A po ri-ftohet toka?

Une jam nje anetar i ri i Peshkut dhe vendosa te bej kete shkrim si kundershtim ndaj shkrimit qe ka postuar anetari 'pmusaraj'. Fillimisht doja t'ju thoja qe jam dikush qe ha pyk nga kjo pune dhe gjithashtu nga meteorologjia.

 


Do te doja qe ti hidhnim nje sy si fillim vleres te quajtur PDO (Pacific Decadal Osicillation). 

Siç mund te shikojme qartesisht, kemi pasur nje periudhe te ngrohte, me te ngrohte se normalisht, nga vitet 1980 deri ne vitin 2007. Por nga 2007 e ketej duhet thene se gjerat po fillojne te ndryshojne dhe kjo temperature po normalizohet serish, dhe gjithashtu po fillon te shkoje drejt normales.

Me pas do t'ju tregoja dhe grafikun e temperaturave ne 30 viteve te fundit.
Ndryshimet klimaterike ndodhin periodikisht ne toke dhe kane ndodhur here pas here.Ne qoftese ne vitet 1800 do te kishim satelitet qe kemi sot per te monitoruar token,do te vinim re se akujt kane qene pothuajse inekzistente ne polin e veriut,ndersa sot,kur ne po shpallim alarmin,duhet thene qe jane prezente 4000 here me shume se atehere,por me kalimin e kohes rreth viteve 1870 klima filloi te ftohej serish.

Ajo cka eshte interesante dhe duhet thene me siguri eshte se CO2 eshte me se i rendesishem per jeten ne toke. Vetem nje fakt mjaft i thjeshte na ndihmon te kuptojme se ngrohja e globale, nuk shkaktohet fale veprimtarise se njeriut.

Ne vitin 2008,ne 100.000 molekula ajer vetem 39 ishin molekula CO2 dhe eshte llogaritur nga shkencetaret e NASA-s se per ta rritur numrin e ketyre molekulave me te pakten 1, njerezimit i duhen te pakten 5-6 vjet.

Per me teper, doja t'ju thoja dhe dicka ne lidhje me meteorologjine. Behuni gati, sepse javen tjeter fillon ajo cka ia vlen te quhet dimer. Do te shohim nje prej Shkurteve me te ftohte qe prej viteve 50'-60'-70'. Si ne kohet e vjetra...

Ndryshimet klimaterike ndodhin-me ose pa ndihmen e njerezimit.

62 Komente

jérusalem - 28 Jan 2010 - 10:50pm

Fillimisht doja t'ju thoja qe jam dikush qe ha pyk nga kjo pune dhe gjithashtu nga meteorologjia.

Ah, shume ngushelluese.

Meqe hani pyke nga kjo pune, duhet te na kishit vene te pakten ndonje evidence se nga i keni marre shifrat.

AP - 28 Jan 2010 - 10:56pm

Ne fakt, mua s'me duket ndonje ndryshim klime aq i madh sa e bejne bota.
Si cdo dimer, ne Tirane bie shume shi, Dajti mbulohet me bore, Qafe Kerraba bllokohet, veriu izolohet, Korca zbardhet e gjitha. Pak dite me pare kishte ngrire uji ne mengjes, e shumta qe mund te ndodhe ne Tirane, dhe nga shkurti e nga marsi pritet te beje edhe me ftohte se ne dhjetor e janar, si cdo vit.

Megjithate, nuk jam kunder mbrojtjes se planetit dhe pakesimit te clirimit te CO2. Qe njeriu e ka demtuar natyren, kjo duket. Per ato speciet ne zhdukje nuk me vjen keq. Mbase eshte ne planin e Zotit qe po zhduken, sic kishte ne plan dinozauret. Smile Mbase njeriu po pengon ekuilibrin natyror duke mos i lene te zhduken. Por per ndotjen e ajrit dhe vrimat e Ozonit, per makinat elektrike, per krusimin e energjise dhe plane te tjera si kjo, them se jane te nevojshme e se duhen marre masa urgjente.

olsib - 28 Jan 2010 - 11:28pm

Kendveshtrim interesant! Megjithate jam dyshyes ndaj tifozeve te "mos e cani koken, keshtu e ka toka", po aq sa ndaj atyre te "o zot, po vjen apokalipsi".

xhibi - 29 Jan 2010 - 2:06am

 

Ne qoftese ne vitet 1800 do te kishim satelitet qe kemi sot per te monitoruar token,do te vinim re se akujt kane qene pothuajse inekzistente ne polin e veriut,ndersa sot,kur ne po shpallim alarmin,duhet thene qe jane prezente 4000 here me shume se atehere,por me kalimin e kohes rreth viteve 1870 klima filloi te ftohej serish.

Nga e dime ne sa dhe si kane qene temeperaturat dhe akullnajat ne vitin 1800?

village-bey - 28 Jan 2010 - 11:33pm

Po pra, edhe ne Russi mendojne se ngrohja globale eshte 1 gjo e mire se se paku do ta rrisi temperaturen e nji vendi te ftohte.

Hajde muhabet hajde.

Artikulli me sy te pare lexohet " A po ri-fitohet Toka"

Un thash me vete Bingo,,, por doli me arka bosh..

albano - 29 Jan 2010 - 12:00am

Ja ke fut kot plako. Si e shpjegon ti plako te ftohtin qe kapi evropen veriore para nje muaji, dhe temperaturat e larta ne evropen jugore. Po te shihje harten e temperaturave dukej sikur kjo diference temperaturash ishte e prere me thike. Shkenctare angleze duke analizuar kete fenomen jo te zakonshem, e pranuan ate si nje pasoje te ngrohjes globale. Si i shpjegon zotrote crregullimet e ndryshme klimatike qe ndohin gjizithandej. Argumentet e tua jane te percipta dhe amatoreske. Mos merr persiper te dalesh ne konkluzione te pa argumentuara.

Edvini - 29 Jan 2010 - 12:11am

Me dokrra nuk kam pare! Merr grafiqe nga Nasa apo institucione me serioze, dhe jo nga website skeptikesh klimatike! sa per dijeni, te premten e kaluar NASA nxorri studimin e fundit, qe tregonte se megjithe dimrin e ftohte, apo ditet e ftohta kete dimer, temperatura mesatare eshte ende ne rritje e siper!

pmusaraj - 29 Jan 2010 - 12:17am

Edvin, studimin e fundit te NASA-s e kishim ne nje artikull ketu. Shkrimi mesiper eshte nje pergjigje ndaj atij artikulli.

Per autorin: shkrimin e aprovova jo se eshte cilesor, po se nuk me takon mua te te gjykoj, duke qene se une e di qe s'ha pyke nga ceshtjet e klimes. Megjithate, nje gje eshte e sigurte: nese shkurti kete vit do jete i ftohte aty ku jeton ti (apo ku jetoj une), kjo s'ka pike lidhje me temperaturen e planetit. Hic fare.

P.S. Dhe ca nga keto pyetjet e komentuesve kane nevoje per pergjigje, eksperto.

kr1st1g - 29 Jan 2010 - 6:18pm

 Patjeter qe do tu pergjigjem pyetjeve te komentuesve,por une nuk jam gjithe diten ketu dhe mesa di,ky shkrim u publikua mbreme Smile
Une nuk e konsiderova veten ekspert,por thjesht thashe qe marr vesh diçka nga kjo fushe.

kr1st1g - 29 Jan 2010 - 7:20pm

NASA GISS Climatologist Gavin Schmidt (Real Climate) answers some basic questions about the surface temperature record and also responds to recent allegations about manipulating temperature data in a Q + A with NASA.. 

http://svs.gsfc.nasa.gov/vis/a010000/a010500/a010557/G2010-004_Global_Temp_2009-MPEG1_512x288.mpg

kr1st1g - 29 Jan 2010 - 6:26pm

 Temperaturat jane marre nga NASA dhe nga nje shkencetar-klimatolog i quajtur Roy Spencer qe ka punuar per vite me rradhe ne NASA.
Me ofendon mua dhe veten nese kritikon pa baza.

Edvini - 29 Jan 2010 - 12:19am

Ah harrova te te them, meqe hake pyke, atehere duhet ta dish se shkencetaret nuk bazohen ne vezhgime te klimes per nje periudhe 100 vjetesh, qe eshte nje grimce mikroskopike ne historine e tokes, ata bazohen ne te dhena gjeologjike dhe shohin klimen ne peruidha dhjete-mije vjecare e qindra-mije vjecare. Akulli i Antartaktides eshte qindra mijera vjecar dhe nga mostrat e marra ne akullin e saj, eshte gjetur me saktesi cdo perberes te atmosferes deri me qindra mijera vjet me pare. Gjithashtu studiohen dhe sedimentet nga ana gjeologjike, ku depozitimet e lendeve kimike te ndryshme, tregojne perberjen e atmosferes deri edhe qindra miliona vjet me pare. Nga keto studime, jane ndertuar grafike ku klima tokesore tregohet me miliona vjet e jo me 100 vjet sa e ke marre ti.

Edvini - 29 Jan 2010 - 12:23am

Nese do te dhena shkencore, te sakta dhe te testuara e aprovuara me qindra here, atehere shko te websiti i IPCC, ai eshte autoriteti me i besueshem dhe me i larte qe jep raporte vjetore per klimen.

sa per grafiqe qe na ka sjelle shoku me lart, ke me qindra blogje, ku cdo njeri ben nje grafik per te hedhur hi mbi fakte dhe thote qe kjo eshte e verteta mbi X ceshtje.

 

Linku i IPCC eshte ketu.

kr1st1g - 29 Jan 2010 - 6:34pm

 Grafiqet nuk pergenjeshtrohen ashtu si te teket ty.Grafiqet kane nje baze shkencore dhe llogjike,per sa kohe qe krijuesit e tyre nuk jane shqiptare Tongue

Nese ndjek llogjiken tende,IPCC mund ta shpall te pavlefshem qe nga emri.
Intergovermental Panel on Climate Change.Qe nga titulli e merr nje fenomen te mireqene.Jo?

az - 2 Shk 2010 - 12:07am

Duke qene i fushes shkencore, mund te them qe dhe grafiqet manipulohen. Shkalla e shfaqjes se fenomenit, duke iu pershtatur fenomenit, eshte shume e rendesishme, pra 200 vjet duken me te vertete pak per te analizuar 'Token'.

Pa iu futur detajeve teknike, vetem dy aspekte.

Kush e financon NASA-n ? Si eshte politika e atij shteti ndaj ngrohjes globale ?

Kur jepet nje material shkencor, a eshte pranueshme te jepet vetem nje burim ? Me sa di une, shkenca nuk eshte dogme apo fe.

Persa i peket IPCC, bashkohem plotesisht me Edvinin.

kr1st1g - 29 Jan 2010 - 7:04pm

Two years ago, the IPCC in their 2007 report, claimed that most of the glaciers in the Himalayas could disappear by 2035.

But, that claim was based on a non-peer reviewed story from New Scientist, that was actually published eight years before the IPCC's 2007 report. That story was actually based on a short telephone interview with Syed Hasnai.It appears that the IPCC also relied on news accounts that appear to misquote a scientific paper that estimated the glaciers could disappear by 2350, not 2035.Jeffrey Kargel, an adjunct professor at Arizona State University who helped expose the IPCC's errors, said the botched projections were "extremely embarrassing and damaging," according to the New York Times.Also from the NYT, Graham Cogley, a University of Trent Geography Professor, says that Himalayan Glaciers would have to melt 10 times faster than what they are now in order to be gone by 2035.

Ja se sa e besueshme eshte IPCC.

 

Edvini - 30 Jan 2010 - 5:51pm

o kr1st1g, me ate qe the, qe nuk ka pasur akuj ne vitet 1800, i ke vene kapakun cdo lloj diskutimi. Pike! Nuk mund te diskutosh me nje te paditur.

twintip - 29 Jan 2010 - 12:26am

e lexova/kuptova mire une.. apo ky po thot se temperatura e tokes jo vetem qe po normalizohet, por po shkon edhe drejt normales.

hmm... si ka mundsi qe te normalizohet edhe te shkoj drejt normales ne te njejten kohe? po varem nga litart e ringut.

kr1st1g - 29 Jan 2010 - 6:28pm

 Gabim drejtshkrimor Smile

swed1 - 29 Jan 2010 - 12:44am

Krsiti, serite kohore i ke shume te shkurtra per te mbeshtetur ate qe do te thuash.

Kjo fjalia eshte thelbesore te ajo qe do te thuash dhe do medoemos reference:

Ne qoftese ne vitet 1800 do te kishim satelitet qe kemi sot per te monitoruar token,do te vinim re se akujt kane qene pothuajse inekzistente ne polin e veriut,ndersa sot,kur ne po shpallim alarmin,duhet thene qe jane prezente 4000 here me shume se atehere,por me kalimin e kohes rreth viteve 1870 klima filloi te ftohej serish.

Kjo tjetra eshte me verte e tepert po ta thush kshu sikur po leshon pertoke levozhga kikiriku: 

ngrohja e globale, nuk shkaktohet fale veprimtarise se njeriut.

 Tempraturat e ulta gjithsesi bejne pjese tek extreme events, qe ata te cilet ti i kundershton, thone qe do behen perhere e me te shpeshta.

albano - 29 Jan 2010 - 12:55am

Un nuk jam ekspert i ngrohjes globale, por ti zoti kristo jo pyke por comange fare me dukesh me kete artikull qe ke sjelle. Si nuk ndikoka veprimtaria e njeriut ne ngrohjen globale. Vetem zvogelimin  e pyllit te amazones te marresh ne konsiderate, prishjen e ekuilibrave. Ti merresh me co2, pa permendur metanin si gaz me efekt serre qindra here me te madh.

kr1st1g - 29 Jan 2010 - 6:35pm

 Po gjate cikleve te tokes shekuj me pare,cfare e demtonin token?Lokomotivat?Fabrikat?Makinat?Prerja e pyjeve?

Toka ka ciklet e saj.Dhe ndryshimet klimatike ndodhin periodikisht,fakti qe ne jemi ne nje te tille eshte i vertete.Klima po ndryshon,por efekti i njeriut mbi kete eshte minimal.

enka - 29 Jan 2010 - 1:06am

http://www.youtube.com/watch?v=GxIjygRPpmk

megjithate qe ka plas dhe tregtia e Global Warming, kete se luan as topi.
 

zotrules - 29 Jan 2010 - 2:49am

Kristi, ti mire thua more djale, po a s'na shpjegon pak, ku bazohesh ti kur thua qe:

ne 1800 akujt kane qene pothuajse inekzistente ne polin e veriut

Qe te marresh shembuj te tille, duhet pak me shume baza sesa thjesht te besh deklarata. Pastaj, nese kane qene pothuajse inegzistente, a s'na shpjegon pak nga del ai 4000 hershi? Sepse ne arithmetike, zero x 4000 baraz zero. Po ma shpjegove dot perfundimin e binomit te thjeshte: pothuajse zero shumezim per 4000, sa bejne?

Qe toka po ngrohet, edhe vertetohet, nuk ka shume probleme aty, por qe njeriu qenka shkaktar, po, per kete jam dakord me ty; njeriu nuk i ben dot gje tokes, vetem nese shkakton ndonje dimer berthamor. Kaq. Me CO2, nuk ka ngrohje globale. Ngorhja globale ndodh per shkak te diellit. Ciklet e diellit, afersisht 15 - 20 vjecare, tregohen fare qarte edhe ne grafiket qe ke nxjerre ti. Kete vit ka ndodhur bile, nje anomali krejt e "pazakonte" ne ciklin diellor. Ndoshta pritet te ndodhe nje "shift" ne polet diellore. Nuk dihet ende cfare efektesh do kete ne toke, por dihet qe cikli eshte tashme i vonuar, dhe duket edhe ne aktivitetin e njollave te "zeza".

Persa i perket gazeve "sere" qe "shkaktojne" ngrohjen globale; nese ka gaz qe ndikon me shume ne kete planet, jane avujt e ujit. Shkaktojne efekt sere ne kontekstin global ndoshta 1000 here me te madh sesa CO2shi, qe eshte nje gaz krejtesisht i parendesishem.

Megjithate, shume akujnaja qe dikur konsideroheshin te perjetshme, jane shnderruar ne kube akulli per nje teke uiski.

albano - 29 Jan 2010 - 3:01am

Ja dhe ky tjetri i vuri vulen. E kane fajin menstruacionet e diellit thote!

zotrules - 29 Jan 2010 - 3:20am

Do rrish urte ti edepsez?

Ne fakt eshte nje gje e pazakonte qe eshte duke ndodhur me Diellin qe po shtang shume shkencetare.

Duke filluar nga forca magnetike qe eshte sa gjysma e c'ka qene 20 e ca vjet me pare ne minimumin e saj. Plus era diellore ka rene si ne shpejtesi, intensitet dhe temperature ne menyre shume te konsiderueshme. Psh temperatura e eres mendohet te kete rene me 13-15%.

Dielli vete ka humbur 0.02% te ndricimit gjate kesaj kohe te shkurter, ndoshta kjo nuk eshte gje qe bie ne sy per njerezit, por eshte nje ndryshim gjigand ne jeten e nje ylli qe mendohet te kete jetegjatesi nga 10 deri ne 13 miljarde vjet.

Ne fakt te gjitha keto fakte te bejne te mendosh qe toka po i afrohet nje periudhe ftohjeje te mire. nese cdo gje vazhdon me kete ritem, pas ndoshta 100 vjetesh mund te hyje ne nje epoke te re akullnajash.

albano - 29 Jan 2010 - 3:41am

Po keto njollat e zeza te diellit ndikojne te llogjika jote? Mos e bastardo temen. Ceshtja nuk eshte te ciklet e diellit. Qe ka pas ftohje-ngrohje gjate jetes se planetit kete e dime, bashke me budalleqe te tjera. Ti duhet te kapesh fillin e ceshtjes. A po ngrohet globi ne nje periudhe anormale. A ndikon aktiviteti yne ne ngrohjen globale apo jo? A ndikon shfrytezimi i planetit ne kete proces. Dielli do beje te veten. Pas 5 milion vetesh ka mundesi edhe te shuhet fare.  Ceshtja eshte cfare ka njerzimi ne dore.

zotrules - 29 Jan 2010 - 8:22am

E kam shpjeguar fare mire dhe ate qe thua ti. Po je grindavec dhe nuk kupton shqip, prandaj rri e kruhesh kot.

kr1st1g - 29 Jan 2010 - 6:36pm

  pothuajse inekzistente ≠ 0

Matematike e thjeshte Wink

Monda - 29 Jan 2010 - 3:25am

Dicka tjeter nga Economist: Glaciers and the IPCC

shadow69 - 29 Jan 2010 - 5:07am

Dekadat  shitjes se oil duhet te  mbarojne qe te  hapet rruga e makines elektrike etj, qe u  shkaterruan qe ne projekt ne mes te viteve 50.Ne kete  day and age  duhet gjetur  nje mbeshteje shkencore ....si fillim.Me pas eshte ne dore te ligjeve te ekonomise ,te fuqise  te baroneve te rinj te mullinjve me  ere, se sa do te zgjase ngrohja globale.

Pjer Thomas - 29 Jan 2010 - 10:08am

 "...Ne qoftese ne vitet 1800 do te kishim satelitet qe kemi sot per te monitoruar token,do te vinim re se akujt kane qene pothuajse inekzistente ne polin e veriut,ndersa sot,kur ne po shpallim alarmin,duhet thene qe jane prezente 4000 here me shume se atehere,por me kalimin e kohes rreth viteve 1870 klima filloi te ftohej serish..." 

 

Krist, ketu e ke gabim, sepse ndonse s'ka patur satelite, ka pasur shkrimtare, historiane, gazeta, ekspedita qe kane shkruar rreth polit te veriut dhe te jugut rreth atyre viteve. Ndoshta ju do te keni ndjekur ndonje emision manipulues/abuziv ne tv, emisione qe behen per te ngateruar shkencaret. Gjith kohen, dhe rreth viteve 1800, ekspeditat kane perdorur vaporin deri ne nje far vendi dhe me pas kane perdorur slitat dhe qente, gje qe ka treguar se ujti ka qene i ngrire dhe ne vere. Per here te pare, u njoftua para disa vitesh, se ne kohen e veres disa anije ruse, japoneze, kanadeze, norvegjeze, kaluan per here te pare tere gjirin e Siberise veriore, duke mos i rene nga kanali i Suezit apo kanali i Panamase, siç i binin gjithmon per tregti. Flitet se ne vere tani, ka filluar qe ajo rruge (qe gjer dje nuk behej/lundrohej) te behet e kalueshme.  

Edvini - 29 Jan 2010 - 10:18am

Ky artikull i kalon kufijte e cdo trillimi! NUk ka pasur akuj ne vitet 1800???!!!ME te vertete, peshku, si lejon cdo lloj trillimi te paraqitet ketu? Po sikur neser te bej une nje artikull ku shpjegoj me nje grafik se gomari po fluturon, dhe se gomere te shumte kane fluturuar ne vitet 1800?

keiendi - 29 Jan 2010 - 11:00am

Dje po shikoja nje dokumentar per deshtimin e fushates se Buonapartit ne Rusi. Ne mes te tjerash kronikanet e ushtrise shkruanin per nje dimer tejet te ftohte qe nuk ishte pare prej shum vitesh ne zonat perreth Moskes, e ne kthim tregohej se si edhe avulli qe dilte nga goja e ushtareve ngrinte. Pra flitet per 1812. Dhe nuk flitet per Siberine e cila eshte dy here me e ftohet se rrethinat e Moskes dhe Lituanise.

odin m - 29 Jan 2010 - 11:58am

 Edhe per shume shkencetare te kesaj fushe eshte nje histeri e qellimshme nga qarqe te ndryshme e per qellime perfituese. Sa merreni me pallavra hidhni nje sy ketu www.youtube.com/watch

Eshte mire kur disa ecin kunder rrymes, kujtoni gripin e derrave...


 

Ana H - 29 Jan 2010 - 1:08pm

Eshte ngrof, eshte ftof... mah, mbaj mend qe dimrat dikur kane qene shume me te ftohte, ndizej soba qe ne fund shtatori ( kete e mbaj mend mire fare, se vinte lata e druve dhe hiqnim picir t'u i mbajt ne kurriz per t'i ngjit lart ne shpi), binte bore me shpesh edhe ne zonat e uleta... 

S'e di, po une kete dimrin s'e honeps hic, ama kur rastisin ato ditet kur diellit i teket te dale, sidomos po qe dite pushimi, ah si shijohet nje kafe perjashta.. Ja, ato dite, pas shiut, nen shkelqimin e diellit, kur ne qiell ka vetem ndonje re te vockel bardhoshe,  e dua shume Tiranen.

twintip - 29 Jan 2010 - 2:09pm

se ne fakt Ana H, kjo nodh vetem ne Tirane Smile

Monda - 29 Jan 2010 - 5:44pm

Bin Laden "shume i shqetesuar per mjedisin."

Fajin kuptohet, e ka satani USA.  Martire per ngrohjen globale ne te ardhmen? (j/k, but that's a thought.)

shkinaks - 29 Jan 2010 - 5:57pm

kam lexuar parapak kohesh nje liber "a history of nearly everything" te nje shkrimtari amerikan dhe aty e kam hasur per here te pare kete teorine e akullit ne gjysem te shekullit 19. ne fakt ai zoteria jep edhe nej shpjegim ku thote se ne gjysem te shekullit hspertheu nje vullkan ne indonezi aq i madh sa nxiu diellin. dhe atmosfera embushur me tymrat e ketij vullkani u ftoh aq sa behej patinazh ne tamiz. tani i binte qe atmosfera ishte ne proces pastrimi dhe prandaj po ngrohej. dhe prandaj kemi temperatura vetem ne ngritje pergjate te gjithe shekullit te 20.

histori simpatike. ka gjithfare gjerash per te trembur popullin. dhe the big brother uses them all. mjaft qe populli te kete frike. sepse frika ruan vreshtin.

kr1st1g - 29 Jan 2010 - 6:45pm

http://www.canadafreepress.com/2004/deweese121404.htm

''There is no scientific evidence to back claims of man-made global warming. Period. Anyone who tells you that scientific research shows warming trends--be they teachers, newscasters, Congressmen, Senators, Vice Presidents or Presidents--is wrong. In fact, scientific research through U.S. government satellite and balloon measurements shows that the temperature is actually cooling--very slightly--.037 degrees Celsius.'' 

kr1st1g - 29 Jan 2010 - 6:47pm

 http://www.drroyspencer.com/global-warming-natural-or-manmade/

 

Global Warming: Natural or Manmade?
Believe it or not, very little research has ever been funded to search for natural mechanisms of warming…it has simply been assumed that global warming is manmade. This assumption is rather easy for scientists since we do not have enough accurate global data for a long enough period of time to see whether there are natural warming mechanisms at work.

kr1st1g - 29 Jan 2010 - 6:57pm

Do t'ju kerkoja te shikonit videot e meposhtme,dhe me pas te rikerkoni fakte,gjithsesi jam i bindur qe kritiket me entuziaste,as nuk kane ne mend ti shohin.Le ti shohin ato qe u interesojne Smile

Is the Earth Cooling, or Is the Data Just

Fooling?

http://www.accuweather.com/video-on-demand.asp?video=41870064001

Worldwide Cold Not Seen since '70s Ice Age

Scare

http://www.accuweather.com/video-on-demand.asp?video=60571000001 


kr1st1g - 29 Jan 2010 - 7:04pm

 NASA GISS Climatologist Gavin Schmidt (Real Climate) answers some basic questions about the surface temperature record and also responds to recent allegations about manipulating temperature data in a Q + A with NASA...

http://svs.gsfc.nasa.gov/vis/a010000/a010500/a010557/G2010-004_Global_Temp_2009-MPEG1_512x288.mpg

zotrules - 30 Jan 2010 - 1:57am

 kristi, le nam duke sjelle linqe ketu kot me kot. Une te kam bere njady pyetje me siper, po pate kellqe, shko pergjigju. Mos me perserit fjalet e mia kot me kot. Deri tani, pervec shkrimit kryesor, aka artikullit, nuk ke thene absolutisht asnje gje. Dhe me cfare kuptoj une, ti nuk merr vesh fare nga ajo fushe, por merr vesh nga fusha e te lexuarit te disave qe kane folur per ate fushe. Do ishte me mire sikur te na respektoje edhe ne te tjereve dhe te beje hazer te na pergjigjeshe per pyetjet qe na jane ngritur duke lexuar artikullin tend.

PS: anglisht di shumica ketu ne peshk... nuk i bie me ne sy askujt kopipejsti apo fakto qe njeri nga ne(ti, ne kete rast) di anglisht.

kr1st1g - 30 Jan 2010 - 1:44pm

 Ti mund te arrish ne konkluzione sa te duash ne qofte se te pelqen,dhe me sa po shoh,dhe ri-shoh tek komenti yt,e vetmja pyetje eshte se sa del shumezimi pothuajse 0 me 4000,pyetje te ciles i jam pergjigjur.

Dhe e dyta,nuk pretendoj se i kam shkruajtur une ato fjali anglisht,dhe per me teper kam postuar dhe linqet ne te cilat une bazohem per te arritur ne konkluzion dhe idene time.Ideja me e mire krijohet duke marre pak nga te gjitha idete e tjera jo?

Dhe nese perpiqesh ti besh vetes qejfin me ''perseritjen'' e fjaleve te tua,vazhdo.

Diten e mire Wink

albano - 30 Jan 2010 - 2:24am

Ta shohesh ngrohjen globale dhe faktoret qe mund te ndikojne ne te ose jo te shkeputur nga politikat njerzore qe perpiqen te perfitojne mbi te eshte e veshtire. Politika perfituese besoj se ka nga te dyja anet: si pro edhe kunder. Atehere mbetet pyetja cilat nga te dy palet perpiqet te perfitoje me shume nga teoria e vet? Eshte nje aspekt qe nuk duhet anashkaluar. Nga njera ane jane ata qe konstatojne ngrohjen globale si pasoje e aktivitetit njerzor. Nga ana tjeter ata qe besojne se nuk po ndodh ne menyre anormale ose edhe nqs po ndodh eshte per arsye jo njerzore. Cili nga keto dy grupime eshte me i prirur te shtremberoje dhe propagandoje te verteten?

kr1st1g - 30 Jan 2010 - 1:40pm

 Nuk me takon mua te percaktoj kush nga keto dy grupime ka te drejte.Une jap mendimin tim.

AP - 30 Jan 2010 - 2:16pm

Ok, per ngrohjen me pelqyen argumentet e ketyre qe jane kunder idese se ngrohjes. Po per CO2-shin nuk duken shume bindes.  C'te keqe ka se bota perpiqet ta zvogeloje clirimin e co2 duke kaluar ne nje teknologji qe nxjerr me pak tym, qe demton me pak ne radhe te pare mushkerite tona e ne radhe te dyte edhe natyren?
Sepse shembuj me demet e medha qe sjellin fabrikat e smogu i kemi te qarta edhe ne Shqiptaret. Elbasani u nxi pas metalurgjise, Ballshi prej naftes, dhe tirana duket gri qe larg, prej tymit te makinave.

Aty e prishin besueshmerine si asnjanjes qe nuk jane altoparlante te industrive.

kr1st1g - 30 Jan 2010 - 4:06pm

 Aspak AP,biles une jam me shume se Pro ketyre nismave,por thjesht ngrohja globale,per mendimin tim,dhe per mendimin e nje pjese te madhe te studiuesve dhe shkencetareve,nuk eshte nje fenomen i shkaktuar nga njerezimi.Kjo eshte ajo cka une dua te theksoj.Por masat per reduktimin e ndotjes duhet te merren,urgjentisht biles.

albano - 30 Jan 2010 - 4:19pm

Po mir ti a dyshon qe kjo pjese e madhe shkenctaresh qe mbeshtesin kete teze anti-ngrohje mund te kene intresat e tyre. Dihet se si behet financimi i shkenctareve. Dhe ti mendon se ata qe financojne keta shkenctare dhe blejne opinionin e tyre e bejne per bamirsi ose per hir te se vertetes. Ndotja dhe teza qe mbeshtet prej tyre as qe nuk mund te mendohen te ndara. Eshte nje naivitet i shtirur.

kr1st1g - 30 Jan 2010 - 6:22pm

Shiko,te dyja palet kane nga nje te vertete dhe nga nje trillim. 

odin m - 1 Shk 2010 - 2:24am

 te filmi qe kam postuar me siper ke nje pjese te forte ku nje shkencetar qahet se nuk i financojne studimet nqs ne cdo kerkese per studim nuk ve pasazhin e duhur,(sezam hapu) behet per te studiuar ndikimin e ngrohjes globale, konkretisht e kishte per lepujt...

Edvini - 30 Jan 2010 - 5:53pm

O sill burime nga i merr trillimet, ose mos shkruaj me ketu! Ku e ke gjetur thenien "nje pjese te madhe te studiuesve dhe shkencetareve,nuk eshte nje fenomen i shkaktuar nga njerezimi"?

Apo thjesht se pe nje enderr, dhe cdo gje qe te del ne enderr eshte e vertete per ty, e duhet te jete edhe per tjeret?

kr1st1g - 30 Jan 2010 - 6:24pm

 Po ti qenke injorant fare.Ske c'te besh ti per cdo fjal kerkon burime?Ne qofte se ti nuk je i afte te thuash fjale pa burime,atehere jo cdokush eshte i paafte si ti.
Nuk flas me me njerez pa nivel dhe arrogante si puna juaj.
Diten e mire.

Edvini - 30 Jan 2010 - 7:56pm

O kr njeshi, une nga jam i paditur, dhe jo i ditur si ti, prandaj kerkoj burimet e cdo fjale qe them, kurse ti i fabrikon vete fjalet, pasi ti zoteroke satelite e superkompjutere qe une nuk i kam.

Mos fol si gjeli maje grumbullit te plehut o kr1 se te thashe, me ate fjaline ku thua qe nuk ka pasur akuj ne vitet 1800 i ke vene kapakun cdo lloj diskutimi. Eshte si te flasesh me nje qe thote qe ka pare gomere flutures!

Pse perhap lajme te trilluara? E kane fajin keta te peshkut qe lene cdo lloj personi me nje laptop ne dore te shkruaje ca te doje!

artian - 30 Jan 2010 - 7:51pm

Ja si e kuptoj une fenomenin e ngrohjes dhe ftohjes tokes.

Po te kemi parasysh kete diagram do te kuptojme ne pergjithsi problemin e ftohjes ose ngrohjes se tokes. Toka rretullohet rreth diellit sipas nje boshti te caktuar,sic shikohet edhe ne diagram.,dhe sipas pozicionit te tokes kemi ne kohe te ndryshme,kende te ndryshme rezatimi.Te cilat krijojne edhe stinet e vitit,Dimer,Pranvere,Vere,dhe Vjeshte. Por problemi nuk eshte ky.

 ... eshte pikerisht ndryshimi i here pas hershem i boshtit te tokes,ne raport me rezatimin djellor ajo qe shkakton fenomenin,ngrohje dhe ftohje te "pazakonshme"!

Ngrohja dhe ftohja e tokes ndodh pikerisht nga ndryshimet e boshtit te tokes rjedhimisht dhe i kendeve te rezatimit djellor mbi  siperfaen e tokes,kur boshti i tokes eshte me perpendikular,rezet e diellit jane me direkt, me pingul,dhe ne kete rast kemi  tej ngrohje te tokes,kur boshti i tokes eshte i pjeret,pra me pak perpendikular, rrezatimi djellor mbi toke ka nje kend me te vogel,pra jo direkt toka ngrohet me pak, dhe kemi tejftohje te tokes.

zotrules - 31 Jan 2010 - 12:28am

Kristi, o jep pergjigje per pyetjet qe te behen, o mos na gumezhi kot neper breke si zhuzhe. Qe te mos e marresh me vrap dhe tja cosh laptopin dajes t'i tregosh se cfare diskutimesh ke bere sonte ne nje forum dhe qe te presesh nje rrahje shpatullash kot me dicituren: "E te keqen dajua tia sa te cquar(zgjuar) te kemi ne te fisit tone"... dije qe ne fillim cfare kam shkruar me siper, se e paske kete handikap qe te mos lexosh fare cfare shkruajne te tjeret, por ta permbytesh nje teme vetem me komentet e tua... link-pas-linku kot me kot. Shko ne google videos, se aty kam pas futur dikur nje video me titullin "the great global warming swindle" (mashrimi i madh i ngrohjes globale) dhe mbase e kupton se cfare mendoj une. Ja kam premtuar edhe Xhemal Matos qe t'ja dergoj me titra ne shqip, po te them te drejten nuk kam patur kohe fare te merrem me titrazhe, se per mendimin tim ai eshte nje program qe duhet ta shohin te gjithe njerezit qe te kuptojne mashtrimet qe u imponohen nga qeverite, se ku shkojne taksat tona dhe metamorfozen e skllaverise.

Prandaj, eshte me mire te mos pergjigjesh shume shpejt, ose me shpejt se c'duhet. mbushu njehere me fryme, numero deri ne 10, pastaj kthehu dhe na jep pergjigje.

Zana - 31 Jan 2010 - 12:39am

Janje tjeter qe deklaron se hengerka pyka....Pyetja ime eshte :Ku?

albano - 31 Jan 2010 - 1:42am

 Keto faktet e dokumentareve anti mankind global warming qe ju servirni ketu edhe mund te merren ne konsiderate, edhe pse jam mjaft dyshues per motivimin dhe sinqeritetin e tyre. Por nje pjese e konsiderueshme e antiargumentave qe jepen ne to jane mjaft selektive dhe abuzuese ndaj fakteve. Perfundimet me ngjyrime politike ne favor te zhvillimit gazprodhues qe jepen ne to mbajne era propagande shumekombshe.

zotrules - 31 Jan 2010 - 1:59am

Albano, na jep ti pra fakte qe njeriu qenka shkaktar i ngrohjes globale. Per cdo fakt tendin, une do te te sjell 10 fakte qe njeriu as nuk llogaritet fare.

Nuk eshte puna per skepticizem, dhe nuk eshte puna qe kjo qenka gje qe nuk u dika... jam mese i bindur qe shkencetaret qe merren me kete pune, e kane fare fare te qarte si driten e diellit qe njeriu nuk ka dore ne ate gje. Aty luhet lek gjigand, lek i stermadh, lek me permasa te frikshme fare.

albano - 31 Jan 2010 - 2:39am

Leku i madh luhet dhe as qe nuk diskutohet. Por te dalesh ne kokluzione te prera nuk me duket rasti. Kam degjuar dhe mender Kryeministrin tone qe shprehej se antiglobalistet e sotshem jane komunistet dhe antikapitalistet e djeshem. Dhe me vone ne kohen e permbytjeve fillimisht ja vuri fajin ngrohjes globale sepse ashtu i leverdisi dhe pasi u kthjellua akoma me shume ja vuri fajin dhe ai cikleve njehere ne 100 vjet. E zura kete shembull per te thene se si faktet mund te perdridhen e sterperdridhen politikisht, por edhe ekonomikisht. Nuk eshte rasti per te sjelle fakte. E shumta qe mund te bejme ti degjojme keto argumenta dhe te reflektojme se ku qendron e mesmja e vertete. Ta degjosh nga keta shkenctaret e dokumentarit qe vendet e botes se trete po vuajne kete kauzen e re te global warming eshte hipokrite, po pengon zhvillimin edhe rritjen ekonomike e te tjera budalleqe   te bejne detyrimisht skeptik. Nuk dua te hyj ne analiza shume te thella, por besoj se e kupton pse thashe qe mbajne ere si dokumentare.

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente