Na ishte se ç’na është: kinema “Dajti”, qendër për fëmijë

Njëra prej kinemave publike të kryeqytetit, aq të harrura sikur të mos kenë ekzistuar kurrë, shpejt ka për të qenë funksionale. Ish-kinema “Dajti”, kinemaja publike e ndërtuar rreth viteve ’70, e cila ka mbetur funksionale deri në fillimet e viteve ’90, po i nënshtrohet rikonstruksionit që do të transformjë në qendër multifunksionale duke iu përgjigjur nevojave të kohës dhe prurjeve kulturore të qytetit disa qindramijë banorësh.

Lidhur me rikonstruksionin dhe modernizimin e kinemasë kryebashkiaku Edi Rama, i pranishëm në fillimin e punimeve theksoi dje se “Ngritja e qendrave multimediale dhe komunitare, një nga objektivat e Bashkisë së Tiranës, nis të jetësohet me projektin e parë të këtij lloji, që do të synojë rigjallërimin e aktivitetit kulturor, artistik dhe rekreativ në kryeqytet.”

Sipas Ramës, kjo ish-Kinema “Dajti”, që ndodhet në Rugën “Myslym Shyri”, do të ketë një fytyrë të tillë që ka “për të plotësuar nevojat, dëshirat dhe ambicjet artistike e krijuese të grupmoshave të reja.”

Kësisoj pas përfundimit të punimeve, dy katet që do të përftohen, do të shndërrojnë kinemanë në qendër multifunksionale ku përfshihen kinema, sallë konferencash, ekspozitash, sallë për fëmijë, laborator për artin pamor, sallë muzike, kërcimi, interneti., etj.

Projekti që ka aktualisht në dorë bashkia e kryeqytetit do të transformojë këtë ambient në hapësira shumëngjyrëshe për të lexuar, për tu argëtuar, për tu takuar, apo dhe thjesht vetëm për të qëndruar.

Përkrah “Dajtit”, janë edhe kinematë “Agimi” dhe “Ylli i kuq” (Laprakë), dikur djep i filmave sovjetikë, në varësi të Bashkisë së Tiranës, të cilat janë krejtësisht jashtë çdo lloj funksioni.

5 Komente

blete - 7 Nën 2008 - 9:59pm

Përkrah “Dajtit”, janë edhe kinematë “Agimi” dhe “Ylli i kuq” (Laprakë), dikur djep i filmave sovjetikë, në varësi të Bashkisë së Tiranës, të cilat janë krejtësisht jashtë çdo lloj funksioni.

Nuk e mora vesh mire, do te perfshihen edhe kinemate e tjera ne projekt?

Ghost_Writer - 8 Nën 2008 - 3:25am

Ajo qe nuk merret vesh eshte titulli. Aq jane mesuar me tituj bombastik, saqe edhe nje informacion duhet ta emerojne me keshtu lloj titujsh.

Nese donte te vinte ne pah profilin e dikurshem te kinemase Dajti, per te cilen aludon ne titull, por nuk humbet asnje fjale ne artikull, atehere duhet ta bente duke treguar dicka mbi historine e kesaj kinemaje, fati e saj. Por ne artikull informohet vetem per Edi Ramen, cfare eshte Ok, porse nuk ka te beje me titullin fare.

Mund te reklamosh punen e dikujt, por eshte mire te besh duke dhene nje informacion te vlefshem, dhe jo vetem duke mburur, psh. ky projekt ishte nje rast i mire per te shkruajtur nje ese mbi historine e kinemase Dajti.  Po  nejse.. do hane buke edhe ata, me sa me pak mundim mundesisht.

enka - 13 Nën 2008 - 6:06pm

Ghost_Rider ta mbeshtes e ke thene shume mire!

natasha bregu - 21 Jan 2009 - 9:27pm

mendoj se kjo do ish nje gje goxha e mire.metropoli ,sic jemi ne ka ,shum nevoj per kultur te mir qytetare.shpresoj qe kjo mos te jet vetem nje projekt ne nje cop leter

gre_wireless - 21 Jan 2009 - 9:33pm

kjo duket si nisme e mire, por shkruesi/ja i/e artikullit nuk e paska shume qejf ta beje kete reklame nisur nga fjalia e fundit

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente