Kodi, 9 deputetë në grevë urie

Acarohet situata politike. Të vegjlit i ankohen Presidentit për dy partitë e mëdha. Lëshojnë ultimatumin: Do ngujohemi në Kuvend

Revoltohen të gjitha partitë e vogla, të cilat japin një ultimatum se do të hynë në grevë urie nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre. Dje paradite, ato kanë zhvilluar një takim me kreun e shtetit, Bamir Topi. Në takimin me Presidentin e Republikës, partitë e vogla, të majta dhe të djathta, kanë kërcënuar se do të futen në grevë urie në sallën e Kuvendit nëse dy partitë e mëdha, PD-ja dhe PS-ja, miratojnë Kodin Zgjedhor pa marrë parasysh propozimet e tyre.

Ky qëndrim i është bërë i ditur kreut të shtetit dje në mesditë, në një takim që ai zhvilloi në ambientet e Vilës nr.4. Ilir Meta, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Spartak Ngjela, dhe Petro Koçi kanë informuar Presidentin e Republikës në lidhje me lojën politikë që po bëjnë dy partitë e mëdha, duke miratuar një Kod Zgjedhor pa marrë parasysh pretendimet dhe sugjerimet e partive të vogla. Nga burime pranë takimit, bëhet e ditur se Presidenti Topi ka dëgjuar dhe mirëpritur shqetësimin e krerëve të partive politike, duke theksuar se atë e tyre do t‘ua bëjë të ditur edhe trupit diplomatik në vend.

Greva e urisë pritet të zhvillohet në sallën e Kuvendit, për të ndaluar PD-në dhe PS-në që të miratojnë një Kod Zgjedhor që favorizon dy partitë e mëdha dhe shkatërron partitë e vogla. Ato kundërshtojnë me forcë formulën e KQZ-së dhe kërkojnë që të rishikohet përbërja e komisioneve zgjedhore. Qëndrimi i partive politike është bërë i ditur publikisht edhe nëpërmjet një letre. Aty thuhet se për to është shqetësuese ndryshimi i Kushtetutës më 21 prill 2008, i hartuar dhe miratuar me shpejtësi nga dy partitë politike, PS dhe PD, të cilat shtrembëruan sensin e demokracisë dhe konstitucionalizmit në Shqipëri, duke reduktuar kontrollin parlamentar mbi qeverinë dhe duke shfuqizuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si subjekt kushtetues. Ato ndryshuan formën e cilësuar të zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe fuqizuan pushtetin e Kryeministrit, për të dominuar mbi pushtetet e tjera. Në letër thuhet se Komisioni për Reformën Zgjedhore, në frymën e dhunshme të ndryshimeve kushtetuese, paraqiti variantin përfundimtar të Kodit Zgjedhor, i cili përjashton hapur nga administrimi i procesit zgjedhor të gjitha forcat dhe faktorët politikë që kanë qenë kundër ndryshimeve kushtetuese dhe janë aktualisht e vetmja opozitë kundër marrëveshjes së Partisë Socialiste me Partinë Demokratike, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në letrën drejtuar Presidentit, partitë e vogla shprehen se "çështja që po ngremë është një nga më të rëndësishmet për demokracinë shqiptare. Askush nuk mund të paragjykojë zgjedhjet në funksion të pushtetit individual. Dhe pikërisht për këtë, në Kodin Zgjedhor që po kundërshtojmë, PS-PD janë munduar që të paracaktojnë rezultatin e zgjedhjeve, duke e paraqitur si formë demokratike". Kjo, sipas tyre, bëhet në nenin 12 dhe 14 të projektit, i cili flet për KQZ-në dhe që e bën këtë strukturë të kontrollueshme vetëm nga PS-PD. Në nenin 28, që flet për përbërjen e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor, kjo strukturë kontrollohet vetëm nga PS-PD. Në nenin 35, që flet për komisionet e qendrave të votimit, i bën këto përsëri plotësisht të dominueshme dhe të kontrollueshme vetëm nga aleanca PS-PD.

Më tej në letër thuhet se, partitë politike janë të sigurta që në rast se zgjedhjet në Shqipëri do administrohen vetëm nga PS-PD, atëherë shanset për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri kanë vdekur përgjithmonë. Mbledhja Reforma, miratohet formula e KQZ-së, kundërshton LSI-ja Pretendimi i LSI-së për reformën zgjedhore ka rënë në vesh të shurdhër. Kjo, pasi në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Reformës, mazhoranca dhe opozita kanë miratuar me konsensus të plotë pjesën më të madhe të amendamenteve të draftit për Kodin Zgjedhore dhe bashkë me to, edhe skemën e funksionimit të KQZ-së, e cila do të përbëhet nga shtatë anëtarë. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Reformës, sërish nuk kanë munguar debatet midis anëtarëve të komisionit dhe përfaqësuesve të LSI-së. Pas mbledhjes, e cila zgjati për gati një orë e gjysmë, bashkëkryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafa, u shpreh se "u vendos përfundimisht që formula e përbërjes së KQZ-së të jetë me shtatë anëtarë, nga nëntë anëtarë që ka qenë deri më tani, ashtu siç ishte përcaktuar edhe në draftin e ekspertëve".

24 Komente

ardi jon - 6 Nën 2008 - 10:00pm

gjithe kjo amerike me dy parti...nje cik shqiperi me gjithe keto parti!!!!

 

TROPOJA - 6 Nën 2008 - 11:07pm

sikur ne gjithe vendet evropiane duhen eleminuar edhe ne Shqiperi partite e vogla.

berberi - 6 Nën 2008 - 11:26pm

Jane shnosh nje cike si shume e dun me gjet menyra origjinale me u dobesu.

gre_wireless - 7 Nën 2008 - 3:55am

pergjigjia per partite e vogla eshte e thjeshte.....

 

Shkoni ne P.S. (nejse, po deshi ndonjera te shkoj edhe ne PD Laughing

Devis - 7 Nën 2008 - 7:03am

greve urie ? te gjejne ndonje menyre me origjinale proteste te pakten.

Jolly - 7 Nën 2008 - 8:46pm

Une them qe boll jane dy blogje, nje psh. facebook -u. dhe nje ku di une nje tjeter. Shembull eshte. Ci duam te tjerat, se shume jane. Ta mbyllim peshkun. Apo sic eshte ai filmi Me sillon, : ta merr TVSH, boll  eshte, ci duam te tjerat. Apo boll eshte Klan e Top Channel, ci duam te tjerat. Boll eshte winston e Lm, ci duam te tjerat... Po pse keshtu llogjikohet? Se kush duhet e se kush nuk duhet, ate e percakton votuesi, ashtu sikurse ketu e percakton lexuesi. Mjafton qe kushtet te jene te barabarta, kush eshte e dobet, skarcohet vete. Se keto te emdhajat vete i fryjne, vete i shajne, e vete i riciklojne prape. E rendesishme eshte qe secila vote te numerohet sic duhet. Une per vete do te ndjehesha i fyer nese shkruaja ketu tek peshku, e komenti im shkon tek flutura ...po ju?... se edhe komente, boll jane dy komentues...pse duhen me shume ?!!!

Devis - 7 Nën 2008 - 9:10pm

Ligji i ri do realizoje pikerisht ate qe thua ti. Do te vendose populli per perfaqesuesit e tij dhe jo kryetaret e partive. Nuk eshte se po i deklarojne partite e vogla te jashteligjshme. Kush te doje te kandidohet per keto parti eshte me se i mirepritur, por ama i takon popullit te vendose kush futet ne parlament. Kjo do ti jape fund telenoveles qe jane zgjedhjet ne Shqiperi.

Jolly - 7 Nën 2008 - 8:48pm

Menyre origjinale proteste mos eshte valle Te dalesh me kallashe, me molotove, e me arkivol ? !!!

Devis - 7 Nën 2008 - 9:20pm

Te thurin ndonje labe e tja marrin ne mes te sheshit ose nudizem publik etj etj kontaktoni ata te G-99 se ata ja kane marre doren formave jo-konvencionale te protestave.

Greva e urise zakonisht perdoret nga te burgosurit sepse skane mjete te tjera proteste. Pastaj kti lopes se LSI do i duhet nja 1 muj ta tresi gjithe ate dhjam qe vuri kur ishte kryeminister.

APOKALYPSIS - 7 Nën 2008 - 9:25pm

Keto soj bicim "parti" te vogla e vune prape Salen mbi kale, se po te ishte vetem per PD-ne as sa nje parti gjys e vogel s'do kish marre!

Kurse persa i perket menyres se protestes, jam dakort me Jolly, mos duhet te dalin si barbaret te bejne grusht shteti me arkivol te kryeministria???

Devis - 7 Nën 2008 - 10:06pm

Dmth sipas llogjikes tende me kete ligj  i bie qe Sala te demtoje shancet e tij per te mbajtur pushtetin vetem e vetem per te miren kolektive te popullit. Ti qeke demokrat in disguise. LMAO

Jolly - 7 Nën 2008 - 9:57pm

Partite e vogla, keto partite e medha i kthyen ne te medha. Se vete as 2 % nuk marrin. Une besoj se nese behet votim i ndershem, futen a nuk futen 4 - 5 parti ne parlament. Por kjo nuk do te thote, qe ti heqesh komisionerin, dhe te vjedhesh edhe ato vota qe kane. Duhet te bjem dakrd qe LSI nuk hyne ne grupin e partive te tjera parazite, sepse nje elektorat tek 12 - 15 % e ka, dhe eshte i konsiderueshem. Po edhe sikur te mos i kete, ato vota qe i ka, i ka fituar vete. Pastaj, pse duhen ndryshuar komisionet, kur eshte 8 + 1. c'pune prish. Ketu e ka nje hile. Se po te mos kishte, pse duhej ndryshuar ?!!

davis - 7 Nën 2008 - 10:17pm

Hiq Meten, "lideret" e tjeret as nje autobus nuk e mbushin dot... Ça lesh partish te vogla... Ato nuk quhen parti...

toko - 7 Nën 2008 - 10:01pm

ha ha ha deputet ne greve urie te ngujuar ne Kuvend Ne cilin vend te botes se qyteteruar ( perjashto Nigerine, Pakistain e Columbine) ka ndodhur kjo ? ha ha ha

Jolly - 7 Nën 2008 - 10:04pm

Ke rastin e Irlandez, qe eshte rasti me Historik. Pastaj ndoshta eshte me qytetare te dalesh e te thyesh xhama me llastiqe, se molotovin e kallashin e permenda me lart...

Cfare eshte qyteterim more Toko? Grushti i shtetit?

Devis - 7 Nën 2008 - 10:15pm

LMAO@ paralelizmit te greves se urise te Irlandezeve dhe te deputeteve te LSI. Edhe greva e Irlandezeve ne burg ka fillu qe ta dish.

toko - 7 Nën 2008 - 10:20pm

Jolly,

Hyrja ne greve eshte pasoje jo shkak Shkaku eshte qe pas 20 vjet demokraci ne akoma meremi me kodin e zgjedhjeve ne formen e ndryshimeve renjesore, dhe pasoja jane greavt e urise se deputeteve.

Nuk e njoh politken e shqpiperise ne detajet sa te them se ky ndryshim eshte i mire apo i keq as sa do te perfitojne apo humbasin partite e vogla e te medha nga ky ndryshim Por si i paditur qe jam me duket qesharake  hyrja ne greve urie e deputeteve , ketyre "udheheqeseve te lavdishem " te zgjedhur me voten e lire  te popullit  si pasoje e nje ndryshimi te ligjit qe vazhdion sot e 20 vjet te shkuara. Kaq azgje me shume e as me pak as kallac e as xhama te thyera thjesht me vjen per te qeshur.

davis - 7 Nën 2008 - 10:23pm

Parti Petro Koçi ?!?!?! Parti Nard Ndoka ?!?!?! Parti ai pijaneci tjeter ?!?!?! Po ky eshte kulmi i kulmeve... Dhe greva e urise eshte shantazh i hapur... Nuk rrijne dot pa ofiqe keto individe, se boll perfituan nga te medhenjte... Boll eshte boll.

Jolly - 7 Nën 2008 - 10:25pm

Toko,

Duke lexuar ato cka the, besoj se me shume duhet te behesh kureshtar se cfare po ndodh qe po sjell nje reagim kaq ekstrem, e jo thjesht te qeshesh. Me pas, sigurisht qe edhe mund te qeshesh.

Devis,

qenke i papare Smile

Roni - 8 Nën 2008 - 3:42am

Kto grevat e urise jan bo si sport!!!

Ato te Irlandes po qe bojne greve urie i shkojne deri ne fund, deri ne vdekje. ca kuptimi ka te hysh ne greve urie te rrish nja 3 dite pastaj i fut nji tas groshe edhe maroje greva. Ste merr njeri seriozisht jo.                               Kjo po me kujton nje histori qe me pat treguar nji miku im gazetare kur i ndjeri Azem Hajdari kishte hy ne greve urie ne shpi te vet. Ky miku im shkon ne shtepine e Azemit per te shkruajtur nji artikull per pishtarin e demokracise, gruaja e Azemit nuk e dinte qe gazetari kishte ardh dhe i bertet Azemit nga aneksi.

-Azem hajde se u bone makarunat!!!!                                                                   

Azemi vehet ne pozite te veshtire parpara gazetarit dhe i bertet gruas

mbrapsh.

Provokatore, Kumuniste!!!!!! 

Histori e vertete po kti nuk ja majti me e shkrujt se e keni parasysh vet ju!!

Jolly - 8 Nën 2008 - 9:19am

Dakord jam edhe une.

Te shohim se sa serioze do te jete !

Kete te fundit nuk kishe pse ta shtoje

zarathustra - 8 Nën 2008 - 9:51am

1: Shqiperise nuk i duhen kaq shume parti

2: Kemi 2 parti te medha PD & PS, pak a shume te djathte e te majte, ata qe jane te djathte dhe jane te zhgenjyer nga PD, te krijojne nje parti po te djathte alternative e PD, ata qe jane te majte dhe te zhgenjyer nga PS e kane alternativen LSI.

3: Greva e urise, proteste demokratike, por sa vler ka ne kete rast.

4: Po Skender GJinushi ca behet?

Jolly - 8 Nën 2008 - 4:38pm

Skenderi eshte ujk i vjeter.

Komisionerin qe do te marre, do ta kete vetem per te numeruar voten e vet. Smile

Zana - 8 Nën 2008 - 5:38pm

He se jane n'trashur ca si shume......Nuk do ju bente keq......

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente