Një fund, por jo fundi për lirinë e medies

Kjo është dita e fundit kur gazeta “TemA” do të jetë në treg. Pas një përpjekjeje për të mbijetuar pas më shumë se një viti, në kushtet e bllokimit arbitrar prej policisë dhe shkatërrimit të investimeve të saj, situata financiare ka kaluar kufijtë e mbijetesës. Gjykata e Tiranës, e cila duhet të shqyrtonte dhe për shkak të rëndësisë së ngjarjes me precedencë padinë e ngritur ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Rendit për shkatërrim të pasurisë dhe investimit të bërë pranë ish-Tipografisë Ushtarake, ende nuk kanë bërë seancën e parë të rregullt gjyqësore pas më shumë se një viti nga koha kur është ngritur padia. Në këto kushte gazeta nuk mund të mbijetojë, po të kemi parasysh, jo vetëm shkatërrimin e investimeve, por dhe mungesën e reklamave dhe politikën e frikësimit që shteti ndjek ndaj bizneseve që reklamojnë në gazetë. Kontrollet selektive financiare dhe presionet që nisin me bilancet e gazetës prej vitit 2004, po ashtu e kanë forcuar klimën armiqësore ndaj nesh.

Duke pushuar së dali në treg pas 11 vitesh mbijetese, ne, pak gazetarët e mbetur në këtë gazetë, po aq pak sa kanë qenë kur e nisëm, nuk ndjehemi të frikësuar për të ardhmen tonë personale, dhe as jemi duke i kërkuar dikujt të solidarizohet me gjestin tonë pas mbylljes së gazetës.

Jemi të vetëdijshëm se modeli i shpërblimit që ka prodhuar qeveria Berisha me medien servile të saj, dhe modeli i ndëshkimit që prodhoi me gazetën “TemA”, do t’i rëndojnë gjatë në ndërgjegje shoqërisë shqiptare që e pranoi dhe u konfirmua me këtë situatë.

E dimë që duke mbyllur këtë gazetë ne kemi gëzuar shumë vetë dhe kemi mërzitur po aq shumë vetë.

Ne e dimë se sot do të gëzohen hapur ministra, deputetë, biznesmenë të qeverisë, dhe gazeta-shkruajtës të qeverisë. Do të gëzohen njerëz që gazeta ka denoncuar kur kanë prekur paratë publike, kur kanë kapur shtetin, kur kanë vjedhur dhe kur kanë vrarë për të vjedhur. Do të gëzohen përtej tyre dhe kolegë tanë gazetarë, nga ata që i bezdis fjala e ashpër dhe e thënë drejtpërdrejt, nga ata që nuk duan ta shikojnë kurrë të keqen që është përpara, por duan të gjejnë dhe një të keqe tjetër, që të balancojnë kështu një mision të pakuptimtë në favor të status quo-së. Shpresoj të qetësohet pas kësaj dhe ndonjë koleg, i cili në një seri sulmesh të liga ndaj gazetës kohët e fundit, pyeste çdo ditë: “Si ia dalin që nuk mbyllen?” I siguroj se dhe ne do të gëzohemi që ata ndjehen mirë me mbylljen e gazetës. Së paku ia kemi dalë që në mungesë të frikës nga ligji, të kenë pasur një frikë dhe makth nga media.

Por jemi të sigurt se shumë herë më tepër njerëz do të mërziten. Do të mërziten lexuesit tanë besnikë të djathtë dhe të majtë, që iu shtuan gazetës, sidomos kohët e fundit. Do të shqetësohen ata, që shikojnë dhe kuptojnë se si mediet po bien një nga një dhe si po krijohet pushteti i frikës ndaj fjalës së lirë.

Ne sot s’kemi shumë të drejtë t’u japim kurajë, por kemi guximin t’u themi se do shikohemi përsëri në faqet e shtypit shqiptar, të shpërndarë apo të ribashkuar dikur më vonë. E sigurt është se do të vazhdojmë të shkruajmë përditë, do të përpiqemi të botojmë përditë, derisa kjo gjë të jetë e mundur në këtë vend. Nëse bëhet e pamundur, atëherë nuk do të jetë më faji ynë.

13 Komente

Brad - 23 Jan 2010 - 12:30pm

Qeveri e paafte duhet tja kishte keput koken Meros me kohe.

PF - 23 Jan 2010 - 4:06pm

 Nje plehre me pak ne kete dynja.

Ttmsoia - 23 Jan 2010 - 4:16pm

E verteta eshte qe nuk eshte aspak gje e mire kur nje media detyrohet te mbyllet per shkak te trysnise te ardhur nga pushteti. Kushdo qofte ajo media, eshte gje e keqe per demokracine, sidomos kur kemi te bejme me nje media qe akuzon vazhdimisht pushtetare per korupsion, e sidomos kur nuk ka shqipetare qe nuk eshte koshient qe kemi nje pushtet te koruptuar, biles edhe vete mbehstetsit e ketij pushteti nuk kan pike dyshimi qe eshte nje pushtet i koruptuar.

vlonjati - 23 Jan 2010 - 4:30pm

Vet e krijuan, vet e falimentuan, per kete mo dysho, se merua s'kishte as morra kur krijoj TemA-n.

Une as sot s'mund ta kuptoj,

c'pati ZAGARI me i devotshem qe u nda nga Baba!!!

Shqip - 23 Jan 2010 - 5:06pm
Start M. e Financave: Baze 3.3 milion lekë borxh shtetit Tiranë – Ministria e Financave reagoi sot pas vendimit për mbylljen e gazetës “Tema”, duke theksuar se kjo kompani nuk ka dorëzuar bilancet e vitit 2008. Sipas Ministrisë në fjalë, Gazeta “Tema”, ka sjellë në Shqipëri, në vitin 2006 një shtyprshkronjë dhe për këtë, kjo kompani nuk ka paguar zhdoganimin “Shoqëria Media Soft Albania, që sipas dokumentacionit të QKR-së rezulton të jetë rregjistruar në Nëntor të vitit 2005, në pronësi të z. Festim Bajrami, dhe administrator z. Mero Baze, ka kryer veprime zhdoganimi të një shyptshkronje në vitin 2006, dhe nuk ka shlyer detyrimet doganore edhe pas afatit ligjor për pagimin e këtij detyrimi në shumën 4,821,250 leke, dhe aktualisht ka akoma të papaguar shumen prej 3,321,250 lekë pa përfshirë kamat vonesat, për të cilat kanë filluar procedurat e nxjerrjes me forcë të detyrimeve doganore, në përputhje me aktet ligjore”, thonë burime nga Ministria e Financave .“Bëjmë të ditur se kompania në 5 vitet e fundit, nuk është kontrolluar asnjëherë në organet tatimore, çka rrëzon pretendimin e z. Mero Baze për kontrolle selektive nëse i referohet këtij rasti”, thuhet më tej.
arb - 23 Jan 2010 - 5:23pm

Qè mbyllet TEMA nuk èshtè ndonjè çudi e madhe...as qè tani janè kujtuar qè nuk ka paguar doganèn...çudia e madhe èshtè se kèshtu siç shkojnè punèt shumè shpejt TOP QENI po kthehet nè TOP CHANEL,e NEWS24 nga anti-shqiptare nè media e lirè dhe e pavarur!!!urime...

Martin - 23 Jan 2010 - 7:28pm

Shenje e keqe eshte mbyllja e nje gazete apo media ne kete kohe. Problemi eshte se nuk duhet te mbyllej nga presioni i vazhdueshem i pushtetit. As Hugo Chavez nuk do ta bente kete pune. Kelyshi i zgjebosur i Enver Hoxhes dhe servilat e tij i bejne keto pune, sic kane bere gjithmone dhe e mbeshtes ate qe thote se nuk eshte ndonje cudi. Debati nuk qendron ketu, por te fakti se te mbyllesh nje media me presione te tilla, nuk eshte aspak dinjitoze per nje qeveri, sic e kane quajtur keta, "te forte, te pasur dhe dinjitoze". 

Problemi eshte qe ketu nuk qeveris nje elite me plote kuptimin e fjales, por nje grup fshataret oportuniste, te cilet nuk kane pare kurre interesin e vendit, por interesin e tyre. Ju e shikoni vete, jane te gatshem te bejne gjithcka per te fituar para, madje duke vene ne loje edhe krenarine, prejardhjen dhe nderin e familjes. Ceshtja eshte fare e thjeshte: Keta kane lindur te varfer dhe do te vdesin te varfer. keta kane lindur te frustruar dhe do te vdesin te frustruar. Keta kane lindur te shtypur dhe do te vdesin te shtypur.

Debati qe duhet te hapim ne, per te miren tone dhe te femijeve tane kalon pertej mbylljes se nje gazete apo mbetjen ne rruge te nje grupi gazetaresh. Debati qe duhet te hapim duhet te zgjase derisa kjo spirale presionesh dhe korrupsioni te mbyllet pergjithmone dhe derisa ne kete vend te vendoset rregull dhe te shkojne ne burg ministra, deputete dhe funksionare te larte te ketij shteti. 

bajraku - 23 Jan 2010 - 10:28pm

Kam qare gjithe diten kur e mora vesh,jo se me erdhi keq por kush do ta rrahe tani qe nuk shkruan.

Pjer Thomas - 23 Jan 2010 - 10:49pm

"....“Shoqëria Media Soft Albania, që sipas dokumentacionit të QKR-së rezulton të jetë rregjistruar në Nëntor të vitit 2005, në pronësi të z. Festim Bajrami, dhe administrator z. Mero Baze, ka kryer veprime zhdoganimi të një shyptshkronje në vitin 2006, dhe nuk ka shlyer detyrimet doganore edhe pas afatit ligjor për pagimin e këtij detyrimi në shumën 4,821,250 leke, dhe aktualisht ka akoma të papaguar shumen prej 3,321,250 lekë pa përfshirë kamat vonesat, për të cilat kanë filluar procedurat e nxjerrjes me forcë të detyrimeve doganore, në përputhje me aktet ligjore”, thonë burime nga Ministria e Financave..."

 

Nga kjo ketu, kuptohet qarte qe qeveria, nepermjet mekanizmave te saja, po e detyron nje shtypshkronje te falimentoje.  

vlonjati - 23 Jan 2010 - 11:28pm

Pjero, ky mero me ato 500 mij eurot e kazinose bleu nje shtypshkronje, dhe mendoj qe duke pas lidhje me pushtetin do bente botimin e librit shkollor.

Por fati tij i keq ishte se minister ishte pollo qe s'ja kishte harruar ate balten qe ky kishte hedhur ne kohen qe pollo u nda nga berisha.

Dhe ketu e ka fillesen sherri i tij me pushtetin, qe si fillim nisi si nje qejfmbetje me baben qe s'nerhyu, por me pas gjerat eskaluan dhe me urdher te babes ju bllokua shtypshkronja me gjithe lejen koncesjonare qe kishte mare baze te ish-topografija ushtarake.

Pra shtypshkunja s'punoj asnje dite, derisa arrime te kjo qe degjuam sot.

Baze falimentoj bashke me shtypshkronjen 450 mij euroshe qe u kalbe.

Brad - 23 Jan 2010 - 10:55pm

u lodhe ,u lodhe por me ne fund e gjete Pjero,qeveria po e detyron te falimentoje.

rolandb - 24 Jan 2010 - 12:41am

 Oh sa mire!

artian - 24 Jan 2010 - 1:02am

 Nje "plere" bie nje mije plera ngrihen! 

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente