Gallup Balkan Monitor ka paraqitur para disa ditësh një studim mbi emigracionin nga rajoni i Ballkanit. Më sipër janë paraqitur disa nga pasqyrat kryesore të këtij studimi. Raporti i plotë mund të lexohet në anglisht në këtë adresë, ndërsa më poshtë jepet një përmbledhje e shkurtër.
Përmbledhja e studimit
Të dhënat për emigracionin të mbledhura nga Gallup Balkan Monitor nuk e mbështesin kurrsesi frikën e shprehur disa herë mbi një emigracion në masë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por megjithatë ka një tregues të rëndësishëm alarmues: rëndësia e emigracionit për të gjetur punë dhe për të dërguar të ardhura mbrapsht në vendin e origjinës. Kjo dukuri është veçanërisht e theksuar në zonat Shqiptare në Ballkan. Pasojat e krizës financiare në vendet e zakonëshme pritëse për Shqiptarët si Italia, Greqia dhe Gjermania, mund të kenë një ndikim të fortë mbi gjendjen ekonomike të komuniteteve Shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe në vetë Shqipërinë.
Në përgjithsi studimi tregon që shumica e njerëzve në vendet e Ballkanit Perëndimor janë të pakënaqur me gjendjen e tyre materiale dhe mbi një e pesta e tyre do të dëshironin të largoheshin. Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë plane konkrete për emigrim së shpejti; bazuar mbi të dhënat e studimit numri i tyre mund të vlerësohet në rreth 120.000, prej të cilëve 70.000 planifikojnë të shpërngulen drejt një vendi antar të BE. Vendet me përqindjen më të lartë të emigrantëve të mundshëm janë Shqipëria dhe Maqedonia ku mbi një e katërta e të intervistuarave kanë shprehur dëshirën për të emigruar. Pakësimi më i theksuar i emigrantëve të mundshëm vihet re në Mal të Zi dhe në Kosovë ku numri i njerëzve që dëshirojnë të largohen është përgjysmuar që nga 2006-a deri në 2008-tën.
Të intervistuarit me antarë të familjes që jetojnë në emigracion thonë se shumica e tyre jetojnë në Gjermani, Itali, Greqi, Zvicër dhe Austri ndërsa ata që u shprehën se dëshirojnë të emigrojnë tregojnë Gjermaninë, ShBA, Zvicrën dhe Italinë si vendet më të dëshiruara pritëse.
Dërgesat e emigratëve luajnë një rol të rëndësishëm në ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Numri i njerëzve me antarë të familjes në emigracion luhatet nga 16% në Republikën Serbe të Bosnjes në 44% në Shqipëri dhe pothuajse 81% e atyre me antarë të familjes në emigracion thonë se marrin mbështetje financiare prej tyre. Shuma mesatare e dërguar është 160 Euro në muaj në Shqipëri, 170 Euro në Bosnje, 240 Euro në Maqedoni dhe 300 në Kosovë. Në Kosovë, një e katërta e familjeve e siguron pothuajse gjysmën e të ardhurave mujore nga dërgesat e të afërmëve jashtë vendit. Këto dërgesa mbulojnë zakonisht pothuajse gjysmën e nevojave mujore të familjeve.
Banorët e Bosnje Hercegovinës janë më të dëshpëruarit për të siguruar liberalizimin e vizave, ndërsa banorët e Serbisë duken se kanë shumë më pak nevojë për lehtësira udhëtimi. Në të gjithë Ballkanin Perëndimor, lëvizja e lirë e njerëzve mes vendeve të ndryshme shihet si një nga kushtet më të rëndësishme për paqen dhe zhvillimin në rajon thonë 85% e të intervistuarve. E vetmja gjë e renditur si akomë më e rëndësishme është lufta kundra korrupsionit.
Bazuar mbi të dhënat e GBM, një eksod i Serbëve nga Kosova nuk duket i mundshëm teksa 80% e tyre shprehen se do të qëndrojnë në vend. Ndërkohë 27% e Serbëve që jetojnë në Mal të Zi dëshirojnë të emigrojnë.
23 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
Sipas raportit, 64% e Shqiptareve qe duan te emigrojne kane plane (te sigurta ose te mundeshme) per te emigruar nga vendi ne planin afatshkurter (1 vjecar). Sado qesharake qe tingellon kjo shifer, s'eshte e veshtire te kuptohet pse s'i hiqen vizat nje vendi ku nje pjese e madhe e popullsise (pavarsisht shifres se sakte) deshiron te largohet prej tij.
Është e pamundur... s'ka mundësi! Është gënjeshtra e rradhës e sondazheve komuniste....Sepse një pjesë, të paktën 40.2% që kanë votuar PD, nuk duhet të largohen
Eshte e vertete, por mos haro se vete PD-ja i emigron jashte te sajet per ti patur si informatore apo si perkrahes ne perendim. Edhe ketu tek PPU-ja ke shume te tille me flamuj te huaj qe jane PD-ista.
Unë e kam fjalën për ata t'paftyrët që janë në Shqipëri... nga një anë i japin votbesimin Pd dhe nga ana tjetër duan që të largohen nga ai vënd.
Nëse do ishte shpenzuar më tepër për ekonominë se për "integrimet", tani shumë prej atyre që janë jashtë (unë i pari) do ishin kthyer tashmë, por fakti që akoma duan të largohen, vërteton arsyen se pse shumë prej nesh u larguan: Mosbesimi tek politikani Berisha.
nga vendi tyre ikin dhe italianet, jo me shqiptaret. s'ka pune PD ose PS ketu, thjesht rroge. robt ikin prej rroges. vetem se me pas rroge te larte duhet dhe te kesh zanatin qe ta jep.
shqiptaret i shtyn te ikin se edhe pa punuar dhe pa zanat bota u jep asistence (duke i cilesuar si refugjate politike), e plot ndihma te tjera, qe eshte me e madhe nga sa fitojne duke punuar ne shqiperi apo ne vendet kufitare te saj.
Ku janë ato vënde që të jepkan pa punuar???!!!
Edhe një mundësi që kishim qëtë kërkonim strehim si homoseksuale, tani e hoqi edhe atë Sala
franca, anglia, gjermania, vendet skandinave, belgjika, hollanda, irlanda.
vetem se po i hoqen vizat nuk do te kene me ku te shkojne. per vendet pa viza nuk ka zyra emigracioni. duhet me pervesh menget e gjet pune ne sektoret qe ofrojne nga kjo, ndertimi, bujqesia, etj.
me kujtohet sesi emigrantet e pare ekonomike (pas 90) me rroga te uleta (se ndryshe nuk i merrnin), firuan te gjithe, e kaluan ne emigrante politike. i tille nuk ke nevoje te punosh, se te integron sistemi social tek vendet europiane veriore, te pakten.
Aty thuhet (sipas perkthimit) nje e katerta e te intervistuarve kane shprehur deshiren per te emigruar, ndersa me preciz ne raport 31% eshte numri i atyre te intervistuarve nga Shqiperia qe kane deshire te emigrojne.
Ai 64% qe citohet ketu qe kane plane te sigurta ose te mundshme per te emigruar vitin pas survey-t, eshte 64% i ketij 31% qe ka deshire te emigroje dhe i eshte pergjigjur kesaj pyetje shtese te survey-t per kohen e mundshme te emigrimit.
Prandaj ndryshojeni ate postim nese ka qene gabim, nese eshte nje mashtrim i qellimshem per te bere propagande, mund ta lini aty se nuk i prish pune kujt se une gomar jam gjithsesi dhe nuk e can njeri bythen per ate qe them.
Numri vetem prej 31% i te intervistuarve ne Shqiperi qe kane deshire te emigrojne, eshte edhe nje argument me shume se liberalizimi i vizave nuk eshte emigrim masiv ne vendet e BE.
Ne kete pike edhe une e perkar Spikerin. Po ti heqesh 13% te 64 % del se nga 31 % i 64 % nuk eshte me shume se vlera e mbetur neper zyrat e MIXHES... qe me gjithe mend llogaritet si thote Spikeri ose dok prof Devole me intervistues Llaken me pyetjen "Ku vajten parate e firmave Piramidale"
Hajt bojme lojen e kunguslleshkave me ty
! 1 miljon e gjys kane hik ( minus 10 perqind femije ) 1 miljon e gjys dun me hike ( popullsia kater miljone e dyqindmije ) u bone tremiljone te hik. Sa meten ? 64 % thote prof dok Sali beu alias Spikeri :) . Seriozisht mos u merr me me keto llogari . Ne Shqipri duhet tu shqetesoje shume fakti qe thuhet si humor popullor . Po ngriu Adriatiku vetem Saliu me ministrat mbetet " Po edhe sikur 10% te duan te ikin eshte nje TURP i MADH per ate KOMB qe nuk ka ikur me shekuj nga ato troje ..pervec situatave katastrofike si LUFTRAT dhe Ardhja ne fuqi e te BABZITURVE pas 90. Ky eshte problemi se te babziturit jane ne PUSHTET !
Ikja e pare e madhe moderne e ketij kombi ishte kur ne pushtet nuk kishin ardhur akoma "te babeziturit". Na cate trapin me propagande partiake, gerr njera pale e verr pala tjeter.
te gjithe njerezit LEVIZIN, perpara mbrenda permbrenda vendit te tyre, nga mali drejt fushes, nga fshati ne qytet. po te kene rrugedalje keta njerez levizjen e tyre e vazhdojne pambarimisht, drejt me te mires.
nashti europes i duhet thene, qe nga mbushja me shqiptare, ne rastin me te keq sikur keta te kerkojne te shpengulen me kuç e me maç, nuk do te kene ndonje te keqe. shqiptari eshte EUROPIAN ne deje. ai siç ka bere perhere, veç force e vitalitet do ti jape EUROPIANEVE te tjere.
por mireqenia ne shqiperi po leviz, shqiptaret po pak nga pak po pasurohen, kjo dhe do t'i beje mos te levizin. heqja e vizave, mendoj se do te ktheje me shume shqiptare sesa do te nxjerre prej saj. nje pjese e madhe qe jetojne ne perendim (pa ditur pse ose akoma pa letra) kane frike se duke u kthyer ngelin atje e u iken kot (ose per lesh) gjithe ajo perpjekje e mundim qe harxhuan kur dolen prej saj.
nje numer jo i vogel studentash qe vijne ne usa per studime kur mbarojne shkollen se kane me shume qejf te kthehen ne vendet e tyre dhe bejne sa kane mundesi te rrijne ne usa keshtu qe edhe shqiptaret per nja 20 vjet mendjen per emigrim do e kene .TI IDRIZO IKE PA NGRI ADRIATIKU ISHE ME SHANC
Une nuk jam i ikur. Une si te gjith te tjeret jemi te PERZENE. Ka qe i genjen mendja se jane te afte te perballojne nje Levizje te Lire. Asnje s'kemi pare ne kushte te OK te ndertojne nje qender piLLot
si psh ..trashegimtaret e Mixhizmit te ndertonin nje biznes te pershtatshem ne VUCIDOLL ne Lagjen e Bithit te Lugjit :P . Personalisht per ty Speaker duhet te kuptosh se behet fjale per shtetin tend Demokratik dhe te lumtur jo per kohen e pordhes .
ore ku ishte ajo tema sa mire hahet ne shqiperi!!!
po sa perket komunizmit, ne te veriut ishim ne radhe ne pogradec, me kalu liqenin me lekura shalqiu mbi koke....
ndersa ne te jugut,perseri, i vinim anes kufirit te veriut per te bere na i shperthim trau pa menje.....
jeni me fat qe ne kete qeveriun e ri, shume- shume ,mund te merrni nja 1000-2000 $ borxh dhe mund te shkoni per emigrim edhe ne mars po deshet....
Situate e zymte ne Ballkan.
Me vjen te mendoj se cilesia e jeteses ne Ballkan nuk eshte shkaku, por eshte pasoja e kesaj tendence per t'u larguar. Derisa ballkanasit dhe shqiptaret ne vecanti do te vazhdojne te mendojne se zgjidhja me e mire per te permiresuar jeten nuk gjendet brenda vendit, por jashte tij, nuk arrij te kuptoj se si mund te behemi me mire.
Nga ana tjeter mendoj se besimi tek klasa politike luan gjithashtu nje rol shume te rendesishem ne kete menyre te menduari. Nje klase politike e pjekur dhe e pergjegjshme do te ndikonte me teper se cdo faktor tjeter qe situata te ndryshonte me shpejt.
Po te besh nje analogji te shtetit (kombit) me familjen nuk do te jete e veshtire per te kuptuar se care duhet per nje vend te lulezoje. Do te duhet qe shteti ne teresi te funksionoje sa me rrigorozisht te jete e mundur me KOSHEREN E BLETES, qe eshte shteti me i mireorganizuar ne bote. Atehere njerzit do te kene besim ne klasen politike per drejtesi sociale, shanse te njejta per pune dhe ngrohtesine e ambjentit atedhetar. Emigrimet do te jene ne nivele te arsyeshme... minimale.
Une personalisht skom shume besim te shteti jon,edhe frika e ngecjes aty eshte njera ane,kurse kur te jem i qete se mund te leviz neper europe edhe ne Usa lirisht sebesoj se do emigroja ,do rrija prane familjes time .
Por mendimi i pasigurise eshte shume i keq,nqs do liberalizohej levizja e lire,kjo do ishte nje siguri me shume se njerezit do i jepte me shume kurajo njerezve edhe detyrimisht do perfshiheshin me shume ne zgjithjen e problemeve te vendit ,edhe sdi i plaste shume per politikane tane legena ,sepse do kishin sigurine qe diku do ta nxirnin buken e gojes ,por ashtu te mbyllur sic jemi , jemi ne doren e ca legenave qe mund te bejne cte duan
njof njerin qe ka shume vite pa shkuar ne shtepi ne shqiperi sepse eshte pa dokumenta edhe ka frike se ngec aty
Jom i bindur qe nqs libaralizohet levizja e lire sdo kete edhe aq shume emigrim,eshte frika e te ngecures aty po jo sepse ne nuk dashkemi vendin tone po sepse jena preh e nje dore njerezish at qe mund te bejne cfare te dojne
Nqs do leviznin te lire siguria qe do kishin njerezit do ishte me e madhe edhe do kishin me mundesi ti kerkonin pergjegjesite pushtetareve
edhe jam i bindur pparaja do qarkullonte me shume do i jepte nje hov ekonomise
Here pas here me duket sikur vendin e mbajne pang nej grup njerezish qe sduan qe populli te levizi i lire sepse fitojne shume ne kete gjendje
po flasim kot
shi ca behet me bashkeshortet e diplomateve tane, http://www.zerikosovar.com/Te-fundit/aurela-si-dhe-pse-u-be-holandeze-gr....
duke filluar nga gruaja e ministrit te jashtem, e pastaj na shesin dengla.
ministria jone e jashtme e kupton dhe ve ne zbatim levizjen e lire dhe liberalizimin e vizave vetem per punonjesit e saj. kujt po i plas per pipllin e shkrete.