TIRANE - Turp i madh dhe asgjë e ngjashme me futbollin që duhet të luanin dy ekipe si Tirana dhe Dinamo, por turpi më i madh i kësaj ndeshjeje ishte arbitri. Loja nisi më mire për ekipin e Dinamos, i cili rrezikoi qe në minutën e 7 me anë të Bakajt por ky i fundit u pengua në mënyrë të parregullt nga Bici. Arbitri nuk ka hezituar dhe ka nxjerrë kartonin e kuq për Bicin, i cili ishte lojtari i fundit.
Por dalja me të kuq e Bicit duket se i ka dhënë më shumë forcë Tiranës, e cila ka marrë dominimin në pjesën e parë. Në minutat shtesë të kësaj pjese Muzaka ka hyrë në zonë dhe pas një kontakti me portierin Kotorri, arbitri ka dhënë një penallti të dyshimtë. Godet vetë Muzaka dhe 1-0.
Pjesa e dytë ka nisur më mirë për Dinamon, e cila ka krijuar volum loje por asnjë rast. Deri në minutën e 64 të dy portierët ishin pothuajse spektatorë por një rast i dyshimtë ndryshoi krejtësisht rrjedhën e lojës. Pasimi i Kulit për Sozën ka nxjerrë bosh sulmuesin Dinamovit, i cili është penguar nga Nallbani në kufijtë e zonës. Për arbitrin është karton i kuq dhe goditje dënimi. Edhe ky vendim i arbitrit ishte shumë i dyshimtë. Krosi i Bakajt nga goditja e dënimit u shndërrua në gol nga Malakarne. Që nga ky moment e gjithë loja u zhvillua vetëm në 30 metrat e fushës ku ndodhej edhe porta e Tiranës. Dinamovitët humbisnin raste pas rasti ndërsa Tirana e topitur nuk mund të reagonte. Pesë minuta nga fundi i lojës Bakaj ka shfytëzuar një prej aksioneve të shumta dinamovite dhe ka shënuar golin e dytë duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Në këtë moment loja ka dalë tërësisht jashtë kontrollit. Në sulmin pasardhës Kuli humbet topin dhe detyrohet të shkaktojë një faull vetëm pak metra larg zonës së Dinamos. Pranë topit afrohen shumë lojtarë dhe Devi Muka shfrytëzon rastin për të goditur Bakajn. Dinamoviti nuk reagon. Po ashtu edhe arbitri i cili vetëm rri e vëzhgon Mukën që godet tre-katër herë sulmuesin dinamovit. Në fund arbitri ndërhyn duke i dhënë kartonin e kuq Bakajt dhe më pas, i detyruar nxjerr jashtë edhe Mukën. Ky i fundit nuk ndalon me kaq por pret që Bakaj ti afrohet sërish për ta goditur edhe disa herë të tjera. Arbitri dhe asistentët e tij vetëm sa vëzhgojnë teksa lojtarët e Tiranës godasin dinamovitët. Për pak sekonda e gjithë fusha e lojës shndërrohet në një arenë grushtash dhe shkelmash nga të dyja ekipet. Sërish arbitri por edhe policia rrijnë e vëzhgojnë. Kulmi arrin kur tifozët e Tiranës mësyjnë në fushë për të goditur dinamovitët. Vetëm ndërhyrja e policisë ka shmangur një nga turpet më të mëdha të futbollit shqiptar. Kur qetësohet situate dallohet Bakaj me kokën e fashuar si pasojë e grushteve të shumtë të kapitenit të Tiranës, Devi Muka dhe lojtarëve të tjerë bardheblu.
10 minuta ndërprerje dhe Tirana rinis lojën nga goditja e dënimit që ishte dhënë përpara sherrit. Bardheblutë patën një rast të mirë për të shënuar por portieri Kotorri shpëton DInamon. Pas rinisjes së lojës ndodh një tjetër skandal në fushë. Mbrojtësi I Tiranës, Osmani sulet për të goditur lojtarët e DInamos. Ai tenton disa herë të godasë lojtarët dinamovitë ndërsa arbitri që ndodhej vetëm pak metra më tej rrinë e shikonte I ngrirë si një statujë. Soza I Dinamos ndërpret lojën për shkak të sherrit në fushë por arbitri jo vetëm që nuk ndëshkon Osmanin por jep goditje dënimi në favor të Tiranës. Pas 12 minutash shtesë ai detyrohet të mbyllë takimin që nuk kishte asgjë të ngjashme me një ndeshje futbolli.
SK Tirana tregoi që nuk është e aftë të organizojë një ndeshje futbolli ashtu sic duhet edhe pse në shkallët e stadiumit ndodhej presidenti i Republikës, Bamir Topi. Ai vetë braktisi ndeshjen për të mos qenë i pranishëm në një skandal futbollistik.
Kur kjo skenë ndodh në derbin e kryeqytetit, nën prozhektorët e Qemal Stafës, kur shkaktar i grindjes është një lojtar me eksperiencë si Devi Mukaj çfarë mund të presin tifozët nga stadiumet e kategorisë së parë...
51 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
Kronika qe na paraqitet nga gazetari nuk eshte plotesisht e sakte, megjithate ja vlen te shtohen goditjet e turpeshme qe i bene Bakajt nga tranieri i Tiranes (nje trainer qe godet me grusht, shqelm dhe koke nje lojtar ne fushen e blerte ne sy te mijra spektatoreve dhe kamerave televizive), si dhe intervista e tij skandaloze dhene pas mbarimit te ndeshjesh. Une nuk e di, por vetem njeri nuk mund te jete ky bir njeriu!
Çfare druri ka ngere ai Bakaj mbreme, do ta mbaje mend per shume gjate i shkreti! Devi Mukaj dukej si "i pushtuar nga djalli", nuk i ndalonin shkelmat... cfare plehrash, ec e shiko ndeshje ne Shqiperi...
Ca pret. Popull katnar. E kane bere stadiumin te mos shkosh dot as me femije e as me gruan. Eshte bere ekzkluzivitet i karagjozeve.
Kjo mire, po te shikoje ne Vlore. Albiteri dah nje penallti per Besen, hyne leberit ne fushe, deri sa e shnderruan penalltin ne korner
Dhe ne krye te tumes, qe vetem kallashet i mungonin , ishte vete kryetari bashkise Vlore. Si Santucio eshte ai
)
Kjo qe e bukur : penalltine ne korner. Prape mire qe s'e kane bere penallti ne porten tjeter, paskan qene zemergjere ata. (Kujto manjetofonin e Zef Dedes).
... dhe ne fund e fituan ndeshjen, apo jo ? Dëti eshte i tyri, pse mos ta fitojne.
o alternativa...e sigurtè qè èshtè si thua ti kjo ngjarja e vlorès???me kè sy e pe ndeshjen e vlorès..me atè me xham apo me atè pa xham?
o arb,besoj qe jam me afer sesa ty, edhe e shikova me qarte.
Une nuk isha personalisht ne Vlore ( se sjam fare as me Besen e As me Flamurtarin, jam me Gramozin meqe ra fjala),por thjeshte po shikoja rubriken sportive tek Alsati ne mos gaboj.Edhe po shikoja xhirimet e ndeshjes. Edhe sme duket aspak normale, qe nje kryetare bashkie te hy ne fushe , si cub lagje.N.q.s per ty eshte normale nje veprim i tille atehere po,te kerkoj ndjese miku im.
Ciao
Alternativa,unè e pashè ndeshjen live nè tv...ajo qè bèri gjika èshtè turp pèr tè...èshtè turp edhe pèr çipin ...por nuk ka patur turma qè hynè nè fushè apo sende tè hedhura nga tifozèt dhe aq mè shumè dhunè kundèr lojtarve tè besès...faji pèr mua ka qenè i albitrit,njèher jep korne...pastaj e jep penallti...pastaj prapè korne..se mori vesh i pari tè dytin...tè dènohet gjika me çipin..se turpèruan veten dhe postin qè kanè,por vlora nuk ju i pati faj kavajès...ti kèrkojnè llogari albitrit kavajasit,edhe pèr 1 penallti qè nuk i dhanè nè fund!!!pèrshèndetje!!!
O Blendoooo! Mos na boni me vjell ene ju tani!
Paçavuren Shekulli gjetet per te bere pershkrimin e turpit? Ju e dini shume mire se kush eshte ne mes pronarit te Shekulli-t dhe presidentit te Dinamos. Po ju ndihmoj pak, ka lujte basketboll te Dinamo. (po flas thjesht per parcialitetin e Shekullit dhe jo se po du me e politizu ket muhabet)
Une nuk jom hiç me Tironen, po kur pashe se çar turpi ishte nxjerrja me te kuqe e Tates, per nje nderhyrje qe nuk ishte as faull se jo vetem kapi topin po e kishte akoma ne kembe kur fishkelleu arbitri, thashe shyqyr qe s'isha ne stadium.
Bakaj, gjynof se kom pershtypjen se e hongri kot (sigurisht keto pershkrimet ketu jane te ekzagjerume se ketu duket sikur i moren shpirtin) po ato filmat qe e nxorren me fasho ne koke nga spitali ushtarak sikur po vite nga lufta, ishin patetike fare. Se me e bukra ishte se ne intervisten qe i kishin bo ne shpi, ishte pa fasho edhe pa asnje shenje demtimi. Thote ene qe i kishin thy kafken (llafet e tij keto, i keni te Top-channel)
Tata i gjujti me top sa i hangri kama ansorit.Si menon ti se meritonte flete lavdrimi
Naaaa mo Lizander mos vill.
. Qe nje lajm me lufte guerrilase... Nuk duhet ta kishim mor nga shekulli po per dreq keta e kishin hudh lajmin para se ta hudhte Bamiri tek president.al . Se presidenti me siguri ka qen ne tribune mbreme me pa sherrin.
“Lufte guerile” ne derbin Tirana-Dinamo
25/01/2010 22:35
Derbi i kryeqytetit degjeneron ne nje dhune te paprecedente, ku vec lojtareve dhe trajnereve perfshihen edhe tifozet.
Ndeshja Tirana-Dinamo, ndryshe nga pritshmeria ka patur te beje pak me futbollin, ne te gjitha drejtimet. Gjykimi shume i dobet i gjyqtareve te kesaj supersfide, ishte iniciatori i gjithe atyre skenave te shemtuara dhe grushteve qe derguan ne spitalin ushtarak njerin nga futbollistet e Dinamos, Elis Bakajn.
Gjithcka nisi ne pjesen e dyte kur portieri Nallbani u ndeshkua me karton te kuq, pas nje protestimi ndaj vendimeve te Pashajt.
Pas ketij momenti dinamovitet te cilet ishin ne avantazh pas golit te Muzakes ne pjesen e pare arriten te barazonin ndeshjen. Nje gol qe tension situaten dhe behet parathenie e asaj qe do te vinte me pas. Duke perfituar nga epersia numerike, Dinamo hidhet e gjitha ne sulm ne kerkim te fitores dhe eshte Bakaj qe shenoi golin e avantazhit.
Te irrituar nga gjykimi lojtaret e Tiranes treguan shenja nervozizmi ne fushe dhe ne nje nga keto raste, kapiteni bardheblu Devi Muka qellon me grusht Elis Bakajn, qe te vetmin faj kishte shenimin e golit.
Por duke kerkuar te rifuse ne kontroll situaten, per te cilen kontriboi vete qe t’i dale nga duart, gjyqtari Pashaj merr nje vendim qe do te sjelle degjenerimin perfundimtar te ndeshjes, te ndeshkoje te dy lojtaret me karton te kuq. Prej ketij casti ndeshja i ngjau nje lufte guerrile, ne te cilen u perfshine edhe tifozet.
Pas kesaj ndeshjeje, presidenti i klubit te Tiranes Refik Halili, pohoi se do te dergoje ne prokurori nje padi ndaj drejtuesve te FSHF-se, sipas te cilit ata jane faktoret kryesore te dhunes qe po vazhdon ne futbollin shqiptar.
Dhuna ne derbi pason ate qe ngjau nje dite me pare ne Vlore, ku ne fushe ndodhi gjithcka, me perfshirjen e drejtuesve me te larte te Flamurtarit qe kercenuan gjyqtaret pas dhenies se nje 11 metershi ne favor te skuadres mike, Beses se Kavajes.
Ky padit FSHF-ne, sepse lojtaret dhe traineri i tij rrahen kundershtaret?
Mund ta ankohet per arbitrin nese ka pakenaqesi, por te padise FSHF-ne per dhunen qe krijuan vete? Na shastisi.
Teuta, nuk e di nese pate mundesi te ndegjosh intervisten e plote te tranjerit te Tirones, pasi jo vetem qe do te shastiseshe, por edhe mund te te binte te fiket.
Jo, te Tafaj nuk e degjova, ke shkruar me siper qe la nam. Vetem kaq gjeta te Sporti Shqiptar:
Ka folur trajneri i Tiranës, Alban Tafaj, bashkë me presidentin Refik Halili. I pari e ka konsideruar turp, që një skuadër, Dinamo, sipas tij me brekë nëpër këmbë, të favorizohet kaq hapur nga të gjithë, që të shkojë e qetë drejt titullit kampion...
Tha edhe me keq se kaq?
Kjo qe ndodhi ne Tirane,ndodhi edhe ne Vlore,ndodh edhe ne stadiume te tjera ,ka nje emer Federate mafioze futbilli,me president te zgjedhur po ne menyre mafioze.
dhe nje bashki te drejtume nga Edvin krimineli
doli tironsi tafaj i cili klasen e gjashte e kaloi duke i dhene nje cift pllumbash presorit te gjuhes..."me breke nder kembe"...
doli refik,tefik,calik halili,bosi i shitjes se llacit edhe tha"do i drejtohemi prekurise".zakonisht thuhet prokurorise apo jo....
doli xhaxhi bizhdili,pislliku i kavajes edhe i tha njerit te alsati.."ti nuk je ne rregull nga trute"
po a ka ndonje federate qe ti veje ne vije keta..keta po e cojne futbollin shqiptar ne gremine...
Une isha ne stadium.Jam tifoz i Dinamos,por duhe thane se Tirana nuk e meritonte humjen.Bravo cunave te tirones per karakterin dhe shpirtin ne fushe dhe turp te kene per menyren si u sollen.Sjelle te denja per futbollistat e mamurrsit ose te shishtavecit.Dhe asnje borxh s'iu pat arbitri.T
Kinezo, mo merzit er daje se me poshte se ku eshte nuk ka se ku shkon mo. Ka cakit fundin me kohe! :( Kur bo sherr Peqini hajde de, po qe te kete sherr ne mes te Tiranes, ne ndeshjen me te rendesishme te kampionatit, kjo per mua eshte fundi i gremines or mik. Ja keshtu! Dhe bejne mire te mbyllin kampinatin e te4 nderrojne gjithe FSHF-ne se do behemi lajm nderkombetar shume shpejt...
ka gremine dhe gremine..fundin e prekem njehere kur na perjashtuan nga aktiviteti si "biznes jashte kushteve te nevojshme per zhvillim jete"...
kulmi do jete kur te perjashtohemi perfundimisht,pergjithmone...
shprehja e trajnerit te tirones:"all in our land"
Per Lizandrin dhe ndonje tjeter.
Dhuna eshte krim, cilido qofte konteksti ne te cilin ushtrohet ajo. Perligjet vetem kur eshte e pashmangshme dhe ka per qellim mbrojtjen.
Nga faktet qe lexova neper media mendoj se kemi te bejme me nje ngjarje shume te shemtuar.
Jam dakord qe shkaku i zemerimit mund te kete qene arbitrimi, po e ce pastaj!?Pas ndeshjes, drejtuesit e klubit le te reagojne si t'ju duket me e drejte.
Blendo sarkazmat futi ku te dush plako, po qe Shekulli eshte nje paçavure ate maje. Nuk eshte faji im se ti ke bo dy zgjedhje te gabume (me te gabumet e mundshme) me Shekulli-n dhe Cani-n.
O Student, nuk eshte puna se po mbroj dhunen dhe turpin qe ndodhi dje, po kur te njejtat gjera ndodhin 2 dite rrjesht dhe kur i demtuar del imazhi i futbollit shqiptar, me duket me e drejte te merremi me shkaqet qe e çuan situaten ne kete pike, se sa me aktoret e ngjarjes.
Une jam tifoz sa s'ka ku te shkoji, po sinqerisht menoj se futbollisteve i ka ra shume here topi n'koke, per te meritu qe une te merrem me sjelljen e tyre.
Kurse ata qe i dirigjojne pislliqet as nuk i permend njeri. Pate ndokund ne artikull ku te pyetej "Si ka mundesi qe nga fillimi i kampionatit favorizohet Dinamo dhe sulmohen Tirona e Kavaja?" A e dini ju se ka zgjedhje ne federate se shpejti?
hë?
Cer i kom zgjedh Shekllit ne Canit une mer lal? Dil ne teme se na sorrollat kot. Hajt kah pasditja flasim prap se ka pune puna kenejna. Tung e te mira.
PS. Cila sarkazem te qe drejtuar ty mor mik qe t'i fuskam aty ku dua? Pse merzitesh ti me mu, une te kam repektu dhe te respektoj deri ne fund.
shikoni videon tek TCH:
http://top-channel.tv/artikull.php?id=173784&ref=fp
Lajm i ores se fundit :
Sot do mblidhet KM ku kryeministri Sali Berisha pasi do te digjoje raportin e propozimet e te ngarkuarve me analizen e kesaj ndodhie do te shpalle nje vendim me permbajtje ( jo ne ligjerate te drejte)
Duke pare se dhuna po shndrohet nga verbale ( sic e perdor une) ne fizike ( sic e kam pas perdor une) po marr vendim te ndaloj ate te shtrihet ne cdo fushe te jetes nga kushdo.
Kete te drejte e kane vetem Tellallet e mi , sipas pellitjeve qe u kam mesuar e do vazhdoj ti mesoj . Duka ti je Mafia e Sporteve. Edvin ti je krimi .
Gjithashtu Tellallet te kapin mire situaten ne Vlore nga ku Krimi zotnie merr rrugen me skaf dhe sulmon brigjet e vendit te shejte Kavajes.
Ftoj edhe dashamires qe e njohin filosofine popullore te perseritin ne kor :
Ne i ardhte mbretit mire
nje veze te hedh ne gurmaz
ushtria prapa tij
njemije pula ne shtiza perplas .
Baj edhe nje kritike ne forme pejetejeje ;
Shka ban ti president atye . Perse te coj ne stadium une tye ?
Si problem teknik , le ti referohemi te gjitha vendeve qe luajne futboll por me se shumti vete historikut te futbollit tone.
Nuk jane skena te reja...vetem se nje gje ama.
Ne cdo ekip ka pas nga nje plak i cili ne raste te tilla nuk hezitonte te "godiste" edhe ndonje te vetin kur i fuste ura zjarrit , por mbi te gjitha pasi urtesonte skuadren i drejtohej arbitrit me duar prapa, duke shprehur protesten e tij. Me pas hynin levate e tjera!Kjo edukate kishte filluar te stabilizohej ne ate kohe.
Sot!
Keto rrole te nje sporti edukativ e popullor i kane marre ne dore te marret qe nuk mungojne dhe ne kete fushe te udheheqin me para o nene o nene nga e kane burimin , dhe sidomos me Tellalle fanatike qe asgje nuk i dallon nga xhahidizmi ne fusha te tjera . Asgje e re dhe e papritur. Edhe me keq do te ndodhe.
He t'a lumsha!!
Dajak, futboll, dhe tifoze ne fushe!
Sikur po shthuremi nje cike, apo e kam gabim une!
Si tifoz i Tirones mua m'erdhi shume rende kur i pashe!
Nallbani duke i sille me top gardalines si rrugac, dhe Muka duke i ra atij te shkretit turive! Vetem per ate t'rame ai duhet perjashtu nga kampionati, qe mos themi duhet t'shkoje n'hapsane per nja dy jave!
Ai Muka nuk boni mo pak se Taci! Taci shkoi ne biruce, Muka shkoi ne shpi te vet!
Albitri komplet inkompetent! I doli gjendja nga duart si me qene kalamo!
Mos-ndeshkimi i dhunes pikerisht kete efekt ka!
Spiralen e dhunes qe ndikon te tere! Ne rast se federata nuk i ndeshkon Tironen me trajner e me lojtare, kampionati do shikoje skena akoma me egzotike ne Peqin, Kruje, Erseke etc!
Qytetet me nga dy police e kam fjalen!
Nje tirane e karikuar shume per te fituar kete ndeshje, nje ngarkese psikologjike e madhe beri qe ekipi i tiranes me te gjithe ca ka ne perberje te lej name para syve te gjitheve , nje degjerim total duke filluar nga lojtaret e Tiranes, e nje Devi Muka qe ben prepotentin, grrices, acarues, fyes per te gjithe , nje trajner qe ne vend te qetesoje lojaret e tij jep kontributin e tij duke qelluar Bakajn dhe pa pike turpi ankohet per dhune !!!!!
ca beri Dinamo asgje , thjeshte i mundi psikologjikisht , ne fushe , ne sjellje e kudo .
Albitri e mbajti shume mire ndeshjen biles Bakaj doli kot me te kuqe , viktime e qetesimit te gjendjes.
Policia e shtetit per ca vjen ne stadium me pa ndeshjen apo me mbajt rregull , si lejohen te futen ne fushe 10-tera tifoze ???
Presidenti Topi te dilte i pari si tifoz i tiranes per denuar dhunen qe shkaktoj tirana.
Shpresoj qe te merren masa te renda per te gjithe shkaktaret ( Nallbani, Muka, Tafaj etj) qe neser mos te cuditemi kur te plasi kallashi ne Lac apo bombat ne Kruje, dhe ndeshja e Vlores te jepet ne tavoline 0-3.
Un e jam tironc vet dhe me erdh turp qe tafaj foli ashtu apo presidenti i tirones.
Gjithsesi mqns kampionatit i mungon Partizoni ai nje menyre a tjetren e la shenjen e tij ne fushe , BAKAJ shenoj dhe gezoj dhe tifozat e Partizonit .
Blendo, me fal se noshta jom shpreh ne menyre te "dyshimte". Ajo qe desha me thone o qe s'ka problem po fute kunja si ajo e "president.al", e jo qe t'i futesh ne nai ven te parespektushem. Fjalia qe e tipit "qe ke qene e fejuar ate mbaje!"
Me kete nuk du me nenkuptu qe ty ta mbledh gruja si Shabes! hahahahaha
I shkreti tani po e ze lemza ene o tu thone : "Po me Shaben ç'paten xhanem?"
O Mrroklle, vallahi per Muken, nuk kom çar te them se ai me eshte duk gjithmone djale persemari nga ata qe te dune me te rregullu shikimin e te thone "ça ke qe shef shtremet?" E tille ishte ene sjellja e tij dje.
Kurse Tata s'e di ne e kishte me gardelinen, se topin e çoji m'tribune. Mu duk me teper sikur e palloi ne nerva e siper se ai po i ankohej kryesorit e jo gardelines. Masnej gazetat thone qe ai te kuqen e mori per faullin (inekzistent) e jo per protesten. Dhe me logjike ashtu i bi se portieri kur bo faull jashte zone del me te kuqe si i mbrojtesi i funit.
Ore qeke kuader i vjeter ti, nga ata qe i dine te gjitha si sekretaret e PPSH-se. Ene ne stadium nuk ishe, ene te flet si ekspert. Paske bo ene kurs per arbiter futbolli se qeke kopetent ene ne ket fushe. Laskar!
Shif!
Une e pashe ndeshjen!
Tata ishte i fundit, boni faull! Automatikisht e kuqe!
Megjithate, ai protestoi, mori topin ja rrasi ne drejtim te gardalines, ulet, jo nalt nga tribuna!
Po e perseris, ai nuk protestoi kartonin qe nuk kishte dale akoma! Protestoi faullin!
Sepse ja dha albitri t'kuqen, une nuk e di! Sepse ajo doli mbasi ky ja mshoi topit! Vetem albitri e di se cfare ka mendu n'ate moment! Gjithsesi, kartoni ishte i detyrushem, si per faullin dhe per t'ramit te topit!
E pe per ca mori t'kuqe Snejder?
Vetem se boni llap-llap!
Muka pastaj ishte i vecante! Horr e shku horrit!
Une per vete e kisha perjashtu nga kampionati fare! T'shkoje t'luje top me Orikumin, se nuk eshte per kategori t'pare!
Tironco, mos i pergjitheso gjonat! Nuk mund te gezohen tironcat (as ata me preferenca futbollistike jabonxhish si puna jone qe jena me Partizonin) kur fitojne sigurimsat e Shqiperise apo Italise (Interi me pra mo).
Pislliku dje ndaj Tirones ishte i te njejtit nivel me ate qe na bone neve vjet ne neshjen me Krujen. Ene çunave tone i iku menia vjet e lane nom, po kur pislliku bo "MUUUUU" nuk mund te rrine te gjithe te qete si ata te fotoja per diçiture!
Ma boni hallall se una vdes per pak sherrin (debatin) futbollsitik te "te hones". S'kom faj se ktu ku rri una, me te pasionumit flasin per futboll si me qene tu fol per golf, ene me mungo kjo pjese.
o berber, qe ty te ka ra "las"-i prej kohesh une nuk kom asnje dyshim, po me qe je kaq trim sa sha ne anonimitet, kom hall mos te ka ra ene nai gjo tjeter.
Laskar nuk osht e shame, e perdorin shume krutonet per ndonjerin qe osht kopil nga goja , apo qe ta ka me shentajllek. Kaq. Sa per te tjerat nuk kom ca te them se i the vet.
Ca o kjo preferenca futbollistike jabanxhijsh mer plak , (PARTIZANIN)
Partizani o ekipi mo me shume tifoza ne Tirone e Shqipni.
U gezova se Dinamo o ekip pa publicitet , pa zhurme , ekip i qete , ekip qe te mund ne fushe, jo neper gazeta .
U gezova se fitoj ekipi me i mire dhe ishalla e fitojne ket kampionat me 30 pike diference qe ta maj men historia , dhe rrugacet te paaftet e Tiranes ta shofin te keqen ke e vetja jo ke FSHF, Dinamo etj.
Biles do zoti i mushet mendja ti boj naj denocnim te dyve Bakaj ti mori dhe naj lek per grushtat qe hongri , se asgje si beri askujt .
PS. S'ka Dinamo as Tirone po kaaaaaaaaaaa vetttttttttttteeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeem Partizoon.
O TMJ!
Ku i bo ndeshjet Partizani tani qe eshte ne Kat te 2-te?
Partizoni partizoni, partizoni tungjatjeta, theve theve shtylla. cave cave rrjeta.
Po s'ka faj futbolli mer, kon faj ato krijesat injorante qe mezi kane bere shkollen 8 vjecare. Injorance pa kufi, njerez te pagdhendur, kokderra, te trashe, t'shumtut ke zoti ose shkurt bizhdile, vetem ket lloj sporti do sjellin. Une them me mire keshtu se ndersa nuk dime te luajme futboll, japim nje lloj spektakli tjeter ne stadium qe te kenaqen xhupzinjte. Policet jane daha mo keq. E pate ate xhupziun qe hyri ne fushe dhe qe polici e mori me dashamiresi dhe e shoqeroi perseri per tek 20-cja? Pirdhi n'te ktij muhabeti.
Mrroklle, une kom pa vetem pamjet ne internet e jo direkt ne televizor. Me aq sa dukej (e theksoj) perderisa i kapi topin sulmuesit ene i nderroi komplet drejtim, nuk dukej si faull. Dhe me qe bone krahasim me kampionate te tjera, te jesh i bindur qe zone apo per nderhyrje te portierve, nuk jep kush faull nqs preket topi e jo mo t'i nderrohet drejtimi. Ene me robt qe fola, ca nga te cilet kishin qene ne stadium, te gjithe me thane qe faulli nuk ishte.
Nqs kartonin e ka more per protestat, e ka meritu, po kjo nuk do te thote qe arbitri nuk kondicionoi neshjen me ate vendim.
Kurse ai qelbsina e Interit, e mori kartonin se shau arbitrin 5 minuta mo perpara dhe u tall me te pastaj. Po une mund te te siguroj qe po te kishte qene Interi me 10 lojtare ne ate moment kurre Rocchi nuk do ja kish dhone te kuqen kurre ne ate moment (siç nuk dha penalltine sade per devijimin e topit me dore siper murit ne encen e Pirlos ne fund te pjeses se pare). Nuk e di a pe se ç'tha Mourinho mas neshjes per "volejbollizmin" e Lucio-s, po pati paftyresine te ankohej.
Blendo hap prape teme futbolli po nuk ta bona peshkun klub bastexhijsh pijanece! hahahahahah
Interi tregoi edhe njehere se eshte skuadra me e mire ne Itali per kete sezon. Eshte edhe skuadra ime e zemres, pasi ka me shume se 15 vjet qe kom heq dore nga skuadra ime e dikurshme Dinamo. Ne shqiperi nuk ka sport dhe as qe ka per te patur per sa kohe te kemi ndeshje te felliqura midis politikaneve mafioze dhe te inkriminuar.
Albitri e flliqi fare.
Tek penalltia e Tiranes, portieri duhet te merrte te kuq, nuk e dha.
Tek rasti i Nallbanit e kuqja ishte hak se topin e gjujti drejt ansorit, po edhe faull nuk ishte fare, Nallbani hoqi topin. E kam pase shume afer dhe e them ket pa tifozllik.
Kisha kohe pa shku ne stadium; aq me teper ne Shqiperi. Futbolli nuk ishte dobet (megjithese Dinamo vl) po te mos qe ai albiter. Gjithsesi ma kane shpif. Nuk ka asnje kuptim as ta ndjekesh e jo me te shkosh ne stadium per ate lloj sporti qe kemi. Albitri ben gabime gjithanej, po jo kaq ashiqare.
Vari hejbet ktij muhabeti!
Futbolli i sotem shqiptar, si futbolli i djeshem i kooperativave buqsore, katunaresk!
Se ka fajin as federata e asnjeri, keto sjellje jane manifestim i drejtperdrejte i nivelit te shoqerise shiptare sot, nje shoqeri agresive e dhunshme dhe ne mase e pagdhendur. Duam edhe viza ne per evrope, tipa si devi muka duhet te marrin vize per tu futur ne tirane, lere evropen.
Une jam tifoz me tironen qysh i vogel po car pret kur kemi president injorante si ky refiku qe con futbolliste ne xhami qe ti iki syri keq, apo trajnere si ky Tafaj qe akoma eshte te germa e 9 e alfabetit? Spo flas per tifozet tane qe jane me damllate e gjithe shqiperise qe skane as nivelin e Qamushit dhe rrine ter diten tu ngrene fara te pazari ri e tu ven skedina.
romak,
nuk eshte thjeshte niveli kulturor, se keto gjera ndodhin ne gjithe boten, madje edhe ne finale te kupes se botes.
ka dy faktore ketu qe e bejne te paevitueshem agresivitetin:
1- futbollistet nuk para shquhen per nej nivel te larte, te pakten pjesa derrmuse
2- lodhja e ul shume aftesine per te arsyetu dhe ne ato momente njeriu e humb, kjo eshte normale
problemi eshte se ne kete rast u dogj tirana, ne nje rast tjeter digjet dikush tjeter, pra jane te gjithe te perlym ne kete muhabet. dhe e dyta, peshku qelbet nga koka. kur ke federaten cope-cope, edhe te tjerat vine varg...
A.Tafaj u denua nje vit dhe gjobe.
D.Muka 8 jave pezullim dhe gjobe.
R.halili gjobe
G.Cipi 6 muaj pezullim nderkohe qe ndeshja pritet te gjykohet akoma nuk eshte marre nje vendim per ndeshjen e Vlores.
Si ju duken masat ?
mese te drejta.
Muka sduhet te luaj te pakten nje vit cfare ja fusin kot keta.
Mire me mire po muhabeti eshte se keta futbollistat tane sikur po lodhen ca si shume dhe si akuzojne te tjeret larte ne pushtet(jo se jane pa gje ata)pastaj. jo mer vlla por kesaj i thone kafsheri
Masat jane shume te drejta .Pak te ashpra per futbollistet.. Shume eshte denuar !Kush ka luajtur futboll e di c'do me thene te te lere trajneri nje "pjese loje " JASHTE formacionit , jo me te te denojne me tete jave.
Per TRAJNERIN denimi duhet te jete SHUME HERE ME I ASHPER kur perfshihet ne ngjarje te tilla me tifozllek . Mundesisht te PERJASHTOHET per me shume se 5 vjet nga drejtimi i cfaredo niveli te skuadrave.
Ndersa per Presidentin e Klubit .... ai eshte investitor dhe do Parate
. Kur perfshihet , le te denohet si tifoz i thjeshte me BURG , dhe kete ta konvertoje ne GJOBE.
Shume i mire operativitet i. Qofshin MASA shembullore.
Mendoj se duhet te dale patjeter per te tilla raste nje KOMUNIKATE nga DP e Policise. Nuk e nof mire Ligjin mbi detyrimet e Policise por ajo duhet te jete e Qarte e Prere dhe Kercenuese ne njoftimin per Tifozet !
Do perpiqem modestisht te them mendimin tim per ate cka ndodhi se fundmi ne Kampionatin Shqiptar duke patur parasysh Derbin e Kryeqytetit dhe ndeshjen e Vlores.
Po e filloj nga kjo e fundit.
Ishte nje mungese e plote Personaliteti dhe Autoriteti e Gjyqtarit te ndeshjes. (nuk di ne jam i sakte por ndoshta jemi te vetmit qe perdorim fjalen "ndeshje" ne nje veprimtari sportive
). Gjyqtari mund te jete vene nen presion prej drejtuesve te Flamurtarit, qe nuk kane ASNJE te drejte te hyjne ne fushen e lojes. Por presioni mund te kete qene ushtruar edhe perpara ndeshjes (ky eshte spekullim nga ana ime). Megjithate mendoj se Gjyqtari u tregua plotesisht i Pa Afte per te drejtuar ndeshjen. Ndoshta Pergjegjesi i Gjyqtareve ne FSFH duhet te jete me i kujdeseshem ne caktimin e Gjyqtareve, sidomos ne ndeshje qe konsiderohen te veshtira e te rendesishme. Se cfare duhet te behet ne kete rast duhet pare rregullorja e FSHF-se.
Te vijme te Derbi.
Une e pashe ndeshjen ne TV drejtpersedrejti dhe me pas thuajse te gjitha Rubrikat Sportive.
Mendoj se ne pergjithesi Gjyqtari e drejtoi mire ndeshjen. Nuk mu duk i njeaneshem, ndonese jo shume i pergatitur per te perballuar tensionin qe mund te prodhoje nje ndeshje e tille. Por mendoj se pergjithesisht e drejtoi mire.
Deshiroj te jap mendimin tim per vendimet e Gjyqtarit (duke qene edhe vete nje i tille
) me aq sa mund te gjykoj une me cfare pashe ne TV.
1- Nxjerrja me karton te kuq te mbrojtesit te Tiranes qe ne fillim te ndeshjes. Vendim shume i drejte dhe madje kurajoz duke patur parasysh se ishte fillimi i lojes. Them vendim i drejte per dy arsye: a- Nderhyrja e ashper dhe b- mundesia e Bakajt per te shenuar. Ne te dyja rastet me Rregullore parashikohet karton i KUQ.
2- Penalltia ne favor te Tiranes. Vendim i drejte si per Penalltine ashtu edhe per kartonin. Personalisht mendoj se ne rast se portieri i Dinamos, do te kishte qene jashte zones atehere mund te jepej karton i KUQ, sepse do te kishim goditje te lire jashte zones, ndersa ne kete rast kemi Penallti, dhe udhezimet edhe nga UEFA ne kete rast jane te qarta, ne rast Penalltie (faull shkaktuar nga Portieri) kartoni i verdhe eshte i mjaftueshem.
3- Nxjerrja me karton te KUQ e Nallbanit. Ne TV dukej qarte (dhe ketu mendoj se Ndihmesi i Gjyqtarit (Anesori) ) sinjalizoi me te drejte per faull. Nallbani goditi kemben e mbrojtesit dhe jo topin. Megjithate, mendoj se Gjyqtari, pavaresisht nga reagimi i Nallbanit, duhej te ishte mjaftuar me nje karton te VERDHE. Kjo edhe per te c'tensionuar situaten. Por kjo ka te beje edhe me pervojen e vet Gjyqtarit dhe aftesia per te menaxhuar ngarkesat qe sjell loja.
Per kete ka nje Nen te Pashkruar ne Rregullore qe eshte: common sens; buon sens. Shqip: Mat shtat here e pre' njehere
4- Nxjerrja me karton te KUQ e Devi Mukes dhe Bakajt. Per Muken plotesisht e merituar. Por per Bakajn u perdor "ligji" i kompensimit. Mendoj se do te kishte qene me e udhes te nxirrej me karton te KUQ mbrojtesi i Dinamos qe shkaktoi faullin ndaj Mukes dhe qe edhe reagoi me pas.
- Masat e marra besoj jane ne perputhje me rregulloren qe ka aktualisht FSHF-ja.
@ Idris
Per Policine, mund te them se ka per Detyre Vetem te mbaje rregullin ne shkallet e stadiumit dhe te mos lejoje hyrjen e tifozeve ne fushe. Policia mund te hyje ne fushen e lojes VETEM me Kerkese te Gjyqtarit te ndeshjes. Megjithate, Skuadra vendase eshte Pergjegjese per Organizimin dhe Mbarevajtjen e Ndeshjes.
Syri , ....e di vllaj tat kete.
Biles Policia mund edhe ta haje po ndermori ndonje nisiative pa lejen e gjyqtarit.
Por ka nje nen qe i lejon Policise nderhyrje per rastet Flagrante
Ne Elbason ishte kriju nji tradite ku tifozeria ( demat ) nen drejtimin e fat puplekut , pasi mblidheshin para kapos , brohorisnin , prisnin shiritin dhe hynin ne neshje.
Policet pa fillu mire neshja hyshin ne shkallet e Stadiumit , kapshin nja pese gjashte veta , i cojshin ke km 12 dhe i lishin me ardhe ne kembe.
Nje me per kaq gjo e kisha
Nuk ka asnje te keqe dhe eshte brenda Dhimokracise nje mushje formalitetesh per tangerlliksat qe shesin pordhe ne turme .