Berisha dhe Thaçi përurojnë tunelin

  • berisha-tuneli.jpg
    durres_kukes3.jpg
    tuneli-1.jpg
    tuneli-2.jpg
    Foto1.JPG
    Foto2.JPG
    Foto4.JPG
    Foto5.JPG
    Foto7.JPG
    Foto8.JPG
Foto5.JPG

Gazeta Libertas

Durrës-Kukës, Berisha dhe Thaçi përuruan hapjen e tunelit historik. Gazeta Libertas njofton se më në fund është hapur tuneli i Kalimashit, në pjesën ku gërmimet e bëra nga të dy krahët bashkohen. Gjithshka ishte gati për inaugurimin simbolik të hapjes së korridorit strategjik Shqipëri-Kosovë disa orë para ceremonisë së sotme. Kryeministri Sali Berisha dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, përuruan mes ovacionesh nga të ftuar e të pranishëm, gazetarë shqiptarë e kosovarë, hapjen e njërit prej tuneleve të Kalimashit.

Hapet tuneli! Shqipëria e Kosova “bashkohen” në Kalimash - Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ai kosovar Hashim Thaçi kanë realizuar takimin historik në tunelin e Kalimashit, duke simbolizuar në këtë mënyrë “bashkimin” e dy vendeve në Kalimash. I hipur mbi një buldozer kryeministri shqiptar Sali Berisha ka rrëzuar murin simbolik që ndante tunelin e Kalimashit duke çelur zyrtarisht atë. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri kosovar Hashim Thaçi. Ishin të pranishëm edhe kryeparlamentarja Topalli, zonja Liri Berisha, ministri i Transporteve Sokol Olldashi, ministria e Integrimit, Majlinda Bregu, po ashtu e pranishme ishte edhe mbesa e ish-presidentit amerikan Ajzenhauer. Ndërsa delegacioni kosovar u përfaqësua nga kryeministri Hashim Thaçi, ministri i Transporteve Fatmir Limaj si dhe 18 anëtarë të tjerë.

Ky tunel është segmenti më i rëndësishëm i rrugës që lidh shqiptarët, asaj Durrës-Kukës-Morinë.

Puna për hapjen e këtij tuneli nisi që më 25 maj 2007 nga kompania amerikane “Bektel” dhe kompania nënkontraktuese turke “Enka”.

“Bektel-Enka” ka rritur ndjeshëm ritmet e punimeve edhe në sektorë të tjerë, si përfundimi i 27 urave me një gjatësi prej më shumë se 5 kilometra në gjithë segmentin e rrugës prej 60.4 kilometrash, Rrëshen-Kalimash.

Rruga Durrës-Kukës- Morinë, një projekt ky i qeverisë shqiptare, është vepra më e madhe inxhinierike në historinë e Shqipërisë.

Ky projekt ka punësuar rreth 3500 punonjës nga të cilët rreth 1800 shqiptarë, duke transformuar jo vetëm relievin ku ka shkelur por edhe gjithë situatën sociale në zonat që përshkohen nga punimet.

Me përurimin e njërit tunel, pritet që së shpejti, brenda qershorit, të bëhet edhe përurimi i rrugës që ka një gjatësi 170 kilometra, nga Durrësi deri në Morinë.

Rruga do të mundësojë një lidhje të shpejtë mes Prishtinës dhe brigjeve shqiptare për më pak se 3-orë duke hapur horizonte të paimagjinuara më parë për zhvillimin ekonomik, turizmin, tregëtinë, lëvizjen e lirë dhe krijimin e një korridori strategjik rajonal.

Greqia, fqinji jugor i Shqipërisë ka rreth 10 vite që kryen punime për ndërtimin e korridorit Egnatia, Selanik-Janinë-Igumenitsa që ngjason në gjatësi dhe si projekt me korridorin Durrës-Morinë dhe është ende larg përfundimit të punimeve.

Ministri kosovar Limaj deklaroi për ceremoninë e pritur se punimet e Korridorit Durrës-Kukës, janë historike për shqiptarët e dy trojeve. Kjo është një vepër me rëndësi historike për të gjithë shqiptarët në të dy anët e kufirit tha ai.

Ai dhe kryeministri Thaçi qenë të ftuar në ceremoninë për përfundimin e tunelit në segmentin Rrëshen-Kalimash.

Limaj u shpreh se tuneli është simbol i rrënimit të pengesave mes dy vendeve dhe shënon kthimin e fillimit të qarkullimit normal mes shqiptarëve.

Delegacioni kosovar i kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi që morri pjesë në ceremoni, theksoi gjithashtu se ky moment historik shënoi veç të tjerave edhe hapjen e korridorit drejt një porti të Kosovës.

 (Fotografite nga Galeria ne internet e Keshillit te Ministrave dhe Gazeta Libertas)

141 Komente

Cen Cen Durim-madhi - 31 Maj 2009 - 1:41pm

Llukan besoj se duhet vene ne faqe te pare se me thane te drejten nuk eshte lajm qe e degjojme cdo dite e paksa ma i rendesishem se pitet me kos te hollume e me speca djegs  Tongue

gjithe te mirat Smile

Koth - 31 Maj 2009 - 2:00pm

Mos e ul piacen.

...“Afrimi i Shqipërisë me Kosovën ka qenë, mendoj unë, në trajta të ndryshme gjithmonë, pavarësisht sa është dukur dhe sa nuk është dukur, pavarësisht se sa është deklaruar e sa jo. Mendoj se e kapërcen dukshëm atë që ju thatë - çështja e një rruge, që është e rëndësishme dhe një lajm i gëzuar që do ta kemi së shpejti. Por, ajo e kapërcen këtë gjë, është diçka shumë e thellë, shumë e rëndësishme dhe shumë më e madhe”, ... tha Kadare.

Po behet gafe e madhe me interpretime ; Socialistet nuk dun NATO-n, nuk dun rrugen e cer te dush ti ka. Po varja.

Si kaloi vizita , pjesa jo elektorale e kam fjalen se m`dore te pare bunkeret permene Tongue

Cen,

ka ajo kushurina jote  jote Tongue

Kam lexuar një ditë në gazetë ku thuhej se babai i Shqipërisë moderne është Sali Berisha, pasi e kam lexuar kam thënë si nuk e kam artikualuar unë më parë...

Ndaj dhe historia e Shqipërisë është historia e Partisë Demokratike.

Për shkak të kësaj historie një të tretën e kombit tonë, ne vetëm dhe vitet e fundit e kemi jashtë kufijve tanë, e kemi në Greqi, Itali, Francë. Kush më mirë se e di, ne kemi familjarët tanë aty, kemi motrën, vëllain, kushërirën, kushëririn.

P.S. Cojini haber gjithashtu te mesoje se cer kuptimi ka fjala meit  se la koqezen e namit .

Cen Cen Durim-madhi - 31 Maj 2009 - 2:22pm

E di qe eshte rrite shume piaca ketej kohet e fundit po se mendova kaq shume Tongue

 

€T - 31 Maj 2009 - 1:44pm

E Gëzofshim Udhën e Kombit !

Castor_Troy - 31 Maj 2009 - 2:07pm

Si Udha e shkronja eshte kjo. Do ndrisi te ardhmen tone Smile

 

 

Suksese !!!

Skerdi - 31 Maj 2009 - 2:11pm

Ky tunel eshte segmenti me i rendesishem i rruges qe lidh shqiptaret,asaj Durres -Kukes-Morine.

Nuk eshte kjo rruga me e rendesishme qe lidh shqiptaret o SAL .Rruga me e rendesishme eshte mbledhja e ketyre bastardeve qe ke leshuar neper blogje te cilet po perpiqen qe ti ndajne shqiptaret ne tosk dhe geg,komunist dhe demokrat,"vendalinj" dhe emigrant ..e GPS te tyre.

Sa per rrugen e re, ta gezojme te gjithe

ec mo - 31 Maj 2009 - 3:00pm

Une uroj ; Ta gezojme tunelin.. Se me sa po marr vesh rruga akoma nuk ka mbaruar..

PF - 31 Maj 2009 - 3:08pm

Nga fotot duket goxha pune. Bravo.

P.S. Pyetje jashte teme. Po mbesa e presidentit Aizenhauer cfare bente ne Kalimash bashke me inaguruesit.

kryeparlamentarja Topalli, zonja Liri Berisha, ministri i Transporteve Sokol Olldashi, ministria e Integrimit, Majlinda Bregu, po ashtu e pranishme ishte edhe mbesa e ish-presidentit amerikan Ajzenhauer.

dori - 31 Maj 2009 - 3:22pm

Është çështje simbolike (ndoshta punësohet nga Bekteli).

realist - 1 Qer 2009 - 3:55am

Mbsea e Eisenhower ishte presente sepse Ish Presidenti Amerikan Dwight Eisenhower ishte ai i cili e ndertoi sistemin rrugor ne Amerike e qe i ka mundesuar Amerikes nje nje zhvillim shume te madh dhe te shpejte.

 Kur ishte kongresisti amerikan Eliot Engel ne Shqiperi, ai e quajti Sali Berishen  Eisenhower i Shqiperise, per shkak se Sali Berisha po nderton nje sistem rrugor modern ne tere Shqiperine.  Kuptohet qe majtistet nuk e pranojne kete fakt por e verteta eshte  e vertete dhe  nuk mund te jete ndryshe.

PF - 1 Qer 2009 - 5:05am

 Realist. Me pelqeu shume komenti jot. Dukesh qe je Realist. Kuptohet qe majtistet nuk e pranojne kete fakt por e verteta eshte  e vertete dhe  nuk mund te jete ndryshe.

emigrant - 1 Qer 2009 - 5:13am

"I remember from my childhood in New York, during resident Eisenhower. He decided to build a system of national highways, the roads which will be connecting every corner of the United States. This project reminds me precisely of that" compared Engel the construction of the Durrës-Kukës road.

tashi ca (ose shum) gjona jon merre si ta marresh....  :P    

Idris - 31 Maj 2009 - 3:42pm

Eshte e njejta pergjigje per te shume te paduruarit e Rruges ...ne cdo vend qe nderhyjne me inteligjence te Larte Tongue

 Kur shikon fotot dhe merr lajmin nuk ke perse te mos thuash  u be nje pune e mire .....I erdhi koha nje pune te tille . Urime Shqiptareve te te gjitha kohrave per Strategji te tilla !

Ja kjo eshte rruga qe duhet te ndjekin shqiptaret  . Nga rruget e dhive , te Bulevardi i Italianeve ne kohen e Zogut - ne Tirane  .... Nga Bulevardi -  ne Uren e Bushtrices dhe Tunelin e Q .Thanes ( e dhjetra tunele te tjere)  ...Nga Ura e Bushtrices ne bunkeret ne kohen e LUFTES se FTOHTE , ...nga koha e Bunkereve ne Tunelin qe lidh me Kosove - Shqiperi nga Firma amerikano-turke .

Dhe ne vend , me vijne nje debat midis dy fshatareve ne udhetimin Elbasan -Guri Kuq . Pak sa per te n/qeshur fansat e psikopatizuar nga bunkeret :P Hekurudha sapo ishte ndertuar dhe ne pjesen ku duhet te kalohej tuneli Q.Thanes rruga "reshkiste" pak dhe treni lekundej . O burre -i thote plaka....po sikur te bjere treni ?" ...Mo u merzit moj grue - i thote plaku . Qeveria ka marre masa ti denoje shkaktaret po vdiqem ne "

peshku me uje - 31 Maj 2009 - 3:43pm

Urime te gjithe shqiptareve per kete cast historik. Te shohim njehere sa vete do thartojne turinjte. Llukan nje rekomandim i vogel nese nuk te vjen keq. Lajmin vere ne faqe te pare se bie shume keq ne rradhe te pare per ju qe ne faqe te pare vini nje tave me budalliqe dhe jo nje nga gjerat me te rendesishme historike te Shqiperise.

administrator - 31 Maj 2009 - 4:28pm

Cen,

Per ne faqe te pare e nisa por ne fund e vendosa tek shtypi pasi brenda 6 diteve ka pasur 2 tema ne faqe te pare per Kalimashin (Duket drita ne Kalimash - 141 pergjigje dhe Rruge ne ndertim - 14 pergjigje). Per ta kaluar eshte e lehte por druaj se s'do terheqi njerezit.

Gjithe te mirat Smile

Ll.

 

"Peshku me uje",

Per keshillen s'me erdhi keq se perpiqem ti degjoj te gjitha. As per arsyen qe kishe dhene s'me erdhi keq se zakonisht nuk i cmoj vleresimet per faqen nga militantet e njeres apo tjetres ane Smile

Ll.

