Do te linde ne studion e arkitektures Grafton Architects, themeluar ne vitin 1978 ne Dublin te Irlandes, nga mendjet e Yvonne Farrell e Shelley McNamara, ndertesa me e re e Universitetit Komerçial "Luigi Bocconi", ne Milano, Itali. Ky universitet i themeluar ne vitin 1902, nga tregtari Ferdinando Bocconi, ne emer te te birit te zhdukur ne lufte Luigi, do te vihet ne qender te diskutimeve, jo me per cilesine e tij apo per oferten akademike, por per ngritjen e nje ndertese gjigande prej 38mije meter katror ne zemer te Milanos. Replikat do te fillojne qe mbi anen estetike te kesaj ndertese, kur Adriano Celentano, kengetar dhe aktor i njohur italian, ne nje emision drejt per se drejti, ne oret e mbremjes, ne pikun e shikueshmerise, do te shprehet mbi te, duke e quajtur "nje monster, ne te cilin studentet sapo hyjne vrasin veten..." .
Do te kete shume kundershtime mbi kete projekt, edhe pse arkitektet te cilat e kane realizuar, shpjegojne qarte se psikologjia e kesaj ndertese eshte psikologjia e pergjithshme e ndertesave milaneze.
Lermeni te shpjegohem. Ne nje ndertese ku gjenden mbi 1000 zyra per profesoret, kerkuesit dhe punonjesit e universitetit, 50 salla mbledhjesh, nje qender kongresesh me 1000 vende, nje salle ekspozitash dhe 200 vende parkimi makinash, me vlere 100 milione leke, nuk ka asnje dritare te dukshme qe rreh mbi rruget apo anet e jashtme te nderteses. Sipas arkitekteve Farrell e McNamara, kjo ndertese eshte pikerisht pasqyrimi i ndertesave tipike milaneze, te ftohta nga jashte, dhe te mikpritshme e te ngrohta nga brenda.
Pavaresisht nga te gjitha pro-te e kunder , ky projekt eshte zgjedhur nepermjet nje seleksionimi te gjate, ne te cilin kane
marre pjese arkitektet dhe studiot e arkitektures me te famshme ne bote. Universiteti Bocconi ka nje histori te gjate bashkepunimi me studio te njohura per realizimin e ndertesave edhe te me parshme;
ne vitin 1936, ndertesa qendrore e universitetit do te jete veper e arkitektit te famshem Giuseppe Pagano.
ne vitin 1962 nga Giovanni Muzio do te projektohej biblioteka e universitetit dhe ne 2001 ndertesa rrethore e quajtur ndryshe "Velodromo" do te jete veper e arkitektit Ignazio Gardella.
Ne gusht 2008 ndertesa gjigande u perurua me zhvillimin e nje seminari mbare europian mbi ekonomine, dhe ne tetor 2008 u inagurua dhe iu hap publikut per tre dite me radhe, ne prezencen e presidentit te republikes Napolitano, te kryetares se bashkise se Milanos, sekretarit ekonomik europian e shume figurave te tjera te njohura, me pjesemarrjen e qindrave gazetareve dhe kuriozeve nga gjithe Italia dhe Europa.Ndertesa do te nderohej me çmimin "World Building Prize" ne Festivalin e Arkitektures ne Barcelone, per kenaqesine e projektuesve dhe zhgenjimin e oponenteve.
ps. E paramenduar apo jo, por shume e perfolur, ndertesat e universitetit komerçial "Luigi Bocconi", duhet te simbolizonin sebashku maksimumin, ndryshe noten me te larte "30". Shikoni.
fig.3 (C) Skymino