4 femije e nje nene, nen dhunen e varferise

Eshte vetem 2 vjec dhe eshte njohur me skamjen, por edhe me keqtrajtimin qe kurse ka ardhur ne jete.


Nena e tij tregon se shume shpesh nuk ka para as per t’i blere buke te thate dhe i duhet qe vogelushi i saj dy vjecar, se bashku me tre femijet e tjere te mbajne frymen gjalle vetem duke pire caj mali.

“Djali im ha buke e caj vetem dhe asgje tjeter”, shprehet nena e kater femijeve. Per vite te tera, keta femije jane rritur te paveshur dhe te pangrene. Shpesh here keta femije qendrojne ne pritje per te marre ushqim ne strehen e bamiresise “Fara e shpreses”.

“Kur e kam ushqimin e ushqej djalin. Kur s’e kam e marr tek streha e bamiresise”, shton gruaja. Ndersa nje nga vajzat e saj thote: “Nuk e kemi gjithmone ushqimin ne shtepi. Rrijme pa ngrene dhe ndonjehere vellai i vogel e ha buken thate”.

Por ajo qe eshte edhe me e rende eshte dhuna qe ushtrohet me te gjithe femijet dhe nenen e tyre gati cdo dite nga babai i tyre, i cili eshte i alkoolizuar. “Me rreh mua, rreh edhe motren. Na rreh shume here por me shume vellain”, tregon e mitura.

Ne prag te festave te fundvitit keta femije do te donin te kishin ushqim dhe pak rroba per t’u veshur. “Do te doja qe per festa te kisha nje fustan dhe nje shtepi te bukur”, shton vajza.

Te ardhur para tete vitesh nga fshatrat e Tropojes dhe te vendosur ne periferi te Tiranes, kjo familje sot perballet jo vetem me skamjen, por edhe me dhunen fizike dhe psikologjike.

Femijet nuk flasin, ata perpiqen t’i qendrojne prane nenes se tyre qe eshte e pafuqishme per te dale nga kjo gjendje edhe per shkak te turpit nga opinioni. Por ne kete realitet ata qe vuajne jane femijet dhe nuk eshte uria ajo qe i lendon me shume.
 

48 Komente

Kundërparrulla - 24 Dhj 2008 - 6:25pm

 S'kandaloze!
Di njeri t'me thote sa familje ka te tilla ne Shqiperi? Une di te them vetem se ne lagjen time ka 18 familje qe marrin buke me liste te ushqimorja per karshi.

Kundërparrulla - 24 Dhj 2008 - 6:25pm

??? 

edrus (jo-anëtar/e) - 24 Dhj 2008 - 6:35pm

Kafshatë që s'kapërdihet
asht or vlla mjerimi
kafshatë që t'metë në fyt
e të xen trishtimi...

Ah! Na t'bijtë e shekullit t'ri Sad

mushku - 24 Dhj 2008 - 6:38pm

Po keto OJQ-te...qe kane mbire si kerpudhat mbas shiut...pse nuk operojne qendra per ushqimin e njerezve qe nuk kane menyre tjeter per tu ushqyer....(soup kitchen - dmth).

Kto duhen hequr nga kategoria e mos-taksimit derisa te japin sherbime per njerezine..jo per veten e tyre. Self-serving bull$hit..

He, ju te Mjaftit apo te Qendra Kombetare per "shker.....llikun e fundmit ne mode", pse nuk shpenzoni ca fonde per te ndihmuar njerezit qe i ka zene e keqja????

Grupi - 24 Dhj 2008 - 6:41pm

Mushka...ate do bejne...po prit dhe ca. Shiko Arditi i ka be listat gati...i di kush jane...me mera me mbiemra...ku jetojne e te gjitha. Jane nen vezhgim...Por pritet urdhri nga siper.

Pastaj...po artikllat kush do ti shkruaj?? Une??

edrus (jo-anëtar/e) - 24 Dhj 2008 - 6:47pm

Grupo, që të pretendosh prej OJQ-ve, së pari duhet të pretendosh nga Qeveriu dhe Bashkiu... Apo ato janë rehat, se nuk shkrujnë artikuj Tongue

mushku - 24 Dhj 2008 - 6:50pm

qeveria dhe shoqeria civile jane dy gjera te ndryshme, secila ka rolin dhe pergjegjesite e veta....OJQ-te jane pjese e shoqerise civile, prandaj dhe kane status te vecante taksimi..Wink

edrus (jo-anëtar/e) - 24 Dhj 2008 - 6:55pm

OJQ nuk krijohen për t'u kujdesur për shtetasit.

Ajo kujdesje i takon SHTETIT!
Pse nuk paskan ndikuar lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar edhe për t'i dhënë ndihmë kësaj familje? Ç'më duhet mua arritja 2shifrorshe e ekonomisë dhe proklamat e qeverisë kur ka njerëz që kanë arritur në ktë ditë?

Grupi - 24 Dhj 2008 - 7:04pm

Edrus...ti nuk i di asnje nga detajat e kti apo ndonje rasti tjeter...Ti nuk e dike gjithashtu se kush e ka per pergjegjsi asistencen per nje familje ne nevoje (Bashkia?? Po po Bashkia....e Mamurrsit).

Dhe se dyti..une nuk i kerkoj asgje OJQ-ve...e thash kot me tallje se e permendi Mushka...dhe se Arditi i paska be gati listat...po cedo dreqi akoma s'kan filuar Aksionet e Brigadave Sulmuese. E vetmja gje qe kerkoj nga OJQ-et...eshte to mos na cajne me OJQ-en...

Dhe se treti...ke pagu gje taksat ti Edurs?? I ke pagu?? Shteti te na bej kshu...e shteti te na bej ashtu...po taksat i ke pagu ti njehere?? Pastaj fol.

edrus (jo-anëtar/e) - 24 Dhj 2008 - 7:18pm

Po pse mer, të kërkoi Mjafti që të kontribuoje ti që të çau oqet? Tongue Nëse nuk të pëlqejnëartikujt e ktyre, dërgo dhe ti artikujt e Partisë tate (n'paç ndonji :P )

Pastaj:

  • Bashiksë së Mamurrsit i marrsh të keqen (si kur ka qënë e djathtë dhe e majtë), se atje të varfërit e kanë listën që ndihmohen prej bashkisë.
  • Ti lëre se ç'thotë Mushku por lexo Lumindirin (ktu poshtë ;) )
  • Çfarë taksash do që të paguaj? Përse i kërkova gjë shtetit Shqiptar për vehten time? Përderisa qeveriu krenohet që ka rritje ekonomike dyshifrore, do të thotë që taksat i ka mbledhur siç duhet (Të shpresojmë që t'ju japë edhe bashkiakëve më shumë fonde Tongue )
lumidrin - 24 Dhj 2008 - 7:08pm

Eshte bashkia ajo qe duhet te kujdeset per keto familje.

Te mos merret me bojra lajle e lule, po me problemet e popullit.

 

Grupi - 24 Dhj 2008 - 7:10pm

Po tamam...e gjete. Shume i zgjut

Grupi - 24 Dhj 2008 - 7:09pm

Ju pse i kerkoni gje shtetit?? Dhe Arditi pastaj na fillon me lista Armiqsoresh. Ka qendra ku kjo gruaja mund te shkoj bashk me kalamajte...per ti hikur burrit te saj. Qeveria s'e ka per detyre ti ndihmoj...nese nuk kerkojne ndihme. Ajo dhe mund te mos e dij qe mund te kerkoje ndihme...

Po c'eshte ky reagim.."pse nuk e nidhmon qeveria?"?? Po gazetaret kishin vajt atje me i be fotografi?? Apo qe ti thoshin qe...shko ke qendra e grave...dhe shpeto??

edrus (jo-anëtar/e) - 24 Dhj 2008 - 7:24pm

Grup, mund të jetë dhe komplet ndryshe, por unë si komunist e shikoj kështu: Ajo gruaja nuk ka besim tek ndihma e qeverisë dhe e bashkisë dhe pranon të heqë të zinjtë e ullirit nën atë karaduzën pijanec se sa t'i drejtohet organeve kompetente.

 

Monda - 24 Dhj 2008 - 7:31pm

Te dhemb shpirti kur degjon te tilla gjera .... Varferia, dhuna fizike e psikologjike nuk ka nacionalitet, parti, ideale.  Eshte plage e cdo shoqerie, perendim, lindje, jug, veri. 

Me artikullin, problemi qe kam eshte menyra indiferente e trajtimit .  Kur trajton nje problem te tille, qe e dime qe ekziston, cfare te reje sjell?  Pse, s'e dime se c'behet?  Sa here lexojme per raste te tilla?  Cfare i sjell kesaj familje qe per shkak te mjerimit u vu ne qender te vemendjes?  Eshte fundviti, me festa e me the te thashe.  Artikulli mund te perdorej per nje apel ndaj shoqerise.  Artikullshkruesi mund te shtonte alternativat qe i ofron kesaj familjeje shteti, bashkia, shoqerite bamirese, OJQ etj (nqs ekzistojne kuptohet.)  Por ne menyren se si serviret, duket sikur jane kafshe brenda kangjelave, dhe ne i veshtrojme nga jashte nen parametrat e kopshtit zoologjik.  

Nqs nuk ekziston asnje lloj asistence per keto familje, ne forme shteterore apo jo-qeveritare, perse nuk trajtohet?  Fare mire mund te hedhin idene e disa qendrave ne Tirane apo qytete te tjera, ku mund te lihen lodra te perdorura, apo te reja te dhuruara nga familjet qe kane mundesi.  Apo ushqime etj etj.      

Indiferentizmi i medias apo perfitimi ndaj mizerjes se nje familjeje apo tjetre eshte krim.

ABC - 24 Dhj 2008 - 7:48pm

Mire e ke ti, por kush i humbi trute qe t'i gjeje ky apo kjo me lart ?

Puna eshte ketu :

Dikush del neper qytet. Sheh çfare ngjet. Fotografon ca gjera, degjon ca thashetheme. Gjera te veshtira, te frikshme, prekese. Ai revoltohet, me te drejte. Hyn brenda, nuk flet me asnje, mbyllet ne dhomen e vet. Ndez kompjuterin, fillon hartimin. Per çudi, revoltimi ka rene, fjalet dalin pa kurrfare zhurme keputjeje diku ne shpirt. Thjesht dalin, plaf-pluf, çaf-çuf, tap-tup. Faqet mbushen, ai eshte i kenaqur. Ka bere nje artikull te bukur. Letrar. Asnjanes. Shkrimtar i madh, 89 vjeçar, qe ia ka pire lengun jetes dhe nuk i ben me pershtypje asgje. Nje Migjen plak me mjeker, pa "ate grushtin me ia ngjesh malit mu ne zemer". Thjesht nje Migjen qe eshte ngopur me kesi pamjesh, dhe eshte bere njesh me to.

Te nesermen dikushi del jashte. Shoket e pershendesin, miqte e marrin ne telefon : e pame shkrimin tend, shume i bukur. E di, e di, iu pergjigjet ai, dhe mbyll telefonin.

Ky dikushi eshte gazetar. Pas pese minutash, telefoni bie. Kesaj rradhe, shefi kerkon nje artikull mbi raketat balistike ne Poloni. Mire, pergjigjet dikushi. Te nesermen, gjendja gjeopolitike eshte me e qarte ne syte e Shqiptareve. Te pasnesermen vazhdon nje shkrim mbi pataten e Shishtavecit, dhe dy dite me pas, nje artikull i shkelqyer mbi hilete e votimit neper festivale. Dhe ne fund te javes, dikushi pergatit nje shkrim bombe : Adelina Ismajli ka gjokse fallso !

"O kce moj çike,

mojri çike malcie,

sa te paska hije

si dielli kur bie".

edrus (jo-anëtar/e) - 24 Dhj 2008 - 7:53pm

Monda, edhe unë që nuk e ndjek televizionin shqiptar e di që Top Chanel (që është burimi i lajmit) është një stacion televiziv dhe një nga mediat më të ndjekura në Shqipëri dhe jashtë saj.

Nganjëherë këto medja transmetojnë dhe thjesht për të sjellë në kronikën e ditës fakte që nuk janë në sytë e të gjithëve.
 

mushku - 24 Dhj 2008 - 7:37pm

Po dhe ne vende perfekte qeveria nuk i ndihmon dot te gjithe, lere me ne nje hale si Shqepuria.. Po shoqeria "civile" ku eshte? Pse nuk merr nje Euro ti dhe jepi nje vakt nje njeriu te pastrehe...apo do ti japesh nje Euro kufomave ne qjeveri/pushtet lokal ne menyre qe ajo Euro te perfundoje 100% ne xhepat e tyre...

 

artian - 24 Dhj 2008 - 8:11pm

Si i mbron shteti shqiptar kete kategori njerzish ?

PD dhe udheheqja e saj dikur ka folur shume per karten e te drejtave te njeriut ,nje nga pikate saj eshte" e drejta e jetes" .

Mirpo kjo pike (e drejta e jetes ),per nje familje te tille te rene ne skamje ,nuk meret ne konsiderate nga aktoret kryesor te shtetit dhe partise ne fuqi .

Ku jane skemat e mbrojtes  nga varferia ?

Ku jane financat e shtetit qe mbrojne shtresat e varfera ?

Vetem me shperdorimet e parave te rruges  Durres-Kukes ,shteti mund te mbulonte nevojat e ketyre shtresave .

Ksanthipi - 24 Dhj 2008 - 8:12pm
artian - 24 Dhj 2008 - 8:19pm

Si do hyme ne evrope ,me luge ne brez? A te kishim nje cik supe ,do te benim pak pershesh, po as buke nuk kemi ta haje dreqi kete shtet qe nuk ushqen me buke njerzit e vet !!

Shtet mizerje !

ABC - 24 Dhj 2008 - 8:35pm

365 dite TURFULLIME !

Sivjet keni qene me fat, plot 366 dite !

24 ore/24, 366 dite/366 - kesaj i thone te jesh i semure patologjik, i çmendur, i shkaterruar nga trute.

As edhe nje dite pushim. Mengjes, dreke, darke - gërr-vërr, xërr-mërr, kërr-dërr, bërr-cërr.

Sa % e shqiptareve thate ju qe jane te çmendur ? Me shume ne diaspore apo brenda ?

Studime pjellore ne horizontin e 2009-es.

gre_wireless - 24 Dhj 2008 - 10:23pm

Kemi nje familje me tre femije ku burri ndoshta punon, kurse nena mban femijet. Burri eshte pijanec dhe nuk sjell asgje ne shtepi. Humbet punen dhe keta mund te marrin dhe ndihme sociale nga shteti, por burri lekun e perdor per pije. Pervec kesaj abuzon dhe me gruan dhe femijet.

Gruaja mundohet te pakten te ushqeje femijet. Mundohet me sa tepron nga pija e burrit per ta sjelle ne shtepi, dhe shume mire qe shkon edhe tek nje qender bamiresie kur nuk siguron dot ushqim ne nje forme tjeter. Kete opsion e ka mesuar dhe e perdor.

Pas kesaj artikulli (ose diskutimi) mund te jete me orientues dhe te mundohet te gjeje zgjidhje. Fajesimi i shtetit mund te jete i parakohshem sepse keta mund te jene ne asistence ose burri fiton leke qe e kalojne minimumin e lejueshem per asistence dhe e harxhon ate leke me pije. (artikulli nuk jep informacion per keto)

Gazetari ose dikush qe ofron ndihme mund t'i shpjegoje gruas (apo opinionit per raste te tjera) qe ashtu si gjen ushqim tek qendra e bamiresise mund te gjeje strehim tek nje qender sociale ku me e pakta mund t'ju siguroj ushqim femijeve dhe t'i shpetoje nga dhuna. Gjithashtu nuk eshte turp te ndahesh nga burri qe vec pi e abuzon.

artian - 24 Dhj 2008 - 10:50pm

gre-wireless,nje arsyetim per tu admiruar..goxha ,por sikur ata te qeverise te arsyetonin pak a shume keshtu , do te kishim shume reduktim te problemeve sociale .

...qendra e bamiresise mund te gjeje strehim tek nje qender sociale ku me e pakta mund t'ju siguroj ushqim femijeve dhe t'i shpetoje nga dhuna.

 

Ka qendra bamiresie ,sociale qe ti shpetohet degradimit te  femijve te familjes , ne Tirane apo ne te gjithe Shqiperine ?

 

Gjithashtu nuk eshte turp te ndahesh nga burri qe vec pi e abuzon.

Nuk eshte turp ,grate e ketyre pijaneceve po i ndajne burrat  e tyre ,e spo pyesin, po problemi eshte se "burrat" po i vrasin grate ose i kercenojne ato ,gruaja nuk ka as nje mbrojte sociale ,ligjore . Gruaja dhe femijet jane ne meshire te fatit .

Une ngul kemb perseri se roli i shtetit per te zvogluar keto ceshtje sociale eshte i madh .

Prandaj akuzoj shtetin .

mushku - 24 Dhj 2008 - 11:08pm

bo se na iku komenti e s'jam tu e shkrujt prape, po nje propozim kam une, psh ata te Mjaftit, le te mos e marrin rrogen per nje muaj Tongue dhe me ato leke te organizojne nje soup kitchen per nje jave e te ushqejne te pastrehet...

apo Mjafti te beje nje donacion - publik - tek nje qender qe ndihmon grate qe pesojne dhune bashkeshortore....

 

E kam llafin...cfare arsye ka Mjafti per te ekzistuar ? Ose, ne mos Mjafti, se i kemi rrogetar adminet Tongue :p Tongue, Organizata X Y Z....se mua me duket qe shumica e ketyre organizatave ekzistojne vetem e vetem per te mbajtur me rroge armaten e jo-qeveritareve lol

Duhet ndryshuar ligji, nje organizate jo-qeveritare mund te kete status te favorizuar taksor vetem e vetem nqs 30%- e fondeve te tyre harxhohen per rroga dhe 70%+ per te zbatuar charterin e tyre (sigurisht, charteri nuk mund te thote qe ne ekzistojme per te punesuar 23 parazite ne vit Tongue)

gre_wireless - 25 Dhj 2008 - 1:54am

artian,

fjalia e parafundit tek artikulli thote:

"Femijet nuk flasin, ata perpiqen t’i qendrojne prane nenes se tyre qe eshte e pafuqishme per te dale nga kjo gjendje edhe per shkak te turpit nga opinioni."

nuk flet per friken dhe per mbrojtjen qe mund te kerkoje nga shteti. shteti mund t'i jape shume asaj familjeje po nese burri do t'i pije nuk dalin kurre. Artikulli nuk ka informacion te mjaftueshem per te fajesuar shtetin.

me duket interesant propozimi i mushkes per statusin e OJQ've Smile

Grupi - 25 Dhj 2008 - 6:07am

Gre...ke shume te drejte...ate thash dhe une me siper...po Edursi s'ma pelqeu.

ABC...FOR PRESIDENT! Smile

edrus (jo-anëtar/e) - 25 Dhj 2008 - 6:55am

Lali, tek komentet e tua thoje VETËM atë që thotë Gre në rrjeshtin e fundit Wink

Mos i ngatërro gjërat... helbete, kur ka shumë informacione...

 

 

[Cartoon+For+Kher.jpg]

... do kapeni mbas brekëve Tongue

spiritus - 25 Dhj 2008 - 12:12pm

 

Artian:Ku jane skemat e mbrojtes  nga varferia ?

Ku jane financat e shtetit qe mbrojne shtresat e varfera ?

 

-Rasti ne fjale eshte nje mes qindra mijra rasteve kudo ne Shqiperi.

Ketu autori ka percjelle nje cope realiteti te ashper duke nevizuar  dy probleme: Varferia dhe nje nga pjellat  e saj me te shemtuara: Dhuna.

Duke qene se profesioni im lidhet direkt me trajtimin e njerzve te varfer dhe ne nevoje, sqaroj:

Shteti financon skemen e asistences sociale ose Ndihma Ekonomike sic njihet nepermjet te ciles perfitojne pagesa ne cash cdo muaj rreth 92 000 familje.Pra zyrtarisht ky eshte numri familjeve te varfera pa asnje te ardhur ose me te ardhura te pamjaftueshme.

Pagesa mujore qe perfitojne familjet varion sipas numrit te anetareve te saj por mesatarisht kjo pagese eshte rreth 3000-3500 leke ne muaj.

Cfare mund te beje nje familje me 4-5 anetare me 3000 leke ne muaj?? Vetem te bleje nje buke ne dite dhe kaq!!! Ndihma sociale si shprehje solidaritetit social dhe tregues i fytyres humane te shtetit!! eshte qesharake, nje lemoshe e zyrtarizuar dhe kshu shteti ka lare duart me te varferit.

Perllogaritjet sipas vijes ekstreme te varferise (1 USD ne dite per fryme= 2000 leke ne muaj per fryme) tregojne se nje familje duhet te marri rreth 10 000 leke ne muaj per te siguruar shporten e nevojave baze.

Shteti eshte pergjejesi kryesor per sigurimin e mbrojtjes sociale te familjeve dhe individeve ne nevoje (jetime, persona me aftesi te kufizuara,invalide, pensioniste, te papune, viktima te dhunes, trafikimit etj.)

Natyrisht qe shteti mund dhe duhet te beje  me shume per krijimin e skemave me fleksibele, per hapjen e mencave per te varferit nga pushteti vendor, per ngritjen e qendrave sociale, te strehezave per viktimat e dhunes, per endacaket, njerzit e vetmuar etj.Pushteti vendor as qe ja ndjen per te nxitur nje fare solidariteti per grumbullim ndihmash , per donacione nga ata qe kane mundesi te japin dicka.

Cdo individ eshte pergjegjes per jeten  e vet. Por per shkak te rrethanave te jetes, disavantazheve individuale dhe mundesive te pakta per pune , ka mijra  njerez qe presin per doren sociale te shtetit dhe shoqerise.

Ka shume hapsira dhe mundesi per te bere dicka me shume se sa ajo qe shteti ben aktualisht : dhenia e nje  lemoshe dhe mbyllja e syve perballe britimes se heshtur te njerzve qe kerkojne ndihme dhe enderrojne per nje jete me dinjitoze.

Sapo eshte miratuar nje Strategji qeveritare per luften kunder dhunes ne familje. Jane hedhur miliona nga donatoret dhe agjensite nderkombetare por keto pare po shkojne per sensibilejshen, semiarlejshen, ndergjegjesim, ngritje kapacietetesh dhe aktivitete te tilla ne sallat luksoze te hoteleve.

OK,duhet edhe sensibilizim, edhe ndergjegjersim,edhe  ngritje kapacietetesh por kryesore mbetet ngritja e strukturave, krijimi qendrave sociale ku njerez ne mes te kater rrugeve, si rasti ne fjale,  te kene ku te fusin koken ,te ushqehen, qe femijet te shkojne ne shkolle dhe te shkeputen nga ktherat e dhunes dhe varferise.

Edhe sektori joqeveriatar duke qene me fleksibel, me pak burokratik, me i inspiruar dhe i ndjeshem ndaj problemeve sociale, ka rolin e vet ne mbeshtetjen e njerzve te varfer dhe ne kushte te veshtira.Rrjeti i OJF-ve eshte i kufizuar .Disa prej tyre menaxhojne projekte me miliona euro e USD per studime, analiza, kerkime, strategjira, projekte etj. etj. Dhe kuptohet se si ne emer te zhvillimit te shoqerise civile derdhen fonde per majmjen e nje aristokracie civile!!

 Mjerimi kerkon te drejte dhe jo meshire. !

artian - 25 Dhj 2008 - 1:00pm

Artikulli nuk ka informacion te mjaftueshem per te fajesuar shtetin.

Atehere ne qoftese artikullin do ta shikojme si nje rast qe duhet vetem t`na vije keq ,dhe te na prek vetem shpirtin ,  dakort ,lete  shprehemi vetem me fjale dhe emocione :

-sa gjynof ,ajo gruja me dy kalamoj bobo me ta keput shpirtin..

-Ai burri ai pijaneci ai e ka fajin ,

-Gjynof,gjynof ...

- o milet boni sevap per ket grun ,per kta kalamoj ,ju dhont zoti shnet amon ,amon ....

-Boni sevap mre !!!

Te kam zemer, eshte nje emision tek Vizion PLUS , dhe Rudina qe drejton nje emision te sponsorizuar me pak lek ,ben nje mrekulli dhe mer falenderimet nga zemra nga te gjithe njerzit qe kane probleme .Ky shteti yne vetem mallkime merr ! Pse?

Njerzit hallexhinje ,me probleme nga me te ndryshme nuk gjejne as nje mbeshtetje ,as nje siguri , as  nje ndihme nga askush .

Si ka mundesi Rudina  nje person ,me pak leke ,menaxhon aq mire ,disa probleme sociale tipike ne shqiperi ,dhe nje shtet nuk mund te manaxhoje mire ,nje lume problemesh sociale ?

Spiritus dha nje shifer zyrtare se jane 92 mije familje nen nivelin e varferise !!

Kjo shifer duhet te jete disa here me e memadhe .,por sigurisht administrata administron duke mashtruar fshehur nivelin e vertete te varferise ,dhe ate te "nen nivelit te varferise"..

Shteti eshte nenemadhja e shqiptareve ,dhe duhet te gjeneroje politika sociale ,por kjo nuk ndodh .

Papunesia eshte nje plage e madhe ne shqiperi e cila do te generoje probleme sociale .,sa me e madhe te jete kjo plage , aq me te medha do te jene edhe problemet sociale si kjo e kesaj familjes me 4 femije .

 

 

 

 

 

gre_wireless - 25 Dhj 2008 - 5:58pm

artian,

artikulli eshte gjysmak. nuk mund te presesh te dije shteti se si i harxhon leket e asistences nje familje e vecane. Spiritus mund te beje nje analize se si leket qe jep shteti nuk dalin per nje familje me 4-5 vete (nuk e di nese asistenca ndryshon sipas nr te personave ne familje) dhe shteti duhet ta rrisi asistencen. Gjithashtu, mund te beje nje artikull tjeter se si ka me shume te varfer se sa mendon shteti dhe me shume familje duhet te fitojne asistence.

por mundesisht artikujt le te jene me serioze dhe jo futja kot si ky me lart. Se kur artikulli eshte keshtu, atehere fillojne diskutime koti dhe i humbet rendesia nje problemi qe mund te jete shume serioz.

zarathustra - 25 Dhj 2008 - 8:27pm

Jam i bindur se spiritus do ti beje nje dhurate nga ana e te gjithe peshqve,

U RAFTE GERDECI TE GJITHE ATYRE QE TALLEN ME VARFERINE E TYRE!!!!!!!!!!

Zana - 25 Dhj 2008 - 10:24pm

Sa perqind e shqiptareve do te jetonin me asistenca nese do te ishte e tille qe siguron shporten baze te mbijeteses...??Shume fare....

Dakort .thoni shteti....e nderkaq kjo familje ,si do vazhdoje??çberi ky gazetari??Si iu ktheu krahet atyre e iku nese ishte vertet ashtu gjendja??

spiritus - 25 Dhj 2008 - 10:33pm

Zana po gazetari e beri punen e vet .U takon te tjereve me e zgjidh.

PS: Po shof Lubonjen i ftuar ke Fevziu qe po flet kunder MITIT TE SKENDERBEUT-

Zana - 25 Dhj 2008 - 10:35pm

Gezuar Spiritus!!Po sot eshte Krishtelindje!!Mos shikoni Djallin....e kete here e them pa shaka....çpo intoksikoheni.....

spiritus - 25 Dhj 2008 - 10:39pm

Gezuar  Krishtlindjet ZANA! Eshte urimi i nje bektashiu per nje katolike.E shef sa popull me vlera qe jemi:)

PS: Ky FL ka rrjedh fare. Zot, fale...

Zana - 25 Dhj 2008 - 10:46pm

Hajt se kur te mbash edhe ti matem tash po te uroj edhe une......Smile

artian - 25 Dhj 2008 - 11:07pm

spiritus ,mire shkoi biseda Fejzoiu-Lubonja? ,sa komode eshte ajo bisede per mitin e Skenderbeut , trading thier minds but who is going to buy ?

Grupi - 25 Dhj 2008 - 11:58pm

Spiritus...dakord o burr. Pra ti na thua qe asistenca qe jep shteti SHQIPTAR nuk eshte e mjaftueshme. Besoj se ky zbulim i ri meriton te pakten nje te peremdnur nga ekipi i cmimit Nobel Smile

Dakord...kte e dime te gjithe..qe shteti Shqiptar s'ka fuqi per shume gjera. Po pyetja me e rendesishme eshte...KU DO TI GJEJ SHTETI PARET qe te rrisi nivelin e asistences per kto familie?

18 vjet...dhe ASNJERI...nuk i bie ndermend qe mbase..mbase...po nuk i pagove taksat...shteti s'do ket pare per te bere te gjitha gjerat qe ju i kerkoni shtetit. MBASE?

Ti e ke kollaj fare...pergjigje e zakonte..."gazetari e beri punen e vet"!! Smile Vallaj qenka pune e lehte kjo e gazetarise. Po zgjidhjen e problemit...e beni dot ju Spiritus?? Se mire...le te themi..10 mije lek te reja per familje mesatarisht...NGA do dalin kot leke?? Ministria e Puneve Sociale a si dreqin quhet...qe tani...ka nje nga buxhetet me te larta te cdo ministrie.

Po aq jane mundesite.

Pra...mendoni MIRE perpara se te tregoni se varferia do DREJTESI!! Se me shpate druri...luftohen vetem mullinjte me ere.

Dhe rasti specific ne fjale...ka te bej me faktin se kjo gruaja vazhdon te jetoj me burrin qe e abuzon dhe s'jell pare per te ngrene. Atehere....PUNA E NJERIUT...nese ai gazetar ka qen i tille...ne vende qe te rrinte e ta intervistonte e ti merrte nje fotografi...do ishte ti tregonte ku jane strehimet per gra e familje te tilla...qe KA ne Tirane...e tu thoshte qe te shkonin atje qe ti shpetonin...dhe qe femijet te kishin per te ngrene.

Tani....ju doni te na beni me QARE...duke na treguar historia mjerrimi. Se ne s'jemi nga Shqiperia dhe NUK KEMI PARE nodnjehere gjera te tilla ne Shqiperi. Mbase kam pare shume me keq se ty e te tjere....Po kjo eshte ceshtje qe do PARE se pari...dhe JU duhet te jeni ne gjendje te kuptoni qe ka LIMITE nje shtet si ai i Shqiperise.

Qiqra ne hell...

PS: Edrus...po duhet ti pergjigjesha nje mali me brrockulla nga ty se pari Wink..pastaj ta shkruaja mendimin tim.

spiritus - 26 Dhj 2008 - 12:49am

Grup kur  them mjerimi kerkon te DREJTE kam parasysh qe varferia nuk kurohet thjesht me asistence sociale por me politika zhvilluese.Puna eshte nje e DREJTE dhe shteti ka detyrimin te krijoje oportunitete punesimi (jo te punesoje vete si punedhenes )

E di edhe faktin qe politikat sociale me bujare varen nga mundesiste e buxhetit te shtetit .Ne ligjin perktes THUHET PIKERISHT KJO:shteti siguron asistence sociale sipas nevojave dhe MUNDESIVE(financiare)Shteti yne nuk eshte suedez apo danez dhe per rjedhoje kjo ndihme, ne terma sasiore, nuk mund te jete e tipit suedez apo danez.

Gjithsesi trajtimi me asistence sociale duhet te jete me dinjitoz. Ashtu sikurse e dini besoj qe varferia nuk kurohet thjesht me asistencializem por me politika zhvillimi.Puna eshte nje  E DREJTE e gjithkujt dhe shteti ka detyrimin te krijoje oportunitet punesimi(pa u kthyer vete ne punedhenes)

Aty ne USA ku je e di fort mire se nuk eshte vetem shteti qe ndihmon ata qe jane nen minimumin jetik me transfertat ne cash por funksionon edhe nje rrjetet i tere i organizatave me baze komunitare, fetare, bamirese etj  duke krijuar social safety net ne mbeshtetje te cdo individi ne sitata kritike.Ketu perjashtoj cdo perceptim  paternalist sikurse edhe cdo perceptim dembelesh qe presin nga shteti dhe e shikojne ate si Santa Klaus qe shperndan dhurata.

Shkurt ,ideja ime eshte qe shteti mund te beje me shume ashtu sikurse edhe aktoret e tjere te shoqerise:biznesi, komuniteti, organizatat fetare, OJF-te, qytetaret etj.Nga shteti social te shoqeria sociale.

PS:Edhe per ty po propozoojme cmimin Noble, zbulimi eshte goxha epokal: shteti kaq mundesi ka!!Smile

 

gre_wireless - 26 Dhj 2008 - 1:45am

spiritus,

tek postimi i pare thua:

"

Natyrisht qe shteti mund dhe duhet te beje  me shume per krijimin e skemave me fleksibele, per hapjen e mencave per te varferit nga pushteti vendor, per ngritjen e qendrave sociale, te strehezave per viktimat e dhunes, per endacaket, njerzit e vetmuar etj.Pushteti vendor as qe ja ndjen per te nxitur nje fare solidariteti per grumbullim ndihmash , per donacione nga ata qe kane mundesi te japin dicka."

 

tek ky tjetri thua:

"varferia nuk kurohet thjesht me asistence sociale por me politika zhvilluese.Puna eshte nje e DREJTE dhe shteti ka detyrimin te krijoje oportunitete punesimi (jo te punesoje vete si punedhenes )"

 

pjeset e tjera te postimeve (te gjate) i ke llafe kot Smile na thuaj ke ane po mban?

Grupi - 26 Dhj 2008 - 9:20am

PS:Edhe per ty po propozoojme cmimin Noble, zbulimi eshte goxha epokal: shteti kaq mundesi ka!!

Mua vit per vit me del emri per Cmimin Nobel ne Letersi...po asnjehere nuk e fitoj...gjithmon del ndonje gazetar MJAFT-ist dhe ma vjedh cmimin. As kte vit...s'besoj se do ta fitoj...po ti hidhe emrin tim ke shorti...s'ka problem Wink Falemnderit.

Gjithsesi...s'ke then asgje te re ne postimin tend. Ke thene...te ket nje "rrjet social" bamirsie nga bizneset, fetaret, OJQ-rat etj. Ok...dakord...kjo eshte dicka komplet ne duart e PRIVATIT...jo te shtetit. Beji nje peticion MJAFT-it...qe fondi i VEZVE...qe perdoret per tu thyer ne muret, dyert, apo fytyrat e politikanve ose biznesmenve Nazi-Fashist cdo vit (dhe eshte fond i konsideruseshem ky)...te shkoj drejt blerjes se vezve per njerez ne nevoj Smile Si thua? Sugjerim i mire besoj...Ose qe fondi i blerjeve te trikove me kuadrata dhe syzet model "Erjon Veliaj" per antaret e G-99es (qe vishen te gjithe si i Modhi fare...e kan si uniformen e Maos Smile )...te shkoj per blerjen e trikove per njerzit me nevoje Smile

Une s'kam kundershtim...po kjo eshte sipermarje individuale ose private...s'ka pune shteti ktu.

Gjithashtu...edhe biznesi ne Shqiperi nuk eshte si biznesi ne Amerike ose ne Suedi...pra...edhe ai eshte i limituar ne te ardhurat qe mund te harxhoj per "bamirsi". Gjithsesi...ka plot biznese...edhe individ...qe bejne per "bamirsi" ne Shqiperi...te pakten me nivelet dhe madhesite e ktyre bizneseve. AMC-ja pershembull e pash ne lajme para ca ditve bleu dhurata per femijet dhe pleqte ne shtepite e strehimit...po ashtu edhe darken e vitit te ri per te gjithe njerzit ne kto institucione. Gjest i mire...per nivelin e Shqiperise.

Organizatat fetare pastaj...jane pune me vete.

S'besoj se ka njeri qe te thote...se niveli i asistences qe jep shteti Shqiptar eshte i mjaftueshem. PO...duhet me teper. Por nuk i dhe pergjigje...te asnje lloji...per ceshtjen e mesiperme se NGA do dalin kto fonde? Pra...perseri...asnje zgjidhje.

Pastaj thua..shteti e ka per detyrim te krijoj konditat per punesim Smile Dakord...po SHIKOOOOOOO...here tjeter kur Qiveria (e majt, e djath, e gjelbert apo e ylberte)...te dali neser e te propozoj ndonje park industiral, ndonje projekt fabrike, ndonje projekt energjitik etj etj...qe jane ATO QE KRIJOJNE KONDITAT PER PUNESIM...shikoooo...se mos dalesh ti...ose ndonje tjeter (e di ti per ke e kam fjalen)...e te protestoni pastaj Wink Se konditat per punesim ne nje ekonomi kapitaliste...krijohen duke krijuar konditat per zhvillim te biznesit...pra infrastrukture dhe energji...dhe terheqja e investimeve te huaja (kur ato vendase ose mungojne ose s'jan ne nivel per kto lloj projektesh).

Kto gjera...mundohet ti bej shteti...po ti e di...me mire se une...qe do jeni vet ju...qe do ti kundershtoni ne te arrdhme...ose do talleni ne menyre karagjoze dhe femijnore (nuk po flas per ty personalisht kuptohet...por per e di ke)

Tani une nuk di ndonje menyre tjeter qe shteti te zhvilloj krijimin e vendeve te punes...pervec krijimin e infrastruktures BAZE per kte biznes...infrastrukture jo vetem fizike (rruge, energji etj) por edhe infrastrukture politike (pra stabilitet politik dhe heqje qafe te te Inatosurve) dhe po ashtu infrastrukturen burokrate (lehtesimin e biznesit). Tjeter s'ka c'te bej shteti...dhe tjeter NUK i kerkohet dot shtetit sepse eshte sistem kapitalist...jo komunist. Nese ti ose dikush tjeter di nonje MENYRE TJETER...na i tregoni.

Qe ka te meta...sa te duash. Po problemi gjithnje eshte paraja. Qe paraja ne shume raste nuk shkon atje ku duhet...padyshim. Po here tjeter me mire...

spiritus - 26 Dhj 2008 - 9:51am

Grupi:Tjeter s'ka c'te bej shteti...dhe tjeter NUK i kerkohet dot shtetit sepse eshte sistem kapitalist...jo komunist. Nese ti ose dikush tjeter di nonje MENYRE TJETER...na i tregoni.

 

Per shtetin kapitalist po flasim sepse komunizmi e kishte zgjidh problemin: shperndarje e barabarte e varferise.Problemi kapitalizmit eshte shperndarja e pabarabarte e pasurise.Smile

Grupi te gjitha rruget te cojne ne Rome(shteti) .Dhe Roma nuku u ndertua ne nje ditez. OK. Pastaj del ajo ceshtja tjeter: Po  Neroni?Smile

Po, di nje MENYRE TJETER: TI RRAHIM TE VARFERIT (SH.BOUDLER:)

Gre nuk ka asnje kontradiksion ndermjet dy citimeve qe ke nenvizuar.Asistencializmi eshte sa me mbajt frymen gjalle.Politikat zhvilluese jane ato qe i nxjerrin njerzit nga gropa evarferise. Shteti sikurse thote Grupi krijon infrastrukturat,oportunitete ndersa individi shfrytezon shanset me veteiniciative.

 

 

Grupi - 26 Dhj 2008 - 8:59pm

Problemi kapitalizmit eshte shperndarja e pabarabarte e pasurise.

Lexo ndonje liber...lexo ndonje liber. Po jo vetem Romane dhe Poezirat e Peshkut.

Grupi te gjitha rruget te cojne ne Rome(shteti) .Dhe Roma nuku u ndertua ne nje ditez. OK. Pastaj del ajo ceshtja tjeter: Po  Neroni?Smile

Po, di nje MENYRE TJETER: TI RRAHIM TE VARFERIT (SH.BOUDLER:)

Paske qef me ja fut kot sot...hajd naten e mire.

Gre nuk ka asnje kontradiksion ndermjet dy citimeve qe ke nenvizuar.Asistencializmi eshte sa me mbajt frymen gjalle.Politikat zhvilluese jane ato qe i nxjerrin njerzit nga gropa evarferise. Shteti sikurse thote Grupi krijon infrastrukturat,oportunitete ndersa individi shfrytezon shanset me veteiniciative.

Spiritus te thash njehere...naten e mire Smile Mos perserit te njejtat gjera qe thash une dhe Gre-ja...

mushku - 26 Dhj 2008 - 9:06pm

O grupo..leji dhe te tjeret te flasin....mjaft me kto pergjigje "tit-for-tat" se s'po le njeri me fol...je bo si shoku zylo

lol..chill man

Zana - 26 Dhj 2008 - 9:10pm

Grup ,je grup....Ok.....

artian - 26 Dhj 2008 - 9:45pm

 O Grup ,po shteti mer shtet osht nyja e zgjidhjeve qe duhet te kete ndikimin e vete...ti nuk do me e kuptu nga Spiritusi ,por hidhi nje sy ketij emisioni se kujt  i drejtohet Banka Botrore ,ne lidhje me tregun e punesimit ,Shtetit  apo injoranteve si puna jote !!

Shif ketu ..uk.youtube.com/watch

ThoughtPolice_ (jo-anëtar/e) - 26 Dhj 2008 - 10:02pm

Pse cfare e kujtoni shtetin ju, magjistarin me shkop ne dore qe zgjidh cdo gje?!  Shteti aq sa ka ne dore dhe fuqi ben si per shtresat ne nevoje dhe ata te tjeret qe jane te punesuar.

Te papunet trajtohen me ndihme ekonomike, qe eshte pak por shteti shqiptar nuk mund te jape aq sa marrin parazitet shqiptare ne Angli duke genjyer me raporte mjeksore te padrejte.

Pensionet jane rritur, pagat e buxhetoreve gjithashtu.  Keto jane thjesht masa per te ndihmuar njerezit per nevojat bazike, zgjidhja eshte vetem sektori privat.  Dhe me shume se eshte munduar te lehtesoje dhe inkurajoje bizneset private kjo qeveri, nuk ka pasur asnje qeveri tjeter.

 

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente