Në emër të Presidentit të Republikës dhe në bazë të pushteteve që na janë dhënë, ne ju bëjmë kalorës të Legjonit të Nderit". Zonja Maryse Daviet, ambasadorja franceze në Tiranë, e artikuloi me një emocion të veçantë këtë frazë drejtuar shkrimtarit Fatos Kongoli, në një ceremoni të veçantë organizuar pasditen e djeshme në Ambasadën franceze.
Kësisoj u bë publik lajmi se shkrimtari i mirënjohur u nderua me titullin më të lartë që jepet në Francë "Kalorës i Legjonit të Nderit", një vlerësim i akorduar nga presidenti francez, Nikolas Sarkozi. "Vendi im njeh në të gjithë kuptimet e fjalës (të njohësh dhe të shprehësh mirënjohjen) madhështitë e veprës tuaj. Vepra juaj e vështirë, "të bësh letërsi është një akt vuajtjeje dhe vetmie", përshkruan mirë në mënyrë të admirueshme, ashtu si vëllezërit tuaj Primo Levi, Solzhenitsyn-i, Vasily Grossman, njëherazi shkatërrimin e ngulmët dhe të plotë, fatet në shkallën e së përditshmes të individëve, të thyer, të shtypur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, rënien e tyre, por megjithatë njëherazi, dinjitetin e tyre", - tha në fjalën e saj ambasadorja Daviet, duke vijuar se librat e Kongolit të përkthyer në frëngjisht, anglisht, gjermanisht, spanjisht, italisht etj, "i kanë zbuluar botës, gulagun shqiptar, njëkohësisht, dinjitetin dhe nderin e shqiptarëve, edhe pse të shtypur". Maryse Daviet ka përmendur më tej kontributin që ka dhënë letërsia e Kongolit për njohjen e Shqipërisë në botë. "Vendi juaj ka veçanësinë dhe fatin që ka ushqyer edhe në mjerim shkrimtarë si ju dhe Kadare. Vepra juaj jep ndihmesë për njohjen dhe kuptimin e Shqipërisë veçanërisht nga të huajt. Kjo është diçka jashtëzakonisht e rrallë në botë".
Duke e cilësuar frankofon dhe frankofil që në moshën më të re, edhe pse Francën e zbuloi vetëm në vitin 1989, ambasadorja Daviet përmendi shtatë librat e përkthyer mjeshtërisht në gjuhën frënge nga "miku juaj, nga dyzimi juaj, përkthyesi gjenial, Edmond Tupja: "I humburi", "Kufoma", "Dragoi i fildishtë", "Ëndrra e Damokleut", "Lëkura e qenit", "Te porta e Shën Pjetrit", "Hija e tjetrit", "Jetë në kuti shkrepësesh", botuar nga shtëpia botuese "Payot &Rivages". "Të gjithë ne, - tha më tej ambasadorja Daviet, - shpresojmë me padurim botimin e ardhshëm të librit "Bolero në vilën e pleqve", të cilën Edmondi e ka përkthyer në frëngjisht dhe përhapur në të gjithë botën frankofone.
Në ceremoninë e dhënies së këtij titulli merrnin pjesë një rreth mjaft i ngushtë me të ftuar, miq të shkrimtarit por edhe shtetarë si kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili ka mbajtur një fjalë të gjatë në gjuhën frënge, e ku ka përmendur ndër të tjera edhe kujtime të hershme me Kongolin, profesorin që i ka dhënë mësime matematikë në kohën kur shkrimtari i madh ushtronte profesionin e mësuesit të matematikës. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri, zv/ministrja Suzana Turku, përkthyesi i gjithë veprave të Kongolit në frëngjisht Edmond Tupja, deputeti Fatmir Toçi së bashku me Irena Toçin, që drejton tashmë botimet "Toena", e ku janë botuar të gjitha veprat e shkrimtarit Fatos Kongoli në gjuhën shqipe.
Mjaft emocionues ka qenë edhe fjalimi i shkrimtarit, i cili ka rrëfyer me nostalgji të gjitha fijet e jetës së tij që e kanë lidhur me Francën dhe gjithë botën frankofone, që në vitet e rinisë së hershme, kur si pa e kuptuar nisi të mësonte frëngjishten e mandej të lexonte gjithçka që i binte në dorë nga letërsia franceze e më gjerë. Kongoli e cilësoi një histori më se gjysmë shekullore marrëdhënien e tij me gjuhën dhe qytetërimin francez, kulturën franceze dhe Francën. "Do ta quaja një histori adhurimi të heshtur, në largësi", - tha ndër të tjera shkrimtari. Legjioni i Nderit është dekorata më e lartë që jepet në Francë. Ajo është krijuar nga Napoleon Bonaparti në maj të viti 1802 dhe për herë të parë ajo është dhënë në 15 qershor të 1804-ës. Medalja jepet për trimëri në veprimet ushtarake ose për shërbim ushtarak 20-vjeçar të dalluar, por edhe në rastet e civilëve, kur puna e tyre rrit reputacionin e Francës përmes studimeve, arteve, shkencave, politikës etj. Në medaljen e titullit është koka e Napoleonit, ndërsa nga mbrapa shkruhet motoja "HONNEUR" (nder). Urdhri është dekorimi më i lartë në Francë dhe është i ndarë në pesë shkallë të ndryshme: Chevalier (kalorës), Officier (oficer), Commandeur (komandant), Grand Officier (oficer i madh) dhe Grand'Croix (Kryqi i madh). Me këtë titull nderi është vlerësuar edhe shkrimtari i madh, Ismail Kadare dhe përkthyesi i mirënjohur, Jusuf Vrioni.
60 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
Oh, sa bukur! Urime vertet, z. Kongoli!
Mua m'pelqen shume Kongoli dhe qe kur lexova per here te pare "Endrra e Damokleut", jam perpjekur ta ndjek e ta lexoj vazhdimisht. Eshte ndoshta shkrimtari shqiptar qe kam lexuar me shume.
Congrats! Way to go!
Good job Kungull....
Urime Fatos Kongolit.
Kongolsit kane qit gjithmone njerez virtuale e shumngjyresh.
Keta i quj una PARET E VJETRA.
Hallall
bej fshati,
c'domethene njerez virtuale e shumngjyresh?
mos e ke fjalen per njerez virtuoze?
Ah, ku do isha un pa ty Ana, patjeter qe desha me thone virtuoz.
E shef ti qe edhe paret e vjetra kane nevoje per paret e reja.
Ti je nje nga njerezit me te mire ketu, me gjith men.
Tani e kuptova dhe c'domethene pare e vjeter. sipas kesaj, dhe une pare e vjeter jam.
flm dhe respekte.
Nqs je pare e vjeter, edhe nje gje me shume qe kemi te perbashket.
Lajmi me i mire qe kam mare sot.
Flm
Urimet me te mire z. Kongoli. Kemi nevoje per lajme te tilla.
Lajm shume i bukur. Nje nga prozatoret me interesante. "I humburi" eshte nje mrekulli. Kur e lexoja nuk me besohej qe nje shqiptar mund te shkruante nje liber te tille. Ketu e 10 vjet me pare, them.
Ndersa "Bolero...." per mendimin tim, eshte nje liber i dobet. Cheap plot, dhe shkruar si me nxitim. Ndodh me sa duket kur punon ne deadline
veri gud njuZ
Po se kuptoj pse ne raste te tilla qe i perkasin artit dhe talentit do futet patjeter mish dhije si puna e Sale Katunarit dhe fjalimit te tij qe e hengert mortja ne Fringjisht
Nga Kongoli kam lexu ca. Jo shume ne fakt, por me jane tretur nga mendja pershtypjet, dmth sme ka lene ndonje pershtypje kushedi ca....
I Humburi eshte vertet nje mrekulli.
Si prozator Fatosi eshte mjeshter.
Natyrisht qe do te kete edhe vepra te dobeta si cdo shkrimtar por veprat e mira do ti mbijetojne kohes.
Urime Fatos!
Urime. Une i kam lexuar pothuajse te gjitha librat e Kongolit, para nje jave lexova Bolero_n..., me la shije te keqe perdorimi i nje shprehje te rendomte qe perdoret shpesh ne fjalorin e perditshem shqiptar "ma hoqi trurin" = 2 here. Ndersa shprehja me e bukur e librit ishte: Vinim ne kete bote ne trajte iluzionesh dhe largoheshim te shfytyruar, pa asnje shprese. That's all.
Lajm i mire, sigurisht.
Nje kuriozitet: Per cfare e ka marre cmimin? Si frankofil apo per merita letrare?
Meqe nje pjese e mire e librave i jane botuar ne France, si e ka prit dhe percjell atje kritika letrare? Per kete na duhet Hurbi. Te gjendet Hurbi.
mos more
mos ce deshe ??? :D
Do ti japin noj kale ketij Fatosit tani apo cfare,nuk e marr vesht pse gjithe legenat bohen te famshen ne France.
Oh,me falni, e paskam ngaterruar me Fatos Nanon.
shevalje kongoli me vjen mire qe eshte nderuar, por kete foton nga fejsbuku ja keni nxjerre
Do ishte mire qe Kongolit, t'ja jepte vete presidenti Sarkozi, çmimin e nderit.
pse ca u bo ai me,
president shqiptar qe bredh me dekorata ne canten e shpines edhe ti ve me doren e vet ne gjoks ee
Besoj se ky ishte vetem lajmi. Do kete nje ceremoni ne France...nga vera besoj ku do i dorezohet dekorata nga Sarkozi.
Gjithsesi lajm i mire. Desha me thone qe ene mu mu bo qejfi se ishte nga te vetmit qe kisha per hise ke letraret e ksaj kohe. Ne pak ate rahmetlliun Kekon.
Keta me origjine gjys Elbasanlliu sikur paskan kalem mer Jahu , i dashka ne Sarkozi
e ndreqe ere katunar eee e se po u dukshe si mosartdashes sic e the ne fillim
:D
po mire mer me thuj ene i tjeter gjys elbasanlliu i her , qe e ka qejf Sarkozija , se pale na bon pune
Le qe pse gjys i her, Tosi po se pata kabim duhet te jete i plote
Jom rrit me i laje me Tirone kur nuk ka qene shkolla " Emin Duraku " dhe te gjithe i mblidhte ajo e famshmja qe ne menyren me HIPOKRITE i kane ndru emrin nga 11 JANARI ( produkt ise ciles edhe ishte ) ne Edith Durham qe e ka vendin kudo . Vetem aty JO!
Me sa di ashtu neper mjegull kane i damar Dibre. Do thush ti qe s'merresh me origjinen se e dime qe e kemi nga majmuni
Po te vieri Huri do argumentoje qe Li -ja bie dhe del origjina sipas shqiptimit Qerretas me rri . Pra kongorri . Keshtu qe origjina eshte nga Australia 
Jo mer, por kot e thashe se kane qene Qejflij !
kujt po i rruhet se ka osht kongoli xhanem (dhe une jam shume dakort me ate te majmunit apo mamuthit ) me kongolsit qi kam njoft skam ngjit naiher , por per hir te diskutimit
"Në Elbasan kam jetuar deri në moshën 3 vjeç, kohë kur im atë pedagog në Normalen e Elbasanit, u transferua në Tiranë. Që atëherë prej 58 vjetësh banoj në Tiranë. Në Elbasan kthehesha shpesh, sepse aty kisha gjithë të afërmit, moshatarë me mua. Ndihem shumë elbasanlli, pavarësisht se kam jetuar gjithë jetën në Tiranë. Nga fëmijëria e hershme mbaj mend shtëpinë ku kam lindur, sado e çuditshme të duket unë e mbaj mend. Ka qenë shtëpia ku banonte im atë, më pas banonte gruaja e një xhaxhai i cili u internua. Kjo grua tregonte shumë bukur përralla dhe ka ndikuar shumë tek fantazia ime. Mbaj mend shëtitjet në bedenat e kalasë, kur shkoja muajve të verës. Shkonim për të gjetur vezë zogjsh, vezë laraskash. Mbaj mend larjet në lumin shkumbin, mbaj mend gjyshen, gjyshen nga nëna, njeriu që kam dashur më shumë. Ajo ka jetuar gjatë.
Fëmijëria ime ka qenë një vend që quhej “Tre urat”, në Elbasan. Aty bashkoheshin disa vija uji që përshkonin qytetin, lagjet e vjetra gati mesjetare, aty fusnim këmbët në ujë. Fëmijëria ime ka qenë pazari i vjetër te rrapi i Bezistanit ku dilnim në ditët e pazarit. Këto janë kujtimet e mia."
E kam takuar para disa vitesh ne Londer,njeri i thjeshte.i komunikueshem,dhe mbi te gjitha i depolitizuar,i perkushtuar per letersi.
Urime per cmimin.
Pse po te ishte i majte, dmth ta gjute topin me kemben e majte, nuk do ta uroje per cmimin o Kuksi I Ri?
Per mua nuk ka rendesi ne je i majte apo i djathte,
por te jeshe njeri me kulture,dinjitet dhe edukate.
Yeeeeeeeeeeeeeeeees, finaly you got it! Urime dhe mirese erdhe ne rrugen e zotit!
Paqja dhe liria,
Gjithe embelsine kane brenda,
Sa e bukur do te ishte bota,
Po t'mos ekzistonte urrejtja!
E sikur une te mundja,
Te kisha nje fuqi magjike,
Te paren ndjenje qe do te vrisja,
Patjeter urrejtja do te ishte......
Urime Z. Kongoli!
Mu be me verte shume qejfi! Para disa kohesh isha me nje shok te ngushte dhe kalojme prane nje librarie (Boulevard St Germain, pak a shume aty ku kryqezohet me Blv St Michel) dhe ndalova te shof vitrinen. Per tu talle ai me thote : "UAU! pse lexoni libra ju ne Shqiperi?!" Desh Zoti, e pikerisht aty ishte ne vitrine nje liber i Fatos Kongolit (Tirana Blues), ndaj une i thashe : "Po! Biles kemi edhe miresine te denjojme te nderojme librarite tuaja me librat e autorve tane" dhe i tregova librin, qe fale titullit nuk s'linte pike dyshimi ose me sakte vend per te hedh dyshim mbi prejardhjen.
Urime F.Kongoli.
Nje çmim i bukur, marre nje kohe me Ennio Morricone.
Shume i njohur nga vepra " I humburi".
Do ja vlente te ishte tek klubi i peshkut ky roman?
Per mendimin tim, libri i tij me i mire eshte "Endra e Damokleut".
Megjithate, per te qene i sinqerte, per mendimin tim eshte shkrimtar i nivelit medio-superiore , jo i nivelit super te larte:)
Urime per Cmimin
Per sa i perket veprave te tij letrare, s'di c'te them
Sapo mbarova se lexuari "I humburi"... Ndoshta u zhgenjeva ngaqe pritshmeria ime ishte e madhe per emrin qe ka bere...por s'me ngjiti shume
...nejse... Urime!
O Bedrije !
S'dija ku tu drejtohesha adminave mer .Mu gjet vetem kjo rubrika me KULTURE .
Ma boj kabull
Lexova i gjo te bukur .
St qeka nota e Hones se UJKUT.
Ajo me honen e Sales e myti Shkodren . Bzaji njihere ta lajmerojne se mos e sulmojne ujqit ere dhe gjinet Gafil
Po qe osht kopja e Lee van Cleef.
Me thone te verteten te gjith vlleznit Kongoli mund ta zevendesojshin ket cowboy-sin.
Lajm shume i mire per letrat shqiptare!
Urime Z. Kongoli dhe admiruesve te tij. Shyqyr qe degjojme edhe ndonje lajm te mire per Shqiperine, here pas here.
Ky Kongoli me eshte dukur gjithnje shkrimtar i nivelit mesatar. Lexova para ca kohesh nje liber te tij po sme kujtohet titulli (historia e nje gazetari qe vret nje vjaze) dhe mu duk shume medioker.
Kam lexuar vetem "Jete ne nje kuti shkrepsesh"
Per aq, per mua eshte i madh vec se i mungon promovimi. S'besoj se eshte personale me F.Kongolin por e tille eshte Shqiperia...arti quhet i fundit.
Urimet me te perzemerta per zotin F. Kongoli, me rastin e marrjes se Medaljes se Kaloresit te Legjonit te Nderit.
Eshte e vertete se ky titull (Chevalier de la Légion d'Honneur) eshte dekorata me e larte qe jepet ne France. Kjo dekorate, u krijua mbi 200 vjet me pare nga Perandori Napoléon Bonaparte, per te nderuar luftetaret me trima e me guximtare Francez. Me kalimin e kohes, ajo u jepet nga Presidenti i Republikes Franceze, personaliteteve te shquara nga te gjitha fushat.
Dhe nje kurizitet : personi qe ka titullin e Kaloresit te Legjonit te Nderit, eshte i detyruar qe t'a mbaje ate ne daljet publike. Kuptohet, nuk mbahet medalja rruges, por personaliteti duhet qe mbaje nje spice te kuqe te vogel, ne cepin e majte te qafes se xhaketes ose te palltos. Kjo spice e kuqe, deshmon se personi eshte Kalores i Legjonit te Nderit.
Personat qe mbajne nje shenje te tille, por qe nuk jane shperblyer me kete titull, denohen per "mbajtje ilegale medaljesh" dhe rrezikojne 2000 € gjobe.
Ua .....left....me YYYYYYYYYYYYY ne fund erdhi ! Erdhi pasi mbaroi skoline
O mire se na erdhe
o mire se ju gjeta ketu
Ne mes te PPU
Per mua gjeja me e bukur e veprave te Fatos Kongolit, eshte vete Fatosi.
Ene une e kam lexu Kongolin.Nga "ihumburi" e ne vazhdim,vetem kte te fundit s'e kam lexu.Me "i humburi' kam nje histori.Po e lexoja ushtar ulur prane nje shokut tim qe po luante me automatikun.Papritmas arma i merr tre fisheke.Per fatin tim une isha ulur ne krahune kundert me drejtimin e fishekeve dhe per fatin e shokut tim plumbat vetem sa i grisen xhaketen afer shpatulles se djathte
kam lexu rriesht "endrra e damokleut," "lekure qeni" dhe nje tjeter qe spo me kujtohet,por po me dukej se po lexoja te njejten gje.E njejta atmosfere,personazhet qe hiqeshin zvarre njelloj,te njejtat karaktere.
Te "karuseli" eshte i vetmi shkrimtare qe me permend Rreshenin dhe nje personazh e ka mirditor (se mos kujtoni se eshte gje e parendesishme kjo)
Urime per cmimin,mesa di une te njejtin cmim e ka marre dhe Vedat Kokona
Idrizi ndoshta e tha me shaka por une e them me seriozitet; elbasanllinjte jane dinjitoze ne te shkruar, dhe jo vetem... do thoja dhe ne formimin kulturor si individ...
nga librat qe i kam lexuar Kongolit i vetmi qe me ka lene pa fryme ka qene i humburi... te tjeret me jane dukur mire, po nuk para me kane lene emocione kaq te forta... po ndoshta "i humburi" solli reaksion tek lexuesit shqiptare se qe nder romanet e pare qe dolen menjehere pas rrezimtit e diktatures dhe lexuesi ishte i etur per te pare nje kendveshtrim tjeter te atyre koherave, ndoshta me te kristalizuar, e me preciz se ai i Kadarese....
Bravo! Ndodhi më në fund ajo që prisja prej kohe.
Lajm shume i bukur. Urime!
E merituar!!! Urime Kongolit.
I huimburi e kam lexuar....Me behet qejfi qe iu dha ky çmim...Thjesht per tifozllek shqiptar...por miqte e mi...sa poshte ka rene letersia...A mund te krahasohet Kongoli me Primo Levin,e solzhenitsyn...Bah.....
Urime Fatos Kongolit
mcse 2003
Ky cmim mund te me shtyje te lexoj edhe nje liber tjeter prej Kongolit pervec 'Lekures se qenit', liber te cilin e kam lexuar me nje lloj sikleti qe shprehet me mire me fjalen sekelldi. Liber eksploatues i personazheve dhe i trishtimit komunist, plot klishe dhe tentativa te turpshme per te bere pershtypje. 'American Beauty' eshte ku e ku me Kongolin per fantazine tullace me shoqen e vajzes.
Ndoshta lexoj 'Te humburin' qe ju lavderoni (por edhe 'Lekuren' shume ma kishin lavderuar...). Megjithate me vjen mire qe Franca vazhdon te interesohet per ne, po aq sa me vjen habi qe nuk jane velur me kesi historish.
Ik o Teprizme na le rehat! U bone ti me i tregu Frances se me çar te velet! Franca ka 20 vjet qe me duro mu, imagjino se ku arri toleranca ketu! hahahahaha
O Stanço, ishallah po i mushet menia Endemoles (maratonomakes) me e lexu Kongolin tani qe u me çmim te jashtem! Apo nuk di me lexu mo shqip ajo?
Guce bo vaki dhe osh vel Franca hahahaha
Ne fakt edhe Nobeli per Mullerin eshte tregues i mosveljes me histori klaustrofobike komunizmi. Keta ose vuajne nga mungesa e nje Historie te madhe te tanishme, ose shikojne tek e ardhmja jone e perbashket Kapitaliste mundesine e nje klaustrofobie te ngjashme, sado qe tjeterlloj
Guce t'kam nja 2-3 borxhe, ma boj hallall.
Jo jo mos u bo merak se ti e di, une ja kom gjet ilaçin. Qe te mos velen u jap raki (ose tekila) per "tretje"! Masnej hajd mo do bojne si do bojne ene ca muj!
O Genco (nje nga kamarieret te Rock Wood) boje ene i Carpe Diem per Sinonin se ka qellu haterlie! (Po me Sinonin ç'pata xhanem? Ajo nuk tha gjo e shkreta!)
Sinoni s'osh si une, ajo e shan Kongolin me stil qe ti t'mos kuptosh as vete pse do me e qeras
Genco, nje double jameson on the rocks per kte shokun se shume na ka duru, pastaj shiko sa i shkon kostumi!
Thanks for sharing. Én csak kiolvasás érdekes informatív honlapja van a témában. Nagyra értékelem gondoltam magyar csapat. Ez tényleg így hasznos fonder a mérkőzés, különösen, mert én akarok a tudás mindenféle. Csak azt akarom mondani, hogy a leíró értelemben a hír annyira szép és könnyen érthető, ezért nagyra értékelem, és imádom. Köszönet újra.
____________
microsoft mcse
Kongoli eshte shkrimtar i madh qe nderoi veten, por po aq edhe ne, shqiptaret. Faleminderit, Fatos!
S'ka perse, falemnderit juve nga zemra, dhe suksese!
Fatosi