 *********************************

Sa per rrugen, une e kuptoj qe e mira s'ka fund por nuk do te me kishte ardhur keq nese historia e kesaj rruge do te kishte qene ndryshe. Do ta shijoja akoma me teper nqs do te ishte bere sipas ligjeve e rregullave, sikur personat pergjegjes te mos kishin lene vend per akuza, sikur te kishte kushtuar me pak. Gjithsesi, tani qe perfundoi nje pjese e rendesishme e saj ta gezojme te gjithe dhe i sherbefte plotesisht ketij populli.

peshku me uje - 31 Maj 2009 - 4:42pm

Llukan e rendesishme eshte qe veprove kurse per vleresimin tim nuk ka rendesi e cmove apo jo sepse as mua nuk me interesojne mendimet e militanteve te njeres apo tjetres pale Smile

pirro - 31 Maj 2009 - 4:35pm

rendesi ka te behet rruga dhe jo ne faqe te pare te ppu  .   bravo berishes qe e ndertoi ate rruge dhe po i jep shqiptareve nje rendesi te madhe ne ballkan dhe ne evrope

dr Alban - 31 Maj 2009 - 5:08pm

Urime!!
Më në fund një rrugë që afron dhe shkurton shumë...

Ndihem mirë....Smile

Naimi - 31 Maj 2009 - 5:08pm
Ngjarje te tilla jane te shenuara por mos te humbim kohe duke ndare merita dhe faje. Meritat do ti gjykoje historia dhe me fajet do (duhet) te merret drejtesia. Te marrim shkas nga kjo per te vazhduar me hovin e nisur per integrimin ndershqiptar ne ekonomi, ne kulture dhe ne arsim. Kemi goxha pune per te bere.
Askushius - 31 Maj 2009 - 5:12pm

Do kapim lek te modh se buxheti duhet mbush.... Sala e boni rrugen tani na duhet nje menaxher i mire.... !!!!

Patrioti vjen dhe me kale tha avokat Ngjela ....

emigrant - 31 Maj 2009 - 5:14pm

Qofte tuneli i dashurise ndershqiptare! U perdorte sa me pak per ture elektorale, per shirita, bandwagons, politikaj e militante! Dhe sa me shume per business shqiptar me fitim per t'ia la shpenzimet, per gezime e dasma shqiptare e nuse e dhendure nga te dy krahet (ne ket kuptim te pare, qofte "tuneli i dhendureve"!)

e (jo-anëtar/e) - 31 Maj 2009 - 5:32pm

Em, kemi nevojë për rrugë të tilla dhe uroj që kjo rrugë të bëhet vërtet ashtu siç duhet.
Flas, sepse akoma në Shqipëri, një udhëtim Tiranë-Fier (eksperiencë personale e paradisaditëve... bile ditë me pak shi, dmth aspak plazhista) të ha pothuajse DY orë, ndërkohë që, në ç'do vënd të civilizuar, për 2 orë do të përshkoje një sasi rruge të barabartë me gjatësinë e Shqipërisë nga Vermoshi në Konispol...

emigrant - 31 Maj 2009 - 6:25pm

ed, diten kur Shkoder-Sarande te bohet per 5 ore (ne trafik normal) duhet me e shpall "diten e rrugeve". me shume s'duhet me pretendue...

 mu nuk me ka pas cu shume hera nga veriu, po ca eksursione Kukesi e Tropoje e Dibre i kam pas bo. Bukuri shtangese dhe pluhur saurrelash te perzime...

PS Ishe nga Ura Gjoles (and Luz  ;)  ), mer? C'bote ai milet anej...  :D  

e (jo-anëtar/e) - 31 Maj 2009 - 6:37pm

Em, vajta si gjithmonë edhe këtë herë në Mamurras (ngjalat e Patokut ngelen të preferuarat e mija Wink ) dhe kalova nëpër Luz... dmth sapo merr "autostradën" nga Fushkruja drejt Shkodrës, as 5 km... dalja e parë nga "autostrada Tongue ) ndërkohë që ura e Gjolës është nga ana perëndimore në drejtim të Durrësit... dmth mjaft larg për ta futur në të njëjtën "gjellë" siç kishte bërë ai miku Tongue )

emigrant - 31 Maj 2009 - 9:10pm

kto "njalat" qejf duhet ti kesh pas gjithnji ti... tu u nis ka poezite them, se kshu me fakte s'di gjo...  :P 

ai "miku" s'shtyhet dot mo qysh se ka shtu dozat e politikes neper tekstet qe shkru; edhe aty ku dikur ia ka pas thone me ter men. dmth neper pershkrimet e udhetimit. kuterbon nenteksti elektoral... yuck!

na shkallmoi me themel kjo politika mer! jo vetem katunarizmi!  :( 

PS Gzoj qe qeke kthy mire!

kadoshi - 31 Maj 2009 - 11:26pm

PS Gzoj qe qeke kthy mire!

 

E. t'paska rujt zoti jarebi.

Emo me kujtove Along Came Polly, se ti si statistiks qe je pale sa te del probabiliteti i moskthimit mire!!!

village-bey - 31 Maj 2009 - 5:16pm

Urime te gjitheve

Tironsi - 31 Maj 2009 - 5:19pm

Për hajër na qoftë!!!

Oranje Leeuw. - 31 Maj 2009 - 5:35pm

Greqia, fqinji jugor i Shqipërisë ka rreth 10 vite që kryen punime për ndërtimin e korridorit Egnatia, Selanik-Janinë-Igumenitsa që ngjason në gjatësi dhe si projekt me korridorin Durrës-Morinë dhe është ende larg përfundimit të punimeve.

Që ngjason në gjatësi dhe projekt? lol

Rruga Egnatia është 670 km me 99 km tunele.

Durrës-Kukës është 60 km me 6 km tunel.

Projekti për Egnatian ka filluar që në vitin 1990, janë 19 vjet, jo 10. U 10fsha gazetarinë.

po ashtu e pranishme ishte edhe mbesa e ish-presidentit amerikan Ajzenhauer.

Miq-fiq.

***

Pietje.

Gëzimi për rrugën duhet të bashkëshoqërohet me gëzim për Sali, apo jo?

A mund ta gëzojmë rrugën pa Sali?

Sa e kanë gëzuar Saliun pa rrugë?

 

Skerdi - 31 Maj 2009 - 5:46pm

Si bene dhe ti per 610 km rruge o burre.Smile (jo per gje por ste beson njeri)http://www.egnatia.eu/page/

bedrija - 31 Maj 2009 - 5:58pm

po e gzofshim tunelin o .

inshalla eshte i hajrit dhe sagllam.

dhe le ta perdori Sala per fushate , pse mos ta perdori.

do ta ndaloni ju ta perdori .?  apo ju po te ishit sdo ta perdornit

sa patetike qe jeni....

mo mire mos me bo komente hic ke kjo teme

e pastaj ju vini faj atyre qe thone qe komunistet nuk e dun rrugen Tongue

Big Grin

shnet dhe udhetim te mbare atyre qe do ta provojne, se une skam nai rruge anej ne te ardhmen e afert.

emigrant - 31 Maj 2009 - 6:18pm

une skam nai rruge anej ne te ardhmen e afert

gjithnji ajo qe s'ke n'plan ndodh.  :P   shi kur t'dali naj varjant orgjent anej nga Kalimashi  :P 

Cen Cen Durim-madhi - 31 Maj 2009 - 7:09pm

Si nuk po kapet kush me Thacin, se cfare donte ne kete ceremoni ai Big Grin

Gazeta LIBERTAS - 31 Maj 2009 - 6:05pm

Per ate qe gjeti kohen sot te mallkonte me - ju dhjefsha gazetarine!!!!:

I/E nderuar J., Gazeta LIBERTAS ne kete postim te saj e ka theksuar shume qarte shembullin e Greqise duke thene korridori Egnatia por duke specifikuar nga deri ku, pra Selanik-Janina-Igumenitsa. Pikerisht ky segment eshte rreth 150-160 km gjatesi dhe nuk ka aq kilometra tunele sa thoni ju. Korridori Egnatia eshte shume me i gjate se kaq, dhe ai qe flisni ju e ka gjatesine sa thoni ju por nis qe nga Aleksandria (afer kufirit Greqi-Turqi), pershkon gjithe verilindjen, Kavallen, vjen ne Selanik e pastaj vazhdon per Janine e Igumenitsa. Pra matini fjalet kur i thoni. Ky korridor po ka aq vite sa thoni ju, rreth 19 ndersa segmenti qe specifikonte Gazeta Libertas, Selanik-Igumenitsa ka rreth 10 vjet dhe grekeve u ka ardhur ne maje te hundes!

Te dhjefsha m'u ne gjetje qe bere!

Oranje Leeuw. - 31 Maj 2009 - 6:30pm

O Gazetaro...

Meqë e deshe vetë, ja të t'i them prapë sa gabime ke.

por duke specifikuar nga deri ku, pra Selanik-Janina-Igumenitsa. Pikerisht ky segment eshte rreth 150-160 km gjatesi

Selanik Igumenicë është 344 km gjithsej. Pak sy në ballë të kishe, do e kupëtonje se Selanik-Igumenicë është gati sa gjysma. Nëpërmjet hartës vetëm.

Ja, shife këtu: http://www.egnatia.eu/page/default.asp?id=628&la=2

Sesa afër janë tashi, qoftë 160 km që thua me 60 km...!!! o gazetaro...

 

nis qe nga Aleksandria (afer kufirit Greqi-Turqi)

Qyteti është Aleksandrupoli, jo Aleksandria.

Ky korridor po ka aq vite sa thoni ju, rreth 19 ndersa segmenti qe specifikonte Gazeta Libertas, Selanik-Igumenitsa ka rreth 10 vjet dhe grekeve u ka ardhur ne maje te hundes!

Po gazetaro, po.

Rruga nuk ndahet ashtu në kohë dhe "segmente", mos ia fut kot.

psh, nga të dhënat e krahinës së Epirit, puna ka filluar aty që në vitin 1990.

http://www.egnatia.eu/page/default.asp?la=2&id=39

 

Metsovo tunnel, 3.5 km long, the westbound bore of which had been previously completed (1990).  Recently (21/07/2007) a construction contract has been signed for the 2nd carriageway and the tunnel access roads.

Hurbinek - 31 Maj 2009 - 6:31pm

Une kam udhetuar ne nje pjese te asaj rruge. Nuk e keni idene cfare ndjesie ju jep. Sikur i perkisni nje vendi tjeter, jo nje Shqiperie te larget e te pandjeshme, por nje Shqiperie qe afrohet dhe ndihet si prane teje. Kur kalon nga fshati ne fshat per 3 minuta me ore ne dore, kur dikur behesh 30 minuta me makine, e 1 apo 2 ore ne kembe, shihet qarte cfare permbysje ka ndodhur ne perfytyrimin e hapesires ne koken e nje udhetari. Per nje çast, te behet se permasat tkurren dhe njerezit afrohen, duke krijuar keshtu hapesiren per nje hapje bisede dhe mirekuptim te mundshem.

Veçimi i ketyre zonave, nje veçim hapesinoro-kohor, sillte dhe nje largim te njerezve nga njeri-tjetri, nje mbyllje ne vetvete, nje lloj fatalizmi qe gjithmone do te jete keshtu. Me teper se biznesin, keto lloj ndertimesh riperterijne te gjitha modelet e jeteses ne SHOQERI, dmth hedhin bazat per nje SHOQERI CIVILE jo te tipit Soros a ku e di une, sepse nje shoqeri civile nuk ndertohet me 5 pispilluqe Robert Camçakizash qe pine limonate ne pub, por ndertohet kur dhe shtresat me te keputura dhe me te padepertueshme nga modelet shoqerore fillojne ta ndjejne veten pjese perberese te nje bashkesie.

 

Koth - 1 Qer 2009 - 11:46am

Po, kjo eshte rruga dhe asgje me teper. Pra eshte nje arterie dhe asgje me teper ne kuptimin e pershkrimit ne paragrafin e pare. Pavaeresisht kostos ca gjera edhe mund te mos atakohen dhe te shikohem me goxha dashamiresi.

Tani duhet vazhduar me tendencen kapilare se po qese rruga eshte vetem per Kukes apo per Kosove do themi vaj medet.

Pastaj nese vazhdohet me : historia po rishkruhet, rruga bashkim i kombit, vrima e kombit s`kemi gje ne vije. Arrij te kuptoj qe qeveriu i drejtohet pjeses se tredhur, debileve  apo copave te mishit me dy sy, por edhe kjo duhet te kete nje fare kufiri se dreqosen gjerat per ate vete. Nuk e favorizon hapja cdo dite e kesaj teme qeveriun sepse pervec debateve me armiq e jo armiq, opinionit te shendoshe i jepet ne menyre te vazhdueshme dyshime e fakte te reja se cer eshte bere me ate rruge.

Pra, kjo nuk e larteson kete pune ne sy te shqipove qe i kane mente ne koke, pervecse i mban tipat si Grupi te bejne analiza inxhinierike apo gjeostrategjike Tongue

P.S. Per Cenin, komshiun e asaj mikeshes time Tongue

Kishte nje detaj te lehte inagurimi dje : Thaci ishte i shoqeruar nga Amabsadorja Amerikane atje, qeveriu jone jo. Wink Prova  e matje bej ti , se une nuk kam ndonje gje ekstra. Ca gjera nuk i merr njeri as seriozisht as me te qeshur, por me frike. Une qe kam gjithe jeten qe jetoj me zgjebe nuk me frikeson kolera, te tjere kane frike se mos iu prishen planet.

Hurbinek - 1 Qer 2009 - 11:59am

Zotni,

Pervoja me ka bere qe te besoj fuqimisht ne nje hollesi qe shumekujt i kalon nen shale : AFTESIA PER T'U RRENQETHUR ENDE.

Disa gjera, zotni, ndihen. Ndjenja nuk matet, nuk shikohet, nuk kapet dhe as shijohet me gjuhe. Ajo thjesht te krijon nje gjendje jonormale te vetes, gjendje e cila nuk arrin te percillet tek tjetri, megjithe ndihmen e poezise apo letersise.

Ku e kam fjalen ? Shkurt e shqip :

Zotni, duhet te kesh jetuar per vite dhe dekada dhe shekuj te tere ne nje veçim (apo dhe leçitje, quaje si te duash), per te ndjere tkurrjen e kohes. Nese nuk i ke jetuar keto, zotni, nese nuk e ke idene e hapesires dhe kohes siç i ka ai personazhi i mistershem atje ne maje te malit, atehere eshte e kote qe ne te dy te llomotisim pa lidhje.

Nese nuk bindesh me çka them ketu, atehere mendohu thjesht dy minuta ne lidhje me kete :

A KA TE NJEJTIN KUPTIM HAPESIRA PER NJE RUS DHE PER NJE SHQIPTAR ?

Kur te kesh arritur ne perfundimet e tua, atehere do te shohesh qe arritja e kesaj rruge nuk ka lidhje me kurrfare larje brekesh ne plazhin e Durresit, dhe as me akulloret e parkut Rinia, por ka lidhje me ca permbysje rrenjesore ne PERFYTYRIMIN E NJEREZVE.

Dhe nese ju çmoni se ky perfytyrim nuk ia vlen te merret parasysh, atehere me te vertete qe biseda mbyllet ketu, siç eshte mbyllur me kohe me nje ushtri hajvanesh qe vijne ketu thjesht per te mbrojtur mamin apo babin qe ka nje pune ne bashki.

Tungatjeta, dhe e gezofsh rrugen, i pari ti, e pastaj une ndonjehere.

Koth - 1 Qer 2009 - 12:08pm

Une nuk di cer ke kuptuar ti nga ato qe kam shkruar une, por me duket se jam shprehur qarte dhe pa emocione :

Po, kjo eshte rruga dhe asgje me teper. Pra eshte nje arterie dhe asgje me teper ne kuptimin e pershkrimit ne paragrafin e pare. Pavaresisht kostos ca gjera edhe mund te mos atakohen dhe te shikohem me goxha dashamiresi.

Dhe vazhdoj me pjesen kapilare qe ajo pune te mos ngelet me aq. Si i qarte kam qene me duket

e (jo-anëtar/e) - 1 Qer 2009 - 12:11pm

Dhe ti kujton se i kanë arritur arteriet deri në vëndin e duhur atij që t'i arrinte edhe ajo që doje tëthoje?

Jo mer lal, e ke gabim.... atij i duhen edhe 500vjet që të shpëtojë nga tkurrja Tongue

Tironsi - 1 Qer 2009 - 12:14pm

ka lidhje me ca permbysje rrenjesore ne PERFYTYRIMIN E NJEREZVE.

 

Shume dakort.

Ajo qe dua une te di une se me c'kosto e kemi paguar kete permbysje. Dhe e kam pa hile fare kete pyetje. Pra pa dobicllik militanti dua te di sa vite do paguajme dhe sa do paguajme cdo vit. Duke ditur keto, do bej dhe vleresimin per ate qe e beri kete rruge. Ka njeri te me japi ca info?

Gazeta LIBERTAS - 31 Maj 2009 - 6:57pm

Ajo gjatesi more mik eshte gjatesia e rruges se vjeter Selanik - Igumenitsa, jo e autostrades se re, ne harte ate gjatesi ke sepse rruga e re ende nuk eshte mbaruar dhe eshte pjeserisht ne harte.

Ne folem per kilometrat aktuale te rruges se re te mbaruar Selanik-Igumenitsa!

Por meqe do saktesi po te sqarojme:

Saktesisht, kur te mbarojne greket punimet, rruga e re do jete rreth, Selanik-Veria 70 km, Veria-Grevena 70 km, Grevena-Janina 60 km, Janina-Igumenitsa 50 km, domethene rruga e re Selanik-Igumenitsa do jete rreth 250 km, ne mos me e shkurter se kaq!

Rruga Durres-Morine eshte rreth 170 km gjatesi, pra eshte shume me afer, dhe ne ndaj themi ngjajne me rastin grek, 170-ta me 250-ten sesa me ate 670 tende ne komentin e pare!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Oranje Leeuw. - 31 Maj 2009 - 11:53pm

Po çke fol mër plak, ti ja ke fut me nder prdhs. lol

Rruga realizohet si projekt dmth ke 670 km në dorë me 60. Punimet nuk fillojnë kur do ti dhe si do ti, pvsisht "qëllimit të mirë krahasimor" në këtë rast. Dmth demek me na thanë "ja kena fut grekut". lol Rruga nuk është punë filoqylistësh që të mbajë të tilla krahasime.

Këtu në peshk ke të paktën dy inxhiniera që të kanë replikuar e po mbajnë barkun me dorë nga thagmat që ke këput.

p.s Në mbledhje zbritje km-sh nuk qenke keq jo.

 

Liqeni - 31 Maj 2009 - 6:38pm

Amani mos na hapni barkun me idiotsite. Taksat paguhen nga te gjithe pavaresisht bindjeve politike dhe asnje deri me sot nuk ka kundershtuar Tunelet e Sales apo edhe Enverit para Sales.. Edhe ky si para-ardhesi i tij gjente grupe armiqsore kundra tyneleve dhe urave.. Gjen grupe dhe individe kundar NATO-s si Enveri me Traktatin e Varshaves..



Patetizem i vertet eshte asnje ftese per ate qe hodhi themelet e rruges P.Majko. As Presidenti i atij vendi s'ishte aty.. Patetizem eshte ndarja e turpshme qe po i behet shqiptareve..Patetizmi me i madh eshte edhe ai/ajo qe i ha dhe beson keto marrezira..

gjembi - 31 Maj 2009 - 6:43pm

E drejte. Nga ana tjeter, dmth eshte shume e gabuar qe Berisha te perdori tunele/rruge (te ndertuara me parate e taksapaguesve) ne ndihme te fushates se tij, por eshte shume e drejte qe Rama te perdori rregullimin e rrugeve, apo lyerjen e pallateve (me parate e taksapaguesve) si pjese e fushates se tij?

Shko hape pak fjalorin Anglisht-Anglisht te mesosh perkthimin e sakte te fjales "patetizem".

Liqeni - 31 Maj 2009 - 6:50pm

jo o gjembi se nuk ke kuptuar gje.. Per fushate perdor c'fare te ka qejfi.. Tynele, ura , shkolla , rruge c'fare ta ka qejfi.. Problemi eshte se nuk dine te bej fushate por vetem ndarje midis njerezve.. Po e shisin hajdutllekun per patriotizem..

P.s. s'ka nevoje per fjalor per fjalen patetisem, se shoh ketu ne peshk komente te tilla plot.. as se dija qe eksiztonte ne fakt fjala "pathetic" ne fjalorin shqip para se te hyja ne peshk!

Liqeni - 31 Maj 2009 - 7:58pm

Do qajme me forte kur te na vija fatura vjetore per marrezite... Disa do qajne ne pushtet se do ju ngeli ne dore fatura, ca te tjere do qajne burgjeve..   ;)

O Anglez o gjiton po nuk shkohet pa ftese ne nje feste , apo ke pare ndryshe ti? Sa per ato marrezite e takses Majko mos mi kero mua shpjegimet por qeverise ne pushtet..

Deri me sot e dinim Shqiperine 1 euro.. Na doli qe 1 tynel shkoka 1 miliarde euro!!!!

anglezi - 31 Maj 2009 - 6:52pm

O Liqeni P Majko mblodhi 250milion dollar me detyrim (taksa Majko) ,dhe nuk beri as projektin dhe dollaret perfunduan ne xhepat e mafjes socialisto-komuniste.Me qe e ka fort per zemer kete rruge pse nuk guxoj te shkonte me shumicen e deputeteve per ta pare vetem nje here kete rruge?

Kaq shume kane hedhur balte me shpifje ne kete rruge sa qe kane frife me shuar atje se mbyten ne balten e turpit qe kane hedh

dori - 31 Maj 2009 - 8:38pm

Ore por tërë këto vjedhje që u bënë, si s'futi edhe një ministër të vetëm në burg Berisha?

Gazeta LIBERTAS - 31 Maj 2009 - 6:48pm

Natyrisht qe per nje krahasim, rruga apo nje korridor ndahet qe c'ke me te me segmente, sepse Libertas e specifikoi nga qyteti ne qytet, Selanik-Igumenitsa autostrade e re, qe ngjan si reliev pak a shume, por qe grekeve u ka ardhur ne maje te hundes prej 10 vitesh tashme dhe kostoja ka vajtur edhe atje kacafiu por ama ka nje diference te madhe, sepse Durres-Morine po tentohet te mbarohet ne 3 vjet!!!!!!!!! Eshte nje diference shume e madhe, e nese do ja dalin do ishte sukses i madh!

Mos harro qe socialistet nuk i lane ndonje projekt te detajuar e te sakte demokrateve, pra pergjegjesia pse s'pati nje projekt serioz u takon te dy paleve. Mos harro qe eshte ndryshe te punosh te njejten rruge ne 10 vjet me ta punosh ate ne 3 vjet, sepse kjo e dyta kerkon 10 fishin e kantiereve, makinerive, njerezve drejtues, njekohesisht, pra projekti+koha e shkurter kane rritur kostot!!!!!!!!

Mos harro edhe qe ketu u punua aty ku kalonte dhia, ndersa ne Greqi p.sh. u punua duke patur prane plot qytete, fshatra, rruge nacionale, dmth ne kushte shume me te favorshme e ne gjysmen e gjatesise ne zona fushore (Selanik-Veria, pas tuneleve te Verias-Kozan-Grevena) e kjo e rrit koston edhe me shume natyrisht!

Mos harro edhe qe eshte ndryshe te kesh shtet me arken plot e te tenderosh per qef me nge nje rruge ne krahasim me nje shtet me arken bosh qe tenderon nje rruge qe kushton jashte mundesive gjendje te arkes, kete e kerkon me nxitim dhe kjo perben rendesi strategjike per kombin ose bashkimin e dy tregjeve (atij kosovar me ate shqiptar). Natyrisht firma kontraktuese do kerkoje pagese shume here me te larte nese sheh qe mungojne fondet dhe garancia, sepse jetojme ne Ballkan, qeverite ikin e vijne e vazhdimesia e impenjimeve = 0, pra edhe kjo ka shtuar kostot.

Si rezume: Brenda ketyre kushteve te punes, te politikes, te rajonit, te terrenit dhe per kohen afat, kjo eshte nje veper madheshtore. Gjynah kush nuk e kupton kete. Akoma me keq, turp kush e lufton kete veper.!

Hajt pra......

chene - 31 Maj 2009 - 7:04pm

 "njekohesisht, pra projekti+koha e shkurter kane rritur kostot!!!!!!!!"

ah me tu befsha, ti je per te ti mbush dockat me karamele dhe gurabija.

"Mos harro edhe qe ketu u punua aty ku kalonte dhia"

po te te thosha une qe u punu edhe aty ku me pare kalonte TRENI Wink do ndryshonte gje?

 

bashkimi boka me verte fuqine, qeka mbledh gjith stafi i libertas dhe pasi ka shoshit mendimet ka dal me keto thesare inxhinjeriko-menaxheriale.

ah edhe dicka, ju te varmit per koqesh e hodhet nanot mer? 

jul, 

per diskutime te ardhshme te keshilloj ti referohesh pergjigjes standarte te kartmanit ketu: 

http://www.idkwtf.com/videos/latest-videos/cartman-suck-my-balls-south-park

 

 

Oranje Leeuw. - 31 Maj 2009 - 11:55pm

Big Grin Ti mirë e ke, po spo replikoj për Libertasin. Po për tasat e tjerë që ngazëllëhen e bën vaki futen të gjithë në tyyyynel, si mban tyneli pastaj e i prishet pllani Salës. Big Grin

 

 

Marlboro - 31 Maj 2009 - 7:10pm

Urime Urime, më bëhet qefi pa masë.

Se fundmi do të jetë më afër Tirana me Prishtinën.

Veç, mesa pashë në imazhe, vura re se projektit apo tunelit të them më mirë, i mungonte diçka shum e rëndësishme që është rruga e emergjencës që do të përdorte ambulanca, apo zjarrfiksja në rast zjarri. Pra, mesa kuptova, është bërë vërtetë një tunel, por, masat e sigurisë janë lënë në sirtare. Le të shpresojmë se do të jetë vetëm tuneli i bashkimit, i lehtësimit. Le të shpresojmë që gjat distancës së tunelit, s'do të ndodh kurrë një aksident, apo një zjarr.

Koha ka treguar se duhet paraprirë për të qënë i sigurt, por, kur është vonë, së paku të shpresojmë.

as - 31 Maj 2009 - 7:12pm

Bravo! Tani, ky tynel na nxjerrte nga tyneli!

olsib - 31 Maj 2009 - 7:21pm

Mos harro edhe qe ketu u punua aty ku kalonte dhia

po te te thosha une qe u punu edhe aty ku me pare kalonte TRENI Wink do ndryshonte gje?

Persa i perket urimeve te mija per tunelin dhe per rrugen ne pergjithesi e gjeni me poshte, keshtu qe po evitoj te perseris veten:

http://www.peshkupauje.com/2009/05/fotoalbum/rruge-ne-ndertim

@Gazeta Libertas

Tuneli eshte me i gjati ne Shqiperi aktualisht dhe nga me te gjatet ne rajon. Vete rruga eshte nje veper civile shume e rendesishme dhe madheshtore. Kaq mendoj se do ishte e mjaftueshme, pa komplikuar jeten me krahasime me rruget e Greqise, ku veprohet ne nje kontekst teper te ndryshem nga ketu.

@chene

Eshte fakt se Shqiperia e mbi te gjitha ato zona te thepisura jane pak te urbanizuara. Eshte gjithashtu fakt se jane ndertuar me teper rruge dytesore se sa vete rruga. Gjithashtu thuhet se numri i makinave te perdorura per ndertimin e kesaj rruge ja kalojne numrit te pergjithshem te parkut te makinave ne Shqiperi.

Per me teper shiko ketu:

http://www.youtube.com/watch?v=dUSN8xCWyJs

 

Pjer Thomas - 31 Maj 2009 - 7:26pm

 Me vjen mire qe autostrada me Kosoven po mbaron, veç uroj te mos behet si autostrada Tirane-Durres, ku s'ka mbikalime, nenkalime, dalje-futje, kryqezime te nderlidhura, lidhje te nevojshme ,siç i veme re kendej ne perendim. 

Sa per autostraden Igumenice-Selanik-Stamboll, greket po tregohen te zgjuar, sepse ne nje te ardhme , mallrat dhe emigrantet turq do t'mund te kalojne nepermjet ketij korridori per ne Itali, po te kemi parasysh qe ne Igumenice ka gjith ato tragete per Itali me çmime shum me favorizues, se me Durrsin.

Shqiperise i duhet te elektrifikoje trenin Prenjas-Durres sa me shpejt, dhe te shihet mundesia e levizjes se mallrave dhe emigranteve nepermjet linjes se shinave, per ti konkurruar korridoret e tjera. 

chene - 31 Maj 2009 - 7:28pm

 po lene mer jutubin se une me ket pune merrem dhe e njof edhe bektelin edhe enken nga jashte brenda!

kaloka rruga nga bo seks dhia dhe kjo justifiko faturen pa fund?

Me ka ardh keq qe diten qe mora vesh se kush do e ndertonte kete rruge! 

 

olsib - 31 Maj 2009 - 7:35pm

kaloka rruga nga bo seks dhia dhe kjo justifiko faturen pa fund?

Se sa e justifikon, une nuk mund ta di, por mendoj se koston apo kohen e rrit. Pastaj se sa, kete mund te na e thuash ti, pra se sa mund te ndikojne keto ne vleren e pergjithshme.

Me ka ardh keq qe diten qe mora vesh se kush do e ndertonte kete rruge!

Po te mos ishte Bechtel, kush do ishte... nje multinacionale tjeter me te njejtat probleme si Bechtel. Apo mund ta bente nje firme shqiptare ate rruge? Mbase, por une me keto te fundit jam pak skeptik se ato pak segmente qe i kane ne dore si Kukes-Morine, mezi po i bejne.

Nejse... ky nuk eshte nje mendim teknik, dhe as i bazuar mbi te dhena te sakta.

karamelja - 31 Maj 2009 - 7:36pm

shyqyr qe u bo kjo rruga, se ne me infrastrukturen jemi shume mbrapa, dhe rruga dihet qe eshte e nje rendesie te vecante jo vetem ekonomike por dhe politike

2009goni - 31 Maj 2009 - 7:46pm

Sapo kam perfunduar leximin e librit "Kosovo: A Short History nga Noel Malcolm" nje liber gjigant qe nuk mund ti vesh nje cmim (Noel ka patur nje avatazh te jashtezakonshem nga te gjithe botuesut e tjere per historine e ballkanit pasi ai dinte shqip dhe turqisht qe i kane dhene mundesi te studjoje literaturen perkatese). Duke lexuar librin me te vertet shikon se sa ka vuajtur populli i kosoves ne shekuje per te jetur ne liri e te bashkuar.  Po te lexoni ate liber do te ndjeni realisht permasat reale te atije tuneli qe do te ngelet ne history per shekuje me radhe si nje ngjarje e bashkimit fizik te kombit tone.

Kur kryen vepra te kesaje shkalle ne nje kohe rekord kuptohet se edhe gabime do te behen por une mendoje se ato nuk do tja zbehin aspak rendesine dhe madheshtine e asaj vepre. (kujtoni se sa bunker u ngriten ne kohen e PPS qe e gjunjezuan ekonomine shqiptare per vite me radhe dhe askush nuk dha llogari - me shpenzimet a atyre bunkerve mund te ishte bere e gjithe rruga durres prishtine ne tunel)

swed1 - 31 Maj 2009 - 7:47pm

Rrugen ta gezojme te gjithe, se u bo me paret tona, dhe bile u bone dhe ca veta me pare nga paret tona.

Thenia e dites:

bashkimi boka me verte fuqine, qeka mbledh gjith stafi i libertas dhe pasi ka shoshit mendimet ka dal me keto thesare inxhinjeriko-menaxheriale.

Big Grin

artian - 31 Maj 2009 - 8:00pm

Nuk eshte mire,qe nje Kryeminister, te festoje simbolikisht "Rrugen e Kombit",pa opoziten! Nuk mund te quhet simbolikisht "Komb"vetem Sali Berisha dhe PD!!!!!!

Nje qendrim i tille,nuk eshte i ndershem.

Nga dy fjalime qe degjova, ai Thacit me emocionoj,sinqerisht u them ,ishte fjalim i mencur,sepse foli paster dhe shume mire!

Ndersa Berisha foli si ne fushate elektorale!

olsib - 31 Maj 2009 - 7:49pm

O Liqen mos qaj mor djale mbaje veten. Rruga mbaroi. Qaj ndonje gje tjeter tani.

Ti qenke komplet "troll".

Po ta perseris per te disaten here se rruga nuk ka mbaruar ende. Eshte vecse tuneli (qe eshte gjithashtu i rendesishem). Kjo nuk ka te beje as me Ramen as me Berishen, por me saktesine e informacionit.

Mos u bej genjeshtar per hir te idhujve te tu.

ec mo - 31 Maj 2009 - 7:52pm

Po sepse Sala eshte ne fushate.... E pe te forten  ne Kamez?? edhe shtyllat i kane bo blu tek Bulevardi Blu..

lahuta e malsise - 31 Maj 2009 - 7:53pm

Rruga u be, ne jemi te lumtur pamase.Tani o burra te lajme borxhet se e kemi keq punen.(-

Gazeta LIBERTAS - 31 Maj 2009 - 7:54pm

Kush do kupton - kush nuk do ok, por eshte mire te flasim pa fyerje se bie niveli i bisedes.

Natyrisht qe kurre s'do jemi dot 100% ne nje mendje te gjithe. Por le te shohim tek aspektet me pozitive te njeri-tjetrit e nese ka gje per te mesuar nga ajo qe tjetri komenton ok, fute ne memorie, nese jo prape ok. Me detyrim s'po i shesim ndokujt lajm, koment apo mend. Nje te rrotulluar te rrotkes tek mouse dhe shkon tek komenti tjeter....

Tung

artian - 31 Maj 2009 - 7:58pm

Nje deputet Kuksian tek Ora NEWS ,tha:

"""Kuksianet ja kane borxh Sali Berishes dhe PD,kete rruge,nga 4 kandidate qe ka Kuksi,per deputet,te betohem te gjitha do ti fitoje PD!!!!""

Kupto ti apo jo?!!!

Partia dhe "Armiku i klases"(Opozita) nuk po i ndahet Kuksit dhe te gjithe Shqiperise,or ti!!

Urbania - 31 Maj 2009 - 7:57pm

Në këtë link http://forum.urbania.al/showthread.php?t=627 mund të ndjekni progresin e këtij segmenti dhe segmenteve të tjerë të autostradës Durrës - Morinë. Në brendësi do gjeni foto të ndryshme të bëra nga pjesëtarët e komunitetit tonë urban.

swed1 - 31 Maj 2009 - 8:01pm

gazeta Libertas, raportimin e ke bere mire, per mua s'ka te share, por tek komentet me poshte, kur perpiqesh "te mbrosh te pambrojtshmen"* e tepron, andaj themi.

* vjedhur nga fjalimet e dr. Berisha ne seancat parlamentare

LEFTY - 31 Maj 2009 - 8:08pm

Takimi midis Thaçit dhe Berishes ne tunelin e rruges Durres-Kukes, eshte historike. Rruga tregon se Shqiperia dhe Kosova jane te bashkuara.

Grupi - 31 Maj 2009 - 8:08pm
Me teper se biznesin, keto lloj ndertimesh riperterijne te gjitha modelet e jeteses ne SHOQERI, dmth hedhin bazat per nje SHOQERI CIVILE jo te tipit Soros a ku e di une, sepse nje shoqeri civile nuk ndertohet me 5 pispilluqe Robert Camçakizash qe pine limonate ne pub, por ndertohet kur dhe shtresat me te keputura dhe me te padepertueshme nga modelet shoqerore fillojne ta ndjejne veten pjese perberese te nje bashkesie.

 

Bravo!!

Ja disa video me helikopter te rruges.

http://www.youtube.com/watch?v=MgOWFvpRZuI

http://www.youtube.com/watch?v=FUP3zlS__hQ

olsib - 31 Maj 2009 - 8:16pm

Nje deputet Kuksian tek Ora NEWS ,tha:

"""Kuksianet ja kane borxh Sali Berishes dhe PD,kete rruge,nga 4 kandidate qe ka Kuksi,per deputet,te betohem te gjitha do ti fitoje PD!!!!""

Berisha parcelizoi dhenien e kartave, jo me rrugen!

Gazeta LIBERTAS - 31 Maj 2009 - 8:23pm

ok swed ok-------

olsib - 31 Maj 2009 - 8:39pm

Durres-Kukes, PS: Me shpenzimet ekstra mund te ishin ndertuar 1450 shkolla dhe 145 spitale moderne

Tani, une e kuptoj qe duan te jene koherent me veten, por 1450 shkolla dhe 145 spitale... sinqerisht, une nuk e di se kush ja ben llogarite, por te pakten t'i pjestonin me 10 keto shifra qe te ishin me te llogjikshme.

 

 

Boh... ketu asnjera pale nuk sillet ne menyre fisnike!

olsib - 31 Maj 2009 - 8:46pm

Nderkohe Berisha thote:

Tuneli është një vepër e kushtueshme, por dua të theksoj se për një komb dhe njerëz kohëhumbur sic jemi ne, çmimi i kohës është çmimi i të gjitha çmimeve, ndaj dhe ky tunel kushton shumë më pak, se sa koha e kalimtarëve nëpër të, në një vit të vetëm.

Nuk do t'ja jepja kurre voten ketij Hitleri te vogel, por ndihem i detyruar ta duartrokase te pakten kete here per kete thenie, sepse eshte egzaktesisht cfare une mendoj!

e (jo-anëtar/e) - 31 Maj 2009 - 8:53pm

Në Itali ka hyrë në legjendë autostrada Salerno-RexhoKalabria... ka mbi 30 vjet që ka filluar (dhe akoma nuk dihet se kur do përfundojë)... janë hedhur fonde në të që mund të ishte ndërtuar 10herë e re nga fillimi... akoma edhe sot e kësaj dite është e vetmja autostradë pa pagesë në Itali... I them këto vetëm për të thënë që kur ndërthuren rëndshëm interesat e politikës me "qarqe" të tjera, është e vështirë që të kërkohen "përse"-të

artian - 31 Maj 2009 - 8:59pm

Në Itali ka hyrë në legjendë autostrada Salerno-RexhoKalabria

A thu edhe kjo Rruga e Kombit do te kete ndonje legjende ...?

dori - 31 Maj 2009 - 9:05pm

Vepra është madhështore, hajt për hajër dhe të jetë ndërtuar mirë. Unë them do ishte mirë të vihej një pagesë për të përshkuar rrugën. Jo për të nxjerrë koston por për mirëmbajtje.

Të hapesh edhe ai aeroporti i Kukësit për linja ndërkombëtar e të brendshme s'do ishte keq. Po ashtu duhet një aeroport në jug.

Juventus - 31 Maj 2009 - 9:20pm
Veper madheshtore. Projekt strategjik, bashkon shqiptaret dhe i zhvillon ata. Urime!
enea - 31 Maj 2009 - 9:47pm

Me duket si tuneli ne Monte_Karlo, really nice. Hallall!

Rob-terneti - 31 Maj 2009 - 10:38pm

Pune e madhe qe do kete vlere te pallogaritshme per shqiptaret. 

Pavaresisht llogoreve, qeverise i duhet heq kapelja per realizimin ne nje kohe te shkurter.

Ju shtofte "inati" qeverive te ardheshme qe te mburren dhe ato me pune te ngjashme.

peshku me uje - 31 Maj 2009 - 10:46pm

Ju shtofte "inati" qeverive te ardheshme qe te mburren dhe ato me pune te ngjashme.

 

Kjo eshte per thenie dite Smile

peshku me uje - 31 Maj 2009 - 11:07pm

Shihni pak mrekulline qe po ndertohet

 

http://www.youtube.com/watch?v=FUP3zlS__hQ

Grupi - 31 Maj 2009 - 11:08pm

Sa per sqarim Wink...se adminat dun me be Propagande Armiqsore pro-Birishiane (pra jane militant te PD-es)...po fotoja e tynelit nuk eshte foto nga tyneli i Kalimashit. Eshte nje foto nga nje tynel i ngjashem ne Turqi i ndertuar nga e njejta firme....dhe dikush ne internet e vuri foton qe te tregonte se si do dukeshte tyneli kur te perfundonte.

Sinjalistika s'ka mbaruar akoma brenda ne tynel...

Juventus - 31 Maj 2009 - 11:16pm
Fotot jane vene sa per ilustrim pasi pervec fotos ku perqafohen Berisha me Thacin, te tjerat jane foto te meparshme. Fotot e reja jane edhe shume here me te mira pasi kane ecur punimet.
peshku me uje - 31 Maj 2009 - 11:23pm
Gazeta LIBERTAS - 31 Maj 2009 - 11:36pm

Fotot jane ilustruese, per te shprehur fazen para, gjate dhe ne perfundim te punimeve, aty ku punimet kane ecur me shpejt, sepse natyrisht puna ne ate kantier do te vazhdoje gjate. Dmth fotot jane natyrisht ilustruese dhe kete qellim e arrijne. Kishim edhe foto te fundit fare por aty nuk kuptohet veshtiresia e punimeve.

Gazeta LIBERTAS - 31 Maj 2009 - 11:39pm

Po po po sa negative qe jemi -  e gjetem edhe armikun e ri - foton - beni gati turren e druve djema, ta djegim urgjent foton bashke me turqit!

Behuni more njerez ne rradhe te pare, kapni thelbin, zhvishuni nga komplekset se ju eshte lodh shpirti me kete negativizem e mosbesim ndaj gjithshkaje e gjithkujt!

 

administrator - 1 Qer 2009 - 12:13am

Foto qe s'ishte e tunelit u zevendesua.

 

"Libertas", nje shenim "imazh ilustrues" siper fotos  do ti kishte sherbyer shume me mire shkrimit sesa te vinit nje foto tjeter per tjeter.

Oranje Leeuw. - 1 Qer 2009 - 12:14am

Oho... tani gjithnjë e më shumë po e marr vesh unë që ky muhabeti është jo vetëm merre me lëng, po merre me lëng shumë. E pastaj shtoi dhe ujë.

Dmth... po përurohet tuneli, QË NUK KA MBARUAR AKOMA. Se nuk është funksional. Le më rruga që... vl.

Grupi - 1 Qer 2009 - 12:25am

O Gazeta Libertas...une e kisha me sarkazem shkrimin.

Dhe sa per sqarim Gazeta Libertas...ktu ke Peshku Pa Uje ne zbulojme Grupe Armiqsore...ne cdo kthese! Thuj nje kthese ti...dhe do shikosh kur te dali Swed-i, Koth-ja ose ndonje i Ndricum tjeter qe te demaskoj Grupet.

 

I dashur J...rruga dhe tyneli spas kompanise mbaron ne 26 Qeshor Smile Jo nuk tallem...ky eshte afati qe ka dhen firma.

Pra per ne tynel kan mbet vetem sinjalistika per tu vene...

Dhe pastaj...s'na ndalon me njeri Smile

PS: Dhe gjithnje flitet per njerin nga tynelet dhe njeren ane te rruges...ana tjeter dhe tyneli tjeter jane per perfundim nga viti tjeter. Gjithsesi eshte nje hap kolosal perpara ne krahasim me cfar rruge ka ekzistuar deri tani...pra ata te Edvin Rames qe thone "po ne kishim be 145000,000000,00000,000000 spitale dhe rraketa hapsinore" me ato pare...thjesht te na shpjegojne se pse nuk bene...as shkolla...as spitale...dhe as rruge...me ato pare Smile

Oranje Leeuw. - 1 Qer 2009 - 12:30am

Pra per ne tynel kan mbet vetem sinjalistika per tu vene...

Sikur duhej shtruar dhe me një shtresë asfalt mu duk mua, se pashë ca gropa aty brenda.

PS: Dhe gjithnje flitet per njerin nga tynelet dhe njeren ane te rruges...ana tjeter dhe tyneli tjeter jane per perfundim nga viti tjeter.

Mirë bën që e shpjegon se përdesh pësuan orgazëm ca në peshk prej ngazëllimit.

olsib - 1 Qer 2009 - 12:23am

Dmth... po përurohet tuneli, QË NUK KA MBARUAR AKOMA. Se nuk është funksional. Le më rruga që... vl.

Perurohet hapja e tunelit. Nuk e di nese e mban mend, por kur u hap tuneli i La Manshi-it ka ndodhur e njejta gje.

 

Por mqs.jemi ne Shqiperi...

Pastaj do te kete perurim te "perfundimit perfundimtar" te tunelit.

Pastaj do te kete perurim per perfundimin e Rreshen-Kalimash.

Pastaj do te kete perurim per perfundimin e perfundimit te Rreshen-Kalimash.

Pastaj do te kete perurim per perfundimin e Durres-Kukes.

Pastaj do te kete perurim per perfundimin e perfundimit te Durres-Kukes.

 

Mos te harrojme qe te gjithe kete e kane paraprire perurimet e fillimit te punimeve.

 

Ceshtje perurimesh me nje fjale...

 

Rruga Durres-Kukes perfundon nga 2012, qe ta flesh mendjen.

Oranje Leeuw. - 1 Qer 2009 - 12:32am

Çështje përurinimi thuaj më mirë. Big Grin

 

Grupi - 1 Qer 2009 - 12:41am

2011...

J...boll talle bythen Smile

Shikoni cfar perurimi masiv qe ben Berisha. Pra tyneli ne fakt u bashkua para nje jave. Pastaj ndertuan nje mure provizor...qe ta cante Berisha me ekskavator Smile

Edvin Rama del me kanatiere neper tynelet e kromit...Profesor-Doktor Sali Berisha del me kemishe ne tynelet e Kalimashit.

E dini vet pastaj se kush e meriton voten Smile

olsib - 1 Qer 2009 - 12:31am

2011...

E vertete!

Errata Corrige: Durres-Kukes perfundon ne 2011

peshku me uje - 1 Qer 2009 - 12:41am

Fiks me mbarimin e mandatit te Rames Wink

olsib - 1 Qer 2009 - 12:47am

Edvin Rama del me kanatiere neper tynelet e kromit...Profesor-Doktor Sali Berisha del me kemishe

Ti ndoshta nuk e mban mend, por ka pas nje moment revolucioni ne veshjet per fjalime te Berishes. Qe ne 2005-en apo ndoshta edhe ne zgjedhjet e fundit lokale. Shef rrushi rrushin e piqet mo.

Pastaj me thuj e ka "firmato" apo jo kemishen, te te them ne ja vlen a s'ja vlen! Wink

 

PS: Mos! Cfare pashe! Kanatjere poshte kemishes! Nejse... kete "mekat" e bejne shume njerez ne Shqiperi, dhe jo vetem.

Grupi - 1 Qer 2009 - 12:49am

Po po...ndryshme te medha ne veshje ka be Berisha. E kam ven re...duket 10 vjet me i ri...Edhe Erjon Tullumbacja i bie anash.

Po Berisha ka ndermend ca veshje pak me...ndryshe ;)

peshku me uje - 1 Qer 2009 - 12:53am

Rama nxorri sot Besnik Baren duke bo llogarite se sa vepra do ndertoheshin me leket e rruges ose sic e thote vete Besniku me leket e Ruges Smile (eshte cun delikat Besniku) .

emigrant - 1 Qer 2009 - 1:02am

Dy veterane te LANC-it po bojshin si militanta te medhenj para Mehmet Shehut; un vrava 200 gjermon te Rrapi, kurse une 300 te stani, kurse une 400 te kthesa vazhdonte tjetri.... Iu kthy ky (ish kryeministri): amon mer, i tha, le te ishim cliru nja 6 muj me von, vetem ju te dy te mos na canit bythen!  :( 

PS ket ma kon tregu njerez qe kon gzu besimin tim 100 perqindsh.

Back te rruga nashti.

bedrija - 1 Qer 2009 - 1:08am

thuji te nigjoje i cike ferdinand xhaferrin e PD-se Big Grin

dajoshi - 1 Qer 2009 - 1:13am

Impresionuese, ja c'bo leku modh kur hudhet pa hesap. Duhet te gezoheni kur te mbaroje rruga (se nuk dihet), jo kur perurohen segmente qe as nuk perdoren dot. Do kishte qene mire sikur te kishte pasur njefaresoj segmenti per te lidhur edhe Tropojen e shkrete se ka ngel si njeri pa njeri. Po duket Kosova i duhet shtetit shqiptar me shume se shtetasit e vet.

Gazeta LIBERTAS - 1 Qer 2009 - 1:21am

Ok o djemani - ja gjetet te gjitha rruges, tunelit, datave e kilometrave. Pafshi endrra me Gaqo Apostola e me Spartak Poça sot qe mundesisht ta fshini krejt nga memoria te shkreten rruge....

Ata te dy s'bene jo rruge, jo autostrade, jo ndonje mbrojtese anash kthesave te Krrabes e iken te nderuar. Askush s'ka per se ti shaje se ata bene nje vrime ne uje. Lum ata e ju per ata.

Edhe njehere qe ne nje kohe rekord, nje qeveri apo nje kabinet, per inat a per strategji (Zoti e di) i hyn dhe i nxjerr driten nje tuneli 5-6 km nen nje mal qe ndante 2 tregje qe flasin te njejten gjuhe, kur si thote dhe avokat Ngjela - jemi nje vend qe s'prodhojme dot as gozhde - dhe ata qe i kapi inati e bene kete me punime spektakolare, te cilat entuziazmuan cdo faktor shqiptar qe ndodhet copa copa i ndare ne Ballkan, ju ja gjetet te zezat dhe ja nderët ketu tek akuariumi juaj virtual....

Jo u hap e jo u ngrit per t'u prishur e per t'u dreqosur...Jo mbaron dje, jo fotoja qe ilustruese, jo llamba s'u ndez e jo u fikshit ju megjithe llambat e tunelit...

Pika mu ne komb qe as interesin e vet s'e lexon dot e pika neve per kete nivel qe kemi... Vetem miza na shohin syte!

olsib - 1 Qer 2009 - 1:30am

Ok o djemani - ja gjetet te gjitha rruges, tunelit, datave e kilometrave...

Sinqerisht, jam shume dakort me ato qe shkruan per rrugen... por sikur po i ben shume problematike pergjigjet e anetareve ne kete teme.

Fale Zotit, mendimi i lire mbetet i tille, me apo pa rruge. Ju qe perfaqesoni nje gazete te re dhe dinamike si "Libertas", duhet ta dini me mire kete gje.

 

PS1: Ide! beni nje rubrike me letra te lexuesve ne gazete sepse do te jete e sukseshme. Gjithmone nese nuk e keni bere ende.

Mund te merrni si shembull rubriken e Sergio Romano tek "Corriere".

PS2: Projekti grafik le shume per te deshiruar.

PS3: Miqesisht...

Gazeta LIBERTAS - 1 Qer 2009 - 2:12am

ja gjetet dhe grafikes tani e?

mir mir

olsib - 1 Qer 2009 - 2:23am

Gazeta Libertas, le te mos t'i bejme gjerat kaq tragjike.

Nuk ishte per t'ju ofenduar, por ishte nje keshille nga nje lexues i juaji.

 

Sdq. keni plot ane te mira edhe keshtu sic jeni. Logoja psh. eshte e bukur.

Dejoni - 1 Qer 2009 - 7:36am

Urime te gjithe shqiptareve per rrugen.

Vetem nje apel kam per ata qe jetojne ne Shqiperi dhe Kosove. Ju lutem mos e shnderroni kete veper gjigande ne nje kosh plehrash apo ne nje burim kronike te zeze. Mendoj qe shteti duhet te krijoje nje force policore te specializur kunder ndotjes dhe mosrrespektimit te rregullave te qarkullimit e cila te patrulloje rrugen 24 ore ne dite.

as - 1 Qer 2009 - 8:26am

(dejon po mendoja pikerisht kete gje. shpresoj te kene menduar dhe per hapesira pushimi gjate asaj rruge dhe me stacione servisi e mos ti bejne si arna qe do demtonin rrugen. shpresoj shume kjo rruge te mos ta katandiset si ajo durres-tirane ku njerezit kalojne rrugen me vrap si babuine, autobuzet ndalen vend e pa vend, sheh karroca me kuaj dhe porshe etj etj. )

e (jo-anëtar/e) - 1 Qer 2009 - 8:59am

Shteti jo vetëm që duhet të ndalojë kalimin në të të këmbësorëva apo të mjeteve pa motor, por edhe mjetet e motorrizuara duhet të jenë mbi 250cc dhe të jenë Euro3.
Nga eksperienca, në kalime tunelesh të një gjatësie të tillë, di që janë vazhdimisht të monitoruar dhe me skuadra të ndërhyrjes së shpejtë, ambulancash dhe zjarrfiksesh nga të dyja krahët e tunelit.

Natyrisht që duhen të vihen dhe të respektohen rreptësisht rregulla për lëvizjen në tunel (shpejtësia 70km/orë, ndalim parakalimi dhe distanca ndërmjet mjeteve nga njëritjetri 150mt) si dhe të krijohen kushte nga të dyja anët e tunelit ku mund të parkojnë dhe të qëndrojnë mjetet e ndaluara nga forcat e rendit(ose ato që do rregullojnë trafikun e tunelit) kur ka probleme apo edhe thjesht për të rregulluar fluksin e kalimit të mjeteve.... dhe kush ka kaluar në MonteBianco e kupton se përse e kam fjalën.

artian - 1 Qer 2009 - 10:07am

...thjesht te na shpjegojne se pse nuk bene...as shkolla...as spitale...dhe as rruge...me ato pare Smile

Grupi,ti je nje specialist per te gjitha.

Duke vazhdu me mendjen tende,dhe llogjiken tende,kjo rruga Durres-Kukes,pse nuk u be ne vitet 1994-1997?

..apo ishit te zene,me ngritjet e piramidave finaciare ,me Sude Meksin, arkitekte,apo ishit te zene, me trafiqet e armeve, apo ishit te zene, me thyerjen e mbargos se naftes ndaj Serbise,apo ishit te zene me shtypjen e "revoltes komuniste",ckeni bere deri me sot,pse nuk investuat me pare me rruget, arterjet e munguara te kombit!

Ci bete parate e Sude Meksit.,Gjallica Meksit, Vehbi Meksit,Populli Meksi,Silva Meksit,...qe u a vodhet popullit?

 

LEFTY - 1 Qer 2009 - 10:48am

o artian, po harron ti qe ne 94-97 kosova ishte serbi atere, me ke ta benin rrugen me milloshevicin??

po pse e shifni te keqen gjithmone tek te tjeret, po ju per 8 vjet pse sbet asgje???

po tani plasni nga inati se sju ka ngel gje me per te bere, dhe qani ato 1500 spitalet qe "do benit" ju po te kishit paret e rruges! thua sikur shqiptaret jane te gjithe te semure dhe duan secili nga nje spital personal.

e (jo-anëtar/e) - 1 Qer 2009 - 10:58am

Hë mer, se me naftën që i shisnin Milosheviçit mund të na dilte tuneli pa pare Tongue

LEFTY - 1 Qer 2009 - 11:01am

dakort atehere,

me paret qe ka vjedh Rama 10 vjet nga fondet e bashkise, mund te kishte bere 3254 shkolla, mund te kishte gjelberuar 375.000 hektare e mund te kishte hapur 25 kinema

miel - 1 Qer 2009 - 11:12am

OK, tuneli u ca, Berisha me kete rast beri nje miting elektoral spektakel ku perdori dhe Thacin, a thu se do votoj Kosova per te. Rrugen ta gezojme nga te dyja anet, Shqiperi e Kosove kur ta shohim qe mbaron, se deri tani s'me zune syte ndonje gje te marume. E dyta, rrugen nuk e beri me leket e xhepit, qe t'ja dime per nder, e beri me paret tona. Po ashtu te gjithe pushtetaret majtas djathtas duhet te heqin dore nga perurimet se na e shpifen. Thjesht punen po bejne me taksat qe paguajme ne. E ne si qytatare, duhet te shohim si shpenzohen paret e taksave tona, jo 40 perqind tek investimi publik e 60 perqind ne xhepat e atyre qe ne vete i kemi zgjedhur te na kollandrisin pasurite tona publike. Dakord???? Ose heren tjeter duhet te mendohemi me mire se ke te veme ne gare e pastaj ke te zgjedhim.

€T - 1 Qer 2009 - 11:18am

OK, tuneli u ca,

tuneli nuk u ça vetë or mëjk

Hurbinek - 1 Qer 2009 - 11:19am

Ore, a s'me ndriçoni pak llambushken dhe mua :

C'jane disa ketu, me flamuj shumengjyresh, jo shqiptare pra, qe derdellisin per taksat e tyre ? E kane idene ata ne ç'vend jetojne ? Kujt po i paguajne taksa keta zoterinj e zonjushka ? Shqiperise, nga maje e Anglise apo Amerikes ? Nuk di te jete keshtu. Taksa paguan aty ku jeton, le t'i kesh dhe njeqind pasaporta ne xhep.

Ja per kete Mjaltin (mos ndoshta Miellin ?!) ketu me lart, kam nje pyetje :

Ne c'vend jetoni ju me kete flamur shiritash kuq e bardhe, si quhet kryeministri i vendit ku jetoni ?

Dhe falemnderit nese nuk pergjigjeni Sali Berisha, se kaq gje e di une : flamuri juaj nuk me ngjan me ate shqiptar kuq e zi. 

 

fenix - 1 Qer 2009 - 12:34pm

E tmerrshme...Po nje rruge eshte mo njerez. Ta gezojme. Mbase do vije dita qe ta kuptojme qe eshte prone e jona, e bere me parate tona dhe ne sherbim tone. Me duket qe eshte si nje nga ato veshjet cilesore qe cdo garderobe duhet ta kete, qe na duket sikur s'na hyn ne pune, por qe e kemi na ben mire, qofte per te kref veten herpashere qe e kemi, qofte edhe per te na mbaru pune me dinjitet kur na duhet.

Ky diskutimi per meritat pastaj, me duket si lloqe GABI. Ata qe s'e kishin perfunduar deri tani e kane pasur per detyre ta bejne, ama dhe ata qe po e bejne e kane per detyre kete.

Jemi bere si popull kam-kum, qe duket sikur i vetmi problem qe i ka mbet per te zgjidh eshte nese do themeloje Rapubliken e Asfaltit, Republiken e Betonit apo ate te Asfalto-Betonit. Une per vete, du me shume se kaq.  Nuk jam hic person teknik ama nje ide e kam te qarte: Do filloj te mendoj serizisht per adresen e votes sime, ne momentin kur te degjoj(me dore ne plage ama si Shen Thanasi) nga ndonjeri prej kokave te medha:

- U hartua dhe po zbatohet plani i rrjetit rrugor, hekurudhor, ujor dhe ajror te Shqiperise, qe te percaktoje si do shtrihet ky rrjet, duka analizuar zhvillimet e cdo cepi te ketij vendi dhe duke parashikuar nderveprimin e ketij rrjeti me zhvillimin ekonomik TE CDO CEPI.

P.S Ne fakt du me shume se kaq, po kjo sa per fillim

artian - 1 Qer 2009 - 12:35pm

 Punimet e deritanishme ne rrugen e Kombit, kanë kushtuar mbi 1 miliardë euro!

 

Deri sa te perfundoje krejt,do te duhen eh,kush e di dhe sa ..!

 

emigrant - 1 Qer 2009 - 1:55pm

fenix, me nje koment (11:34am) ke fituar respektin tim!!!

Thelbi:

Ata qe s'e kishin perfunduar deri tani e kane pasur per detyre ta bejne, ama dhe ata qe po e bejne e kane per detyre kete.

Corollary e teoremes: "jemi bere popull kam-kum!"

Vertet, diku, dikur, si shesh "kryqezimi" qe jemi, do kemi marre nje damar evgjiti.

Falemnderit, plus respektit!

 

spiritus - 1 Qer 2009 - 2:26pm

Dikur ne vitet e rindertimit , kur u hap rruga per ne Laberi , rapsodi popull ngriti kengen: Kurvelesh bere xhadene. Pastaj 1001 kenge te tjera per urat, kanalet, ujesjellsat, hekurudhat, furrnaltat.

Pastaj aradha e poeteve dhe vjershetoreve :

Nga Ura e Bushtrice shikoj te gjith urat...

.................

Keshtu u ngjit socializmi ne male

me tela, uzina, llac e traktore,

.E kemi peshqesh nga koha e komunizmit kete kulture tribale  qe kercen e kendon ne ekstaze perpara nje  kanali,  nje ure, nje tuneli. Mire komunizmi qe mbahej ne kembe me propagande dhe shplarje trush, po tani ne demokraci c dreqin kane qe na cajne veshet me tam tame per te peruruar cdo kanal dhe udhe fshati ? Po te ishte fjala vetem per kete Udhen e Madhe do e benim kabull  si pjese te PR qeveritar por puna eshte se kjo "moda" e gershereve po na qeth e rruan cdo dite pa meshire. Meshire o njerez, meshire.

irgun - 1 Qer 2009 - 2:58pm
E kemi peshqesh nga koha e komunizmit kete kulture tribale  qe kercen e kendon ne ekstaze perpara nje  kanali,  nje ure, nje tuneli.

 

roft emancipimi i burave

etmond - 1 Qer 2009 - 3:07pm

Sikur te numuroheshin shiritat-kordelet dhe gersheret  e perurimeve te Saliut te kryera keto dite ne  shqiperi nuk do te mjaftonin 28.000-je kilometer katrore per te arsyetuar gjithe keto krye vepra te peruruara nga dy ter here....!? Tongue
Megjithate meriton nje merit persa i perket rruges Durres-Kukes..!?
 

olsib - 1 Qer 2009 - 3:14pm

E kemi peshqesh nga koha e komunizmit kete kulture tribale  qe kercen e kendon ne ekstaze perpara nje  kanali,  nje ure, nje tuneli. Mire komunizmi qe mbahej ne kembe me propagande dhe shplarje trush, po tani ne demokraci c dreqin kane qe na cajne veshet me tam tame per te peruruar cdo kanal dhe udhe fshati ?

Pjeserisht e vertete ajo qe thua. Ne fakt, per mendimin tim, jane me te renda pasojat e komunizmit se sa vete komunizmi.

Sdq. tuneli i Rreshen-Kalimashit ka edhe nje vlere simbolike e kombetare teper te madhe, pasi me te vertete ato male perfaqesonin nje mur natyral midis dy shteteve te te njejtit komb. Keshtu qe ja vlen ta festosh kete eveniment. Pastaj politizimi i madh dhe fushata e eger elektorale na shperqendrojne nga vlera e tij e vertete.

 

Por per te ilustruar me sakte ate qe ti po shpreh mjafton kjo foto e AP:

http://cache.daylife.com/imageserve/09Fc8uRc97anV/610x.jpg

Festime afgane ne rrugen amerikane!

Bubi kaçurrel - 2 Qer 2009 - 1:29am

Cfare targash ka kjo makine ?

bedrija - 2 Qer 2009 - 1:41am

ingleze me duket Smile

plasen tuj sjell makina knej Smile

apo ska rene dhe pound-i tani, dhe jane me leverdi.

ka shume refugjate ne ingilterre ajo zone

Pjer Thomas - 1 Qer 2009 - 3:42pm

 Fenix; "....- U hartua dhe po zbatohet plani i rrjetit rrugor, hekurudhor, ujor dhe ajror te Shqiperise, qe te percaktoje si do shtrihet ky rrjet, duka analizuar zhvillimet e cdo cepi te ketij vendi dhe duke parashikuar nderveprimin e ketij rrjeti me zhvillimin ekonomik TE CDO CEPI..."

 

Planin e rrjetit rrugor dhe hekurudhor per gjith Shqiperine , e kam bere une me kohe, por politikanet tane torrollake preferojne punen e te huajve dhe parane e huaj, borxhe me sakte. 

reagan - 1 Qer 2009 - 6:13pm

TURP per Partine socialiste qe hedh balte mbi rrugen...Gafa me e madhe ka qene ajo e edvinit dje, qe nxorri besnik barajn, te hidhte balte mbi rrugen...turp turp turp

irgun - 1 Qer 2009 - 11:10pm

Pa gojë?! Por jo jargavanët llafazanë!

Dhe cili është predikimi i të qenët "pa gojë" të kundërshtarëve politikë të Sali Berishës.

Shqiptarët shpesh në kuvendin e burrave e kanë pasë përdorur shprehjen "Kam mbetë pa gojë", ose "Kam mbetë pa mend", domethënë "jam habit", "nuk kam mujt me thënë asgjë kundër". Gjermanët e përmbledhin këtë moment në shprehjen "Ich bin sprachlos" (Nuk më mbetet të them gjë). Të përjetosh të pabesueshmen, hapjen e një tuneli 5.6 km të gjatë, ta shkurtosh me këtë tunel një rrugë prej dhjetëra km, të bashkosh botën shqiptare, të ngresh në dy vjet dhjetëra ura madhështore, të shtrosh në të gjithë vendin rreth 6000 km rrugë, të ndërtosh, të krijosh, të realizosh në tre vjet miliarda investime, janë vepra që të lenë pa fjalë, pa gojë. Madje jo vetëm në kushtet e një vendi si Shqipëria.

Tuneli Thirrë-Kalimash bashkoi të dielën dy kryeministrat dhe dy qeveritë e të dy shteteve shqiptare. Berisha dhe Thaçi nuk ishin vetëm protagonistët e dritës së Lamanshit shqiptar, ata i bashkuan duart në Kalimash për t'i dhënë botës shqiptare një mesazh të qartë: duart, zemrat dhe mendjet e bashkuara bëjnë mrekullitë e kësaj bote.

Hashim Thaçi, me përgjegjësinë qytetare e nacionale iu bashkua itinerarit magjik të Sali Berishës. Me aktin e së dielës, i shoqëruar prej bashkëpunëtorëve të tij në kabinet, ai sfidoi shumë pengesa për të qenë dëshmitar i "Jahovait" shqiptar. Pengesa e parë mund të ishin "këshillat" e ndërkombëtarëve, që të mos "bezdisej" nga ky akt Serbia e Tadiçit. Pengesa e dytë mund të ishin enveristët, të cilët nuk mund ta durojnë faktin se kokën e trenit në këto male e kishte premtuar diktatori shqiptar para 39 vjetësh, ndërkohë që e realizoi antikomunisti Sali Berisha. Hashim Thaçi dëshmoi përfundimisht se i përket vetëm një ideologjie, ideologjisë nacionale shqiptare. Ndaj dhe thjesht pjesëmarrja e tij në këtë akt solemn e madhështor i ka lënë pa gojë kundërshtarët e Sali Berishës, kundërshtarët e rrugës Durrës-Morin.

Megjithatë gjenden jo pak harbutë të kësaj toke e të kësaj kohe, të cilët llomotisin, atëherë kur së paku duhet të heshtin. Dikush e kritikon këtë vepër me ironi si "Modeli i Kalimashit", dikush tjetër gërmon si Tarja për të zbuluar "gjuhën e urrejtjes", dikush artikulon me cinizëm antishqiptar paratë që ka ngrënë tuneli dhe thotë se do të ishte më mirë që këto para të përdoreshin diku tjetër... Në vend të mbeten "pa gojë", këta jargavanë, modaliteti i të cilëve është të jargaviten sa herë shohin bashkimin e kombit, lehin, lehin e lehin, edhe nëse temperatura u ka shkuar në 100 gradë. Pikërisht prej kësaj temperature që ua ka shkaktuar drita e tunelit bashkues të kombit, ata në vend të heshtin, jargaviten, dhe bezdisin këdo që ndodhet pranë ekranit ose që mund të lexojë titujt e gazetave.

Në vend të gojës së kyçur, në pamundësi për të thënë një fjalë të mirë, jargavanët nuk mund të heshtin. Ata nuk e njohin logun e kuvendit, nuk e njohin zakonin e shqiptarit, sipas të cilit kur burri zihet me argumente, e pranon humbjen, dështimin ose gabimin. Fakt dhe argument më të madh në veprën e Sali Berishës sesa tuneli i bashkimit nacional të shqiptarëve nuk ka e nuk mund të ketë. Kjo vepër u bën dritë dhe jargavanëve. Madje ata mund të jenë të parët që do ta shkelin natën rrugën dhe tunelin. Si në kohën e luftës në Kosovë. Atëherë unë kam parë me sytë e mi sesi e kishin pushtuar Hotel Grandin e Prishtinës, pikërisht jargavanët llafazanë, të cilët ishin kundër Kosovës së pavarur. Madje kam dëgjuar me veshët e mi që një prej jargavanëve anti Kosovë ta pyeste një shqiptar të Kosovës ashiqare: "A mos u çliruat nga një pushtues dhe ratë nën pushtimin e dikujt tjetër?". Pushtuesi serb krahasohej me forcat e NATO-s, të cilat e çliruan Kosovën. Më pas ky jargavan do të bëhej këshilltar i presidentit Mejdani.

Tash do t'i shohim jargavanët llafazanë të Shqipërisë të udhëtojnë me shpejtësi në rrugën e në tunelin e Sali Berishës për të arritur të parët në kryeqytetin e Kosovës. Këta jargavanë do të jenë ata që do të sajojnë një mijë e një gënjeshtra për t'u paraqitur si patriotët më të mëdhenj dhe përkrahësit e investimit gjigand.

Kjo lojë e ndyrë dhe e pafytyrë e jargavanëve është i vetmi mjet për të lëpirë gëlbazët e qelbëta që kanë nxjerrë me qëllim ndalimin e orës së Shqipërisë te akrepat e sahatit të Edi Ramës.

Nga temperatura që ua ka shkaktuar drita e tunelit bashkues të kombit, ata në vend të heshtin, jargaviten, dhe bezdisin këdo që ndodhet pranë ekranit ose që mund të lexojë titujt e gazetave.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=20&id=18266

peshku me uje - 1 Qer 2009 - 11:21pm

5*

Shaban Polluzha - 2 Qer 2009 - 12:16am

Per hajer na kofte Ruga e ishalla e Gzojme brez mbi breza.

Kjo Ruge sa eshte e rendeishme per Shqiptaret eshte edhe per krejt Ballkanin.

Me kete Ruge ne faze te gjate do te perifotjne Vete Shqiptaret.

Ne luften e pare dhe dyte botrore Ideja e Serbis ishte te dilte ne Detin Adriatik dhe te ndertonte Autosdtrade Beograd-Durres.

Asnje Media Fqinje si ne Serbi, Maqedoni, Greqi, Mal te Zi nuk njoftuan per Rugen.

Mediat fqinje veq Japin Lajme kure Ndodhin gjera negative per Shqiptaret e ato Pozitive nuk i Tregojne.

Shqiptaret kane prite me shekuje, sote po te ishte gjalle Gjyshi nuk do kishte besuare se Kosova dhe Shqiperia hedhin hapat e para te Bashkimit.

Po ma e rendeshishme se kjo Ruge eshte Mirembajtja dhe mos Shkatrimi i Ruges, gjdo pune duhet llogaritur edhe Mirembajtjen.

Urime Shqiptare

 

 

 

Bubi kaçurrel - 2 Qer 2009 - 1:27am

Kujtimet e ish-kryeministrit të Malit të Zi, Bulatoviç


“Marrëveshja me Berishën për thyerjen e embargos së naftës”

*Teksti është marrë nga libri me kujtime i Momir Bulatoviç “Pravila Æutanje”, ish-kryeministër i Malit të Zi në vitin 1993.
Marrë nga e përjavshmja MAPO

“Presidenti i atëhershëm shqiptar të jepte përshtypjen e një zotërie të vërtetë. Me profesion kardiokirurg, i shkolluar në Paris, në kohën e një izolimi të plotë të vendit të tij (e paraqiste veten si viktimë e regjimit të mëparshëm, megjithëse rruga e tij jetësore nuk e vërtetonte këtë), ishte i pashëm dhe i veshur në mënyrë shembullore, ai fliste në mënyrë të shkëlqyeshme gjuhën franceze, të cilën e zgjodhëm për komunikim. Kështu e përshkruan në librin e tij me kujtime ish-presidenti i Malit të Zi, Momir Bulatoviç, përshtypjen e parë me kreun e shtetit shqiptar, Sali Berisha. Për herë të parë lideri malazez pranon marrëveshjen me Berishën për të përligjur kontrabandën e karburantit për makinën luftarake të Milosheviçit gjatë konflikteve luftarake për shpërbërjen e Jugosllavisë. Po si vijon rrëfimi i tij...
Përballë Berishës
Në sallë kishte ministra, këshilltarë, përkthyes, por në fakt, ishim vetëm ne të dy. Objektivisht ishte fjala për një takim të rëndësishëm. I pari, që pas shumë viteve të injorimit ndërshtetëror, bile dhe armiqësive, takimi mund të kishte konsekuenca të jashtëzakonshme. Besoj se për këtë, Ne të dy ishim të ndërgjegjshëm. Megjithatë, pata përshtypjen se prapa shikimit të tij depërtues fshihej padurimi për të marrë vesh arsyet e vërteta të vizitës sime. Pas frazave të zakonshme protokollare mbi rëndësinë e takimit (që e pranuam në mënyrë të dyanshme), ai e ndjeu veten të obliguar të përmendte Kosovën dhe të shprehte “shqetësimin e thellë” për situatat, të cilat, të jemi të sinqertë, që atëhere duhet të më shqetësonin edhe mua, ndërsa atë ta bënin të kënaqur. Ky ishte momenti, që biseda jonë të kthehej në drejtimin që dëshiroja unë.
E luta që ta kapërcenim atë temë: “Jam këtu si përfaqësues i lartë i vendit tim. Kam ardhur pas pesëdhjetë vjetësh dhe jam mirënjohës, që ai më krijoi këtë mundësi. Jam këtu të bisedojmë mbi çështjet - vazhdova unë, - rreth të cilave besoj se mund të biem dakord”. Midis tyre, sidoqoftë, nuk është çështja e Kosovës dhe Metohisë. Përsa i takon situatës në këtë krahinë serbe, takimi ynë nuk do të kishte ndodhur as për disa shekuj në vazhdim.
Por në qoftë se jo gjithçka, të paktën mund të arrinim diçka. I tregova se gjyshja ime gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte mjekuar për disa muaj një partizan të plagosur shqiptar. Kur e kam pyetur se si janë marrë vesh, sepse ajo nuk dinte shqip, ajo më kishte parë me çudi dhe më kishte thënë: “Si të mos merremi vesh kur jemi njerëz?”. E kapi nënkuptimin. Kërkova që të mundohemi dhe të gjejmë atë që na bashkon, me gjithë atë humnerë që na ndan. Ma ktheu me një tregim të bukur mbi gjyshin e vet, i cili diku në grykën e Rugovës, rrinte përpara shtëpisë buzë rrugës dhe i priste udhëtarët mysafirë – shqiptarë dhe serbë – me gëzim të njëllojtë, dhe me trishtimin e tij kur lufta e shkretoi këtë krahinë dhe ai priste më kot, që të bisedonte përsëri me dikë në mënyrë njerëzore.
Domethënë, nuk ishim dhe aq të largët!!
Biseda, që i hapi rrugë...karburantit
U krijuan kushtet të kalonim në punë. Unë kisha nevojë për naftën, dhe jo vetëm për kujtime të bukura të përbashkëta. Zyrtarisht kjo ishte formuluar në mënyrën si vijon: I parashtrova që të hiqet “perdja e hekurt”, e cila gjatë gjithë kohës mbulon tërë kufirin tonë. Duhej të zhvillohet bashkëpunimi ndërkufitar dhe t’i jepej mundësia njerëzve, që të takohen dhe të vizitojnë njëri – tjetrin. I kujtova që ka farefise të afërta, që nuk ishin parë për mbi gjysmë shekulli. Që të shkonte çdo gjë më thjeshtë, ishte e nevojshme që si njëra anë, ashtu dhe ana tjetër - të mbyllnin sytë gjatë zbatimit të rreptë të rregullave dhe që në tregtinë ndërkufitare të përfshihen edhe ato gjëra, që zakonisht nuk janë të përfshira. Atëherë përmenda dhe naftën, d.m.th. derivatet aq të nevojshme për ne. “Zoti President, a kërkoni Ju që Shqipëria të shkeli sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj vendit tuaj?” më pyeti ai. Duke qenë se bisedat regjistrohen (dhe sigurisht dhe janë përgjuar), kjo nënkuptohet, sepse hynte në korrektësinë diplomatike bazë.
“Zoti na ruajtë,- u përgjigja i gatshëm. Vetëm propozoj që t’i respektoni në mënyrë të ngjashme, siç vepron p.sh. ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Nëqoftëse do të pranohet kjo që kërkoj unë, çdo qytetar i pjesës veriore të Shqipërisë mund të siguronte një fitim të mirë. Nuk është e vështirë që ta llogarisësh atë, nëqoftëse nisesh nga supozimi që është minimumi një pfening për litër”. E përsëris, këtë do ta bënin qytetarët dhe jo shteti, kështu që sanksionet formalisht do të respektoheshin…. Nuk ishte nevoja të vazhdoja. Ishte më mirë që disa argumente të mos përmendeshin. Gjendja e atëhershme ekonomike në Shqipëri, nga pikëpamja jonë, ishte krejtësisht shqiptare. Pjesa qendrore e shtetit, mbështetja e pushtetit të presidentit Berisha, jetonte në sajë të ndihmës humanitare dhe donacioneve të varfra. Pjesa jugore u mbështet tek Greqia, ku shumë persona punonin në mënyrë legale ose në të zezë. Rajoni verior shkodran, nuk kishte perspektivën tjetër, përveç, në bazë të propozimit tim, t’i kushtohej tregtisë së naftës me Liqenin e Shkodrës. Sidoqoftë, unë e dija që ai e di që unë këtë e di.
Dhe, kjo ishte gjithçka! Thellë në vete isha i sigurt, që ai do ta pranonte ofertën. E dija që një fuqi e huaj, para së gjithash Amerika nuk do ta ndalonte të vepronte kështu. Sepse, megjithëse dukej paradoksale, shkelja në mënyrë të tillë e sanksioneve ishte pikërisht në frymën e tyre. Qëllimi i kreatorëve të tyre nuk ishte që në të mbeteshim me çdo kusht pa pikë nafte, por vetëm ta paguanim shtrenjtë dhe ta gjenim atë në mënyrë të mundimshme.
Përveç kësaj, sasia më e madhe e parave do të kalonte nga Jugosllavia në Shqipëri. Këtu gjente shprehjen e vet pragmatizmi i njohur amerikan. Përse të harxhonin paratë e veta duke ndihmuar Shqipërinë, kur mund të krijonin kushtet që në vend të tyre të punonte dikush tjetër? Prandaj Amerika, e cila sheh dhe di çdo gjë që ndodh në botë, nuk tentoi kurrë ta pengonte në mënyrë serioze “naftësjellësin”, i cili u nis me të vërtetë së shpejti nëpërmjet Liqenit të Shkodrës.
Rikthimi në Mal të Z
Atëherë, sërish u kthyem në Mal të Zi. Pasi kishte rënë nata, shtëpitë pranë të cilave kalonim, tregonin shkëlqimin e njëmendtë të varfërisë virgjërore. Prej kohësh kisha harruar sesi dukeshin tamam rreshtat e dritareve pa perde, prapa te cilave shiheshin llambat elektrike të zhveshura, ndriçimin e të cilave mezi e thithnin mobiliet e pakta, fotografitë, si dhe vogëlsirat e panumërta, të cilat prej kohësh na ishin futur në jetën e përditshme.
Nga kufiri shtetëror deri në Podgoricë, kryesisht jetojnë shqiptarët e Malit të Zi. Por, shtëpitë e tyre, të japin përshtypjen e begatisë dhe fuqisë ekonomike. Thjesht të bënte përshtypje fakti, se në kuptimin e zhvillimit ekonomik dhe tërësor, ato ishin përpara të paktën njëqind vjet në krahasim me shtetin amë të tyre. Mu kujtuan të gjitha ato ankesa që udhëheqësit e tyre politikë, i paraqisnin në atë kohë dhe nuk munda ta përmbaja në vetvete një psherëtimë. Por, ky është një rrëfim krejt tjetër.
Organizimi i trafikut të naftës
Pala shqiptare e pranoi propozimin tonë. Që tregtia në përgjithësi të ishte e mundur, nuk ishte e mjaftueshme që organet e tyre shtetërore të lejojnë tregtinë e vogël nëpërmjet liqenit (që të mbyllnin sytë), por duhej të krijonin mundësitë. – E para, kjo do të thoshte importimi në Shqipëri i sasive shumë më të mëdha të derivateve në krahasim me të zakonshmen, dhe e dyta – shitja e tyre në pjesën veriore të vendit, nëpërmjet shpërndarësve lokalë të vegjël, dhe me kohë të dealer-ave (shpërndarësve) më të mëdhenj.
Nga ana jonë hapeshin shumë probleme të veçanta. Duhet të vendosej organizimi i shërbimeve shtetërore, që do të mundësonin marrjen e sasive të pritura të derivateve, por të mos lejohej edhe një lloj kaosi ekonomik. Ishte e qartë se benzina nuk ishte kruajtëse dhëmbësh, që të fshihej dhe të transportohej në xhep. Modeli, të cilin e kemi përcaktuar, meritonte të ishte i skicuar. Të paktën nga dy arsye. E para, sepse besoj që ishte i suksesshëm dhe na vinte në detyrim që të mbahej mend. E dyta, që është më e rëndësishmja, se ai ishte i ndryshëm nga modeli i kontrabandës së cigareve nëpërmjet Malit të Zi (për këtë do flas më vonë), i cili përcaktoi në mënyrë vendimtare fatin politik dhe çdo fat tjetër të Malit të Zi- në vitet e mëvonshme deri në ditët e sotshme. Nëpërmjet Liqenit të Shkodrës (dhe në rrugët tokësore përreth), mjetet lundruese dhe të transportit tokësor kalonin pranë njësive ushtarake kufitare dhe policisë, pa u ndaluar dhe kontrolluar. Shkarkimi bëhej nga lokacionet e përcaktuara më parë, numri i të cilave duhej të ishte sa më i madh. Në një moment, ato do numëroheshin më shumë se tridhjetë. Me gjithë këto punë, merreshin privatë, që kishin krijuar lidhje me anën tjetër të kufirit. Faktikisht, ata ishin importuesit e naftës dhe organet shtetërore nga pikëpamja e ligjshmërisë së brendshme kështu i trajtonin. Kjo do të thotë që në vend të një “Jugopetrol”-i, patëm qindra e mijëra petrole të vogla. Karakteristika kryesore e një mënyre të tillë pune ishte mungesa e monopolit të dikujt mbi to. Çdonjëri mund të importonte derivatet e naftës dhe çdonjeri ishte i detyruar të kalonte të njëjtën procedurë të parashikuar nga ana e shtetit. Ajo karakterizohet me kontrollin e detyrueshëm në pikat e daljes së saj nga territori. Sasitë detyrimisht duhej të deklaroheshin dhe mbi këto duhet të paguhej taksa e parashikuar. Të tilla letra “të rregullta”, ishin kusht për lëvizjen e lirë nëpër territorin e Jugosllavisë. Kush nuk i posedonte ato, mbetej dhe pa ngarkesa, edhe pa mjetet e transportit, që konfiskoheshin duke u mbështetur në dispozitat e ligjit mbi doganat. Prandaj, shumica e tyre respektonte rregullat strikte të lojës, të cilat sipas dijeve tona, zbatoheshin pa kompromis, pasi asnjëri nuk dëshironte të rrezikonte një humbje të madhe në favor të një fitimi ekstra të vogël. Përveç popullsisë lokale buzë liqenit (krahina e Zetës dhe Malësisë), në këtë punë u përfshinë shumë persona të aftë dhe të mençur. Nuk ishin të rralla rastet e ortakërive mes nacionalistëve të regjur shqiptarë dhe serbëve ultraradikalë. Mundësia e fitimit të mirë i topiti urrejtjet midis tyre. Bile dhe shpërndarja e pikave për pranimin dhe magazinimin e derivateve duhet të shtonte strukturën nacionale të popullsisë së atjeshme. Shumë individë me këtë aktivitet fituan shuma parash, të cilat as nuk i kishin ëndërruar kurrë. Por, po të mos ishte kjo, nuk do të ishte nafta aq e nevojshme as në Mal të Zi, as në Serbi, ose në Bosnje e Hercegovinë.
Taksa për të cilëm folëm, i paguhej ndërmarrjes private, e cila lëshonte letrat e nevojshme shoqëruese. Taksa ishte 0.7 DEM për një litër. Kjo do të thoshte që për një çisternë të zakonshme duhej t’i paguaje shtetit gati 25.000 marka gjermane. Çdo ditë sasia e krijuar e parave lante borxhet dhe depozitohej në Thesarin e Republikës. Kjo ndërmarrje, për shkak të sasisë së madhe të pagesave, ndryshonte emërtimin për çdo muaj (jo rrallë kam qenë “kumbar” i emrave, që më kujtonin leksionet e dikurshme nga gjuha latine). Ishte fjala për një formë të pastër, sepse rezidenca dhe të punësuarit mbeteshin po ato. Në të punonin zyrtarë, persona nga policia financiare dhe sigurimi i shtetit, por edhe nga organet sekrete të sigurimit, nënpunësa të doganave, Ministrisë së Financave dhe institucioneve të tjera shtetërore. Për punën e vet ishin shpërblyer në mënyrë suplementare (jo të tepërt, por të rëndësishme) dhe zëvendësoheshin në distancë kohe jo të rregullta (që mos të kishin kohë të njiheshin me njëri – tjetrin dhe të bëheshin ortakë). Të gjitha pagesat ishin në monedhë të huaj cash dhe derdheshin në buxhetin e shtetit. Këto të ardhura ishin veçanërisht të rëndësishme në periudhën e hiperinflacionit, kur pagat reale nuk e arrinin vlerën e vetëm të disa markave gjermane”…
Momir Bulatoviç
 

irgun - 2 Qer 2009 - 2:14am

lol kacurrelo, posht jastekut i mani fletushkat e partis e?

 

Sot, në orën 12.30, Kryeministri Berisha doli në një konferencë për shtyp, në selinë e kryeministrisë, gjatë së cilës iu përgjigj interesimit të gazetarëve për çështje të ndryshme të ditës.

Pyetje:

Ish presidenti i Malit të Zi në kujtimet e tij është shprehur për një lloj marrëveshjeje të heshtur mes jush për thyerjen e embargos së naftës në kufirin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Cila është e vërteta?

Kryeministri:

Pyetje interesante. Nëse i riktheheni viteteve '92-'96 do të gjeni në mënyrë të përsëritur në deklaratat e mia që unë nuk jam dakort me embargon e vendosur ndaj Kosovës dhe Malit të Zi.

Këtë e kam shprehur publikisht dhe nuk e kam fshehur. Unë nuk isha dakort, sepse Serbia furnizohej anije pas anijeje nga Danubi dhe, ndërsa këto vende i linte në acar, në Beograd nuk mungonte asgjë. Kjo ishte e vërteta e qendrimit tim. Për këtë qendrim, të cilin e kam shprehur publikisht në atë kohë, kam qenë i sinqertë.

Nuk them se nuk ka patur mospëlqime ndaj qendrimit të Shqipërisë, por në total Organizata e Kombeve të Bashkura, që mbikqyrte embargon, arriti në përfundimin se 96 për qind e të gjitha ngarkesave me naftë e karburante të dërguara në Serbi ishin nga vende të tjera dhe vetëm 4 për qind i përkisnin asaj që rridhte nga Shqipëria. Nuk ka ekzistuar asnjë marrëveshje, por një qendrim i qartë i imi për këtë.

Jam përpjekur të ndihmoj këto dy vende, por sa kanë përfituar ato nuk ishte puna ime, sepse nuk e kontrolloja unë territorin e tyre, as të Kosovës dhe as të Malit të Zi. E rëndësishme është që ajo është bërë jashtë çdo lloj interesi të njëanshëm të Shqipërisë. Nuk më dukej e drejtë që Serbia merrte çdo natë anije nga Danubi, ndërsa këto vende mbeteshin pa ngrohje.

http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=4702

 

ndryshojeni cik dieten, se mungesa vitaminave ka pasoja ballore e ansore

Bubi kaçurrel - 12 Qer 2009 - 10:55pm

Kush asht ky "BURRE" qe na dal sot dhe thote qe s'kam qene dakort me embargon...

Kush te pj... ty mor Sal.

Kur vendos Europa dhe Amerika , je i detyruar t'ju bindesh, aq me teper kur eshte fjala per te miren e shqiptareve te kosoves.

Perndryshe te thyejne hundet sic ti thyen ne 1997 - en dhe perfundon te plehrat si tradhetar.

 Prandaj sot Europa na largohet si prej zgjebes, se udhehiqemi nga keso lloj kontrabandistesh....

anglezi - 2 Qer 2009 - 12:43pm

Nuk na ndan ma historia

As malet as muret

Ne sy na buzeqesh liria

Fuqishem me njeri tjetrin

                         shtrengojme duart

emigrant - 2 Qer 2009 - 12:46pm

:)    :)     :)      :P   

ps. niiiice!    :D  

artian - 2 Qer 2009 - 12:55pm

Emigrant ,nuk te pelqejne poezite angleze ty ..? Vertete aty nga fundi i mungon rima,por ideja e ka arit qellimin,dhe e ka mposht rimen!!   Smile

Pjer Thomas - 2 Qer 2009 - 8:27pm

 patris lumumba; "....Si në kohën e luftës në Kosovë. Atëherë unë kam parë me sytë e mi sesi e kishin pushtuar Hotel Grandin e Prishtinës, pikërisht jargavanët llafazanë, të cilët ishin kundër Kosovës së pavarur. Madje kam dëgjuar me veshët e mi që një prej jargavanëve anti Kosovë ta pyeste një shqiptar të Kosovës ashiqare: "A mos u çliruat nga një pushtues dhe ratë nën pushtimin e dikujt tjetër?". Pushtuesi serb krahasohej me forcat e NATO-s, të cilat e çliruan Kosovën. Më pas ky jargavan do të bëhej këshilltar i presidentit Mejdani..." 

 

A mund t'ma thuash se kush ishte ky jargavan, keshilltar i ish presidentit Mendani. Do t'kesh respektin tim. 

irgun - 2 Qer 2009 - 9:04pm

pjer, pyt ne redaksi mo mir, perdersa ska dash me e qit vet autori..

http://www.botasot.info/home.php?action=contact

noshka - 5 Qer 2009 - 3:58am

bo..akoma s'i ka ik moda kanatjereve ne shqiperi? wtf...hidhi ndonjeri ndonje speed stick kryeministrit aahahaha

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente