe e perdor vetem per lindjen qe si artljere e mire i eshte bere tashme pikesynim i jetes. ndersa kur eshte e re me burrin, do me bo seks ne fakt dhe ben femije. pra ne origjine ka qellim krejt tjeter.

por mund te ket akoma ..... smiley 

E gjete edhe ketu grupin diversionist Hajdaro.....Shume e rafinume kjo.....

keta qe ngjizen aty ne shtratin e tradhetise, plot pasion, emocion, frike, ndjenje jane edhe te bukur jo vetem te mencur. Ai i pari qe eshte i babait te ligjshem eshte shemtia vete, koken me cepa.

 lexo postin tim te dyte, kryesorja (sa i perket kualitetit te femijes) eshte qe nena te ket objektiv te qarte, do me bo seks apo femije. jarani apo burri pak luan rol ketu.

kur nona do me bo femije, ajo e ndjen me hunde dhe burrin me kualitet sperme impeccable. se per ate qellim eshte nis.

ndersa kur do me bo vetem seks, ajo nuk pyt per gjonat e tjera. femijet e tille them se duhet te jene dhe me fatkeqet. ne fakt kur ata arrijne dhe i mendojne keto gjera, se ka femije qe jane te lumtur vetem pse kan lind dhe si me thone, hubjen e kane ne xhep, veç po fituan. kjo do te thote qe nuk eshte e thene qe femija te jet i zgjuar me domosdo, ai mund te arrije objektiva jete edhe duke qene budalla. 

 smiley))) kisha kohe pa qeshur aq shume!! ke fol tamam si bukurosh smiley

keto jane tema fantastike fare te peshku, te gjithe peshqit shkelqejne.

go peshqit go.

go adminat go... sa me shume te tilla

dhe ne fund

xhibi, go f yourself.

Interesant lajmi.

Persa i perket pyetjes, mendoj se nuk ka nje moshe te caktuar apo ideale per te ndertuar familje. Kur te doje Zoti. Nderkohe, ne perpiqemi! smiley

Tek seksioni i ri Juve pyesni neve pergjigjemi i PPU se shpejti do gjeni dhe rubriken Peshku dhe spermadozoidi nga Hajdar Bukuroshi.

por dhe burrit, i duhen pergatitje nga ana e tij. se ai eshte dhe mbetet prodhuesi i spermes ose fares. 

 

Kurse Tushja me ne fund do hape rubriken e saj te shumepritur Peshku ne oret e vona. smiley

une them qe femrat jane fiks per te bere femije sa kohe qe jane prodhimtare. E keqja eshte qe femrat mbi 34 vjec jane te pjekura e te edukuara keshtu qe dhe partneret i zgjedhin te pjekur e te edukuar e te medhenj ne moshe e dihet qe meshkujve u bie fuqia pas te 30-ave (keshtu me kane thene smiley) pra edhe cilesia e prodhimtarise.

prandaj mendoj qe tere femrat mbi 34 qe duan femije te zgjedhin baballare te rinj e te fuqishem e pa budallenj ne fis. se per gjera te tjera nuk ua kane nevojen. Princave te kalter u kane rene dhembet.

kaq se na e lujtet mendsh mamin. ma hoqi fillin fare tani.

prandaj mendoj qe tere femrat mbi 34 qe duan femije te zgjedhin baballare te rinj e te fuqishem e pa budallenj ne fis. se per gjera te tjera nuk ua kane nevojen. Princave te kalter u kane rene dhembet.

smiley

ikone je ikone smiley

 hahhaha lere o blete se keto kohe po me propozojne vetem 23 vjecaret smiley

Po ti mendo per miket Alidea....Mund t'ua japesh e-mailin.....Ke parasysh Demi Moor e Couchner....Jane ne mode Baby -fidanzati....Melhem jane...as qe enjohin leng supe  smiley

 smiley po jo mi nuk ua kam emailetsmiley  jeta jo virtuale smiley po u kerkova emailin me pergatisin poezi dashurie smiley so me mire u them  jeni shum young smiley sinqerisht per  njerin me ka ardhur shume keq  ka rene koke e kembe smiley Bedrijes i kam thon kush esht m duket  smiley

Jepju tundimit...Se si te permbahesh, si te mos permbahesh, prape nga keto mufkat me siper do te degjosh...Nuk ka per te thene njeri qe "ishte krenare dhe me mend ne koke" por "s'ishte e zonja qe nuk e kapi nje burre prej veshi..." ose ajo qe me pelqen me shume "Gjynah, goxha vajze qe mbeti ashtu smiley "

Blete ,ke shume tedrejte;ne n'Shkoder kena pas thane :"T'mirat levdohen,kurvat martohen...." smiley

sa mire e bojne ikto kurvat qe martohen. me kyt rast gzojna dhe ne djelmt e ri.

 cer tundimi o bleto smiley nuk do rris burrecin tani smiley hahha cammon 

femrat mbi 33 vjec deri ne 43 tani jane ne mode per djemte e ri ne te njezetat e tyre, si puna ime. Keto femra jane me pervoje ne shtrat dhe jashte tij, hyn si profesor i seksit dhe del si nxenes, por ama vetem per dashnore, pas orarit zyrtar, me shume jo. Po pati ndonje vullnetare ketu jam une. smiley

e dihet qe meshkujve u bie fuqia pas te 30-ave (keshtu me kane thene Big Grin) pra edhe cilesia e prodhimtarise.

 

Blete, une nuk e di se kush te ka thene/genjyer qe meshkujve u bie fuqia pas te 30-ave. Nese nuk e ke nga pervija tende, une qe jam mbi 30-te e kusur mund te te bind nese dyshon qe nuk eshte keshtu.     smiley 

meshkujve me kalimin e kohes mund tu bjere gjithcka me dhembe e floke, po vetem prodhimaria nuk u bie, dhe "ushtaret" prape ushtare u ngelen edhe 70 vjec.

Albano..ushtare te ç'armatosur e me bajoneta te ulura.....Barut-lagur  smiley

Ne fakt ushtaret tane jane si marinaret (pun intended, meqe eshte ceshtje lundrimi dhe navigimi lol), ate pak energji qe mund te humbasin me kalimin e moshes e kompensojne me efikasitetin e pervojes, prap se prap arrijne objektivin me sukses.

Ne rastin tuaj objektivi eshte si nje varke qe lundron ne ujera qe sa vijne dhe behen me te veshtira, e nderkohe varka eshte prej letre; kur eshte fringo eshte ne forme perfekte, po rrjedhimisht shpejt degradon, ka afat skadimi, dhe me kalimin e moshes humbet fare, s'ka me ca objektiv te arrije marinari, dhe detyrohet te fokusohet tek varka te tjera. smiley

Kjo vlen dhe ne pergjithesi per moshimin/plakjen; burrat plaken me avash se femrat. Nje femer dhe nje mashkull te se njejtes moshe tek te 20-tat duken si cift,  kurse tek te 30-tat e 40-tat, nese jane nje moshe, me ndonje perjashtim te rralle, duken si nje cun me nje grua te moshuar qe mund te jene kolege pune fjala vjen po jo cift. smiley

Ky eshte realiteti sic egziston. Kurse sic duan femrat, eshte ne filmat e Hollivudit dhe ne ndonje rast, prap te rralle dhe per Hollivudin, si Demija me Ashtonin, po dhe ne keto raste Demija e gjore ngeli duke bere kalamanlleqe dhe duke u sjelle si adoleshente, qe te ndihet sikur eshte e re. smiley

Kurse raste te anasjellta, me diference ne moshe kur burri eshte me i madh, ke plot, dhe nuk stonojne. lol

P.S. Mos na i vini ne fajin per kete e, jane hesape te natyres. :wave:

Fokusi sot eshte tek vetja e tek paraja e prandaj njerezit po i shmangen telasheve , shpenzimeve dhe kufizimeve qe kane kalamajt. Pastaj duke kerku justifikime dalin artikuj si puna e ketij

PEQE! Me i ron pjelloria Shqypnis statistikisht 'lyme' sa te rrezikoje renie popullate...s'ka faj Ols Jazexhi qe pellet kunder perendimit. Po na hum fara..(literally)

po kam pershtypjen qe dhe te carmatosur ushtaret njesoj e bejne punen, ndersa puna ne kampin tjeter pushon se egzistuari. D:

 All right people po ju jap mendimin tim: Mosha sipas meje eshte shumedimensionale: 1 Kronologjike

                                  2. Fizike

                                  3. Emocionalo Mentale 

rralle here keta faktore jane ne harmoni me njeri tjetrin..  Pra kronologjikihst ti mund te jesh 30, emocionalo-intelektualisht  35 apo 40  financiarisht 20   etj etj

 

Gjyshja ime psh e ka bere dajon tim kur ishte 44 doli king faresmiley eshte vetem 2 vjet me i madh se uneeee 

So, disa njerez jane 30 dhe duken 20, disa jane 50 dhe duke 30  disa kane pire duhan e disa nuk kane pire duhan etj etj shume faktore qe determinojne gjendjen tone fizike. Disa jane menderisht femije te perjetshem e disa jane  emocionalisht e menderisht te pjekur para kohe smiley disa kane krijuar pavaresi ekonomike qe ne te 20 disa ne te 30 disa ne te 40 .. ec e merr vesh. Plus kesaj  jetojme ne epoken e individualitetit  tanime  jemi teper selektive ..shume me shume se ç 'ishin prinderit tane .. Mosha e duhur .. nuk ekziston sipas meje ..kushtet e duhura po .. dhe  kjo sjell konkluzion qe secili ka moshen e tij te duhur .. sipas tij ne kontekstin e tij..

Kaq uroj te mos jem  shume abstrakte.. 

Po mir moj mir, por po flasim kshu ne pergjithesi.

 ti nuk e paske kuptuar artikullin. gjithashtu femra gjenetikisht eshte e limituar qe ne origjine. si me thene, nje kineze kineze do qise dhe jo bjonda. nje zezake do qise zezak, etj. pela me gomarin do qise mushke dhe jo kale, etj.

gjithe studimi, per te cilen flet artikulli, tregon ne fakt se nje femres pa femije deri ne moshen 35 vjeçe, femija i behet vetvetisht objektiv i jetes (ate qe po lodhen me shpjegu une). sepse normalisht me seksin ajo eshte njohur shume kohe me pare. smiley

prandaj dhe them qe artikulli ka te drejte.

 

Per nje mashkull mendoj ke 28-29 , ndersa femra 24-25 o fiks me u bo none  dhe ai me u bo bab.

Ca flasin per mundesi financiare , uen them qe nuk ka  vdek njeri per te ngrene si jemi rrit ne BREZI para 90 me i cope buke ,  e me napa sumes.

Me pelqen kur shikoj ne rruge tek shtyn karrocen nje femer tek te 20-tat jo nje grua tek te 35-tat , se me duket si gjyshja pastaj.

Vallaj une pata na 3 dasma ne fis ket vere dhe te tre ja ben Bam , kush ne Himare, kush ne Turqi, kush ne Egjipt i prune grate te fryme.smileysmileysmiley

Me ka pelqyer perhere ideja sa me i ri te behesh prind , aq me mire kur te rriten femijet , ti kesh si shoke, si motra.Jo me te kap pencioni tu pjedh hala me ja nis aq vone.


Une jami fejuar aktualisht dhe  ajo e imja sa shef kalamoj du dhe une thot eme cmeni smileysmiley

Zana.

Jemi duke folur si behen femijet jo si behet lufte.

Baruti i "vjeter" shperthen me mire se baruti i "ri".

E gjitha varet tek fusha e betejes, lugina te virgjera, kodra te forta, pyje te tendura, s'ka bajonet qe nuk rrin "gatitu".

Eh lum-Drini;ku eshte plaku derdhet gjaku..... smiley

Burri nuk ka moshe ne kete pike. Mund te godase pak ose shume, fort ose lehte por per te goditur godet dhe jep rezultat.

mos harroni gjithashtu qe popujt e rinj ne moshe (pra ku nenat pjedhin te vogla) jane dhe popujt me te varfer e me budallenj te botes. 

 Ndertohet familje kur gjen njeriun e pershtatshem. Nuk behen kalamajte vetem kur je i qete/e qete ekonomikisht, po mbi te gjitha kur je i qete/e qete emocionalisht. Ka plot kalamaj ne bote qe rriten pa nene e babe, s'ka nevoje te shtohen te tjere veç per egoizmin e te pasurit pasardhes.

ps: artikulli eshte teper i çoroditur per tu konsideruar

Mendoj qe do ishte e paarsyetueshme qe te behen pergjithesime dhe mosha "ideale" - mosha me e mire se te tjerat, jo doemosdoshmerisht ideale, eshte relative per individe te ndryshem.

 

Karakteristikat me ndikim te larte per nje vendimarrje te tille sic jane statusi ekonomik, planet e karrieres, stabiliteti ne partneritet, patjeter qe do i kufizonin mundesite e individeve per te krijuar familje pavarisht nese mosha eshte ajo c'fare studime te caktuara mund ta perkufizojne si "ideale."

 

Per mendimin tim mosha me e mire eshte nga 25-35 vjece si per mashkullin ashtu edhe per femren dhe do varjonte ne nga viti ne vit per cifte te ndryshme.

 eshte relative per individe te ndryshem.

ti kujto se ata profesoret qe kane arrit ne keto konkluzione nuk e dine qe sapo i kalon 13 vjeç (i del lesh tek pubisi, i vijne zakonet dhe formohen kokrat e gjinjve), nje femer eshte e afte te bej femije.

qe po ashtu kjo femer, kuplohet me ate qe ja pret truni ose qe i han suma. 

ata po thone vetem, se kur ESHTE ME MIRE te pjedhesh (ose krijosh familje qe po me nje brime na qet, se familja per femije formohet e jo per te lujt tenis). e kane marre ne shqyrtim shume me shume njerez sesa njihni ju prej eksperiences tuaj te varfer vetjake ose shtepiake.

 

 

Une e di qe ato profesoret qe merren me kete c'eshtje jane njerez te mireinformuar per kete c'eshtje. Por di edhe kete qe pergjithesimet jane gjithnje koncepte te gabuara ne pergjithesi. Gjithsesi kam besimin se ato e dine qe disa femra mund te lindin femije perpara disa te tjerave, disa femra mund te lindin ne nje moshe te madhe qe shumica e femrave nuk e kane te mundur. Diferenca te tilla e bejne te pamundur arritjen e nje konkluzioni te pergjithshem.

 

Jeta e individeve varion shume. Nje eshte lindur ne nje status te caktuar shoqerore, ne nje vend te caktuar, ne nje familje te caktuar, eshte rrethuar nga njerez me tipare dhe karakteristika te vecanta qe asesi s'mund te jene te ngjashme me ato qe ato kane intervistuar. Prandaj analizat e tyre megjithse nje perpjekje me kurajo te madhe per te pergjigjur nje pyetje te shumeperdorur nuk mund te kene arritur ne nje pergjigje perfundimtare.

 

Varet se c'fare karakteristikash perdorni ju per te treguar nje eksperience te varfer, por gjithsesi besoj se kam nje pergjigje. Koha, mundesite dhe kerkesat e individeve jane relative prandaj edhe koha me e mire per te krijuar familje eshte e tille.

Pse mer vetem njihere martohet robi ose robja e...

cfare antikiteti ka fillimi deri ne fund Sad

"Ku m'janë mledhe  - tha - i tuf me impotenta " smiley

Qeka bo si temë për atë Eunukun , ose Tredharakun ose si i thonë të skopiturit e të skopiturat .

Ikni mer gjeni bashkëshorte ose bashkeshortë se latë nom me llafe!

nuk eshte problem te sjellesh femije ne jete ( qofte edhe ne nje moshe te pjekur, madje do thoja se shpesh femijet e fundit dalin me sagllamet, te talentuar dhe te bukur fizikisht smiley )

problem mendoj une, eshte t'i gjesh nje baba te denje femijes tend dhe gjithashtu ti si nene te ndihesh e denje, e sigurt dhe ne harmoni me lidhjen tende martesore apo jo-martesore...

sepse kam pare prinder qe nuk e meritojne te kene femije... 

une mendoj se ne momentin qe ti vendos te behesh prind duhet te ndodh nje proces katarsisi ne qenien tende... te rritesh e te ndihesh i pergjegjshem per ekzistencen e tij, perndryshe me lindjen e nje femije ne nje familje femijesh-prinder, vetem sa shtohet numri i tyre...

me pelqeu kendveshtrimi ( i emancipuar) i blendit dhe irisit... ndersa ca te tjere/a shoh qe e kane kuptuar si teme te llojit : "doni me per belulin"

 Edhe une ashtu mendoj, duhet te rritesh e te ndjehesh i pergjegjshem para se te krijosh familje. Une, p.sh. ne prill mbush 74 vjec e gjysem, dhe akoma nuk e kam vendosur, dua te them qe nuk e kam lidhur jeten me ndonje. Mamaja me thote se nuk jam pjekur akoma.  Mua, ajo qe me pelqen eshte kur enderroj te ardhemen me femijet qe do te mbushin oborrin me cicerima : kur te shkojne ne klasen e pare, pastaj ne universitet... 

Nuk e di kush e ka thene (ndodhta Shekspiri) : jeta eshte e bukur... ehh...

Po ti shyqyr qe paske mamin gjalle akoma smiley

 Mamaja asht akoma gjalle. Ajo ka lemun ne vjetin 1911 dhe mbahet si kumull. Ka dashtun Zoti dhe e ka rujtur si vdora n'mal. (Nuk e di po kur flas per mamane flas ne dialektin e saj) Ma bani hallall.

lol ,

ka nji skec me skener sallakun qe demek eshte nja 100 vjec dhe shkon televizioni ti marri interviste. E fillojne tuj e pyt, jo ca ke hang e ca ke pi qe ke rrojt kaq shume, kur nigjohet nji kollitje nga oda tjeter. Kush eshte aty mre ?

Osht baba thote smiley

ja dhe ket kot si per pershnetje

http://www.youtube.com/watch?v=4iyv0mU6B1k

Pershendetje, une kam kohe qe jam larguar me mamane ne brigjet e Italise dhe nuk e kam pare ate me Skender Sallakun. Nuk e dija se jeta jone ishte bere burim frymezimi per poetet. Do ti them mamase, e do ti behet qejfi. E keqja eshte se kur i flas per poezi me kerkon qe ti flas italisht, mundesisht me gjuhen e Dantes. Artisti Skender Sallaku ne gjuhen e Dantes eshte pak e veshtire. Por, nejse, pershendetja juaj me ngrohu zemren.

PS : Kam patur nje shoqe klase ne shkollen fillore qe e quanin Bedrije. Mos jeni gje ajo? Dhe po te isht dikush tjeter, s'ka gje. Bota eshte e madhe.

po ja pershenete mamin me kyt tjetren :

http://www.youtube.com/watch?v=QNgyDxovu...

 po nga ta di , a jam ajo bedrije une ?

besoj se gjithe bedrijet e kane maru i cope shkolle fillore smiley

me thuj ku e ke bo filloren te te them a jam njajo bedrije smiley

 Une e kam mbarue shkollen fillore ne vjetin 1945. Tek shkolla Kosova.

jo jo paske qene poshte meje n'shkolle.

une ndyztepesen jam fiju smiley

 

 Qenke fejue me nji kohe me shoqen Nexhmije. Pranaj me dukesh si fytyre e pamun.

"une ndyztepesen jam fiju"

 

hhahahaha bedrije me shkrive hahahahah rrofsh goce smiley

 Tash ja kam vu me ndigjue mamase kangen qe m'a kishit dergue, e aj ka fillue me kja. Kur i kam thane qi ma ka dergue Bedrija , aj shoqja jote qi e kena pasun kojshie qi kur osht fejue ne vjetin 1945 ti i ke pas rregullue flokt, aj ka fillue me u dnes. 

mire mire

po jepi nai trinitrine plakes se po ti bi damlla nga dnesa smiley

eh?!!!

c'te zuri ?

p.s.

kur fola per rritjen nuk e kisha fjalen per vjeçet, nejse...

 

 Flo, nuk tu drejtova ty. Thjesht po enderroja duke lexuar rreagimet mbi kete teme. Moshen e thash ashtu kot. Per te folur me zemer hapur. Kaq. Ndoshta ndonje shpirt binjak gjente njeriun e njetes ne personin tim. Ja, kjo ishte e gjitha.

pikëçuditëse smiley

 

 

smiley

Mobiljet i paskan ble ke IKEA! smiley

Mu m'knoqi moma kur msoi si i kishte ardhe goca n'shpi, uli kryte, duret e varme, ene hudhi i' pike lot! smiley

 

Alarm! tik-tak , tik-tak - ora biologjike do dajak! smiley

uee, ca gallate ketu!

po teoria e Hajdarit dhe e Zanes a u lexua ne radio? smiley

meshkujt frikesohen ne fillim, me pas i mer rrjedha e nuk kane nga ta luajne topin

Me pas i merr argateria. Marrin pamjen e konsumuar te mashkullit te martuar qe s'ben me asnje mundim. E pastaj...pastaj do iu recitohen poezi te tipit:

Do te kthehesh ne nje burre si mijera
(kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.)
Do te heshtesh.Do te cohesh.Do te ikesh qe andej,
krahthyer drejt gojes se argaterise do t'ikesh
duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi.

Si përfundim, të riprodhohemi ne 34 vjeqaret apo ta lemë fare këtë punë?

Femra 29 vjece e lart mendoj se ka arritur te krijoje bazat e saj per qellimet  qe do te realizoje ne jete . Shkollen , punen dhe formimin e saj e arrin gjate ketyre viteve.

Nje nene e pazonja dhe pa zanat nuk mund te jete nje mama e sukseshme per femijet ne nje bote kapitaliste qe jetojme sot , unless babai eshte i zoti te sjelle dy rroga ne shtepi , qe t'i krijoje femijes kushte .

Meqenese femra shkon gjithmone per nga natyra me e pjekur se mashkulli , mashkulli duhet te jete te pakten 5 vjet me i madh , por edhe moshatare nuk me duket problem.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).