Nga mbledhja e djeshme e Keshillit Bashkiak Tirane

Shenime nga blloku i vezhgueses se Levizjes MJAFT nga mbledhja e djeshme.

Gjate mbledhjes se dates 19. 12. 2008 te Keshillit Bashkiak, organit vendimarres se Bashkise se Tiranes, u diskutuan disa pika te rendit te dites, ku me e rendesishmja ishte projektbuxheti i vitit 2009 per Bashkine e Tiranes.
 
Ne kete mbledhje ishte pjesmarres, vete kreu i ekzekutivit, kryebashkiaku z. Edi Rama i cili paraqiti perpara keshilltareve projekt buxhetin e ri dhe propozimet e reja ne kete buxhet.
 
Mbledhja filloi me votimin e rendit te dites ku nuk ishte perzgjedhur per diskutim nga kryetari i keshillit bashkiak, z. Sokol Dervishaj, propozimi i grupit te keshilltareve te partise Demokratike per kalimin ne votim te shkakimit nga detyra te kryetarit e Bashkise, z.Rama. Kjo pike nuk ishte perzgjedhur, per shkak te mos hartimit te rregullt ligjor te projekt -propozimit. Me institimin e kryetarit te grupit PD, z. Ferdinand  Pone, u kalua ne votim per tu futur ne rend dite, por nuk i miratua per shkak te votimit kundra nga keshilli.
 
Z. Sokol Dervishaj, Kryetari i Keshillit Bashkiak,  perpara se deklaronte mbledhjen e hapur, shprehu indinjimin nga indiferenca e te gjithe keshilltareve te cilet nuk kishin marre pjese (dhe pse te ftuar) ne mbledhjen e Kryetareve te 11 Minibashkive te Qytetit te Tiranes per te disktutuar mbi projekt buxhetin e vitit 2009. Kjo mbledhje u zhvillua ne daten 17. 12. 2008 ne sallen e Keshillit Bashkiak me prezencen e vetem kryetareve dhe stafit te Keshillit Bashkiak. Keshilltaret e kishin per detyre te merrnin pjese ne nje mbledhje te tille per te diktuar ne rang minibashkish projekt buxhetin, por askush prej tyre nuk u paraqit. Gjithashtu, vlen per tu permendur, mospjesmarrja gati masive dhe e perhershme per kete vit e keshilltareve neper komisionet e keshillit bashkiak, te cilet, jane krijuar me qellim shqyrtimin paraprak te projekt vendimeve te propozuara nga ekzekutivi.
 
Pas hapjes nga z. Dervishaj Kryetari Rama beri nje permbledhje te buxhet propozimit ku nje nga pikat me te rendesishme te prezantimin te buxhetit te ishte strategjia e re e prozuar nga ekzekutivi per ti kaluar kompentencen e vjeljes se taksave vendore Postes Shqiptare.
 
Keto taksa mblidhen nga minibashkite ne kuader te decentralizimit te pushtetit vendor, te cilat mbajne 10% te vleres se tyre, por kjo metode qe nuk ka funksionuar ne menyre te suksesshme apo stimuluese per minibashkite. Propozimit te ekzekutivit, keshilltaret Kule, Pone dhe Noka, te grupit te Partise Demokratike iu kundervune duke e akuzuar per bashkepunim te paket me minibashkite. Ketyre replikave z. Rama iu pergjigj qe pergjegjshmeria e qytetareve eshte e ulet dhe mjafton te permendet vetem fakti qe edhe vete Kryeministri Sali Berisha nuk ka paguar takstat vendore.
 
Z, Rama, deklaroi se minibashkite kane mbledhur vetem 20% te takstave vendore, nje shifer shume e vogel kjo per te ardhurat e bashkise. Nderkohe, minibashkia qe mban rekord per mos vjelljen e taksave, ne vleren 5.6%,  eshte njesia bashkiake nr 10, me Kryetar z. Gert Bogdani. Kjo shifer kaq e ulet, vjen edhe pas masave shtrenguese te marra nga zyrat e gjendjes civile, te cilat nuk kane leshuar certifikata pa bere pagesat e taksave vendore nga qytetaret. Z. Rama shprehu se keto masa nuk kane rezultuar efikase, madje kane shkaktuar mospelqim tek qytetaret, prandaj propozoi kalimin e vjeljes se taksave Postes Shqiptare. Pas kesaj vijoi shkembim replikash mes Keshilltarit te PD, z. Gjergj Bojaxhi dhe Kryetarit Rama mbi takimet e z. Rama me qytetaret. Z. Bojaxhi u shpreh se z. Rama eshte takuar vetem me njerez te lajmeruar shpejt e shpejt ndersa z. Rama u kunderpergjigj se njerzit ishin lajmeruar me postime ne mure si dhe me njoftime ne media por mbase njerzit s’i kishin pare sepse s’kishin pasur drita. Kjo solli kunderpergjigjen nga z. Bojaxhiqi i cili kerkoi qe z. Rama ta linte KESh-in jashte ketij diskutimi.

Pike tjeter e cila u diskuta gjate ishte kredia e planifikuar ne buxhetin e 2009 per Bashkine e Tiranes. Z. Ferdinad Pone, kryetear i grupit te PD kerkoi se ku po merrej kjo kredi dhe me cilin urdher te peshkut po merrej. Z. Rama iu pergjigj se kjo Kredi po merrej ne Banken e Keshillit te Europes dhe e marreveshja ishte vendosur para disa vitesh nga perfaqesuesit e bankes, Kryetariy te Bashkise, z. Rama, dhe Ministrit te Financave te atyre viteve. Ministri i tanishem, i cili do me shume kohe ta kuptoje kete kredi, nuk po lejon procedimin e metejshem. "Ketu askush nuk jep urdhera dhe peshku eshte diku tjeter." - replikoi z. Rama.
 
Pas kesaj pati ende diskutime te tjera dhe madje nje keshilltare e grupit te PD-se, kercenoi nen buze se do te gjuante Kryetarin me shishen e ujit qe kishte perpara saj. Situata ne salle u acarua dhe z. Rama i cili e cilesoi raportimin e tij te plote duke lene ne salle perfaqesuesit e tjere te organit ekzekutiv, u largua nga salla. Kjo solli akoma me indinjate dhe fyerje tek keshilltaret e grupit te PD te cilet kerkuan rikthimin e tij ne salle.
 
Mbledhja vazhdoi. Pervec buxhetit dhe nje pike tjeter ne rendin e dites ne lidhje me taksite, pikat e tjera u shqyrtuan. Brenda 10 diteve do te zhvillohet nje mbledhje tjeter per buxhetin.
 

21 Komente

administrator - 20 Dhj 2008 - 1:00pm

Kombinat; Rama kërkon buxhet për ndërtimin e shkollës së përfunduar një vit më parë

Blerta Mrishaj

Gazeta Standard

Janë rrugë, shkolla dhe projekte që gjatë këtij viti mjafton të kemi parë vetëm një herë median vizive dhe lexuar median e shkruar dhe do të kishim mësuar se në këto projekte janë përfunduar punimet.

Ndërkohë që për kryebashkiakun Rama, projektet në fjalë janë përfshirë në zërin e shpenzimeve të buxhetit 2009. Kështu vetëm në zonën e Kombinatit janë 6 projekte që do të rimerren për të kryer punime, shpenzimet e të cilave përfshihen në buxhetin që pritet të miratohet në fund të dhjetorit.

Përfaqësuesja e kësaj zone, Monika Kryemadhi, dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak pas një investigimi të kryer, ka paraqitur me foto projektet para se të kryheshin punime, si dhe ditën në të cilën Rama i ka përuruar, gjithashtu ka treguar disa pasazhe nga buxheti i vitit të ardhshëm duke thënë se në të përfshihen edhe shpenzimet që do të kryhen për të punuar sërish këto rrugë.

Projektet

Rrugë dhe shkolla të cilat gjatë këtij viti janë rindërtuar trumbetueshëm nga kryetari i baskisë, Edi Rama, janë pjesë e shpenzimeve që përfshihen të kryhen edhe në buxhetin e 2009-ës. Ndonëse janë investime të kryera një pjesë prej tyre, ndërsa pjesa tjetër ishin premtuar për t’u kryer për 2008-ën, por kanë mbetur përgjysmë, do të rimerren edhe vitin e ardhshëm.

Kështu, vetëm në njësinë 6, që përfshin zonën e Kombinatit dhe kryetare e kësaj minibashkie është znj. Luzhiana Abazi, janë 6 projekte, prej të cilave tre kanë përfunduar këtë vit dhe tre janë ende të papërfunduara që do të rimerren edhe në 2009-ën.

Në fillim të këtij viti, “Musine Kokalari”, shkollë 9-vjeçare në Kombinat, është rindërtuar nga Edi Rama me një kosto prej 960 mijë eurosh. Një shkollë që ka përfunduar së ndërtuari gjatë këtij viti është përfshirë edhe në investimet e 2009-ës.

Rindërtimet

Gjithashtu, kopshti 27, si dhe rruga “Hamdi Sinoimeri” përfshihen në rikonstruksionet që do të kryhen në 2009-ën ndonëse punimet kanë përfunduar këtë vit. “Llazi Mio”, rrugë totalisht e përfunduar, parashikohet të punohet edhe për 2009-ën.

Në fillimvitin e ri shkollor, këtë vit Rama zgjodhi për të inauguruar shkollën në Yzberisht. E përfunduar totalisht dhe pa asnjë nevojë për të kryer ndërhyrje apo punime është përfshirë gjithashtu në investimet dhe rikonstruksionet që duhen kryer në zërin e buxhetit të vitit të ardhëm nga Bashkia e Tiranës. Në rrugën “Hamdi Pepa” është hedhur asfalt mbi baltë pa kryer kanalizimet e nevojshme.



QSUT: Mjekët detyrohen t’i rikthehen punës



Në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë gjatë ditës së djeshme janë detyruar t’i kthehen normalisht punës në të gjitha shërbimet. Kjo u konfirmua nga Drejtoria Spitalore e QSUT-së.

"Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", konfirmon se në secilin prej shërbimeve dita e sotme ka qenë dhe vazhdon të jetë një ditë pune normale, ku i gjithë personeli ka qenë prezent", - tha zëdhënësi i QSUT-së, Alvi Bajramaj.

Sipas tij, ky fakt është konfirmuar nga të gjithë shefat e shërbimeve të QSUT-së, të cilët ditën e sotme e kanë pasur një ditë të zakonshme pune, me konsulta, shtrime dhe operacione.

Ndërkohë, Drejtoria e QSUT-së siguron të gjithë pacientët dhe të afërmit e tyre se puna në qendrën më të madhe spitalore të vendit vazhdon normalisht, ku kujdesi dhe shërbimi ndaj pacientit janë në nivelet e duhura.



Të porsalindurve



Pako mirëseardhjeje çdo fëmije që lind në Shqipëri



Dhurata për të porsalindurit dhe materiale informuese për nënat e reja. Në prag të festave të fundvitit, të gjitha nënave të reja dhe fëmijëve të porsalindur në të gjithë Shqipërinë do t’u dhurohet "Pakoja e mirëseardhjes". Kjo pako mundësohet nga organizata "Zero Pozitive Publicis". Memorandumi për nisjen e këtij projekti bashkëpunimi në fushën e shëndetit të nënës dhe fëmijës u nënshkrua dje në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë.

"Një nga dispozitat e projektit është që të mos ketë kufi kohor, të jetë pothuajse çdo muaj, me ofrimin e rreth 2500-3000 pakove në çdo pikë të Shqipërisë, ku lindin foshnje", - tha ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, sipas së cilës, bazuar në të dhënat, lindjet në vend janë rreth 35 mijë-40 mijë në vit dhe çdo fëmijë që lind do të mirëpritet.

"Në “Pakon e mirëseardhjes” gjenden jo vetëm gjëra konkrete që do i shërbejnë nënës së re, por dhe një informacion më i mirë për mirërritjen konform rregullave, që sektorët tanë të nënës dhe fëmijës parashtrojnë për mirërritjen e fëmijës", - tha ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo.

Sipas saj, "pakoja ka gjithçka që i nevojitet një fëmije të porsalindur, që nga pelenat, kremra, shampo, etj. dhe mbi të gjitha, çdo pako do të ketë brenda dhe broshurat informative për nënën se si të ushqejë fëmijën, informacion mbi të gjithë sjelljen që një nënë duhet të bëjë ndaj fëmijës së saj, në përputhje me atë që promocioni i nënës dhe fëmijës ofron".



Sistemi i ri i përfitimit të qerasë sociale



Shtimi i rasteve të të pastrehëve në kryeqytet ka shtrënguar dorën e Bashkisë së Tiranës për kriteret se si mund të përfitohet një banesë. Vetëm në Tiranë numri i familjeve të pastreha që kanë aplikuar për strehim deri në nëntor të këtij viti shkon deri në 4004. Nga të dhënat rezulton se numri i familjeve aplikuese nga 2007-a është dyfishuar. Për këtë, dje, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, është rimarrë në shqyrtim projektvendimi për kriteret e strehimit të të pastrehëve të Tiranës. Për këtë është miratuar sistemi i pikëzimit për bonusin e strehimit dhe sistemi i pikëzimit për subvencionimin e familjeve që përfitojnë kredi të lehtësuar. Nga vendimi i djeshëm i jepet prioritet më të madh familjeve që kanë më shumë pikë dhe që do të trajtohen me programet e pikëzimit. Me sistemin e ri që do të aplikohet stimulohen që të jenë përfitues kryesisht ata që nuk kanë përfituar si të prioritizuar në programe të tjera e që potencialisht plotësojnë nivelin e të ardhurave për të përballuar interesin e kredisë pranë bankave. Ndryshe nga më parë, këto familje përfituese, edhe mbasi shqyrtohen dhe miratohen nominalisht nga Këshilli Bashkiak (sipas kriterit të ardhurave etj.), përsëri duhet të plotësojnë edhe kushtet/kritere të kreditimit për aftësinë e tyre paguese etj. për të qenë përfitues të kredimarrjes. Ndërsa, në programin tjetër (atë të bonusit të qerasë), mbështetet më shumë me prioritet/përparësi për të përfituar prej tij ato familje të ardhurat e të cilave janë dhe më të ulëta e që nuk mund të përballojnë blerjen e një banese me kreditim (për momentin) e që kanë nevojë të mbështeten me bonus, pasi ende janë në kushtet për të përballuar banesën me qera dhe jo atë me blerje me kreditim.

Blerta Mrishaj



I Sistemi i pikëzimit për bonusin e strehimit

a. Individët të cilët gëzojnë statusin 15 pikë

–të verbrit e grupit të parë

invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë

invalidë të punës

invalidë të Luftës Nacionalçlirimtare

jetimët

veteranët e luftës

b. Familjet të cilat vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga ligji nr. 7652 datë 23.12.1992 për “Privatizimin e banesave shtetërore”

-familjet që mbeten pa banesa, si pasojë e prishjes së tyre për interes publik 15 pikë

-familjet që mbeten pa banesë, si pasojë e lirimit të mjediseve me funksion publik 15 pikë

-familje që mbeten pa banesë si shkak i forcave madhore 15 pikë

-të tjera 5 pikë

c. Familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë 10 pikë

d. Familjet me shumë fëmijë (mbi tre fëmijë) 10 pikë

e. Të moshuar që kanë moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për tu strehuar në institucionet publike të përkujdeset shoqëror 10 pikë

f. Çiftet e reja me moshë totale deri në 55 vjeç 5 pikë

g. Familjet që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi 5 pikë



II. Sistemi i pikëzimit për subvencionet e familjeve që përfitojnë kredi të lehtësuar nga shteti



a. Familje që banojnë në shtëpi me ish-pronarë 20 pikë

b. Familje që kanë humbur shtëpitë në firmat piramidale 15 pikë

c. Familje që bëhen të pastreha (shembje banese informale, lirim objektesh me funksione publike) për shkak të zbatimit të projekteve publike e ndërtimit të veprave me interes publik 15 pikë

d. Çiftet e reja me moshë mesatare total deri në 55 vjeç 15 pikë

e. Individë me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e përkujdeset e deri në moshën 30 vjeç 10 pikë

f. Familjet me shumë fëmijë (me më shumë se 2 fëmijë) 10 pikë

g. Familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë 10 pikë

h. Individë që gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, invalid paraplegjikë dhe tetraplegjikë, invalidë të punës, si dhe statusin e veteranëve të luftës




Buxheti i Bashkisë; Gafa, mungojnë 100 milionë lekë

Buxheti i Bashkisë së Tiranës, i parashikuar për vitin e ardhshëm, rezulton të ketë 100 milionë mangët. Një faqe e tërë e buxhetit ka të tërë përllogaritjen se sa është ai në total. Shifra kap vlerën e 7.6 miliardë lekëve. Ndërkohë që nga ekonomistët mbledhja e shifrave është bërë gabim, duke rezultuar në fund të jenë mangët 100 milionë lekë, që Bashkia e Tiranës nuk i ka justifikuar në asnjë vend.

Denoncimi është bërë nga kryetarja e grupit të këshilltarëve të grupit të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, znj. Monika Kryemadhi. Ajo ka pohuar se ka arritur në këtë përfundim nga një studim i kryer nga grupi që ka ngritur posaçërisht për përllogaritjen e buxhetit. Kryemadhi, dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ka pohuar se përveç shumë mangësive të tjera të evidentuara në buxhet, mbledhja gabim e totalit të tij është bërë qëllimisht për arsye përfitimi.

Buxheti

Për herë të parë gjatë këtij viti, kryetari i baskisë, Edi Rama, vetëm dje ka qenë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Debatet e ashpra kanë ndezur Këshillin Bashkiak gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2009 nga kryebashkiaku Edi Rama. Në bazë të rendit të ditës, Rama prezantoi planet për vitin e ardhshëm, duke u fokusuar në investimet në infrastrukturë, pastrim dhe arsim.

Buxheti i hartuar nga bashkia nuk u mirëprit nga këshilltarët e djathtë dhe përfaqësues të LSI-së, të cilët drejtuan një sërë pyetjesh për kryetarin e bashkisë, deri në momentin që Rama vendosi të largohet duke ndezur një debat mes këshilltarëve. Mbledhja e Këshillit Bashkiak pas largimit të Ramës ka vijuar me diskutime nga këshilltarët. Në bazë të ligjit, buxheti i bashkisë për vitin 2009 duhet të miratohet brenda muajit dhjetor. Për miratimin e tij duhen minimalisht 28 vota “pro” të këshilltarëve nga 53 që ka Këshilli Bashkiak. Ndërkohë që as dje ai nuk mori minimumin e duhur për t’u miratuar, kështu që u shty për mbledhjen e radhës.

Kryemadhi

Pas kësaj, diskutimi ka vijuar me debate të ashpra, ku këshilltarja dhe njëkohësisht edhe kryetarja e grupit të këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak, Monika Kryemadhi, ka paraqitur detaje të tjera problematike të buxhetit. Rritja e vazhdueshëm e tarifës së taksave të vendosura nga bashkia është edhe kjo një abuzim i hapur i bërë nga Rama për të mbajtur me rroga të majme 3200 punonjës që ka të punësuar. Sipas Kryemadhit, buxheti i 2009-ës është 50 për qind me kredi. “Nga ana tjetër, - ka vijuar ajo, - këtij buxheti i mungon analiza krahasimore në mënyrë që të evidentohen investimet e bëra për 2008-ën dhe ato që do të kryhen në 2009-ën. Mangësitë vazhdojnë, -pohon Monika Kryemadhi, - ku lekët e qytetarëve shkojnë në xhepat e bashkisë. Vetëm gjatë këtij viti Bashkia e Tiranës ka vjelë 131 milionë lekë të reja gjoba nga parkimet e gabuara. Por ajo që vërej unë është se edhe në buxhetin e 2009-ës nuk janë parashikuar parkimet, sërish do të ketë gjoba dhe lekë që u vidhen xhepave të qytetarëve. Dhe as për vitin 2010 dhe as për 2011 nuk do të ketë”, -ka përfunduar ajo.

edrus (jo-anëtar/e) - 20 Dhj 2008 - 1:33pm

Bir Selmani nënes, kë të qaj më parë!!!

Sad

Grupi - 20 Dhj 2008 - 8:47pm

Edrus Mamurrasi...kaq kollaj genjehesh ti?? Ca te t'them une atehere...urime edhe ty.

ThoughtPolice_ (jo-anëtar/e) - 20 Dhj 2008 - 9:46pm

Edrus, po me vjen shume keq per ty, sinqerisht ee!  Asnje nuk te doli i hajrit, nga krahu i djathte i tavolines jo e jo, por edhe keta medemek te majtet (megjithese Rama nuk eshte as i majte dhe as i djathte), njeri me i keq se tjetri mer mik. 

edrus (jo-anëtar/e) - 20 Dhj 2008 - 9:55pm

Police, prandaj të du fort, se je shpirt njeriu dhe ja kupto hallin popllit Smile

ThoughtPolice_ (jo-anëtar/e) - 20 Dhj 2008 - 10:39pm

He se harrova o Ed, por me e forta ka qene kur Rama braktisi debatin me keshilltaret e PD-se dhe LSI-se per buxhetin. 

edrus (jo-anëtar/e) - 21 Dhj 2008 - 7:48am

Thought, mu prandaj më ngrihen nervat (me ty edhe me Grupin në veçanti)... KENI shumë bagazh më tepër se sa personat për të cilët harxhoni energjinë tuaj për t'i mbrojtur... sikur këtë energji për të mbrojtur hajvanë ta kishit përdorur për të bashkpunuar ndërmjet jush ose me të tjerë që kanë nuvelin tuaj, do të kishit dhënë shumë më tepër se të gjitha qeveritë paraardhëse...

Grupi - 20 Dhj 2008 - 8:45pm

O Llukan...po mire qe jen SEKRETAR PARTIE kaq te forte...sa qe mbani dhe minutat si "vezhgues" ne mbledhjet e Bashkise (nga kangjellat e dritares po e ndiqte mbledhjen Elisa??)...dhe mire qe jeni dhe kaq te forte per te lexuar edhe emrat e projekteve (pale!) ne buxhete...dhe ti thoni njerzve qe..."shkolla qe ka mbaruar ne 2008, eshte perseri ne buxhet per rindertim ne 2009)...po nuk i keni then njerzve se PSE dhe CFAR do ti behet ne kte rindertim???

Se idiotizma te kti tipi...pra..."po shkolla ka mbaru ne 2008, pse ka nje fond tjeter per te ne 2009"...vlen per KLASEN E 5-TE...por sic te them gjithmon...mos e ul veten gjithmon me artikuj dhe shkrime dhe mentalitet te klases se 5-te...se ti je me nivel universitar...te pakten...dhe mos na ofendo dhe ne te tjeret.

Ose thene ndryshe keshilla...mos u merrni me MONIKA KOKEMADHEN...qe i ka me fotografi te dokumentuara ngjarjet e perurimeve te shkolles...se jo vetem qe beheni qesharak...po beheni dhe budallenj.

Nuk e di une ku eshte cidua qe nje shkolle mund te jet per rindertim...per disa aresye...ne disa vite te ndryshme Smile Rindertimi i kaluar kishte te bente me shtimin e nderteses...ky tjetri...mund te ket te bej me dicka tjeter. Por kur i prezantoni FAKTET si zonja KOKEMADHJA...ose kur thjesht mbani minutat neper takime...kuptohet qe e beni ceshtjen qesharake dhe te nivelit te klases se 5-te.

4 Llukan...per vjeshte...

PS: Jo vetem kaq...por artikull i 4 Nendorit...mos germo shume Llukan..se vetem qenin e ngordhur do gjesh.

edrus (jo-anëtar/e) - 20 Dhj 2008 - 9:15pm

Grupo, e di ku është çidua? Tongue
që tek thënia: që është nga të paktat herë që merr pjesë në mbledhje të tilla... dhe nëse VETËM kjo është e vërtetë, atëhere si mund ta imagjinojmë që të drejtojë Këshillin e ministrave?... me korrespondencë edhe atë?

administrator - 21 Dhj 2008 - 7:14am

O Grup,

Si nuk mesove njehere te lexosh sakllam mer njeri Smile

1) Shkrimi hapes i temes eshte nga shenimet e vezhgueses se MJAFT ne salle.

2) Shkrimi pasues eshte marre nga Gazeta Standard.

3) Ne do ta mbrosh Edin ne cdo rast mos u hidh perpjete pa lexuar mire

 

Laughing

Grupi - 21 Dhj 2008 - 7:47am

O Llukan...e morra vesh qe shkrimi ne fillim ishe nga "vezhguesja" Elisa...duke u var nga kangjellat e dritares...qe merrte shenime ne fletoren e Leartit (se Learti po hante buk me djath ne ate moment...bile e perfytyroj sikur te isha atje...Learti me buk me djath...Elisa e hipur mbi supet e tij...koken e varur ke dritarja...duke pergju mbledhjet e Nazi-Fashistve)...Kaq gje e morra vesh une...Thash thjesht qe si sekretar per te marre shenime "minutash" beni mire ju...vetem se duke pare ato lajmet ke Top Chaneli per 1:30 seconda i merrje vesh 100% te "shenimeve" qe ka be Elisa ne kte "artikull" Smile Pra...edhe shenime...s'dini me be tamam.

Se dyti....artiklli i dyt...e morra vesh qe ishe nga Standarti...ta dhash dhe daten o zotni...4 Nendor Smile...Vec bera ca keshilla per Minika Kokemadhen...qe si antare e Bashkise qe eshte...te mesoj me lexu shifra dhe projekte...para se te nxjerri me dokumentacion fotografite e Edvinit nudo para shkolles Smile...so Monika s'merr vesh nga projekte e nga buxhete...ajo di vetem me then "o Ed po ket shkollen e mbarove vjet o burr...pse eshte prap emri ne buxhet?" Ca ti thot Edi...kur behen pytje idiote dhe komente Kokemedhenjsh??

Ty ta dhash 4-en se ke ve nje artikll pordhac nga 4 nendori...se s'kishe ku te GERMOJE per te gjet ndonje gje kudra Edvinit...dhe germove dhe germove...dhe e gjete qenin e ngordhur...dhe e vure thjesht per me irritu mua Smile

PS: Nexh...ty s'te le me njeri me hy n'shesh...se na e shave. Hik bej xhiro andej nga shpia e Sales (po ai Sala ku e ka gjet...pallatin me "Edvinist" ne Tirane...shkon e jeton atje!! Fol pastaj qe s'ka...PAKT ne kte mes Smile )

administrator - 21 Dhj 2008 - 7:52am

Grup s'e diija qe mund te perdorje sarkazmen ne raste kur s'kishe argumenta; perpjekje e lezetshme por gjithsesi e pabuke (dhe pa djathe).  Kritika nga maja e thanes ka bere edhe e ema e Zeqos prandaj edhe hyri ne histori po ti perpiqu te jesh pak me origjinal heres tjeter Smile

bedrije - 20 Dhj 2008 - 9:21pm

O grup,

Pash perenine ne qiell, meqe e ke mire me edin. Thuji mer i cike se e shkatrroi fare bulevardin deshmoret e kombit me ato lodrat tip luna park qe ka vu. E ka bo cope mer aman. Po cope cope cope fare fare fare. Por cer jane ato lodra mor se eshte turp ne mes te tiranes ??? Sad

kaq kisha une sot per sot me bashkine Smile

neser pale e lexoj raportin per mbeshtjelljen e kshillit bashkiak Smile

Grupi - 20 Dhj 2008 - 9:22pm

që tek thënia: që është nga të paktat herë që merr pjesë në mbledhje të tilla... dhe nëse VETËM kjo është e vërtetë

Sic te thash...KAQ kollaj genjehesh ti?? Nese ashtu...ti dhash urimet qe me pare.

Grupi - 20 Dhj 2008 - 9:24pm

Pash perenine ne qiell, meqe e ke mire me edin. Thuji mer i cike se e shkatrroi fare bulevardin deshmoret e kombit me ato lodrat tip luna park qe ka vu. E ka bo cope mer aman. Po cope cope cope fare fare fare. Por cer jane ato lodra mor se eshte turp ne mes te tiranes ??? Sad

kaq kisha une sot per sot me bashkine

Ti Nexhmije je shume e zgjut...qe ne kohet e para te Partise. Po s'ka gje...kur te perfundoj rindertimi i sheshit...do vem nje tabele ku thot "S'lejohet hyrja e Nexhmies"...qe te mos ta prishim qefin.

bedrije - 20 Dhj 2008 - 9:29pm

Mire , si te doni.

po une dhe banda ime, jemi prishes te medhenj lekesh, ene banda e Edit zoteron shume ambiente argetuese brenda bulevardit :P 

kshu qe per te zez te vet, do ti humbin gjithe ato leke qi kemi nermend me i pi e me i hong ke vendet e rrafinume brenda bullevardit :P 

:P 

ThoughtPolice_ (jo-anëtar/e) - 20 Dhj 2008 - 9:56pm

Qe ta kem llafin, ky fare Edi Rama eshte votuar se kishte nje avantazh me shume se te tjeret, bente veprime qe mund te klasifikohen me e pakta si "kontraverse".  Vishte burri i botes corape te kuqe dhe pantollona te gjera, mileti (edhe ku se? ne kryeqytetin shqiptar) marrosej pas tij.  Perdorte fjale banale ne tv, mileti e uronin me te gjitha menyrat.  Bente nje kenge me ca cuna, mileti jepte jeten per te, etj.

Ky person pervec betonizimit, korrupsionit, ku shenjat e tij jane edhe me siper; jepen para per objekte dhe pune qe kane perfunduar njehere, ndotjes se ajrit te Tiranes, nuk do te mbahet mend per asgje tjeter kur te thyeje qafen nga Bashkia qe drejton aktualisht.

 

ThoughtPolice_ (jo-anëtar/e) - 20 Dhj 2008 - 10:55pm

Vetem ne Shqiperi ndodh qe nje person i ketij kallepi, nje funksionar shteteror te vazhdoje te gjalloje ne politike dhe ne poste te larta pas gjithe atyre qe ka bere dhe rendojne mbi kete person.

U akuzua publikisht nga nje ndertues ne Tirane se sekseret e tij i kishin kerkuar 1 milion euro per lejen e ndertimit, nuk ndodhi asgje!  As ndertuesi nuk perfundoi ne gjykate dhe as Rama. E njejta gje edhe me ndertues te tjere dhe Rama nuk merrte as mundimin te bente pergenjshtrimin.  Ece sipas parimit te xhaxhit qe "qente le te lehin, karvani te ece perpara".

Ne pergjimet e italianeve te bandes se Aldo Bares, Edi Rama permendet si njeriu i bandes tjeter kriminale dhe terroriste "Hakmarrja per Drejtesi".  Perseri nuk ndodh asgje!

I tha nje gazetareje qe ishte punetore semafori, nuk ja mori kush per te madhe, bile ju shtuan kuotat.

Dyshohet per lidhje me njerez te bandave kriminale te droges ne Tirane, te cilet sot te gjithe jane te vrare ne menyrat me makabre dhe mafioze. 

Ju ben presion mediave.  Ju dergon sms me titujt qe duhet te hapin gazetat, ka kercenuar Alfred Pezen, ka blere mediat e tjera me tenderat qe ju jep pronareve te tyre etj.  Askush nuk ja merr per te madhe!

Ka mbytur zerin ndryshe ne PS.  Per te mos vazhduar me gjate, pasi behet carcaf.

administrator - 21 Dhj 2008 - 7:18am

Eh mer Polic sa fort te pelqen qimja ne syte e tjetrit e s'arrin te shohesh traun ne syte e tu. Une kam vetem nje kerkese per ty, nderro nofken qe perdor se sa here qe shkruan me duket sikur merziten te gjithe policet nga shoqerimi i profesionit te tyre me ty

Grupi - 21 Dhj 2008 - 7:57am

Llukan...emrin e ka tamam ai...nga disa tipare ne fakt. Nga perfytyrimi...une mendoj gjithmon Policin e Portokallise. Per nga emri...e ka tamam...se me lejon ti therras "TP"...ose ndryshe ne Anglisht...Toilet Paper.

Edi Rama permendet si njeriu i bandes tjeter kriminale dhe terroriste "Hakmarrja per Drejtesi".

Uaaa...ku s'paskan qen kta te Hakmarrjes. Eshte konspiracion shume i thelle ky TP...Po shyqyr thuaj qe kemi ZBULUES kaq te mire...ti nga njera ane qe zbulon Grupet Armiqsore te Hakmarrjes dhe Mafies se Kuqe...dhe nga ana tjeter Peshkatar e Marinar te shumte qe zbulojne Grupet Armiqsore Eolike. Me te zgjut se ata zbulusit e Zall Herrit ju kemi...

Lum Partia qe ju ka ju...te gjithe...

ThoughtPolice_ (jo-anëtar/e) - 21 Dhj 2008 - 8:47pm

 Meta: Rama, turp që braktisi Këshillin Bashkiak

Kryetari i LSI-së Ilir Meta gjatë një takimi të zhvilluar në njësisë nr. 1 të Tiranës e cilësoi dobësi të kryetarit të Bashkisë Edi Rama, braktisjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak. "Qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë nuk mund të presin një alternativë më të mirë as nga Kryetari i Bashkisë. Është bërë mbledhja për të diskutuar buxhetin e ri të Bashkisë dhe ka qenë një turp i vërtetë, sepse kryetari ka ikur në mbledhje për të thënë fjalët e tij dhe për të mos iu përgjigjur asnjë pyetjeje për buxhetin e bashkisë. Ai nuk ka durimin dhe nuk ka respektin për të dëgjuar një këshill, që e ka zgjedhur i gjithë qyteti, pavarësisht se çfarë përkatësie politike ka", tha Meta. Sipas tij, Rama nuk mund të jetë garant për të vendosur një qeverisje që bazohet mbi ligjin, mbi drejtësinë sociale, një kryetar Bashkie, i cili dhunon së bashku me institucionet që ka në varësinë e tij, pronën e qytetarëve. Nuk mund të jetë garant për të vendosur ligj e drejtësi në një vend një kryetar bashkie, që ka frikë dhe tmerr nga zgjedhjet e lira".  Duke u shprehur për ftesën zyrtare të dërguar Kryetarit të PS për të diskutuar për standardet e zgjedhjeve, Meta tha se "kam dy javë që i kam dërguar një letër për t'u takuar dhe për të biseduar për problemin e standardit të zgjedhjeve, meqenëse Presidenti e ktheu Kodin, sepse ishte një Kod i papjekur, ishte një Kod shtatanik dhe i dështuar, ndërsa, ai ka dy javë dhe nuk kthen dot një përgjigje zyrtare".
"Si mund të ketë politikë të re pa dialog? Si mund të ketë politikë të re, duke mohuar elementin më fillestar, dialogun, u shpreh kreu i LSI, Meta. Duke vlerësuar vendimin e Komisionit të Venecias, Meta tha se: "Komisioni i Venecias, si institucioni më i lartë në Evropë për çështjet kushtetuese, i kritikoi rëndë ndryshimet kushtetuese në Shqipëri, duke e quajtur qartazi nenin 104 për mocionin e mosbesimit për Kryeministrin, si një hap mbrapa dhe forcim të tejskajshëm të tij, por njëkohësisht edhe për shumë nene të tjera, të cilat dëmtojnë pavarësinë e Prokurorisë dhe gjyqësorit".

Panorama

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente